Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 20-11-07, 20:39   #1
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Dhunimet Gjate Luftes-plage E Pasheruar!!!

/me lejen e autorit /

Nentor 20, 2007


Intervistė me zonjėn Luljeta Selimi` Berisha, drejtuese e org. Humanitare` e cila ka marrė nėn kujdes dhe trajtim human e shėndetsorė` gratė e pėrdhunuara gjatė luftės nė Kosovė!



Hyrje:
Shpesh kemi dėgjuar pėr punėn Humane qė ka ndėrmarrė njė grua shqipėtare pėr shėrim dhe rehabilitim nė jetė, nė shoqėrinė Kosovare, tė viktimave tė luftės, tė qindra grave apo vajzave si dhe fėmijeve shqipėtarė tė pėrdhunuar e tė keqtrajtuar nga terrori Serb.
Nė njė kontak dhe komunikim tė drejtpėrdrejtė me atė zonjė morėm kėtė intervistė, tė cilėn po e botojmė, si njė shėnjė mirnjohje pėr punėn e sajė dhe tė ekipit tė sajė, si dhe si njė thirrje ndaj tė gjithė shqipėtarve kudo qė janė, qė tė ndihmojnė dhe tė pėrkrahin misionin Human tė kėsajė zonje shqipėtare!

Intervistoi Llemadeo

Pyetje:
Kush ėshtė z. Luljeta Selimi, a mund tė na tregoni diēka rreth jetės tuaj?

Pėrgjigje:
Luljeta Selimi aktulisht punon nė organizatėn *JETA NE KASTRIOT* nė Kosovė si drejtuese e sajė. Por njekoheisht bėn dhe punė vullnetare edhe nė Entin e Statistakve tė Kosovės, nė Statistikat e Shendetėsisė. Pėr shumė vite kam punuar si gazetare nė mediat e shkruara dhe ato elektronike, por pėr shkak se gazetaria nuk mė linte shumė hapsirė qė ti pėrkushtohesha grave dhe vajzave tė pėrdhunua atėherė hoqa dorė nga profesioni im qė` e dua shumė. Atė e bėra pėr tė pasur kohė mė shumė pėr tė ndihmuar. Aktulisht kamė tė botuar librat „Linde pa emer“, me poezi. „ Tre muajt e Anites“, roman, pastaj „Rrefime tronditse, femrat e dhunura gjatė luftės nė Kosovė“, publicistike, i cili ėshtė botuar pėrveē nė gjuhėn shqipe, ashtu edhe i pėrkthyer ėshtė botuar dhe nė gjuhėt gjermane, angleze dhe italiane. Njėkohėsisht jam bashkautore me njė gjerman dhe suedez nė Publikimin statistikor 2004. Kėto ditė ditė shtėpia botuse „Buzuku“ nxjerr njė roman tė ri timin me titull „Enigma e tė vdekurės“.

Pyetje:
Si i keni pėrjetuar ju ngjarjet nė Kosovė qė nga viti 1989 e deri nė kohėn e luftės, ku ju gjeti ju lufta nė Kosovė, nė ēfarė pozicioni apo aktiviteti njerzorė?

Pėrgjigje:
Gjatė kėsajė kohe isha studente, mandej nė gazetari diplomava dhe gjatė periudhės sė luftės punoja si gazetare tek „Bota sot“, mandej kalova tek „Gazeta shqiptare“ dhe „Fokusi“ dhe po ashtu isha studente e mjekėsisė dhe jam shumė mirė e njoftuar me tė gjitha ngjarjet dhe rrethanat e luftės. Gjatė punės time nė terren kam arritur ta shoh gjėndjen reale dhe pėrveēse kam shkruar nė gazeta, kam ndihmur popullaten civile gjithandej. Kam ndihmuar shumė gra tė lindin nė male, shumė tė tjera i kam marrur nė qytete dhe i kam strehuar e i kam ndihmuar aq sa kamė pasur mundėsi. Mė vonė kur fillun debimet edhe unė bashkė me shumė qytetarė u dėbova nga Kosova. Shkova nė Holandė dhe pasi thirrjet e atyre qė ishin mbrėnda nė Kosovė ishin shumė tė mėdha, pėr tu dal nė ndihmė me mjek dhe gazetarė, unė u ktheva nė luftė nė Kosovė. Ndihmova aq sa munda pėr 9 ditė dhe me njė kamionet, bashkė me gjashtė gra Lehona(tė sapo kishin lindur-a) dhe disa tė plagosur, kalova nė Shqipėri pėr ti ndihmuar ata njerėz me mjekim e strehim tė sigurtė.

Pyetje:
Mbas luftės, ēfarė ndodhi me ju, si e shikonit ju Kosovėn e mbas luftės?

Pėrgjigje:
Kosova ishte e shkatrruar, njerzit ishin kthyer, por jeta vazhdoi. Serbėt dogjėn mbi 400 000 mijė shtėpia tė shqipėtarve, shumė shkolla e fabrika , plaēkitėn spitale e dukomentacione tė rėndėsishme. Morėn me vete gjithēka tė vlefshme qė gjetėn dhe morėn me vete mbi 5000 njerėz peng. Po ashtu nė burgjet serbe ishin mbi 2000 tė tjerė dhe shumė nga ata qė edhe sot e kėsajė dite nuk u kthyen kurrė. Por njerėzit sado qė e patėn vėshtirė u kthyen edhe nė tenda vetėm tė jenė nė vėndin e tyre. Ata filluan ta rregullojnė jetėn edhe pse plagėt kullonin dhe kollojnė gjak ėnde... Unė u ktheva, kisha shtėpinė e djegur nė fshat dhe banesėn e babit na e kishin ozurpuar njė familje qė po ashtu iu kishte djegur shtėpia. Ma vonė ata shkuan nė shtėpinė e tyre dhe ne u kythem nė shtepin tonė.

Pyetje:
Ēfarė u bė shkak, nga lindi ajo ide qė ju tė merrni njė udhė tė tillė humane, tė merrni nėn mbrojtje dhe trajtim pėr tė rehabilituar njė masė aq tė madhe njerzish tė dhunuar, tė keqtrajtuar nga lufta sic janė gratė e dhunuara, nė njė kohė kur ato gra, nėna dhe motra, u braktisėn deri dhe nga familiaret e tyre ne ato rrethana, familiarė tė ndikur nga moskuptimi qė patėn ndaj atyre grave, njė moskuptim qė rrjedhė nga mentlitetet injorante ballkanike ?!

Pėrgjigje:
Mė shtyri vujtja e kėtyre femrave qė kishin mbetur pa asnjė pėrkrahje, burrat i braktisėn, familjarėt iu kėrkonin qė ato ti braktisinin fėmijėt e burrit e ato` normal qė atė nuk mund ta bėnin. Politikanėt merreshin dhe ende merren vetėm me punė tė mėdha… si statuesi… Shoqėria po i shikonte me pėrbuzje ato gra tė pėrdhunuara. Unė nuk munda tė ua kthej shpinėn. Ashtu vėndosa me njė grup shoqesh qė tė u dalim nė ndihmė, sado qė tė jetė e veshtirė. Dhe sot e asajė dite ne e bėjmė kėtė punė sepse unė nuk mund tė ia kthej shpinen njė gruaje qė vendosi ti ruajė e ti rrisė fėmijėt e vet edhe pa pėrkrahjen e burrit dhe tė famijes sė sajė. Nuk mund tė ia kthej shpinen njė tė reje qė e ka braktisur i fejuari apo i dashuri pse serbėt e kanė pėrdhuanuar. Nuk do ta bėj kėtė derisa tė gjitha kėto gra tė shėrohėn, tė mund tė punojnė dhe nga puna e tyre tė jetojnė pa ndihmėn time .

Pyetje:
Si e keni filluar, mbi ē`baza u mbėshtetėt, nga ja nise sė pari?

Pėrgjigje:
Nuk ishte aspak e letė, e dija se do ta kem shumė vėshtirė, por me ndihmėn e shoqeve, pėrkrahjen e familjes dhe duke e pėrdorur emrin tim si gazetare e njohur aq sa isha, u dilja nė ndihmė. Ta them tė drejtėn se menjherė pas luftės ishte mė e lehtė, sepse kishte shumė organizata qė na siguronin gjėrat ushqimore dhe veshmbathjet, ndaj e kishim shumė ma lehtė se sa e kemi tani. Ne u bėnim trajtimin mjeksor dhe ua siguronim barant fillimisht, por ma vonė filluan tė dalin problmeme njeri pas tjetrit. Ndėrsa pėr sa i pėrket asajė pjesės sė pyetjes; “nė ē`baza…?” Dua tė them se vetėm nė vullnetin e mirė dhe ndihmėn e atyre qė kishin bizneset tyre dhe na dilnin nė ndihmė, qė nuk ishte aspak e mjaftushme.

Pyetje:
Kush ju pėrkrahu, a gjetėt mbėshtetje ligjore, shteti apo organizmat ndėrkombėtare si ju pėrkrahen, a iu pėrkrahin apo jo?

Pėrgjigje:
Fatkeqėsisht` ndihmat nga qeveria ishin tė vogla, qeveria jonė nuk ka mundesi tė bėjė shumė sepse buxhetin e ka tė lemituar por na ndihmuan aq saqė gratė e dhunura tė mund ti bėjnė analizat mjeksore pa pagesė, nė spitale. Nėnave qė nuk kishin kurorzim ua ndanė ndihmėn prej 32,00 €, ndėrsa shumė nėna me fėmijė i strehuan aty ku mundėn, por jo tė gjitha.

Pyetje:
Religionet, qėndrat fetare a ju kanė pėrkrahur dhe nėse po; konkretisht si dhe nė ēfarė drejtimi?

Pėrgjigje:
Jo! Shumė pak na kanė pėrkrahur dhe habitem se si ka mundėsi qė njerėzit qė janė besimtarė dhe pėr ēudi nuk kanė aspak mėshirė, me vjen keq qė nuk e shohin kėtė pjesė tė shoqėrisė Kosovare tė mbasluftės, sepse tė dhunuarat janė viktimat mė tė rėnda tė ēdo lufte.

Pyetje:
Biznesi shqipėtarė nė Kosovė, organizatat humane a ju kanė pėrkrahur, diēka konkrete na tregoni?!

Pėrgjigje:
Po! Ka shumė beznismenė qė na ndihmojnė herė pas here, por pėrveē zotit Behgjet Pacolli qė na ndihmon me 500 euro vazhdimisht nė ēdo muaj, nuk na mbėshtet asnjė Biznesmen tjetėr ashtu ēdo muaj!
Po ka edhe disa donator qe na mbeshtesin herė mbas here.

Pyetje:
Po mediat shqipėtare nė Kosovė e mė gjėrė a ju kanė mbėshtetur dhe si konkretisht?

Pėrgjigje:
Mediat nuk na pėrkrahin aq sa ne kemi nevojė. Por pasi vetė jam edhe gazetare, herė pas here shkruaj edhe vetė. Por mbeshtetje mė tė madhe na bėn shteti Shqiptar dhe mediat nga Shqiperia. Nuk kėrkon kotė ēdo kush qė tė ketė nėnėn e vet!

Pyetje:
Forumet dhe orgnizatat jo politike, studentėt, org. e gruas, ju kanė pėrkahur apo jo?

Pėrgjigje:
Forumet dhe organziatat jopolitike ka shumė nga ato qė na pėrkrahin, sė paku moralisht, ndėrsa sa iu pėrket organizatave tė gruas nuk mund tė them se na pėrkrahin aspak.

Pyetje:
Mėrgata Shqipėtare“diaspora”, ju ka pėrkrahur, biznesmenėt shqipėtarė nė diasporė, po apo jo, konkretisht?

Pėrgjigje:
Nuk ka njė biznismen qė ėshtė nė diasporė qė na ka thanė se nė ēdo muaj do tė na dėrgojė se paku nga 5 €uro, andaj nuk mund tė them se kemi ndopnjė donator nga dispora. Por mendoj se shumė nga ata nuk e dinė se ne egzistojmė dhe mendoj se konferencat e mia nė Gjermani me 28 nėntor nė Konstanz dhe me 1 dhjetor nė Hajdelberg do tė krijojnė njė munėsi me u njoftue nga afėr pėr shumēka. Pres qė kėtė herė tė gjejė ndonjė donator, qė do tė na dali nė ndihmė pėr ndonjė kohė sė paku.


legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 20-11-07, 20:40   #2
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dhunimet Gjate Luftes-plage E Pasheruar!!!

Pyetje:
Ku janė nevojat me urgjente, a keni te sėmurė qė nuk shėrohen dot nė Kosovė?
Pėrgjigje:
Po dhe arsyeja kryesore pse jam kėtu ėshtė pėr tė krijuar marėveshje me spitale nė Evropė pėr tė sjellur kėtu ato paciente. Kemi edhe tė smura qė nuk shėrohen dot, kemi nga ato qė janė ēmendur, por nuk ka vėnd nė sptalet e ēmendisė nė Kosovė. Nevojat janė tė shumfishta, ka nevojė pėr shėrime, ka nevoja pėr gjėra elementare, ka nevoja pėr dru zjarri e thengjill pėr ngrohje, sepse mbi 200 gra me femijė jetojnė nė kontenjera metalike dhe mund ta mirrni me mend se sa u ngrohet trupi atyre nė kėto temperatura tė ulta. Pra, nevoja ka pėr gjithēka, por ndihmat janė shumė tė vogla.

Pyetje:
Sa janė tė sėmurėt, gra apo fėmije, ēfare u mungon konkretisht, veshje, medikamente, ushqime, strehimore apo ēfare?

Pėrgjigje:
Mbi 1700 te semura Gra` marrin medikamente rregullisht, sepse gjendja e tyre nuk ėshtė e mirė. 300 prej tyre i konsiderojm me gjendje mė tė rėndė. Ka edhe femijė qė janė tė sėmurė por pėr fėmijėt` mė lehtė gjindet rrugė pėr ti shėruar. Ndėrsa pėr gratė ėshtė shumė e vėshtirė sepse ato duhet shėruar dhe duhet fshehur e vėrteta se ato janė tė dhunuara. Po na mungojnė veshjet, mbathjet, ushqimet e po ashtu na mungojnė edhe medikamentet.

Pyetje:
Sa ėshtė organizmi juaj si personel, a keni mundėsitė dhe kushtet e nevojshme pėr punė, a keni mjekė nė dispozicion?

Pėrgjigje:
Organizimi ynė ėshtė kėshtu:
Ne kemi 4 Gjinekolgė, 2 Psikologė, 4 Infektologė dhe 5 motra medicinale . Kushtet janė shumė tė rėnda por ne` deri mė tash nuk u ndalėm nga vėshtirėsitė qė na u parqiten, mundohemi ta kryejmė punėn sa mė mirė edhe nė mungesė tė shumė gjėrave.
Mė duhet ta ceku, ta theksoj qartė se: Ne kot i ofrojmė njė pacienteje barna dhe trajtim psikiatrik, kur asajė i mungon veshmbathja, gjėrat ushqimore, strehimi etj. Pra ne na duhet qė tė pėrkujdesemi edhe pėr gjėra tjera qė suksesi ynė tė jetė i plotė.

Pyetje:
A keni lidhje dhe kontakt me organizata botrore qė merren me rehabilitime tė tilla tė viktimave tė luftrave, nėse po, ku dhe ēfare arritjesh keni me ta?!

Pėrgjigje:
Tash pėr tash kemi lidhje vetėm me disa organizata nė Bosnje dhe bashkpunimi ynė ėshtė shkėmbimi i pėrvojave .

Pyetje:
Ēfarė ka nevojė konkretisht pėr ta zhvilluar punėn e sjaė z. Luljeta Selimi?

Pėrgjigje:
Ooo; Ka shumė nevoja, por unė do tė isha shumė e kėnaqur ta gjenim njė donator qė do tė na ndėrtonte qendrėn pėr tė cilėn e kemi lejėn e ndėrtimit, trollin, por nuk kemi donator. Tash e dy vite i kemi 15 ari truall qė presin pėr njė qendėr ku do tė ishte zyra jonė e pėrhershme dhe aty do tė mund ti strehonim rastet mė tė rėnda. Kam nevojė pėr mė shumė pėrkrahje nė tė gjitha sferat!
E dini ēka i nevoitet njė shtėpie pėr tė jetuar njerėzit aty, e dini ēka i nevoitet njė tė sėmuri qė nuk gjen qetėsinė, e dini ēka i nevoitet njė ekipi mjeksor pėr tė qenė sa me efikas?! Tė gjitha kėto na nevoiten!
Por, unė shpresoj se do tė ketė njerėz tė vullnetit tė mirė qė do tė na dalin nė ndihmė dhe se paku do tė kemi mundėsi qė kėtė dimer ti ngrohim pacentet tona, se paku kėtė dimer fėmijet dhe pacentet tona do tė kenė veshje dhe mbathje tė mjaftushme, se paku kėtė Bajram, Vit te ri dhe Krishtlindje nuk do ta kenė tryezen e zbrazėt dhe ne nuk do tė na mungojnė barnat dhe karburanti pėr tė arritur deri tek pacientet tona.

Pyetje:
Kush ėshtė Thirrja juaj ndaj Diasporės shqipėtare, ndaj gjithė organizmave humanitare shqipėtare dhe tė huaj, konkretisht simbas deshirės tuaj?!

Pėrgjigje:
U bėj thirrje tė gjithė njerzve vullnetmirė qė tė na dalin nė ndihmė dhe le ta pinė njė muaj me pak` njė pako cigare dhe le tė ndajnė ato mjete pėr ato nėna tė pėrdhunura, le ta gezojnė njė femije qė nuk ka pasur mundėsinė ta vesh asnjėherė pas luftės njė xhemper tė ri, njė pal kepuca tė reja ose ta kenė njė shall qė gjithmonė iu ka munguar!
Le ta pin njė got me pak alkol, dhe njė kafe me pak, dhe me ato para le ti gezojnė femijet` qė asnjėherė pas luftes nuk kanė pasur mundėsi tė kremtojnė ndonjė festė, ta gezojnė vetėn dhe nėnen me ndonjė gjė dhe mos tė ndahen tė turpruar para shokėve nė shkollė pse rrobet e tyre janė tė shqyra ose shumė tė vjetra.
Por do tė iu bėja thirrje atyre biznismenėve tė mėdhenjė, qė tė na dalin nė ndihme ta ndėrtojmė qendrėn tonė, sepse aty do tė jetė shtėpia e tė gjithė atyre femijeve qė gjatė natės kanė frikė se mos po u bie tavani mbi fytyrė, qė duart dhe kėmbėt e tyre pėr gjashtė muj tė ftohėt nuk arrijnė tė u ngrohėn kurrė. Le tė bėjnė njė strehė ku gratė e pėdhunura nga serbėt` do tė ndiejnė vetėn tė sigurta pa frikė dhe me pėrkrahje, ju lutem ipni kontributin tuaj pėr to.

Pyetje:
Si e sheh aktualitetin nė Kosovė z. Luljeta Selimi dhe tė ardhmėn e Kosovės, ēfarė mendon se do tė duhej bėrė ndryshe dhe ēfarė mendon se nuk duhej bėrė?

Pėrgjigje:
Pres qė Zoti mos ta harrojė mė` Kosovėn dhe popullin e sajė.

Pyetje:
Kush ju mungon ju si partner i domosdoshem nė punėn tuaj qė tė jeni mė e suksesėshme pėr tė realizuar planet tuaja nė veprimtarinė qė keni ndėrmarrė?!

Pėrgjigje:
Po thashė dhe mė sipėr; qė mė mungojnė mjetet finaciare, pėrndryshe stafin e kam tė mrekullushėm dhe shumė tė mirė.

Pyetje:
Luljeta Selimi, si grua, nėnė dhe partnere, si e ndjen vehtėn me ngarkesat qė ka, si i pėrballon, ēfarė e ndihmon mė shumė, ēfarė e pengon mė shumė?

Pėrgjigje:
Po` nė punė jam puntore, pa marrė parasyshė pozitėn time, i kryej detyrat qė kam. Nė shtėpi jam bashkshorte dhe grua e kujdesshme, pa marrė parsyshė lodhjen dhe ngarkesat qė kam. Kam njė bashkshort tė mrekullueshėm qė mė ndihmon dhe mė pėrkrahė gjithmonė, kam pėrkrahjen e familjes time dhe tė rrethit ku jetoj. Mė shumė mė ndihmon dashuria qė kam nga njerėzit qė mė duan dhe qė i dua, nga sukseset qė kam pasur dhe kam tani.
Ndėrkaq mė pengon skamja dhe mjerimi qė ka kapluar shqiptarėt kudo qė janė nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni, Mal tė zi.

Pyetje:
Shoqėria Kosovare, si gjėndet Luljeta nė atė shoqėri, si e shikon zhvillimin shoqėrorė nė Kosovė, mentaliteti Ballkanik ku detyrimisht pak a shumė pėrfshihen dhe shqipėtarėt si pjesė e ballkanit, si ndihet njė veprimtare e tillė si ju?

Pėrgjigje:
Mė pak merrem me ata qė kanė kohė tė mirren me gjėra tė kota, pėr mua ėshtė humbje kohe tė merrėm me ata qė mė thonė; „ pse i ndihmon kėto gra, pse zgjodhe mu kėto viktima…“ etj.
Por unė kam njė betim: *Nuk do tė pushoj ti ndihmoj kėto viktima, pa marrė parasyshė se sa vėshtersi do tė kem!*.
Unė dhe shoqet e mia, nuk do tė ndalemi derisa edhe viktima e fundit tė shėrohet dhe tė mund tė gjėndet nė jetė edhe pa ndihmėn tonė, pra duke u kthyer nė gjėndjen e njė gruaje tė fortė dhe e dobishme pėr vetėn, familjen dhe shoqėrinė.

Llemadeo: A deshironi tė shtoni diēka tė veēantė nė mbyllje?
Zonja Luljeta Selimi` Berisha: Nė fund`dėshiroj tė shtoj:
Ju lutėm mos harroni viktimat e luftės, kėto gra dhe nėna tė pėrdhunuara qė kanė nevojė per ju, kanė nevojė pėr ndihmė tė ēdo njeriu qė ndjen dhėmbje pėr dhėmbjet e viktimave mė tė dėmtuara, ndėr tė cilat janė kryesisht kėto Gra, Nėna dhe Motra shqipėtare!
Ju faleminderit zonja Luljeta dhe ju uroj punė tė mbarė nė misonin tuaj Human!
Faleminderit dhe ju!
Shenim: Duke e mbyllur intervistėn me zonjėn Luljeta Selimi, kėtu po sjellim tė dhėnat Bankare pėr lexuesit tanė, pėr ēdo shqipėtarė qė ka zemėr e shpirt human pėr tė ndihmuar ata njerėz ne nevojė, tė cilet gjėndėn nėn kujdesin e njė misoni human tė drejtuar nga zonja Luljeta Selimi dhe stafi i sajė:

Xhirollogria e ogranizatės:
Nga jasht Kosovės, pėrmes kėsaj llogarie nė:
PROCREDIT BANK
Numri i pranuesit : 1110172740000153
Emri dhe mbiemri i pranuesit :
NGO- Shoqata e gruas *Jeta nė Kastriot*
Adresa :
Rruga Hajdar Dushi hyrja 2,
numer 5, Prishtinė
Telefoni 00377 44 209651
Banka :
PROCREDIT BANK KOSOVO
Filialja e llogarisė pėrfituese :
Prishtinė SWIFIT CODE: MBKOCS22
Webseite e organizates:
www.vajzat.com



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga legenda : 21-11-07 nė 14:18
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-11-07, 21:07   #3
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dhunimet Gjate Luftes-plage E Pasheruar!!!

DHUNIMET

Dhunimet sipas tė drejtės ndėrko
mbėtare dhe Statutit tė Tribunalit tė Hagės, janė vepra penale, tė cilat radhitėn nė Krime kundėr njerėzimit. Sipas Statutit tė Tribunalit tė Hagės (neni 5) dhunimet janė krime kundėr popullsisė civile tė cilat kryhen nė konfliktet e armatosura, qofshin ato ndėrkombėtare apo tė karakterit tė brendshėm.

Njė ndėr format mė tė rėnda tė krimit kundėr njerėzimit, tė cilėn e ka pėrdorur regjimi serb ishte edhe dhunimi masiv i femrave shqiptare.

Kjo formė e dhunės ėshtė pėrdorur si mjet lufte dhe ka qenė e planifikuar nga vetė shteti serb, si dhe ėshtė kryer nė forma tė ndryshme. Nė kėto raste nuk mund tė flitet vetėm pėr cenim tė integritetit fizik dhe psiqik tė femrės, por para sė gjithash edhe pėr cenim direkt tė integritetit moral dhe shpirtėror tė popullit, pėr kėtė edhe kjo formė e dhunės dėnohet me tė gjitha rregullat ndėrkombėtare.

Dhunimet seksuale tė cilat forcat policore-ushtarake dhe paramilitare serbe i bėnė kundėr femrave shqiptare, kanė pasur karakter poshtrues, politik, hakmarrės, si dhe kanė pasur karakter tė thyerjes morale dhe shpirtėrore tė popullit shqiptar, si dhe ka qenė njė ndėr format mė tė rėnda tė krimeve tė luftės nė Kosovė, para dhe gjatė luftės nė Kosovė.Nė bazė tė tė dhėnave nga tereni, intervistave tė ndryshme, dėshmive tė vetė viktimave por edhe nga dėshmitarėt e rastit shihet se, dhunimet seksuale kanė qenė tė pėrhapura nė krejt Kosovėn. Ato kanė qenė tė organizuara dhe tė planifikuara nga regjimi serb, kanė qenė mjaft masive dhe kanė atakuar femrat e tė gjitha moshave. Shumica e viktimave kanė qenė tė moshės prej 12-13 deri 40-45 vjeēare. Ndėrsa struktura e tė dhunuarave ka qenė e shumllojshme, kėshtu nė mesin e tė
pėrdhunuarave ka pasur tė mitura, nuse, gra shtatzėna, gra tė moshuara, fshatare, qytetare, studente etj.Karakteristikė e kėtyre dhunimeve ėshtė se ato janė bėrė:


1. Nė mėnyrė masovike.

2. Se ato janė bėrė nė prezencėn e tė afėrmve tė tė dhunuarave.

3. Se ato janė bėrė nė objekte dhe kampe tė ndryshme.

4. Se ato kanė qenė tė programuara nga regjimi serb, dhe tė kryera nga
forcat policore-ushtarake dhe paramilitare serbe, pėr qėllime politike,
hakmarrėse, dhe thyerjes morale dhe shpirtėrore tė popullit shqiptar.


5. Se kėto akte janė manifestuar me sadizėm, bizariteti, mizori dhe me vrazhdėsi tė paspjegueshme.

6. Ka pasur raste kur viktimat mbas kryerjes sė aktit tė dhunimit janė vrarė pėr fshehjen e gjurmėve.

7. Dhunimet janė bėrė ndaj tė gjitha shtresave tė femrave shqiptare.

Edhe pse pėrmenden shifra tė ndryshme tė tė dhunuarave, prap se prap ėshtė vėshtirė tė dihet numri i saktė i tė dhunuarave, pėr shkak tė pasojave qė mund ti kenė viktimat nė tė ardhmėn, si dhe pėr shkak tė turpit qė e ndjejnė ato nga familjarėt etj.
Nga tė dhėnat e mia nga tereni kam mbledhur shėnime pėr 857 femra tė dhunuara: 126 prej tyre iu dihet identiteti, vendi, koha, dhe nė disa raste edhe emrat e dhunuesve tė tyre.

1. 28 femra pasi janė dhunuar janė vrarė.


2. 8 femra pasi janė dhunuar, janė marrė nga dhunuesit dhe nuk dihet mė pėr fatin e tyre.
Nė fund duhet theksuar se njė pjesė e madhe e femrave tė dhunuara janė nė gjendje tė rėndė psiqike, materiale, sociale etj. fati i tyre nė tė ardhshėm ėshtė vėshtirė tė prognozohet…



Mentor NEZIRI Jurist i diplomuar.
Student i studimeve postdiplomike nė Fakultetin juridik nė Prishtinė.

Drejtimi penalo-juridik
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-11-07, 21:16   #4
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dhunimet Gjate Luftes-plage E Pasheruar!!!

Organizata Humanitare " Jeta nė Kastriot





Nė emer tė Organizatės Jo qeveritare tė gruas “ Jeta nė Kastriot “

Pėrshendetje nga Luljeta Selimi

Unė jam Luljeta Selimi, drejtoresha e shoqatės joqevritare “ Jeta nė Kastriot” e cila mban nėn mbikqyerje 2019 femra tė cilat janė tė dhunaura seksualisht nga policia serbe gjatė luftės sė fundit dhe tani ato kanė nevojė pėr trajtim mjeksor dhe ndihma tė tjera.

Ne nga krijimi i OJQ „ Jeta nė Kastriot „ gjatė viti 1999 por edhe para se tė regjistrohej e deri me sot punojm njė ekip prej 15 vetash qė tė ndihmojm femrat tė cilat kanė qenė viktima tė dhunės seksuale, fizike dhe psiqike tė cilat kanė nevojė dhe tash janė nė mbėshtetjen tonė.
Ne gjatė punės nė teren kemi identifikur 2019 femra tė cilat janė dhunuar, tė cilat tash pėr tash pėrveq se 124 prej tyre qė kane plagė tė dukshme nė trup ( kanė gjinjė tė prer, gishtrinj tė kėputur, 9 me nga njė sy tė nxjerrur dhe 16 nė fytyrė me plage tė hapura ) dhe janė nė gjendje tė rėnd shendetėsore, psiqike ato detyrohen tė kujdesėn pėrveq pėr vetėn edhe pėr fėmijėt qė nė kėtė rastė nga tė gjitha tė dhunuarat 2019 femra tė dhunuara sa ne i mbajnė nėn pėrkujdesje mjeksore, ato kanė 4327 fėmijė qė rriten jetim dhe vetėm nėn pėrkujdesin e nėnės e cila ėshtė nėn presion e dhunimit, frikės, skamejs dhe pėrbuzjes nga rrethi, institucionetndersa tė braktisura nga burrat janė 116 gra pėr shkak se kanė qenė tė dhunuara.Ne pėrpiqemi qė pėrveq ndihmes profesionale tė mjekve qė janėtė tė gjithė profesioniste synojm qė sė paku pėr disa kohė t'i finacojm fėmijet e tyre dhe nė duam nėpėr mes trajtimit mjeksor t'i largojm nga gjendja e vėshtir dhe qė kohė mė pas ato tė mund tė gjenden nė shoqeri pasi ti kenė kaluar problemet psiqike dhe fizike tė munden tė gjenden nė shoqeri pa ndihmen tonė.



Ne si organizat atyre deri me tani u kemi sigurar cdo gjė por buxheti ynė tani me nuk ka mundėsi tu siguroj edhe jetės pėr kėtė kemi mendur tu drejtohemi ju opinjonit tė gjerė sepse nuk po shohmrrugdale tjetėr. Natyrisht kjo do te nėnkuptonte se ju do tė ndihmonit aq kohė sa ju nuk do tė do tė mundeshit dhe pėr aq sa ju keni mėshir sė paku ato mos tė vuajn pėr gjerat mė elementare dhe pėr baran . Nese keni mundesi na kontaktoni ju lutėm ose ndihmoni pėrmes gjirollogarisė sonė. Ju lutėm ne emer tė zotit dhe humanizimit ndihmi aq sa ju nuk do tė domtoheshit dhe do ta ndihmonit tė viktimizuarit ta ken dhembjen ma tė letė .



Me ndrime nga drejtoresha Luljeta Selimi




Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga legenda : 20-11-07 nė 21:17
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-11-07, 14:47   #5
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dhunimet Gjate Luftes-plage E Pasheruar!!!

....nga libri "RREFIME TRONDITESE"

"JU LUTEM, ME LINI TE VDES!"


Kur ushtarėt e sollėn H.N. nė spitalin ushtarak, ajo ishte nė mes jetės dhe vdekjes. Ndonėse mjekėt ushtarakė nuk dinin si ta ndihmonin, pasiqė ajo ishte e dhunuar, ata ftuan njė mjeke femėr qė ishte nė zonėn tjetėr.
E tėra ē`po bėnģn ata ishte se po i jepnin gjak, ndonėse gjaku nga plagėt vazhdonte t'i rridhte. Mjekėt donin ta shpėtonin me ēdo kusht. Kur erdhi mjekja, ndonėse gjinekologe e padiplomuar, vendosi qė, edhe nė ato kushte ēfarė ishin, ta bėnte intervenimin kirurgjik. Mjekja tjetėr ndėrkaq, gjinekologe e diplomuar, kur i pa plagėt e vajzės, i tha:
"mos e mundo, lėre tė vdes. E sheh se kanė filluar t'i dalin organet jashtė, unė nuk do t'i hyja njė pune tė tillė".
Mjekja e re, e shqetėsuar, fshiu djersėt dhe iu drejtua koleges:
"Do t'mė ndihmosh apo jo".
"Unė mendoj se ėshtė rrezik, ajo mund tė vdesė", foli prapė mjekja. Por, megjithatė, filloi tė pėrgatitet.
"Ajo edhe ashtu do tė vdesė, nėse nuk qepet shumė shpejtė, prandaj, tė lutėm mė ndihmo, mos tė humbim kohė", - foli mjekja e re e cila kėrkoi ndihmėn nga infermieret.
Tė gjithė nė atė zonė tani ishin tė informuar pėr atė qė po ndodhte! Mjekja e re ishte mike gati me tė gjithė, por ajo qė e bėnte tė ēmohej me tepėr nga tė gjithė ishte kėmbėngulėsia e saj. Minutat ishin tė gjata, jo vetėm pėr H.N. por edhe pėr mjeken, edhe pėr ndihmėsit... Mė e rėnda ishte se kur po mbushej njė orė punė nė atė sallė operacioni, mbi atė zonė filluan granatimet. Tani mund tė vinte ndonjė i plagosur! Salla e vetme ndėrkaq, ishte e zėnė. Granatimet vazhdonin, kurse ushtarėt filluan mbrojtjen. Dy granata ranė nė afėrsi tė spitalit. Mjekja e re pėr njė moment u tremb, por prapė vazhdoi punėn. Ēdo sekondė ishte luftė nė shumė fronte pėr te dhe pėr tė tjerėt. Ajo pa se mitra e vajzės ishte e shqyer dhe se nė organet gjenitale i kishin futur rėrė, andaj vėshtirė e kishte ta qepte, pa e pastruar mirė ēdo pjesė tė plagės. Kur e pėrfundoi qepjen e brendshme, asaj iu duk se puna pėrfundoi, por po aq u shqetėsua kur pa se edhe nė stomak kishte njė plagė tjetėr. Ndonėse e shqetėsuar, mjekja pėrfundoi punėn me sukses. Ajo edhe pas operacionit nuk doli nga aty. Vazhdoi t'i qėndronte te koka. Pasi e vėshtroi disa minuta, mjekja e re prapė e zbuloi trupin e saj dhe filloi t'ia pastronte plagėt e tjera. Ajo filloi nga kėmbėt e gėrvishura, pastaj u ndal nė gjoks, ku nė mes tė dy gjinjėve kishte tė vizatuar, me maje thike, kryqin serb, dhe kur po pastronte aty, vėrejti njė copė xhami. E hoqi me kujdes, e pastroi mirė dhe i vuri sipėr njė fashė. Pastaj prapė ia mbuloi trupin. Dhe, kur nė ditarin e saj filloi tė shkruante diēka, H.N., me gjithė zėrin e humbur, filloi tė gjėmonte.
"Mos lėviz, tė lutem, je e operuar!", - i tha mjekja e re, e cila nuk e ndante shikimin e trishtuar nga sytė e saj tė zverdhur.
"Pse?", - pyeti ajo dhe dy lot i ranė nga sytė.
"ke qenė nė rrezik, por tani gjithēka ka pėrfunduar. Tė duhet forca, ndaj tė lutem, mos u mundo t'i kujtosh gjėrat qė tė kanė lėnduar, tani vetėm mbylli sytė dhe pėrpiqu tė pushosh", - i foli mjekja, duke menduar se ajo nuk e dinte qė ishte operuar.

"Pse ma bėre kėtė, pse mė shpėtove? Tė lutėm mė le tė vdes! Tė lutem, ma bėj kėtė shėrbim! Te lutėm…", - i tha ajo dhe lotėt vazhdonin t'i binin nė flokė, e buza i dridhej pandėrprerė.

Dėgjo: mos mendo por vetėm pusho tani! i tha mjekja, ndėrsa ajo, duke kafshuar buzėn, tundi kokėn nė shenjė mohimi.

legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-11-07, 17:41   #6
dardan100
 
Anėtarėsuar: 14-11-06
Postime: 257
dardan100 i dashurdardan100 i dashurdardan100 i dashurdardan100 i dashur
Gabim Titulli: Dhunimet Gjate Luftes-plage E Pasheruar!!!

Eshte e PA-pranueshme per ne , dhe eshte nje tmerr per ne, qe nga viktimat e verteta te Luftes se pergjakshme te 1998-99, tash te konsiderohemi, nga nje pjese jo fort e vogel e Bashkesise Nderkombetare , si uzurpues???? Ne , ne token tone!
Pse po ndodh kjo? - Pergjigja eshte vetem nje: NEGOCIATAT!!!

Kosova nuk eshte dasht me hy ne negociata me Serbine, ndoshta ne ate kohe ka qene e veshtire (para 2 vitesh) ta vleresosh se sa e demshe do te rezultonte, i vetmi qe e kuptoi ishte Albin Kurti me Levizjen e tij, qe mban nje emer shume domethenes; Vetevendosje qe eshte edhe zgjidhja e vetme e pranueshme! Mirpo ai u izolua komplet, e pranoj se eshe une personalisht para nje viti, e kam kundershtu edhe fuqishem bile Albinin, eshe me fjale te renda e fyese ketu ne Forum, dhe per kete gje i kerkoj falje. Pra ky te jet nje leksion i mirefillt per ne te gjithe, qe mos ti gjykojme me gjak te nxehte kurre rethanat dhe sidomos njerzit e vleres. Prandaj edhe tash lidhur me Hashim Thaēin, te presim konstituimin e qeverise, dhe ti shohim hapat e pare te tij, para se ti versulemi dhe ta kundeshtojme me gjdo kusht vetem se per disa prej neve nuk ka mbeshtetje politike. Besoj se ne keto momente gjdo drejtues i vendit tone ka nevoje se pari per mbeshtetje dhe suport kombetar e jo politik, ne keto momente vendimtare per Kosoven tone!
dardan100 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:31.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.