Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 06-07-11, 14:24   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Krist Maloki - kritik letrar shqiptar


Krist Maloki ne Grac



Krist Maloki polemik
ELSA DEMO

Nė 110-vjetorin e lindjes sė intelektualit nga Prizreni qė u formua dhe ngrysi jetėn nė Vjenė e Grac. Iu kushtua mendimit shqiptar nė shkencat humane dhe ekonomike. Nė kritikėn letrare ai doli kundėr adhurimit tė ikonave.

Nė mesin e viteve '20 doli me tezėn qė argumenton pse Naimi nuk ėshtė poet kombėtar dhe as poeti mė i madh i Shqipėrisė. Pėr njė tjetėr premtim tė madh, Maloki pyeste: A āsht poet Lasgush Poradeci?

Nė ndryshim nga roli universal qė i besohet kritikut letrar si zbulues i sė resė nė letrat bashkėkohėse, roli i Krist Malokit nė mendimin kritik letrar shqiptar, marrė nė gjithė shtrirjen historike tė njė shekulli, - nga viti 1906 i Kohėtores sė Konicės tek vitet e pas nėntėdhjetės - lidhet sė pari me dyshimin.

Me dyshimin e asaj qė ėshtė pranuar e vėrtetė e fundme, qė ėshtė bėrė traditė (vepra e Naim Frashėrit) ose qė i ėshtė premtuar lexuesit si letėrsia e njėqind viteve tė ardhme (poezia e Lasgush Poradecit).

Mbi ēfarė tezash mbėshtetet Krist Maloki (8 prill 1900-1972) kur pėrdor psikanalizėn dhe kritikėn kulturhistorike? A u mbetet konsekuent bindjeve dhe pikėpamjeve pėr leximet e autorėve shqiptarė dhe veprave tė tyre? Ku afron dhe ku dallon me hulumtues tė tjerė si pėr shembull, Ēabejn, kur hyn nė kufijtė e interpretimeve sipas kulturė-historisė?

Dhe sė fundi: disa ēėshtje tė stilit tė kritikės letrare tė Malokit, tė cilat pėr shkak tė pėrmbajtjes dhe ideve nihiliste, eliminuese dhe rreptėsisht kritike tė tijat, janė lėnė mėnjanė.
A pėrbėn nė kėtė aspekt njė model kritika letrare e Malokit?

Ikonoklasti

U cek mė sipri, si hyn Maloki nė mendimin kritik duke u shprehur kundėr adhurimit tė ikonave tė letėrsisė shqipe. Jemi nė mesin e viteve '20 kur Maloki doli me tezėn qė argumenton pse Naimi nuk ėshtė poet kombėtar dhe as poeti mė i madh i Shqipėrisė. Dhjetė vjet mė vonė, pėr njė tjetėr premtim tė madh tė kritikės pėr letrat shqipe, Maloki pyet: A āsht poet Lasgush Poradeci?


Njėri dhe tjetri poet, Frashėri dhe Poradeci - jetuan nė kohė qė i ndan shekulli i ri dhe Shqipėria e pavarur - shihen ashtu siē shihet roli i poetit nė kohėn e formimit tė kombeve dhe identiteteve nacionale: si prijės shpirtėror.

Edhe pse i takon njė akti herezie nė epokėn bizantine tė shek VII, termi ikonoklast pėrcakton rolin e Malokit kritik letrar teksa operon nė njė mjedis ku poeti konsiderohet apostull nacional dhe ku vlerėsimi ekstrem i tij si ikonė e njė njėsie shpirtėrore bėhet jo pėr motive mirėfilli letrare.


Kishte marrė doktoratė nė filozofi nė Universitetin e Gracit, ishte bėrė veprimtar i shoqatės "Albania" tė studentėve shqiptarė nė Austri, kishte debutuar nė revistėn "Dialėria" tė kėsaj shoqate, me pseudonimin K. Lepeteni qysh mė 1922.

Nė vitet '30 merr doktoraturėn e dytė pėr drejtėsi. Kishte shkruar ndėrkohė nė revistat "Pėrpjekja" tė Branko Merxhanit me pseudonimin Mali Krishna, "Leka" me inicialet Dr. Kr. M, Krrabė Malsore. Me emrin e tij kishte botuar tek "Hylli i Dritės" edhe esenė "Oriental apor Okcidental".

Angazhimin nė kritikė ai e motivon nė esenė "Literatura shqiptare": "Paralel me gjendjen socjale qindron dhe literatura e jonė e shkatrrueme. Pa njė drejtim, pa njė qėllim tė pėrbashkėt - mbasi u shterp dhe lopa e patriotizmit - vjershojn "poett" e sotshėm ner gjithfar anėsh tė Shqipnis e gjithfar vendesh tė huej, sejcili nė mendje tė vetė, pa fije inspiracjoni e shije artistike."

Pak kohė mė vonė, Vangjel Koēa, i cili sė bashku me Malokin janė cilėsuar modele tė pastra tė kritikut letrar, i shkon pas kur shkruan: "...botėn mendore shqiptare e mahnit ekstremizmi. Disa e ngrenė Naimin nė zenit dhe disa e ulin nė nadir. Kjo ngjan edhe pėr Fishtėn, dhe pėr Lasgushin, dhe pėr Mjedėn, dhe pėr tė tjerė.

Tė mos harrojmė se ekstremizmi nuk ėshtė sėmundje vetėm shqiptare, por dhe e pėrbotshme. Mirėpo ky ekstremizėm - le ta quajmė kritik - nuk e dėmton aspak letėrsinė. Tė shumtėn, tė shumtėn, mund tė lėndojė ose tė pėrkėdhelė ndjenjėn regjionaliste letrare, qė mjerisht fle akoma nė shpirtin tonė."

Kritikė si kjo

Tek disa autorė kyē tė kritikės letrare shqiptare tė gjysmės sė parė tė shek. XX, nė vend tė shpalljes sė njė metode, aderimit apo aplikimit tė njė shkolle tė caktuar tė mendimit kritik evropian, gjejmė tė shtjelluar nė formėn e parafjalės pėr doracakė arsyet pse mjedisi letrar shqiptar ka nevojė pėr njė kritikė letrare shqiptare. Konica, Maloki, Kuteli, Koēa, Pipa mė vonė, flasin pėr njė mision tė kritikės.

Sikur ēdonjėri prej tyre ta ketė parė njėlloj, tė ndėrprerė, rrjedhėn e saj, ndaj kėrkon nga njė dhjetėvjeēar nė tjetrin tė lindet kritika.
Natyra e kritikės sė Krist Malokit shfaq njė karakteristikė qė ishte e pėrgjithshme pėr kritikėn letrare shqipe.

Shqetėsimi nga mungesa e njė kritike serioze e cila, sipas Malokit, dėshmon se "kulshtedra shoqnore", e quajtur "opinjoni publik", nuk ėshtė gati, ngaqė deri atėherė ēdo mendimi dhe ideje nė fushat e shkencės dhe tė kulturės i dilnin kundėr "savantat dhe engjikllopedistat e kafehaneve - mbrenda e jasht Shqipnis! - e dijtun nga frika se mos po i rrėxohen nėpėr frymėn e re kolibat e veta mendore tė vjetrueme." Reagimin e botės shqiptare ndaj kritikave tė tij ai e merr pėr dėshmi dhe pėr pasqyrė tė gjallė tė zhvillimit kulturor dhe historik tė vendit nė 30 vitet e fundit.

Kjo pėr sa u pėrket faktorėve tė jashtėm.

Sa pėr kritikėn nė vete, qėllimin e saj ai e sheh tek orientimi nė "rrugėn e ndrejtė kah e mbara, kah nderi e kah e vėrteta." Nė kėtė drejtim, duke i njohur kritikės njė rol nė etikė - "Ēdo kritikė letrare me vleftė ka tendenca edukative", thotė ai - dallon nga themeluesi i kritikės letrare moderne, Faik Konica i cili ndante atdhesinė nga letrėtyra dhe pretendonte nga autorėt shqiptarė njė vlerė letrare universale qė tė matej me kultura tė tjera.

Konica pyet: Ē'ėshtė kritika letrare? Dhe pėrgjigjet: Ėshtė njė gjykim i vlerės sė librave. Ai thotė: "Kur mė pėlqen e kur mė ē'pėlqen njė vepėr, nuk arrin tė kėcej a tė shfryj: duhet tė shfaq pėrsetė e pėlqimit a tė ē'pėlqimit tim, nė qoftė se dua tė pėrpiqem tė shokėsoj kėndonjėsit nė njė ndjenjė me mua."

Kurse Maloki pretendon prej misionit tė Kritikės tė mos mjaftohet vetėm "me shikime dhe kundrime dialektike, me njatė kolovitje ndėrmjet veprės sė kritikueme dhe botėkuptimit tė vet, jo, kritika e vėrtetė e ka pėr detyrė me ngrehė mba njato polaritete shikimesh e kundrimesh urėn synthetike dhe ylberin e shumėngjyrshėm tė njė vepre krejt tė re artistike. Kritikani i vėrtetė mundet qė nuk asht i zoti me prodhue vepra tė njėllojėshme me ato tė kritikuemet, mirė po kritika krijuese dhe prodhuese nė vetvehte i ka gjithė hiret e njė kreatyre origjinale dhe tė pėrjetėshme."

Vetėdijen pėr ta ngritur tekstin kritik nė nivelet e tekstit letrar e gjejmė tek pak kritikė shqiptarė tė epokės sė Malokit. Tjetėr gjė, sikurse do ta shohim mė poshtė, nėse vetė Maloki i ka arritur apo nuk i ka arritur kėrkesat e estetit.
Pėrmendėm Malokin dyshues, jo vetėm kur gjykon pėr njė proces tė afėrt nė kohė, po edhe pėr njė tė largėt, kah tradita.

Dyshimi i tij mbėshtetet nga natyra pretencioze e tij. Ai e hap rrafshin e diskutimit pėr nga kultura tė tjera atėhere kur kundėrshtarėt e tij pretendojnė a priori pėr njė poet dhe letėrsi internacionale, dhe e ngushton lėmin tek humusi anas kur tė njėjtėt kundėrshtarė flasin pėr poet dhe letėrsi kombėtare.

Maloki-Ēabej, afėr dhe larg

Dyshimet mbi kombėtaren dhe etninė nė poezi qė Maloki diskuton tek Naimi dhe Lasgushi, po edhe tek Fishta (nė vitet gjashtėdhjetė), na shpien tek tema e letėrsisė sė njė populli parė si e lidhur ngushtė me historinė dhe gjeografinė e atij populli.

Nė njė ese tė gjatė ("Pėr gjenezėn e literaturės shqipe", botuar pėr herė tė parė nė "Hylli Dritės" 1938-1939) tė botuar nė kohėn kur Maloki i kishte hedhur tezat pėr dy poetėt dhe pritur rrufetė, Eqrem Ēabej trajton, (duke iu referuar kryesisht romantizmit nė letėrsinė shqiptare) idenė e njėsisė shqiptare si njė njėsi etnike dhe kulturhistorike, e rrjedhur nga njėsia gjeografike.

Fakti qė nacioni dhe politika kanė qenė tema kryesore tė letėrsisė sonė deri nė vitet '30, pėrbėn sipas Ēabejt ndryshim kulturhistorik e tipologjik, dhe ėshtė njė ndryshim themelor krahasuar me letėrsitė e Perėndimit. "Prej gjithė shkrimtarėve shqiptarė na del pėrpara fytyra e shqiptarit tė pėrjetshėm."

Nė dallim prej tij, Maloki ėshtė i kapur pas idesė shqiptare, shpirtit tė vėrtetė shqiptar. Lidhjet mė tė forta me kėtė ent etnik, sipas tij i ka Gjergj Fishta qė "s'ka qenė tjetėr veē se kasneci, rapsodi e predikuesi evangjelist i njasajė shpirtsije e mendsije arbėnore, e cila pėrmbėlidhet ner tri fjalė, ner tri parulla a ner tre kushtrime mijvjeēare: Besė, Nder e Burrni shqiptare." Aty pėr aty ai shton se Fishta harron se gjallon nė shekullin XX, nuk e sheh realitetin pėrreth.

vazhdon


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 06-07-11 nė 14:25
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 06-07-11, 14:26   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Krist Maloki - kritik letrar shqiptar

vazhdimi


Kurrfarė lidhjeje nuk gjen mes Naim Frashėrit vjershėtar dhe idesė shqiptare, ndėrkohė qė Ēabej dallon para sė gjithash tek poeti i vonuar romantik njė patriot, edukator: "Do tė pranojmė se me pėrjashtim tė disa pak vjershave vlera letrare e poezisė sė tij ėshtė e pakėt. Sepse veprat e tij mė fort se qėllimit estetik i shėrbenin njė qėllimi etik."

Pasi ka mbrojtur nėpėrmjet qasjes psikanalitike tezėn pėr sipėrfaqėsinė e veprės sė "poetit kombėtar", pėr karakterin ahistorik tė saj, Maloki pohon se vetėm pas ardhjes sė dytė nė Stamboll, mė 1882, Naimi bėhet simbol i idesė rreth zgjimit tė njė kombi.

Sa pėr Lasgushin, pėr aq sa kėrkon kėndvėshtrimi kulturhistorik i Malokit, edhe kėtij poeti i mungon lidhja e ngushtė me kombin shqiptar si "ent ethnik dhe jo ent politik apor patriotik."
Ai flet pėr mungesėn e koloritit karakteristik shqiptar, tė cilin e gjen te fryma, atmosfera, afshi, amsia, akullsia, shpirtsia, ngjyrėsia, ēka i ndesh edhe nė jetėn sociale e personale.

Kėto janė provat e Malokit pėr ata qė i pėrshtatin Lasgushit titujt "vjershėtor i kombit", "poet kombėtar" dhe veprės sė tij "me bukuritė e saj pa shoqe nė letraturėn shqipe e me shoqe tė rralla nė letraturėn e pėrbotshme".

Autori, teksti
Maloki nuk shfaqet epigon i kritikės psikanalitike. Ai nuk zbaton njė teori psikanalitike pėr hir tė teorisė por i referohet biografisė sė autorit duke marrė parasysh mjedisin shqiptar, dhe shqiptarėsinė e letėrsisė sė tij. Kjo ndodh nė rastin e Naimit tek i cili herė e ēon jeta e poetit nga tė dhėnat biografike tė tė afėrmėve, herė e ēon vepra e tij. Burimet qofshin direkte ose indirekte pėr njohjen e autorit nė pikėpamje gjenetike, janė tė pamjaftueshme pėr tė aplikuar njė psykologji analytike.

Megjithatė nga aq informacion sa ka pėr fėmininė, adoleshencėn dhe rininė deri nė tė tridhjetat e poetit, Maloki tenton tė gjejė projektimin e personit, shpirtit dhe karakterit tė tij te teksti, vepra letrare. Nuk mund tė thuhet se me kėtė lloj kritike ia del mbanė. Nė fund tė fundit, ai e quan poet tė prirė pėr "rrojtje pranė votrės", pėr shkak tė fizikut tė brishtė dhe tendenca "hypertrofike qėndron nė tė gjitha veprat e tija".

Letėrsinė, atė persiane nė veēanti, e shikon faktor bazė nė formimin e karakterit tė tij. Maloki shtron hipotezėn se budizmi e gjeti derėn hapur tek ky shpirt tė mbrujtur nė mjedisin bektashi.
Janė njė sėrė poezish qė Maloki pohon tė jenė shkruar nisur nga besimi pėr shtegtimin e shpirtit (metempsychoza).

Pikėrisht te shpirti budist ai shikon burimin e frymės ahistorike te vepra e Naim Frashėrit. "Istori e Skėndėrbeut", thotė ai, nuk u pėrshtatet ngjarjeve tė vėrteta dhe bashkė me "Qerbelaja" janė pasqyra tė mitologjisė persiane. "... e mos t'ishte fjala pėr luftė etj.,
do tė kishim pėrpara nesh ma tepėr njė femėn se sa njė hero!" (Shih "Oriental apo Okcidental) Pėr kėto pėrfundime ai i referohet tashmė tekstit.

Guximi pėr tė pėrdorur njė kritikė psikanalitike nė rastin e Lasgush Poradecit, duket se e lė nė baltė Malokin. Edhe ato burime qė pėrdor nga njohja personale me poetin janė pak. Ai shikon njė individualist, tipar qė ka dalė nė pah nga "mungesa e forcės poetike, ose nga varfėrija materiale-financiare ose nga dobėsija fizike por sidomos nga njė frikė anormale nga ndonjė sėmundje dhe infeksion.

Ka krijuar do komplekse inferioriteti dhe ėshtė bėrė mė hypohondėr, mizantrop dhe vetmitar... Njė studim psikologjik dhe kulturėhistorik mund tė zbulojė rrėnjėt e koloritit lasgushian. Neve mjaftohemi me hamendjen se poezia e tij ėshtė e pėrshkuar nga shirita sllave, vllahēe dhe romano-franceze. Njė ambėlsi e butėsi ma fort femnore se burrnore qė i depėrton gjithė vjershat e tija."

Kritika psikanalitike pėr rastin e Lasgushit duke e ēalė.
Nė tėrėsi, kritika e Krist Malokit kalon nė fazėn e komentimit dhe tė vlerėsimit tė autorit dhe veprės sė tij, pa patur shoqe para po pėr fat tė keq as mė pas.
Stili

Nė tė vėrtetė Maloki nuk dha deri nė fund shembullin e njė modeli kritike tė cilėn ai e shpallte mision. Eklektik, proliks, me gjithė erudicionin, duket se rrjedha e shkrimeve tė tij pėrhapet nė toka ku mjetet e metodave dhe argumentet nuk mjaftojnė, as atėherė kur thėrret nė ndihmė krahasimet me artet figurative, muzikėn, filozofitė dhe kultura tė tjera. Pėrhapja nė fusha tė dijes bėn qė tė humbasė konsekuencėn.

Ai kundėrshton me pasion lėvdatat e kritikėve, mirėpo nė fund, rezulton se kjo gjuhė pasioni ėshtė mė shumė pėrgjigje qė ai u jepte kritikėve tė kritikave tė tij. Ēfarė do tė mbetej nėse do ta zhvishnim kritikėn e Malokit nga ky pasion? Duket njė qerthull.

Shkrimet e Malokit "nisėn kritikėn e kritikės nė kritikėn tonė dhe me vetėdije e inkuadruan vėshtrimin psikanalitik, e mė shumė atė psikobiografik tradicional, siē cilėsohet sot, dhe atė kulturohistorik."

Ky ėshtė vendi qė i jep Rugova kėtyre "pėrpjekjeve psikanalitike pėr kritikė objektive" (Ibrahim Rugova, "Kahe dhe premisa tė kritikės letrare shqiptare 1504-1983.")
Maloki ėshtė marrė me disa autorė bazė para tij dhe tė kohės sė tij.

Ai nuk pėrfaqėson modelin e kritikut letrar qė sipas kriterit universal ka pėr mision zbulimet letrare, por pėrkundrazi atė qė vė nė dyshim vlera tė konsoliduara letrare. Ai ėshtė njė kritik qė nuk e sheh dot tė ndarė vlerėn shqiptare, autoktone tė njė vepre nga vlera universale.

Maloki nuk sistematizon me koncepte praktikėn dhe teorinė e vet kritike sepse siē vėnė re me tė drejtė disa studiues ai nuk u mor me kritikė letrare pėr hir tė kritikės. Kjo do ishte njė nga mangėsitė e kritikės sė Malokit.

Dy fjalė edhe pėr botimet e fundit tė kritikės letrare tė Malokit nė Tiranė dhe Prishtinė: janė modeli mė i keq i punės me tekste qė kanė njė distancė kohe mbi gjysmė shekulli qė nga botimi i parė, e sidomos kur gjuha ėshtė e dialektit geg. Pėrmbajnė shumė gabime gjuhėsore, tekstet e integruara gjermanisht nuk janė tė pėrkthyera.

Shėnimet dhe poshtėshėnimet janė me pasaktėsi dhe nuk u korrespondojnė teksteve pėrkatėse. Lind nevoja pėr njė botim kritik tė kritikės letrare apo mendimit kritik social e ekonomik tė Krist Malokit.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:16.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.