Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-07-06, 00:24   #1
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim Lere te koten dhe fillo punen

Titulli nė Origjinal: "De’a el Ferag ve ibde el Amel"

Pėrgatitur nga: Njė grup dijetarėsh pranė shtėpisė botuese “Daru el Vatan”
Pėrktheu: Unejs Shuajb Murati
Korrektoi: Lulzim Ymeri
Recensoi: Ebu Enes Bledar Albani
Rradhitja Kompjuterike & Design:
Ebu Enes Bledar Albani
Boton: Libraria "Imam Albani"
Botimi i Dytė
2006


Hyrje

Falėnderimi i takon Allahut, falėnderim me tė cilin arrihet pėlqimi i Tij. Salavatet (pėrshėndetjet) e Allahut qofshin mbi Pejgamberin e Tij, familjen e Pejgamberit, shokėt dhe pasuesit e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Libri qė ke nė duar, lexues i dashur, sė pari fillon me disa pyetje dhe mė pas vjen sqarimi apo pėrgjigja e tyre.

A shpresohet ndonjė gjė nga ai person, tė cilit i ėshtė lakuar shpina, i janė zbardhur flokėt, i janė rėnduar hapat (ecja), i ka humbur fuqia, i kanė rėnė vetullat e i janė shkatėrruar dhėmbėt?! Ai ngrihet dhe qėndron me vėshtirėsi, falet dhe agjėron me vėshtirėsi, ha e pi me vėshtirėsi dhe tė gjitha nevojat e veta i kryen me vėshtirėsi.

A e sheh kėtė njeri?
A nuk ka qenė edhe ai i ri, ashtu si ti?
A nuk e ka kaluar rininė, ashtu si do ta kalosh edhe ti?
A nuk ecte, ashtu siē ecėn ti?
A nuk dėfrehej me kėnaqėsitė e kėsaj bote, ashtu si po dėfren ti?
A nuk luante sikurse luan ti?

Ai njeri mendonte se ditėt e rinisė do tė ishin tė gjata, se forca rinore do tė ishte e pėrhershme, se bukuria rinore do tė ishte lule mbi ditėt dhe netėt...!
Por sot, pasi qė ka arritur kohėn e pleqėrisė, atij i janė dobėsuar gjymtyrėt dhe i janė shfaqur sėmundje tė llojllojshme. Qan pėr jetėn qė ka kaluar nė lojė dhe kėnaqėsi, qan pėr fuqinė rinore qė e ka humbur dhe pėr bukurinė rinore qė i ėshtė zhdukur dhe i ėshtė zėvendėsuar me moshė tė thyer dhe pleqėri. Ndėrsa, pasi i ka kaluar kėto etapa, ai dėshiron qė ti kthehet rinia dhe fuqia e tij. Do tė donte tė tregonte respekt ndaj Allahut dhe tė kryente punėt qė e kėnaqin Atė.

Mirėpo, njė gjė e tillė ėshtė e pamundur, ėndėrr e parealizueshme.
Imam Hasan el Basri (Allahu e mėshiroftė!) thotė:
"Cdo ditė qė lind dielli, ajo (dita) e thėrret birin e Ademit dhe i thotė: 'O bir i Ademit! Unė jam ditė e re dhe dėshmitare e punės tėnde. Shfrytėzomė mua, se unė kurrsesi nuk kthehem mė, deri nė Ditėn e Gjykimit!"
Me tė vėrtetė ky njeri sot jeton nė njė gjendje tė dėshpėruar.
Pėr ēfarė?

Pėr arsye se nuk mund ti respektojė rregullat e Islamit dhe nuk mund tė jetė i qėndrueshėm nė adhurim ndaj Allahut, nė kohėn e pleqėrisė dhe dobėsimit. Dėshiron tė falet, por nuk mundet. Dėshiron tė agjėrojė, tė bėjė Haxhin dhe Umren, por nuk mundet. Dėshiron vizitėn e varrezave dhe bartjen e tė vdekurve, por nuk mundet.
Atė e ka kapluar sėmundja, i janė shtuar dhimbjet dhe pėr kėtė ai tani qan dhe thotė:

"Qaj pėr rininė me lot syri,
por s'ka dobi as qarja e as vajtimi.
Ah, sikur njė ditė tė kthehej rinia
dhe tė tregoj se ē'ėshtė pleqėria."



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 08-07-06 nė 09:43
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 08-07-06, 00:24   #2
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Largoju shpresės sė gjatė

Vėlla i ri! Dikush mund tė thotė se ēfarė mė shtyn mua tė mendoj pėr atė gjendje, pėrderisa ajo ėshtė larg? Unė do tė pendohem para se ta arrij atė moshė, ndoshta nė tė dyzetat apo pak pas tyre, ndėrsa tani ėshtė mosha kur njeriu posedon shėndet tė mirė dhe fuqi tė mjaftueshme. Kėshtu qė unė mund tė bashkoj ndėrmjet dy gjėrave:

1. Kėnaqėsive rinore (tani).
2. Adhurimin e Allahut (kur tė arrij atė moshė), pastaj Allahu ėshtė Falės dhe Mėshirues. Ai e fal robin e Tij kur ai pendohet, edhe nėse ėshtė nė tė pesėdhjetat, tė gjashtėdhjetat apo tė shtatėdhjetat e moshės sė tij, pėrderisa nuk jep shenjat e fundit tė jetės nė kėtė botė.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 08-07-06 nė 09:44
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 00:25   #3
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Vetėmashtrimi nė kėtė pretendim

Do tė doja tė ta parashtroj kėtė pyetje:
Kush tė garanton ty se do tė jetosh deri nė moshėn 30, 40 a 50 vjeēare?
Madje, kush tė garanton se do tė jetosh deri nesėr?
Apo kush tė garanton ty se do tė ngrihesh nga vendi ku je ulur?
A nuk e di se vdekja vjen papritur?

Dhe se vdekja zbret mbi rininė ashtu siē zbret mbi pleqėrinė?
A nuk e ke vėnė re se shumė prej shokėve tė tu i ka kapluar vdekja dhe janė bėrė banorė tė varrezave?

A mund t'u bėjė dobi atyre pendimi?
Ata qė e kaluan jetėn nė lojė e mėkate, a patėn dobi prej tyre nė varr?
A e arritėn ata moshėn qė dėshironin tė arrinin e qė pastaj tė pendoheshin?
Si mund tė qėndrosh me kėtė shpresė, duke qenė se rruga jote ėshtė e rrethuar me mashtrime dhe rreziqe tė mėdha?

Si mund tė thuash me aq mospėrgjegjėsi: "mė vonė", duke e ditur se vdekja mund tė tė befasojė?!
Allahu i Lartėmadhėruar thotė:
"Pendohuni qė tė gjithė ju te Allahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim." [Nur: 31].

Ibėn el Xheuzi (Allahu e mėshiroftė!) thotė: "Cdo njeri, i cili nuk e di se kur mund ti vijė vdekja, ka pėr detyrė qė tė pėrgatitet dhe tė mos mendojė se ėshtė i ri e shėndetplotė, pasiqė tė moshuarit janė pakica e atyre qė po vdesin nė kohėn tonė, kurse shumica, siē po shihet qartė nė tė gjitha anėt e botės, janė rinia. Ndėrsa ata qė jetojnė gjatė, janė tė paktė."

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 08-07-06 nė 09:44
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 00:25   #4
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Rinia e pafuqishme

E nderuara rini! Nėse e arrin moshėn 40 vjeēare, kush do tė garantojė ty se do tė posedosh fuqinė e tanishme edhe nė atė moshė? Apo se do tė jesh i fortė nė adhurimin e Allahut, nė mėnyrėn mė tė plotė.

A nuk ndodh qė njė njeri 20, 30 apo 40 vjeē tė goditet nga njė sėmundje, e cila mund t'ia paralizojė tė gjitha pjesėt e trupit e t'a bėjė atė shok tė shtratit dhe tė burgosur tė ēarēafit tė bardhė?
A nuk ndodh qė njė njeri 20, 30 apo 40 vjeē tė pėsojė aksident tė rėndė, nga i cili mund tė mbetet i paralizuar?!

Njė nėnė i thotė djalit tė saj: "O djali im! Sikur tė tė mos kisha njohur qė nė vogėli, do tė kisha menduar se ti ke vepruar njė tė keqe tė madhe ose ke bėrė njė mėkat shkatėrrues, kur shoh se ēfarė po bėn me vetveten."
Ia kthen djali: "O nėna ime! Ku ta di unė, ndoshta Allahu mė ka vėshtruar duke kryer ndonjė mėkat dhe mė ka urryer nė mėnyrėn mė tė keqe, e mė ka thėnė: Shko, se Unė nuk tė fal ty!"

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 08-07-06 nė 09:44
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 00:26   #5
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Dėnimi i atij qė thotė: "Mė vonė"

I nderuar vėlla i ri dhe motėr e re!
Kemi edhe njė problem, i cili nuk ėshtė i panjohur pėr ty. Ai ėshtė, tė thėnit "Mė vonė". Thėnie e cila nuk ka kufij tė caktuar. Njė det i pafund dhe i angazhuar qė ta harrojė shokun e vet.

Kėshtu, robi i Zotit vazhdon me kėtė neglizhencė derisa arrin nė prag tė vdekjes, ose deri nė kohėn kur tė mbėshtillet me ēarēafin e bardhė nė varrin e tij. Kur i mbush tė tridhjetat thotė: "Do tė pendohem nesėr", kur i mbush tė dyzetat thotė: "Do tė pendohem nesėr". Vazhdon kėshtu, duke thėnė "nesėr, nesėr.." dhe ēdo ditė qė kalon i shtohet atij largimi nga Allahu, largohet nga pendimi dhe nga ajo qė tė shpie nė tė. Pra, shpejto!

Hasan el Basri (Allahu e mėshiroftė!), thotė: "Njė popull e kaploi mendimi se Allahu nuk do ti falte, derisa u larguan nga kjo botė dhe vdiqėn pa u penduar. Ndonjėri prej tyre thoshte: "Unė kam mendim tė mirė pėr Zotin tim" (siē thonė shumica e rinisė tek ne). Nėse i thua pėr tė kryer njė adhurim ndaj Allahut, tė pėrgjigjet duke thėnė: Nuk kam mundėsi, por sidoqoftė, unė e kam zemrėn tė bardhė. Edhe pse nuk kryen asnjė obligim ndaj Krijuesit, megjithatė i shkreti mendon se do tė jetė nga tė shpėtuarit).
Kėshtu, ata e gėnjejnė vetveten se; ‘nėse ke mendim tė mirė, ashtu do t'a kesh edhe veprėn’!

O ju tė rinj! Tė mjerėt ata qė lėnė mėnjanė pendimin dhe mbėshteten mbi faljen dhe Mėshirėn e Allahut, duke harruar se Allahu, ashtu siē ėshtė Falės dhe Mėshirues i Madh, ėshtė edhe Dėnues i Rreptė. "Vėrtet Ndėshkimi i Zotit tėnd ėshtė i ashpėr." [Buruxh: 12].

"Ja, kėshtu ėshtė Ndėshkimi i Zotit tėnd kur dėnon vendet qė janė zullumqare. Vėrtet Ndėshkimi i Tij ėshtė i dhembshėm e i ashpėr." [Hud: 102].
Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė: “Vėrtet Allahu e lė tė lirė zullumqarin, derisa ta marrė atė, por kur e merr, nuk e lėshon mė.” [Mutefekun alejhi].

Ekzistojnė tre shkaqe qė e nxisin pėrtesėn dhe dashurinė ndaj epshit:

1. Shikimi i epsheve nė mėnyrė tė shpejtė; ngase shikimi e angazhon mendjen dhe e detyron qė tė largohet nga pėrkujtimi i mėkatit, pėr arsye se sytė e epshit janė tė verbėr.

2. Neglizhenca nė pendim; sikur mendja e mėkatarit tė ishte e shėndoshė, ajo do tė tėrhiqte vėrejtjen pėr pasojat e vonimit tė pendimit, sepse ndodh qė ta kaplojė vdekja pa u penduar.

3. Shpresa pėr mėshirė. Mėkatari thotė: "Allahu im ėshtė i Mėshirshėm", por harron se Ai ėshtė edhe Ndėshkues i Ashpėr.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 08-07-06 nė 09:45
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 00:27   #6
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

I riu qė rritet nė adhurim ndaj Allahut

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!), se ka thėnė: I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Shtatė grupe njerėzish, Allahu do ti fusė nėn Hijen e Tij, nė Ditėn kur nuk do tė ketė hije tjetėr pėrveē Hijes sė Tij: ... dhe nė mesin e tyrepėrmendi njė tė ri, i cili ėshtė rritur nė adhurimin ndaj Allahut."

I nderuar vėlla dhe e nderuara motėr!

A nuk dėshiron tė jesh nė mesin e atyre qė do tė jenė nėn Hijen e Allahut, nė Ditėn kur nuk do tė ketė hije tjetėr pėrveē Hijes sė Tij?!
A nuk dėshiron tė tė jepet libri i llogarisė nga e djathta dhe tė jesh nga ata qė ndahen tė gėzuar?!

Allahu nė Kuran thotė: "Kujt i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do tė thotė: ‘Ja, merreni dhe lexojeni librin tim! Unė kam qenė i bindur se do tė jap llogarinė time." [El Hakka: 19-20].
A nuk e dėshiron takimin me tė Dėrguarit e Zotit nė Xhenetet e larta?
A nuk e dėshiron martesėn me Hyritė e Xhennetit?

A nuk e dėshiron shikimin nė Fytyrėn e Allahut tė madhėruar?
Allahu nė Kuran thotė: "Atė ditė do tė ketė fytyra tė shkėlqyera [tė gėzuara], duke parė Zotin e tyre." [Kijame: 22-23].

A nuk i dėshiron tė mirat e pafundme dhe shikimet e bukura dhe tė pandėrprera?
Nėse i dėshiron kėto, atėherė bėhu si ai i riu nga Shami (Damasku), pėr tė cilin na ka treguar Bekėr el Abid, ku thotė: "Njė i ri, qė nė fėmijėri u edukua nė njė familje tė Shamit. Ai u rrit nė adhurim dhe punė tė mira. Njė herė, nėna e tij i tha: 'O biri im, pėrse nuk dėfren me tė rinjtė e moshės tėnde?

I riu i mirėedukuar iu pėrgjigj nėnės sė tij: "Oj nėna ime! Mė mirė tė mos mė kishe lindur! Oj nėna ime! Me tė vėrtetė qė biri yt do tė ketė gjumė tė gjatė nė varreza dhe nė Ditėn e Gjykimit do tė pėrjetojė gjendje tė vėshtirė!"
Kėshtu ka qenė rinia e sė kaluarės. E kanė adhuruar Allahun dhe kanė pasur frikė se mos Ai nuk i fal ata.

Mirėpo, rinia e kohės sonė, pėrveē atij qė e ka udhėzuar Allahu, ka bashkuar ndėrmjet neglizhencės, pėrtesės dhe lėnies nė harresė. Pas gjithė kėsaj, secili prej tyre mendon se do tė fitojė nė Ditėn e Gjykimit!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 08-07-06 nė 09:45
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 00:27   #7
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Porosi Pejgamberike

Transmetohet nga Ibėn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!), se Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Shfrytėzoji pesė gjėra para se tė vijnė pesė tė tjera: rininė para pleqėrisė, shėndetin para sėmundjes, pasurinė para varfėrisė, kohėn e lirė para preokupimit dhe jetėn para vdekjes."

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 08-07-06 nė 09:45
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 00:28   #8
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Islami dhe epshet e njeriut

Vėlla! Ai i cili mendon se rruga e drejtė, rruga e paqes, rruga qė tė shpie nė moral tė lartė, rruga pėr tė cilėn Allahu i ka lavdėruar ata qė e ndjekin atė, rruga e shpėtimit, rruga drejt Parajsės, rruga qė tė bėn tė lumtur nė tė dy jetėt, ėshtė ajo e cila i ndalon tė gjitha kėnaqėsitė nė kėtė botė, tė ndalon nga shakaja dhe nga epshet krejtėsisht, ai ėshtė i gabuar.

Nuk ėshtė ashtu! Islami kėtyre ēėshtjeve u ka vėnė rregulla dhe kufij tė caktuar, nė mėnyrė qė njeriu mos tė bėhet viktimė e epshit dhe e punėve tė kota.
Mirėpo, pėr tė mos iu lėnė vend fjalėve tė atyre qė thonė se Islami ka lėnė mangut shumė gjėra, ne themi:

· Martesa; Islami i ka dhėnė rėndėsi tė veēantė martesės dhe e ka bėrė rrugė pėr ruajtjen e epshit, rrugė tė dashurisė dhe mėshirės mes dy bashkėshortėve. Allahu nė Kuran thotė: "Dhe nga faktet e Madhėshtisė sė Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj Ai krijoi nga vetė lloji juaj palėn tuaj (bashkshorten), ashtu qė tė gjeni prehje tek ato dhe mes jush krijoi dashuri e mėshirė. Nė kėto ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė." [Err Rrum: 21].

· Duke marrė parasysh forcėn e ngjalljes sė epsheve tek rinia, Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka veēuar njė ēėshtje tė atillė, ku thotė: "O ju tė rinj! Kush prej jush ka mundėsi (financiare, etj.), le tė martohet, sepse martesa tė pengon nga shikimet e ndaluara dhe e mbron organin (gjenital). Ndėrsa, kush nuk ka mundėsi, le tė agjėrojė, sepse agjėrimi ėshtė mbrojtje pėr tė..." [Mutefekun alejhi].

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 08-07-06 nė 09:46
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 00:28   #9
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Martesa ka dobi tė ēmueshme

Prej tyre:

1. Me anė tė saj respektohet urdhėri i Allahut dhe arrihet pasimi i rrugės sė pejgamberėve.

2. Arrihet kėnaqėsia, mėshira dhe bashkėpunimi mes dy bashkėshortėve.

3. Mbrohet fisi dhe nuk bėhet pėrzierje dhe shkatėrrim.

4. Me tė e mbron organin tėnd [gjenital] dhe largohesh nga gjėrat qė Islami i ka ndaluar.

5. Me tė arrihet shtimi i lindshmėrisė dhe forcimi i rrjetit islam, duke ia shtuar me kėtė frikėn armikut.

6. Arrihet mbrojtja e shoqėrisė islame nga pėrēarja dhe shkatėrrimi.

7. Mbrohen bashkėshortėt nga sėmundjet e ndryshme vdekjeprurėse, tė cilat vijnė pėr shkak tė shfrenimit tė epsheve nė mėnyrė tė cilėn e ka ndaluar Allahu Fuqiplotė.
Vėlla! Islami e ka ndaluar prostitucionin, pėr shkak tė kėqijave trupore qė ndodhin nė individė, familje dhe shoqėri. Prostitucioni ėshtė shkak pėr pėrzierjen dhe prishjen e prejardhjes fisnore, pėrhap urrejtjen dhe dashakeqen, varfėrinė dhe problemet. Prostitucioni mbledh rreth vetes gjithė tė kėqiat dhe atė qė ėshtė mė parėsore, lėnien e fesė, heqjen dorė nga sinqeriteti, pėrhapjen e papunėsisė, pakėsimin e xhelozisė. Nuk gjen person qė bėn prostitucion e tė ketė sinqeritet, apo tė pėrmbushė premtimet, tė flasė drejtė nė bisedė, t'i kushtojė pėrkujdesje shoqėrisė apo tė ketė xhelozi pėr familjen e tij.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 08-07-06 nė 09:46
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 00:29   #10
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Disa nga dėmet e prostitucionit

1. Urrejtja e Allahut ndaj kryerjes sė kėsaj vepre tė ndaluar.

2. Nxirje tė fytyrės, dėmtim tė zemrės dhe ngushtim nė gjoks.

3. Varfėri tė pashmangshme pėr shkak tė prostitucionit, edhe nėse pėr kėtė duhet tė kalojė njė farė kohe.

4. Largimi nga shikimi i Allahut dhe nga shikimi i njerzėve.

5. Si mashkulli, ashtu edhe femra qė bėn prostitucion dėnohet nė Xhehennem.

6. Cilėsohet me cilėsitė mė tė kėqia, si: shkatėrrues, kurorėshkelės dhe tradhtar.

7. Shkakton sėmundje vdekjeprurėse dhe tė ngjashme.

8. Humbja e rastit tė martesės me Hyritė nė vendbanimet e kėndshme tė Xhennetit.


Ngrėnia dhe pirja

Allahu i Lartėmadhėruar thotė: "Ai (Allahu) ėshtė i Cili e ka bėrė tokėn tė dobishme dhe tė pėrshtatshme pėr ju (tė lehtė pėr tė ecur, pėr tė jetuar, pėr bujqėsi, etj.), kėshtu qė ecni nėpėr rrugė dhe hani nga Rrizku (tė mirat e furnizimi) i Tij dhe tek Ai do tė jetė Ringjallja." [Mulk:15].

Ki kujdes!

1. Qė ushqimi dhe pirja jote tė jenė prej tė mirave (qė janė tė lejuara nė Islam), siē thotė Allahu: "...i ndalon ata nga mosbesimi (dhe ndalesat e tjera), ua lejon et Tajjibat (gjithēka tė mirė dhe tė ligjshme prej besimit, punėve, njerzėve, ushqimit, sendeve) dhe ua ndalon el Habaith (gjithēka tė keqe dhe tė palejueshme prej besimit, punėve, njerzėve, ushqimit)..." [A'raf: 157].
Sepse duhani, droga, alkooli, tė gjitha janė tė ndaluara nga Allahu.

2. Ushqimi tė jetė nė masė tė caktuar, siē thotė Allahu: "Hani dhe pini, por mos e teproni!" [A'raf: 31].

3. Ushqimi tė mos jetė nė kohėn kur Allahu e ka ndaluar, siē ėshtė p.sh. nė muajin e Ramazanit, pėr tė cilin Allahu thotė: "Pastaj plotėsoni agjėrimin tuaj deri nė mbrėmje." [Bekare: 187].

4. Ngrėnia dhe pirja tė jenė nga pasuria hallall, sepse ēdo pjesė mishi qė rritet nga pasuria haram, Zjarri do t'i japė pėrparėsi nė Ditėn e Gjykimit.


Tė qeshurit dhe shakaja

Edhe Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka qenė prej atye qė kanė bėrė shaka, mirėpo gjithmonė e ka thėnė vetėm tė vėrtetėn. Sepse, nė Islam nuk ka gjėra tė kota, madje as nėpėrmjet tė qeshurave dhe shakave. Ka disa nga ata, qė pėr tė bėrė njė gjė sa mė qesharake, fusin gėnjeshtra nė tė, thjesht pėr kalim kohe. Por pėr kėtė grup tė njerzėve, Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka paralajmėruar duke thėnė: "Mjerė ata qė flasin dhe gėnjejnė pėr ti bėrė tė tjerėt qė tė qeshin me ta! Mjerė ata, mjerė ata!" [Transmeton Ahmedi, Davudi dhe Tirmidhiu. El Albani e ka konsideurar Hasen- tė mirė].


Shėtitjet dhe vizitat

Edhe kėto janė prej gjėrave tė pėlqyera, por aty ku ndalohet pėrzierja e burrave me gra, prezenca e mėkateve, pirja e duhanit, pėrgojimi apo fyerja e dikujt me fjalė. Pėr kėtė, dijetari me famė, shejh Muhammed bin Salih el Uthejmin thotė: "Mė i miri nga tė rinjtė ėshtė ai, i cili ngrihet nga mesi i tyre (nuk rri gjatė), nė mėnyrė qė tė bashkohen grupet dhe tė arrihet dashuria mes zemrave."

Eshtė obligim qė vizitori ta dijė gjendjen e tė vizituarit, dhe qė tė dy sė bashku tė dinė pėr gjendjen e muslimanėve nė botė, nė mėnyrė qė tė jenė sa mė afėr njerzėve muslimanė me gjendjen e tyre. Kjo lloj vizite sjell fryte tė mėdha, qoftė ajo e shkurtėr apo e gjatė, sepse ajo lė gjurmė tė thella nė zemrat e tė gjithė atyre qė marrin pjesė apo sė paku dėgjojnė pėr kėtė.


Sporti dhe ushtrimet fizike

Vėlla! Kuptoje njė herė e pėrgjithmonė, se Islami nuk ėshtė Fe e prapambetur ashtu siē mendon ti, por ne muslimanėt jemi tė prapambetur, sepse ne e kemi lėnė Islamin dhe jemi larguar nga ai. Dhe kuptohet se kur njė person largohet nga njė gjė, edhe ajo gjė do tė largohet nga ai. Mos tė bėhemi nga ata qė e tėrė bota (jomuslimane) merr shembull pėr tė keq, por tė jemi ēdo herė nė rreshtat e parė, nė mėnyrė qė t'u tregojmė atyre se Islami pėrveē mėsimit pėr lumturinė nė botėn tjetėr, na e ka rregulluar edhe jetėn nė kėtė botė nė nivelin mė tė lartė, pėr tė gjitha kohėt qė do tė vijnė, duke na treguar edhe pėr sportin dhe ushtrimet trupore.

Muslimani i fortė ėshtė mė i dashur te Allahu se muslimani i dobėt. Transmetohet nga Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!), se ka thėnė: "Mėsojuni fėmijėve tuaj tre gjėra: notin, gjuajtjen e shtizės dhe kalorėsinė".
Mirėpo, duhet qė ēdo i ri tė ketė nijet (qėllim) tė mirė nė sport dhe ushtrimet trupore, si p.sh: pėr luftė nė Rrugėn e Allahut, mbrojtjen e fesė, familjes, nderit, pasurisė, tokės, etj.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 08-07-06 nė 09:47
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-07-06, 00:30   #11
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Lėre tė kotėn dhe fillo punėn!

E nderuara rini! Ja, tani arritėm aty ku ka qenė edhe qėllimi ynė esencial. Pasi qė folėm mjaft pėr shumė gjėra tė rėndėsishme, ku na u bė e qartė ēdo gjė qė na interesonte, pėrse mos tė fillojmė qė tani, duke e ditur se ēdo fillim ka vėshtirėsi, mirėpo rezultati ėshtė paqe, lumturi e gėzim.

I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė: "Dy gjėra tė rėndėsishme njerėzit i kanė humbur dhe nuk u kushtojnė rėndėsi: Shėndeti dhe koha e lirė." [Trans. Buhariu].

Pėrse nuk mendon se mund tė jesh ti pėr qėllim nė kėtė hadith. Ti tani je nė kohėn e shėndetit dhe forcės, dhe ke kohė tė mjaftueshme, tė cilėn tė tjerėt po e shfrytėzojnė pėr interesa tė tyre pesonale. Pėrse nuk po e jep mundin tėnd nė atė qė tė afron tek Allahu dhe nė atė qė do tė jetė e dobishme pėr ty nė Ditėn e Gjykimit?!

Abdullah ibėn Mesudi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) thotė: "Njeriu mė i urryer tek unė ėshtė ai, tė cilin e shoh gjithnjė tė lirė, qė nuk punon as pėr kėtė botė, e as pėr jetėn e amshueshme."

Ebu Abas ed Dinuri thotė: "Nuk shoh gjėra mė tė vlefshme nė kėtė botė sesa koha dhe zemra, por ti i ke humbur qė tė dyja!"

Ebu Zejd thotė: "Me tė vėrtetė, dita dhe nata janė pasuria mė e madhe pėr njė besimtar. Fitimi i tyre ėshtė Xheneti, ndėrsa humbja e tyre ėshtė Xhehenemi."
"Vėrtet kjo botė ėshtė rrugė pėr nė Xhennet ose pėr nė Zjarr."

Ibrahim ibėn Shejbani thotė: "Kush kujdeset pėr kohėn e tij dhe nuk e shfrytėzon nė atė qė Allahu nuk e do, Allahu do t'ia mbrojė atij fenė dhe dunjanė."

Omer ibėn Dherr thotė: "Sikur tė gjallėt ta dinin se ēka ndodh me trupat e tė vdekurve nė varre, do tė ishin mė tė kujdesshėm nė ditėt e tyre, duke iu frikėsuar ditės kur do t’u ndalen zemrat dhe shikimet."

Ibėn Rexheb thotė: "Eshtė obligim pėr ēdo besimtar qė tė shpejtojė nė punė tė mira, para se t’i shpejtohen punėt atij (kur mos tė ketė mundėsi) dhe gjendja e tij tė jetė vdekje apo sėmundje, apo se mos po e zėnė disa dėshmi nga tė cilat nuk pranohen veprat."


Pasthėnie

Vėlla!
· Dije se jeta jote ėshtė pasuri e jotja, ndaj mos e shfrytėzo nė atė qė nuk ke dobi.

· Zgjedhja e shoqėrisė: Mundohu qė pėr shok tė kesh atė qė kur tė bėsh vepra tė kėqija, tė kėshillon dhe largohu nga ajo shoqėri qė e humb kohėn kot.

· Kujdesu pėr namazin, sepse ai ėshtė shkak pėr shpėtim, dhe mos fli nė kohėn e namazit tė sabahut.

"O lėnėsi i namazit,
me tė vėrtetė namazi ankohet,
dhe thotė nė kohėn e tij,
Allahu i mallkoftė lėnėsit e tij!"

· Merr abdes nė mėnyrėn mė tė pėlqyer, shpeshto hapat pėr nė xhami dhe prite namazin pas namazit.

· Shpejto pėr nė xhami sapo ta dėgjosh ezanin, sepse Allahu ėshtė mė i Madh dhe mė i Fuqishėm se ēdo send.

· Agjėro mė tepėr, sepse agjėrimi ėshtė ilaē pėr sėmundjet rinore.

· Mėsohu qė t'u japėsh dhurata e ndihma tė varfėrve e jetimėve. Tė japėsh pėr ndėrtimin e xhamive, rrugėve, etj. sepse ajo ėshtė shkak qė tė largon nga shumė fatkeqėsi.

· Shpejto nė kryerjen e Haxhit dhe mos vono as Umren, sepse ēdo Umre ėshtė shlyerje mėkatesh mes tyre.

· Caktoji vetes tėnde njė orar pėr mėsimin e Kuranit nė ēdo ditė dhe kujdesu pėr tė, sepse i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė: "Mė i miri prej jush ėshtė ai qė e mėson Kuranin dhe ua mėson atė tė tjerėve." [Buhariu].

· Pėrkujtoje sa mė shumė Allahun dhe lutu ditė e natė, sepse Allahu u pėrgjigjet atyre qė e pėrkujtojnė Atė dhe i pėrgjigjet lutjes sė lutėsit, nėse bėhet me sinqeritet.

· Lexo e studio historinė e tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe tė shokėve tė tij, me shpresė se do tė mvishesh me disa nga cilėsitė e tyre.

· Mundohu tė jesh prezentues i rregullt nė ligjėrata tė diturisė (sidomos ligjėrata rreth Fesė Islame, e sidomos sot kur ne kemi nevojė tė madhe pėr kėto mėsime, qė ta njohim Krijuesin tonė, Zotėruesin, Shpėtuesin, Ndihmėsin, Furnizuesin dhe Shpirt-marrėsin tonė). I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė: "Kėrkimi i diturisė ėshtė obligim pėr ēdo musliman " Sahih

· Bėhu modest, dhe mjerė mendjemėdhenjtė, sepse ata nuk do tė hyjnė nė Xhennet.

· Largohu nga zilia, sepse ky ėshtė shkaku qė Allahu e largoi Iblisin nga Parajsa.

· Respekto prindėrit dhe mos i hidhėro, sepse mosrepektuesi i prindėrve nuk hyn nė Xhennet.

· Vizita e tė sėmurėve, bartja e tė vdekurve (xhenazeve) dhe vizita e varreve[1], tė bėhet shkak pėr shtimin e besimit dhe kujtimin e Ditės sė Fundit. Pra, mos pėrto!

· Buzėqeshja nė fytyrėn e vėllait tėnd ėshtė sadaka (lėmoshė); shpeshto takimet dhe pėrmirėso raportet me vėllezėrit tu!

· Largohu nga muzika, sepse nuk bashkohen nė zemrėn e njė individi, dashuria pėr muzikėn dhe dashuria pėr Kuranin. Andaj, vepro me menēuri dhe zgjidh atė qė tė bėn tė lumtur nė tė dy botėt (dashurinė pėr Kuranin).

· Mundohu tė largohesh nga shikimet e ndaluara, sepse ulja e shikimit ėshtė nga adhurimet e tė devotshmėve.

· Ndihmoi vėllezėrit e tu kur kanė nevojė, sepse kush e ndihmon vėllanė e vet kur ai ka nevojė, Allahu do t'a ndihmojė atė kur tė ketė nevojė.

Falėnderimi i takon Allahut,
Zotit tė botėve.


[1] Nė mėnyrė tė lejuar, e jo siē bėjnė disa njerėz, tė cilėt me njė vizitė varresh bėjnė kush e di sa kundravajtje qė arrijnė nė politeizėm, duke shkuar te varri i ndonjė personi dhe duke kėrkuar nga ai ndihmė, shėrim, fėmijė, pasuri ose edhe gjėra tė tjera, ngase ai qė i kryen kėto veprime dhe mendon se i vdekuri mund t'ia plotėsojė kėto kėrkesa, ai ėshtė larguar nga Islami dhe ėshtė bėrė nga jobesimtarėt, edhe pse pohon se ai ėshtė musliman. Kjo, sepse me kryerjen e kėtyre veprave ai del nga Islami, nėse i ėshtė bėrė e qartė se veprimi i tillė ėshtė i ndaluar dhe ai e ka kuptuar atė.



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 08-07-06 nė 09:48 Arsyeja: Shkruar me ngjyra
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:02.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.