Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 23-10-07, 04:58   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Memorandumet e Fan Stilian Nolit

Dy memorandume tė Fan Stilian Nolit nė "Somerset Record Office"


Ēėshtja shqiptare

Prej Rev. Fan Stilian Noli

Njė paraqitje e Federatės Pan-Shqiptare "Vatra" nė Konferencen e Kombeve tė Shtypura dhe tė Varura nė Washington D.C. 1918 (?) .

Sipas Somerset Record Office, DD/DEU/35, 1919


Tė gjitha kombet ndėrluftuese tė Europės, menduan se ishte e nevojshme tė dėrgonin nė SHBA misionarė pėr tė paraqitur kauzat e tyre pėrpara opinionit publik amerikan. Ata kanė bėrė tė njėjtėn gjė nė tė gjitha vendet e tjera asnjanėse, por kėtu nė Amerikė, pėr me tepėr, ata kanė organizuar edhe sistemet e tyre propagandistike nė njė shkallė aq tė gjėrė, saqė ky vend u bė njė fushėbetejė aq e rėndėsishme pėr t'u fituar, sa edhe ēdo fushėbetejė tjetėr reale nė Europė. Unė mendoj se arsyeja ėshtė e qartė: Ata kanė kuptuar se mbėshtetja morale dhe materiale e kėtij vendi ėshtė e njė rėndėsie aq tė madhe sot dhe mund tė ketė njė karakter pėrcaktues nė tė ardhmen, mbasi SH.BA mund tė marrin pėrsipėr rolin e arbitrit tė Botės.

Kjo luftė, sipas tė gjitha gjasave, nuk do tė pėrfundojė me njė fitore shkatėrrimtare tė ndonjėrit grup tė kombeve ndėrluftuese. Bismark-u, duke folur dikur rreth mundėsisė dhe rezultatit tė njė lufte nė mes Anglisė dhe Gjermanisė bėri vėrejtjen e mėposhtme: "Anglia ėshtė njė balenė dhe Gjermania njė kalė. Si mendoni ju qė njė balenė do tė mundė njė kalė? Ose, si mendoni ju, se njė kalė do tė mundė njė balenė"? Ne mund tė kemi atėherė dy fuqi fituese: Anglinė dhe Gjermaninė, ose dy fuqi tė mundura, por asnjėra prej tyre nuk do tė jetė nė gjendje tė marrė njė dėmshpėrblim lufte. Madje, edhe duke korrur njė fitore vendimtare mbi kundėrshtarin, pa dyshim, finaciarisht, fitimtarėt, ashtu sikurse edhe tė mundurit, do tė jenė plotėsisht tė rraskapitur. Kjo gjė ėshtė pranuar nga autoritetet financiare si tė Gjermanisė ashtu edhe tė Anglisė.

Nė ēdo rast rezultati i kėsaj lufte do tė jetė pak a shumė i njejtė pėr tė gjithė ndėrluftuesit: Taksa tė rėnda nė planin e brendshėm dhe hua tė mėdha tė jashtme nga vendet e huaja, pėr tė mbuluar shpenzimet e luftės. Tani, SHBA do tė jenė i vetmi vend qė mund tė marrė cilėsinė e njė huadhėnėsi tė madh tė jashtėm. Ky fakt shpjegon pse tė gjithė shtetet ndėrluftuese kanė zgjedhur Amerikėn si hapėsirė tė lojės sė tyre politike dhe propagandistike. Sipas tė gjitha fakteve, zėri i Amerikės do tė jetė mė i fuqishmi nė Konferencėn e ardhshme tė Paqes. Asnjė fuqi, nė fund tė kėsaj lufte, nuk mund tė ketė kurajon tė sfidojė thesarmbajtėsin e botės, fuqitė mė tė pacipėta dhe krenare ndėrluftuese do tė pėrulen para Uncle Sam aq poshtė pėr parā, saqė ju do tė keni kėnaqėsinė tė shikoni nga prapa majat e hundėve nė mes kėmbėve tė tyre. Le tė aplikojė Amerika kėtė moto: "Asnjė parā pėr shtypėsit e kombeve tė dobėta dhe tė pambrojtura"! atėherė drejtėsia, paqa dhe liria do tė mbretėrojnė mbi tė gjithė Botėn. Prandaj unė kam kėnaqėsinė tė apeloj ndaj opinionit publik amerikan dhe qeverisė, nė emėr tė Shqipėrisė, si pėrfaqėsues i 60000 shqiptarėve tė SHBA, pėrpara audiencės sė shquar tė kėsaj Konference, tė organizuar nga zonjat mė tė mira tė tokės mė tė mirė, nė kryeqytetin mė tė mirė tė botės sė qytetėruar.

Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl dhe njė problem i madh ndėrkombėtar. Edhe pse e panjohur pėr opinionin e pėrgjithshėm publik amerikan, ajo ėshtė njė prej vendeve mė tė lakmuara tė luftės nė tė gjithė Europėn. Austria, Italia, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia janė duke luftuar pėr atė rrip tė ngushtė toke qė shtrihet pėrgjatė bregut lindor tė Detit Adriatik. Nė tė vėrtetė, krijimi i shtetit tė pavarur shqiptar prej Konferencės sė Londrės, mė 1912, ėshtė njė nga shkaqet e konfliktit aktual europian. Princi trashėgimtar i fronit austriak ,Franc Ferdinandi, u vra nga njė student serb nė Sarajevė, pikėrisht sepse ai konsiderohej si njeriu qė detyroi Europėn pėr tė krijuar shtetin e ri shqiptar, duke ndaluar kėshtu Serbinė nga fitimi i njė daljeje tė lirė nė bregdetin e Adriatikut.

Rėndėsia ndėrkombėtare e Shqipėrisė ėshtė e pėrcaktuar nga pozicioni i saj strategjik. Shqipėria shtrihet pėrgjatė bregdetit lindor tė Detit Adriatik, pėrballė Italisė, duke pasur nė Veri Malin e Zi, Serbinė nė Lindje dhe Greqinė nė Jug. Ajo zotėron dy porte tė mrekullueshme, Durrėsin dhe Vlorėn, vlerat ushtarake dhe tregtare tė tė cilėve nuk mund tė mos mbivlerėsohen. Vlora ėshtė konsideruar prej specialistėve ushtarakė si ēelėsi i Detit Adriatik. Kontrolli i bregdetit shqiptar ėshtė i njė interesi jetėsor pėr tė dy fuqitė e mėdha tė Adriatikut, Austrinė dhe Italinė. Tė dyja kėto janė tė etshme pėr ta mbajtur Shqipėrinė me qėllim qė tė pėrmirėsojnė situatat e tyre ushtarake dhe tregtare, dhe, nė pamundėsi tė kėsaj, tė pengojnė njėra tjetrėn, ose ndonjė shtet tjetėr nga marrja nė zotėrim e saj.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:30.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.