Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 10-04-13, 21:26   #31
Izraeliti
surf maniac
 
Avatari i Izraeliti
 
Anėtarėsuar: 09-08-09
Vendndodhja: Proxy Server
Postime: 215
Izraeliti e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Rishqyrtim i historisė shqiptare ?!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Makresh Shiko postimin
1500 vite nen pushtimin e kishės katolike dhe asaj ortodokse, nuk jan pak jo ?
Perandoria Osmane nuk ka pushtuar shtet, meqe nuk ishim te pavarur ate kohe.

Mos beni romantizem patriotik, per nje epok ku s'kishim kufinje, dhe nuk ishim te lire !
Tё jetuarit nёn pushtim qoftё edhe njё ditё tё vetme ёshtё e tepёrt, mirёpo kёtё lloj pushtimi tё cilin ti e ke pёrmendur, s’mendoj tё ketё egzistuar mbi popullin shqiptar (tё pakten jo sipas asaj qё nё teori quhet pushtim).

Nё atё kohё jo vetёm Shqiptarёt por as popujt Gjerman, as Amerikan, e as popujt Sllav nё Jug tё Evropёs nuk kanё pasur shtet, mirёpo kanё jetuar tё organizuar nёpёr fise qё nё gjuhen politike janё quajtur principata. Ndёrsa sa i pёrket kufijve dhe hartave po bazohesh nё mitin serb, ose thёnё shkurt po i’a fut kotё (mund tё lirohesh nga kjo-fillo me J. Buxhovin).

Unё/Ne nuk po bёjmё romantizёm patriotik, por po jetojm si njerёz tё lirё. Nga robёria kaluam nё liri, duke ditur se kush jemi, kush ishim dhe me gjasё kush do tё jemi.



__________________
m'sohen senet
Izraeliti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 11-04-13, 09:46   #32
Kalimero
SUPERMUDERATOR;)
 
Avatari i Kalimero
 
Anėtarėsuar: 28-02-09
Postime: 3,319
Kalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėmKalimero i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rishqyrtim i historisė shqiptare ?!

pasha qikit kapuqin tem, kur pe kshiri qat sudhtanin ere hiremen un qat sirial, se mus um kiqkuptoni u viq pur histuri pe kshiri, qajo pum intereson se jo haremi ,pty pty .
e qish kesh tu thonen, po minoj a ata i kan maren adetet tona se ju kan pilqy a na atyne ju kina maren adetet .
po del qi ata pi neve , ere qishti dul qaj arkitekt Sinani ere na i zdriti ftiren tibe. -
viq shuni be, se qaj milet i fdhiqt pum doket pi neve i ka msu qato fdhiqsia, pse me rejten, qasi sudhtana viq me emen qeter pu sidhen ere sot qisajde naper shiptari.

pur temen; mus e ndroni bee eejj mus e ndroni histurin, po qkrune qikit histuri t'sotit ..e nestra e ndrojn qert
__________________
iK mUs U dAshUroNi ,s' kom qKa jU bOj tIBe :D
Kalimero Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-04-13, 08:53   #33
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Rishqyrtim i historisė shqiptare ?!

Lėvizja “Bashkohu” se ka nė qejf Skėnderbeun

Qeveria tė ndryshojė vlerėsimet diskriminuese ndaj figurave islame

Lėvizja islame “Bashkohu” dhe njė grup qytetarėsh i ėshtė drejtuar Qeverisė sė Kosovės, Kryeministrit, Ministrit tė Arsimit, Ramė Buja dhe Akademisė sė Shkencave tė Kosovės me kėrkesėn qė tė “korrigjohen gabimet nė literaturat qė fėmijėt tanė mėsojnė nė shkollat fillore dhe tė mesme tė Kosovės”, siē pretendojnė ata. “Gabimet kanė tė bėjnė me fyerjen e shumicės tė popullatės sė Kosovės. Ne besojmė se literatura me referenca tė gabuara qė janė dhėnė nė literaturėn e librave ku fėmijėt tanė mėsojnė nė Kosovė, tė cilat janė me tendencė tė shtrembėrimit tė sė vėrtetės mbi popullsinė shqiptare myslimane tė Kosovės dhe favorizim i njė feje tė caktuar nga ata qė shkruajnė librat. Gjithashtu kėrkojmė qė referencat qė pėrdorėn kundėr Perandorisė Osmane nė literaturėn shkollore tė hiqen pasi ato janė shtrembėrim qė janė bazuar nė literaturat dashakeqėse tė autorėve serb apo tė Shqipėrisė komuniste”, thuhet nė kėrkesė. Mė pas ata konsiderojnė se “Vetė fakti i sulmit ndaj Perandorisė Osmane, e cila paraqitet si armik i popullit shqiptar, ėshtė njė tezė e akademive sllave qė tenton konfrontim mes popullit shqiptar dhe ndarje nė dy grupe tė shqiptarėve”. Parashtruesit e kėrkesės madje duan qė “organet kompetente tė hapin njė hetim pėr tekst-shkruesit e literaturės sė Kosovės dhe tė hetojė agjendėn e tyre”.
Por, kėrkesat pėrveē nė disa raste qė duken korrekte, sikurse tek parimet islame, nė rastin e “Skėnderbeut”, ato ashiqare dėshmojnė qėndrimin kundėr tij, pra duke kėrkuar qė imazhi i Skėnderbeut tė jetė sipas botėkuptimit turk apo osman. Po ashtu ngjashėm kėrkesat duken jo korrekte edhe ndaj heronjve tė fatit tė kombit, si Pjetėr Bogdani, Pjetėr Budi apo Frang Bardhi, tė cilėt sipas tyre duhet tė paraqiten me imazh tė plotė kristian. Madje ata duan tė ndėrhyjnė edhe nė prezantimin e letėrsisė, duke provuar edhe aty tė gjejnė shtrembėrime, duke e menduar letėrsinė dhe interpretimin e saj, si histori!

Mė poshtė ėshtė teksti i plotė i vėrejtjeve tė islamistėve...............
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-04-13, 08:54   #34
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Rishqyrtim i historisė shqiptare ?!

1. Historia 6, autor: Fehmi Rexhepi, Frashėr Demaj. Shtėpia Botuese “Libri Shkollor”,

Prishtinė, 2007 (Botimi i katėrt)

Nė libėr, agjentėt Fehmi Rexhepi dhe Frashėr Demaj, islamin e paraqesin si fe tė dhunės duke i mėsuar fėmijėt qė nė klasėn e gjashtė tė shkollės fillore ta njohin islamin si fe e urrejtjes dhe tė dhunės. Ata paraqesin 5 kushtet e islamit tė shtrembėruara nga e vėrteta. Duke qenė se 5 kushtet e islamit janė:

1. Dėshmia (shehadeti)
2. Falja (namazi)
3. Zekati
4. Agjėrimi
5. Haxhi
Fehmi Rexhepi dhe Frashėr Demaj nė librin historia e klasės sė gjashtė tė shkollės fillore paraqesin me njė gabim trashanik kushtet e islamit si nė foton qė kemi skenuar nė vijim.

Madje ata paraqesin islamin si fe idhujtarie e cila thėrret tė adhurojė njė gur tė zi dhe si supozim i tė ekzistuarit tė kėsaj feje e cila erdhi nga ideja e Muhammedit.

2. Nė librin Edukata Qytetare 6 me autore Bajram Shatri dhe Erlehta Mato

evidentohen probleme konceptuale ku autorėt thėrrasin qė kosovarėt tė identifikohen me Nėnė Terezėn dhe Skėnderbeun.

3. Nė librin Historia e klasės 7 me autore Isa Bicaj dhe Arbėr Salihu, autorėt kanė vendosur nė sfond njė ikonė tė Shėn Marisė me Jezu Krishtin e vogėl e cila i jep kontekst katolik fotografisė sė heroit tė kombit dhe pėrdor standard tė dyfishtė kur merret parasysh se nuk pėrdoren simbole tė tilla qė simbolizojnė simbole tė fesė islame.

Po ashtu nė kėtė libėr nė mėsimin“Humanistėt shqiptarė” tė kapitullit “Humanizmi dhe Rilindja”, autorėt tregojnė se: “Pas pushtimit osman shumė vepra

artistike e kulturore tė krijuara mė parė u shkatėrruan.” Osmanėt tregohen si shkaku i kėtij shkatėrrimi obskurantist e nė anėn tjetėr priftėrinjtė katolikė si Marin Barleti, Dhimitėr Frengu, Frang Bardhi, Gjon Buzuku, Pjetėr Budi dhe Pjetėr Bogdani tregohen si humanistė shqiptarė, qė donin tė mėsonin gjuhėn shqipe nėpėrmjet lutjeve fetare dhe dijet pėr fenė, me tematikė luftėn ēlirimtare kundėr pushtuesve osmanė. Pėr tė ilustruar kulturėn dhe humanizmin shqiptar autorėt vendosin njė ikonė bizantine me imazhe nga Jezu Krishti i Onufrit.
Fėmijėve tanė u servohet politika sikur kultura e popullit shqiptar fillon me kėto ikona tė krishtere.

Gjithashtu nė kėtė libėr, nė kapitullin “Arbėria, nė shekujt XVI-XVIII”, nxėnėsit mėsojnė se si osmanėt dėbonin arbrit nga trevat e tyre dhe mėsojnė se si ata donin t’i nėnshtronin. Mirėpo, ata nuk mėsojnė se nė kėtė periudhė Kosova u pushtua nga austro-hungarezėt, tė cilėt nė bashkėpunim me Pjetėr Bogdanin dhe serbėt masakruan popullatėn vendase myslimane shqiptare ku edhe kthyen xhamitė nė kisha.

Madje autorėt e librit paraqesin pėrhapjen e fesė islame tė ardhur nga pushtimi osman duke mos treguar se para hyrjes sė osmanėve kishte tė ndėrtuar xhami nė Kosovė, e cila gjendet nė fshatin Mlikė, e ndėrtuar nė vitin 1239 qė ėshtė periudhė para osmane.
Autorėt tregojnė se krishterimi u pėrhap si mision i shenjtė duke e cilėsuar pėrhapjen si vepėr humanizmi. Ata islamin e paraqesin si pėrhapje me dhunė madje nuk japin informata pėr misionarėt myslimanė qė pėrhapėn islamin nė Ballkan.
Nė tekstin Edukata Qytetare 7, me autorėt Erlehta Mato dhe Bajram Shatri, autorėt pėrdorin njė tregim qė tė irritojnė nxėnėsit ku tregojnė se njė vajzė me emrin Fatima, e ikur nga Afganistani, e cila ka shkuar tė jetojė nė Gjermani, shkollohet nė njė klasė me djem dhe ėndrra e saj ėshtė pėr t'u bėrė mjeke, por kjo ėndėrr rrezikohet nėse pyetet feja e saj, ashtu siē autorėt shtrembėrojnė duke thėnė se shoqet e saj nė Afganistan kundėrshtojnė shkollimin si Fatimja pasi ajo bie ndesh me fenė islame ku edhe autorėt bėjnė njė pyetje se “A e lejon feja shkollimin e Fatimes?”. Ata japin njė pėrgjigje tė trilluar sipas dėshirės sė tyre duke cituar pėrgjigjen e shoqeve tė saj ku shprehen se veprimi i Fatimes bie nė kundėrshtim me fenė islame.

Nė tekstin Leximi letrar 8, me autor Mazllom Kumnova dhe Munish Hyseni, autorėt paraqesin frymėn nacionaliste ku priftėrinjtė e krishterė si Pjeter Bogdani, Ndre Mjeda dhe Gjergj Fishta, paraqiten si aktivistė kombėtarė, ndėrsa nga ana tjetėr njollosin islamin ku paraqesin se nė vitin 1478 Sulltan Mehmeti i Dytė “urdhėroi hapjen e varrit tė

Gjergj Kastriotit dhe se eshtrat e tij, osmanėt i mbanin si hajmali ku paraqiten si njerėz kanibalė, madje duke e hapur varrin ata bėrtisnin parulla islamike Allah, Allah”.

Madje nė kėtė libėr, nė vjershėn “Ura e Qabesė”, myslimanėt shqiptarė qė ishin pjesė e perandorisė osmane tregohen si viktima ku thuhet se si vdisnin ata nė shkretėtirat arabe.
Po ashtu nė kėtė libėr bėn pjesė njė reagim i Faik Konicės, i cili formėsohet nga regjimi komunist i Enver Hoxhės ku dhe e shpalli Shqipėrinė shtet tė pa fe zyrtare, edhe pse me shumicė dėrrmuese myslimane, botimi i reagimit tė Konicės ėshtė fyes ndaj shumicės dėrmuese shqiptare.

Nė librin historia e klasės sė nėntė tė shkollės fillore, nė mėsimin “Shpallja e Pavarėsisė sė Kosovės” autorėt nuk pėrmendin fare Turqinė e cila ishte shteti i parė qė e njohu pavarėsinė e Kosovės, por aty renditen shtetet si SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Shqipėria. Madje nuk pėrmendet as Afganistani si njė ndėr shtetet e para qė e ka pranuar pavarėsinė e Kosovės. Kėto shtete me popullatė islame synohen tė paraqiten si shtete anti shqiptare.

PJESA II

ARSIMI I MESĖM

Libri Letėrsia e vjetėr shqiptare e klasės sė 10 personifikon Skėnderbeun si hero tė krishterė, i cili tregohet se i solli fitore popullit shqiptar, ku tregohet njė fjalim nga ana e “Skėnderbeut” i cili thėrret tė luftojnė pėr krishterimin ku nė fjalim thotė: “…t’i rrokni armėt pėr mua jo si pėr ndonjė arbėror, jo si pėr njė bir princi, jo si pėr njė tė gjakut tuaj, por si pėr njė tė krishter, si pėr njė tė ikur”. Ndėrsa, kur bie fjala pėr patriotėt shqiptarė qė i pėrkasin fesė islame devotshmėria e tyre nuk tregohet, sa pėr ilustrim marrim Ismail Qemailin, i cili kryente ritualin fetar islam namazin si njė mysliman i pėrkushtuar; kėtė nuk e hasim askund.

Libri Historia 11 e gjimnazit tė pėrgjithshėm, me autorė Jusuf Bajraktarin dhe Isa Bicaj, na mėson se Librat e klerit katolik, qė janė ofendues pėr profetin Muhammed, siē

ėshtė libri i klerikut tė krishterė Pjetėr Bogdani “Ēeta e profetėve”, ku paraqiten si tė arritura shqiptare.

Nė Letėrsia romantike shqiptare 11, me autor Sabri Hamitin, autori ka pėrmbledhur njė varg poezish apo shkrime nga autorėt tė klerit krishterė si: Jeronim De Rada, Kostandin Kristoforidhi, Zef Serembe, Zef Skiroi ku nga ideologjia e tyre shprehin mllefin kundėr perandorisė osmane dhe mėsojnė fėmijėt qė osmanėt (turqit) t’i shohin armiq pėrkundėr faktit qė perandoria osmane siē e kemi cekur edhe nė fillim kishte 28 kryeministra e 36 ministra shqiptarė.

Historia 12 (Pėr gjimnazin e pėrgjithshėm), me autor Jusuf Bajraktari dhe Arbėr Salihu. Edhe nė kėtė libėr gjejmė njė shtrembėrim tė punės sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit ku autorėt paraqesin Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit si njė mbledhi anti osmane, ndėrsa nuk paraqesin kararnamet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit ku ndėr ligjet qė nxori kjo lidhje paraqitej besnikėria e kėsaj lidhjeje ndaj perandorisė osmane.

Nė shume libra nga shkolla fillore dhe e mesme janė cituar emrat e fesė sė tė krishterėve duke u thirrur me emra si Shėn Tereza, sikurse nė vjershėn e autorit Liri Loshi tė librit tė Leximit klasa e katėrt, ndėrsa kur citohej profeti Muhammed ai citohej me emėr “Muhamet” dhe nuk cilėsohej profet si nė librin Historia e klasės sė gjashtė tė shkollės fillore.
Librat shkollorė tė Kosovės ndarjen e kohės e tregojnė tė lidhur me lindjen e Krishtit, tė cilėn e cilėsojnė si viti 0. Edhe pse nė perėndim ka debate mbi kėtė nocion kristianocentrik tė historisė, i cili refuzohet nga shumė myslimanė, hebrenj, ateistė etj, tė cilėt nuk pranojnė ta quajnė kėtė ndasi kohore “pas dhe para Krishtit”, por si “era e re dhe para erės sonė”.

..ju thojsha :P o q nanen heret, jo se sjan shume?!, hajdeni tash, ngoni cka lypin gabelt, si i ndegjun ata gabelt e mdhej....
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga sherri : 17-04-13 nė 08:58
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-04-13, 15:10   #35
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Titulli: Rishqyrtim i historisė shqiptare ?!

"As Zoti nuk mund te ndryshoje te kaluaren" - sentence e vjeter e poetit te Athines se lashte, Agathon.

E kaluara nuk mund te ndryshohet. Eshte ajo qe eshte. Prandaj, as politikanet e tashem dhe as ata te ardhshmit nuk do te mund ta ndryshojne ate!
As miqte tane te tashem turq, as miqte tane te shekullit te ardhshem serb! Ndoshta pas 100 vjetesh serbet do te jene miqte tane, por kjo nuk do te ndryshoje historine e gjenocidit. Njejte sikurse qe eshte rasti me turqit!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-05-13, 21:53   #36
Izraeliti
surf maniac
 
Avatari i Izraeliti
 
Anėtarėsuar: 09-08-09
Vendndodhja: Proxy Server
Postime: 215
Izraeliti e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Rishqyrtim i historisė shqiptare ?!

Akademik Mehmet Kraja shkruan nё lidhje me atё se a duhet tё korrigjohen tekstet e historisё.
Marrё nga gazetaexpress.com

Kodi HTML:
Korrigjimet nė tekstet e historisė


Pse duhej tė ndodhte?

Historia krijon vetėdije dhe botėkuptim, prandaj sulmet ndaj historisė sė njė populli qė prej kohėsh konsiderohen si sulme ndaj identitetit dhe qenies kombėtare. Politika, regjimet dhe ideologjitė vazhdimisht kanė qenė dhe vazhdojnė tė jenė tė kujdesshme ndaj historisė, sepse nė shkrimet pėr kohėn e shkuar gjithmonė janė fshehur paralajmėrimet pėr tė ardhmen. Asnjė histori deri mė sot nuk ėshtė shkruar pa pėrzierjen e pikėpamjeve politike nė diskursin historik, madje, nė disa raste, shkrimi historik ka mundur tė shėrbejė si pararendės i zhvillimeve tė mėvonshme politike. Prandaj, nuk ishte e rastit qė mė 2002-3, nė situatėn e njė krize tė pėrgjithshme tė ideve pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, atėherė kur nė bashkėsinė ndėrkombėtare u rifuqizua ideja e kthimit te Kosovės nėn administrimin e Serbisė, u shfaq edhe kėrkesa e Kėshillit tė Europės, nė formė tė rekomandimit, qė nė tekstet e historisė pėr shkolla tetėvjeēare dhe tė mesme tė Kosovės tė bėhen disa korrigjime, tė vogla, tė parėndėsishme nė dukje tė parė, por esenciale nė substancė.

Nė pamje tė jashtme korrigjimet kishin kėtė synim: qė nga tekstet tona tė historisė tė mėnjanohej diskursi i ashpėr nacionalist, nė mėnyrė qė te fėmijėt shqiptarė tė Kosovės tė mos krijohej urrejtja ndaj popullit serb, sepse, sipas njė parimi tė pėrgjithshėm, pėr atė qė kishte ndodhur nė Kosovė nuk mund tė ishte fajtor populli serb, por regjimi, pushteti, pra Millosheviqi. Prandaj, kudo qė veprimet negative tė Serbisė nė Kosovė ishin identifikuar si “serbe”, u zėvendėsuan me “shtetėrore”, ndėrsa nė shumė vende “pushtuesi serb” ose u hoq nė tėrėsi, ose u zėvendėsua me “pushtetin”. Kėto korrigjime, nė substancė, kishin implikime tė mėdha pėr historinė mbi njėqindvjeēare tė Kosovės nė raport me Serbinė, por, mbi tė gjitha, nė luftėn e vitit 1999. Tani dilte se Serbia nuk kishte qenė asnjėherė pushtuese nė Kosovė dhe se luftėrat e shqiptarėve tė Kosovės kundėr Serbisė, pėrfshirė edhe luftėn e UĒK-sė, nuk kishin qenė luftėra ēlirimtare, por mė shumė njė konflikt i “shqiptarėve etnikė” me pushtetin, i cili ua shkelte liritė dhe tė drejtat. Kėshilli i Europės desh ta sillte situatėn nė kėtė pikė dhe pėr kėtė qėllim tregoi gatishmėri tė financonte korrigjimet e teksteve dhe ribotimin e tyre.

Shumė mė e rėndė se historia e shkruar, ishte historia qė pėrgatitej tė jetohej: nėse shqiptarėt e Kosovės kishin luftuar kundėr pushtetit dhe jo kundėr pushtuesit, atėherė ndryshimi i pushtetit nė Serbi (me njė garanci eventuale ndėrkombėtare) vetvetiu nėnkuptonte kthimin e Kosovės atje ku kishte qenė para vitit 1999. Do vėrejtur se grupi i historianėve qė i propozoi ndryshimet nė tekstet shkollore mė 2003, njėsoj si edhe strukturat e Ministrisė sė Arsimit, vinin nga provenienca politike e LDK-sė, sė cilės, nė kontekstin e zhvillimeve politike tė atyre viteve, i shkonte pėrshtat minimizimi ose njė paraqitje sa mė inverzive e luftės sė UĒK-sė, sepse trashėgimia e kėsaj lufte e bėnte kundėrshtarin e saj politik tepėr tė fuqishėm.


Dhjetė vjet mė vonė...

Dhjetė vjet mė vonė situata nė Kosovė paraqitet krejtėsisht ndryshe: Kosova ėshtė shtet sovran me shumė njohje ndėrkombėtare, loja me statusin e saj ka marrė fund dhe nuk ka rrezik qė ajo tė rikthehet nėn Serbi nė asnjė rrethanė, nė pushtet tani nuk ėshtė LDK-ja, por PDK-ja etj. Pėrdorimi politik i historisė nuk vazhdoi aty ku mund tė pritej dhe tė supozohej, nė valorizimin folklorik tė UĒK-sė, sepse ky valorizim tashmė mund tė quhet i pėrfunduar, pa gjetur ndonjė kundėrshtar aq tė denjė dhe tė fisėm.

Por, papritmas u shfaq nė horizont njė kėrkesė tjetėr: Qeveria e Turqisė filloi njė trysni tė paparė mbi institucionet e Kosovės, pėr tė spastruar tekstet e historisė tė ciklit parauniversitar nga pėrmbajtjet qė denigrojnė Perandorinė Osmane, nė kėtė fushatė u angazhua kupola mė e lartė e shtetit turk, duke filluar nga kryeministri, ministri i Jashtėm, ministri i Arsimit dhe, natyrisht, ambasadorja nė Prishtinė, e cila tashmė ka marrė nė dorė kryerjen e punėve operative. Ngjashėm me rastin e dhjetė viteve tė shkuara me rekomandimet e Kėshillit tė Europės, Ministria e Arsimit e Kosovės pėrsėri bėri njė komision, pėr tė identifikuar pikat nevralgjike ku duhej ndėrhyrė, tani komisioni nuk pėrbėhet vetėm nga historianėt, por pėrfshin edhe gjeografė, albanologė, osmanologė etj, pra, njė spektėr tė gjerė tė “dinjitarėve” kosovarė, tė angazhuar pa hile qė nga kjo lojė tė dalė e fituar Turqia dhe shteti i Kosovės tė nėpėrkėmbėt sa mė fort.

Themi kėshtu, pėr shkak se planet dhe programet mėsimore janė ēėshtje tė shtetit dhe ndėrhyrjet nga jashtė nė pėrmbajtjet mėsimore mund tė konsiderohen si shkelje e sovranitetit. Mė anė tjetėr, pėrfshirja e pashembullt i kupolės mė tė lartė politike tė shtetit turk nė kėtė ēėshtje, bėn tė ditur se trashėgimtarja e sotme e dinastisė sė dikurshme tė selxhukėve, Turqia bashkėkohore, krahas fuqizimit ekonomik, nė programin e vet kombėtar e ka ndryshimin e imazhit tė pushtuesit tė dikurshėm tė Ballkanit. Qė nė vitin 2009, nė njė konferencė pėr ēėshtjet e Ballkanit mbajtur nė Sarajevė, ministri i Jashtėm turk, Ahmet Davutogllu, pasi u shpreh me fjalė mallėngjyese “pėr sundimin e lavdishėm osman”, i cili “i solli dritė dhe emancipim Gadishullit Ballkanik”, “u bėri thirrje popujve ballkanas, e nė radhė tė parė Bosnjės, Shqipėrisė dhe Kosovės qė t’i kthehen prapė asaj kohe tė artė” (citimi sipas Kadaresė, “Mosmarrėveshja”, faqe 35). Pėr tė realizuar kėtė program kombėtar, Turqia e sotme ka gjetur terren tė pėrshtatshėm nė tre shtetet e pėrmendura tė Ballkanit, njėsoj si nė dy ose tre shtete tė Azisė sė largėt: paqėndrueshmėrinė ekonomike, trashėgiminė historike dhe mentalitetin anadollak.

Kriza ekonomike nė Europė i shkon pėrshtat kėsaj rrethane, sepse nė shtetet e Ballkanit mungojnė ndjeshėm investimet perėndimore, ndėrsa Turqia paraqitet prijėse nė eksportimin e kapitalit nė kėtė rajon, duke krijuar njė atmosferė biznesi krejtėsisht orientale nė kėto vende tė pėrfshira nga transicioni i mundimshėm. Pra, thėnė ndryshe, Turqia e sotme e ka vendosur tė mos bėjė investime vetėm pėr leverdi ekonomike, por duke imponuar edhe synimin e saj pėr njė rol tė ri nė kėto hapėsira, i cili shkon deri te projeksioni fantastik i rikthimit nė skenė tė Perandorisė Otomane, natyrisht me njė pamje tė re dhe me veshje tė re botėkuptimore dhe doktrinare.


Bashkėpunimi nė gjenocid

Tani mbetet ēėshtje e diskutueshme se cilat janė interesat e shqiptarėve nė kėto aspirata tė Turqisė dhe se me ēfarė ēmimi duhet ta paguajnė mbėshtetjen politike dhe ekonomike qė ky shtet ua bėn klasave politike shqiptare.

Ēmimi mė i rėndė dhe mė i papėrballueshėm do tė ishte krijimi i njė amalgame identitare joeuropiane, njė mallkim ky qė u ka qėndruar mbi kokė shqiptarėve, sė paku njėqind vjet para se ta bėnin shtetin dhe njėqind vjet pasi e bėnė shtetin shqiptar. Pėrgjatė gjithė periudhės sė Rilindjes Kombėtare, pėrfshirė edhe Lidhjen e Prizrenit, Lidhjen e Pejės, kryengritjet qė i patėn paraprirė formimit tė shtetit shqiptar, pra pėrgjatė gjithė kėtyre zhvillime me parashenjė tė qartė kombėtare, nė lėvizjen shqiptare ka vepruar e pandarė njė rrymė proturke, e cila nė disa ēaste vendimtare arriti ta devijonte ēėshtjen shqiptare, qoftė duke u bėrė zė i fuqishėm vetėm pėr njė autonomi shqiptare nė kuadėr tė Turqisė, qoftė edhe mė vonė, duke synuar ta bėnte shtetin shqiptar “njė Turqi tė vogėl nė Ballkan”. Ishte meritė e njė klase politike dhe njė klase intelektualėsh properėndimorė, tė cilėt, gjatė viteve njėzet dhe tridhjetė tė shekullit tė kaluar, pėrfundimisht e shkėputėn Shqipėrinė nga trashėgimia anadollake. Mirėpo, nė Kosovė, pėr shkak tė zėvendėsimit tė njė pushtuesi me njė pushtues tjetėr edhe mė tė egėr, nuk u zhvillua procesi i shkėputjes emancipuese nga orientalizmi dhe turqizmi, madje, sikundėr dihet, ruajtja e trashėgimisė otomane nė tė gjithė pėrbėrėsit e jetės shoqėrore u stimulua nga programi nacional serb. Ēuditėrisht, jo Turqia e sulltanėve, por Turqia e Ataturkut u bė aleate e fuqishme e njėrės dhe tjetrės Jugosllavi pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nga Kosova. Asgjė nuk ndihmoi qė kjo tė mos ndodhte, as lidhjet tradicionale shqiptaro-turke, as minoriteti i madh shqiptar nė Turqi, as prania e madhe e shqiptarėve nė nivelet mė tė larta tė administratės civile dhe ushtarake tė shtetit turk. Kosova u lėndua rėndė nga marrėveshjet e fshehta dhe traktatet e mbetura nė tentativė ndėrmjet Mbretėrisė Jugosllave dhe Turqisė, apo tė Titos me Kypriliun nė vitin 1953 nė Split.

Qė tė mund tė ndėrronte imazhin e saj negativ, tashmė jo otoman, por modern, Turqia do tė duhej tė kishte kurajė t’i kėrkonte falje popullit tė Kosovės pėr kėtė gjėmė tė madhe qė i shkaktoi, duke u bėrė aleate e programit nacional serb nė gjenocidin e hapur ndaj popullit tė Kosovės. Po kaq lėndues pėr shqiptarėt ėshtė edhe njė fakt tjetėr: nė njėrėn anė, arroganca me tė cilėn ajo kėrkon t’i avancojė tė drejtat e minoritetit turk nė Kosovė, ndėrsa, mė anė tjetėr, minoritetit shqiptar nė Turqi nuk ia njeh asnjė tė drejtė. Nxjerrja si pengesė e zgjidhjeve kushtetuese qė aplikon Turqia ndaj minoriteteve kombėtare ėshtė justifikim i paqėndrueshėm, sepse, kur Erdogani ka interes tė fuqizojė pushtetin civil mbi atė ushtarak, ndryshimet kushtetuese i bėn pa hezitim.


Diskursi apo pėrmbajtja?

Ndryshimet, pėr tė cilat kėmbėngulė administrata e lartė e shtetit turk, nė dukje tė parė nuk janė tė papėrballueshme, sepse ngjajnė disi kozmetike, sikur prekin dizajnimin e historisė, pra shkrimin dhe jo substancėn, jo pėrmbajtjen, jo faktet historike. Pavarėsisht nga mjegulla qė mund tė krijohet rreth kėsaj ēėshtjeje, qėllimi mbetet po ai: tė bėhet “ē’mitizimi” (siē do ta quajė kėtė proces njėri nga mbėshtetėsit e kėtyre ndryshimeve) i rolit negativ tė Perandorisė Osmane nė historinė shqiptare, jo sa pėr sy e faqe, por duke i krijuar favore Turqisė bashkėkohore.

Pra, sipas mbėshtetėsve tė kėtij procesi, historiografia shqiptare e ka mitizuar rolin negativ tė Perandorisė Osmane dhe, duke e quajtur atė “pushtuese tė egėr”, pėrēon mesazhe negative edhe pėr Turqinė bashkėkohore. Prapavija ėshtė politike, nuk ėshtė aspak shkencore. Si nė rastin e Kėshillit tė Europės, kur synohej qė, duke zėvendėsuar “pushtuesin serb” me “pushtetin serb” tė krijohej njė klimė e favorshme pėr kthimin e Kosovės nėn Serbi, po sipas kėtij modeli, historiografia shqiptare qė e quan Perandorinė Osmane “pushtuese tė egėr”, bėhet pengesė qė doktrina e Davutogllusė tė gjejė hapėsirė me tė gjerė veprimi ndėr shqiptarėt. Mė anė tjetėr, pavarėsisht kamuflazhit, korrigjimet dhe ndryshimet nuk janė aspak periferike, jashtėsore, por prekin esencėn e trashėgimisė kulturore shqiptare, prekin vetė konceptin e historisė sonė, kuptimin e saj, vlerėn e saj. Pėr shkollarėt shqiptarė, tė Kosovės apo tė Shqipėrisė, ē’kuptim mund tė ketė Skėnderbeu me krejt historinė dhe krejt literaturėn qė i shoqėron bėmat e tij, nėse pėrball nuk ka sulltanėt pushtues, por ca pėrhapės tė emancipimit? Ē’kuptim mund tė kenė letėrsia dhe dijet humane tė Rilindjes Kombėtare, nėse pėrball tyre nuk qėndronte njė pushtues qė ua kishte mohuar lirinė shqiptarėve, por dikush qė rrezaton kulturė dhe civilizim? Idetė se shqiptarėt kanė marrė pjesė aktive nė ndėrtimin e Perandorisė Osmane dhe se i kanė shfrytėzuar favoret qė ua ka krijuar ajo, janė kryekėput ide tė historiografisė serbe.

Fundja, historia e popujve tė botės asnjėherė nuk ėshtė shkruar duke madhėruar vasalėt dhe kolaboracionistėt e pushtuesve, sado tė shumtė qė mund tė kenė qenė ata, sikundėr qė as e drejta e popujve pėr liri nuk pėrcaktohet nga ky ves i shėmtuar njerėzor. Pėr mė tepėr, ēdo shtet normal dhe ēdo komb i emancipuar, prekjen nga dikush i jashtėm nė gjėra kaq esenciale, siē ėshtė vetė kuptimi i mėsimit tė historisė, do ta konsideronte shkelje tė dinjitetit, pėrēmim dhe fyerje.


Kush janė mbėshtetėsit?

Idetė pėr njė rol tjetėr tė Perandorisė Osmane nė zhvillimet historike nė botėn shqiptare, nė historinė e Kosovės nė veēanti, kishin njė mbėshtetje edhe para se tė shfaqeshin nė formėn e tanishme. Qė nė vitet shtatėdhjetė tė shekullit tė kaluar nė Prishtinė, nė periudhėn e liberalizimit tė dijes historike, nė mesin e historianėve tanė (me gjasė, nėn ndikimin e historianėve tė Turqisė) ishte shfaqur teza se islamizimin e shpejtė dhe masiv tė shqiptarėve tė Kosovės nėn Perandorinė Osmane duhej parė nė njė kėndvėshtrim pozitiv, sepse, sipas kėsaj teze, ka qenė pikėrisht ky islamizim qė i ka ndihmuar ata tė ruajnė identitetin dhe kombėsinė, kundrejt sllavizimit, i cili i asimiloi nė masė tė madhe shqiptarėt e krishterė nė Kosovė dhe nė viset pėrreth saj.

Sesa ėshtė e paqėndrueshme kjo tezė, mjafton tė sjellim nė vėmendje faktin se ishte pikėrisht myslimanizmi sllav ai qė hoqi pėrgjithmonė nga posedimi shqiptar Tivarin, Plavėn, Tutinin dhe Pazarin e Ri. Mė vonė, po kėta zėra, ose tė ngjashėm, hodhėn idenė se Skėnderbeu e ka dėmtuar substancėn shqiptare me luftėrat e tij kryeneēe kundėr njė perandorie tė madhe, siē ishte Perandoria Osmane. Kėto shqyrtime, ndonjėherė pseudoshkencore dhe ndonjėherė krejtėsisht tė pėrhanta, nga qarqet e disa historianėve u zhvendosen pak nga pak nė rrethe fetare ose gjysmė fetare dhe gjysmė shkencore apo intelektuale. Duke ndjekur mėnyrėn e ndėrtimit tė doktrinave ideologjike, ligjėsia historike shartohet me dogmėn, nė kėtė rast me dogmėn fetare, duke deformuar kėshtu jo vetėm perceptimin e historisė, por edhe krejt kuptimin e luftėrave pėr liri, te shqiptarėt dhe te mbarė popujt e botės. Ky ėshtė insturmentalizimi mė i keq i historisė pėr efekte joshkencore. Por historia nuk mund tė quhet e vlershme, nėse nė interpretimin e saj nuk projektohet e ardhmja.

Pėr mbėshtetėsit kosovarė tė doktrinės sė Davutogllusė, rikthimi nė skenėn ballkanike tė njė perandorie turke nė kufijtė e Perandorisė Osmane, nėse jo me kufij politikė, atėherė gjithsesi me kufij ekonomikė, fetar dhe kulturor, sė pari, do tė fuqizonte faktorin shqiptar nė Ballkan, madje duke arritur ta bashkojė atė, siē ishte i bashkuar nė kohėn e asaj perandorie (si alternativė e bashkimit tė paarritshėm europain); dhe, sė dyti, bėrja e Kosovės republikė islamike, sipas tyre, do tė shkonte mė lehtė pėrmes njė islami tė moderuar, tė tillė ēfarė e kultivon Turqia moderne. Shqyrtimet e kėtilla mendjelehta, tė cilat fshehin brenda ca dredhi primitive, nuk besoj tė krijojnė hapėsirė mė tė madhe nė botėn shqiptare tė ideve, sikundėr qė edhe kjo trysni politike e radhės mbi historiografinė, kulturėn dhe mendimin shqiptar do tė dėshmohet si njė recidivizėm tragjik, i frikshėm pėr nga egėrsia, por me parashenjėn e qartė tė dėshtimit pa alternativė.
__________________
m'sohen senet
Izraeliti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-05-13, 07:29   #37
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rishqyrtim i historisė shqiptare ?!

Sikur Historia shqiptare tė mos ishte e fallsifikuar, edhe sikur 100 mijė here po te rishqyrtohej, ajo do te rezultonte serish si nje e vertet e pandryshueshme. Por ja qe,.. ndjenja se jetojm ne iluzione e mashtrime eshte e fort edhe tek kundershtuesit. Prandaj, vazhdojn ta genjejn vetveten e te presin te tjeret te ju thon se ".. ore ju, a totall qorra jeni apo nuk duani te shohni ?!! "

E VĖRTETA DO TA GODAS,.. TĖ PAVARTETĖN HERDOKUR !
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-06-13, 12:46   #38
King Street
Jeta Eshte TEATER
 
Avatari i King Street
 
Anėtarėsuar: 17-05-12
Vendndodhja: Dardani e Lashtė
Postime: 262
King Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Rishqyrtim i historisė shqiptare ?!

O vllazen shqipetarė po nuk mund tė shqyrtohet historia sa here te ju teket pushtusve tė jashtem e aq me pake kur ketyre mendimeve ofenduse per shqiptaret ju bashkangjiten mjekerrcjapat tė cilet pas disa viteve do tė mundohen qė edhe per serbin tė ndryshohet historia.
Kjo levizja ''Bashkohu'' ėshtė kancer pėr Shqiptaret dhe duhet izoluar sa mė shpejt mos tė infektoj edhe analfabet tjere mė ideja dhe mendime te semura psiqikisht, sepse keto gjana mulla shefqetit i pine uje vetem tek ata analfabetet dhe servilet qe perfitojn te mira financiare nga organizata tė ndryshme qė investojn miliona euro per radikalizimin e Shqiptarve.
Feja e te gjithve e respektoj por kur ėshtė nė pytje interesi kombetarė at'her duhet ti lajmė anash fete dhe tė bashkohemi njė zeri ti themi STOP ketyre gjanave, Kombi ėshtė mbi tė gjitha.
__________________
Fitova Pavarsin emrin e ka Kosova ,Faleminderitnga Zemra Ibrahim Rugova
King Street Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-06-13, 18:27   #39
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rishqyrtim i historisė shqiptare ?!

Osmanėt ishin pushtues nga fillimi deri nė fund



Publikuar: 13.06.2013

Tiranė, 13 qershor - Periudha e Perandorisė Otomane ka qenė pushtim nga fillimi deri nė fund. Kjo ėshtė bindja dhe qėndrimi i historianėve shqiptarė, transmetoi AS. Drejtori i Institutit tė Historisė, Beqir Meta dhe historiani Romeo Gurakuqi kanė kundėrshtuar historianėt turq duke argumentuar se faktet dėshmojnė qė shqiptarėt kanė qenė vazhdimisht tė shtypur dhe janė detyruar tė bėjnė luftė tė pėrgjakshme pėr 500 vjet.

"Turqit nė Ballkan dhe nė Shqipėri kanė ardhur si pushtues e do tė thoja se shqiptarėt kanė bėrė luftrat mė tė pėrgjakshme me kostot mė tė larta nė historinė e tyre si popull. Nuk mund tė pėrdoret qenia e disa nėpunėsve shqiptarė qė ishin njė minorancė. Nuk pėrfaqėsonin interesat e kombit shqiptar. Ata ishin thjesht nėpunės otomanė. Turqit sigurisht kanė qenė timoni drejtues, forca , pesha e kėsaj perandorie. Kėtė nuk e vė nė dyshim askush"- tha Meta.

"Shqipėria ka qenė pėr pesė shekuj e pushtuar nga perandoria osmane. Gjėja e parė qė duhet bėrė ėshtė ndarja e njė shteti tė sė kaluarės me njė shtet aktual- sot. Bėhet fjalė pėr njė pushtim tė mirėfilltė"- tha Gurakuqi.

Sa i takon pretendimit tė historianėve apo Qeverisė Turke pėr rishikim tė historisė shqiptare mbi periudhėn e Perandorisė Otomane, studiuesit pranojnė se debatet shėrbejnė, por historia duhet tė thotė tė vėrtetėn.

"Qeveria turke nuk ka asnjė tė drejtė tė ndėrhyjė nė historiografinė e njė vendi tjetėr. Kanė gjithė tė drejtėn e zotit tė debatojnė me tė gjitha termat e parametrat. Pastaj sa tė sakta janė dhe sa tė pasakta do tė dali nga rezultatet e kėtij debate"- tha Meta.

"E vetmja ndėrhyrje qė mund tė jetė e pranueshme ėshtė zbatimi I kritereve shkencore. Do tė duhet tė jemi tė kujdesshėm nė heqjen e termave pezhorativė nė qoftė se do tė ekzistojnė"- tha Gurakuqi.

Pavarėsisht ndasive qė kanė historianėt shqiptarė pėr periudha tė ndryshme tė historisė pėrfshirė edhe atė Otomane, tė gjithė bien dakord se nė tekste ka nevojė pėr ndryshimin e disa terminologjive tė vjetruara qė pėrdoren ende.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-06-13, 23:51   #40
premium
 
Anėtarėsuar: 25-03-08
Postime: 5,897
premium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Re: Rishqyrtim i historisė shqiptare ?!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga King Street Shiko postimin
O vllazen shqipetarė po nuk mund tė shqyrtohet historia sa here te ju teket pushtusve tė jashtem e aq me pake kur ketyre mendimeve ofenduse per shqiptaret ju bashkangjiten mjekerrcjapat tė cilet pas disa viteve do tė mundohen qė edhe per serbin tė ndryshohet historia.
Kjo levizja ''Bashkohu'' ėshtė kancer pėr Shqiptaret dhe duhet izoluar sa mė shpejt mos tė infektoj edhe analfabet tjere mė ideja dhe mendime te semura psiqikisht, sepse keto gjana mulla shefqetit i pine uje vetem tek ata analfabetet dhe servilet qe perfitojn te mira financiare nga organizata tė ndryshme qė investojn miliona euro per radikalizimin e Shqiptarve.
Feja e te gjithve e respektoj por kur ėshtė nė pytje interesi kombetarė at'her duhet ti lajmė anash fete dhe tė bashkohemi njė zeri ti themi STOP ketyre gjanave, Kombi ėshtė mbi tė gjitha.
Bravo po dijshe me fol , ki mu ba historian i shekullit .
mir ish kon ti te permisosh historite e gjithe Botes , se deri qetash historine kot badihava kemi lexu .
__________________
pause
premium Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-06-13, 09:57   #41
King Street
Jeta Eshte TEATER
 
Avatari i King Street
 
Anėtarėsuar: 17-05-12
Vendndodhja: Dardani e Lashtė
Postime: 262
King Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Titulli: Re: Rishqyrtim i historisė shqiptare ?!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga premium Shiko postimin
Bravo po dijshe me fol , ki mu ba historian i shekullit .
mir ish kon ti te permisosh historite e gjithe Botes , se deri qetash historine kot badihava kemi lexu .
Nuk mė duhet historija e botes, mjafton timen me dite.
Asi sipuna jote po i refuzojn njerzit mė tė mėdhoj qė ka historia Shqiptare (Gjergj Kastriotin dhe Nėnen Tereze), ndersa tani keni filluar ti refuzoni edhe flamurin kombėtarė, nuk ėshtė qudi nė qoft sė kerkoni edhe emrin e Kosoves ta ndryshoni, sepse ju bo**en e keni nė Kosove e trupin e mendjen nė Arabi e Serbi, ju as 1% gjakė shqiptari nuk keni.
__________________
Fitova Pavarsin emrin e ka Kosova ,Faleminderitnga Zemra Ibrahim Rugova
King Street Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-06-13, 18:47   #42
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Rishqyrtim i historisė shqiptare ?!

Perandoria Osmane nuk na ka mbrojtur nga sllavėt


Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, ka folur rreth pėrpjekjeve tė Turqisė pėr ndryshimin e teksteve tė historisė sė shqiptarėve. Ai ka thėnė se nuk ėshtė e vėrtetė teoria se Perandoria Osmane i ka mbrojtur shqiptarėt nga sllavėt.

Nė njė intervistė pėr Deutsche Welle, Kadare ka hedhur poshtė njėrėn prej teorive mė tė mėdha tė mbrojtėsve tė ndryshimeve historike, atė se “pushtimi osman ka pasur diēka pozitive pėr kombin shqiptar, sepse e ka mbrojtur atė nga njė rrezik mė i madh qė ishte rreziku sllav”. Sipas tij kjo ėshtė e gjitha krejtėsisht e pavėrtetė.

“Tė gjithė popujt e Ballkanit pėsuan njė dramė tė pėrbashkėt dhe nė kėtė dramė nuk ka pse populli shqiptar tė bėjė befas njė pėrjashtim, sepse nuk ka pasur kurrfarė pėrjashtimi nė fatin e tij. Populli shqiptar ka qenė mė i ashpri kundėr Perandorisė Osmane, pėr vet faktin se shqiptarėt u bėnė pengesė kryesore pėr depėrtimin e Perandorisė Osmane deri nė Itali".

“Sllavėt vetė ishin pėr faqe tė zezė, gjendja e tyre ishte mė e defavorizuar se e shqiptarėve. Atėherė: nga cilėt sllavė na mbrojti Perandoria Osmane? Si na mbrojtėn ne turqit nga sllavėt? Kjo ėshtė e pabesueshme, nga ana logjike, nga ana psikologjike. Pėr mua e gjitha ėshtė groteske, e paimagjinueshme, nga fillimi deri nė fund“, ka deklaruar Kadare.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-06-13, 18:50   #43
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Rishqyrtim i historisė shqiptare ?!

Kadare: Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarėt nga sllavėt



Nė fundjavė (15.06) nė Kėln ishte i ftuar shkrimtari Ismail Kadare i shoqėruar nga bashkėshortja e tij dhe shkrimtarja e njohur Helena Kadare. Kadare foli ndėr tė tjera pėr raportin Shqipėri - Europė - Perandori osmane.

Bashkėbisedimi me shkrimtarin u fokusua mė shumė nė librat mė tė fundit tė Kadaresė dhe veēanėrisht nė temat mė aktuale qė preukupojnė shqiptarėt nė Shqipėri dhe Kosovė. Duke u nisur nga jehona qė ka bėrė libri mė i fundit i tij "Mosmarrėveshja“, pjesė e tė cilit u lexuan nė sallė shqip dhe gjermanisht, interesimi i publikut u ndal mė sė shumti nė temėn mjaft delikate tė raportit mes Shqipėrisė dhe Europės, apo tė raportit tė Shqipėrisė me kohėn e pushtimit turk, pėr tė cilėn kohėt e fundit ka pasur shumė diskutime.
Sipas Kadaresė, problemi thelbėsor mbetet raporti i Shqipėrisė me Europėn „Nuk ka problem tė Ballkanit, ballkanas - ballkanas ose problem tė Shqipėrisė, shqiptar – shqiptar. Nuk ka asnjė problem tė asnjė populli tė Gadishullit pa qenė i lidhur me Europėn“. Pėr Kadarenė shqiptarėt janė njė ndėr tri popujt mė tė rėndėsishėm nė Ballkan. Pra kėta janė: shqiptarėt, grekėt dhe serbėt. Por, sipas tij, ka mbi njė shekull qė pati lindur njė teori qė vetėm dy nga kėta popuj duhet tė qėndrojnė nė Europė, ndėrsa njė duhet zhdukur.

S'mund tė ketė Shqipėri jashtė qytetėrimit europian

„Populli i dėbuar qė ėshtė populli shqiptar, duhej tė dėbohej me forcė, me ndarje, me shpėrngulje, me denatyrim, duke provuar tė gjitha mėnyrat. Madje pėr parantezė: gjuha shqipe nė Europė ėshtė e vetmja e ndaluar me ligj pėr shekuj tė tėrė. Nuk ka njė gjuhė tjetėr indo-evropiane qė ėshtė e ndaluar si shqipja dhe kjo ende nuk ėshtė shpjeguar nga historiografia shqiptare“. Duke u nisur nga kėto fakte, sipas Kadaresė shqiptarėt megjithatė kanė njė lloj pėrkushtimi disi tė habitshėm pėr Europėn, pėr qytetėrimin europian. "Ata e kanė kuptuar se s'mund tė ketė Shqipėri jashtė komunitetit europian, jashtė qytetėrimit europian".

Nė librin "Mosmarrėveshja", Kadare heq njė paralele mes shqiptarėve dhe Europės duke theksuar se ngjajnė pėr nga ashpėrsia. Kėtė Kadare e konkretizon me faktin se ky kontinent (Europa) ka lindur dy pėrbindshat mė tė rrezikshėm tė shekulllit tė 20 e kėtej: Fashizmin dhe bolshevizmin. Por po vetė kjo Europė i ka mbytur ato. "Nuk e mbytėn fashizmin dhe komunizmin as popujt e Afrikės, as Kina dhe as India apo ndonjė kontinent tjetėr. Dhe kėtu ėshtė forca e qytetėrimit europian, qė ai edhe kur pjell tė keqen di ta mbysė atė. Besoj se tashmė tė gjithė e kujtojnė parrullėn tonė pas rėnies sė komunizmit: E duam Shqipėrinė si gjithė Europa“.

Njė tjetėr temė me tė cilėn u pėrball shkrimtari Kadare nė mbrėmjen letrare nė Kėln ishte edhe periudha e sundimit osman nė Shqipėri, pėr tė cilėn pati njė sėrė pyetjesh nga tė pranishmit. Dihet tashmė se nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri ėshtė vėnė nė diskutim raporti i Shqipėrisė sė atėhershme dhe pushtimit osman. Shumė debate kanė nisur edhe mbi ndryshimin e teksteve tė historisė pėr periudhėn osmane. Ka shumė teza qė vėnė nė diskutim kėtė periudhė historike. Kadare me njė gjuhė tė ashpėr u shpreh mjaft kritik ndaj kėsaj teme. „Thelbi dhe baza e historisė nuk mund tė ndryshohet, ajo mund tė interpretohet sipas interesave tė ditės, por kurrsesi nuk mund tė ndryshojė. Kėtė „teori“ qė ka dalė tashmė nė skenėn shqiptare Kadare e quajti "filozofi e robėrisė".


Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarėt nga sllavėt


Sipas kėsaj teorie, "pushtimi osman ka pasur diēka pozitive pėr kombin shqiptar, sepse e ka mbrojtur kombin shqiptar nga njė rrezik mė i madh qė ishte rreziku sllav". Por kjo, sipas Kadaresė ėshtė e gjitha krejtėsisht e pavėrtetė. Kjo ėshtė njė fantazi makabėr, shpifje, njė doktrinė e sajuar. “Tė gjithė popujt e Ballkanit pėsuan njė dramė tė pėrbashkėt dhe nė kėtė dramė nuk ka pse populli shqiptar tė bėjė befas njė pėrjashtim, sepse nuk ka pasur kurrėfarė pėrjashtimi nė fatin e tij. Populli shqiptar ka qenė mė i ashpri kundėr Perandorisė Osmane, pėr vetė faktin se shqiptarėt u bėnė pengesė kryesore pėr depėrtimin e Perandorisė Osmane deri nė Itali. Sllavėt vetė ishin pėr faqe tė zezė, gjendja e tyre ishte mė e defavorizuar se e shqiptarėve. Atėherė: nga cilėt sllavė na mbrojti Perandoria Osmane? Si na mbrojtėn ne turqit nga sllavėt? Kjo ėshtė e pabesueshme, nga ana logjke, nga ana psikologjike. Pėr mua e gjitha ėshtė groteske, e paimagjinueshme, nga fillimi deri nė fund“, shtoi Kadare.

Nė fund tė takimit u diskutua me shkrimtarin edhe pozicioni i Shqipėrisė lidhur me hapjen e arkivave, me zbardhjen e sė kaluarės duke iu referuar shembullit tė Gjermanisė e cila e kapėrceiu kėtė akt nė mėnyrė tė shkėlqyer. Pėr Kadarenė ky problem nuk mund tė anashkalohet se paska probleme tė tjera nė Shqipėri mė tė rėndėsishme se sa ky. Ai i quajti tė pajustifikueshme tė gjitha zvarritjet qė bėhen nė kėtė drejtim. Sipas tij, kjo detyrė morale pėr hapjen e arkivave tė fshehta, tė ndėrgjegjes sė njė populli ėshtė numėr njė dhe pėrsa i pėrket profecisė se po u hapėn arkivat e fshehta do tė ndodhi katastrofė, kjo sipas tij nuk ėshtė e vėrtetė. „Pėrkundrazi asnjė katastrofė nuk i erdhi as Gjermanisė, madje njė nga arsyet qė eci pėrpara ishte edhe kjo: pastrimi i ndėrgjegjes“, theksoi Ismail Kadare.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-06-13, 14:49   #44
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rishqyrtim i historisė shqiptare ?!

Ende pa ndryshim tė historisė pėr osmanėt







Prishtinė, 29.06.2013

Ka kaluar gati njė vit qė kur shteti turk kėrkoi fuqishėm ndryshmin e teksteve shkollore tė historisė me arsyetimin se nė to ka shprehje fyese nė adresė tė Perandorisė Osmane. Ministria e Arsimit, e cila doli publikisht pro kėrkesės turke, nuk ka ecur shumė nė ndryshimin e tė teksteve shkollore. Tekstet mė ndryshime nuk janė gati nė shtatorė.

Madje, ribotimi i tyre do tė bėhet po ashtu sikur njė vit mė parė. Nė prag tė fillimit tė vitit shkollor. Historianėt e Kosovės, autorėt e teksteve nuk janė thirrur pėr tė diskutuar rreth kėtyre shprehjeve, shkruan sot “Zėri”.

Ky proces sipas njohėsve tė kėsaj fushe po zvarritet mė qėllim qė tė mos i mbetet “hatri” Turqisė. “Marrėdhėniet turko-kosovare nuk duhet tė shihen si tė lėkundura nėse tekstet ndryshohen dhe historia mbetet me termin pushtues, ashtu siē ka qene”, thotė analisti i ēėshtjeve arsimore, Jonuz Salihaj.

Historiani, Frashėr Demaj ka thėne ai, e as kolegėt e tij nuk janė ftuar pėr debat nga Mistria rreth kėtij problem.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:51.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.