Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika > Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Emri
Fjalėkalimi
Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 Mė 21 janar 2006 pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 03-12-07, 21:25   #1
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Perurohet Muzeu "Shtepia e Pavaresise"

U pėrurua muzeu "Shtėpia e Pavarėsisė -Ibrahim Rugova", ku u vunė themelet e shtetit

Prishtinė, 3 dhjetor - Nė 63-vjetorin e lindjes sė Presidentit historik tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, me njė ceremoni solemne dje pasdite nė Prishtinė u pėrurua muzeu "Shtėpia e Pavarėsisė sė Kosovės -Ibrahim Rugova", ku dikur ishte selia e Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės.

Ky objekt pėr dhjet vjet ėshtė konsideruar si bazė e rezistencės, e aktiviteteve tė shumta politike e kultorore, seli e LDK sė. Aty Presidenti Ibrahim Rugova zhvilloi aktivitetet e rregullat politike dhe takoi diplomatė e personalitet tė ndryshme nga bota. Pra, me njė fjalė aty ku janė vėnė themelet e shtetit tė Kosovės. Kėshtu u vlerėsua me rastin e pėrurimit tė kėtij muzeu qė do tė quhet "Shtėpia e Pavarėsisė - Ibrahim Rugova", tė cilin e pėruruan Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu, Ministri i Kulturės Astrit Haraēia dhe bashkėshortja e Presidentit tė ndjerė Ibrahim Rugova, Fana Rugova.

Me kėtė rast u zbulua edhe busti i Ibrahim Rugovės, vepėr e skulptorit Ismet Jonuzi. Presidenti Fatmir Sejdiu me kėtė rast tha sot, nė inaugurimin e kėsaj shtėpie, na mungojnė Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Xhemail Mustafa, Enver Maloku, Sali Ēeku e shumė tė tjerė.

"Eshtė hap shumė i mirė qė mbėshtesim kėshtu kėtė kujtesė tė fuqishme me kėtė monument qė ka qenė bazė e rezistencės dhe organizimit politik, bazė e diplomacisė shqiptare, e parlamentit, e akteve mė tė rėndėsishme qė ka nxjerrė Kosova nė kėtė periudhė tė vlimeve tė mėdha, nė kėtė periudhė tė paepur tė rrugėtimit tė Dr. Ibrahim Rugovės, apo njeriut qė ne e quajmė Ati i Kombit politik tė shtetit tė pavarur tė Kosovės nė kuptimin politik", tha Presidenti Sejdiu, duke shprehur keqardhje qė nė kėtė ditė kur po ofrohet finalizimi i procesit pėr statusin, nuk janė gjallė promotorėt e saj.

"Rugova ishte themeltar i kėtyre parimeve, themeltar i kėsaj ndėrtese tė fuqishme dhe e quajti ndėrtesa e Pavarėsisė sė Kosovės. Pikėrisht nė kėtė objekt, janė bėrė gjithė ato zhvillime tė natyrave tė nduarnduarshme dhe ėshtė dėm i madh qė sot nuk do tė kemi mundėsinė qė nė kėtė prezencė tė kemi edhe njerėzit qė ishin promotorė tė kėtyre lėvizjeve tė mėdha", vlerėsoi Presidenti Sejdiu.

Ndėrkaq, Ministri i Kulturės, Astrit Haraēia, duke publikuar vendimin pėr shpalljen muze tė "Shtėpisė sė Pavarėsisė - Ibrahim Rugova", tha se pikėrisht nė kėtė shtėpi, ka punuar mė se njė dekadė Ibrahim Rugova. "Pėr tė hedhur dhe ndėrtuar themelet e pavarėsisė sė Kosovės, projekt ky tė cilin e hartoi dhe udhėhoqi me guxim Presidenti ynė i nderuar, rreth tė cilit u mblodhėn aso kohe mendjet mė tė ndritura tė kėtij vendi tė ndihmuar dhe pėrkrahura fuqishėm edhe nga pop ulli i Kosovės, qė i qėndroi besnik liderit tė vet, tė kthyer tashmė nė legjendė", theksoi Haraēia.

Ai tha se kjo shtėpi tash e tutje do tė marrė njė rol dhe funksion tjetėr, duke u kthyer nė Muze tė Pavarėsisė, me emrin e Ibrahim Rugovės, i cili do tė jetė nėn pėrkujdesjen dhe menaxhimin e Qeverisė sė Kosovės, pėrkatėsisht Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sportit.

"Kjo shtėpi do tė jetė pjesė pėrbėrėse e politikės sė qeverisė sonė dhe institucioneve pėrkatėse, tė cilat pėr mision kanė ruajtjen dhe mbrojtjen e letrave, dokumentacionit qė ka tė bėjė me aktivitetin e shkruar dhe promovuar pėr pavarėsinė e Kosovės si trashėgimi historike e politike", tha ministri Haraēia. Drejtori i Muzeut Kombėtar, Arbėr Hadri tha se ndėrtesa dhe pėrmbajtja tematike e kėtij muzeu ėshtė dhe do tė jetė shenjė urė lidhėse dhe unifikuese nė pėrpjekjet e tė gjithė qytetarėve pėr liri, pavarėsi dhe demokraci, si qėllimi ynė parėsor dhe i pėrbashkėt drejtė njė jetė tė pavarur dhe tė lumtur.

"Vizioni i Presidentit historik Ibrahim Rugova pėr emėrtimin e objektit, nė cilin fillimisht ishte Shoqata e Shkrimtarėve tė Kosovės, Pen Qendra shqiptare, selia e lėvizjes paqėsore gjithė popullore pėr liri dhe pavarėsi, selia e LDK sė, shtėpie demokracisė dhe shtėpi unifikuese pėr gjithė faktorėt politikė gjatė kohėrave mė tė vėshtira pėr Kosovėn, dhe tani me emėrtimin Shtėpia e Pavarėsisė sė Kosovės, flet mė sė miri edhe njė herė pėr largpamėsinė e burrėshtetasit tė Kosovės pėr paraqitjen e rrugėtimit tė Kosovės drejt pavarėsisė, pėr tė cilin presidenti ynė aq shumė kontribuoi dhe sakrifikoi", tha Hadri, duke shtuar se pikėrisht ky ideal qė e shoqėroi gjatė gjithė jetės, edhe nė kohėn mė tė vėshtirė jetėsore me pėrballimin e sėmundjes sė pashėrueshme, nxori edhe njė herė nė sipėrfaqe vetitė qenėsore tė presidentit tonė historik, pathyeshmėrinė pėr punėn drejt realizimit tė idesė, qė ėshtė sinonim i pavarėsisė sė Kosovės.

Para tė pranishmėve me kėtė rast u promovua edhe video klipi i grupit "ING Band" i titulluar "Presidenti", kushtuar jetės dhe veprės sė Presidentit Ibrahim Rugova. Kėngėn, tekstin dhe muzikėn e kanė bėrė tre anėtarė tė bendit - Valton Ajeti, Krenar Xhaferi dhe Enlirat Ibishi, orkestrimin e ka Nexhat Macula, kurse regjinė Atdhe Muriqi. Nė fund tė themi se pak para se pėrfundonte ceremonia e pėrurimit dikush nga KEK-u me njė gjest primitiv u "pėrkujdes" qė ta ndėrpresė energjinė elektrike nė minutėn 16.20. Ndėrkaq njė person tjetėr, vetėm nja 20 metra larg nga vendi i pėrurimit, gjatė tėrė kohės qė po zhvillohej ceremonia solemne, i binte borisė nga vetura e tij, duke bėrė zhurmė!

QIK-u


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 03-12-07, 21:42   #2
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Perurohet Muzeu "Shtepia e Pavaresise"

Pėrurimi i kėtij muzeu u bė nga Kryetari i Kosovės, Fatmir Sejdiu, trashgimtar i denjė i presidentit tė ndjerė, I.Rugova.
Mungonte nė ceremoni Nexhat Daci i cili poashtu, me themelimin e LDD-sė pati rivendikuar trashgėminė e I.Rugovės.
NJėri nga kėta du personazhe nuk ėshtė i sinqertė, po cili nuk po i bie n'filli.
Dikush ka rrejtė! E rrena nė politikė diskrediton e zhgėnjen thellė elektoratin.
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-12-07, 17:44   #3
Bjeshka1
Jo e "Nemun"
 
Avatari i Bjeshka1
 
Anėtarėsuar: 01-11-06
Postime: 459
Bjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuar
Gabim Titulli: Perurohet Muzeu "Shtepia e Pavaresise"

Njerz me aftesi dhe vizion qe ka pasur i ndjeri Ibrahim Rugova nuk lindin shpesh.
Shpresoj qe mos te jet rilindasi i fundit, por kam frike...


__________________
Prift ose hoxhe mund te behet kushdo, por njeri eshte veshtire te behesh. (huazuar nga njeri i panjohur)
Bjeshka1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:36.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.