Re: Poezi......dhe Poezi nga Zana Pira
AKTORI
A thua pse hijen time
e magjeps njė fytyrė anonime
diku tek platoja e teatrit
aktori zbret nė fundin e lojės
Ofelia njeh tragjedinė e vet
pėrleshet me fytyrėn anonime qė trazon hijen time
zgjon nga gjumi i vdekjes Ofelinė
me puthjen e Hamletit
Aktori i skenės
merr udhė tė gjatė
largė ofelisė largė vdekjes
me kalin e apokalipsės.
BUZĖQESHJA
Nė sytė e tu ėndrrimtarė
Dridhej njė mjegull e purpurt
afrohesha si e dehur
me fluturimin mjellme
dhe ngjyeja pulpat e ėndrrės
me purpirimin e shikimit tėnd
zgjohesha pastaj
nga kjo ėndėrr kaq e ėmbėl
dhe shikoja fotografinė tėnde
varur nė mur
tek mė vėshtron mė ėmbėlsi.
BALADŹ PŹR ADEM JASHARIN
Mėsohu bijė tė shkruash fjalėt e pathėna tė gurit
qė tė mund tė krahasosh jetėn me mbivdekjen
t'i shkrish duart nėpėr plumba tridhjetė e tetė orė
gjithēka e kundėrt tė mbetet e zbrazėt
nė qenėsinė e dashurisė
Pėr kurorėn e djegur mė zė gjumi nė shpellėn
e Bacė Bajramit
gjaku ynė ėshtė gjak i legjendės
ngaqė qėlluammė tė vjetėr se ajo
Armiku kafshon gishtrinjtė
njė fragment qesharak i barbarisė sė dehur
nė betejėn e humbur
Mbajė mend bijė
kjo mesnatė me hėnė i pėrket origjinės sė shqipes
po kjo ditė sot kujt i pėrket pėrpos diellit mbi
Drenicė
mbaje mend bijė
tridhjetė e tetė orė nė front trimi i pėrrallės sė re
dheungjit lart tė bėhej diell i mėmėdheut.
NATĖ E LUTJES
Nė kėtė natė tė lutjes
hijet e djallėzuara lozin
para syve tė mi
zbrazėtia mundon shpirtin tim
natė lutjeje pėr Kosovėn
natė kur plaga dhemb
natė e lagur me lot
e humbur nė amshim
thell nė shpirtin tim
Kosova ime
Natė e fundit e lutjes sime.
MONOLOG PA DIALOG
(Bisedė me nėnėn)[/color]
Shpeshėherė nėna mė thotė
Gruja nė shtėpin e burrit
heq tė zitė e ullirit
pse nuk e di se dua tė di e di
mi qan hallet e veta nėna
ofshama e thellė ia pėrshkron trupin e dobėt
gjaku i gufon me ritėm tė ngadalėsuar
njė ndjenjė mjegulle
ia rrethon fytyrėn
e pastron loton pa tingull
kėrkon ndihmė spremton koha tI ndihmoj
por tėrhiqem zvarr nga kjo bisedė me nėnėn
e monologut me shpirt pa frymėmarrje
njė monolog krejt i pavlefshėm
njė monolog pa dialog
si dallgėt e detit pa ujė.
KORNIZĖ
Nė horizontin e kornizuar
U linda e vdekur
e krijova botėn poetike
jo me ngjyra
por me gjakun tim tė pėrjetshėm
tė derdhur nė altar.
M'I KTHEVE STINŹT E IKURA
Me puplėn e zogut
bekova vetminė time tė dhuruar
me dorėn time tė djathtė
me tri pika shiu
hyra nė pjesėn tėnde tė zemrės
si njė perėndeshė e diellit
m'i ktheve stinėt e ikura
nė trupin tim tė ftohur
tė zuri nata nė buzėn time
me kėmishėn e lagur m'i mbėshtolle kėmbėt
i dashuri Hamlet
mė ktheve nė dhomėn tėnde tė fjetjes
shfletuam ditarin e gjumit
mė shndėrrove nė lulen e kuqe pa ngjyrė
Unė Ofelia i dashuri Hamlet
t'i pushtova vijat e dorės
tė pėrplasa nė ėndrrėn pa fund
nė gjysmėn e natės i ndėrruam rolet.
__________________
TUNG PERSHENDETJE
|