Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kinematografia dhe Televizioni
Emri
Fjalėkalimi
Kinematografia dhe Televizioni Pėrshtypje mbi filmat e fundit vendor apo tė huaj. Dokumentarėt, komeditė, tragjeditė, festivalet e filmit. VIP-at, artistėt, yjet e filmave.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 23-02-10, 14:18   #1
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Njė film nė Hollywood kushtuar UĒK-sė




New York, 23 shkurt - Craig Jurisheviē ėshtė kirurg i specializuar pėr zemrėn dhe lektor nė universitet. Me prindėr sllovenė, por i lindur dhe rritur nė Australi, ai njihet pėr guximin e tij pėr tė punuar nė zonat mė tė rrezikshme tė luftės.Nė vitin 1999, ai udhėtoi pėr nė Shqipėri dhe filloi punėn si mjek nė Spitalin e Kukėsit, qė u bė qendra kryesore e mjekimit dhe rehabilitimit fizik tė luftėtarėve tė plagosur tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Puna nė kėtė spital shpejt bėri qė Craig tė pėrfshihej emocionalisht nė kauzėn shqiptare dhe njė ditė tė bukur la pas spitalin dhe iu bashkua Batalionit Atlantiku qė hynte nė Kosovė. Craig mori pjesė nė luftime nė kuadrin e kėtij formacioni tė pėrbėrė nga shqiptaro-amerikanėt qė shkuan tė luftojnė pėr lirinė e atdheut pėrtej oqeanit dhe tė batalionit tė 123-tė tė Malit tė Pashtrikut.
Gjatė periudhės sė luftės, Craig bėri dhjetėra operacione duke shpėtuar luftėtarė dhe civilė shqiptarė. Ai mori pjesė edhe nė patrulla tė UĒK-sė qė depėrtonin pėrtej vijės serbe dhe u bė dėshmitar i masakrave tė kryera nga ushtarakėt dhe paraushtarakėt serbė.
Sot, mė shumė se dhjetė vite mbas kėsaj aventure (Craig Juriseviē ka pasur edhe shumė tė tjera nė Afganistan, Timorin Lindor etj), kirurgu proshqiptar ka botuar njė libėr me titull “Blood in My Hands” (Gjak nė duart e mia) tė botuar nė Australi. Libri ėshtė shkruar nė bashkėpunim me Robert Hillman, njė autor i njohur biografish qė nė vitin 2005 fitoi Ēmimin Kombėtar Australian pėr Biografitė. Libri i tij “My Life as a Traitor” (Jeta imė si tradhėtar) i shkruar bashkė me Zarah Ghahramani-n ėshtė botuar nė shumė vende tė botės dhe u shpall Libri i Vitit nga gazeta e njohur “San Francisco Chronicle”.
Libri “Blood in My Hands” qė pėrshkruan rrethanat tragjike tė luftės nė Kosovė dhe pėrvojat personale tė mjekut qė vendosi t’i bashkohej UĒK-sė ka pasur sukses ndėrkombėtar dhe po botohet nė disa vende tė botės. Faqja nė internet e botimit tė kėtij libri ėshtė: http://www.wilddingopress.com.au/
Historia e pėrshkruar nė libėr ėshtė pėrdorur pėr njė skenar filmi nė Hollywood qė do tė flasė pėr luftėn nė Kosovė. Filmi, siē bėri tė ditur Craig, gjatė njė telefonate nga Australia me gazetėn shqiptaro-amerikane “Illyria” nė New York do tė dalė nė kinema vitin e ardhshėm. Kirurgu i njohur tha pėr gazetėn “Illyria” se rolin kryesor nė film do ta luajė aktori i njohur Sam Worthington (i cili ėshtė bėrė i famshėm me rolet e tij nė filmat “Avatar”, “Clash of the Titans”, “Terminator Salvation”).
Craig thotė se njoftimi pėr Sam Worthington nuk ėshtė bėrė ende publik. Ai thotė se pret qė njoftimi tė jepet javėn e ardhshme. Ndėrkohė, sipas tij, Sam e ka lexuar librin dhe “e mbėshtet kauzėn”. Kirurgu australian qė sot kryen operacionet e tij nė njė spital tė njohur tė Adelajdes tha pėr gazetėn “Illyria” se burime serbe dhe ruse po pėrgatisin njė fushatė propagandistike kundėr filmit pėr ta penguar realizimin e tij. Pėr fat tė mirė, producentja qė ka marrė pėrsipėr financimin e filmit ėshtė Eva Orner, fituese e ēmimve Oscar dhe Emmy. Craig thotė se filmi do tė jetė i pari prodhim i kėsaj pėrmase nė Hollywood qė do tė pėrshkruajė tmerret e luftės nė Kosovė. “Me emra tė till tė mėdhej aktorėsh dhe producentėsh”, thotė ai, “filmi do tė ndihmojė nė ndėrgjegjėsimin e botės nė njė nivel mė tė lartė pėr masakrat sebe.” (“Illyria” – New York)


__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:32.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.