Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Personalitete publike
Emri
Fjalėkalimi
Personalitete publike Personalitetet publike nga Kinematografia, Arti, Muzika, Kultura, Letėrsia, Politika, Shkenca, Sporti etj. Tė rejat, mėnyra e tė sjellurit, kontakti me publikun. (Po thojnė...)



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 20-07-10, 17:20   #1
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Nuk eshte Bekim fehmiu po edhe me i madh !

Bekimi i Bekimit pėr shkencėn

Bekim Bejta, ndonėse relativisht i ri, ka hyrė fuqishėm nė botėn shkencore duke u bėrė njė banor i vyeshėm i Lagjes sė shkencėtarėve seriozė. Ai po bėn punė tė pėrfillshme shkencore, qoftė si profesor universiteti, por edhe si krijues dhe sportist i pėrmasave ndėrkombėtare duke hyrė edhe si shqiptari i parė nė librin e Ginisit. Bekimi, ndonėse, vazhdimisht ka dyndje kohe, ai sikur e vodhi pak kohė pėr tė zhvilluar kėtė bisedė ekskluzive pėr portalin tonė.Bisedoi: Shaqir Foniqi
Foto: Arton Humolli

Z. Bekim, duket se po ecni me sukses tė plotė gjurmėve tė babait tuaj, Prof. dr. Murat Bejta, sidomos nė lėmin e pėrkthimit nga gjuha frėnge nė shqip dhe anasjelltas.
B. Bejta: Duhet tė pranoj qė ndikimi i babait nė kėtė fushė ka qenė mjaft i theksuar, pėr mė tepėr qė kam qenė pėrherė i rrethuar nga librat e bibliotekės sė tij.
Keni pėrkthyer vepra tė pėrfillshme letrare nga shkrimtarė zulmėmadh, siē ėshtė Le Clezio (fitoi Nobelin mė 2008).
B. Bejta: Natyra e pėrkthimit imponon ngarkesė mendore tė rėndė. Nisem nga parimi qė pėrkthimi i sinqertė i cilitdo shkrim ėshtė i vėshtirė. Pėr kėtė arsye, gjithmonė mundohem tė zgjedh veprat mė tė vėshtira pėr pėrkthim si dhe ato qė kanė vlerė letrare tė dėshmuar. Rrjedhimisht, autorėt qė kam pėrzgjedhur pėr pėrkthim i takojnė elitės sė pendės.

Pėrveē gjuhės frėnge, ju zotėroni edhe gjuhėn angleze, madje keni doktoruar me temėn “Asimilimi morfo-fonologjik i huazimeve frėnge nė gjuhėn angleze dhe trajtimi i tyre leksikografik”. A do tė thotė se tashmė kemi njė F. Nol tė ri?
B. Bejta: Mendoj qė F. Noli ėshtė i papėrsėritur. Por do ta marrė kėtė si kompliment, qoftė edhe nėse kemi ndonjė element tė pėrbashkėt, kur dihet se kontributi i tij nė fushėn e pėrkthimit ėshtė tejet i rėndėsishėm pėr shkronjat e gjuhės shqipe.
Aktualisht jeni profesor nė Fakultetin Filologjik, ku ligjėroni nė nėntė lėndė tė metodologjisė sė mėsimdhėnies. A ėshtė vėshtirė tė bashkoni Parisin dhe Prishtinėn?
B. Bejta: Ndoshta nė kėtė aspekt, shkrirja e hapėsirave ėshtė mė e lehtė falė udhėtimeve tė hershme qė kam pasur gjatė fėmijėrisė. Por aroma e Prishtinės gjithherė mė ka tėrhequr, ngado tė kem jetuar.
E merr kėtė si njė sakrificė pėr Kosovėn, apo si privilegj?
B. Bejta: Me shumė si privilegj, kur analizoj se jetoj nė vendin qė dua, dhe duke pasur njėkohėsisht profesionin qė mė pėlqen.
Si jeni pritur nė kėtė mjedis?
B. Bejta: Nė pėrgjithėsi mjaft mirė; ngrohtėsia shpirtėrore shqiptare ndijohet nė ajrin e kėtij vendi. Kurse rastet anėsore tė mungesės sė mirėsjelljes mund tė trajtohen si ngathtėsi qė duhet pėrballuar si tė tilla.
Natyrisht, arsimi ynė po kalon nėpėr sfida tė mėdha. Si tė bėhen bazat njėherė e mirė pėr njė arsim cilėsor tė modelit evropian, e pse jo edhe atij botėror.
B. Bejta: Tė jem i drejtpėrdrejtė: si nė arsim, ashtu edhe nė sferat e tjera profesionale dhe jetėsore, pėr tė pasur sukses tė vėrtetė kėrkohet sinqeritet dhe disiplinė ndaj punės dhe respekt ndaj ēdo personi. Mėpastaj, njė qasje e tillė mund tė sigurojė pėrparim ballas cilitdo qytetėrim.
Sa jeni i kėnaqur me nivelin e dijes sė studentėve pėr tė zėnė dije sipėrore?
B. Bejta: Niveli i dijes sė studentėve ėshtė mjaft i mirė, nė veēanti nėse merret parasysh qė sistemi edukativo-shkollor nuk u ofron mė shumė mundėsi.
Jeni relativisht i ri pėr shkencėn, por keni bėrė gjurmė nė tė. Madje, synoni tė prekni majat, sepse nuk thuhet kot se nė shkencė ka vend pėr tė gjithė. Shkenca, apo mė mirė tė themi, dija, ėshtė forcim mirėpo ajo nuk ofron shumė kėnaqėsi. Megjithatė ju, punėn tuaj e bėni nė vetė(flijim).
B. Bejta: Medoemos, ky shteg nėnkupton njė masė vetėflijimi. Kurse kėnaqėsia e pėrftuar nga ky proces shijohet mė ngadalė nė shkallė pėrpjesėtimore krahas shtrirjes kohore.
A shpaguhet tė merresh me shkencė?
B. Bejta: Po, nė momentin kur tė jenė vendosur peshat pėrfundimisht nė peshoren analitike. Ndėrkohė, do tė ketė disa zhgėnjime.
Nė laboratorin e shkencėtarit nuk ka asnjė ditė bosh. Ēka keni nėpėr duar aktualisht?
B. Bejta: Njė pėrmbledhje poezish, dy libra qė trajtojnė ēėshtje fonetike dhe fonologjike tė gjuhės angleze, dy libra tė tjerė mbi linguistikėn nė frėngjisht, katėr vepra tė pėrkthyera nga Shakespeare, njė vepėr tjetėr e pėrkthyer nga Le Clezio, dhe njė pėrmbledhje-pėrkthim i novelave anglo-amerikane qė pėrfshin mė se tridhjetė autorė.

Jeni optimist se dija do ta mund paditurinė?
B. Bejta: Po. Mund tė kalojė njė mijėvjeēar, por kjo do tė ndodhė.
Le ta parafrazojmė Sami Frashrin, nėse shqiptarėt kanė nevojė pėr diēka, ajo ėshtė mė sė shumti dija, ose sikur do tė thoshte njė dijetar tjetėr, pas bukės, popullit i duhet menēuria.
B. Bejta: Sami Frashėri ka pasur tė drejtė. Ai ishte dijetar pėr mrekulli.
Mirėpo, si pėr koincidencė, shkencėtarėt mund tė merren edhe si njerėz tė gjithanshėm, madje tingėllon ēuditėrisht, por ėshtė e vėrtetė se shkencėtarėt kanė afinitet, prirje dhe interesim edhe pėr sferat e tjera tė cilat nė njėfarė mėnyre janė antipodi i shkencės. Cili ėshtė hobi juaj, nė orėt e pakta tė lira qė i keni?
B. Bejta: Sportet luftarake, karate, kikboks. I kam si zbutės tė ngarkesės mendore ku shkarkohet tepria e energjisė e cila nuk mund tė eliminohet me punė intelektuale.

Gjatė viteve 1996-2000 keni thyer disa rekorde botėrore tė pompave gjimnastikore tė cilat janė edhe nė Librin e Ginisit tė atyre viteve...
B. Bejta: Gjatė epokės sė shkollės sė mesme pompat i kam pasur ushtrim tė parapėlqyer, kurse mė 1996 nė Poitiers, Francė, mė ėshtė ofruar rasti i parė pėr tė thyer kėto rekorde (rekordet e fundit janė – 5471 pompa, me dy duar pėr njė orė; 3086 pompa, me njė dorė pėr njė orė).
Vitin e kaluar keni fituar titullin e kampionit botėror nė karate nė versionin karate-kickboks tė WKA...
B. Bejta: Pėrherė kam pasur ėndrrėn e fshehur pėr tė marrė pjesė nė kampionat botėror tė karatesė duke pėrfaqėsuar vendin tim, por rasti u shfaq nė Huelva, Spanjė, nėntor 2009, me pėrkrahjen e ēmueshme tė federatės sė kikboksit nė Kosovė.
Medalja e artė nė kėtė kampionat botėror ėshtė njė ndėr dhuratat mė tė ēmueshme pėr tė cilėn e falėnderoj Krijuesin tim.

Sapo ka pėrfunduar Kampionati Botėror i futbollit “Afrika 2010”. Kishit favorin tuaj nė kėtė kampionat , apo mė mirė tė themi, profecinė tuaj...
B. Bejta: Holanda, kurse mė herėt Uruguai me njė futboll tė veēuar. Ndoshta me rastin e ndonjė kampionati tjetėr...
Megjithatė, vendi i dytė, nuk ėshtė vendi i tretė.
B. Bejta: Po, vendi i dytė ėshtė i pari i atyre qė nuk kanė arritur pikėsynimin.
A ka shkencėtari ēaste “jashtėshkencore”? A e kėrkon edhe shkenca muzėn e vet?
B. Bejta: Po, dhe kjo pasqyrohet ėndshėm nė poezi. Sikur edhe sporti, edhe kėto ēaste “jashtėshkencore” janė fontanė frymėzimi.
A ka hyrė ndokush ende nė botėn tėnde tė brendshme. Dua tė them, a ua ka dridhur ndokush telat e zemrės, psh, magjia e femrės?
B. Bejta: Besoj dhe shpresoj qė kjo i ka ndodhur ēdo mashkulli. Unė nuk jam pėrjashtim nga kjo rregull. Kurse ngjyresat sensuale tė gjurmėve tė kėsaj magjie mund tė ndijohen nė disa nga shkrimet e botuara.
E keni sprovuar veten edhe nė poezi. Mendoni se poezia ėshtė elitare, ose aristokratike?
B. Bejta: Mendoj qė poezia ėshtė e hapur, ndėrsa nė disa raste njeriu i thjeshtė mund t’i ofrojė cilėsi elitare.
Thuhet se prozėn e shkruan mendja, kurse poezinė zemra. Pajtoheni me kėtė konstatim.
B. Bejta:
Pas shumė pėrsiatjesh, mund tė mbėshtes kėtė konstatim por arteriet qė shpien nga zemra tek zemra duhet tė jenė tė njomura nga sensualiteti mendor.
Zhan Kokto shprehje se krijuesit janė gėnjeshtarėt mė tė mėdhenj qė e thonė tė vėrtetėn. Ndėrsa Volteri ka hedhė kushtrimin “nuk mund tė mendoj jetėn pa libra, kurse po i njėjti Volter, ka thėnė edhe kėtė vlerėsim: “Sa mė shumė libra, aq mė shumė injorantė”.
B. Bejta: Pėrkitazi me Volterin, ai vėrtet ka kuptuar qė jeta pa libra shkakton pikėllim tė pashėrueshėm. Nė njė dimension tjetėr, Volteri ka shprehur keqardhjen e sundimit tė sasisė jocilėsore ndaj cilėsisė peshėrėndė. Kokto ka tė drejtė sepse flet pėr njeriun qė konsiderohet si krijues. Njeriu “krijues” kalon nėpėrmes gėnjeshtrės tek e vėrteta, kurse vetėm Allahu mbulon ēdo gjė me vėrtetėsi kur dihet se ėshtė Krijuesi Suprem dhe i Vetėm.
Z. Bejta, ju falėnderojmė sinqerisht pėr kėtė intervistė shkencore, pėr tė cilėn, merita, ju takon juve.
B. Bejta: Ju falėnderoj pėrzemėrsisht juve. Kjo intervistė ėshtė mundėsuar nga pyetjet e juaja qė mė kanė dhėnė rastin tė shprehem. /Telegrafi/


valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 20-07-10, 19:45   #2
roadrunner
Shote Galica
 
Avatari i roadrunner
 
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
roadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nuk eshte Bekim fehmiu po edhe me i madh !

Mire qe mesova diqka diqka per profen tim. E kam pa edhe nje emision ne KTV lidhje me te. Mu m'ka ligjeru gjuhe angleze per dy vite. Per qe ia kan vjerr kept nalt, po e shoh shume mire, po m'vje mire, edhe pse gjate ligjeratave kam pas rastin me korigju ne shume vende. Eshte edhe njeri korekt, nuk ia han hakun studentit, nje gje qe me ka pelqy shume, dhe qe pak profesor e kane, eshte profesionizmi ne orar te punes, bravo i qofte.


__________________
Nuk kam firme, jam fukara

Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
roadrunner Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:49.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.