Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 11-08-11, 15:43   #1
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Gara pėr Presidentin e Shqipėrisė

E djathta, Bushati: Topalli tė garojė pėr Presidente

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ėshtė propozuar dje zyrtarisht nga Partia Aleanca Demokristiane si kandidate pėr postin e Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė. Njė ditė mė parė ishte PDK-ja e Nard Ndokės qė deklaroi hapur mbėshtetjen pėr njė mandat tė dytė tė Bamir Topit nė funksionin qė mban aktualisht. Nė njė deklaratė publike Partia Aleanca Demokristiane thotė se po ndjek me vėmendje procesin e vetėdeklarimit dhe tė mbėshtetjes qė individė tė veēantė apo pėrfaqėsues tė subjekteve tė vogla politike nė Tiranė kanė filluar tė bėjnė nė prag tė zgjedhjes sė Presidentit tė Republikės nė pranverėn e vitit tė ardhshėm. “Vlerėsojmė se Bamir Topi u zgjodh nė detyrėn e Presidentit i propozuar nga kryeministri Berisha dhe Partia Demokratike, duke qenė i angazhuar nė politike nė detyrėn e nėnkryetarit tė PD-sė dhe kryetar i grupi parlamentar. Topit nė asnjė rast nuk i ėshtė kėrkuar nga forcat e djathta politike tė mazhorancės qeverisėse, qė gjatė ushtrimit tė detyrės sė Presidentit tė dekretojė ligje apo akte tė tjera, qė rrjedhin nga funksioni kushtetues i Presidentit, me ngarkesa politike tė krahut te djathtė”, thuhet nė deklaratėn e ADK-sė sė Zef Bushatit. Ai nėnvizon se Bamir Topi pėrkundrazi, e nė kundėrshtim me funksionin, ka shprehur hapur bashkėpunimin me tė majtėt socialistė opozitarė, ēka kulmoi dhe me votėn e hedhur prej tij pėr kryesocialistin Edi Rama. Demokristianėt thonė se Topi demonstroi paaftėsi dhe inkompetencė nė kryerjen e detyrės, ndėrsa qėndrimet e tij me influenca tė qarta politike, duke mbėshtetur haptas tė majtėn socialiste, nuk i kanė shėrbyer rolit kushtetues tė Presidentit si pėrfaqėsues i unitetit tė popullit. Aleanca Demokristiane konfirmon se do tė mbėshtesė fuqimisht nėpėrmjet njė lobingu intensiv kandidaturėn e zonjės Jozefina Topalli pėr Presidente tė Republikės sė Shqipėrisė. “Zonja Topalli ėshtė njė kandidaturė e plotėsuar, e cila ka demonstruar njė pjekuri politike e diplomatike si njė grua e fortė e me mjaft autoritet kombėtar e ndėrkombėtar”, thotė Bushati. Partia Aleanca Demokristiane shpreh gjithashtu bindjen se zonja Topalli me kandidaturėn e saj plotėson atė boshllėk nė historinė e Presidentėve shqiptare nga viti 1912 qė, pėr herė tė parė nė historinė e Shqipėrisė Presidenti tė jetė njė zonjė, si dhe njė personalitet nga komuniteti katolik shqiptar. “Duke kėrkuar mirėkuptimin e vėllezėrve tanė shqiptarė tė komunitetit mysliman, me tė cilėt na bashkon gjaku, gjuha e kombi, kėrkojmė qė edhe ata tė mbėshtesin kandidaturėn e zonjės Topalli pėr Presidente tė Republikės sė Shqipėrisė”, pėrfundon deklarata. Njė ditė mė parė ishte njė tjetėr demokristian, kreu i PDK-sė, Nard Ndoka, ai qė deklaroi mbėshtetjen publike dhe politike pėr rikandidimin e Bamir Topit. Ndoka tha se do t’i kėrkonte Partisė Socialiste qė tė mbėshteste kėtė kandidat nė votimin pėr kreun e ri tė shtetit korrikun e vitit 2012. Nga Partia Socialiste ende nuk ka patur asnjė reagim nė lidhje me emrin e kandidatit pėr President apo rreth faktit nėse do tė mbėshtetet rikandidimi i Topit apo jo pėr njė mandat tė dytė.

/Mapo Online/


__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 24-08-11, 20:06   #2
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Titulli: Gara pėr Presidentin e Shqipėrisė

Pėr Presidentin e Republikės - partitė e vogla shprehen tė gatshme tė mbėshtesin kandidaturėn mė tė mirė

24-08-2011 /



"Ethet" pėr zgjedhjen e Presidentit tė Republikės nė vitin 2012 kanė pėrfshirė edhe kryetarėt e partive tė vogla. Eksponentė tė sė djathtės, pjesė e formacionit qeveritar nė rang zv/ministrash pėrmes njė prononcimi pėr mediat deklarojnė se debati pėr presidentin e ri dhe emrat e kandidatėve ėshtė i parakohshėm, por nga ana tjetėr nuk ngurojnė tė hedhin nė terrenin politik emrat e parė pėr kreun e ri tė shtetit. Arjan Starova, kreu i Partisė Bashkimi Liberal Demokratė thotė se ky vend ka shumė kandidatura, ku mes meshkujve ėshtė koha kur Shqipėria tė provojė nė drejtimin e saj njė president femėr. Ndėrsa Ekrem Spahia, drejtuesi i partisė Lėvizja e Legalitetit bėn me dije se alternativa e tyre ėshtė qė nė krye tė shtetit tė jetė Leka i Parė. "E rėndėsishme ėshtė qė ky vend ka kandidatura. Nuk ka vetėm njė ose dy, por ka shumė kandidatura tė cilat mundet qė tė pėrfaqėsonin vėrtet me dinjitet presidencėn shqiptare nė pesė vitet qė vijnė. Gjithmonė do tė jetė mundėsia, shanset janė tė barabarta si pėr femrat dhe pėr meshkujt"- deklaroi Starova. "Partia Lėvizja e Legalitetit ėshtė njė parti me specifikė shumė tė veēantė sepse ne jemi mbretėrorė dhe ne kemi alternativėn tonė. Demokraci do tė thotė edhe alternativė dhe alternativa jonė ėshtė qė nė krye tė shtetit tė jetė mbreti Leka I"- theksoi me tej kreu i Lėvizjes sė Legalitetit, Spahia.

Ndėrsa lidhur me kodin zgjedhor si Partia Bashkimi Liberal i Demokratėve ashtu edhe Partia Lėvizja e Legalitetit, tė dyja aleate tė demokratėve sugjerojnė edhe skema tė reja pėr kodin zgjedhor. Starova kėrkon njė korrigjim tė formulės sė llogaritjes sė vendeve nė parlament, ndėrsa Spahiu sugjeron qė numėrimi i fletėve tė votimit tė bėhet me skanim nė rast se nuk arrihet votimi elektronik deri nė 2013-ėn.
"Nėse ėshtė e pamundur pėr tė filluar qė nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare votimin me elektronikė, ėshtė domosdoshmėri qė numėrimi i fletėve tė votimit tė bėhet me skanim"- u shpreh Spahia. "Duhet tė ketė njė korrigjim tė mėnyrės sė llogaritjes sė vendeve nė parlament duke marrė pėr bazė sidomos partitė e vogla, kuotat e votave qė ata marrin nė shkallė kombėtare. Pra, nga gjithė lista e deputetėve nė parlament duhet tė ketė kuota tė caktuara, 20-30-40 tė cilat tė mund tė llogariten nė bazė tė kuotave apo pėrqindjeve nė rang kombėtar pėr partitė e vogla apo parti tė tjera"- tha Starova.
Referuar ndryshimeve nė Kushtetutė, krerėt e dy partive tė vogla theksojnė se dokumenti themeltar i shtetit nuk mund tė ndryshohet pėr kapriēo.
Sipas tyre, ndryshimi i kushtetutės nuk mund tė bėhet pėr tė ricikluar kriza parlamentare nė Shqipėri.
/Gazeta 55/
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-09-11, 06:11   #3
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Titulli: Gara pėr Presidentin e Shqipėrisė

Godo: Berisha president, Basha kryeministėr dhe lider i sė djathtės
Presidenti i Nderit i republikanėve, Sabri Godo, ka befasuar mbrėmė nė emisionin e Ēim Pekės, "Fakt", kur deklaroi se Berisha duhet tė bėhet President dhe Basha Kryeministėr dhe lider i sė djathtės. Godo pėr herė tė parė kritikoi edhe presidentin Topi pėr rolin e tij tė vakėt nė krizėn politike dhe parashikoi se lėvizja e tij e re politike pėr njė parti tė re nuk do tė funksiononte.
Intervistoi Ēlirim Peka
Nė emisionin e fundit qė kemi pasur bashkė, i cili ka hapur shumė debate, jeni shprehur publikisht se unė me dėshirė do tė ndihmoja dhe jam pro Lulėzim Bashės pėr kryetar bashkie. Zoti Basha prej afėrsisht 1 muaji e gjysmė ka filluar punėn si kryetar i Bashkisė. Cili ėshtė perceptimi dhe mendimi juaj pėr performancėn e zotit Basha?
Ai pothuajse nuk ka filluar punė, unė i uroj punė tė mbarė, dhe vazhdoj tė kem bindjen se Basha do tė jetė njeriu i ndryshimeve. Vura re disa gjėra qė shpalli gjatė fushatės elektorale dhe qė mė bėnė pėrshtypje tė veēantė. E para, njė herė Basha nuk ka ndėrmend qė tė zhvillojė luftė politike nė Tiranė. Do ta nisė mandatin duke i bėrė njė ftesė opozitės nė Kėshillin Bashkiak qė tė miratojnė vendimet sa herė ato do jenė transparente, tė qarta dhe tė pranueshme, dhe ta kritikojnė sa herė qė nuk ėshtė bindės nė gjėrat qė thotė. Nė qoftė se ai do tė arrijė ta sigurojė kėtė bashkėpunim, them se do tė sjellė njė gjė tė re, jo vetėm nė Tiranė, por me ndikim nė tė gjithė Shqipėrinė. Sepse ndodh qė pėr 6 muaj me radhė tė bllokohet Bashkia e Durrėsit, sepse mazhoranca dhe opozita nuk bien dakord pėr ato vendime qė kėrkojnė njė votim tė cilėsuar. Dhe kėshtu mbeten pa u bėrė punėt e bashkisė, bllokohen investimet, bllokohet qyteti dhe kėto kalojnė pa u zėnė nė gojė, por kjo nuk ndodh vetėm nė Durrės. Pastaj Fieri merr shembull nga Durrėsi dhe kėshtu pėrhapet kjo nė tė gjithė Shqipėrinė duke sjellė njė dėm qė ėshtė vėshtirė tė kalkulohet. Nė qoftė se Basha arrin tė krijojė kėtė lloj bashkėpunimi nga i cili duhet tė marrin dhe tė tjerėt si shembull, atėherė mund tė themi se solli diēka tė re nė politikėn administrative tė shtetit.
Pra, ju duket se Lulėzim Basha e ka kėtė fillim?
Ky e ka tė ngulitur kėtė, tani varet dhe nga pala tjetėr, se pėr tė bėrė paqe dhe pėr tė bėrė luftė duhen gjithnjė dy palė.
Po e akuzojnė pėr spastrime politike nga bashkia?
Nė njė takim elektoral iu bė njė pyetje e drejtpėrdrejtė, sesi do tė sillej ai me njė aktivist tė partisė apo me mikun e tij qė do tė shkojė t’i kėrkojė njė favor. Iu pėrgjigj aty pėr aty nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, me aktivistin e partisė dhe mikun jam i gatshėm tė ndaj plaēkat e shtėpisė, por ajo qė ėshtė e qytetit nuk mė pėrket mua, qė do tė thotė qė ky njeri ėshtė i vendosur tė luftojė korrupsionin. Tani kjo nuk do tė thotė qė me ardhjen e Bashės nė bashki do tė zhduket korrupsioni, por me frymėn qė po fut kryetari i ri, nuk do tė punojė mė ryshfeti nė Bashkinė e Tiranės. Ai do tė bėjė decentralizimin dhe do tė fuqizojė veten duke u dhėnė kompetenca 11 njėsive bashkiake dhe qytetarėt nuk do tė sillen rreth bashkisė me njė letėr nė dorė, por do tė mund tė mbarojnė punė te rajoni i tyre. Kjo ėshtė thėnė dhe pėrsėritur, por Basha ėshtė i vendosur ta bėjė kėtė dhe nė kėtė mėnyrė fuqizon potencėn e vet tė qeverisjes. Ai ka vendosur tė bėjė konsulta me qytetarėt, duke u bazuar te fjala e urtė qė thotė se, nėse nuk ke kohė tė dėgjosh njerėzit nuk ke kohė tė qeverisėsh. Ai ėshtė i vendosur tė dėgjojė qytetarėt dhe tė kėrkojė forma tė reja nė zgjidhjen e problemeve tė pėrbashkėta. Kėto duken ide tė thjeshta, por qė lėvizin punė tė mėdha dhe unė them ky njeri duhet tė lihet tė punojė dhe duhet ndihmuar. Brenda 3-4 vjetėve do tė arrijė tė formojė veten dhe tė dallohet si njė lider i sė djathtės duke qenė njė masė koke mė lart se ata qė e rrethojnė.
E keni pėr gjatėsinė njė mase koke mė lart?
Qesh...jo jo, sepse ne historikisht kemi vuajtur gjithmonė nga njerėzit e gjatė. Nuk ka tė bėjė shtati fare, e thashė nė mėnyrė figurative. Nuk e di nėse unė do tė arrij ta shikoj Bashėn nė krye tė qeverisė pėr 3-4 vite, por pėr mua do ishte njė hap mė tej drejt Europės, jo se kam ndonjė problem me Berishėn, por mbase ka ardhur koha tė bėhen ndryshime. Mua nuk do mė dukej ēudi e madhe sikur Berisha tė bėhej President. Shumė njerėz qė mė dėgjojnė mund tė thonė qė e ka mendjen nė vend ky apo jo, por unė i them gjėrat si i mendoj dhe nuk tė them mendo si unė, unė e mendoj kėshtu dhe besoj se ėshtė njė zgjidhje.
Ju e mendoni si zgjidhje Sali Berishėn President pėr t’i liruar vendin Lulėzim Bashės si lider i sė djathtės, apo e mendoni zgjidhje formatin e Sali Berishės pėr tė drejtuar institucionin e Presidentit?
Basha ėshtė njė burrė fisnik, qė ka sjelljen e duhur pėr kėdo dhe qė ka ndjenjėn e mirėnjohjes, qė ėshtė shumė e rrallė te politikanėt e sotėm, tė cilėt marrin atė qė u duhet dhe nuk e kthejnė mė kokėn mbrapa tė shikojnė se ē’bėhet. Unė shikoj dhe majtas dhe djathtas, por nuk shikoj ndonjė figurė mė bindėse se Lulėzim Basha pėr tė marrė drejtimin e vendit, pėr tėrė formimin e tij kulturor, drejtimin e tij perėndimor dhe gjithēka qė ka tė bėjė me figurėn e tij. Si institucion, deri tani Presidenca ėshtė nėnvlerėsuar, duke i bėrė njė dėm shumė tė madh kėtij vendi. Njė President i vullnetshėm dhe i fuqishėm si Berisha nė personalitetin e tij do tė mund tė vendoste shtetin ligjor nė Shqipėri, qė ėshtė njė nga problemet nr.1 tė kėtij vendi, dhe do tė ēonte pėrpara dhe shtetin e sė drejtės qė ėshtė mė i vėshtirė se shteti ligjor. Gjithashtu, Berisha do tė mbronte Kushtetutėn dhe tė drejtat e qytetareve, veti tė cilat nuk i kam parė te asnjė President........

Mapo Online/


__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:38.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.