Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Ekonomi & Biznes
Emri
Fjalėkalimi
Ekonomi & Biznes Diskutime, informacione, studime e probleme ekonomike tė ndryshme nga ekonomia shqiptare e boterore.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 04-09-11, 07:28   #1
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim CEZ Shperndarja kerkon shtrenjtimin e energjise me 4.5 perqind

Emirjon Senja

Konsumatorėt shqiptarė rrezikojnė tė pėrballen me njė rritje tjetėr tė ēmimit tė energjisė elektrike kėtė dimėr. CEZ Shpėrndarja i ėshtė drejtuar Entit Rregullator tė Energjisė duke kėrkuar miratimin e rritjes sė ēmimit tė energjisė elektrike me mesatarisht 4.5 pėr qind. Kėrkesa ėshtė dorėzuar mė datė 1 shtator, ndėrkohė qė lajmi ėshtė konfirmuar dje nga Drejtorja e Administrimit te Pėrgjithshėm tė CEZ Shpėrndarjes, Erideta Bashi gjatė njė aktiviteti tė organizuar nga ERE nė Shkodėr. Sipas CEZ-it, kėrkesa pėr rritje bazohet nė treguesit e inflacionit nė nivelin e 3.6 perqind, rritja e ēmimit tė energjisė nė tregjet ndėrkombėtare si dhe kostoja e certifikimit tė matėsve. Pas dorėzimit tė kėrkesės, ERE ka detyrim ligjor qė tė vendosė masėn e rritjes brenda tre muajve, periudhė e cila zakonisht pėrkon me fillimin e muajit dhjetor. “Aplikimi pėr rritjen e tarifave tė energjisė elektrike ėshtė njė aplikim shumė kompleks, pasi pėrbėhet nga njė numėr kategorish tė ndryshme tarifash. Pėr kėtė arsye ėshtė e vėshtirė tė flasim vetėm pėr njė shifėr, por le tė themi qė mesatarja e kėrkesės sonė ėshtė 4,5 perqind rritje tė tarifave tė energjisė elektrike pėr konsumatorin fundor”, – tha ajo.

Masa 4.5 perqind e rritjes ėshtė ajo mesatare, ndėrkohė qė nuk janė bėrė publike specifikisht kėrkesat pėr rritjen e ēmimit pėr konsumatorėt familjarė. Kjo kategori janė konsumatorėt mė tė mėdhenj tė energjisė dhe nėse CEZ kėrkon tė pėrmbushė planin e tė ardhurave do ta shohė me vėmendje tė veēantė rritjen pėr familjarėt.

Duke marrė tė mirėqenė kėtė shifėr si edhe pėrllogaritjet e CEZ-it, i cili hartoi njė modul matje tė energjiė duke u bazuar me konsumi prej 10 kilovat/orė nė ditė, pėrllogaritet qė kostoja e njė fature energjie tė rritet me tė paktėn 125 lekė nė muaj. Shtrenjtimi rritet ndjeshėm nėse bėhet fjalė pėr konsum mbi 300 kilovat/orė nė muaj.

Njė diskutim i gjatė pritet edhe kėtė vit nė lidhje me fashat e tarifimit. Nė kėrkesėn pėr rritjen e ēmimit tė energjisė njė vit mė parė, CEZ Shpėrndarja kėrkoi heqjen e fashės prej 300 kilovat/orė pėr tarifimin e konsumatorėve familjare duke vendosur njė ēmim standard pėr ēdo kilovat tė harxhuar prej 10.09 lekė. Njė vit mė parė, ERE nuk pranoi heqjen e fashave duke parashtruar si argument faktin se pjesa mė e madhe e familjeve nė vend harxhojnė mė pak se 300 kilovat/orė energji nė muaj. Heqja e fashave do tė prekte veēanėrisht shtresat nė nevojė, tė cilėt konsumojnė mė pak se 300 kilovat/orė energji nė muaj ndėrsa do tė favorizonte ata qė harxhojnė mė shumė, kryesisht faturat qė shėnojnė mbi 600 kilovat/orė.

Njė ndėr sektorėt mė te ndjeshėm nga rritja e ēmimit tė energjisė elektrike ėshtė ai i prodhimit tė bukės. Pėrgjatė kėtyre dy viteve, ERE nuk ka lejuar ose ka miratuar njė rritje minimale tė ēmimit pėr furrat e bukės. Mbetet pėr t’u parė vendimi i kėtij viti, pasi njė rritje e energjisė elektrike pėr furrat do tė pėrkthehej menjėherė me shtrenjtim tė bukės pėr konsumatorėt.



Ēmimi aktual i energjisė

Konsumatorėt familjarė qė harxhojnė pak energji si edhe furrat e bukės janė ndėr mė tė privilegjuarit sipas tabelės aktuale tė ēmimeve tė energjisė. Mė shumė paguanė ata qė konsumojnė mė shumė si dhe bizneset



Familjarė mbi 300 kW/h 7.7 lekė

Familjarė nėn 300 kW/h 13.5 lekė

Tregti dhe shėrbime (tension ulėt) 12.2 lekė kW/h

Tregti dhe shėrbime (tension i mesėm) 10 lekė kW/h

Furra, fabrika mielli (tension ulėt) 7.6 lekė

Furra, fabrika mielli (tension mesėm) 7.1 lekė



Priten kėrkesat e KESH-it dhe ERE-s

Njė vit mė parė, ERE nuk miratoi rritje tė ēmimit tė energjisė eletrike pėr konsumatorėt, por favorizoi CEZ Shpėrndarjen duke ulur ēmimin me tė cilin ajo ia blen energjinė KESH-it. Nė njė farė mėnyrė, gjatė vitit tė shkuar CEZ Shpėrndarja mori atė qė kėrkonte.

Njė ndėr mė tė prirurit pėr rritje tė ēmimit tė energjisė ėshtė Korporata Elektroenergjetike Shqiptare. ERE sakrifikoi kėtė tė fundit kur mori vendimin pėr ēmimin e energjisė pėr vitin 2011 duke ulur ēmimin me tė cilin KESH ia shet energjinė CEZ Shpėrndarjes, vendim i cili u shoqėrua me jo pak pakėnaqėsi nė kėtė sektor. Pėrgjatė vitit 2010, kompania shtetėrore ia shiste CEZ Shpėrndarjes energjinė elektrike me 2.03 lekė pėr kilovat/orė, ndėrkohė, vendimi i ERE-s parashikonte uljen e tij nė 1.48 lekė, pra 0.55 lekė mė pak pėr ēdo kilovat/orė. Energjinė e blerė nga KESH, CEZ Shpėrndarja ia shėrben mė pas konsumatorėve.

Nė nė situatė thuajse tė ngjashme ėshtė edhe Operatori i Sistemit tė Transmetimit. ERE nuk mori parasysh kėrkesat e kėsaj tė fundit pėr rritje tė ēmimit duke mos lejuar rritjen e investimeve nga OST-ja. Ky ėshtė viti kur OST pritet tė kėrkojė njė rritje tė kėnaqshme tė ēmimit tė ēdo kilovati energji, tė cilin ajo e merr nga KESH dhe ia dėrgon CEZ Shpėrndarjes.



"ShekulliOnline"


__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga ~AnnA~ : 04-09-11 nė 07:29
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:15.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.