Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Zona Administrative > Rreth projektit Dardania.de
Emri
Fjalėkalimi
Rreth projektit Dardania.de Pyetjet, kėshilllat dhe sugjerimet e diskutuesve, dedikuar stafit drejtues.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-12-05, 19:51   #1
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim Serioziteti i postimeve

Eshte per t'u cuditur, qe ne kuader te nje nen-forumi si "Mesime nga Kurani", hasim ne postues, te cilet ne vend se te merren me fakte, argumente shkencore e historike, aty sjellin shkrime/potime, te cilat i kane marre nga faqe interneti ku behet shaka, apo flitet pa asfare baze e argumentesh!!!

Fotoja ne vazhdim (fotomontazhe) e ka vendin ne kendin e humorit apo te thasheethenat, e jo nen-forumin ne Mesime nga Kurani, meqe nuk ka asgje te beje me realitetin, por eshte evidente masa e SERIOZITETIT te disa pjesemarreseve ne kete nen-forum, te cilet tere kohen merren me dezinformata dhe shkrime anti-lirise se popullit shqiptar; sikur qe bente makineria Serbe per kontra-informim ne nje kohe!!!
----------------------------------------------------------
munti



Anėtarėsuar: 17 Apr 2005
Mesazhe: 272

Postuar: 02.12.2005 09:31 Titulli i mesazhit:

--------------------------------------------------------------------------------





Bush vazhdon tė mbrojė politikėn e tij nė Irak



Gjithnjė e mė shumė amerikanė janė kundėr strategjisė sė presidentit tė tyre Bush nė Irak. Shumė njerėz shtrojnė pyetjen: Si mund tė zhvillojmė njė luftė kundėr terrorizmit, kur nuk i respektojmė vetė tė drejtat e njeriut?



Bush mbajti njė fjalim pėrpara ushtarėve tė akademisė amerikane tė marinės nė Annapolis. Por nė fakt fjalimi i Bushit u drejtohej tė gjithė amerikanėve, qė janė tė shqetėsuar mbi zhvillimet nė Irak. Por Bush nuk pranoi sėrish tė deklaronte, se kur do tė tėrhiqen trupat ushtarake amerikane nga Iraku. Tėrheqja e mbi 160.000 ushtarėve amerikanė do tė ishte njėsoj sikur tė kapitullonin pėrpara terroristėve, tha Bush. Strategjia e tij ėshtė trejnimi i forcave irakiane tė sigurisė: "Shteti i ri irakian po bėhet mė i sigurtė nė veprimet e tij, forcat e sigurisė mė efektive dhe procesi i demokratizimit po pėrparon me hapa tė shpejtė. Ne do tė fillojmė me reduktimin e trupave tona nė Irak, por nė mėnyrė tė tillė, qė tė mos i lėmė asgjė nė duar terroristėve. Por ky vendim varet nga kushtet nė Irak dhe nga gjeneralėt tanė aty dhe jo nga afate kohore qė harton ndonjė politikan nė Uashington."

Paralel me fjalimin e Bushit, kėshilli i tij i sigurimit publikoi njė dokument me 38 faqe, me titullin "Strategjia jonė kombėtare mbi fitoren nė Irak". Bush i bėri thirrje opinionit publik amerikan qė ta lexojė kėtė dokument me vėmendje. Nė kėtė dokument flitet mbi njė rrugė politike, ushtarake dhe ekonomike qė do tė sjellė fitoren e sigurtė. Terroristėt duhet tė luftohen nga forcat ushtarake dhe bashkėsia ndėrkombėtare duhet tė kontribojė nė rindėrtimin e Irakut, shkruhet ndėr tė tjera nė kėtė dokument.

Por qėllimi kryesor ėshtė trejnimi i ushtrisė irakiane, e cila ka filluar tė shėnojė pėrparime, tha Bush nė fjalimin e tij: "Ne luftojmė terroristėt dhe trejnojmė nė tė njejtėn kohė forcat irakiane tė sigurisė, nė mėnyrė qė ato tė jenė sė shpejti nė gjendje ta marrin vetė pėrsipėr dhe pa mbėshtetjen e bashkėsisė ndėrkombėtare sigurinė nė vend."

Ndryshe nga njė vit mė parė, ushtria irakiane ėshtė tani nė gjendje tė veprojė, tha Bush. Deri tani janė krijuar 40 batalione me 350 deri nė 800 ushtarė. SHBA-s hynė nė Irak nė mars tė vitit 2003. Njė muaj mė vonė u rrėzua sistemi i vjetėr i Sadam Hyseinit. Qė prej asaj kohe nė Irak kanė humbur jetėn mė shumė se 2.100 ushtarė amerikanė.

Me rastin e zgjedhjeve qė do tė zhvillohen nė dhjetor, SHBA-s e kanė rritur numrin e ushtarėve tė tyre nė 168.000 ushtarė. Por gjatė sondazhe tė fundit, vetėm 35% e amerikanėve janė shfaqur tė kėnaqur mbi zhvillimin e luftės nė Irak.


/ 01 12 2005/V.H.
_________________



__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:48.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.