Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 12-08-05, 16:35   #1
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Gjeografia e Shqipėrisė

Gjeografia e Shqipėrisė
Pozita gjeografike

Shqipėria ndodhet nė Europėn Juglindore, nė pjesėn perėndimore tė gadishullit Ballkanik e shtrihet midis koordinatave gjeografike 39 gradė e 38' dhe 42 gradė e 39' te gjėrėsisė veriore dhe 19 gradė e 16' te gjėrėsisė lindore, ne largėsi pothuajse tė barabartė nga Ekuadori dhe Poli i Veriut.

Sipėrfaqja e pėrgjithshme ėshtė 28.748 kilometra katrore. Kryeqyteti i saj ėshtė Tirana.

Gjatėsia e pėrgjithshme e vijės kufitare ėshtė 1094 km, nga te cilat 657 km - kufi tokėsor, 316 km - kufi detar, 48 km - kufi lumor dhe 73 km - kufi liqenor.
Nė veri e verilindje ka 529 km vijė kufitare me Malin e Zi, Kosovėn dhe ish republikėn jugosllave tė Maqedonisė, ndėrsa nė jug e juglindje me Greqine njė vijė kufitare prej 271 km. Nė perėndim Shqipėria laget nga deti Adriatik e nė jug-perėndim nga deti Jon.

Shqipėria ka njė pozitė tė favorshme gjeografike, pasi gjendet nė kryqėzimin e rrugeve mė tė shkurtėra qė kalojnė nga Mesdheu perėndimor pėr nė Ballkan e Azinė e Vogėl dhe kontrollon kalimin pėrmes kanalit detar tė Otrantos. Luginat e saj mė tė gjėra janė ato tė lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosė, qė lehtėsojne, njėkohėsisht, lidhjen e brendshme tė Ballkanit me detin Adriatik dhe tė Azisė sė Vogėl me viset e Mesdheut. Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunės deri nė Kepin e Gjuhėzes. Nė gjirin e Vlorės e nė drejtim tė jugut, bregdeti ėshtė i lartė, shkėmbor, ku dominon mali i Karaburunit. Gjiret kryesore tė Shqipėrise janė: gjiri i Drinit, i Lalėzit, i Durrėsit, i Karavastasė dhe i Vlorės, nė hyrje tė sė cilės gjendet ishulli i Sazanit.

Relievi

Relievi i Shqipėrise ėshtė kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndėrsa gjatė erės kenozoike u shpejtua procesi malformues nė tėrėsine e Albanideve, qė aktualisht pėrbėjne tokėn e nėntoken e Shqipėrise. Lartėsia mesatare e relievit ėshtė 708 metra, ose 2 herė mė e lartė se mesatarja e Europės. Lartėsitė mė tė mėdha gjenden nė Alpet shqiptare dhe nė malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, pėrben edhe majėn mė tė lartė tė Shqipėrisė).

Fushat zene kryesisht pjesėn perėndimore, pergjatė bregdetit Adriatik, por ka edhe nė pjesė tė tjera tė vendit. Fushat mė tė larta janė ato tė pellgut tė Korēes, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden kryesisht pėrgjate lumenjve kryesore si: Vjosė, Devoll, Osum, Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqėsore e qendra tė mėdha banimi, si dhe pėrshkohen nga rrugė te rėndėsishme komunikimi.

Territori i Shqipėrisė ndahet nė 4 krahina tė mėdha natyrore (fiziko-gjeografike):

Alpet shqiptare
Krahina malore qendrore
Krahina malore jugore
Ultesira bregdetare
Lagunat kryesore jane:
Laguna e Lunres (Vilunit), e Patokut, e Bishtrakes, e Karavastase, e Nartes dhe e Pashalimanit. Plazhet kryesore jane: Plazhi i Velipojes, i Tales, i Durresit, i Divjakes, i Semanit dhe i Vlores. Kepat kryesore jane: Kepi i Rodonit, i Bishtit te Palles dhe i Gjuhezes.


Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:54.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.