Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 09-06-13, 13:24   #106
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

Njėri prej Tushilės ishte i varfėr e i vetėm.
Fejohet me shumė mundime i shkreti, se tė varfėritė, si gjithkund, bartin peshėn e rėnd tė jetės.
Gėzohet shumė pėr fejesėn dhe nis ta ēezojė nusen. Merr para hua dhe blen pambuk e qo te nusja. Ēo mėndafsh, lesh... e gjithfarė harxhesh qė i duheshin pėr ēejzin e nusėrisė.
“Ore, - i thoshin, - je pak i hollė prej takatit, ndale dorėn se kėto para qė po i merr hua, njė ditė duhet kthyer!”
- Veē le tė ēejzohet mirė nusja se unė punoj. Punoj e fitoj dhe, njė ditė, edhe borxhet i kthej.
Zgjati kjo punė, po, nja dy vjet e tepėr.
Erdhi koha. Nusja kishte bėrė ēejzin gati. Ishte caktuar edhe ditėn e dasmės, u nda vadja.
Pikėrisht kur u nda edhe vadja, ēohet njė Smakiē i Arbrisė e t’i grabitė nusen me krejt ēejzin e gatshėm.
Ky i shkreti ra pėr tokė: ta vriste Smakiēin, nuk ishte punė qė bėhej, tė zinte nuse tjetėr - ruajna zot, se ishte i mbytur nė borxhe deri nė fyt.
Mbeti edhe pa nuse, edhe duhej punuar ditė e natė pėr t’i kthyer borxhet.
Nuk shkoi gjatė e i doli kėnga:
Dikush hiq e vuj,
Dikush puth e duj!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 16-06-13, 13:30   #107
Miriam
 
Anėtarėsuar: 20-03-06
Postime: 34
Miriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

Komentet e djemve nuk kishin tė sosur e pasioni i tyre ngjante si zjarret gjatė stinės sė verės, kur sapo fikej njė vatėr zjarri, merrte flakė pylli tjetėr...

Edlira i kishte quajtur me mendjen e saj “Pylli i meshkujve” ato mesazhet e ftesat e panumėrta tė miqėsisė on-line. Ajo as qė do ta kishte hapur mė postėn eletronike tek profili i saj nė internet sikur midis morisė tė komenteve tė mos spikaste njė i panjohur i pazakonshėm.

Kur djemtė e tjerė komentonin fotot e saj nė plazh nė mėnyrėn sikur do ta “mbysnin nė det” ose do t’i merrnin frymėn... po t’u binte ndėr duar, i panjohuri... jo vetėm qė nuk pėrzihej nė atė lėmsh po edhe e ledhatonte me fjalė. Nė fakt ai “pėrkėdhelte” pamjen nė foto, pozicionin e saj, shprehjen e syve duke i bėrė krahasime me figura mitologjike, ose me yje, ende tė pazbuluar... E kjo e bėnte komentuesin enigmatik tepėr interesant pėr Edlirėn.

“Shkencėtarėt janė vazhdimėsisht nė kėrkim tė yjeve, eksplorimit tė universit, pa iu shkėputur shpresės sė zbulimit tė ndonjė planeti tė ri, tė ngjashėm me tokėn, po ata nuk patėn fatin tė zbulonin tė vetmen vajzė "jashtėtokėsore" qė ka ardhur nga qielli midis nesh. Janė sytė e tu qė vėrtetojnė preardhjen tėnde nga njė botė tjetėr, mbase e shpikur nga fantazia ime, po meqė s’kam parė kurrė mė parė njė ikonė bukurie si ty, detyrimisht tė pėrulem, tė respektoj, e do tė mbroj, ashtu siē mbrohen sytė e ballit....” Ky qe njėri nga komentet e djalit tė panjohur dhe natyrisht Edlira kishte buzėqeshur, qe kėnaqur dhe, e kishte mėsuar pėrmendsh.

I egzagjeruar, i veēantė dhe ka llafe tė lezetshme, u kishte thėnė mė pas mikeshave. – Po pse mua nuk mė shkruan asnjėri kėsi gjėrash?! Hi,hi,hi Jepi dhe adresėn e profilit tim! I kishte thėnė njė shoqe buzagaz.
Edlira u kishte treguar disa hollėsira shoqeve; Ai nuk shton foto tė vetat, nuk mė nis foto nė privat, flet pėr gjithēka po jo pėr veten e tij. Kjo gjė e bėn edhe tė “urryer” po edhe tundues. Jam kureshtare... dua ta njoh!...

Mė shkruan nė shqipen letrare dhe s’para bėn gabime drejtshkrimore, krejt ndryshe nga shumica e atyre qė komentojnė fotografitė, me atė gjuhėn e keqshkruar: shatra/patra.

Ftesė pėr takim/e-mail
Edlira! Yjet ndriēojnė ēdo natė, e unė s’mund tė pres pėrherė natėn pėr tė tė kėrkuar me sy nėpėr univers. Do tė doja tė tė takoja gjatė ditės e jam i bindur se ti do i bėsh konkurrencė diellit me dritėn e bukurisė tėnde, me zjarrin e fshehtė qė ke brenda zemrės: madje mė mirė tė takohemi ndonjė ditė me shi, sepse do ta shijoj mė tepėr shkėlqimin e syve tė tu. Rrezikoj tė verbohem nga bukuria jote, po kjo s’mė tremb. A dėshiron tė njihemi nga afėr?
Jetonin tė dy nė tė njėjtin qytet dhe kjo i pakėsonte telashet qė shkaktonte njohja nė distancė. Prej ditėsh mendohej pėr atė takim e nuk i mbushej mendja ndonėse ja kishte ėndja ta njihte atė...

Pėrgjigje e-mail nga Edlira
Po mirė o miku im, mė shpjego pse duhet tė njihem me ty, kur ftesat mė arrijnė nga tė gjitha anėt, kur e kam bezdi tė dal shėtitje se mė hedhin fjalė ēunat pėrgjatė shėtitores. Kur s’gjej rehat sa herė qė shkoj nė plazh se mė hanė me sy “ujqėrit”... A kupton? Jam e “mbytur” me propozime..... Pse pikėrisht ty ? Pėrse duhet ta pranoj takimin? Vetėm kaq mė sqaro e mė pas do vendos...

Ai u pėrgjigj me vrull dhe eufori.
Ke tė drejtė Edlira! Po me lejen tėnde po shpreh mendimin tim duke tė premtuar se do respektoj ēdo vendim qė ti do marrėsh. Arsyeja pse do tė ishte mirė tė takohemi mund tė jetė njė, po ndoshta ka edhe njėmijė arsye pėr tė mos u takuar. Pra ti mund tė kesh njėmijė arsye pėr tė mė refuzuar, dhe vetėm njė pėr tė mė pranuar.

Kam vėnė re se na pėlqen tė bisedojmė sė bashku. Mirėkuptimi ynė, ėmbėlsia e karakterit e ndoshta edukata njerėzore me tė cilėn shoqėrohen bisedat tona on-line, janė disa motive qė na afrojnė. Nė tė njėjtėn kohė nuk na largon asgjė. Jemi kaq pranė, nė ide, nė shijet tona, madje nė tė njėjtin qytet. Pėrse mos tė shihemi sy mė sy si njerėz tė lirė, si dy tė rinj qė kanė interesa tė pėrbashkėta e duke u njohur nga afėr, mund tė lidhen shpirtėrisht. Ndėrkaq do tė bėj tė ndihesh e lirė, tė bėsh njė pėrzgjedhje si tė ta dojė ty zemra, ngaqė unė nuk sillem si “ujqėrit” qė pėrmende. Eja tė shihemi dhe merr sa kohė tė duash pėr tė vendosur...

Po si nuk qenke kurioze tė mė shohėsh? Ku ta dish, ndoshta tė pėlqej...?!
Miriam Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-06-13, 13:32   #108
Miriam
 
Anėtarėsuar: 20-03-06
Postime: 34
Miriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėmMiriam i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

Edlira hyri nė qėndrėn tregtare ku do takoheshin. E kishte menduar gjerė e gjatė vendin e takimit dhe kishte zgjedhur njė vend tė tejmbushur me njerėz pėr tė shmangur ndonjė tė papritur.. tė papėlqyeshme. Nuk i dihej kurrė se me kė bisedoje nė internet... Gjithsesi s’i kishte thėnė dot “jo”. Ajo nuk duronte dot mė pa lexuar mesazhet e tij, komentet e shumta tė fotove. I lexonte disa herė e i kujtonte herė pa here fjalėt e tij. E nuhaste qė personi i komenteve kishte diēka tė veēantė. E ndiente se kjo njohje mund t’i ndryshonte mjaft gjėra tė pėrditshmes se saj. Do tė mund tė lindte njė histori dashurie...? Nuk i dihej.

“unė kam bėrė dashuri me fjalėt e tua” tha me vete ajo kur po i afrohej djalit tek vendi i takimit...
Ajo ngriu nė vend dhe shqyeu sytė. – Edlira, jam unė Rudi. Besoj se mė mban mend. Si je me shėndet?
Edlira nuk foli. E shikoi me ankth, drojtje, e nė ēastet e fundit provoj mall. Sa kohė kishte rrjedhur nga takimi i fundit.

-Rudi?! Po pse nuk ma the nė fillim qė ishe kthyer? Ke dy muaj qė mė shkruan ndėrmjet internetit?
Ata qėndronin tė palėvizur pėrballė njėri-tjetrit. Tetė vjet nga takimi i tyre i fundit. Kishin qenė ēift, tė dashuruar nė universitet po ai papritur ja kishte mbathur jashtė shtetit nė njė kontinent tė largėt ashtu siē bėnin shumė tė tjerė...

-Tė lutem Edlira mė dėgjo me vėmendje!- Pas kaq vitesh nuk e shihja tė logjikshme tė paraqitesha pėrballė teje si ish i dashuri yt. Nuk pata kurajo tė tė dilja pėrballė sepse ti nuk mė pėrket, ti je e lirė e nuk mė detyrohesh asgjė. Ai u mendua pak pėr tė gjetur argumenta tė pėrshtatshėm dhe i tha:
E dija se me ty do tė lypej tė rifilloja nga e para, tė tė vardisesha njėlloj si ata qė nuk ke njohur kurrė, sikur tė mos kisha qenė kurrė i yti. Prandaj tė kontaktova nė internet dhe tė “ledhatova” me fjalėt e mia me shpresėn se do tė rifitoja simpatinė tėnde e tė me jepje mundėsinė e takimit. Nė tė vėrtetė komentet e mia qenė veē grimca fjalėsh, thėrime tė papėrfillshme tė paafta pėr tė pėrshkruar bukurinė tėnde... shpirtėrore.

Unė jam kthyer e mbase historia jonė mund tė rifilloi paēka se pėr kėtė nevojitet shumė kohė. E kuptoj qė ti ke tė drejtėn tėnde tė mendohesh dhe tė bėsh zgjedhjen mė tė pėrshtatshme, pėr veten tėnde, pa u prekur nga nostalgjia pėr historinė tonė. Dhe, nėse mė lejon ta them; as andej nėpėr botė s’kishte bukuroshe si ty. He, he, he, Edlira buzėqeshi.

– Ti mė braktise Rudi... si mund tė ta fal. Dakort se ashtu rrodhėn ngjarjet e tė gjithė ēunat e shumė goca provuan tė iknin nga ky vend. Po ky fakt, se nuk jam e vetmja ndėr tė braktisurat... nuk mė ngushėllon. Vetė e the se jam ndryshe, jashtėtokėsore e tė tjera broēkulla, me tė cilat shkrihesha sė qeshuri sa herė qė m’i shkruaje. Rudi! Ti s’ke tė drejtė tė ikėsh e tė kthehesh kur tė tė dojė qejfi.

Ajo u mendua dhe i tha: -Unė s’kam besim tek ty Rudi edhe pse dikur tė desha si e ēmendur. Ti ishe i pari pėr mua, tė dashuroja verbėrisht. Ti u zhduke pėr tetė vite....

Rudi mbeti i topitur. U prek nga fjalėt e asaj. Iu lidh goja, nuk mund tė mohonte asgjė. Edlira thoshte tė vėrtetėn. Ndarjet e ēifteve tė reja dhe familjeve pėr arsye mėrgimi qenė tė panumėrta, e kalonin vite derisa kryheshin ribashkimet e familjeve... e kjo dihej tashmė nga tė gjithė. Ndihej fajtor ndaj Edlirės dhe e parashikonte se qe njė “betejė” e humbur. Ai s’kishte asnjė dėshirė ta mashtronte... dhe nuk foli fare.
Shumė persona bėnin varavingo nė qendrėn tregtare, kurse ata tė dy rrinin tė ngrirė si dy shtatore.
-Mė fal Edlira! Tha ai syulur siē bėjnė djemtė e turpshėm e jo rrallė edhe fajtorėt.

-O Rudi, pėr ēfarė mė kėrkon falje? Pėr ikjen tėnde, pėr kėtė ardhjen e beftė, apo pėr ato komentet e fotografive tė mia? Ti mė bėre tė ėndėrroja... , mezi i prisja mesazhet e tua, mė merrte malli, pothuajse uria... pėr “ushqim” shpirtėror. Ku i ke mėsuar ti gjithė ato gjėra? Apo atje nė atė kontinentin e arratisjes tėnde?

-Ah jo, Edlira! Pėr komentet s’tė kėrkoj falje. Kėtė ta heqėsh nga mendja, sepse kur shkruaja komente nuk gėnjeja. Unė thjesht ngrita njė “monument” me paragrafė pėr bukurinė tėnde. Duke qenė kėshtu, deri diku jam i shfajėsuar pėr ikjen apo rikthimin tim. Ndėrkaq ti erdhe plot kurreshtje e dėshirė pėr njohje nė takim gjė e cila do tė thotė se neve mund tė marrim kohė, pėr tė shkrirė akullin e viteve tė mungesės time. Edlira, mbase do tė jetė mė mirė lidhja me mua qė mė njeh se kush jam, qė mė lexove e dėgjove se si flas, qė e di shumė mirė se si sillem, sesa njė tjetėr me tė cilin mund tė ndodhi pėr fat tė keq edhe ndryshe, qė mos tė kesh jetė tė lumtur, tė tė tradhėtoj, keqtrajtoj etj,. Tė paktėn me mua disa garanci i ke, edhepse nuk mjaftojnė kurrė. Pėr mendimin tim do tė ishte e vlefshme tė frekuentohemi disa kohė e shohim nėse midis nesh do tė mund tė rilindi njė histori dashurie....

Ai rifitoi pozicionin e tij si orator i paepur dhe kėrkonte me shumė takt qė ajo tė bindej pėr qėllimet e tij tė sinqerta. Edlira e dėgjonte pa i ndarė vėshtrimin zhbirues dhe e ndjeu se Rudi i pėlqente shumė. Pėr dreq ai kishte njėfarė avantazhi psikologjik ndaj saj. Ishte thuajse nė epėrsi ndaj saj, meqė ishte i pari djalė me tė cilin Edlira kishte fjetur...

I mirė apo i keq, ai qe i pari fare... e detyrimisht i paharrueshėm. Paēka se i paharueshėm, nuk do tė thoshte se qe i pazėvendėsueshėm... Tashmė qe burrėruar e kishte marrė njė tjetėr hije, mė joshės se kurrė! Kur e kishte dashuruar si e marrė nuk e imagjinonte dot jetėn pa atė, dhe ja tani ai ndodhej sėrisht pėrballė saj, afėr saj, po ajo ende se kishte prekur... e dėgjonte e pėrhumbur, deri diku e mposhtur. Detajet e oratorit qenė tė shumta. Dalėngadalė ai po fitonte terren e nga goja i dilnin fjalė bindėse. Edlira po dorėzohej..., s’donte tė dėgjonte argumenta tė tjera: Mjaft. Qenė sqaruar.

Ajo zbukuroi shikimin, buzėqeshi, e provokoi me sy tė ėmbėl siē bėjnė gocat kur u pėlqen djali. Po pėrpiqej tė jepte pėshtypjen se qe dakort. Ai e kuptoi dhe pėrfitoi menjėherė me shkathtėsi vendimtare. Shkathtėsia e reagimit, shpejtėsia e tė menduarit shumė shpeh ndihmonin e jo rrallė shkatėrronin.
-Kėshtu pra Edlira, erdhi momenti mė i lumtur i jetės time. Sapo lexova nė sytė e tu magjepsės fjalėn; pėrqafim. Duket sikur thua:“Mė pėrqafo”

-Ti Rudi i lexon sytė sipas leverdisė tėnde po je tejet i ēuditshėm pasi shtove edhe fjalėn magjepse ha,ha,ha . Ty nuk tė mjafton pėrqafimi po kur e lexon kėtė fjalė e do tė shkruar nė sy magjepsės. Jo sy dosido hi.hi,hi Qeshi edhe ai dhe me pak frikė tė pėrzier me padurim e pėrqafoi me ndjenjė
“Mė paska marrė shumė malli” mendoi Edlira gjatė pėrqafimit, e nė tė njėjtė kohė ai i mumuriti
– Mė ke munguar shumė!!

Ajo nuk iu pėrgjigj. E shtrėngoi fort me krahėt e saj atė qė kishte qenė i dashuri i saj i parė, ēmenduria e parė, emocioni mė i fuqishėm, plaga e madhe kur ai ishte ikur. Gėzimi mė i madh sepse ai qe kthyer...

Emigracioni ndonėse i lodhi, i ndau njerėzit, nuk i shkatėrroi tė gjitha dashuritė. Kur qe e shkruar nga perėndia, dashuritė triumfonin..., pas shumė peripecish ose me shumė vonesė...
Miriam Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-07-13, 06:12   #109
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

Nė kohėt e lashta, njė nga perandorėt kinezė, urdhėroi qė nė rrugėn kryesore ku kalonin njerėzit dhe karvanėt, tė vihej njė shkėmb i madh, dhe ashtu u bė. Shkėmbi, pothuaj e bllokoi tė gjithė rrugėn. Nga ana tjetėr, perandori urdhėroi njėrin nga rojat e tij, qė tė fshihet pas njė peme dhe tė vėshtrojė reagimet e njerėzve.

Kaloi personi i parė, i cili ishte njė nga tregtarėt dhe zengjinėt mė tė mėdhenj nė vend. Ai i hodhi njė vėshtrim plot mllef e neveri shkėmbit dhe tha:”Kush ėshtė ai horr qė e ka sjellė kėtė shkėmb kėtu nė mes tė rrugės?! Ėshtė prishur mileti fare!” pa e ditur se ishte pikėrisht perandori i vendit. Mandej, u soll rreth shkėmbit dhe mezi gjeti njė hapėsirė pėr tė kaluar. Teksa kalonte me vėshtirėsi, tha:”Mjerė ai qė e ka vėnė ē’ka pėr tė hequr! Kėtė ēėshtje do e ēoj gjer tek organet mė tė larta tė perandorisė! Nuk mbaron me kaq kjo punė!”

Personi i dytė qė erdhi, ishte njė burrė qė punonte nė ndėrtim. Edhe ai u mbush gjithė neveri kur e pa shkėmbin nė mes tė rrugės, por zėri apelues i tij ishte disi mė i ulėt se i tregtarit. S’kishte si tė ishte ndryshe, ai nuk i pėrkiste tė njėjtės shtresė.

Mė pas, vijnė tre tė rinj plot energji, tė cilėt ishin nė kėrkim tė identitetit tė tyre dhe njė qėllimi nė jetė. Ata qėndruan pranė shkėmbit dhe filluan tė ironizojnė personat qė e kishin sjellė atė shkėmb dhe e kishin vėnė nė mes tė rrugės. Jo vetėm kaq, por vajtuan dhe gjendjen e mjerė ku ishte zhytur vendi. “Ai qė e ka bėrė kėtė akt tė shėmtuar, duhet tė jetė ndonjė horr, idiot dhe injorant! Mjerė ne dhe mjerė vendi nga njerėz tė tillė!” thanė djemtė, pastaj u larguan pėr nė shtėpitė e tyre.

Kaluan dy ditė dhe shkėmbi qėndronte nė tė njėjtin vend. Derisa erdhi njė bujk i thjeshtė, nga shtresa e varfėr e perandorisė. Me ta vėnė re shkėmbin, pa folur fare ai pėrveshi mėngėt dhe ia nisi punės pėr tė bėrė diēka. Duke parė se ishte i pafuqishėm vetėm pėr ta lėvizur shkėmbin, u kėrkoi ndihmė dhe kalimtarėve tė tjerė, duke i motivuar se vetėm kėshtu mund tė lirohej rruga dhe se ankesat dhe sharjet s’kishin asnjė dobi. Pasi u mblodhėn disa burra, arritėn ta largojnė shkėmbin nga rruga. Teksa kthehej pėr tė marrė torbėn e tij tė cilėn e kishte vėnė mėnjanė, bujkut i zunė sytė njė sėnduk tė vogėl, i cili kishte qenė poshtė shkėmbit. E hapi dhe pa qė brenda tij gjendej njė pllakė floriri dhe njė letėr, e cila mbante emrin e perandorit tė Kinės dhe ku shkruhej:”Nga perandori, drejtuar atij qė do tė heqė kėtė shkėmb nga rruga. Ky ėshtė shpėrblim pėr individin pozitiv dhe iniciator pėr zgjidhjen e problemeve, nė vend tė ankesave tė padobishme.”

Hidh sytė pėrreth dhe shih sa probleme presin njė zgjidhje nga ana jote! Shumė prej tyre janė lehtėsisht tė zgjidhshme. Thjesht duhet bėrė diēka nė vend tė ankesave, fajėsimeve dhe kritikave qė adresohen lart e poshtė!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-09-13, 16:07   #110
Le jardin des disparus
Bulevardi i muzave!
 
Avatari i Le jardin des disparus
 
Anėtarėsuar: 22-10-12
Vendndodhja: Nė kopshtin e t`pagjeturve!
Postime: 408
Le jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėmLe jardin des disparus i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

Duetto


E njoh prej kohėsh. Kur erdhi pėr tė parėn herė nė shtėpinė t’ime ishte ende e vogėl, e bardhė, si pambuku. Rrinte si e huaj. Mė shikonte, e habitur, me njė vėshtrim ku shprehej njė ndjesi e butė, njė dėshirė e pakuptuar. E mirrja pranė edhe e gėzoja lehtazi duke ia shkuar dorėn time mbi flokėt e pambukta. Nuk lėvizte dhe unė vazhdoja t’a pėrkėdheja.
U rrit shpejt. Hodhi shtat nė pak kohė e sipėr. Sytė i ndritnin edhe mė shumė, edhe mė shumė i qeshte fytyra e saj e vogėl, por ajo mbeti gjithmonė ashtu e bardhė, ashtu e bardhė si pambuku.
Sot u mbushnė tre vjet qė nga dita q’e kam njohur pėr tė parėn herė. Mė duket tashti sikur e njoh prej shumė vjetėsh. Sikur ka qėnė kurdoherė pranė meje dhe sikur mė ka shoqėruar gjithmonė nė gėzimet dhe nė mjerimet e mia. Sikur s’mė ėsht ndarė kurrė!

***
Mbrėmjeve kur kthehem nė shtėpi e di sigurisht qė do t’a gjej te pragu i portės. Mė shikon qė prej sė largu dhe shpejton nė drejtimin tim. Mė vjen pranė dhe unė e pėrkėdhel, i gėzuar. Njė natė, koha ishte e bukur. Qielli i llambaritur. Yjzit xixėllonin pafundėsitė kristalore. E pashė nė rrugė kur zbardhėllente nė rrezet e hėnės. M’u duk mė e bukur, mė ledhatare, mė dashnore se ēdo herė tjetėr. Dola fushave me tė dhe shėtitėm bashkė mbi barin e njomur nga lotėt e natės. Ishte e gėzuar, i gėzuar isha dhe unė. I thashė se mos ishte e lodhur dhe nėse donte tė pushonim pak mbi njė gur, n’anėn e rrugės. Nuk mė foli. Mė shikoi me sytė e saj tė vegjėl, me njė vėshtrim t’ėmbėl, kokėn pak t’anuar. Ndėnja pak mbi gurin e madh q’ishte n’anėn e rrugės edhe ajo erdhi e pushoi pranė meje. E mora edhe mė pranė, e gėzova lehtazi duke ia shkuar dorėn time mbi flokėt e pambukta ndėrsa ajo e shikonte hėnėn pa folur.

***
Kur vjen dimri dhe thėllimi, ajo nuk del te pragu i portės qė tė mė presė si ē’bėn nė pranverė. Por e di se do t’a gjej prapa derės dhe do tė hidhet sapo tė mė shikojė. Rrimė sė bashku natėn vonė, pranė vatrės, unė me njė libėr nė dorė edhe ajo pranė meje. Kur lodhem sė kėnduari e sytė mė vriten nga gėrmat e vogla shikoj gjarpėrimin e zhdėrvjelltė tė flakėve. Rrimė sė bashku duke e shikuar zjarrin, pėr njė kohė tė gjatė, unė duke ia pėrkėdhelur lehtazi flokėt e pambukta dhe ajo duke i mbyllur pėrgjysmė sytė e vogjėl. E kam shoqen mė tė mirė nė jetė. Mė rri pranė dhe mė kupton shumė herė. E dua shumė qenin tim Titi, tė bardhė, si pambuku.


Vedat Kokona
__________________
Koha mė bėn tė harroj disa njerėz, disa njerėz mė bėjnė tė harroj kohėn, ndėrsa disa tė tjerė janė koha ime! http://dai.ly/x1971hq
Le jardin des disparus Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-09-13, 23:53   #111
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Tregime

Kėrkojė drite!

Ishte natė. Nė tė gjithė anėt mbretėronte qetėsia... nė njė ēast tė tillė e ndjeva veten tė vetmuar. Mejtoja: “ Ē’u bė gjithė ajo gjallėri e ditės? Ku shkuan kėngėt, vajet, britmat... e ... ditės? Ēdo gjė ka vdekur. Vetėm unė jetoj, unė me kandilin tim tė vogėl me vaj tė mirė. Tani s’kam frikė nga hiēgjė. Jam i lirė tė bėj ē’tė dua. Por duhet tė lėviz, tė punoj, tė punoj, tė flas... tė bėj gjithēka e tė ndėrtoj njė botė tė re. . por si do ta bėj pa njė shok?
Shikoj flakėn e kandilit tim qė nė fund ėshtė shumė e shkėlqyer...e pastaj vjen tyli i hollė qė shkon drejt pėrpjetė.
Njė fllad i kėndshėm mė pėrkėdhel fytyrėn. Flaka e kandilit lėkundet. Lėkundet dhe tymi i saj valė-valė si tallazet e detit, por pėrpjetė.
***
Po afron mesi i natės. Flaka e kandilit sapo vjen e po venitet. Kaloi pak kohė dhe...flaka e kandilit u lėkund nja dy dy-tri herė, por pa fuqi dhe u zhduk nė errėsirė. Fitili i kandilit dhe shkėndijat, njėra pas tjetrės, me radhė, po zhduken, gjersa mbaruan tė gjitha. Edhe mua me kandilin mė mbuloi cipa e zezė e natės: errėsira! Asgjė s’jeton, veē meje. Sytė e mi drejtohen nga kandili, sikur kėrkojnė tė gjejnė diēka: ndoshta dritėn qė humbi...
Papandehur kėndon njė kėndez. Me kėngėn e tij mė vjen sikur mė thotė: “Ē’bėn, pse shikon kandilin?...”
Berat 16 qershor 1939

Jani Dodi
Mare nga gazetashqiptare
_____________________




Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 28-09-13 nė 23:53
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:25.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.