Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-02-09, 22:09   #1
AbdylHabib
 
Anėtarėsuar: 19-02-09
Postime: 80
AbdylHabib me shokė shumeAbdylHabib me shokė shume
Gabim Nga mileti te kombi

Veqilharxhi dhe
lindja e kombit

Enis Sulstarova

(Sociolog nga Tirana)

…sa vjet i madhi Zot tė mė
falnjė i kam pėr tė tėrthertur
duke punuar pėr vendin tem e
tuajnė, edhe pėr kėtė gjuhėnė
tėnė.
Naum Veqilharxhi

Nga mileti te kombi

Naum Veqilharxhi me pėrpjekjen
e tij pėr shkrimin e gjuhės
shqipe, dhe me idetė e tij pėr
"zgjimin" e kombit, ėshtė nga
tė parėt nacionalistė shqiptarė.
Veprimtaria e tij duhet
parė nė kuadrin mė tė gjerė tė
njė lėvizjeje kulturore panevropiane,
qė zgjati nga shek.
XVIII deri nė shek. XX, e qė
nė disa raste vazhdon edhe
sot, me anė tė sė cilės u "zbuluan"
paraardhėsit e kombeve,
u krijuan gjuhėt letrare
kombėtare dhe u hartuan historitė
dhe mitet e kombeve tė
veēantė.
Krijimi i kombit prej intelektualėve
nuk duhet kuptuar si njė
stisje me elementė artificialė,
sepse intelektualėt u bazuan
nė traditėn e pėrcjellė gojarisht
tė popujve, nė kujtimet
pėr kohėt dhe heronjtė popullorė
tė shkuar. Ajo qė bėnin
intelektualėt ishte organizimi i
tė shkuarės dhe i trashėgimisė
kulturore tė popujve
nė trajta domethėnėse pėr
mobilizimit politik pėr themelimin
e shteteve kombėtarė.
Shkrimi i gjuhėve deri atėherė
vetėm tė folura dhe arsimimi
masiv i popullsisė shiheshin
prej tyre si mjetet mė tė
rėndėsishme pėr tė ngulitur
dhe pėrhapur pėrfytyrimin
kombėtar. Nė Evropėn Qendrore
e Lindore, veprimtaria e
intelektualėve mori pėrmasa
mė tė gjera dhe mė domethėnėse
se sa nė Evropėn
Perėndimore. Nė kėtė tė fundit,
shtresa e intelektualėve
pėrbėnte vetėm njėrin prej
grupeve shoqėrore nė konkurrencė
me njėri-tjetrin pėr
ndikim politik dhe veprimtaritė
e tyre nė rrafshin kulturor
ndėrlidheshin ose binin ndesh
me ato tė klasave tė sipėrmarrėsve,
aristokratėve, klerikėve,
burokracisė shtetėrore
apo klasave punėtore. Ndryshe
ishin kushtet nė Evropėn
Qendrore e Lindore tė sunduar
prej perandorive, ku intelektualėt
kishin monopolin e
kodifikimit tė gjuhėve kombėtare,
tė mbledhjes sė
trashėgimisė popullore dhe tė
krijimit e shpėrndarjes sė
pėrfytyrimeve kombėtare. Sidomos
kjo vlente pėr trevat ballkanike
qė gjendeshin nėn
sundimin osman.
Nė kėtė pėrpjekje, intelektualėve
ballkanas iu desh tė
pėrballeshin me institucionet
fetare dhe pėrfytyrimet e
pėrhapura prej tyre. Nė
Rumeli elementi fetar mbizotėrues
pėr nga numri ishin
ortodoksėt, tė pėrfaqėsuar
nga Patrikana e Stambollit, e
cila paraqitej si trashėgimtare
e Perandorisė Bizantine. Ajo
kishte pėrqendruar nė duart e
klerit tė saj jo vetėm funksionet
shpirtėrore, por edhe
ato civile tė tė gjithė ortodoksėve
tė perandorisė, duke formuar
nė kėtė mėnyrė njė
shtet brenda shtetit osman.
Prandaj, ishte e natyrshme qė
pėrpjekjet pėr "rilindjen" e
kombeve dhe lėvrimin e gjuhėve
kombėtare nga ana e
intelektualėve nacionalistė
ballkanikė tė binin ndesh si
me interesat e perandorisė,
po ashtu edhe me ato tė
Patrikanės.
Nė fakt, lėvizje kulturore tė
bazuara nė gjuhėt amtare
kishin ndodhur edhe mė parė
mes ortodoksėve tė Rumelisė,
por ato niseshin nga tė
tjera synime. Kėshtu, botimet
e fjalorėve disagjuhėsh nė
Voskopojė gjatė shek. XVIII,
si p.sh. botimi i fjalorit greqisht-
vllahisht-shqip nga
Teodor Kavalioti apo ai greqisht-
bullgarisht-vllahishtshqip
nga Danieli i Voskopojės,
nuk kishin pėr synin
"rizgjimin" e kombeve, por
afrimin edhe mė shumė tė
ortodoksėve tė Ballkanit me
kishėn, aq mė shumė qė
mėsimi i gjuhės greke mund
t'u shėrbente laikėve dhe
klerikėve ortodoksė pėr tė
ngjitur shkallėt shoqėrore brenda
sistemit tė miletit ortodoks.
Shėn Kozmai u
predikonte shqiptarėve ortodoksė
se "kisha jonė flet greqisht
dhe raca jonė ėshtė
greke. Nėse nuk mėsoni greqisht
nuk mund tė kuptoni se
ēfarė thotė kisha jonė. Mė
mirė tė keni njė shkollė greke
nė vendin tuaj se sa tė keni
burime dhe lumenj". Patrikana
nė fillim ishte kundėr lėvizjeve
nacionaliste tė grigjės sė saj
nė Ballkan dhe gjatė Revolucionit
Grek, Patrikana
mbrojti interesat perandorake
qė ishin edhe interesat e saj,
gjė qė ēoi nė formimin e
Kishės Autoqefale tė Greqisė
mė 1833. Por me kohė,
interesat e Kishės sė Greqisė
dhe ato tė Patrikanės sė
Stambollit filluan tė njėsoheshin,
sidomos gjatė kundėrshtimit
ndaj kishave tė tjera
kombėtare qė po lindeshin
ndėr ortodoksėt e Ballkanit,
aq sa nė fund Patrikana u vu
tėrėsisht nėn orientimet e
shtetit grek. Nė kėtė mjedis e
zhvilloi veprimtarinė e tij
Veqilharxhi, pothuaj i vetėm
dhe pa pėrkrahės, prandaj
edhe ndihmesa e tij nė krijimin
e kombit shqiptar duhet tė
vlerėsohet si njė pėrpjekje
titanike intelektuale dhe e vullnetit.
Kombi dhe gjuha
Naum Veqilharxhi ėshtė konsideruar
si pararendėsi dhe
ideologu i parė i Rilindjes
Kombėtare Shqiptare, sepse
vepra e tij pėrbėn njė nga pėrpjekjet
e para pėr njė alfabet
origjinal tė shqipes (1844 dhe
1845), si edhe pėrmban nė
trajtė embrionale idetė qė do
tė zhvilloheshin mė vonė gjatė
periudhės sė Rilindjes. Gjithashtu
ai ėshtė edhe dėshmori
i parė i lėvizjes kombėtare
shqiptare, sepse besohet gjerėsisht
se ai u helmua nga
agjentė tė Patrikanės rreth
vitit 1846.
Nga punimet e tij, tekstet qė
na kanė mbėrritur neve sot
janė Evėtari (Abetarja), e
botuar nė vitin 1844 dhe ribotuar
nė vitin 1845, kėsaj radhe
shoqėruar me njė parathėnie
tė titulluar E parathėnme mbi
djelmt e rij shqiptarė, njė letėr
nė greqisht drejtuar tė nipit,
Jani Calit, dhe njė letėr qarkore
po greqisht drejtuar ortodoksėve
shqiptarė (mė poshtė
gjatė citimeve do t'i referohemi
kėtyre teksteve duke u
shkurtuar titujt, pėrkatėsisht:
Evėtari, Parathėnie, Jani Calit
dhe Enciklika). Leximi i kėtyre
teksteve na paraqet njė
mendimtar tė formuar tashmė
dhe me synim tė qartė pėr
misionin qė i ka vėnė vetes:
zgjimin dhe ndriēimin e kombit
tė tij.

Pėrgatiti, Sabri Selmani

(Vijon)



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga AbdylHabib : 24-02-09 nė 22:13
AbdylHabib Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:33.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.