Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 05-12-04, 09:00   #1
Tantal2003
 
Anėtarėsuar: 05-12-04
Postime: 1
Tantal2003 e ka pezulluar reputacionin
Gabim SIKUR TĖ ISHA KRYEMINISTĖR?

SIKUR TĖ ISHA KRYEMINISTĖR?

Autori NN. Magjister i Shkencave Juridike, SHBA

I gjithė shtypi perendimor shkruan se Kosova zgjodhi pėr Kryeministėr njė ish rebel. Natyrisht mediat gjithmonė anojnė pėr lajme bombastike. Por kjo ėshtė njė gjė qe krijon opinionet e lexuesve, nė mesin e tė cilėve janė edhe udhėhqėsit politik tė shteteve perendimore. Nė ato shkrime nuk theksohet se pse nje ish rebel ka rebeluar. Harrohet tė shkruhet se tė gjithė Kosovarėt jan nė njė mėnyrė apo tjeter – ish rebel, qė ishin rebeluar kundėr njė pushtuesi gjenocidar. Harrohet tė shkruhet se tė gjitha demokracitė perendimore nė tė vėrtetė jan rezultat i rebelimit kundėr tiranisė dhe gjenocidit.

Pasi nė Kosovė politikanėt janė aq shumė misterioz, i japi vetes tė drejtė tė pyes si do tė dukej po tė isha unė Kryeminister i posazgjedhur i Kosovės.

Unė nuk jam Kryemnistėr dhe nuk kam ambicije pėr tu bėrė. Por shpesh pyetem nė mendjen time nė pėrputhje me pėrsijatjen e njohur tė Xhon F. Kenedit:– Disa shofin botėn ashtu si ėshtė dhe pyeten – PSE? Kurse unė shof botėn ashtu si do duhej tė ishte dhe pyes – PSE JO?

Shumė e shikojnė Kosovėn tė pllakosur me probleme tė panevojshme dhe pyeten thellė tė merakosur – PSE? Ashtu si shumė Kosovarė, edhe unė sfidohem tė bėjė tė njėjtėn pyetje. Kėsaj rradhe unė dua tua lė tė tjerėve kėtė pyetje. Unė dua tė mendoj pėr gjėrat qė duhet tė jenė dhe tė pyes – Pse Jo?

Sikur tė isha Kryeministėr unė do punoja me tė gjitha forcat e mundshme tė provoj arsyen e rebelimit kundėr njė tė keqe aq tė madhe qė ne Kosovarėt e provuam nė lėkurėn e shpinėn tonė.

Sikur tė isha Kryeministėr, gjėja e parė qė do tė punoja do tė ishte tė kem njė kabinet ministrash lojal dhe profesional. Ministra qė nuk kanė lojalitete tė dyfishta dhe tė trefishta. Ministra qė janė drejtėpėrdrejtė pėrgjegjės ndaj Kryeministrit. Ministra qė nė raste tė gabimeve duhet tė llogaritin se do tė fluturojnė nga Kabineti i Qeverisė mė shpejt se sa nevojitet tė thuhej fjala -Biskotė.

Sikur tė isha Kryeministėr, pika e dytė e punės do tė ishtė pėrpilimi i njė programi tė sinqertė pėr tė komunikuar mė Sėrbėt nė Kosovė. Ata janė qėlėsi pėr pavarsi tė Kosovės, duam apo s’duam tė pranojmė kėtė tė vėrtetė tė hidhur. Pavarėsia e Kosovės po del qė varet prej pozitės sė Sėrbėvė nė Kosovė. Prandaj, tė pėrmirėsojmė pozitėn e tyre dhe t’ju bėjmė kushtet e jetės mė tė mira se sa tė Shqipėtarve. Kjo ėshtė njė sakrificė qė Kosovarėt duhėt ta bėjnė pėr qėllimin e dėshiruar. Nėsė duam pavarėsi dhe shtet ne duhet tė paguajmė. Liria nuk ėshtė e lirė.

Sikur tė isha Kryeministėr, pika e tretė e rendit tė punės do tė ishte – tė shkruaj njė letėr dhe t’ia drejtoj Kryetarit tė Serbisė nė tė cilėn e ftoj pėr tu takuar, pėr ta pranuar shtetin e Kosovės si garant pėr paqe dhe prosperitet pėr Kosovė dhe Sėrbi, pėr Shqipėtar dhe Sėrbė. Ky do tė ishte njė hap qė do tė vėnte Sėrbin nė njė pozitė te mendimtarit. Por sikur tė isha Kryeministėr, me kėtė ftesė Kosova do tė ndėrmerte njė iniciativė vetanake, iniciativė origjinale, qė do tė pėrkrahej nga Bota.

Sikur tė isha Kryeministėr do tė vėja taksa dhe dogana astronomike nė tė gjitha produktet e huaja, dhe do i shpenzoja si subvencionim i industrisė vendore. Qė te kemi prosperitet per tė gjithė.

Sikur tė isha Kryeministėr i Kosovės, Kryepolici i Kosovės do tė ishte pėrgjėgjės pėr cdo kriminel tė pakapur. Me 5000 Policė tė Kosovės, Kosova do duhej tė ishte vendi mė i sigurtė nė botė.

Sikur tė isha Kryeministėr i Kosovės, Kryeushtaraku i Trupave Mbrojtėse tė Kosovės do tė ishtė drėjtėpėrsėdrėjti pėrgjėgjės pėr mbrojtjėn e popullatės, tė gjithė Kosovarėve, si sot ashtu edhe nė tė ardhmėn. Do kėrkoja tė shof si edhe tė publikoj planin e Mbrojtjės sė Kosovės nė rast tė agresionit nga armiku jashtėm.

Sikur tė isha Kryeministėr, do tė udhėhiqesha nga parimet elementare tė etikės njėrėzore dhe morale. Do e luftoja me ngulm natyren njerėzore tė obsesionin pėr pushtet. Do tė pėrpiqesha qė gėzoj rrespektin e popullit dhe ēdo qytetari. Do tė pėrpiqesha tė gėzoj rrespektin e burrėshtetasve perendimor, si edhe tė burrėshtetasve armiqėsisht tė orientuar ndaj Kosovės. Do tė pėrpiqesha tė bėhesha BURRĖSHTETAS nė kuptim tė plot tė fjalės, e jo nė bazė tė frikės, por nė bazė tė drejtėsisė dhe tolerancės sė mendimit tė ndryshėm.

Nuk do ja falja vetės qė dikush nė Kosovė do tė frikėsohej tė shprehte mendimin e tij ose tė saj vetėm pse frikėsohėt nga konsekuencat negative qė njė mendim do mund tė shkaktonte. Nuk do ja falja vetės nėse njė qytetar i Kosovės do frikėsohej nga Kryeministri pėr ekzistencėn e vet fizike pėr mendimin e shprehur tė kundėrt. Nuk do ja falja vetės qė vetem edhe nje qytetarė i Kosovės tė turpėrohej qė ka pėr Kryeministėr njė te dyshuar pėr krime lufte. Do tė pėrpiqesha tė jem rol model pėr ata qė ėnderrojnė nė tė ardhmen tė jenė Kryeministra.

Sikur tė isha Kryeministėr, do tė jepja dorėheqje tė parevokueshme. Sepse, tė jesh i dyshimtė pėr krime tė luftės, pa marrė parasysh a tė bazuara a jo, e tė pranoj kėtė post nobil, ėshtė njė gjė e papranueshme. Nuk do tė pranoja sė pari njė kandidim tė kėtillė pėr kryeministėr pa pastruar njėherė hesapin e kėtij dyshimi.

Sikur tė isha Kryeministėr i Kosovės dhe sikur i kėtillė tė isha mė i miri nė botė, por gjithnjė nėn hijen e dyshimit pėr krime tė luftės, gjithnjė do tė isha i izoluar. Askush nuk do tė bisedonte me Kryeministėr tė kėtillė. Askush nuk do dėshironte tė asociohet me nje tė dyshimtė si armik te njerėzimit. Duke marrė parasyshė kėtė, tė gjitha gjėrat qė do tė kisha pas pas mundėsi ti realizoja si Kryeministėr i Kosovės, do tė pėrfundonin nė njė falimentim total. Nė kėtė Kosovėn tonė tė brishtė, Kryeministri duhet tė jetė i lidhur ngushtė me popullin dhe me botėn nė tė njėjtėn kohė. Nėse sė paku njėra lidhje ndėrprehet, Kosova do tė kėtė njė Kryeministėr tė paaftė tė veproj.

Sikur tė isha Kryeministėr i Kosovės, i dyshuar pėr krime tė luftės, as Ministrat nė Kabinet nuk do tė ishin lojal sepse nuk do i besonin dikujt qė ka njė hije tė zezė mbi qafė. Asnjė burrėshtetas Perendimor nuk do tė mė dėrgonte njė urim pėr zgjedhjen time nė kėtė post tė kryeministrit. As Kryetari i Sėrbisė nuk do tė pranonte ofertėn time pėr bisedime lidhur me pranimin e Kosoves si Shtet. As populli i Kosovės nuk do ti bėsonte njė Kryeministri tė kėtillė, sepse dyshimi pėr krime tė luftės, gjithmonė do tė ngjallte besimin se ato do ti bėnte pėrsėri.

Dhe kėshtu Kosova do tė vazhdonte tė rrokullisej nė qarkun e pafund qė ka hyrė prej fitimit tė lirisė.

E pra, pyetem PSE JO? Pse tė mos kemi nje Kryeministėr qė i besojmė? Kosova ėshtė pasuria e vetme qė kan Kosovarėt, e unė sikur tė isha Kryeministėr nuk do te lejoja qė pėr mua Kosova tė humbet vetėm pėr shkak se do isha i dyshuar pėr krime tė luftės. Nuk do tė lejoja tė pėrfaqėsoj Kosovėn si i dyshimtė sepse me kėtė i gjithė Populli i Kosovės mban kėtė etiketė. E ēdo popull meriton udhehqėsin qė ka.

Pse jo tė propozojmė njė kandidat mė tė pranueshėm? Pse jo njė kandidat qė ka pak mė shumė sė njė shkollė tė mesme dhe pak me shumė se vetėm pėrvojė nė udhėheqje tė luftės ēlirimtare? Pse jo njė kandidat qė ėshtė mjeshter nė diplomaci? Pse jo pėr njė kandidat qė nuk ka dalė prej jetės nė male e brenda natės shėndėruar nė multimilioner. Pse jo tė bėrtitet PAUZĖ. RIKTHIM. RE-EVALUIM.

Sikur tė isha Kryeministėr, do tė dija kur tė ballafaqohem me tė vėrtetėn dhe tė lė ėndėrrėn pėr kėtė post kaq tė dėshiruar, pėr njė kohė mė tė vonshmė, pėr njė kohė kur Kosova do ishte e pavarur. Ndonjėhėrė pėr tė bėrė njė tė mirė tė pėrgjithshme, burri i dheut, me zemer tė fort, duhet dal ne mejdan e tė ballafaqon Bajlozin, edhe tė heq dorė nga ėndėrrat e veta.

Pse JO?


Tantal2003 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:32.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.