Bashkim familjar/Familienzusammenführung
Ju pershendes te gjithve,
kam nje problem ne lidhje me leshimin e vizes per qellim te bashkimit familjar dhe shpresoj se ka ndokend ne kete forum qe eshte perballe me kete qeshtje.
Une jetoj ne Gjermani dhe kam bere kurore me te fejuarin tim para 4 muajve ne Kosove. Pasi qe jam kthyer ne gjermani i kam dorezuar te gjitha dokumentet qe nevojiteshin te Ausländerbehörde ( kurorezimin, kontraten e baneses, deshmite e rroges etc....) Me pas me thane qe duhet te pres deri sa ta rishikojne Akten e te fejuarit tim, pasi qe ai ka qene ne gjermani para disa vitesh. Ne fakt ai nuk eshte kthyer ne Kosove edhe pasi qe nuk ja kan vazhduar qendrimin por ka qendruar ketu ne te zezen dhe eshte kthyer tek kete vit ne Kosove per te bere kurore.
Deri para 2 jave ishte qdo gje ne rregull per leshimin e vizes ndersa tani na kan bere termin pas disa muajve qe te na "marrin ne pyetje" te dyve (mua ne gjermani e te fejuarin ne Kosove prane ambasades gjermane) pasi qe dyshojne qe bejme martese me pagese per perfitim qendrimi (Scheinehe)
A keni degjuar ndonjehere per kete lloj "interview" ?? Qfare pyetje behen ne te ?
Flm qe tani per pergjigjejet tuaja.
ylberja
PS. Nese tema eshte ne rubriken e gabuar kerkoj falje dhe lus moderatoret qe ta zhvendosin ate.
|