Ernest Koliqi (1903 - 1975) ėshtė poet, prozator, dramatist, studjues letrar e pėrkthyes letrar. Kėtė veprimtari e krijimtari letrare e ushtroi gjatė gjithė jetės. Lindi nė
Shkodėr, ku edhe i ndoqi mėsimet e para nė Kolegjin Ksaverian tė Jezuitėve. Studimet i kreu nė Breshia tė Italisė, pastaj nė Universitetin e Padovės, ku edhe u doktorua me temėn
Epika popullore shqiptare. Shkroi nėn pseudonimet Hilushi, Hilush Vilza, Borizani. Vdiq nė Romė mė
1975. Ishte ministėr i arsimit nė kohėn e pushtimit italian gjatė
Luftės sė Dytė Botėrore. Ndėrsa po drejtonte arsimin shqiptar, ai dėrgoi nė Kosovė dyqind arsimtarė tė ngarkuar me libra shqip e me mision qė tė themelonin shkollat shqipe nė Kosovė. Vepra e tij letrare u ndalua edhe pse nuk pėrmbante asfarė shenje a parashenje politike. Ajo u ndalua, pėr shkak tė veprimit politik tė autorit. Koliqi ishte themelues e drejtues revistash, ku botohej e trajtohej letėrsia e kultura shqiptare si:
Ora e Maleve,
Shkėndija,
Shźjzat, etj. Si letrar Ernest Koliqi shquhet si krijues nė prozė, madje sė bashku me
Mitrush Kutelin konsiderohet themelues i prozės moderne shqipe. Pėrktheu nė gjuhėn shqipe poetėt e mėdhenj italianė: Dante, Petrarka, Ariosto, Tasso, Parini, Monti, Foskolo e Manconi, qė i pėrmblodhi nė dy vėllime tė librit
Poetėt e Mėdhej tItalķs I dhe II. Pėrgatiti, pėrktheu nė italisht dhe botoi
Antologjinė e lirikės shqiptare nė vitin 1963. Me librat e tregimeve:
Hija e Maleve (1929),
Tregtar flamujsh (1935) dhe
Pasqyrat e Narēizit (1936), Koliqi sjell njė botė krejt unike shpirtėrore shqiptare, ndėrsa gjuha e tij dhe stili janė krejt tė veēantė. Vepra poetike me pretendime mė tė mėdha e Koliqit ėshtė
Gjurmat e Stinve (1933). Poezitė mė tė mira tė kėtij vėllimi janė ato tė shkruara nė formė tė tingėllimit (
sonetit). Pasardhės tė Koliqit, sidomos nė insistimin e gjetjes sė veēantive vendore nė gjuhė e nė jetė, nė letėrsinė shqipe bashkėkohore para sė gjithash konsiderohet
Anton Pashku.