Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Muzika
Emri
Fjalėkalimi
Muzika Degjojme,kendojme ,kercejme ... :-)



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 05-04-04, 15:29   #1
Anonymous
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Hip-Hop "Tingulli3"

Hip-Hop "Tingulli3"
"Kishe une bukuroshe….. Kishe une p…”, adhuruesit e kėndojnė ende nė rrugė, refrenin e kėngės sė tij, qė ai ka kėnduar pak kohė mė parė. E ngacmojnė me shikime kureshtare, ndėrsa ai u dhuron buzėqeshjen e tij karakteristike, duke e ditur mirė se pikėrisht tek ajo buzėqeshje qėndron ēelesi i suksesit tė tij.

Tashmė Getoari ėshtė i vetėdijshėm se u bė VIP brenda njė kohe shumė tė shkurtė me kėngėt e tija, me zėrin e tij tamam qė tingellon rep, me sytė e tij tė kaftė dhe me lėvizjet origjinale nė skenė

Nė Shqipėri njihen si reperė me “fjalor tė pistė”, kurse kėtu tek ne, i thėrrasin grupi qė solli freski nė Hip-Hopin shqiptar.

Ekstravagantin qė nė kokė mban njė kapelė tė pėrhimtė, bluzė tė kaltėr, njė palė pantollona tė stilit rep, kohėn e fundit e thėrrasin edhe si Shaggy, ngase edhe i pėrngjan atij nė frizurė, mirėpo atij nuk i pėlqen ta quajnė kėshtu, dėshiron ta thėrrasin Dr. Dre, tė cilin pėr njė kohė tė gjatė e ka pasur idol tė tij.

21 vjeēari qė u bė i famshėm vetėm me disa kėngė brenda njė kohe tė shkurtė, Getoar Selimi, tashmė ka nisur punėn pėr albumin e tij tė tretė.

Simpatiku rrėfen pėr ndryshimet nė jeten e tij, pėr sukseset e dy albumeve, qysh nga koha kur filluan ta thėrrasinin "djaloshi cool” e deri nė ditėt e sotme .

"Kishe unė bukuroshe….. Kishe unė p…”. Adhuruesit ia kėndojnė ende nė rrugė, refrenin e kėngės sė tij, qė ai ka kėnduar pak kohė mė parė. E ngacmojnė me shikime kureshtare, ndėrsa ai u dhuron buzėqeshjen e tij karakteristike, duke e ditur mirė se pikėrisht tek ajo buzėqeshje qėndron ēelėsi i suksesit tė tij.

Tashmė Getoari ėshtė i vetėdijshėm se u bė njw VIP, brenda njė kohe shumė tė shkurtė me kėngėt e tija, me zėrin e tij tamam qė tingellon rep, dhe me lėvizjet origjinale nė skenė.

Kariera e tij zė fill atje te viti 1996, kur edhe u formua ky grup si “Tinguli 3”. Atėbotė ata ishin 3 veta. Me Getoarin dhe Agoni qė edhe sot gjenden nė botėn e repit, sė bashku, ishte edhe shoqja e tyre qė tashmė gjendet nė Amerikėn e largėt. Pas pauzimit dy vjeēar, “Tingulli 3”, vazhdoi me hapat e tyre pėr tu ngjitur nė piadestalin mė tė lartė tė karrierės, duke realizuar dy albume shumė tė sukseshme tė tyre. Albumi i parė “Prishtina fucking city” dhe albumi i dytė i tyre qė titullohet “Albumi i dytė”.

Kurrsesi ata nuk do tė ndalėn me kaq. Derisa kėnga e tyre vazhdon tė dėgjohet anembanw shqiptarisw, ata tashmė kanė nisur punėn pėr tė realizuar albumin e tyre tė tretė.
Nuk do te jetė Getoari apo Agoni , ata qė do tė krijojnė kėngėt e tyre tė reja. “Tingulli 3” tash ka rėnė nė tė tjera duar, kėtė herė.- "Realizimin e albumit tė tretė e bėn tė mundur Ziko Company dhe mjeshtri i muzikės Enis Presheva.

Freskia pėr publikun, kėnga “Vesa”

“Tingulli 3”, si grup ka filluar nė vitin 1996. Atė kohė ata kanė qenė tre vetė. Me Getin dhe Agonin ishte edhe njė shoqe e tyre qė nė vitin 1996 pas njė realizimi tė njė kėnge sė bashku si amaterė, shoqja e bendit tė tyre kishte ikur pėr Amerikė. Mė pas kishte pasuar pauza tyre dy vjeēare deri nė vitin 1998. Atėherė Tingujt e asaj kohe kishin qenė shumė tė njomė nė moshė.

“Nė vitin 1998 kemi filluar ne te dy, atėherė edhe kur e kemi bėrė kėngėn e parė unė dhe Agoni. Mirėpo emrin e grupit prapė se prapė e kemi lėnė ashtu si ka qenė sepse i bėmė disa intervista dhe u popullarizuam pak a shumė me atė emėr, edhe ai emėr mbeti ashtu siē ėshtė edhe sot”, thotė Getoari.

Ata nė vitin 1998 kur kanė startuar, kėnga e tyre e parė ishte “ Koha Jonė” njė kėngė shumė e popullarizuar.

Ky rep bend deri mė tani i ka dy albume. Albumi i parė i tyre titullohet “ Prishtina fucking city”, i cili album ka pasur njė sukses shumė tė madh, njė gjė qė antarėt e grupit nuk e kishin pritur. Pastaj albumi i dytė qė titullohet “ Albumi i dytė” edhe te ky album “Tingulli 3” ka pasur sukses tė madh, mė shumė se ēka kanė menduar ata.

“Albumi ynė i tretė ėshtė dashur tė del nė treg nė muajin Maj 2003, por pėr shkak tė disa punėve qė kemi pasur pas albumit tė dytė, koncerte, angazhimi nė albumėt e kolegėve tanė, dhe disa problemeve tjera, ka ndodhur vonesa e albumit tonė”, tregon Getoari simpatik. Ata pėr ta freskuar publikun , kanė realizuar dy singėl (kėngė tė vetme). Njėri singel ėshtė “Vesa” dhe singeli tjetėr me Adelina Ismailin. Kėshtu qė publiku i tyre nuk ėshtė mbetur pa ndonjė freski nga “Tingulli 3”.

“Mendoj se albumi ynė i tretė do tė del nė Shkurt 2004, ende nuk e kemi titulluar, nė kėtė album janė disa gėjra ndryshe nga tė tjerat”, shprehet Getoari.

Sa i pėrket albumit tė tretė ai thotė se ka mė shumė punė. Nė kėtė album producent ekzekutiv i tyre ėshė Enis Presheva, pėr tė gjitha ngjarjet qė kanė ndodh rreth albumit edhe rreth mysafirėve, teksteve, Enis Presheva e do ta jep fjalėn e fundit. Getoari thotė se ėshtė njė ndryshim shumė i madh sa u pėrket albumėve tė parė dhe as njė gjė mė e vogėl ata nuk do ta lėnė tė kalojė nga albumi. Geti mendon se do tė jetė shumė mė i mirė se albumet e tjerė para kėtij.

Memli, cenzuruės i fjalorit tė pistė

Edhe pse kanė njė fjalorė tė pistė, “Tingulli 3” ka gjetur ēelėsin qė ta hap derėn e karrierės sė tyre. Ata tashmė janė bėrė tė njohur dhe shumė tė mirėpritur edhe nė Tiranė.

Posaqerisht Getoari nuk e di se ku fshihet ēelsi i suksesit tė tyre. Mirėpo ai mendon se puna qėndron mbi tė gjitha.

“Disa thonė se ēelsi i suksesit tonė ėshtė tek shprehjet qė i pėrdorim ne nė tekstet tona, por ajo nuk ėshtė aspak reale, sepse ēdokush mund tė pėrdor shprehje tė tilla sikur ne”, thotė Getoari me shumė bindje.

Getoari si fėmijė kur ka qenė ai ka dėgjuar Hip-Hop, kur edhe atėherė zėnė fillėn e tyre grupėt rep nė Kosovė. Tė gjitha grupet e Hip-Hopit qė sot janė, ne kemi qenė bashkė dhe ishim shokė, Getoari atėbotė ka qenė nė klasėn e gjashtė, kohė pas kohe ata kanė vendosur tė jenė tė pavarur dhe pas saj kanė filluar ndamjet.

Nga tė gjitha grupėt rep qė janė nė Kosovė dhe Shqipėri, “Tingulli 3” dallohet pėr nga fjalori i tyre qė pėrdorin nė kėngė. Fjalori i pistė i tyre, nuk ėshtė ai qė ngjiti suksesin e tyre nė shkallėt e karierės.

“Qė nga fillimi ‘Tingulli 3’ ka filluar tė prodhoj Hip-Hop, kurrė nuk kam menduar dhe nė qoftėse e shkruaj njė tekst, fjala qė rimon aty nė tekst, kurrė nuk e zavendėsoj me asgjė tjetėr. Atė e ka Hip-Hopi. Nė qoftėse ėshtė tema sikur te kėnga ‘Vesa” aty ka tekst erotik, mirėpo tema ka qenė ashtu dhe nuk ka ndodhur cenzurimi nga ana ime” thotė reperi i kohėve tona.

“Kishe une p…”, versioni erotik i kėsaj kėnge, njė kėngė qė ėshtė mirėpritur nga moshat e reja, mirėpo siē tregon Getoari jo pėr shkak tė ndonjė kritike, mirėpo pėr arsye se fjalori i kėngėve tė tilla pėrdorėt pas orės 12 dhe njė gjė tė tillė mediat tona nuk kan mundur ta emitojnė dhe kjo kėngė ėshtė censuruar nga Memli Krasniqi, antar i grupit “Ritmi i Rrugės”, duke e bėrė verzionin e dytė tė asaj kėngė qė ėshtė titulluar “Kishe une bukuroshe” njė kėngė e sukseshme.

“E para ka qenė versioni erotik, pastaj duke dėgjuar atė, pėr shkak tė televizioneve dhe mediave nė pėrgjithėsi, jo pėr arsye tė kritikave qė kėtė kėngė e kemi cenzuruar. Jam shumė i vetėdishem qė nė media nuk shkojnė ato fjalė, sepse nė botė kėto zhanre shkojnė pas 12 tė natės. Nuk janė kėngė qė transmetohen nė televizione. Kam qenė i vetėdishėm pėr atė punė dhe sė bashku me Memlin e “Ritmit tė Rrugės”, qė e kam shok shumė tė mirė nė jetėn e pėrditėshme, kemi menduar bashkė me tė qė ajo kėngė tė ndryshohet dhe pas kėsaj kemi realizuar verzionin tjetėr. Kėtė kėngė shumicėn e ka cenzuruar Memli”, thotė Getoari.

Getoarit i pėrkasin kėto tekste nė jetėn e tij, mund tė themi se shumica. Edhe nė qoftėse nuk i ka ndodhur diēka reale atij pėrsonalisht, atėhere ngjarja i ka ndodhur ndonjė shoku tė tij qė Getoari i ka parė ato raste me syt e vet.

“Po bėjnė, tė gjitha tekstet e mia janė tekste reale, nė qoftėse nuk ka ndodh me mua atėherė ka ndodh me ndonjė kolegut tim. Kėnga “Vesa” nuk ėshtė kėngė qė ia kam kushtuar ndonjė njeriu apo ndonjė femrės time, mirėpo gjėja reale qė ka ndodh nė kėtė kėngė unė pėrsonalisht i kam parė” shprehet karizmatiku Getoar Selimi.

Kujdes femra… nga Getoari..

Kohėve tė fundit Getoari nuk dal fare nė qytet. Mė shumė ai qendron nė shtėpi, merret me punė nė studio. Tashmė Getoari nuk ėshtė nė rrjedha tė kafeterive apo klubėve. Zakonisht kur del me shoqėri, adhuruesit e tij mund ta takojnė atje te kafiteria Koyot ku shpesh del pėr kafe mėngjesi. Diskotekat atij kohėve tė fundit nuk i pėlqejnė fare sepse siē thotė ai nuk i pėlqejnė strukturat e diskotekave tona, sepse Getoari nuk e do ambientin ku ka shumė zhurmė dhe njerėz, njė gjė qė i pengon atij ėshtė edhe tymi i duhanit.

Getoari simpatik qė moti ka probleme me telefonata. Telefonata qė e shqetėsojnė. Athua kush janė kėto shqetėsuese? Padyshim se femrat, ato tė cilat ndoshta kishin dėshirė qė tė paktėn pėr njė kohė tė shkurtė tė jenė nė pėrqafimin e zjarrtė tė Getoarit.

“Hahahhah (qeshet), shqetsimi nga ana e femrave nė telefon ėshtė problem qė ka filluar qė moti, por.. mua mė ėshtė bėrė njėsoj. Jam detyruar disa herė t’a ndėrrojė numrin e telefonit, por prapė se prap pa sukses, ato arrijnė deri te numri im. Mirėpo, edhe ngapak merrem me ato dhe kėtu varėt nga disponimi qė kam nė atė moment kur ato mė thėrrasin” tregon Getoari.

Kur Getoari ndonjėrėn nga “shqetėsueset” e telefonit nuk e refuzon, natyrisht kur ai gjendet nė disponimin e mirė, athua nuk mendon se mund tė ndegjoj ndonjė simpati e tij apo e dashura… Getoari thotė se nuk ėshtė i dashuruar, dhe se i pėlqejnė femrat qė kanė karakter tė fortė dhe qė kanė njė tė kaluar tė mirė.

“Jo, nuk jam i dashuruar, jam i dashuruar nė familjen time qė ėshtė dashuri e pėrjetshme, por, posaēerisht me ndonjė femėr jo. Edhe pse kam qenė i dashuruar disa herė. Nuk kam mundur tė kohėzgjati nė dashuri” thotė Getoari.

Ai tash ka njė problem tė madh, si fėmijė kur ka qenė ka ndejtur me njerėz mė tė moshuar se ai. Getoari thotė se ėshtė pjekur para kohės, edhe tė gjitha femrat qė ka pasur ky “Don Zhuan” i ka pasur mė tė vjetra se ai.

“Zakonisht i shikoj ato nė bisedė , tė jetė pak mė e pjekur dhe nuk mė pėlqen tė rri me femra mė tė reja, kurrė nuk mė ka pėlqyer qė me femra mė tė reja tė dal”, thotė Geti.

Ai tashmė ka shijuar edhe dashuri nga njė tiranase, emrin e tė cilės nuk e bėn publik, dhe pranon qė mund tė ndodh dhe nuk e mohon qė lidhja e tij me ndonjė tiranse mos tė jet serioze. Pėr njė lidhje serioze atij kryesisht i nevoitėt tė dij se ēfarė njeri ėshtė ajo femėr dhe ēfarė karakteri ka, natyrisht se Getoari femrave u fokusohet edhe nė tė kaluarėn e tyre. KUJDES FEMRA!!!!

Getoari, ish- femrėn nga Tirana

Getoari, mjeshtri i muzikės Hip-Hop, pėrveē muzikės merret edhe me dizajn. Ai pėrsonalisht ka bėrė shumė dizajne tė albumeve, pllakatave tė ndryshme.

“Jam nė fakultet tė dizajnit, po mendoj tė bėhem edhe dizajnėr. Kėshtu qė nuk mund t’i ndaj kėto dyja, por dizajnin e kam profesion bashkė me muzikėn, thjesht nuk mund t’i ndaj kėto tė dyja. Mua tė dyjat mė lidhėn njėra me tjetrėn , po mundohem tė bėhem njė “Dubleartist- artist i dyfishtė”, thotė me kėmbėngulėsi Getoari.

Ka shumė kėngė qė ai kėndon me emocion, por kėngėn qė rrėqeth trupin e tij kur ai kėndon ėshtė “ Si 90% shqiptar”, kėngė qė gjendet nė albumin e dytė tė tyre, kėngė kjo qė ka tė bėjė mė shumė me hajnat . Por siē thotė Geti, njerzit qė mė shumė e presin mė mirė kėngėn, ėshtė ajo “ Hajt hajt o llokum” gjė qė edhe kėtė kėngė ai vet e ndien nė shpirt gjatė kėndimit tė saj.

“Kishe une une bukuroshe” ajo kėngė qė bėri njė “shpėrthim” tė madh nė publik dhe njihet si kėnga ku “Tingulli 3” bėri “boom”.

Sa i pėrket muzikės nė Kosovė dhe Shqipėri, Getoari thotė se ka dallime, mirėpo pėr t’u fokusuar nė Hip-Hop dhe rep, dallon Hip-Hopi nė mes nesh dhe Shqipėrisė thotė ai.

“Nė Shqipėri nuk kam dėgjuar Hip-Hop kualitet. “Ėest Side Family” pėr mendimin tim ata nuk kėndojnė rep, ata nuk kanė ndonjė element tė Hip-Hopit, kėshtu qė mė shumė mua mė dukėt se kėndojnė R&B. Kėngėn e fundit qė kanė bėrė ata “Qike mori Qike”, ne e kemi njė kėngė tė re nė albumin qė pritėt tė del , dhe njerzit do tė mendojnė qė ne kemi kopjuar nga ata edhe pse ajo nuk ka lidhje me atė. Stili i tyre shumė mė pėlqen, mirėpo nuk mund tė themi se ata kėndojnė Hip-Hop”, thotė Getoari.

Getoari dhe kullerat sikur nata me ditėn thotė ai, mirėpo tė bazohesh nė fjalėn cool, atėherė ai thotė se ėshtė kuller.

“Jo hahaha… (qeshet), hiq , kuller? Jo, jo, unė me kullerat jam sikur nata me ditėn. Kėshtu t’a shikon fjalėn “cool” , atėhere jam kuller. Por jo si kullerat e Prishtinės”, thotė duke qeshur me tė madhe Getoari.

Ky reper kosovar nuk ka ndonjė idol tė repit botėror.

Ai dėgjon mė shumė si njeri, qė ka prodhuar muzikė shumė kualitative dhe tė mirė, tė gjitha kėngėt qė i ka bėrė i ka bėrė hit , edhe si reper, kompozitor, si njeri i madh i rep muzikės, ėshtė Dr. Dre. Tupac nuk i ka pėlqyer shumė dhe nuk i pėlqen edhe sot atij. Nė profesion ai mendon se ėshtė shumė i mire, por atij pėrsonalisht nuk i ka pėlqyer shumė.

Profili, Getoari

Ditėlindja: 03. 07. 1982
Vendlindja: Prishtinė
Pasha: 85
Gjatėsia: 1.80
Pija e preferuar: Makiato
Ushqimi: Flia
Numri i femrave: kuku, shumė. E kam veshtirė tė mė kujtohet…

Getoari dhe Shaggy me frizura tė njejta, athua emiton ai kėtė reper amerikan?

Ai thotė se jo. Getoari thotė se njerzit menjeherė mendojnė ashtu, por siē tregon ai kjo ėshtė njė frizurė qė para disa vitėve i kanė bartur zezakt.

Antarėt e bedit rep gardarobėn e tyre mė shumė e blejnė jashtė Kosovės, ngase ata ēdo vikend udhėtojnė pėr perendim kėshtu qė shija e tyre sa i pėrket gardarobės qendron atje nė Zvicėrr dhe Gjermani.

“Ne 99% gardarobėn e blejmė jashtė vendit, kryesisht nė Zvicėr dhe Gjermani. Kohėve tė fundit ēdo vikend jemi jashtė Kosovės kėshtu qė atje e lėmė qė ta zgjedhim gardarobėn” thotė Getoari.

Mesazhi i tij i fundit pėr lexuesit e “Fokusi..” dhe “Tingullit 3”, pikė sė pari pėrshendet redaksinė e gazetės sonė dhe gjithė adhuruesit e Hip-Hopit.

“Lexojeni atė qė deshironi, dėgjone atė qė ėshtė pėr veshin tuaj”, pėrfundon porosia e simpatikut Selimi.


  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:29.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.