Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 07-01-08, 16:06   #1
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Brengosjet e prindėrve

Vajza ime nuk ka tė dashur. A ėshtė normale?

“Tė gjitha mikeshat e saj kanė tė dashur, ndėrsa ime bijė jo. Ajo ka nevojė tė nxjerrė nė pah vetitė e saj, por ėshtė e re... E shoh qė ndjehet inferiore dhe vuan pėr kėtė. Rri me orė tė tėra mbyllur nė shtėpi dhe tregon se si shoqet e saj janė tė lumtura qė kanė gjetur dashurinė. Mė thoni, si mund ta ndihmoj, pasi edhe marrėdhėnia jonė ka filluar tė pėrkeqėsohet pėr shkak tė gjendjes sė saj?”.


“Ėshtė e kėndshme, inteligjente, njė vajzė e mirė...” thotė nėna, siē i pėrshkruajnė gjithnjė nėnat vajzat e tyre. “Por rri shtrirė dhe buzėrrudhur, nė lulen e moshės sė saj duke u ndjerė e vetmuar, nė kėtė botė ku ēdo ditė lulėzojnė madje edhe simpati e flirte kalamajsh”.

Nuk ėshtė mė aspak pėr tė ēuditur nėse nėna fillon tė ndjekė me shqetėsim jetėn sentimentale tė bijės, duke e pėrkrahur faktin e tė paturit njė tė dashur. Madje, nė bisedat e mamave tani lakohet me krenari ky realitet. Nėnat shqiptare i njohin shokėt e vajzave tė tyre, i lėnė tė dalin sebashku pėr kafe, nė disko e “pub-e”, dhe pėrjetojnė me emocion lidhjet e tyre. Madje kur vajza ka ardhur nė njė moshė tė pjekur pa tė dashur, shqetėsimi nis tė rritet edhe pėr mamatė. Kjo ndjehet jo vetėm nga letra e lartpėrmendur, por edhe nga shumė copėza tė tjera historish qė na kanė ardhur pėrgjatė njė viti. A duhet tė shqetėsohen nėnat nėse bijat e tyre nuk po shoqėrohen me ndonjė djalė, apo nuk kanė tė dashur? Nė arsyetimin tonė si nėna, duket njė gjė krejtėsisht normale. Ehe pse nuk ka tė dashur tani, nuk do tė thotė se kjo gjendje do jetė e pėrhershme. Por pėr njė vajzė qė nuk e mendon kaq shumė tė ardhmen, por vuan tė tanishmen dhe ėshtė e rrethuar me shoqe qė i thonė tėrė kohės ”i fejuari im mė solli kėtė..., do tė dal me tė dashurin tim...etj”, pa dyshim qė kjo situatė kthehet nė njė gjendje tė pakėndshme. Dhe njė nėnė nė kėtė situatė ēfarė duhet tė bėjė??? Mbi tė gjitha nuk ėshtė pėr t’u nėnvleftėsuar “vuajtja” e bijės. Flitet pėr njė vetmi edhe pse ajo ėshtė tepėr e re. Por nė tė njėjtėn kohė, duhet menduar: Mos ka ndonjė problem pėr t’u lidhur me tė tjerėt, nė veēanti me djemtė?



Ndrojtja, problemi kryesor


Shpesh mbas kėtyre problemeve fshihet ndrojtja. Njė vajzė shumė e turpshme tėrhiqet gjithnjė prapa, duke mbajtur njė sjellje tė ashpėr dhe tė ftohtė. Por mund tė jetė dhe njė agresivitet ndaj djemve qė mund t’i shmangen dhe largohen. Nė tė dyja rastet nė thelb ekziston pasiguria. Duke menduar dhe faktin qė adoleshenca ėshtė njė periudhė e mbushur me dyshime tė mėdha dhe me pasigurinė qė tė krijon njė trup i cili ndryshon vazhdimisht dhe qė jep emocione. Duhet patur parasysh se sot jetojmė nė njė botė ku mesazhet mediatike japin gjithnjė figura femrash tė pėrsosura fizikisht, qė tėrheqin meshkujt, dhe kjo i bėn vajzat shpesh tė ndjehen “joperfekte”. Kėshtu, njė vajzė qė ėshtė e shėndoshė, dhe do tė dėshironte tė kishte trupin e njė topmodeleje, ndjehet keq. Ajo nuk e pėlqen veten e saj dhe kėtė gjė ia transmeton dhe tė tjerėve.



Mos ekzagjeroni

Si ta ndihmoj? - Pyet nėna pėr bijėn e saj, e cila ndjehet e vetmuar. Asnjėherė nuk duhet nėnvleftėsuar fakti qė ajo ndjehet keq, dhe as nuk duhet tė priremi duke i thėnė se "problemet janė tė tjerat; ke njė jetė pėrpara, mendo tė studiosh etj". Por nga ana tjetėr duhet patur kujdes tė mos e bėjmė mė tė madh se ē'duhet problemin. Ka nėna qė bėhen keq nga ky fakt dhe nisin t'i thonė vajzave: "Pėrse nuk del me Megin e cila njeh njė grup tė madh shokėsh, pse nuk bėn njė festė, pse nuk del nga blloku, pse nuk shkon nė palestėr etj.???" Kjo mund t'i kthehet nė ankth tė vėrtetė, bile mund tė quhet pėrndjekje. Sepse vajza mund ndjehet jo vetėm e pafat qė ėshtė pa tė dashur ose pa shoqėri, por dhe nėn vėzhgim, qė nė kėtė moshė ėshtė e ngjashme me pėrndjekjen e njė tė huaji.




T’i japėsh siguri


Eshtė mirė qė nėna pėr tė pėrballuar kėtė problem t’i shpjegojė se si shumė vajza e nxitojnė kohėn e lidhjes me njė djalė dhe kjo nuk ėshtė fort e shėndetshme. Nėnat mund t’ua qartėsojnė se ”Tė bėsh dashuri me njeriun e parė qė tė bėn komplimente ėshtė diēka e gabuar, sepse vajza ėshtė e parritur dhe mund tė bėjė gabime” por edhe shumė gjėra tė tjera qė i dinė mirė mamatė e sotme... Objektivi qė njė nėnė duhet tė arrijė ėshtė tė kthejė kėtė gjendje dėshpėrimi nė njė vlerė duke i shtuar sigurinė bijės: “qė vajzat e mira duhet ta hedhin kėtė hap mė vonė...”. Gjithnjė duke hequr dorė nga vetitė e saj fizike, dhe duke u pėrqendruar tek virtytet njerėzore. Duhet patur parasysh se nuk ėshtė shumė e shėndetshme tė preken tė dhėnat e saj fizike, ku ajo mund tė ndjehet keq. Nėse ajo e ndjen kėtė shqetėsim as fjalėt e nėnės nuk mund t’ia heqin nga mendja “problemin” e saj fizik. Nėse nėna e pėrmend shpesh kėtė detaj ajo do tė perceptojė kėtė aspekt si tė rėndėsishėm edhe pėr nėnėn, dhe do tė vuajė mė shumė, duke menduar qė dhe nė sytė e nėnės vajza nuk ėshtė aspak tėrheqėse. Nėna duhet tė punojė shumė qė ta ndihmojė qė ajo tė vlerėsohet si person, duke nėnvizuar se nuk ėshtė dhe aq e rėndėsishme tė kesh ose tė mos kesh tė dashur. Dhe qė vėmendja kryesore duhet pasur nė cilėsinė e raportit. Njė kėshillė qė do t’i vlejė asaj dhe mė pas, kur tė jetė e rritur.

iliriaplus.com


__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:20.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.