Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-09-11, 23:13   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Unhappy Beteja me kancerin

E tronditur tej mase, kur mjekėt i thanė se ėshtė rast potencial me kancer gjiri, Nafije Latifi fillimisht kishte menduar qė tė dorėzohej ende pa nisur betejėn. Por, flamurin e bardhė nuk e mbajti ngritur mė shumė se njė javė.






Mblodhi gjithė forcat dhe nisi betejėn me sėmundjen e shekullit. Nuk priti as dy e as tre muaj, ashtu siē i thanė mjekėt, pėr tė kryer ndėrhyrjen kirurgjike. Pasi qė kjo ndėrhyrje nė vitin 2004 nuk mund tė kryhej nė Prishtinė, me ndihmėn e familjes dhe miqve ajo ia mėsyu Gjermanisė, ku iu nėnshtrua njė ndėrhyrjeje tė suksesshme kirurgjike.

Por, me kėtė operacion nuk pėrfunduan peripecitė e saj. Pėrveē qė qelizat kanceroze ishin tė tipit malinje, me rekomandimin e mjekėve ajo duhej t’i nėnshtrohej edhe njė terapie strikte.

“Pas intervenimit u konstatua se duhet tė vazhdoj me terapi tė shumta. Mendova se nė moshėn 54 vjeēe mjafton tė pėrfundoj. Mė zgjati ai disponim njė kohė, ndoshta 2-3 muaj, mandej u konsolidova dhe vendosa ta marr fatin nė dorėn time”, tregon publicistja Nafije Latifi.

Pas 14 muajsh pėr shkak tė rishfaqjes sė qelizave kanceroze, ajo detyrohet t’i nėnshtrohet sėrish njė intervenimi kirurgjik, por kėsaj here nė Prishtinė. Mė pas pėr 25 ditė me radhė kishte udhėtuar pėr ēdo ditė drejt Shkupit pėr tė kryer radioterapinė.

“Vazhdova jetėn me njė terapi mbajtėse edhe 3.5 vjet. Prapė pata recidiv dhe shkova pėr intervenim nė Shkup. Mund tė them se tė gjitha zbulimet e kėtyre recidivėve i kam bėrė vetė. Prapė u desh intervenim...”, shpalos ajo rrėfimin pėr historikun e sėmundjes.

Pas intervenimit tė tretė njė kohė ishte me kimioterapi, radioterapi, ndėrsa tash me tė ashtėqujaturėn target terapi.

“Tash jam me target terapi, i thonė Herceptinė, e cila thuhet se i eliminon dhe i mban nėn kontroll qelizat kanceroze. Kjo ėshtė njė terapi ēdo 2-3 javė, qė jepet falas nė Institutin Onkologjik. Ajo ka kushtuar atėherė, sė paku 1 vjeēare, mbi 100 mijė euro”, thotė Nafija duke sqaruar se njė dozė Herceptinė, nė formė ampulare, qė kushton 1.600 euro jepet ēdo 3 javė sė paku njė vit.

Tani ajo ėshtė e kėnaqur, qė kėtė produkt medicinal, qė sigurohet falas nga MSH-ja e marrin tė sigurt dhe nga njerėz kompetentė.

Biznesi me tė sėmurė

“Pėrpara edhe siguria ka qenė nė pikėpyetje. Ėshtė dhėnė prej gjithkujt. Ėshtė blerė gjithkah. Mjekėt tanė nuk kanė hezituar hiē tė bėjnė biznes me kėto gra tė sėmura. Njė numėr i madh i mjekėve tanė tė specializimeve tė ndryshme kanė bėrė biznes me pacientėt me kancer, sepse po shihet qė ėshtė biznes shumė profitabil”, thotė Nafija.

Duke rikujtuar se tė sėmurėt me kancer trajtohen shumė gjatė, barnat janė shumė tė shtrenjta, ajo thotė se edhe atėherė kur vdes pacienti pėr gabime dhe mostrajtim adekuat faji i mbetet sėmundjes.

Njė lloj averzioni ndaj mjekut ajo e krijoi jo pėr shkak tė natyrės sė sėmundjes dhe trajtimit tė gjatė, por edhe pėr shkak se fillimisht lajmi se ėshtė rast potencial me kancer iu komunikua nė formė shumė tė vrazhdė.

Ajo mendon se i sėmuri duhet ta dijė tė vėrtetėn, se nga cila sėmundje lėngon dhe duhet tė parapėrgatitet me kujdes psiqikisht pėr atė qė e pret, por jo qė lajmi i rėndė t’i jepet nė mėnyrė aq tė vrazhdė siē iu dha asaj.

“Ndoshta sjellja e mjekut, tek i cili unė kam shkuar ka qenė jokorrekte, joprofesionale, johumane. Unė vetė kam kėrkuar tė mė thuhet a ėshtė malinje a nuk ėshtė, a ėshtė operabile a nuk ėshtė, ta saktėsoj pozicionin tim nė atė sėmundje”, tregon ajo.

Ndonėse duhej tė operohej urgjentisht, mjeku i tha se duhej tė priste nė radhė pėr 2-3 muaj.

“Nuk kanė qasje korrekte ndaj pacientėve. Mjekėt i injorojnė pacientėt, bile edhe nė ordinanca private atė 15-30 minutshin, qė ti e paguan nuk kanė kohė tė ta sqarojnė qė ti e ke kėtė problem, qė ty tė pret ky trajtim kirurgjikal, kimioterapia, radioterapia, kėto janė efektet anėsore nga njė terapi nė tjetrėn”, thotė ajo.

Nafija tregon se gjatė kėtij trajtimi tė gjatė dhe tė mundimshėm ēdo ditė mund tė befasohesh nga tė papriturat, qė vijnė gjatė trajtimit.

“Kur dola prej ordinancės tashmė ishte marrė vesh nėpėr Prishtinė qė unė jam pacient potencial pėr kancer dhe ishin mbledhur nja 17 anėtarė tė familjes e miq tek ordinanca”, rikujton ato ditė tė rėnda.

Sado qė nė ato momente tė rėnda, kur po pėrballej pėr herė tė parė me njė sėmundje tė re dhe nuk po arrinte ta pranonte faktin se ishte e sėmurė nga kanceri, Nafije Latifi pėrkrahjen mė tė madhe e mori nga burri, motrat, vėllezėrit dhe miqtė e shumtė.

Ishte pikėrisht ajo pėrkrahja e sinqertė, pa nevojėn qė tė trajtohet me ngushėllime e lot nė sy, mbase edhe si mė e sėmurė seē ishte, qė e ndihmoi mė sė shumti dhe e bėri mė tė fortė nė betejėn me kancerin.

“Me ēdo tė sėmurė duhet tė silleni normalisht. Dhe derisa njeriu ėshtė funksional duhet t’ia lironi hapėsirėn qė tė punojė dhe funksionojė”, thotė ajo mes tjerash.

Pėr faktin se gjithmonė kishte punuar e lexuar shumė dhe bėnte njė jetė shumė aktive, asnjėherė nuk i kishte vajtur mendja se njė ditė do tė mund tė prekej nga kanceri. Gjatė kohės sa po njihej mė pėr sė afėrmi me kėtė sėmundje, e kuptoi se ajo qė i mungon mė sė tepėrmi popullatės ishte informimi, vetėdijėsimi pėr rrezikun nga kanceri si dhe ngritja e vetėdijes pėr vetėkontroll dhe kontrolla tė rregullta mjekėsore.

Nisur nga kėto fakte, mblodhi forcat dhe nė vitin 2005 themeloi shoqatėn pėr luftė kundėr kancerit tė gjirit “Jeta-Vita”, qė kishte pėr qėllim tė cytė institucionet, qė tė ofrojnė mė shumė mundėsi trajtimi pėr tė sėmurėt me kancer.

Mungon ndėrgjegjėsimi pėr kancerin

“Nė shoqėrinė tonė as nė edukim shkollor e as nė edukim tė pėrgjithshėm nuk e kemi marrė mėsimin, qė kjo sėmundje mund t’i bjerė ēdo tė shtatės a tetės grua d.m.th. nuk e kemi njė ndėrgjegjėsim tė pėrgjithshėm”, konstaton Latifi e bindur se nuk ka vetėdijesim pėr vetėkontrolla dhe kontrolla sistematike.

Pėrveē dhimbjeve fizike e shpirtėrore, pėrballja me kancerin ishte shumė e kushtueshme. Viteve tė fundit ky aspekt ėshtė lehtėsuar falė Ministrisė sė Shėndetėsisė, e cila siguron falas terapinė pėr tė sėmurėt me kancer.

“Prej atėherė deri tash ka pasur raste edhe tė dobėsisė, edhe tė forcės, edhe tė pamundėsisė pėr tė funksionuar. Mė sė shumti mė pengon pamundėsia pėr tė funksionuar”, thotė ajo e kėnaqur, qė deri mė tani me kėtė pamundėsi nuk i ka rėnė tė ballafaqohet shumė.

“Unė konsideroj se edhe kjo sėmundje si ēdo sėmundje tjetėr atė hapėsirė qė tė lė pėr tė funskionuar, qė je i zoti i vetes, ia vlen tė jetohet. Atė moment qė humb funksionaliteti i personit, kish qenė mirė (qeshet) ndoshta edhe tė pėrfundojė jeta. Jeta ėshtė e ėmbėl, e vlen me jetue”, thotė Nafija.

Pėr gjithė ato gra qė diagnostikohen me kancer gjiri, ajo ka njė mesazh, qė tė vazhdojnė jetėn, tė vazhdojnė tė punojnė dhe tė sillen si ndaj ēdo sėmundjeje tjetėr, sepse jeta, familja qė i pret dhe i mbėshtet janė forca mė e madhe pėr pacientin. (zėri)


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 20-11-11, 12:03   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Beteja me kancerin

Kanceri i mushkėrive


Kanceri i mushkėrive ėshtė sėmundje malinje (e keqe ) qė nė popull njihet edhe me emrin tumor femėror (emėrtim qė nėnkupton metastazimin - pėrhapjen gjegjėsisht shumimin e “mishit tė egėr”).
Ass dr Skender R. Baca, mr.sci.
pulmolog-specialist i sėmundjeve tė mushkėrive


Ėshtė e vetmja sėmundje qė i ėshtė ndėrruar vendi i klasifikimit nga entiteti (grupimi) mjekėsor patologjik (vuajtje natyrore) nė atė tragjik (fatal), sepse nė 87-92% tė rasteve, njeriu kėtė sėmundje ia shkakton vetvetes duke pirė duhan. Shkaktarė tjerė tė paraqitjes sė kėsaj sėmundjeje janė: rrezatimi nga nėntoka e thellė, ndotja e ambientit (gazrat helmues), nafta dhe produktet e naftės, posaēėrisht ato qė inhalohen (thithen nė mushkėri). Faktori gjenetik (trashėgimtar) po ashtu ka rėndėsi tė madhe nė paraqitjen e kėsaj sėmundjeje fatale, si dhe gjendja psikike dhe imunitare e organizmit.
Problemi i parė nė lidhje me kancerin nė pėrgjithėsi, si dhe kancerin e mushkėrive ėshtė kohėzgjatja e madhe prej momentit kur fillojnė ndryshimet nė qeliza dhe organizimi tumoral, gjer nė momentin kur paraqiten simptomat e para. Gjatė kėsaj kohe mund tė vie gjer te metastazimi i qelizave malinje (pėrhapja nė organe tjera: tru, eshtra, nyje limfatike etj.) dhe gjithsesi gjatė kėsaj periudhe qė ndonjėherė zgjatė me muaj, organizmi dėmtohet nė mėnyrė tė pariparueshme (pa mundėsi nė kthimin e gjendjes sė mėparshme). Ky problem ėshtė i kushtėzuar nga natyra e sėmundjes, dhe nė te pėr kohėn e tanishme shumė pak mund tė ndikohet me tė arriturat shkencore e teknologjike mjekėsore. Si i tillė ky problem, qė nuk varet nga faktori njeri, ekziston nė tėrė botėn.






Problemi i dytė, ėshtė po ashtu kyē sepse, edhe koha prej se janė lajmėruar simptomat e para e gjer te kėrkesa pėr ndihmėn mjekėsore, dhe rrjedhimisht diagnostikimi, shpesh ėshtė nė mėnyrė tė paarsyeshme e gjatė dhe kjo varet nga kultura shėndetėsore e pacientit dhe niveli i shėrbimit shėndetėsor. Pėr fat tė keq nė Kosovė, pėr dallim nga shtetet e zhvilluara, edukimi shėndetėsor i qytetarėve dhe organizimi i shėrbimit shėndetėsor ende janė tė dobėta, ashtu qė kėtu humbet njė kohė e ēmueshme dhe e pakthyeshme pėr menaxhimin e kėsaj sėmundjeje.
Simptomatologjia
Simptomat e para qė kanė lidhje me kancerin e mushkėrive janė tė pėrgjithshme (lodhja, plogėshtia, kolla e thatė, apo edhe me kėlbazė, temperaturė lehtėsisht e ngritur) dhe si tė tilla edhe pacienti, por edhe mjeku i nėnvlerėsojnė. Mė vonė, me paraqitjen e prezencės sė gjakut nė kėlbazė, dhembjeve nė kraharor dhe humbje nė peshė, alarmohet pacienti dhe mjeku kėrkon rėntgenin e mushkėrive ku mund tė vėrehen hije tė madhėsisė dhe formės sė ndryshme tė dyshimta nė kancer. Prej kėtij moment fillon intensivisht dhe nė mėnyrė tė programuar diagnostikimi i sėmundjes si faze e parė e menaxhimit tė tėrėsishėm tė kėsaj patologjie. Bėhen ekzaminimet plotėsuese rėntgenologjike (tomografia e kompjuterizuar: prerjet filmike nė shtresa tė kraharorit tė kontrolluara me kompjuter), fiberbronkoskopia (ekzaminimi me gyp tė lakueshėm nė rrugėt e frymėmarrjes) dhe marrja e materialit bioptik (pėr ekzaminim histopatologjik: nė mikroskop me ēka identifikohen se cilit tip dhe cilit stad i takojnė qelizat malinje).








Terapia e kancerit tė mushkėrive
Terapia varet nga tipi citohistopatologjik (lloji qelizor e indor i kancerit), pėrfshirja e mushkėrive, si dhe metastazimet (pėrhapja nė pėlhurė, mushkėrinė tjetėr, meskraharor-mediastinum apo organet jashtė kraharorit).
Kirurgjia, nėse ėshtė e mundshme, kishte me qenė zgjidhja mė e mirė dhe me prognozė mė tė mire. Nė Klinikėn Pulmologjike tė QKUK-sė, ėshtė i evidentuar vetėm njė pacient me mbijetesė prej mė shumė se 20 viteve, i cili ėshtė operuar nga karcinoma e mushkėrisė sė majtė (lobektomia e sipėrme-heqja e plotė e lobit tė sipėrm) dhe ende ėshtė gjallė dhe nė gjendje tė aftėsisė sė mirė pėr punė.
Tretmani tjetėr ėshtė polikimiterapia (kombinimi i disa barnave kimike tė cilat i mbysin qelizat malinje, por qė nuk janė selektive, ashtu qė i dėmtojnė edhe disa lloje tė qelizave tė shėndosha. Terapia rrezatuese, e njohur edhe si radioterapia, ėshtė terapi qė me ndihmėn e rrezeve radioaktive i shkatėrron nė masė tė madhe qelizat malinje, por qė njėkohėsisht shkakton edhe fibrozė mushkėrore qė pėr pasojė ka zvogėlimin e kapacitetit tė frymėmarrjes.
Kėto lloje tė terapisė shpesh kombinohen ndėrmjet veti ndonjėherė me efikasitet mė tė madh apo mė tė vogėl, varėsisht nga shkalla e zhvillimit tė sėmundjes, gjendja e pėrgjithshme e pacientit, mosha dhe prezenca e ndonjė sėmundjeje tjetėr (diabeti-sėmundje e sheqerit, tuberkulozi, sėmundjet e zemrės, tė veshkės apo mėlēisė).
Terapia suplementare (shtesė) aplikohet nė tėrė botėn dhe ajo qėndron nė dhėnien e barnave natyrale me prejardhje bimore (ēajeve: i gjelbri posaēėrisht, shurupit Varumin, ekstraktit alkoolik tė ehinaceas etj.), apo shtazore (qumėshti i bletės-maja e mjaltės, vezėt e shkurtave japoneze, etj.).






Gjatė tėrė kohės sė menaxhimit tė kancerit mushkėror duhet qė pacienti tė mbėshtetet moralisht me ndihmė tė psikoterapisė, e cila ėshtė mė se e domosdoshme edhe pėr qėllim tė rritjes sė efikasitetit sė terapisė bazike si dhe nė pėrmirėsimin e kualitetit tė jetės.
Fatkeqėsisht, pėrvojat e gjertanishme kanė treguar se menaxhimi terapeutik i kancerit mushkėror, mė shumė ka efekt nė zgjatjen dhe pėrmirėsimin e kualitetit tė jetės, sesa nė shėrim tė plotė tė kėsaj sėmundjeje fatale.
Kėshtu, sot e kėsaj dite nė tėrė botėn insistohet nė parandalimin e kėsaj sėmundjeje, duke filluar nga lufta kundėr duhanpirjes, gjer te respektimi i standardeve ndėrkombėtare pėr ruajtjen e ambientit nga ndotja, sepse kjo ėshtė mėnyra mė efikase nė zvogėlimin e numrit tė kancerit mushkėror.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-11-11, 17:26   #3
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Beteja me kancerin

Kanceri: Cfare dime dhe nuk dime per te?

20 November 2011
Kanceri ėshtė njė sėmundje qė po prek gjithmonė e mė shumė njerėz nė botė. Sipas njė studimi tė bėrė nga “Macmillan Cancer Support” afėrsisht 40 pėr qind e britanikėve do tė preken nga kjo sėmundje nė njė moment tė jetės sė tyre. Dhjetė vjet mė parė, ky raport ishte njė nė tre veta. Ndaj me tė drejtė lind pyetja: ēfarė po ndikon nė njė rritje kaq tė frikshme tė rasteve tė kėsaj sėmundjeje? Ekspertėt e lidhin kėtė me moshėn e popullsisė (mė tė moshuarit janė mė nė rrezik pėr t’u prekur) dhe faktorė tė tjerė tė stilit tė tyre tė jetesės, si dieta e varfėr, duhanpirja dhe mungesa e aktivitetit fizik. Alkooli ėshtė njė faktor tjetėr. Nė fillim tė kėtij muaji, njė studim tregoi se gratė qė pinė mė pak se dy gota e gjysmė verė nė ditė, ekuivalente kjo me 175 ml verė, rrisin rrezikun pėr t’u prekur nga kanceri i gjirit me 15 pėr qind. Kėrkuesit e Universitetit tė Harvardit besojnė se alkooli mund tė rrisė nivelet e hormonit femėror, estrogjenit, qė mund tė ndikojė nė zhvillimin kancerit tė gjirit. Por ndėrsa ka prova qė lidh kėta faktorė me lloje tė ndryshme kanceresh, shkencėtarėt janė duke eksploruar tė tjera lidhje. Shumė njerėz kanė idetė e tyre se ēfarė mund tė qėndrojė pas pėrhapjes sė kėtij fenomeni shqetėsues: nga hormonet te mikrovalėt apo mishi i djegur. Por a ka ndonjė gjė tė vėrtetė pas kėtyre teorive? Ja se ēfarė thonė ekspertėt.
Pijet e nxehta
Teoria: Avulli i pijeve tė nxehta mund tė dėmtojė fytin. Ēaji i ngrohtė ėshtė i lidhur me rritje tė rrezikut tė kancerit tė ezofagut, sipas njė studimi iranian, i publikuar nė “British Medical Journal”. Krahasuar me ēajin e vakėt apo mė pak tė nxehtė, sipas studimit, ai i nxehti fare rriste ndjeshėm rrezikun pėr t’u prekur nga ky lloj tumori. Pirja e njė gote ēaji nė mė pak se dy minuta, pasi ėshtė hequr nga zjarri lidhet me njė shtim tė rrezikut pėr t’u prekur nga kjo sėmundje nė krahasim me ata qė e pinin rreth katėr minuta pasi kishte zierė.
Mendimi i specialistit
“Nė vende si Irani dhe Brazili, ėshtė si kulturė konsumimi i pijeje shumė tė nxehta. Madje ata pėrdornin edhe njė lugė metalike pėr ta kaluar lėngun direkt nė fyt. Kjo duket se shkakton inflamacionin e ezofagut, qė mund tė ēojė nė zhvillimin e qelizave jonormale”, thotė profesor Martin Wiseman, mjek dhe kėshilltar nė “World Cancer Research Fund”.
Mishi i pjekur
Teoria: Shumė njerėz besojnė se mėnyra se si mishi gatuhet, mbi tė gjitha djegia e tij me barbekju, ėshtė rrezik pėr zhvillimin kancerit. Njė studim norvegjez, i publikuar nė fillim tė kėtij muaji, thotė se doza tė larta tė njė substance kimike, e cila gjendet te pjesėt e djegura tė mishit, lidhet me rrezikun e lartė tė kancerit nė zorrėn e trashė. Edhe studime tė mėparshme sugjeronin se te mishi i djegur gjenden substanca kancerogjene.
Mendimi i specialistit
“Kur bėhet fjalė pėr mėnyrėn e gatimit tė mishit, prova nuk ėshtė shumė e besueshme”, thotė Yinka Ebo, pėrgjegjėse pėr shėndetin publik nė “Cancer Research” nė Britaninė e Madhe. “Por disa studime kanė treguar se tė gatuash mishin nė temperatura tė larta qė mund ta djegin, mund tė prodhojė kimikate qė shkaktojnė kancer. Ndaj ėshtė ide e mirė tė pėrdoren metoda me temperatura tė ulėta si pėr shembull ajo me zjarr tė ngadaltė”.
Trauma fizike
Teoria ka lidhje me fjalėt e nėnave qė thonė: “Kujdes mos e godit gjoksin se mund tė zhvillohet kancer mė vonė”. Por a ėshtė e vėrtetė? Njė studim i bėrė nga shkencėtarėt e Universitetit tė Lancaster ka zbuluar se njė truamė fizike mund t’i japė shtysė sėmundjes. Megjithatė ekspertėt argumentojnė se ekzistenca e njė traume mund tė bėjė qė gjoksi tė ekzaminohet gjithmonė, duke e kapur mė shpejt sėmundjen. “Disa njerėz besojnė se dėmtimet fizike mund tė ēojnė drejt kancerit, por nuk ka prova tė besueshme pėr kėtė”, thotė Yinka Ebo. “Kanceri zakonisht shkaktohet nga dėmtimi i gjeneve dhe kėrkon kohė tė gjatė pėr t’u zhvilluar, ndaj dėmtimet shpesh tėrheqin vėmendjen pėr tumoret qė mund tė jenė aty”.
Telefonat celularė
Teoria: Nė fillim tė kėtij viti, OBSH pranoi se telefonat celularė mund tė shkaktonin kancerin. Rishikimi i provave tregoi se rritja e rrezikut tė njė lloj forme malinje tė kancerit tė trurit, mund tė lidhej me ekspozimin ndaj valėve, ndaj u sugjerua pėrdorimi i kufjeve apo mesazheve nė vend tė telefonatave. Njė studim i publikuar muajin e kaluar nė “British Medical Journal Website”, ngjalli debate pėr kėtė gjetje. Nė Danimarkė, ishin studiuar mė shumė se 350 mijė njerėz qė i pėrdornin telefonat pėr mė shumė se 18 vjet. Studiuesit arritėn nė pėrfundimin se nuk ishin nė rrezik pėr t’u prekur nga tumori nė tru, krahasuar me tė tjerėt.
Mendimi i ekspertit
“Ka pasur publikime pa fund pėr ndonjė lidhje tė mundshme mes telefonave celularė dhe kancerit”, thotė profesor Karol Sikora. “Pėr shkak tė mungesės sė studimeve afatgjata, askush nuk e di nėse ekziston rreziku, por edhe nėse po, ėshtė shumė i vogėl. Telefonat celularė nisėn tė pėrdoren nė vitet ‘90 dhe ne duhej tė shihnim sot mė shumė raste tė prekura nga tumori i kokės, qafės dhe trurit. Gjithsesi ajo qė ėshtė e sigurt lidhet me faktin se teknologjia dhe lloji i rrezatimeve po ndryshon vazhdimisht”.

Burimi: Gazeta Shqip

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 20-11-11 nė 17:29
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-11-11, 17:37   #4
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Beteja me kancerin

Meshkujt me te prekur nga tumoret e sistemit urinar

20 November 2011

Edhe organet e sistemit urinar mund tė preken nga sėmundja e kancerit. Sistemi urinar pėrbėhet nga dy veshkat, fshikėza e urinės dhe uretra.
Veshkat
Dallohen disa lloje tė tumoreve tė veshkave. Tumoret beninje tė veshkave, zakonisht janė pa simptoma. Ka tre tipa tumoresh malinje tė veshkave: karcinoma qelizore renale, ku pacienti ka hematuri, gjak nė urinė, dhimbje gjatė urinimit, temperaturė, njė si gjėndėr nė zonėn e barkut dhe humbje nė peshė; nefroblastoma, e cila zakonisht shfaqet me dhimbje abdominale; karcinoma transqelizore, qė si simptomė dominante ka gjakun nė urinė.
Shkaqet
Tumoret e veshkave normalisht fillojnė jetėn e tyre nė qelizat e veshkės. Karcinoma transqelizore ėshtė rritje malinje e qelizave qė shtrojnė pelvisin renal, zonėn ku mblidhet urina para se tė hyjė nė fshikėzėn e urinės. Njerėzit qė pinė duhan, marrin shumė qetėsues tė ndryshėm ose gjenden tė ekspozuar ndaj disa substancave kimike, janė tė rrezikuar tė preken nga kanceri i veshkave dhe i organeve tė tjera tė sistemit urinar. Rreth 80 pėr qind e kancereve tė veshkės janė karcinoma qelizore renale, ky tip kanceri mendohet tė ketė lidhje me moshėn, pasi haset tepėr rrallė nėn 40-vjeēarėt. Nefroblastoma ėshtė pėrgjegjėse pėr njė nė dhjetė raste tė kancerit renal te fėmijėt.
Trajtimi
Kanceri i veshkave diagnostikohet me ultratingull ose skaner. Pėrdoren gjithashtu Urografia, ose pielografia, njė lėndė ngjyruese qė futet nė gjak, e cila duket nėn rrezet X kur ekskretohet nga sistemi urinar. Tumoret beninje tė veshkave mund tė qėndrojnė nė trup si tė padėmshėm. Tumoret malinje shpesh janė nė stad tė avancuar kur ne i zbulojmė e nė pėrgjithėsi nuk i pėrgjigjen mirė trajtimit mjekėsor. Pėr kėtė arsye, veshka e sėmurė zakonisht hiqet me operacion kirurgjikal.
Tumoret e fshikėzės sė urinės.
Hematuria ėshtė simptoma dominante nė tumoret malinje, nėse njė tumor rritet nė kryqėzimin ndėrmjet ureterit e fshikėzės sė urinės kjo mund tė sjellė dhimbje nė kurriz e nė veshka dhe tė pengojė rrugėn e urinės. Ashtu si nė format e tjera tė kancerit, mosha dhe pirja e duhanit janė faktorė rreziku. Njė faktor tjetėr ėshtė edhe ekspozimi ndaj karcinogjeneve. Varion nė shtete tė ndryshme, por nė pėrgjithėsi mosha mesatare e diagnostikimit tė kėtyre pacientėve ėshtė 65 vjeē. Mbi tre tė katėrtat e kėtyre tumoreve hasen te burrat.
Trajtimi
Diagnoza e tumoreve tė fshikėzės sė urinės bėhet duke pėrdorur cistoskopin, njė instrument shikimi i cili futet nė ureter. Cistoskopi me nxehtėsi i djeg kėto tip tumoresh, dhe kjo teknikė e ndjekur quhet diatermi. Tumoret e avancuara kėrkojnė kirurgji ose kimio-terapi. Nė raste ekstreme hiqet krejtėsisht fshikėza e urinės, teknikė kjo e quajtur cistektomi. Duhet evituar duhani dhe karcinogjenet e tjerė. Shpesh tumoret beninje tė fshikėzės sė urinės regjistrohen sė bashku me tumoret malinje, megjithatė pranohet qė shanset pėr tė jetuar janė gati njėsoj kudo, rreth 50 pėr qind. Nėse do gjendej njė ilaē pėr tė luftuar gjenin qė i bėn kanceret e rrugėve urinare kaq vdekjeprurės, shanset pėr mbijetesė do rriten sė tepėrmi.
Shkaku i infeksioneve tė sistemit urinar
Infeksionet e sistemit urinar janė tė shkaktuara nga bakteret. Bakteret hyjnė sė pari nė fshikėzėn e urinės, duke u ngjitur nėpėr ureter. Nė pėrgjithėsi, uretra ėshtė e mbrojtur, por nėse vrima e ureterės ėshtė e inflamuar, bakteret shumėzohen lehtė. Te njė pjesė e fėmijėve gjer tek infeksioni vjen pėr shkak tė prezencės sė anomalive tė cilat e pengojnė rrjedhjen normale tė urinės: anomali obstruktive ose refluks. Fėmijėt qė vuajnė nga i urinimi disfunksional, e fillojnė por e ndėrpresin currilin e urinės, shpesh urinojnė pa vullnetin e tyre, mė shpesh fitojnė infeksion urinar. Tek fėmija infeksioni mund tė shkaktojė sėmundje dhe tregon tendencė pėr t’u pėrsėritur. Tek njė pjesė e fėmijėve kėto lloj infeksionesh, janė prezente disa anomali, prandaj ata duhet tė trajtohen nė mėnyrė adekuate, qė tė pengohet dėmtimi i veshkave.
Gurėt nė veshka dhe bllokimi i rrugėve urinare
Tek fėmijėt, shkaku kryesor i bllokimit janė keqformimet e lindura, ndėrsa tek tė rriturit shkaqet kryesore tė bllokimit janė hipertrofia a prostatės dhe gurėt. Bllokimi shton rrezikun e infeksionit tė rrugėve urinare, sepse shkakton stazė urinare.
Me gurėt nė veshka shfaqen edhe shenjat dhe simptomat e sėmundjes tek pacienti: kolikė urinare, dhimbja ėshtė e mprehtė, e padurueshme, pėrhapet nga kurrizi tek pubisi. Dhimbja e bėn pacientin tė lėvizė e tė rrotullohet pa gjetur rehat. Pėr t’u trajtuar ėshtė e kėshillueshme pirja e lėngjeve. Shpesh gurėt marrin formėn a kaliceve dhe bllokojnė krejt pelvisin renal.
I rėndėsishėm ėshtė kurimi i infeksionit shkaktar. Gurėt prej acidi urik janė radiolucentė, pra nuk mund tė shihen nė radiografi.
Shkaqet dhe simptomat e Karcinomės renale
Karcinoma renale e veshkave njihet edhe si karcinomė me qeliza boshe, ose si hipernefromė. Ky tip i kancerit ėshtė tumori malinj mė i shpeshtė i veshkave. Mė tė prekurit prej saj janė meshkujt, qė pinė duhan, sidomos mosha rreth 50-70 vjeē. Ndėr shenjat dhe simptomat mė tė dukshme tek personat tė diagnostikuar mė karcinomė renale dallohet: hematuri, gjak nė urinė, masė e prekshme, dhimbje nė ije, temperaturė, policitemi. Biopsia mund tė mos mjaftojė pėr tė vendosur diagnozėn e kancerit sepse pamja e karcinomės renale mund tė ngjajė me pamjen e tumorit beninj. Tipar i veēantė i karcinomės renale ėshtė pėrhapja pėrgjatė venave renale dhe venės kava. Trajtimi i saj realizohet me kirurgji, imunoterapi me IL-2. E rėndėsishme ėshtė qė diagnostikimi i sėmundjes tė behėt qė nė fillesat e saj.
Shkurte 4
Funksioni i veshkave dhe filtrimi i ujit
Nė trupin e njeriut ekzistojnė dy veshka, tė vendosura nė regjionin e mesit nga tė dy anėt e shtyllės sė kurrizit, nėn anėn e poshtme tė brinjėve. Kanė ngjyrė tė kuqe – kafenjtė e formė si kokėrr fasuleje dhe madhėsi sa njė grusht. Pėrmes veshkave nga organizmi juaj nxirren tepricat e ujit dhe produktet e fundit tė metabolizmit. Funksioni kryesor i veshkave ėshtė qė nga gjaku tė mėnjanohen produktet e fundit tė metabolizmit, e gjaku i pastruar tė kthehet nė trup. Ēdo minutė, pėrmes arterieve tė veshkave, nė veshka hyn rreth njė litėr gjak. Pasi tė pastrohet, gjaku kthehet prapa, pėrmes venave tė veshkave. Veshkat posedojnė sistem tė komplikuar pėr filtrim. Nė ēdo veshkė ekzistojnė rreth njė milion njėsi, tė quajtura nefrone. Pjesa mė e madhe e ujit dhe e materieve tjera kthehen prapė nė gjak pėrmes kanaltheve.
Tre tipat e tumoreve malinje tė veshkave:
- Karcinoma qelizore renale, ku pacienti ka hematuri, gjak nė
urinė, dhimbje gjatė urinimit, temperaturė, njė si gjėndėr nė zonėn e barkut dhe humbje nė peshė
- Nefroblastoma, e cila zakonisht shfaqet me dhimbje abdominale; – Karcinoma transqelizore, qė si simptomė dominante ka gjakun nė urinė

Burimi: Tirana Observer
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-12-11, 20:58   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Beteja me kancerin

Duhani, dielli, kripa: Zakonet qe duhen ndryshuar per luften ndaj kancerit



Ndryshime te vogla ne stilin e jetes se perditeshme, mund te bejne nje ndryshim shume te madh kur eshte fjale per tumorin, duke parandaluar kater raste nga dhjete.
Kete e mbeshtet nje studim i kryer nga kerkuesit e universitetit te Londres dhe Oksfordit, qe eshte publikuar ne British Journal of Cancer ku, duke analizuar qindra hulumtime mbi shkaqet me te zakonshme te kancerit dhe lidhjen e tyre me stilin e jetes dhe me faktoret e mjedisit, ka gjetur nje perqindje te parandalimit te kancerit 40 per qind tek femrat dhe 45 per qind tek meshkujt.

Nder sjelljeve te gabuara i pari qe duhet te ndryshohet sa me shpejt te jete mundur per te evituar rreziqet, duhani mbetet ne krye te listes, duke pare qe eshte pergjegjes per te pakten 61 mije raste te tumoreve te diagnostikuar ne Britanine e Madhe vitin e kaluar (jo vetem ne mushkri, por edhe ne fyt, melci dhe miter), ndjekur nga nje ushqim i varfer, e cila i atribuohet 9 per qind te rasteve te kancerit dhe obezitetit me 5 per qind, ndersa alkooli eshte i lidhur me 4 per qind te tumoreve ne nje vit dhe ekspozimi i tepert ndaj rrezeve te diellit ne 3,5 per qind.

“Shume persona jane gabimisht te bindur se kanceri eshte ceshtje fati ose i lidhur me genet, shpjegojne mjeket e "Queen Mary University of London", qe semundja varet ekskluzivisht nga fati. Ne realitet, kemi treguar se rreth 40 per qind te tumoreve jane shkaktuar kryesisht nga gjera qe ne kemi fuqine t’i ndryshojme”.

Kjo eshte lista e plote e 14 faktoreve te rrezikut ndaj kancerit, qe secili prej nesh do te bente mire t’i modifikoje ose t’i eleminoje krejtesisht nga menyre e jeteses; duhani, konsumimi i paket i frutave dhe perimeve, te qenit mbipeshe ose obeze, alkooli, ekspozimi ne menyre te tepert ndaj rrezeve te diellit, puna ne ambjente jo te shendetshme, te prekur nga infeksionet, ekspozimi ndaj rrezatimit, mos kryerja e mjaftueshme e aktivitetit fizik, marrja e hormoneve te shumta, te mos ushqyerit me gji, konsumimi i teper i mishit te kuq, shume kripe dhe shume pak fibra.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-12-11, 21:12   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Beteja me kancerin

17 vjeēarja zbulon ilaēin qė vret kancerin







Angela Zhang quhet e reja e cila ia doli tė zhvillojė nano grimcat qė mund tė futen nė organizėm dhe tė cilat pastaj shkatėrrojnė qelizat e kancerit. Pėr kėtė zbulim ajo fitoi shpėrblimin prej 100 000 dollarėsh nė garėn e organizuar nga kompania gjermane Siemens. Gjermanja e re ia doli tė prodhojė nano grimca qė mund tė dėrgohen direkt nė tumor me ndihmėn e ilaēit salnomicin. Kur arrijnė nė vendin e duhur, nano grimcat shkatėrrojnė qelizat amė tė kancerit, duke pamundėsuar shumėzimin e qelizave tė sėmura. Mirėpo, ajo shkoi edhe njė hap mė tutje dhe nė kėto nano grimca futi elemente tė arit dhe hekurit, qė mundėsojnė kontroll mė tė lehtė dhe joinvaziv tė tumorit me ndihmėn e CT skanerit dhe fotoakustikės. Ajo deklaroi se pėr zhvillimin e kėtij projekti vendosi pasi kuptoi se cila ėshtė shkalla e vdekshmėrisė te pacientėt e trajtuar me ilaēe tė ndryshme. Qelizat amė tė kancerit janė rezistuese ndaj shumė formave tė ndryshme tė mjekimit, kėshtu qė ajo vendosi tė fokusohet nė zgjidhjen e kėtij problemi. Angela ka vetėm 17 vjet, kurse gjatė vitit 2009 ajo i ka kaluar mbi 1 000 orė nė laborator duke zhvilluar nano grimcat. Dėshirė e madhe e saj ėshtė qė njė ditė tė bėhet profesoreshė hulumtuese.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-12-11, 14:26   #7
taraku-1
Banned
 
Anėtarėsuar: 20-06-11
Postime: 1,208
taraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Angela Zhang quhet e reja e cila ia doli tė zhvillojė nano grimcat qė mund tė futen nė organizėm dhe tė cilat pastaj shkatėrrojnė qelizat e kancerit.
Pėr kėtė zbulim, ajo fitoi shpėrblimin prej 100000 dollarėsh nė garėn e organizuar nga kompania gjermane Siemens. Gjermanja e re ia doli tė prodhojė nano grimca qė mund tė dėrgohen direkt nė tumor me ndihmėn e ilaēit salnomicin.
Kur arrijnė nė vendin e duhur, nano grimcat shkatėrrojnė qelizat amė tė kancerit, duke pamundėsuar shumėzimin e qelizave tė sėmura. Mirėpo, ajo shkoi edhe njė hap mė tutje dhe nė kėto nano grimca futi elemente tė arit dhe hekurit, qė mundėsojnė kontroll mė tė lehtė dhe joinvaziv tė tumorit me ndihmėn e CT skanerit dhe fotoakustikės.
Ajo deklaroi se pėr zhvillimin e kėtij projekti vendosi pasi kuptoi se cila ėshtė shkalla e vdekshmėrisė te pacientėt e trajtuar me ilaēe tė ndryshme. Qelizat amė tė kancerit janė rezistuese ndaj shumė formave tė ndryshme tė mjekimit, kėshtu qė ajo vendosi tė fokusohet nė zgjidhjen e kėtij problemi.
Angela ka vetėm 17 vjet, kurse gjatė vitit 2009, ajo i ka kaluar mbi 1 000 orė nė laborator duke zhvilluar nano grimcat. Dėshirė e madhe e saj ėshtė qė njė ditė tė bėhet profesoreshė hulumtuese.


www.gazetaexpress
taraku-1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-12-11, 22:05   #8
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim 17 vjeēarja zbulon tabletėn kundėr kancerit

17 vjeēarja zbulon tabletėn kundėr kancerit


12-12-2011 Zeri info



Angela Zhang quhet e reja e cila ia doli tė zhvillojė nano grimcat qė mund tė futen nė organizėm dhe tė cilat pastaj shkatėrrojnė qelizat e kancerit.
Pėr kėtė zbulim, ajo fitoi shpėrblimin prej 100000 dollarėsh nė garėn e organizuar nga kompania gjermane Siemens. Gjermanja e re ia doli tė prodhojė nano grimca qė mund tė dėrgohen direkt nė tumor me ndihmėn e ilaēit salnomicin.
Kur arrijnė nė vendin e duhur, nano grimcat shkatėrrojnė qelizat amė tė kancerit, duke pamundėsuar shumėzimin e qelizave tė sėmura. Mirėpo, ajo shkoi edhe njė hap mė tutje dhe nė kėto nano grimca futi elemente tė arit dhe hekurit, qė mundėsojnė kontroll mė tė lehtė dhe joinvaziv tė tumorit me ndihmėn e CT skanerit dhe fotoakustikės.
Ajo deklaroi se pėr zhvillimin e kėtij projekti vendosi pasi kuptoi se cila ėshtė shkalla e vdekshmėrisė te pacientėt e trajtuar me ilaēe tė ndryshme. Qelizat amė tė kancerit janė rezistuese ndaj shumė formave tė ndryshme tė mjekimit, kėshtu qė ajo vendosi tė fokusohet nė zgjidhjen e kėtij problemi.
Angela ka vetėm 17 vjet, kurse gjatė vitit 2009, ajo i ka kaluar mbi 1 000 orė nė laborator duke zhvilluar nano grimcat. Dėshirė e madhe e saj ėshtė qė njė ditė tė bėhet profesoreshė hulumtuese.

__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-12-11, 16:56   #9
Zanzi/M
mire ....
 
Avatari i Zanzi/M
 
Anėtarėsuar: 12-01-10
Vendndodhja: Prishtine
Postime: 1,776
Zanzi/M e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Beteja me kancerin

Ju kisha pyet ju qe jeni me ne ngjarje, dhe sidomos Nakin qe me sa di eshte mjek dhe merret me mjeksi; se ka dicka ne kete drejtim te vertet ne lidhje me kete 17 vjeqaren ne lidhje me zbulimin e kancerit?
Zanzi/M Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-12-11, 18:10   #10
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Titulli: Beteja me kancerin

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zanzi/M Shiko postimin
Ju kisha pyet ju qe jeni me ne ngjarje, dhe sidomos Nakin qe me sa di eshte mjek dhe merret me mjeksi; se ka dicka ne kete drejtim te vertet ne lidhje me kete 17 vjeqaren ne lidhje me zbulimin e kancerit?
Duhet tė jetė e vertetė ,klinikat universitare Gjermane i japin prioritet tė madhė studimeve dhe zbulimeve te reja shkencore me ndihmen e kompanive te mėdha farmakologjike qė bėjnė sponzorizimin/investime financiare.
Tani kompania simens do te ketė licencen pėr tė prodhuar aparaturen dhe ilaqin, ku pėrfitimet do tė jenė qindra miliona dollarė.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Naki : 14-12-11 nė 18:11
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-12-11, 18:16   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Beteja me kancerin

Prodhohet implanti “bombė” kundėr kancerit


Hulumtuesit nga Universiteti nė Tel-Aviv kanė zhvilluar njė implant shumė tė vogėl dhe tė hollė radioaktiv, pasi qė kanė studiuar mekanizmat e efektit tė radioterapisė nė qelizat kancerogjene.


Implanti mundėson qė tumori jo vetėm tė “eksplodojė” pėrbrenda, por edhe zvogėlon rrezikun nga shfaqja e tij e sėrishme (recidivi).

Implanti futet me gjilpėrė hipodermike (nėn lėkurė) nė vetė qendrėn e tumorit dhe vepron si “bombė kasetė”.

Kur implanti futet nė tumor, menjėherė fillon pėrhapja e grimcave radioaktive tė tipit “alfa” dhe atė kah pjesa e jashtme e tumorit, para se tė shpėrbėhen nė mėnyrė tė parrezikshme nėpėr organizėm.

Bėhet fjalė pėr teknikėn e cila ėshtė dėshmuar efektive nė minj, dhe shumė shpejtė mund tė testohet edhe nė njerėz.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-02-12, 14:36   #12
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Beteja me kancerin

Fshati i mallkuar, ēdo shtėpi me rast kanceri





Ekspertėt e shėndetėsisė nė Gjermani kanė mbetur tė shokuar nga zbulimi se nė njė fshat me 1 500 banorė, ka tė paktėn njė tė sėmurė me kancer nė ēdo shtėpi.
Rastet e tumoreve nė 2011-n u rritėn me 50%, jashtė ēdo lloj proporcioni tė pėrhapjes sė sėmundjes qė i merr jetėn tetė milionė personave ēdo vit nė shkallė botėrore.
Kėrkuesit e Universitetit tė Lybekut, qė hetuan fenomenin, tė pėrhapur sidomos me tumore nė mushėri, gjoks, ezofag, mitėr dhe stomak, nuk janė nė gjendje tė pėrcaktojnė njė shkak.
Madje ata kanė pėrjashtuar edhe tre centralet e afėrt bėrthamorė dhe njė fabrikė toksike bojėrash pranė, tė fajėsuara si shkaktare tė sėmundjes nga banorėt e Vevelsuethit, pasi ekspertizat nuk treguan pėr prezencė tė rėndėsishme tė lėndėve tė dėmshme pėr shėndetin, nė zonat e ndodhura pranė.
Megjithatė, banorėt nuk janė tė bindur nga ekspertizat e para dhe i kanė bėrė thirrje autoritetet shėndetėsore nė Berlin qė tė urdhėrojnė njė tjetėr testim tė zonės pėr gjetjen e asaj qė ata e konsiderojnė si njė “epidemi tumori”.
Kryetari i fshatit, Ingo Karstens, i cili ka humbur dy gra nga sėmundja, e konsideroi atė si “njė mallkim”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-02-12, 15:47   #13
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Beteja me kancerin

Ilaēi eksperimental, shpresė pėr tė sėmurėt nga kanceri i pankreasit


29.02.2012 11:10

Ėshtė treguar qė kombinimi i kemoterapeutikut gemcitabin dhe ilaēit eksperimental MRK003 mund tė shkatėrrojė qelizat e kancerit tė pankreasit.

Rreth 60 tė sėmurė me kancer tė avancuar tė pankreasit do tė pėrfshihen nė fazėn e parė I/II tė testimeve klinike.

Tek njė nga tė sėmurėt me kancer tė avancuar tė pankreasit, tė cilit i ėshtė diagnostikuar kanceri nė maj tė vitit 2011, dhe tek i cili ėshtė aplikuar kombinimi i pėrmendur i ilaēeve, ėshtė vėnė re reduktim i kancerit pas gjashtė cikleve tė terapisė.

Pėrndryshe, shkalla e mbijetesės tek tė sėmurėt nga kanceri i pankreasit ėshtė shumė e ulėt, vetėm 16 pėr qind tė sėmurėve mbesin gjallė pas 12 muajsh nga diagnostikimi.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-03-12, 22:54   #14
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Beteja me kancerin

Sperma Shkakton Tumor Te Vagines


Ekipi amerikan i Medical Research Council ka zbuluar se sperma rrit mundesine e shkaktimit te tumorit ne vagine si dhe ne qafen e mitres.

Mjeket mendojn se eshte nje hormon shkaku i kesaj semundjeje, qe ne Britanine e Madhe ka shkaktuar rreth 2800 raste ne vit, dhe qe do te thote se eshte semundja e dyte tumorale ne seksin femer.
Pervec perpjekjeve qe jane duke bere shkencetaret lidhur me gjetjen e ilacit qe do te sherbente per frenimin e kesaj semundjeje, ajo qe keshillohet ne kete rast eshte perdorimi i detyruar i prezervativeve.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-12-12, 10:57   #15
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Beteja me kancerin

Nė SHBA zhvillohet vaksina kundėr kancerit

Uashington, 16.12.2012

Shkencėtarėt nė Institutin Roswell Park nė Shtetet e Bashkuara kanė zhvilluar njė vaksinė, pėr tė cilėn thonė se shkatėrron qelizat e kancerit dhe parandalon rikthimin e sėmundjes.

Agjencia amerikane pėr Kontrollin e Ushqimit dhe tė Barnjave FDA ka dhėnė lejen pėr prodhimin e terapisė eksperimentale, e cila do tė testohet nė njerėz.

Instituti ka zhvilluar procesin nė atė mėnyrė qė nga pacienti merren qelizat kancerogjene, tė cilat modifikohen dhe “mėsohen” tė vrasin qelizat e kancerit, e mė pastaj i kthehen pacientit.

“’Tė armatosura’ me proteina speciale, qelizat i kthehen pacientit nė formėn e vaksinės, e cila krijon njė mori qelizash qė mė pastaj kėrkojnė dhe shkatėrrojnė kancerin”, thuhet nė deklaratėn e Institutit Roswell Park.

Vaksina do tė prodhohet nė hapėsirat e institutit nė fjalė.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:29.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.