Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika > Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006
Emri
Fjalėkalimi
Dr Ibrahim Rugova 1944 - 2006 Mė 21 janar 2006 pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-01-06, 23:19   #196
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

KALMI-REJ DHE PLASNIK DO TĖ MARRIN PJESĖ NĖ VARRIMIN E KRYETARIT RUGOVA



Vjenė, 23 janar (MIA) - Vdekja e kryetarit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, ka lėnė zbrazėti tė madhe dhe shumė ēėshtje tė hapura, ka thėnė tė hėnėn nė Vjenė shefja e diplomacisė zvicerane Mishelin Kalmi-Rej pas takimit me ministren e Punėve tė Jashtme austriake, Ursula Plasnik.

Siē njofton Kosovapresi, nė njė konferencė pėr media, Kalmi-Rej ka shprehur shpresėn dhe bindjen se bisedimet rreth statusit tė Kosovės do tė vazhdojnė dhe do tė pėrfundojnė me njė zgjidhje tė kėnaqshme.

Kalmi-Rej ėshtė shprehur pėr pavarėsinė e Kosovės, ndėrsa ka shtuar se ēėshtja e statusit duhet tė zgjidhet shpejt, sepse situata nė Kosovė nuk ėshtė stabile.

Ajo njėkohėsisht u shpreh se zgjidhja finale duhet tė arrihet pėrmes dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit.

Ndėrkaq, Plasnik tha se pas vdekjes sė Rugovės ėshtė me rėndėsi qė delegacioni kosovar tė fillojė bisedimet.

"Kemi besim nė elanin e kosovarėve pėr tė ruajtur tash stabilitetin dhe pėr tė vazhduar procesin politik", ka thėnė ajo.

Plasnik dhe Kalmi-Rej thanė se me siguri do tė marrin pjesė nė varrimin e kryetarit Rugova tė caktuar pėr 26 janar, ditė e enjte.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 24-01-06, 23:21   #197
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

HAMITI: VARRIMI I RUGOVĖS DO TĖ JETĖ KOMBĖTAR DHE SHTETĖROR



Prishtinė, 23 janar (MIA) - Naser Rugova, kėshilltar i kryeministrit dhe i afėrm i Ibrahim Rugovės, ka thėnė pėr Kosovapress se varrimi i kryetarit tė Kosovės do tė bėhet nė varrezat e dėshmorėve nė lagjen "Velania" tė Prishtinės. Roje nderi gjatė tėrė ditės ka bėrė Garda e Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, ndėrkaq nė orėt e mbrėmjes rojė nderi janė duke bėrė pjesėtarėt e SHPK-sė.

Muhamet Hamiti, koordinator i Kėshillit tė varrimit nuk sqaroi se nė cilat varreza do tė bėhet varrimi i kryetarit tė vendit, Ibrahim Rugova, por vetėm ka pohuar se do tė bėhet mė 26 janar nė Prishtinė.

Hamiti, ndėrkaq, nuk dha detaje shtesė se me ēfarė ritesh do tė varroset Rugova, duke sqaruar se do tė jetė njė varrim kombėtar dhe shtetėror.

Ai tha se njė pjesė e informacioneve qė lidhen me ceremoninė e varrimit do tė bėhen tė ditura gjatė ditės sė nesėrme, ndėrkohė ka pohuar se nė ditėt e ardhshme do tė konfirmohet saktėsisht se cilat nga personalitetet e jashtme do tė marrin pjesė nė varrimin e kryetarit tė Kosovės, Ibrahim Rugova.

"Ne vazhdojmė tė marrim konfirmime nga bota e jashtme, por ky ėshtė njė proces nė vazhdim dhe informacioni i plotė do tė jepet gjatė ditės sė nesėrme", deklaroi Hamiti.

Ndryshe, qytetarė tė shumtė kanė filluar tė bėjnė homazhe para arkivolit tė Rugovės qė nga orėt e mėngjesit deri nė orėt e mbrėmjes. Edhe pse ishte paraparė qė homazhet tė pėrfundojnė rreth orės 18.00, qytetarėt kanė vazhduar tė nderojnė kryetarin Ibrahim Rugova.

Arkivoli me trupin e pajetė tė kryetarit Rugova, i mbuluar me flamurin e Presidencės, ėshtė vendosur rreth orės 8.30 nė hollin e Kuvendit tė Kosovės, ku do tė qėndrojė deri nė paraditen e sė enjtes. Ndėrkohė, qė personalitete tė larta vendore dhe ndėrkombėtare dhe qytetarė tė shumtė nga e gjithė Kosova gjatė gjithė ditės kanė bėrė homazhe para arkivolit.

Ceremonia zyrtare mortore, para nisjes pėr nė banesėn e fundit tė kryetarit tė Kosovės, Ibrahim Rugova do tė zhvillohet tė enjten nė sallėn "1 Tetori" nė Prishtinė.

Siē dihet, Kėshilli ekzekutiv i ceremonive mortore pėr kryetarin e Kosovės ka shpallė 15 ditė zie kombėtare. Dita e enjte, mė 26 janar, dita e varrimit tė kryetarit, do tė jetė ditė pushimi, kurse qė nga sot deri tė enjten nuk do tė ketė mėsim nė tė gjitha nivelet arsimore, ndėrsa nė ditėt e tjera nuk do tė ketė aktivitete kulturore dhe sportive.

Kėshilli Ekzekutiv ka vendosur qė pėrgjegjėsinė pėr ruajtjen e sigurisė ta mbajė Shėrbimi Policor i Kosovės. Strukturat e rendit, nėn udhėheqjen e Shėrbimit Policor tė Kosovės (SHPK), konfirmuan se kanė marrė tė gjitha masat nė mėnyrė qė ceremonitė mortore tė zhvillohen dinjitetshėm.

Kryetari i Kosovės, Ibrahim Rugova, vdiq tė shtunėn nė ora 11.38 pas njė sėmundjeje tė rėndė. Ai ishte 61-vjeēar.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-01-06, 23:54   #198
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Si pasojė e pritjes pėr homazh , 25 veta kan kerkuar ndihmė mjeksore.

Nga Irna Koxha

Prishtinė (24 Janar)-Rreth 25 persona qe prisnin ne rradhet e gjata ne rruget e Prishtines per t“i bere homazhe presidentit Ibrahim Rugova , kane kerkuar sot ndihme mjeksore si pasoje e problemeve te shkaktuara nga temperaturat shume te ulta.
”Gjate dites se sotme personeli i ndihmes sė shpejtė i cili po qendron nė qėndren e Prishtines ka ndėrhyrė nė 25 raste, ku pesė prej tyre janė dėrguar pėr trajtim nė ndihmen e shpejtė mjeksore”, thanė mjeket nė terren tä martėn.Nderkohė mijėra qytetarė , qėndrojnė nė temperraturen deri nė-15 gradėdhe presin nė rradhė tashme kilometrike pėr tė berė homazhe para arkivolit tė presidentit , Rugova qe ndohet nė hollin e Kuvendit tė Kosoves.Ndėrkohė autoritetet thonė se po bejnė pėrgaditjet pėr ceremoninė e varrimit dhe pritjen e delegacioneve tė huaja qė do tė mberrinė nė Prishtinė.Disa kompani private qė nga mbremė janė duke punuar nė rregullimin e vendit , nė varrezat e dėshmoreve nė ”Velani” ku do tė varroset kryetari i Kosoves Ibrahim Rugova.(Kosovapres+DojceVele/ Balkanweb)
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-06, 01:01   #199
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Bler: Presidenti Rugova pėr shumė vjet ishte njė forcė e rėndėsishme nė jetėn e Kosovės

Prishtinė, 24 janar - Kryeministri i Britanisė sė Madhe Toni Bler, nėpėrmjet njė mesazhi nė adresė tė kryeparlamentarit Nexhat Daci, ka shprehur ngushėllime tė sinqerta dhe keqardhje tė thellė pėr vdekjen e Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova.

"Po tė shkruaj pėr tė shprehur ngushėllimet e mia pas vdekjes sė Presidentit Rugova. Mendimet dhe lutjet tona janė me gruan dhe tre fėmijėt e tij, gjatė kėsaj periudhe kohore tė vėshtirė.
Presidenti Rugova ishte njė forcė e rėndėsishme nė jetėn e Kosovės, pėr shumė vjet. Popullariteti i tij nė mesin e popullit tė Kosovės dėshmon pėr mbėshtetje tė gjerė pėr pėrpjekjet e tij joviolente pėr tė ardhmen e Kosovės.

Jam shumė i lumtur qė kam pasur rastin tė takohem me tė.
Shpreh keqardhje tė thellė qė vdekja e tij ndodhi nė kohėn kur sapo ka filluar procesi pėr statusin final tė Kosovės.

Puna e palodhshme e presidentit Rugova dhe vendosmėria e tij ka ndihmuar qė kjo tė ndodh. Pres qė tė gjithė liderėt politik tė Kosovės tė vazhdojnė tė ndėrtojnė nė pėrkushtimin e presidentit Rugova pėr njė Kosovė ku tė gjithė njerėzit, pa marrė parasysh pėrkatėsinė etnike, racėn apo religjionin, janė tė lirė tė jetojnė dhe tė prosperojnė nė mėnyrė tė barabartė.

Kėrkoj nga Qeveria e Kosovės dhe ekipi negociator dhe liderėt tjerė tė Kosovės qė tė mblidhen pėr kėtė qėllim nė negociatat qė po i zhvillon presidenti Ahtisari.
Sinqerisht,

Toni Bler
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-06, 01:12   #200
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Papa Benedikti XVI ngushėllon popullin e Kosovės

Papa Benedikti XVI i ka dėrguar njė mesazh ngushėllimi popullit dhe administratės sė Kosovės me rastin e ndarjes nga jeta tė Presidentit Ibrahim Rugova.

Nė mesazh, Papa Benedikti XVI thekson cilėsitė e larta qytetare qė e frymėzuan jetėn e presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova si edhe shėrbimin bujar qė u bėri ai bashkėqytetarėve tė tij kosovarė.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-06, 02:44   #201
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kosovo mourns its president
23/01/2006

Mourners have begun arriving by the thousands to pay tribute to the late President Ibrahim Rugova, praised internationally as a historic figure who provided leadership at a crucial time in Kosovo's history.
By Blerta Foniqi for Southeast European Times in Pristina – 23/01/06
Nexhat Daci, head of the Kosovo Assembly, bows in front of the portrait of Kosovo President Ibrahim Rugova during a commemoration session in Pristina on Sunday (22 January). Daci has been named interim president. [Laura Hasani]

Flags in Kosovo's towns and cities have been lowered to half-mast in tribute to President Ibrahim Rugova, who died Saturday (21 January) after battling lung cancer for several months. On Monday, mourners began arriving in Pristina by the thousands to pay homage to the late president, whose body will lie in state at the Kosovo Assembly until his funeral Thursday.

Speaking to the media following an address to the assembly, UNMIK chief Soren Jessen-Petersen stressed the key role Rugova played in shaping Kosovo's future. "He has laid out a vision, he has provided clear, clear guidance," Jessen-Petersen said. "With unity, I think everybody will work together to try to make sure that his dream comes true."

Martti Ahtisaari, the UN special envoy for the upcoming talks on the province's final status, expressed hope that the political momentum generated by Rugova would be maintained. The initial round of direct negotiations between Belgrade and Pristina was to begin Wednesday, but will now be postponed until February.

"Kosovo has lost a historic leader at this crucial time, as the negotiations on Kosovo's status have entered an important phase. He was the symbol of the aspirations of Kosovo's people and devoted his life to promoting the rights of the people of Kosovo through peaceful means," Reuters quoted Ahtisaari as saying.

Leaders in the region and around the world have sent their condolences and expressed praise for Rugova, described by EU foreign policy chief Javier Solana as a "historic leader who devoted his life to protecting and promoting the rights of the people of Kosovo".

In Washington, US Secretary of State Condoleezza Rice also praised Rugova's leadership. The United States will continue to work with Kosovo's people to "build a society based on the principles of democracy, human rights and inter-ethnic tolerance that President Rugova valued so deeply," Rice said in a statement.

In Albania, the government has announced a three-day mourning period for Rugova, starting Monday. The decision was made during an extraordinary cabinet session Saturday, convoked immediately after news of Rugova's death. In messages sent to the Kosovo leadership, Albania's President Alfred Moisiu and Prime Minister Sali Berisha praised Rugova as a "great leader" of whom Kosovo and all Albanians could be proud.

Regional media, meanwhile, are reporting that Parliament Speaker Nexhat Daci will temporarily assume Rugova's duties until parliament elects a successor. Daci, a senior member of Rugova's Democratic League of Kosovo (LDK) is seen as a top candidate for president. Other potential nominees include incumbent LDK leader Kole Berisha and the head of LDK's caucus in the previous Kosovo assembly, Sabri Hamiti.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-06, 09:54   #202
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Hollbruk: Kosova ndoshta nuk do tė ekzistonte sot pa vizionin dhe kėmbėnguljen e Rugovės

Uashington, 25 janar - Ish ambasadori amerikan nė Kombet e Bashkuara Riēard Holbruk, njė nga diplomatėt qė ka luajtur njė rol qendror nė Ballkan, gjatė viteve 90 tha se Presidenti Ibrahim Rugova ishte njė udhėheqės i jashtėzakonshėm. Hollbruk deklaroi pėr "Zėrin e Amerikės" se populli i Kosovės ishte me fat qė u drejtua nga njė njeri i tillė dhe tani duhet tė punojė pėr tė realizuar ėndrrėn e Presidentit Rugova pėr pavarėsi.
Hollbruk pėrmbledh me pak fjalė rolin e rėndėsishėm tė Presidentit Rugova pėr Kosovėn: "Kosova ndoshta nuk do tė ekzistonte sot pa vizionin dhe kėmbėnguljen e tij".
Hollbruk e njihte mirė Presidentin Rugova dhe pėr tė shprehur kujtimet e tij sjell vetėm njė detaj.
"Gjithmonė do ta kujtoj qė kur e takova, ai kishte shallin e tij tė pėrhershėm dhe tha se nuk do ta hiqte deri kur Kosova tė ishte e lirė. Mė vonė, kur shkova pėrsėri nė Prishtinė e pashė pa shall nė qafė. Ishte diēka e mrekullueshme. Ai ishte njė njeri i madh dhe populli i Kosovės ishte me fat qė e kishte atė si udhėheqės".
Hollbruk shpreh besimin se trashėgimia e Presidentit Rugova do tė mbetet dhe se shpreson qė shqiptarėt tė bashkohen pėr tė punuar drejt qėllimit pėr tė cilin u pėrpoq presidenti Rugova.
"Shqiptarėt e Kosovės kanė njė mision historik pėr tė plotėsuar. Tani aq mė tepėr si njė nderim ndaj kujtimit tė doktor Rugovės".
Ambasadori Hollbruk ėshtė optimist pėr tė ardhmen e bisedimeve pėr Kosovėn, duke vlerėsuar lart diplomatėt ndėrkombėtarė qė janė caktuar pėr tė ndėrmjetėsuar.
"Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Kombet e Bashkuara kanė emėruar emisarė tė shkėlqyer. Marti Ahtisaari ėshtė shumė i zoti dhe i dėrguari amerikan, Ambasadori Frenk Uizner, tė cilin e njoh prej kohėsh, qė kur kemi qenė bashkė nė luftėn e Vietnamit, ėshtė njė nga diplomatėt mė tė zotė nė historinė moderne tė diplomacisė amerikane. Kėshtu mendoj se ekipi i Ahtisaarit dhe Wisnerit do tė ketė njė rol shumė tė madh pėr zgjidhjen e kėtij problemi tė vjetėr, tha Hollbruk.
Por si e parashikon zoti Hollbruk Ballkanin, nė tė ardhmen?
"Endrra ime ėshtė qė Ballkani tė jetė njė grup vendesh tė pavarura, tė lidhura nė njė zonė tė pėrbashkėt ekonomike dhe qė tė futen tė gjitha nė Bashkimin Evropian pėrfshirė Shqipėrinė, Kosovėn, Serbinė, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinėn dhe Kroacinė".
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-06, 14:45   #203
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Goldberg: Vizioni i Rugovės pėr tė ardhmen ishte shumė i lidhur me procesin e statusit pėrfundimtar


Linda Karadaku-Ndou
24-01-2006



Shefi i Zyrės Amerikane nė Prishtinė, Filip Goldberg, nė njė intervistė dhėnė Zėrit tė Amerikės tha se Kosova pa presidentin Rugova ėshtė njė Kosovė e ndryshme, politikisht dhe nė ēdo mėnyrė tjetėr, por njerėzit kėtu do ta respektojnė shumė trashėgiminė e tij dhe do tė shkojnė pėrpara me idetė qė u la ai.

Zėri i Amerikės
: Zoti Goldberg, presidenti Rugova ishte mik i Shteteve tė Bashkuara dhe ju e keni mbėshtetur aq shumė. Cili ėshtė boshllėku qė la ai nė Kosovė me vdekjen e tij?

Ambasadori Goldberg: Presidenti Rugova ishte symbol i Kosovės nė gjithė botėn, ishte edhe simbol nė Kosovė, mund ta shohėsh kėtė nga grupet e shumta tė njerėzve qė kalojnė para trupit tė tij, nė ndėrtesėn e Parlamentit. Ata po e bėjnė kėtė me dinjitet dhe respekt shumė tė madh dhe dashuri shumė tė madhe. Ėshtė njė pjesėmarrje e jashtėzakonshme. Mendoj se Kosova pa presidentin Rugova ėshtė njė Kosovė e ndryshme, politikisht dhe nė ēdo mėnyrė tjetėr, por njerėzit kėtu do ta respektojnė shumė trashėgiminė e tij dhe do tė shkojnė pėrpara me idetė qė u la ai. Mendoj se kjo ėshtė shumė e rėndėsishme.

Zėri i Amerikės: Zoti Rugova mbante tri pozita shumė tė rėndėsishme. Ishte kryesues i grupit negociator, president i Kosovės dhe udhėheqės i partisė mė tė madhe nė vend, Lidhjes Demokratike. Si mendoni se do tė plotėsohen kėto vende, veēanėrisht kryesuesi i grupit negociator dhe i presidentit?

Ambasadori Goldberg: Pa dashur tė diskutoj shumė pėr politikėn sepse kjo ėshtė kohė zie kur duam thjeshtė t’i bėjmė nderimet presidentit Rugova dhe familjes sė tij, mund tė them se vizioni i tij pėr tė ardhmen ishte shumė i lidhur me procesin e statusit pėrfundimtar. Dhe ēdo gjė qė do tė bėhet nė periudhėn qė pason, duhet marrė parasysh procesin e statusit pėrfundimtar, jo vetėm pėr tė mirėn e tė gjithė popullit tė Kosovės, por edhe nė kujtim tė presidentit Rugova. Kjo do tė thotė se kushdo qė do tė bėhet president i Kosovės, (dhe tani nuk ka president, do tė duhet tė vendoset se cili do tė jetė presidenti tjetėr), procesi do tė ndihmohet nga ajo zgjedhje. Procesi i negociatave pėr statusin pėrfundimtar do tė vazhdojė nga grupi i unitetit, nga grupi negociator qė ngriti presidenti Rugova si njė nga veprimet e tij tė fundit si president dhe tė cilin e udhėhoqi aq mirė. Ky proces do tė vazhdojė, sepse ėshtė nė interes tė tė gjithė njerėzve kėtu dhe sepse do tė nderojė kujtimin e tij sepse kjo ėshtė ajo qė ishte mė e rėndėsishme pėr tė, e ardhmja e Kosovės. Kjo do tė thotė se duhet tė jetė njė grup uniteti, njerėzit duhet tė bėhen bashkė dhe shpresoj se vdekja e presidentit Rugova do tė ndihmojė dhe do ta bėjė mė solid kėtė unitet edhe pse ai nuk ėshtė kėtu pėr tė ndihmuar, pėr ta udhėhequr.

Zėri i Amerikės: A prisni negociata shumė tė vėshtira apo tė vėshtira pėr kėto dy pozita, atė tė kryesuesit tė grupit negociator dhe tė presidentit?

Ambasadori Goldberg: Nuk dua tė flas pėr politikė pėr momentin, por ajo qė mendoj ėshtė se kryesuesi i grupit negociator, siē u ngrit nga presidenti Rugova, ėshtė presidenti i Kosovės. Nuk ka president tė Kosovės, dhe mendoj se do tė ishte shumė mirė nėse pas zisė zyrtare, fillon procesi pėr tė zgjedhur njė president tė ri, sepse ėshtė shumė e rėndėsishme, pėr tė ardhmen dhe kujtimin e dr.Rugovės. Ai luajti njė rol unik, ai ėshtė i pazėvendėsueshėm nė kaq shumė mėnyra, si udhėheqės, si symbol dhe si njė figurė e madhe pėr botėn dhe popullin e Kosovės. Por ajo qė mund tė bėhet ėshtė qė kujtimi i tij tė nderohet duke e ēuar kėtė proces pėrpara, nė tė cilin ai besonte kaq shumė. Kjo mund tė bėhet pėrmes zgjedhjes sė njė personi konsensual, dikush qė do t’i bashkojė njerėzit, veēanėrisht nė atė grup negociator, nė mėnyrė qė tė mbahet takimi i Vjenės, procesi tė shkojė pėrpara, nė mėnyrė qė tė mos humbet kohė, sepse mendoj se kjo do tė ishte gjėja e fundit qė do tė kishte dashur presidenti Rugova. //rd//
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-06, 14:58   #204
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim



__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-06, 15:04   #205
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim


Prishtinė, 25 janar 2006 /TN /QIK

Shkruan: Bernard Kushner*
( Bernard Kouchner )*

Ibrahim Rugova, 61-vjeēar, i quajtur "Gandi i Ballkanit ", sapo vdiq. Konsumues i madh cigaresh nė vendin ku tė gjithė pinė duhan. Ai vdiq nga kanceri nė mushkėri. Nė kėtė plan nuk arrita ta bind. Vishej gjithmonė me kostum tė errtė, tė gėshtenjtė ose tė hirtė, me kėmishė tė bardhė e kravatė, ai mbante nė qafė gjithmonė njė shall mėndafshi. Nė rrafshinėn e Kosovės dhe nė malet pėrreth, ky burrė ishte unik.

Ai mendonte dhe shprehej si intelektual dhe e kishte mėrzi tė bėhej i pari. I urrente mbledhjet publike ku shprehej pa karizėm, me zėrin e ulur dhe me arsyen e njė profesori tė formuar nė Sorbonė.

Ai ēapitej nėpėr kėto rajon tė ashėrd dhe fshatra pa ndonjė mėshirė a keqardhje dhe preferonte zyrėn shtėpisė sė vet nė lagjen shik tė Prishtinės. Ai e urrente dhunėn dhe mendonte se debati, e vetmja rrugė e suksesit, mbetej gjithmonė e mundshme.

Nė Ballkan trimėria e egėr, kuraja heroike, shprehja masive, fizike e angazhimit pėrshfaqen nė ēdo gjest tė njerėzve. Ata shkojnė nė treg ose i ruajnė veturat sikur sakrificė. Thuhet se nė Kosovė fėmijėt mėsohen pėr ta njohur vetėm njė frikė: atė si tė tregohet ajo.

Njerėzit e Ballkanit, me psikizmin e modeluar gjatė shekujve tė betejave, pėrpiqen qė gjithmonė tė japin prova tė kėsaj trimėrie tė pezmatuar qė nxit kėrkimin e rrezikut me duele tė pakuptimta. Nė kėtė kontekst burrėrie, teoria e jo dhunės, ajo tė cilin ai e ligjėronte me ngulm, ngjate njė strehim i gjorė, nė mos dhe jo degradues. "Ibrahim", siē e quanin tė gjithė, me njė buzėqeshje aq gjentile dukej i kundėrt.

Nė Kosovė ekziston hendeku ndėrmjet atyre qė morėn armėt nė duar dhe atyre qė pėrdoren metoda mė tė buta, mė moderne, mė mediatike. Hashim Thaēi, shef i UĒK-sė, nė opozitė, ushtari Ramush Haradinaj, i bėrė kryeministėr dhe plaku Ibrahim Rugova simbolizojnė zgjidhje qė mbeten tė papajtuar njė kohė tė gjatė. Kjo diferencė mbetet e madhe tani, nė kohėn kur, nėn udhėheqjen e finlandezit Marti Ahtisarit, do tė fillojnė bisedimet e serbėve dhe kosovarėve pėr statusin final tė Kosovės.

Kur u zgjodh president i Kosovės, ai mori zyrėn e madhe me mobile druri tė errtė qė ka qenė mė parė e imja, ku mė herėt kishte qėndruar guvernatori serb, nė ndėrtesėn e Qeverisė. Por ai gjithmonė i pranonte vizitorėt nė shtėpinė e madhe familjare nė rrugėn pėr nė Gėrmi.

Kopshti dhe bodrumi ziheshin nga sigurimi. Ibrahim Rugova priste mysafirėt sipėr shkallėve dhe i shpinte ata nė dhomėn e pritjes me shqiponjėn dykrerėshe tė flamurit tė Kosovės pėr tė evituar ngjashmėrinė me flamurin shqiptar, tė dizajnuar nga ai vetė, tė cilėn askush nuk e donte. Dy foto tė mėdha e paraqisnin me Melin Ollbrajtin dhe me kryetarin Klinton. Dhoma ishte me pėrlot trofe. Drejtori i kabinetit tė tij, subtili Skender Hyseni, ishte gjithmonė aty.

E ngrinim njė gotė dhe qeshnim pėr kohėt e ikura, pėr vizitėn time tė parė nė vitin 1991 fshehtas dhe tė rezistencės pasive ndaj Slobodan Milosheviqit, "kur Ibrahim Rugova, me forcėn e bindjes, ia kishte dalė tė krijonte njė administratė shqiptare nėntokėsore, shkolla nėpėr bodrume dhe klinika nėpėr parkingje.

I evokonim vendimet politike pėr tė filluar dialogun pėr Kosovėn me serbėt, ithtar i tė cilit ishte Ibrahim Rugova, me temė kryesore, kushtet e serbėve tė mbetur nė Kosovė, gjithnjė tė rrezikuar nėse jo dhe tė dhunuar. Ibrahim Rugova ndante indinjatėn me ne.

Ai qe aq shumė kohė ishte shėnjestėr, ai qė mbijetoi shumė pėrpjekje pėr vrasje, pranonte gjithmonė tė shkonte nė shtratin e viktimave serbe dhe tė m erret pozitėn pėr respektin e tė drejtave tė njeriut. Sigurisht se kjo nuk mjaftonte qė tė ndaleshin aktet e kėqija.

Pas takimit Ibrahim Rugova rregullisht e shoqėronte tė ftuarin e vet nė zyrėn e pritjes, me tryezat e mbuluara me mineralet plot ngjyra nxjerrė nga toka e Kosovės, xeheroret e Trepēės. Ai ofronte njė gur shkėlqyes, njė gur tė praruar, simbol i kėtij vendi tė vrazhdė -e masiv, pa butėsi e dashuri, ku kėngėt e trimėrisė zėvendėsojnė gjithnjė kėngėt e dashurisė.

Bashkėsia ndėrkombėtare bashkohet vetėm nė fatkeqėsi. Ne e kemi harruar ca Kosovėn, pėrpjekjet diplomatike, dhembjet e lindura nga regjimi pėrjashtues i vendosur nga Milosheviqi qė i ngjante 'aparteidit.

Ne kemi humbur nga pamja qindra mijėra shqiptarė tė dėbuar nga rajon i nga ithtarė tė Slobodan Milosheviqit, luftėn ajrore qė e bėmė aty, zgjedhjet e suksesshme dhe tė pėrcaktuara nga vetė shqiptarėt. Kosova ka pėrjetuar njė eklips indinjate.

Vdekja e Ibrahim Rugovės, kryetar pa pallat e pa komb, luftėtar idesh, luftėra i paqes, njė burrė kėmbėngulės dhe i vetmuar qė e dėrgoi popullin e vet drejt njė tė ardhmeje qė nuk do tė jete veēse e mirė, na pėrkujton angazhimin tonė dhe premtimet tona.

Pa tė, pa kėmbėnguljen e tij, pa rezistencėn e refuzimit tė tij, nuk do tė kishte sot as Kosovė as shpresė sė lirisė pėr tė. Ai ishte njė erudit, mė me dėshirė autokrat, i paparashikueshėm dhe fleksibėl njėkohėsisht, njeri i dialogut, luftėtar kėmbėngulės, shumė popullor dhe megjithatė izoluar, gjithnjė i sjellshėm, aq sa druajtja e tij, kultura e tij e thellė dhe maturia e bėnin ndonjėherė krenar.

Dhe afėr tij kaloi Historia.

Paris, 24 janar 2006
(*Autori ėshtė profesor nė CNAM, themelues i Mjekėve tė Botės, ka qenė pėrfaqėsues i lartė i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė)
doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-06, 16:03   #206
Espresso
 
Avatari i Espresso
 
Anėtarėsuar: 09-11-05
Vendndodhja: Aty ku sduhet
Postime: 709
Espresso
Gabim

Presidenti Moisiu dekoron Presidentin Rugova me Urdhėrin e Flamurit Kombėtar



Prishtinė, 25 janar - Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu ka dekoruar post mortum Presidentin e Kosovės Ibrahim Rugova me "Urdhėrin e Flamurit Kombėtar".
"Unė kam vendosur ta dekoroj Presidentin Rugova me Dekoratėn mė tė lartė - Urdhėrin e Flamurit Kombėtar", tha Moisiu duke i siguruar shqiptarėt se do tė realizohet sa mė parė pavarėsia e Kosovės.
"Njė Kosovė e pavarur tė realizohet sa mė parė:" tha ai, ndėrsa porositi popullin shqiptarė dhe politikanėt qė tė jenė tė bashkuar dhe tė ecin pėrpara, "pėr realizimin e ėndrrės sė Rugovės dhe tė gjithė shqiptarėve".
Kėro komente Presidenti Alfred Moisiu, i bėri pas takimit me kryekuvendarin Daci, ku ishin edhe Kryeministri Sali Berisha, Kryekuvendarja Jozefina Topalli dhe anėtarėt tjetė tė delegacionit tė lartė shtetėrorė pas homazheve qė i bėnė trupit tė pajetė tė Presidentit Rugova.
Presidenti Moisiu ngushėlloi edhe njėherė popullin shqiptar "pėr humbjen e madhe", qė siē tha "nuk ėshtė vetėm pėr shqiptarėt e Kosovės, por e tė gjithė shqiptarėve kudo janė".
Kryeministri Berisha, qė gjithashtu u ka shprehur ngushėllimet mė tė thella familjes Rugova, institucioneve dhe gjithė popullit tė Kosovės tha: Presidenti Rugova ishte produkt, ishte pjellė e moralit, e shpirtit tė kėtij populli. Ai tha se e ardhmja e Kosovės ėshtė e garantuar. "Udhėheqja politike e Kosovės dhe qytetarėt e saj, duhet ta ndjekin rrugėn e presidentit Rugova, gjatė sė cilės luftoi me aq pėrkushtim, do ta ēojnė pėrpara, njė Kosovė evropiane, tė lirė, tė pavarur tė integruar, faktor tė paqes e stabilitetit", tha ai.
Edhe kryeparlamentarja Topalli, tha se Dr.Rugova ėshtė absolutisht humanisti i shekullit XX, dhe "gjenerali i kohėve moderne qė diti ta ēojė popullin atje ku duhet".
Delegacioni mė pas janė shėnuar nė librin e zisė tė hapur nė katin e Presidencės sė Kosovės, ndėrsa ėshtė pritur edhe nga Kryeministri Bajram Kosumi dhe i tėrė kabineti qeveritar.
Espresso Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-06, 16:04   #207
Espresso
 
Avatari i Espresso
 
Anėtarėsuar: 09-11-05
Vendndodhja: Aty ku sduhet
Postime: 709
Espresso
Gabim

Pėr Zvicrėn ėshtė vetėm njė zgjidhje pėr tė ardhmen e Kosovės - pavarėsia


Shkruan: Mishlin Kalmi-Rej

Qė prej mė shumė se njė gjenerate, popullata qė vjen nga Ballkani Perėndimor nuk ka pushuar sė rrituri nė Zvicėr, pėr tė arritur aktualisht nė 400 mijė persona, pra, mė shumė se 5 pėr qind tė tėrė popullatės tonė.
Nė mesin e saj, kosovarėt pėrbėnin komunitetin mė tė madh edhe para vitit 1998. Ai vazhdimisht ėshtė forcuar dhe efektivi i pėrafėrt i kėtij komuniteti sot ėshtė 200 mijė persona. Afėr ēdo i dhjeti kosovar jeton nė Zvicėr. Ishte e pashmangshme qė konfliktet qė kanė pėrfshirė kėto vende tė mos kenė reperkusione tė thella po ashtu nė Zvicėr, duke pasur parasysh afėrsinė e tyre gjeografike dhe humane me vendin tim.
Nė Zvicėr, sikur edhe nė Francė, ne kemi interes qė ky rajon fqinj tė jetė stabil. Banja-Lluka (kryeqyteti i Republikės serbe tė Bosnės) ėshtė mė afėr Bernės se Bresti, Bajona apo Barcelona, Sarajeva mė afėr se Kopenhaga, Prishtina e Shkupi mė afėr se Stokholmi, Beogradi mė afėr se Madridi apo Athina.
Tokė pritėse dhe me traditė tė gjatė humanitare, Zvicra u ka dalė nė ndihmė popullatave mė halleliga, nga Kroacia deri nė ish-Republikėn jugosllave tė Maqedonisė. Ajo ka marrė pjesė aktive nė pėrpjekjen ndėrkombėtare pėr kthimin e paqes dhe rindėrtimin, duke dėrguar personel civil dhe ushtarak, si dhe duke dhėnė kontribute substanciale financiare, sidomos nė Bosnjė-Hercegovinė dhe nė Kosovė, ku Zvicra ėshtė bashkuar me Misionin e pėrkohshėm tė Kombeve tė Bashkuara dhe me forcėn shumėkombėshe tė NATO-s nė Kosovė (KFOR) me njė ė kontingjent tė armatosur.
Kudo qė ekspertiza e ty ishte e nevojshme, vendi im ka dhėnė ndihmėn e tij, duke vėzhguar pėr shembull pėrshtatjen e sistemit gjyqėsor tė Bosnjė-Hercegovinės me konventėn evropiane tė tė drejtave tė njeriut apo edhe duke e pranuar ish-Republikėn
federale jugosllave, Unionin aktual tė Serbisė e Malit tė Zi, brenda grupit tė tij nė institucionet e Bretton Ėoodsit. Pėrveē transfereve financiare, tė cilat reflektojnė lidhjet e ngushta qė kosovarėt qė punojnė te ne i mbajnė me familjet e tyre, Zvicra e mbėshtet rimėkėmbjen e ekonomisė sė Kosovės me projekte tė infrastrukturės dhe me ndihma pėr ndėrmarrjet e vogla. Pararendėse nė pėrpjek-jen nė favor tė njė dialogu pa pengesa, ajo ka marrė nėn patronazh shumė takime joformale tė pėrfaqėsuesve tė komuniteteve tė Kosovės dhe tė fqinjėve tė tyre.
Duke qenė kėshtu, mund tė konstatohet se statusi i tanishėm i Kosovės, i paqartė dhe kundėrthėnės, mbetet njė problem i madh, i cili hipotekon stabilitetin e Ballkanit perėndimor. Situata e tanishme ėshtė e padurueshme. Ne s'mund ta injorojmė vullnetin pėr vetėvendosje tė plotė tė shprehur nga shumica shumė e madhe e popullatės sė Kosovės. Kėshtu qė, qė nga fundi i majit 2005, Zvicra ėshtė shprehur para Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė nė favor tė njė rregullimi tė shpejtė tė ēėshtjes sė statusit. Sipas nesh, zgjidhja mė e mirė do tė ishte pavarėsia formale, pa rezerva, as restrikcione, e cila do t'i shėrbente interesave afatgjata tė tė gjitha palėve.
Nė mungesė tė njė forme tė pavarėsisė, ekziston frika se forcat ekstreme tė Kosovės do tė vazhdojnė tė pėrqendrohen nė zemėrimin dhe antagonizmat e tyre. Nėse kjo situatė do tė zgjaste, efekti i saj destabilizues do ta dėmtonte nė masė tė madhe rindėrtimin ekonomik dhe social tė tėrė rajonit. Kėto pikėpamje janė konflrmuar nga raporti i Eides, i dorėzuar nė Kėshillin e Sigurimit mė 7 tetor 2005, i cili i ka paraprirė emėrimit tė njė pėrfaqėsuesi special nga sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuar pėr negociatat rreth statusit tė ardhshėm tė Kosovės, pra ish-presidentin finlandez Martti Ahtisaari.
Nė mungesė tė njė statusi pėrfundimtar qė do tė kėnaqte palėt kryesore, ēėshtja e tė drejtave tė pronėsisė do tė mbetet pa zgjidhje. Po ashtu, pa siguri juridike, nuk do tė ketė investime. Si rrjedhojė, banorėve do t'u mungojnė mjetet (mėnyrat) pėr jetesė dhe papunėsia do tė jetė e pamatur (aktualisht ėshtė mbi 50 pėr qind).
Pėr mė tepėr, nė gjendjen e tanishme, Kosova nuk ka qasje nė shėrbimet e institucioneve financiare ndėrkombėtare, tė cilat janė tė hapu-ra vetėm pėr shtetet. Nė njė Kosovė tė pavarur, ndėrkaq, perspektivat e mbėshtetjes financiare pėr tė nxjerr nė pah resurset humane dhe natyrore tė vendit do tė ishin mė tė favorshme. Diaspora do tė mund tė investonte nė zhvillimin e vendit tė saj tė origjinės dhe popullata do tė shihte hapjen e njė tė ardhme tė denjė pėr t'u jetuar.
Nė mungesė tė pavarėsisė, Kosova do tė vazhdojė tė ecė nė njė pothuaj zbrazėtirė juridike, zbrazėti qė nuk do tė ishte e favorshme as pėr minoritetet, as pėr forcimin e luftės kundėr kriminalitetit tė organizuar dhe korrupsionit. Kurse, pavarėsia dhe marrja e pėrgjegjėsive institucionale qė ajo implikon pėr komunitetin kosovar pėrbėjnė shpresėn mė tė qartė pėr njė kthim tė qėndrueshėm nė pėrmbajtje dhe tolerancė nė Kosovė.
Nuk ka fjalė se respektimi i standardeve ndėrkombėtare nė fushėn e mbrojtjes sė minoriteteve dhe tė drejtave tė njeriut mbetet i njė rėndėsie primare, sot sikur edhe nesėr, nė Kosovėn e pavarur. Po ashtu, njė pranim e fuqishme ndėrkombėtare nė Kosovė ėshtė e domosdoshme dhe do tė mbetet edhe pėr njė kohė tė gjatė.
Sikur Bashkimi Evropian, i cili qė prej gjysmė shekulli ka bėrė qė tė pėrparojnė vlerat e pajtimit, tė demokracisė, lirisė individuale dhe tė tolerancės, edhe Zvicra ėshtė e vendosur qė tė promovojė ēdo gjė qė ėshtė esenciale pėr paqen e Evropės. Mė nė fund, pėrmes solidaritetit ne jemi angazhuar nė favor tė popullatave tė vrara tė Ballkanit. Prandaj, nėse ky angazhim ėshtė vital pėr vendet qė pėrfitojnė, ai ėshtė edhe nė interesin tonė gjithashtu, sepse kontribuon nė sigurinė tonė dhe nė prosperitetin tonė tė ardhshėm, Pėr kėtė arsye Zvicra nuk do tė heqė dorė nga pėrpjekjet e saj - pėr stabilitetin e rajonit dhe pėr pavarėsinė e Kosovės, shkruan ajo sot nė tė pėrditshmen franceze "Le Monde".

(Autorja ėshtė kėshilltare federale, ministre Punėve tė Jashtme tė Zvicrės)
Espresso Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-06, 16:05   #208
Espresso
 
Avatari i Espresso
 
Anėtarėsuar: 09-11-05
Vendndodhja: Aty ku sduhet
Postime: 709
Espresso
Gabim

Presidenti Bush cakton delegacionin presidencial nė varrimin e Presidentit Rugova

25-01-2006



Presidenti Xhorxh Bush caktoi delegacionin shtetėror, i cili do tė shkojė nė Prishtinė pėr tė marrė pjesė nė varrimin e Presidentit Ibrahim Rugova, mė 26 janar 2006.

Delegacioni do tė kryesohet nga Sekretari amerikan pėr Strehimin dhe Zhvillimin Urban, Alfonso Xhekson.

Nė pėrbėrjen e delegacionit janė edhe Shefi i Misionit amerikan nė Kosovė, Philip Goldberg, dhe ambasadori Frenk Uizner, pėrfaqėsues i posaēėm i Sekretares amerikane tė Shtetit nė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. //ad//
Espresso Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-06, 16:26   #209
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Epoka e Rugoves: 1989-2006


Shkelzen Maliqi

Vdekja e Presidentit Ibrahim Rugova shenon fundin e nje epoke. Dhe, kuptohet, fillimin e nje epoke te re. Do te deshironim te gjithe, edhe kundershtaret e tij, qe ai te jetonte te pakten edhe disa muaj kur pritet se do te realizohet endrra e tij - pavaresia e Kosoves. Per Rugoven gjithnje flitej se ka pasur fat. Ka qene prej atyre te zgjedhurve qe lindin me yll ne balle. Vetem ne fund sikur nuk ia deshi fati. Ndonese ylli i tij vazhdon te shndrite dhe u tregon udhen atyre qe vazhdojne vepren e perbashket.

Ne politike Rugova ka hyre si meteor nga fundi i viteve '80. Me pare nuk ka shfaqur publikisht qendrime politike, por ka qelluar kryetar i Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves ne periudhen e shuarjes te te gjitha institucioneve te autonomise brenda nje sistemi komunist qe edhe ashtu po shembej. Politizimi i skajshem i shkrimtareve dhe intelektualeve ne Serbi kishte ndikuar edhe ne politizimin e shkrimtareve dhe intelektualeve kosovare. Rugova ka udhehequr "delegacionin" e pare te intelektualeve kosovare ne bisedat e deshtuara me "koleget" serbe, kur shkrimtari Komneniq kercenoi shqiptaret me fjalet: "Zoterinj, ne jemi ne lufte!".

Kur filloi represioni i eger serb dhe te gjithe ishin te heshtur ose te censuruar, Rugova u be i vetmi ze qe degjohej gjithandej botes dhe perfaqesonte Kosoven. Ne nje moment, edhe Rugova do ta thote fjalen e kercenimit. Ne "Der Spiegel" te Gjermanise botohet intervista e tij ku ai thote se nese Serbia vazhdon me politiken represive dhe shfarosjen e shqiptareve, ata do te pergjigjen me arme. Ky profetizim i sakte ka qene edhe momenti kur Rugova e ka kapercyer ylberin dhe prej shkrimtarit eshte bere lider historik i kombit.

Por, edhe pse shnderrimi dhe fati i tij ka qene i lidhur me keto dy deklarime simbolike te luftes, Rugova ka hyre ne histori me shume si kundershtar i luftes. Edhe meritat e tija me te medha politike dhe kombetare lidhen me udheheqjen e rezistences paqesore ne vitet 1989-1997. Sidomos gjashte vitet e para te kesaj periudhe kane qene kontributi kryesor i Rugoves dhe rugovizmit, sepse Kosova ne kete periudhe ka dhene nje shembull, ne shume aspekte unik edhe ne permasa boterore, per kundershtimin me mjete paqesore te represionit brutal dhe total te nje shteti, cfare ka qene Serbia e Milloshevicit, i armatosur deri ne dhembe dhe qe nuk ka fshehur ambiciet e peruljes dhe shfarosjes se shqiptareve te Kosoves.

Deri ne vitin 1995, me gjithe mangesite e organizmit dhe te udheheqjes, ky tip i rezistences paqesore ka dhene kontribut tejet te cmueshem per teorine dhe praktiken e asaj qe ne analet nderkombetare njihej si rezistence gandiste. Rezistenca rugoviste, qe ka qene edhe pjelle e mencurise se bashkepunetoreve (p.sh., e profesor Fehmi Aganit) dhe te instinktit vetembrojtes kolektiv, e ka shpetuar Kosoven nga katrahurat dhe katastrofat ne periudhen kur bashkesia nderkombetare, por edhe vete kosovaret nuk kane qene te pergatitur per lufte te armatosur. Po keshtu, keto vite te rezistences paqesore kane mbushur dosjet e trasha te diplomacise dhe komiteteve per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te njeriut me te dhena per shkeljen e te drejtave te shqiptareve dhe mbylljen e te gjitha rrugeve paqesore per sigurimin e jetes dinjitoze per kosovaret. Vetem ne kete sfond te kontributit madhor te Rugoves dhe te levizjes te fillimit te viteve '90, ka qene e mundur qe te kuptohet, madje edhe mirepritet ne qarqet vendimmarrese, ajo qe e kishte profetizuar me heret edhe vete Rugova, se shqiptaret nuk do te dorezohen si qengja te pabezane para makinerise serbe, por do te luftojne per clirimin e tyre edhe me arme.

Kryengritja e armatosur nuk ka qene periudha me e lavdishme e misionit te Rugoves. Carja e LDK-s ne dy krahe, ku militantet kontestonin rolin e prijesit per Rugoven, si dhe vleresimet e tija se raporti i forcave eshte ende i disfavorshem per kryengritje, kane ndikuar qe te krijohet nje carje serioze ne levizjen politike clirimtare. Duke qene me shume vizionar dhe misionar se politikan dhe analist i marredhenieve gjeostrategjike, Rugova merr nje kurs te gabuar dhe distancohet publikisht nga UCK-ja. Por, ky vleresim tani mund te vleresohet si nje gabim njerezor, te cilin edhe ashtu e kane ndare shumica e kosovareve.

Shume njerez nuk kane mundur te imagjinojne suksesin spektakular te UCK-se, se nje formacion fillimisht shume i vogel, do te mund te mobilizonte per disa muaj aq shume kryengrites, dhe cka eshte me e rendesishme, se do ta vinte ne alarmime kercenuese, e pastaj edhe ne aksion, makinerine me te fuqishme te te gjitha koherave ne kete planet, NATO-n.

Por, cudia qe ka ndodhur me intervenimin e NATO-s dhe debimin e administrates dhe forcave serbe nga Kosova, nuk ka qene ekskluzivisht vetem merite e UCK-se. Fuqite e medha kane vendosur qe te ndermarrin intervenimin ne formen e nje nderhyrjeje paqesore, jo vetem qe ta perkrahin kryengritjen, por edhe levizjen paqesore dhe Rugoven, qe kishte dhene aq shume prova se shqiptaret kane synime dhe shpirt demokratik.

Edhe pse gjate luftes Rugova dhe formacioni i tij jane dukur te humbur dhe pa perspektive, ringjallja e ndikimit te vete Rugoves dhe te LDK-se, qe i kane fituar te gjitha zgjedhjet, ka qene nje vazhdimesi legjitime, e perkrahur edhe nga faktoret nderkombetare, e atij potenciali demokratik qe ne Kosove eshte zhvilluar edhe gjate rezistences paqesore, por edhe ne kuader te formacioneve qe kane organizuar kryengritjen e armatosur.

Periudha e pasluftes kur Rugova zgjedhet Kryetari i pare i Kosoves, perkunder carjeve dhe improvizimeve, megjithate do te mbetet e shenuar si periudhe e instalimit te institucioneve te demokracise ne Kosove dhe meritat per kete i takojne edhe Rugoves. Por, kontributi i tij me i madh mbetet ai vizioni i perhershem, i formuluar qarte dhe ne menyre te thukte, per Kosoven e pavarur dhe faktor stabiliteti ne rajon.

Epoka e Rugoves do te mbaroje me shpalljen e pavaresise.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-01-06, 16:33   #210
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Mijara qytetare homazhe Rugoves ne -20grade

Nga Jolldiz Mitro

Mijėra qytetarė tė Kosovės, pavarėsisht tė ftohtin e madh, kanė mbushur sėrish rrugėn “Nėnė Tereza” dhe sheshin “Skėnderbej”, nė pritje tė homazheve pėr kryetarin e Kosovės, Ibrahim Rugova.

Vargu i gjatė i njerėzve nga tė gjitha moshat arrinte nė rreth njė kilometėr e ndėrkohė sirenat e autoambulancave tė vendosura nė rrugėn “Nėnė Tereza”, nuk kanė pushuar gjatė gjithė ditės, pasi transportonin njerėz qė u binte tė fikėt nga qėndrimi i gjatė nė kėmbė dhe nga tė ftohtit e madh.

Dhjetėra forca policore tė Shėrbimit Policor tė Kosovės kanė ruajtur rregullin, duke mbajtur radhėn dhe shpeshherė ata janė detyruar tė ndėrhyjnė, pasi trysnia e njerėzve ishte e madhe. Ata kanė bėrė tė ditur se rregulli ėshtė i nevojshėm pėr tė shmangur shtypjen e njerėzve nga njėri- tjetri.

Nė mesditė, ku numri i njerėzve qė kishte ardhur pėr t’i dhėnė lamtumirėn e fundit presidentit Rugova kishte arritur nė disa mijėra, nė ndihmė tė policėve tė Shėrbimit Policor tė Kosovės kanė ardhur edhe forcat mė elitare tė kėsaj policie qė mbajnė emrin “ROSU” ose Njėsiti Rajonal pėr Operacione dhe Mbėshtetje.

Ndėrkohė qė gjatė gjithė ditės pika ambulante shėrbenin ēaj tė ngrohtė falas pėr njerėzit qė prisnin nė radhė.

Nė ditėn e dytė tė homazheve, ndryshe nga dita e parė, kishte njerėz qė kishin ardhur nga tė gjitha rajonet e Kosovės.

Me njė veshje kombėtare dhe i mbuluar me njė xhup tė trashė, Adem Berisha nga rajoni i Sharrit, kufi me Shishtavecin e Kukėsit, tė martėn ka dalė nga shtėpia e tij qė nė orėn shtatė tė mėngjesit pėr tė udhėtuar drejt njė rruge tė gjatė dhe tė mundimshme, duke ndėrruar kėshtu tre autobusė deri nė Prishtinė. Atje ai do t'i bėnte homazhe presidentit tė ndjerė, Ibrahim Rugova.

Me gjithė temperaturat shumė tė ulėta, tė cilat tė martėn ka shkuar deri nė minus 19 gradė, 69-vjeēari nga Sharri dukej i vendosur si gjithnjė, nė pritje tė radhės pėr t'i dhėnė lamtumirėn e fundit presidentit tė tij, tė cilin ai asnjėherė nuk e kishte “tradhtuar” nė zgjedhje elektorale.

Pas nėntė orėve qėkur kishte dalė nga shtėpia e tij, ai mė nė fund ka arritur ta pėrmbushė misionin qė ai i kishte vėnė vetės, tė pėrshėndetej me burrin e shtrirė nė arkivol. “Ai ka qenė njė njeri i urtė qė ka dhėnė gjithēka pėr lirinė e vendit tonė.

Deri nė momentet e fundit tė jetės sė tij ai punoi shumė pėr ta arritur pavarėsinė e Kosovės”, thotė Ademi, nė ikje e sipėr pėr t'u kthyer nė shtėpinė e tij nė bjeshkėt e Sharrit.

Pėr t'u pėrshėndetur pėrgjithmonė me prijėsin e tyre, qė nė orėn nėntė tė mėngjesit edhe tė martėn, zyrtarė vendorė dhe ndėrkombėtarė si dhe qytetarė tė shumtė nga tė gjitha trevat e ndryshme shqiptare, pavarėsisht prej temperaturave tė ulėta dhe rrugėve me ngrica, kanė marshuar drejt Prishtinės.

Edhe tri ditė pas ndarjes nga jeta tė numrit njė nė Kosovė, njė fluks i qytetarėve edhe mė i madh se tė hėnėn, kanė pritur me orė tė tėra nė temperatura ekstreme nė rrugėn kryesore tė Prishtinės.

Qindra-mijėra qytetarė tė pikėlluar, burra, gra dhe fėmijė, edhe dje nė sallėn e Kuvendit ku ndodhej arkivoli i presidentit, parakalonin me dorė nė zemėr para arkivolit tė presidentit tė ndjerė dhe pėrkuleshin pėr ta nderuar atė.

Me gjithė tė ftohtin e madh qė mbretėronte dje nė Prishtinė, Blerimi nga Gjilani mbante me duart e ngrira lulet qė kishte blerė nė vendlindjen e tij pėr t'i vendosur mbi arkivolin e dr. Rugovės.

“Edhe pse ėshtė vėshtirė t’i mbaj nė duar, kam vendosur qė me kėtė buqetė tė luleve tė bardha tė pėrshėndetem pėrgjithmonė me njeriun qė lindi dhe vdiq paqėsor”, - thotė mė tej Blerimi.

Gjatė kohės sė homazheve, ka pasur shumė raste prekėse, kur qytetarėt tė pikėlluar nuk arrinin tė mbanin dot emocionet qė i kaplonin nė momentet kur parakalonin para arkivolit qė nė ballė kishte fotografinė me presidentin e buzėqeshur qė mbante edhe shiritin e zisė.

Edhe nė orėt e vona, nė kortezhit me qytetarė kishte njerėz nga zonat e largėta tė Kosovės, tė cilėt kishin vendosur qė mos tė ktheheshin nė shtėpitė e tyre pa i bėrė homazhe presidentit tė tyre.

Prishtinė, fillon ardhja e delegacioneve nga Shqipėria

Nė ditėn e dytė kanė bėrė homazhe edhe pėrfaqėsues nga Shqipėria, midis tyre edhe ish- kryeministri Fatos Nano


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:22.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.