Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika > Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Emri
Fjalėkalimi
Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 Mė 21 janar 2006 pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 30-01-07, 21:17   #16
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

e njevjetorin e vdekjes se Presidentit Rugova

Ardhja dhe ikja e Prijėsit

Eshte teper veshtire te shprehet me fjale dhimbja dhe pikellimi per vdekjen e hershme te Presidentit Historik te Kosoves, Z. Ibrahim Rugova, e aq me veshtire te vihen ne pah me pak fjale, ne nje manifestim perkujtimor si ky I sotmi, vlerat e presonalitetit te tij prej intelektuali humanist, shkencetari erudit, politikani pragmatist dhe burreshtetasi e strategu vizionar.


Ibrahim Rugova u shfaq ne Kosove si nje njeri i Duhur, ne nje kohe te Duhur, ashtu sic shfaqen nje here ne njeqind vjet ne Histori Njerezit e Medhenj. Dhe, ai iku, poashtu, sic ikin Njerezit e Medhenj nga kjo bote, I qete si nje Profet, duke e lene Kosoven, Dardanine e tij Antike, te lire dhe, ne prag te Pavaresise se shumepritur.

Po, si u shfaq njeriu i Urte, pacifisti i shpallur nga Perendimi, dhe, sic tha me te drejte nje mik I tij keto dite, 'nacionalisti i kultivuar', Ibrahim Rugova?

Pasi u shqua si nje personalitet I pashembullt kulturor, duke shenuar ne vitet shtatedhjete, nje kthese historike ne fushen e mendimit kritik letrar dhe artistik shqiptar, dhjete vjet me vone Ibrahim Rugova u ngrit ne skenen politike shqiptare te Kosoves, si nje ideolog vizionar, me nje platforme moderne politike, me Durimin si strategji dhe Pritjen si taktike, dy postulate qe e kane burimin tek tradita dhe etnopsikologjia shqiptare, e qe u bene te pranueshme nga bota demokratike Pernedimore.

"U gjet", apo e gjeten shqiptaret Prijesin?

"U gjet" dhe e gjeten shqiptaret Prijesin e vet.

Nuk u gjet, rastesisht, ne krye te Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves, sepse ai aty vinte me nje bagazh kulturor e shkencor modern, si dhe me vyrtyte klasike morale shqiptare.

Lidhjes se Shkrimtareve, qe ishte nje berthame kulturore per shume vjet, I kishte rene hise te behej edhe berthame politike. Ndaj, pikerisht ne zyrat e saj u krijua edhe nje Lidhje - Lidhja Demokratike e Kosoves.

E gjeten shqiptaret Prijesin? E gjeten.

Askush nga bashkethemeluesit e kesaj berthame politike nuk deshi ta merrte Misionin e Prijesit. Ishte I rende, ate mund ta bartte mbi shpatulla vetem ai qe kishte vendosur te mos terhiqej derisa te realizohej Misioni.

Ky akt e kishte nje prelud. Gjashte muaj me pare, atehere kur lidershipi autonom shqiptar I Kosoves e kishte c'liderizuar veteveten, duke e "care lisin me pyka te bera nga trungu I tij", (natyrisht nen nje presion dhe shantazh te papare serb), Prijesi I ardheshem, pacifisti Ibrahim Rugova, do te jepte nje mesazh, jo shume pacifist:

"Nė qoftė se Serbia do tė pėrpiqet pėrsėri tė shtypė identitetin tonė kombėtar, atėherė do tė ketė njė kryengritje. Unė vetėm mund t'i paralajmėroj serbėt: edhe ata janė njė popull i vogėl. Nė tė kaluarėn sa herė qė njė popull i vogėl ėshtė pėrpjekur tė luajė rolin e njė fuqie nė Ballkan, kjo ka pėrfunduar me tragjedinė e tij", I pergjigjej Rugova vozhdit serb, me 26 qershor 1989, ne gazeten gjermane Der Spiegel, diten kur ai po I kercenonte shqiptaret qe nuk do t'I nenshtroheshin Beogradit.

Ate dite Millosheviqi kishte mbledhur, sic thuhej, nje milione serbe ne Fushe - Kosove, ne kremtimin e 600 vjetorit te humbjes se Betejes se Kosoves. Asnje shqiptar I Kosoves nuk kishte dale ne rruge. Rrinin brenda shqiptaret, nderkohe qe jehona e brohoritjeve dhe kercenimeve nga serbet vendore dhe te ardhur nga Serbia shkonte deri ne qiell.

Ibrahim Rugova me kete akt ishte bere Emblema e Kosoves.

Tashti ishte hapur rruga. Pakkush mund ta kete ditur, ndoshta as ai vete, se kjo rruge do te ishte shume e gjate dhe e mundimshme, plot sakrifica, personale e kolektive, plot kthesa te papritura, me ngritje e renie, me ringritje dhe rirenie. deri ne zgripc te zhdukjes.

Por Kosova do te behej, thoshte cdo dite Presidenti. Do te behej, sepse ishte "radha e popujve" te shtypur, sic tha nje tjeter mendje e ndritur shqiptare lidhur me Kosoven, ne prag te luftes.

Jemi vete ne deshmitare per zhvillimet e mevonshme ne Kosove. I takon merita Presidentit Rugova, qe arriti te ruante qetesine, ne nje kohe qe ishte teper veshtire te ishe shqiptar I Kosoves, kur dinjiteti jo vetem nacional, por edhe njerezor po perdhosej cdo dite nga barbaria serbe.

I takon merita Presidentit Rugova qe per nje decenie e organizoi nje rezistence paqesore aktive, duke refuzuar institucionet e regjimit serb dhe duke ngritur institucione paralele shqiptare, per te mbajtur gjalle jo vetem frymen e lirise, por edhe ekzistencen fizike te shqiptareve ne Kosoven e pushtuar.

I takon merita Presidentit Rugova qe Kosova nuk u implikua ne lufterat midis republikave sllave, motra midis tyre, me gjithe peshperitjet bukur te zeshme te qarqeve te ndryshme qe te hapej edhe "Fronti I Jugut".

"Ne e kemi vendin tone, Kosoven tone. Ne nuk duam lufte. Kosova duhet te mbrohet nga nje Force Nderkombetare. Kosova duhet te jete e lire dhe e pavarur". Kjo ishte motoja dhe mesazhi I perditshem I Presidentit Rugova.

I takom merita presidentit Rugova qe arriti te internacionalizonte ceshtjen e Kosoves ne te gjitha qarqet politike nderkombetare dhe sidomos ne qendrat e vendosjes. Si nje politikan modern, ai nuk e kultivonte trillin e "gjetjes" se "miqve te armiqve te shqiptareve' per t'I sulmuar pastaj ata me retoriken boshe lideriste ballkanike. Ai e kishte prirjen pozitive te gjetjes se miqve, kudo qofshin ata, duke spikatur ne gjetjen e Mikes me te Madhe, SHBA-ne, vendin e Lirise, "shpresen e fundit te njerezimit", sic ka thene me nje rast per Ameriken Presidenti Abraham Lincoln.

Presidenti Rugova i ishte mirenjohes, ne kuptimin proverbial, Amerikes, shpetimtares se Kosoves, pa I harruar asnjehere demokracite perendimore, vendet e Bashkimit Evropian, ato qe e ndihmuan dhe e po e ndihmojne kaq shume Kosoven.

Nje tipar dallues qe e ka stolisur portretin moral te Presidentit Rugova dhe figuren e tij prej Trimi te Urte, eshte fakti se Rugova nuk iku asnjehere jashte vendit, por qendroi ne Kosove, ne zemer te saj, derisa u muar peng ne rezidencen e tij, nga Kasapi I Ballkanit. Akti I qendrimit te tij ne Kosove, bashke me familjen, do te te kete qene vendimtar ne pergjegjshmerine e tij per vendin dhe popullin e Kosoves, jo vetem ne kuptimin filozofik. E kemi degjuar vete pergjigjen e tij, kur dikush e nagcmonte pa te keq, "si guxonte te rrinte ne Prishtine e te fliste aq ashper kunder regjimit serb". "E kam tankun serb, jo me larg se dy-treqind metra larg shtepise, dhe nuk frikesohem. S'kam ku shkoj pertej shtepise sime. Ne po ndjekim politike paqesore, ndaj do ta fitojme lirine dhe pavaresine, sepse pavaresia eshte e vetmja zgjidhje per Kosoven. Ne do te fitojme", thoshte ai.

Ai ishte I lidhur si Anteu mitik me Token e Tij. Toka, Guri, Shtepia, Miku - keto ishin Shenjat e Tij, Heraldika e Tij.

Pse ishte I tille Ibrahim Rugova?

Nuk mund te thuhet me saktesi cilet qene faktoret qe ndikuan ne krijimin e personalitetit te Ibrahim Rugoves. Mund te thuhet se jane dy faktore te nderlidhur, mbase vendimtare, qe kane ndikuar ne rrugen e tij jetesore, krijuese e politike: prejardhja familiare dhe formimi I tij kulturor perendimor.

Si bir I babait dhe nip I gjyshit, qe te dy te pushkatuar dhe te masakruar nga ushtria cetnike serbe me maska partizane, ai nuk do te pushonte se kerkuari me mendje, dite e nate, varret e me te dashurve, varret qe s'arriti t'I gjente kurre. Ai do te burrerohej para kohe. Do ta "ruante" Nena, sic thuhet ne Kosove, per nenat qe rrisin femije jetime. Do ta rriste me vuajtje dhe besim se nje dite do t'I dilte Zot shtepise, pa e ditur se po e rriste nje djale qe kur do te behej burre, do t'I dilte Zot, jo vetem shtepise se tij, por Tokes se pushtuar e te lare me gjak, shekuj me radhe, Dardanise Antike - zemres se Ilirise, duke u bere Embleme e saj e perjetshme.

Prijesi yne mbante emrin e nje Profeti dhe mbiemrin e nje Mali, bjeshkes qe takohet me Qiellin.

Qofte I perjetshem kujtimi I Tij.

Sinan Kamberaj
New York, 21 janar 2007
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 15-04-07, 16:26   #17
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Dimension i Jetės dhe Veprės se Presidentit te pavdekshėm, Dr. Ibrahim Rugova
RRUGA NĖPĖR BOTĖ E DR. RUGOVĖS PĖR BĖRJEN E SHTETIT TĖ KOSOVĖS
Presidenti i pavdekshėm, Dr. Rugova, sa me shume qe te kalojnė ditėt nga ndarja fizike nga Dardania e tij, do te behėt gjithnjė e me real, ne pėrmasat e tij gjigante. Kjo pėr arsyen e thjeshtė se ai, u mishėrua me idealin e popullit, dhe me tė nė Kosovė, e gjithkah nėpėr botė u shkri pėr lirin e Kosovės, pėr shtetin e Kosovės.
Sa ishte gjallė Rugova, populli ishte me tė, e pėrkrahu. Populli edhe ditėn e ndarjes fizike nga Presidenti i pavdekshėm, ia dėshmoi besnikėrinė, ia dėshmoi besnikėrinė udhėheqėsit qe aq denjėsisht u mishėrua nga populli. Populli mbeti ne rrugėn e vet, nė rrugėn qė e udhėhoqi Dr. Ibrahim Rugova, ne rrugėn qė e trasoi Dr. Rugova me popullin.
Pas luftės edhe ata qė e panė si “kundėrshtar politik,” sot ndonėse jo me shumė entuziazėm e pranojnė se ai ishte i madh. Por Rugovėn e ka vlerėsuar populli, ndėrsa fjalėn e fundit do ta jep shkenca, do ta japin shkencėtaret e mirėfilltė dhe te mėdhenj, sepse ai ka qene figurė shumėdimensionale.
Njėri ndėr dimensionet, nga tė shumtėt tė madhėshtisė sė Presidentit, ėshtė krijimi i miqėsisė me Amerikėn dhe shtetet e pėrparuara Europiane. Edhe ketė rrugė Presidenti e bėri me popullin, me Shqiptarėt e shpėrndarė nėpėr botė, me ambasadorėt e Kosovės, tė cilėt jetojnė e punojnė nė vende tė ndryshme, tė cilėt nė kėto vende e pėrfaqėsojnė Kosovėn.
Njė foto e sjellė kėto ditė nga Amsterdami i Holandės, ėshtė njėra nga dėshmitė reale, njė fragment i vogėl i dėshmisė sė madhe, tė punės sė madhe tė Presidentit pėr tė shpėrndarė tė vėrtetėn e Kosovės nė botė, pėr tė bėrė miq shtetet e forta, shtetet e mėdha dhe tė fuqishme. Nė kėtė fotografi tė vitit 1991 ėshtė Presidenti dhe njėri nga mėrgimtarėt tanė nė Holandė, Nezir Hameli, i cili ndonėse ishte nė moshė tė shtyrė 85-vjeēare, i kujton me mall ato ditė.
Nė ato vite veē formimit tė degėve tė LDK-sė, nė shumė shtete tė botės, Shqiptarėt kudo qė ndodheshin e shfrytėzonin miqėsinė e tyre me vendėsit dhe ia hapnin Presidentit rrugėn pėr ta shpėrndarė nėpėr botė, tė sė vėrtetės pėr Kosovėn, tė ofertės pėr miqėsi tė shėndoshė.
Njė gjė tė kėtillė e bėnė edhe bashkatdhetarėt tanė nė Amsterdam. Ata e priten Presidentin, dhe e pėrcollėn duke u angazhuar secili qė ēėshtja e Kosovės tė ndėrkombėtarizohet. Nezir Hameli i kujton ato ditė, e kujton takimin me Presidentin.
Presidenti i pavdekshėm, Dr. Rugova, sa me shume qe te kalojnė ditėt nga ndarja fizike nga Dardania e tij, do te behėt gjithnjė e me real, ne pėrmasat e tij gjigante. Kjo pėr arsyen e thjeshtė se ai, u mishėrua me idealin e popullit, dhe me tė nė Kosovė, e gjithkah nėpėr botė u shkri pėr lirin e Kosovės, pėr shtetin e Kosovės.
Sa ishte gjallė Rugova, populli ishte me tė, e pėrkrahu. Populli edhe ditėn e ndarjes fizike nga Presidenti i pavdekshėm, ia dėshmoi besnikėrinė, ia dėshmoi besnikėrinė udhėheqėsit qe aq denjėsisht u mishėrua nga populli. Populli mbeti ne rrugėn e vet, nė rrugėn qė e udhėhoqi Dr. Ibrahim Rugova, ne rrugėn qė e trasoi Dr. Rugova me popullin. Tė tjerėt sa mė shumė qė tė kaloi koha do tė ia pranojnė gjithnjė e mė shumė.
Rami Berisha, BS


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:05.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.