Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 17-06-05, 10:50   #1
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kosova gjashtė vjet pas - Analize nga H. Thaēi

Marre nga gazeta "Shekulli"


*******

Kosova gjashtė vjet pas


Njė shoqėri nuk mund tė jetė tė dielėn nėn protektoratin e Kombeve tė Bashkuara, tė hėnėn tė deklarojė pavarėsinė, tė martėn tė zhdukė papunėsinė dhe tė hapė fabrika tė reja, tė mėrkurėn tė pėrmirėsojė sistemin e edukimit, tė enjten tė rregullojė sistemin e shėndetėsisė dhe tė pėrkujdesjes sociale, tė premten tė gėdhijė me njė sistem telekomunikimi dhe sistem energjetik tė kohės dhe tė shtunėn tė funksionalizojė sistemin ligjor modern.

Nė gjashtė vitet e fundit ėshtė folur si kurrė mė parė pėr pavarėsinė e Kosovės. Tė gjithė liderėt politikė vendorė, pa dallim, e kanė proklamuar pavarėsinė e Kosovės. Edhe unė e kam bėrė tė njėjtėn gjė nė Prishtinė, Uashington, Bruksel dhe gjetiu. Sidoqoftė, koha vetėm e proklamimit tė pavarėsisė po kalon. Kosova definitivisht do tė jetė e pavarur. Rreth kėsaj ēėshtjeje tė gjithė pajtohemi. Ēfarėdo alternative tjetėr pėr kosovarėt ėshtė e pakonceptueshme dhe me pasoja. Kėtė pėrherė e mė shumė janė duke e kuptuar edhe miqtė ndėrkombėtarė: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimin Evropian.

Pavarėsia nuk ėshtė shpikje apo monopol i kėtij apo atij lideri politik. Ajo pėrfaqėson tė drejtėn pėr vetėvendosje, pra vullnetin e qytetarėve tė vendit. Institucionet, partitė politike dhe liderėt qė kanė marrė besimin e tyre, kanė obligimin qė ta implementojnė kėtė vullnet. Prej realizimit tė kėtij vullneti varet edhe legjitimiteti ynė. Tani, tė gjithė duhet tė pėrqendrohemi nė atė qė duhet tė arrijmė, nė mėnyrė qė kur tė formėsohet pavarėsia, tė jemi tė gatshėm tė pėrballemi me sukses me proceset qė do tė iniciohen nė periudhėn pas statusit. Duhet ta kemi tė qartė se zgjidhja e statusit nuk ėshtė fundi i historisė. Ėshtė vetėm njė fillim tė ri.

Raportet nė mes tė UNMIK-ut dhe kosovarėve shpesh mė kanė pėrgjasuar me ato nė mes tė prindit dhe fėmijės. Kur njė tinejxher e pyet prindin: “Babi, kur do tė fillosh tė sillesh me mua si me njė tė rritur?“, - ai i pėrgjigjet: “Kur tė fillosh tė sillesh si i tillė!”.

Ka ardhur koha qė ne tė fillojmė tė sillemi dhe veprojmė si tė pavarur. Ne duhet tė fillojmė tė bėjmė plane dhe punojmė sė bashku, tė ndihmojmė dhe plotėsojmė njėri –tjetrin. Ne tė gjithė duhet tė kujtojmė nė ēfarė situate ishim gjashtė vite mė parė, pėrpjekjet qė bėmė pėr ta kaluar dhe fituar luftėn, dhe sa shumė kemi pėrparuar. Ende kemi edhe shumė pėr tė bėrė, por nuk duhet tė harrojmė dhe injorojmė atė qė kemi arritur. Duke punuar sė bashku, duke njohur dhe pranuar dobėsitė dhe pėrparėsitė e njėri-tjetrit, ne mund tė kemi sukses.

Ne tė gjithė duhet tė pėrgėzojmė njėri-tjetrin pėr gjithė tė arriturat deri mė sot. Vetėm nė kėtė mėnyrė ne mund ta ruajmė kohezionin e nevojshėm social e politik. Vetėm duke njohur dhe pranuar tėrė atė qė kemi bėrė sė bashku ne mund tė planifikojmė atė qė duhet bėrė nė tė ardhmen. Ne nuk do tė mund tė mbijetonim vitet 90 nė padėgjueshmėrinė masive qytetare nė raport me Serbinė pa strukturat paralele tė arsimit, shėndetėsisė, e formave tė tjera tė solidaritetit social, tė cilat e mbajtėn shoqėrinė tonė tė bashkuar. Njėkohėsisht, ne nuk do tė mund tė mbijetonim dhe fitonim nė vitet ‘97-‘99 pa luftėn heroike tė vajzave dhe djemve tė organizuar nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, rezistencėn gjithėqytetare dhe pa aleatėt tanė, NATO-n me rolin udhėheqės tė Uashingtonit.

Secili prej nesh ka dhėnė kontributin e vet, nė mėnyrėn e vet dhe nė kohėn e vet. Ne kurrė nuk mund tė harrojmė kontributin e dhėnė nga dėshmorėt, invalidėt e luftės, familjet e dėshmorėve, luftėtarė trima dhe kurrė nuk mund tė jemi mjaft falėnderues pėr kontributin e dhėnė nga mijėra mėsues, mjekė, sindikalistė dhe aktivistė tė shumtė politikė e tė OJQ-ve nė Kosovė dhe diasporė.

Por unė shpreh drojėn se pėrderisa nuk kemi njė vizion tė pėrbashkėt pėr tė ardhmen e vendit dhe pėrderisa nuk punojmė sė bashku, nuk mund tė ndėrtojmė tė ardhme tė qėndrueshme dhe perėndimore pėr vendin tonė. Ėshtė koha e fundit qė secili prej nesh, e sidomos ne liderėt politikė, tė pranojmė se rruga drejt arritjes sė pavarėsisė nuk do tė jetė e lehtė.
Deklaratat verbale nuk janė tė mjaftueshme, por kėrkohet angazhim dhe punė e pėrkushtuar e konkrete. Ne duhet tė pranojmė qė si rezultat i investimeve tė dobėta gjatė dekadave tė kaluara nėn komunizėm dhe si rezultat i shkatėrrimeve nė kohėn e Milosheviqit, Kosova ka qenė gjithmonė pjesa mė e varfėr dhe mė e pazhvilluar nė ish-Jugosllavi. Edhe sot vazhdon tė jetė vendi mė i varfėr, me standard jetėsor tė ulėt dhe me pėrqindjen mė tė lartė tė tė papunėve nė Evropė. Por ēuditėrisht vazhdojmė tė mbesim populli mė optimist nė kontinent. Pėr procesin e ardhshėm statusor dhe integrues ky fakt e ka edhe anėn e vet pozitive edhe atė negative.

Kosova bashkarisht me ndėrkombėtarėt kanė organizuar katėr palė zgjedhje tė lira e demokratike, tė njohura e vlerėsuara lart prej faktorit ndėrkombėtar. Me procedura tė rregullta konstitucionale janė ndėrtuar institucionet qeverisėse. Por, pėr fat tė keq, vendi ku do tė duhej tė zhvillohet debati dhe demokracia, Parlameni i Kosovės, nga kreu i tij apo partia qė pėrfaqėson ai, janė duke u injoruar dhe penguar nė mėnyrė autoritare tė gjitha iniciativat demokratike. Nė njė vend ku nuk funksionon Parlamenti, demokracia ėshtė nė krizė. Kjo po i ndodh sot spektrit politik dhe qytetarėve kosovarė.

Qeveria e zgjedhur nga Parlamenti, ka instaluar logjikėn e mosrespektimit tė ligjeve, logjikėn e vjetėr tė spastrimeve politike nė administratė si dhe keqmenaxhimin dhe grabitjen e Buxhetit tė Kosovės, prej tė cilit varet nė tėrėsi funksionimi i sistemit institucional. Njė sjellje e tillė e qeveritarėve aktual ndaj buxhetit ėshtė duke rrezikuar futjen e vendit nė krizė dhe bankrotim financiar, me ēka do tė rrezikohet seriozisht pėrmbysja e progresit tė gjashtė viteve tė pasluftės.
Pra, Kosova i ka tė zgjedhura nė menyrė demokratike institucionet, por vazhdon tė keqqeveriset dhe tė udhėhiqet nga mentaliteti i politikės sė vjetėr. Nuk mjafton vetėm legjitimiteti nė marrjen e pushtetit. Demokracia ka nevojė edhe pėr legjitimitet nė ushtrimin e autoritetit. Kjo sot nuk ėshtė duke ndodhur nė Kosovė. Kosova ka nevojė pėr qeverisje tė mirė, pėrfshirje nė vendimmarrje, sundim tė ligjit, transparencė, pėrgjegjshmėri, koncensues, efiktivitet dhe efikasitet e llogaridhėnie nė qeverisje etj.

Me arritjen e pavarėsisė hapen portat e mėdha tė progresit shumėdeminsional, por nuk duhet tė ketė iluzione se gjithēka do tė jetė nė rregull. Pavarėsia nuk ėshtė shkopi magjik, nuk ėshtė as akt formal dhe as krijim biblik i botės pėr gjashtė ditė.
Njė shoqėri nuk mund tė jetė tė dielėn nėn protektoratin e Kombeve tė Bashkura, tė hėnėn tė deklarojė pavarėsinė, tė martėn tė zhdukė papunėsinė dhe tė hapė fabrika tė reja, tė mėrkurėn tė pėrmirėsojė sistemin e edukimit, tė enjten tė rregullojė sistemin e shėndetėsisė dhe tė pėrkujdesjes sociale, tė premten tė gėdhijė me njė sistem telekomunikimi dhe sistem energjetik tė kohės, dhe tė shtunėn tė funksionalizojė sistemin ligjor modern.

Ne duhet tė fillojmė tė pėrgatitemi pėr pavarėsi qė sot. Nuk ka kohė pėr tė humbur. Askush nuk mund ta bazojė tėrė platformėn politike nė pavarėsi, pa substancė. Pa strategji tė qartė dhe pa rezultate nė vazhdimėsi, fundi nuk mund tė jetė i kėnaqshėm. Ėshtė punė e jona, jo e ndėrkombėtarėve, qė ta hartojmė kėtė strategji. Deri tani, kanė qenė ndėrkombėtarėt ata qė e kanė udhėhequr procesin. Ata kanė bėrė punė tė mėdha, por ėshtė e kuptueshme se po tė ishin kosovarėt ata tė cilėt do tė udhėhiqnin me kėto procese, punėt do tė shkonin mė shpejt. Ne kemi obligim ndaj vetes dhe ndaj brezit qė po rritet pėr tė arritur qėllimet tona tė larta. Ne duhet tė shtojmė pėrgjegjėsinė ndaj vetvetes dhe ndaj tė ardhmes, tė mėsohemi tė punojmė mė shumė pėr ditėn kur Kosova mė nė fund do tė udhėhiqet tėrėsisht prej kosovarėve.
Mė kujtohet mirė rasti kur para disa kohėsh, prezentova vizionin tim pėr Kosovėn e pavarur dhe sovrane, para studentėve tė Universitetit Amerikan nė Prishtinė. Ajo qė mė bėri mė sė shumti pėrshtypje nga vizita nė UAK ishin vetė studentėt. Ata ishin intelegjentė, korrektė dhe shumė tė vetėdijshėm e tė informuar pėr situatėn nė Kosovė dhe botė. Kėtė munda ta vėrej pėrmes pyetjeve qė mė shtruan pas prezentimit tim. Tė njėjtėn gjė e pėrjetova edhe nė takimin vijues me studentėt e Universitetit tė Prishtinės. Kėta tė rinj janė e ardhmja e Kosovės. Ne kemi nevojė pėr ta. Kosova ka nevojė qė tė rinjtė e saj tė edukohen mirė nė shkolla dhe universitete. Qė tė rinjtė me idetė e tyre tė reja tė na ndihmojnė tė ngrisim ekonominė. Qė tė bashkėpunojnė dhe tė komunikojnė me tė rinjtė anembanė botės. Por, mbi tė gjitha, ne na duhet rinia jonė pėr idetė dhe energjitė e reja.

Takimet dhe bisedat me studentėt m’u ngulitėn nė kujtesė si njė nga ditėt kur u ndieva mė sė shumti krenar, pas vitit 1999. Unė mburrem me rininė tonė. Kėta tė rinj ishin nė gjendje tė shtronin pyetje, tė kritikonin, tė debatonin me mua, duke shfrytėzuar aftėsitė e tė menduarit kritik, tė cilat i kanė pėrvetėsuar gjatė edukimit tė tyre. Por e vėrteta ėshtė se ne duhet t’u ofrojmė mundėsi tė tilla mėsimi tė gjithė studentėve tanė. Secili prej tyre duhet tė ketė tė drejtė tė mėsojė nė gjuhėn e vet. Ne duhet t’u ofrojmė perspektivė studentėve kosovarė, sepse ua kemi borxh. Me njė sistem arsimor tė modernizuar do tė kemi pėrfitime tė mėdha, si nė aspektin ekonomik, ashtu edhe atė politik.

Ne jemi zotuar tė ndėrtojmė njė Kosovė me demokraci tė qėndrueshme dhe me ekonomi tė zhvilluar, sepse ne nuk duam me asnjė ēmim qė fėmijėt tanė tė pėrjetojnė vuajtjet qė pėrjetuam ne. Universiteti duhet tė jetė vendi ku duhet tė dėgjohen dhe debatohen opinione nga mė tė ndryshmet, si pėr pikėpamjet politike e shoqėrore, ashtu edhe pėr ēėshtjet tjera, ashtu siē duhet tė jashtė ēdo ndikimi politik. Ai duhet tė prodhojė ekspertė. Kėtu ėshtė perspektiva e tij.

Sot ne kemi rastin e rrallė qė tė vendosim themelet e shtetit tonė. Kushtetuta e Kosovės duhet tė pėrfshijė vlerat mė tė larta tė civilizimit perėndimor. Ne nuk do tė kėnaqemi vetėm me ulėsen e Kosovės nė OKB, por ne duam tė qė tė jemi pjesė e NATO-s, anėtare e Bashkimit Evropian, dhe nėnshkrues tė kartės evropiane pėr tė drejtat e njeritut. Unė punoj qė shteti i ri i Kosovės tė ketė struktura dhe isntitucione moderne dhe demokratike. Ne duhet tė kemi media tė lira dhe tė pavarura, tė investojmė nė shoqėrinė civile, si njė nga shtyllat themelore tė demokracisė liberale.

Natyrisht, unė jam i vetėdijshėm se nuk do tė jetė lehtė pėr tė pėrmbushur kėtė qėllim. Por njėkohėsisht, unė jam thellėsisht i bindur se problemet me tė cilat do tė ballafaqohemi nė tė tashmen dhe tė ardhmen e shoqėrisė sonė nuk do tė jenė mė tė vėshtira se ato qė tashmė i kemi tejkaluar. Duhet tė bindemi tė gjithė se pėr tė arritur synimet tona, ne duhet tė harmonizojmė qėndrimet dhe tė punojmė sė bashku me miqtė ndėrkombėtarė. E mbi tė gjitha, duhet tė institucionalizojmė vizionin pėr shtet tė pavarur dhe sovran, pėr tė ardhmen demokratike me ekonomi tė zhvilluar dhe perspektivėn evropiane tė Kosovės.



Autori ėshtė kryetar i Partisė Demokratike tė Kosovės dhe lider i Kabinetit tė Qeverisjes sė Mirė

***


__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 18-06-05, 09:02   #2
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ne artikullin e tij, Thaci me ne fund e ka kuptuar, ose ka dashur te pranoj se ne fakt historia e Kosoves lind me pranine e popullit te saj ne te, e jo me paraqitjen e tij dhe kompanise se tij me shtabe, "lista te zeza" likudimi (qe u zbatuan me perpikshmeri), qeveri te perkohshme, e qeveri "te mire."

Me ne fund ai vertete eshte dashur ta pranoj se historia e Kosoves nuk ka lindur me paraqitjen e shtabeve misterioze, as luftes se tij nga Curihu e Tirana, por se historia e Kosoves buron me larg. Ai ne kete artikull, me ne fund e paska pranuar se perpjekjet e Popullit te Kosoves per liri kane filluar dekada me pare.

Pastaj ne artikullin e tij, paragrafet e meposhtme perngjajne me ato mesazhet e "paharrueshme" te xhaxhit Cetnik Enver, ku ai cmon partizanet e formacionit te cerdhes Enveriste, ku ai ekzagjeron pa nevoje meritat e tyre per clirimin e Kosoves.

Shtrohet pyetja, "per cfare periudhe historike na drejtohet Thaci ne kete artikull?" Milienume me pare? Shekuj me pare? A ka harruar ky njeri se populli nuk lejon qe e verteta e konfliktit ne Kosove nuk do te shtremberohet. Kur do ta kuptoj Thaci se populli e din me mire se ai se kush jane me meritoret qe sot Kosova eshte e lire?

E me vone nga nje artikull qe nuk ka pamjen e deklaratave qe dalin nga Thaci, ai ndalet tek aty ku edhe tingellon se ishte edhe qellimi i ketij artikulli - denoncimi i drejtuesve te Parlamentit te Kosoves dhe Qeverise aktuale.

Me siguri keto paragrafe Thaci i ka shkeputur nga Dosja e Serialit Televiziv me Shpifje (prej 500 faqesh), qe cuditerisht na tregon se cfare vertete eshte dhe duhet te jete rendi demokratik ne Kosove.

Si eshte e mundeshme qe Thaci nuk ka turp te flet per demokracine kur demokracia dhe ai me kompani jane dy botera te kunderta. Kur Thaci flet per demokracine te jep pamjen e njejte, sikur kur "i pamorallshmi na flet pa ndare per moralin."

Thaci as ne kete artikull qe i kushtohet 6 vjetorit te clirimit te Kosoves, nuk shpreh dot gadishmerine qe te respektoj voten e popullit.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-06-05, 22:24   #3
afrim preniqi
 
Anėtarėsuar: 01-09-04
Vendndodhja: gjermani-mynih
Postime: 119
afrim preniqi e ka pezulluar reputacionin
Gabim

e more klyshi i titos ,ku ishe ti gjate luftes ,e ku ishte thaqi,pse serrbia e denoi thaqin e jo ty.ju jeni mbeturinat e ibrahim jozhes ,kur kosova digjej nga forcat qetnike,ibrahim tito ,bisedonte ball per ball me qetniket e beogradit popat dhe carat e rusise ,ket ter bota e ka pare permes ekraneve televizive,vetem populli i mjere i kosoves akoma se ka kuptuar se kushe eshte ky maskara,filozofia e tije eshte durimi ,genjeshtra,qeshjet cinike ,pra e tere filozofia e tije eshte utopi.
DREJTESIA DO TRIUMFOJE HERET A VONE!
RROFTE USHTRIJA QLIRIMTARE E KOSOVESE!
afrim preniqi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-06-05, 00:17   #4
IB
 
Anėtarėsuar: 06-03-04
Vendndodhja: Suedi
Postime: 360
IB e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek IB
Gabim

Te pershendes zotri preniqi une do ta beje nje pytje dhe e juaja eshte nese deshironi qe te pergjigjeni.
Pyetja eshte 1 Cka ka pasur dalim ne mes trajkoviqit e popit artenie dhe millosheviqit ne vitin 1999. ( jo dallimi ne funkcionet qe kane kryar)
te pershendes.
IB Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-06-05, 22:31   #5
afrim preniqi
 
Anėtarėsuar: 01-09-04
Vendndodhja: gjermani-mynih
Postime: 119
afrim preniqi e ka pezulluar reputacionin
Gabim

ib ,une e dije se q"far deshiron ,por une te pergjigjem shkurt ,trajkoviq -artemije ishin marioneta te kriminelit qetnik millosheviq,ata te gjithe kane nji qellim urrejtjen ,shfarosjen e poullit shqiptar,ne qoftese mendon per takimin thaqi -trajkoviq ,pas luftes ateher te pergjigjem,edhe ne ket pike,ketu jane gabimet e tyre fatale ,ne s"duhet te ja u zgjatim doren kriminelve kosova eshte gjakosur,ata duhet popullit tone ti kerkojne falje ,por falja me e madhe eshte qe ata te hjekin dore nga kosova .kosova eshte dhe do te mbetet toke shqiptare,koha e vellazrim-bashkimit ka perfunduar ne 81 .
ne duhet te shiqojme vetem nji rruge ate nga shteti am shqiperia.
te pershendes ib.
afrim preniqi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-06-05, 15:08   #6
Bota_Sot
 
Anėtarėsuar: 18-06-05
Vendndodhja: Zvicėr
Postime: 59
Bota_Sot e ka pezulluar reputacionin
Gabim Afrim Perniqi

Miredita i nderuari Afrim. Vallah mor koleg, por nje fjalor te DOBET shume paskeni ju mor koleg. Me duket se NUK paskeni hjek ju mire nga lufta me shekuj dhe dekata qe ka ndodhur ne vendin tone?!?! Po sikur te mos ishte ky njeriu jone DR_IBRAHIM RUGOVA, ku do ishte sot Kosova dhe ky njeriu juaj Hashim HADUKU??? Dhe, po fakt qe SHFARROS shkau shqipetar kur kemi keso njerez sikur ju Afrim qe qitni HELM nga ato gushta!!!!
__________________
Do tė afrohem do tė afrohem, do t\'i them nja dy tri fjalė, do tė hy nė zemrėn tėnde dhe kurrė mė s\'do tė dal!
Bota_Sot Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-06-05, 15:11   #7
Bota_Sot
 
Anėtarėsuar: 18-06-05
Vendndodhja: Zvicėr
Postime: 59
Bota_Sot e ka pezulluar reputacionin
Gabim Ushtria Clirimtare e Kosoves

Ushtria Clirimtare e Kosoves ka qene e popullit mor Afrim, e jo e juaja dhe e Hashim HAJDUTIT. me falni koleg, por ju me te vertet qenkeni nje FANATIK i madh, se ky zotriu IB shume me vend eka dhe se JU Afrim NUk po mundshni me u shty me kete, sepse ky zotiru i nderuar IB qenka dhe eshte shume nje njeri i ndershem dhe REAL. Nuk di se si mundeni ju t'i shkruani zotriut KLYSHI i TITOS, kurse ju qenkeni edhe ma KLYSH se KLYSHI?!?!
__________________
Do tė afrohem do tė afrohem, do t\'i them nja dy tri fjalė, do tė hy nė zemrėn tėnde dhe kurrė mė s\'do tė dal!
Bota_Sot Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-06-05, 18:16   #8
IB
 
Anėtarėsuar: 06-03-04
Vendndodhja: Suedi
Postime: 360
IB e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek IB
Gabim

te pershendes afrim dhe se une jame i knaqur me pergjigjen e juaj edhe nga fakti qe nuk keni qene te obliguar te pergjigjeni dhe ju kisha preferuar qe vlersimet te behen ne menyr reale per te gjithe pa marr parasyshe kush eshte ne pytje.
IB Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-06-05, 23:07   #9
GASHI75
 
Anėtarėsuar: 05-11-04
Vendndodhja: KOSOVĖ
Postime: 261
GASHI75 e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek GASHI75 Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek GASHI75 Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek GASHI75
Gabim

Mė habitė fakti i botes sotė qė ende se ka kuptuar realitetin e besa edhe arbri,ka mbetė ende titistė i kumrofcitė.

Unė pėr shkie pedi qė sunė epranojn realitetin e ri nė
kosovė dhe nuk pomė habitė fakti, por bota sotė dhe arbr ende hamende kėtė se kuptoj,
ju zotri sė pari duhet tė jeni kombtarė e pasė andej partiakė e jo anasjelltas.
__________________
Pa asnjė mėdyshje mund tė konstatohet, se pėr popullin shqiptar interesi mė parėsor nė kėtė etapė tė historisė sė tij, ėshtė ēlirimi i plotė e ribashkimi i Atėmėmdheut si dhe ndėrtimi i njė shoqėrie plotėsisht sovrane e demokratike
GASHI75 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-06-05, 10:35   #10
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim

Kjo Temė me mire kish dal "Hashimi 6 vjet pas Luftės" Bilem ka pas qka komentohet,te arriturat e Hashimit 6 vjet pas luftes ;)
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-06-05, 17:14   #11
pirroja1
 
Anėtarėsuar: 04-02-05
Postime: 87
pirroja1 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga MemphiSx
Kjo Temė me mire kish dal "Hashimi 6 vjet pas Luftės" Bilem ka pas qka komentohet,te arriturat e Hashimit 6 vjet pas luftes ;)
Hehehehe Memfis po i madh qenke bere!!!!Moderatore.Heheheehe luje,luje...
Si ha palla Hashes per komentet e kerkushave dhe askushave.
pirroja1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-06-05, 19:03   #12
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Hiē mire nuk e keni!

Ne vend se t'i referoheni analizes, ju i referoheni personit, e njeritjetrit! A shini ku te ēojne politizimet - ne rruge pakrye - ne rruge qorre?

Pse nuk i merrni shemujt nga analiza, e t'i analizojme - athua si behet sintetizimi dhe cfare na duhet me te vertete te bejme ne keto momente aq te rendesishme edhe historike per Kosoven?

Tash, a ben te kepercehet permbi keto politizime jo te rastit, e te mesojme diēka ma te thelle ne politiken tone?

Athua kur na do te mesojme diplomaci, bile hyrje ne diplomacine, kur ajo eshte ama e politikes?

Kur na do te mesohemi te flasim, si pjestare te nje popullit, apo ne te kunderten edhe sa kohe na duhet te ia tregojme brinat e dhembet njeritjetrit - kur u pa krejt cfare beme, e ēfare po po bejme?
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-06-05, 10:24   #13
Bota_Sot
 
Anėtarėsuar: 18-06-05
Vendndodhja: Zvicėr
Postime: 59
Bota_Sot e ka pezulluar reputacionin
Gabim GASHI

Ju jeni NR1 ketu, Po sikur JU te mos ekzistoni, Kosova dhe mbar populli shqipetar moti kohe i kishte ardhur fundi dhe ishim fundosur ne kete token tone!!! Bravo, se po shifet fare mire se ku eshte REALITETI ne Kosove. Ju jeni nder me te mirit ehhehehhee, po te ishit dikushi ju kishe dhen POPULLI voten, e jo me formu QEVERIA ne HIJE KISHE per te miren e Kosoves, por ju jeni vetem se qka e SHKATERRONI qdo gje ne Kosoven tone te dashur!!! 15 VITE e jo me pake LDK_ė- Dmth, 15 VITE. Edhe ne ate kohe ka pasur tjera parti, por LDK-ė ka qene NR 1 ku edhe pas 15 VITESH eshte NR1, dmth populli i Kosoves eshte i denjet dhe di se kujt tja jap voten. NUK po dua te politizohem me THELLL!! bye bye GASHI.

YOU ARE THE BESTTTTTTTTTTTTTTTTT
__________________
Do tė afrohem do tė afrohem, do t\'i them nja dy tri fjalė, do tė hy nė zemrėn tėnde dhe kurrė mė s\'do tė dal!
Bota_Sot Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-06-05, 07:33   #14
Lulani
 
Anėtarėsuar: 08-05-05
Vendndodhja: Kroaci
Postime: 44
Lulani e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga afrim preniqi
e more klyshi i titos ,ku ishe ti gjate luftes ,e ku ishte thaqi,pse serrbia e denoi thaqin e jo ty.ju jeni mbeturinat e ibrahim jozhes ,kur kosova digjej nga forcat qetnike,ibrahim tito ,bisedonte ball per ball me qetniket e beogradit popat dhe carat e rusise ,ket ter bota e ka pare permes ekraneve televizive,vetem populli i mjere i kosoves akoma se ka kuptuar se kushe eshte ky maskara,filozofia e tije eshte durimi ,genjeshtra,qeshjet cinike ,pra e tere filozofia e tije eshte utopi.
DREJTESIA DO TRIUMFOJE HERET A VONE!
RROFTE USHTRIJA QLIRIMTARE E KOSOVESE!
O Preniq he thi kenkėshe e se paski marrė veshė.
Edhe ne tė gjithė themi "Rroftė Ushtria Ēlirimtare e Kosovės" por njėherit themi poshtė kriminelėt dhe kriminalizuesit e kėsaj Ushtrie!
Drejtėsia do tė triumfoj por me atė drejtėsi do tė pėrballeni ju dhe shokėt e juaj.Ajo drejtėsi do tua qesi nė shesh tė gjitha maskat, listat e likuidimit, krimet, vrasjet, plaēkitjet dhe shumė e shumė ndytėsira tjera e deri te sabotimi i Pavarsisė sė Kosovės.

Sa i pėrket "analizės" sė Hashim Thaqit nė kėtė shkrim po dihet fare mirė se Hashimi nuk e ka shkruar kėtė tekst. Ai e ka paguar njeriun e caktuar tė i shkrunė edhe analiza e artikuj qė emri i tij tė bėhet i "famshėm"! Por kot e ka sepse po nuk tė punoi truri yt i huaji nuk tė bė punė. Kėsaj pune i thonė si me hy dhėndėr me aletin e huaj. Hajt Preniq shko nė hijen e rapufkės sate dhe rrasja gjumė se nuk je pėr kėto punė ti.
Lulani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-06-05, 15:39   #15
Vajza...
 
Anėtarėsuar: 24-06-05
Vendndodhja: Kosovė
Postime: 40
Vajza... e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Hajt Preniq shko nė hijen e rapufkės sate dhe rrasja gjumė se nuk je pėr kėto punė ti.
Veq ti lulan ishe per krejt punet ...
Citim:
Ai e ka paguar njeriun e caktuar tė i shkrunė edhe analiza e artikuj qė emri i tij tė bėhet i "famshėm"! Por kot e ka sepse po nuk tė punoi truri yt i huaji nuk tė bė punė
E qekjo i ndodhe rugoves keshtu krejt qysh e ke shkru ti ...

Citim:
Edhe ne tė gjithė themi "Rroftė Ushtria Ēlirimtare e Kosovės" por njėherit themi poshtė kriminelėt dhe kriminalizuesit e kėsaj Ushtrie!
Drejtėsia do tė triumfoj por me atė drejtėsi do tė pėrballeni ju dhe shokėt e juaj.Ajo drejtėsi do tua qesi nė shesh tė gjitha maskat, listat e likuidimit, krimet, vrasjet, plaēkitjet dhe shumė e shumė ndytėsira tjera e deri te sabotimi i Pavarsisė sė Kosovės.
:arrow:
Keto qe i paske shkruar jane bash origjinal fjalet tona ,drejtuar juve...
(flm qe i paske shkruar,na i paske bere gati )...


__________________
Tė gjithė do te bien,ata qė qendrojne me lartė do tė bien me keq !!!
Vajza... Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:01.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.