Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Zona Administrative > Tema tė vjetra
Emri
Fjalėkalimi
Tema tė vjetra Arkivi i forumit



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 11-11-11, 20:17   #1
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Seksi dhe arabet!

http://www.shqipmedia.com/portal/201...si-dhe-arabet/



Tradhti, prostitucion, marrėdhėnie rastėsore, homoseksualitet… Gjithēka ėshtė e ndaluar, por ndodh rregullisht nė mėnyrė tė fshehtė nėpėr shtėpi tė ndryshme. Ēdo gjė e treguar hapur nga njė shkrimtare guximtare E detyruar nga i vėllai, qė nė kulturėn arabe shpesh ka mė shumė pushtet se babai, Nahla u martua me Salimin, njė burrė i fiksuar pas pėrmasave tė penisit tė tij. Ai e konsideronte tė shoqen si pronė tė vetėn, por Nahla kishte njė cilėsi tė jashtėzakonshme: mėsoi tė njihte sekretet e trupit tė saj tė bukur. Ajo filloi tė rebelohej kundėr rrobave tė zeza qė e ėma e detyronte t’i vishte pėr tė ndėshkuar feminilitetin e saj. Megjithatė jeta i ndryshoi, duke i vėnė nė rrugėn e saj Hanin, njė djalosh tė krishterė, me tė cilin fshehtas bashkėshortit nisi njė histori dashurie dhe me tė zbuloi pasionin. Nė tė njėjtėn mėnyrė rrjedhin edhe historitė e mikeshave tė saj, pak a shumė si telefilmi “Sex and the City”, por nė versionin arab. Aziza, njė vajzė tjetėr arabe, e masakruar nga i shoqi qė e rrihte nga mėngjesi deri nė darkė, u bė prostitutė pėr tė ēliruar seksualitetin e saj tė shtypur; Nadine, pasi kaloi nga njė burrė te tjetri, e dhunuar dhe e shfrytėzuar, dashurohet pas femrave; i njėjti fat ka ndjekur edhe doktoreshėn Souad, e cila pas njė martese tė lodhshme, mėsoi nga Nahla alfabetin e erotizmit. Kėto janė jetėt e treguara nga njė shkrimtare libaneze, Alawiya Sobh, nė romanin e saj “Emri i saj ėshtė pasioni”. Ky ėshtė njė reportazh intim mbi seksualitetin nė botėn islamike: fiksimi i meshkujve pėr burrėrinė, masturbimin e femrave, pėrhapjen e homoseksualitetit, maninė e femrave pėr veshjet intime, fiksimet e meshkujve pėr prostitutat dhe viagrėn, nė njė kulturė ku ekzistojnė 120 emra tė ndryshėm pėr tė pėrcaktuar penisin, sipas karakteristikave tė tij dhe punės qė po kryen nė njė moment tė caktuar. Edhe organi seksual femėror mund tė pėrcaktohet nė shumė variante, por mė i zakonshmi ėshtė “ngrėnės”. Ndėrsa fjala “liri” nė arabisht ėshtė sinonim i “prostitutės”.

Sot Alawiya Sobh jeton nė Bejrut, ku drejton njė revistė pėr femra qė quhet “Snob”, e pėrhapur nė tė gjithė botėn arabe. Kjo ėshtė njė revistė periodike mode, me artikuj pėr bukurinė, kirurgjinė plastike, mondanitetin dhe vlefshmėrinė praktike mbi seksin, jetėn nė ēift, punėn, tė drejtat e grave, por edhe intervista me njerėz tė famshėm. Duke qenė se ėshtė drejtoreshė, rroga e Sobh nuk i afrohet as minimalisht rrogės sė drejtorėve meshkuj qė njeh. Ajo ėshtė njė grua bukuroshe 56 vjeēe, e cila ėshtė mėsuar tė flasė ėmbėlsisht me tė gjithė, por qė gjithmonė mendohet mirė para se tė pėrgjigjet. “Emri i saj ėshtė pasioni”, ėshtė romani i saj i tretė. I konsideruar skandaloz, libri ėshtė sulmuar nga klerikėt e islamit. Pėr kėtė arsye libri ėshtė censuruar nė tė gjitha vendet arabe, pėrveē Libanit, ku nuk ekziston censura. Gjithsesi nė botėn islamike romani ėshtė ndėr volumet mė tė shitura. Lexuesit qė vijnė nė Bejrut nga Egjipti, Siria, Jordania e blejnė pa hezituar. Makinat kalojnė kufirin e Libanit pėr tė arritur nė vendet sekrete ku shitet romani i ndaluar. E njėjta gjė qė ndodhi me librin e shkrimtarit Salman Rushdie, njė bestseller nė botėn arabe. Sobh thekson se e ka shkruar romanin pėr tė demaskuar hipokrizitė e shoqėrisė “chador”: “Gratė veshin perēen, por pastaj jetojnė si tė duan. Nga frika e paragjykimit nuk pėrballen kurrė me shoqėrinė, tė thonė jemi kėtu, jemi tė vėrteta. Ajo tregon se pas publikimit tė romanit i kanė shkruar shumė lexuese. Disa prej tyre kishin zbuluar njė rrugė: “Dua ta jetoj jetėn si protagonistja e librit tėnd. Jam dashuruar me romanin, sepse kam gjetur aty njė pjesė tė vetes sime, por fatkeqėsisht nuk mund tė shprehem”. Tė tjera, besimtare fondamentaliste, e kanė sulmuar, sepse e konsiderojnė trupin e tyre pronė ekskluzive tė meshkujve. Sobh shpjegon se nė letėrsinė arabe, kur gratė shkruajnė, ndikohen nga ideja e meshkujve pėr trupin femėror.

“Heroina ime, pasi e zbuloi kėnaqėsinė me tė dashurin e saj katolik, arrin ta pėrcaktojė qartėsisht fuqinė e dėshirės sė saj”. Gjatė gjithė martesės, Nahla nuk e kishte tė vėshtirė ta tradhtonte tė shoqin me burra tė tjerė, ose t’i merrte para nga portofoli, sepse e quante njė tė drejtė. “E gjitha kjo ėshtė diēka e zakonshme nė botėn islamike, pavarėsisht ligjit qė dėnon ashpėr tradhtinė bashkėshortore”, thotė Sobh. Nahla nuk e ndjek tė dashurin e saj nė Paris dhe qėndron me tė shoqin vetėm sepse ky i fundit mund ta ketė gjykatėsin nė anėn e tij, mund ta ndalojė pėrjetėsisht tė shohė fėmijėt. Megjithatė ajo nuk e ndėrpreu lidhjen jashtėmartesore, sepse nuk donte tė hiqte dorė nga lumturia. Ajo nuk beson nė asnjė Zot, por vetėm, ashtu si shkrimtarja Alawiya Sobh, te gjėrat qė dėshiron trupi i saj.

Jawad, vėllai i Nahlas, qė ėshtė fanatik i seksit, e njohu kėnaqėsinė vetėm falė artit erotik tė prostitutave. Natyrisht jo vetėm nga filmat: “Nė shoqėrinė tonė prostitucioni, tradhtia, homoseksualiteti, seksualiteti imoral janė krime. Por meshkujt blejnė seks nėpėr apartamentet e tyre private, hotele, nė shtėpitė publike”, tregon shkrimtarja. “Ekzistojnė edhe miqtė e shtratit qė takohen nė raste tė veēanta vetėm pėr tė bėrė seks. Tradhtia ėshtė njė fenomen konstant dhe numri i homoseksualėve ėshtė tepėr i lartė, pėr shkak tė mungesės sė marrėdhėnieve mes meshkujve dhe femrave. Pėrqindja e lezbikeve dhe homoseksualėve qė takohen nė shtėpitė private tė shteteve tė ndryshme ėshtė shumė herė mė e lartė nė krahasim me shtetet e tjera tė botės, pėr shkak tė frustrimit. Kur njė kulturė e ndėshkon seksin, njerėzit gjejnė shumė mėnyra tė tjera pėr tė kėnaqur trupin. Nė shoqėrinė islamike takon persona qė flasin mirė dhe vetėm pėr besimin, por pastaj nė fshehtėsi bėjnė njė jetė tė shthurur”. Shtypja dhe hipokrizia bėjnė gjithēka tė mundur.

“Tregu i kanaleve pornografike lulėzon ēdo ditė dhe fėmijėt, ashtu si nė Perėndim, e mėsojnė shumė herėt seksin pėrmes internetit”. Shkrimtarja pohon se nėpėr sallonet arabe zonjat janė shumė tė trukuara. “Gruaja tradicionale myslimane e koncepton veten si njė kukull. Ajo ėshtė e fiksuar pas formave tė saj dhe sa mė shumė besojnė, aq mė shumė i pėrdorin veshjet e kushtueshme intime poshtė “chador”-it, sepse e konsiderojnė trupin njė mjet pėr tė lidhur pas vetes meshkujt”.

Pėrveē grupit tė shoqeve tė Nahlas, qė i hapen njėra-tjetrės siē bėjnė vajzat perėndimore nė njė kafene, nė roman gratė (e sidomos mamatė) janė armiket mė tė mėdha tė femrave tė tjera. “Kjo gjė ndodh sepse nė shoqėrinė tonė femrat mendojnė se detyra e tyre e vetme ėshtė tė bėjnė tė lumtur burrat. Nuk janė tė vetėdijshme se ekzistojnė edhe ato nė kėtė botė. E konsiderojnė veten pronė, kur bashkėshortėt dhe vėllezėrit kanė tė drejtė tė bėjnė ē’tė duan me to. Vetėm femrat qė e shohin veten si persona tė vėrtetė, arrijnė t’i bėjnė ballė shoqėrisė”.

Sipas shkrimtares, kur tė bien diktatorėt arabė, partitė islamike dhe lėvizjet pėr tė drejtat e njeriut do tė ballafaqohen me njėra-tjetrėn. Deri mė tani nė revolucionet e “pranverės arabe” gratė nuk kanė qenė tė pranishme. “Tani e kanė njė mundėsi, por duhet tė paguajnė ēmimin. Asnjė burrė nuk tė jep kurrė asgjė, duhet tė luftosh dhe ta marrėsh, pėrndryshe mbetesh aty ku je.

Megjithatė, fillimisht duhet tė kalojmė urrejtjen e myslimaneve ekstremiste, tė bindura pėr detyrimet ndaj vėllezėrve dhe bashkėshortėve. Fondamentalistet dhe vajzat e reja duhet tė marrin shembull nga perėndimoret qė i konsiderojnė burrat shokė”, shpreson Sobh.

Nė librin e saj, shkrimtarja thyen njė tabu tjetėr: pėrshkruan kėnaqėsinė fizike tė bėrjes nėnė dhe ushqyerjes sė foshnjės me gji. “Nė kulturėn myslimane gratė nuk tregojnė kurrė se ēfarė ndodh me njė lindje, sepse trupi i tyre ndryshon dhe nuk u pėlqen mė meshkujve. Megjithatė kėtė nuk e bėjnė se nuk duan, por sepse u vjen zor. Nė revistėn time kam pyetur 200 nėna sesi ndiheshin kur ushqenin foshnjat me gji. Asnjėra nuk dinte si tė ma tregonte, sepse nė shtėpi nuk i kishin pyetur asnjėherė dhe kryesorja burrat nuk interesohen pėr argumentin nė fjalė”.

Gjithashtu Alawiya tregon nė librin e saj fiksimin e meshkujve pėr burrėrinė e tyre: “E vetmja gjė qė duan nga gratė ėshtė seksi. Nėse natėn e parė tė martesės nusja refuzon, babai i djalit futet nė shtratin martesor pėr tė marrė hakun e tė birit pėr refuzimin”. Pėr kėtė gjė shkrimtarja mendon se meshkujt arabė janė shumė tė dobėt. “Nėse nuk do tė ishin, nuk do tė tregoheshin kaq tė dhunshėm dhe agresivė me motrat dhe gratė. Mashkulli i shtypur dhe i frustruar i shtyp gratė mė shumė se ai i fuqishėm dhe i pasur. Tė dominuar nga diktatorėt, pėr t’u ndier meshkuj, kanė nevojė tė mbysin gratė dhe motrat”.

Sobh shpreson qė njė ditė edhe femrat tė ndihen tė realizuara dhe tė lumtura nė botėn islame. Por ėshtė e bindur se, nėse kjo ditė do tė vijė, do tė jetė njė lumturi individuale, jo kolektive. “Edhe sot mund tė takohen gra shumė tė lira, qė vishen nė mėnyrė provokuese dhe shkojnė nėpėr klubet e natės. Por liria nuk ėshtė vetėm tė dalėsh me gjoksin zbuluar, por tė zgjedhėsh mėnyrėn se si tė jetosh ėndrrat, tė jesh njė qytetare dhe jo njė skllave. Vetėm me vetėdijen se ēdo tė thotė tė jesh e lirė edhe kėtu, femrat arabe mund ta pėrballojnė shoqėrinė. Unė besoj nė fuqinė e letėrsisė, sepse ajo ndikon nė jetėn e gjithsecilit prej nesh. Kur lexon, ndryshon. Je njė person tjetėr para se tė lexosh dhe njė tjetėr pasi lexon njė libėr. Vetėm kur tė shprehemi lirshėm pėr veten, kemi ndryshuar".


__________________
Just happy...

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga LaDy_Diaspora : 11-11-11 nė 20:22
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė  
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:08.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.