Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 19-10-07, 14:40   #1
Era1
Moderatore
 
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Perkthime te poezive te Gustavo Adolfo Bécquer

Gustavo Adolfo Bécquer
(17/02/1836 - 22/12/1870)

Gustavo Adolfo Domķnguez Bastida ka lindur ne Sevije ne 17 Shkurt 1836. Poet spanjoll. Djal dhe vella piktori, ngeli jetim nga i ati 5 vjec dhe nga e ema 9 vjec. Jetoi femijerine dhe adoleshencen ne Sevije, ku studioj humanizem dhe pikture.
Ne 1854 u zhvendos ne Madrird, me mendimin qe te bente karriere letrare. Pa dyshim qe suksesi nuk i buzeqeshi; prejekti i tij ambicioz per te shkruajtur nje Histori te tempujve te Spanjes deshtoi, dhe vetem arriti te publikonte nje pjese, vite me vone.Per te jetuar ju kushtua gazetarise dhe te bente pershtatje te veprave te huaja per teater, kryesisht nga frengjishtja, ne bashkepunim me mikun e tij Luis Garcķa Luna, adoptuan pseudonimin «Adolfo Garcķa».
Gjate qendrimit te tij ne Sevija ne 1858 pati nje semundje e cila e la 9 muaj ne shtrat; ka shume mundesi te kete qene turbekoloz edhe pse disa biograf mendojne se ka qene sifiliz. Gjate kesaj periudhe ne te cilen ishte nen kujdesin e te vellait Valerianit , publikoj legjenden e pare , Zoteria i duarve te kuqe, dhe njohu Julia Espin, sipas disa kritikeve muzen e Rimave te tij, mgjse disa te tjere mendojne se ishte Elisa Guillén, me te cilen poeti pati raporte deri ne 1860 kur ajo e braktici, dhe qe ka frymezuar pa dyshim krijimet me te hidhura te poetit.

Ne 1861 u martua me Casta Esteban, vajza a nje mjeku, me te cilen pati 3 femije. Martesa kurre nuk qe e lumtur dhe poeti gjente shpetim ne pune ne shoqerine e te vellait duke pikturuar.
Periudha me e frytshme e karrieres se tij ishte ne 1861 deri ne 1865, vite ne te cilat krijoi pjesen me te medha te Legjendave te tij, shkroi kronika gazetarse dhe redaktoi Letra nje gruaje , ku shfaq teorite e tij mbi poezine dhe dashurine.Nje periudhe qe kaloi ne manastirin e Verueles ne 1864 e frymezoi per Letra nga qelia ime,nje pershkrim i mrekullueshem i natyres dhe peisazheve.
Ekonomikisht gjerat permiresohen per poetin duke filluar nga 1866, kur u punesua si redaktor zyrtar per novelat, gje e cila i mundesoi te le kronikat e tij gazetareske dhe te perqendrohej ne Legjendat dhe Rimat e tij, te publikuara nje pjese ne Muzeun universal. Por me revolucionin e 1868, poeti e humbi punen e tij, dhe gruaja e braktisi ne po kete vit.
U shperngul me Toledo me vellain e tij Valerianin, dhe atje filloi te ndertoje doreshkrimet e Rimave, origjinali i pare i te cilave u zhduk kur shtepia u bastis nga revolucioni.Serish ne Madrid u emerua drejtor i revistes La Ilustración de Madrid, ne te cilen gjithashtu punoi edhe i vellai si piktor.
Vdekja e te vellait ne shtator 1870,ndikoi shume tek poeti, duke e cuar deri sa te kerkonte vdekjen e tij,i dergoi mikut te tij Narciso Campillo origjinalet e veprave te tij qe te merrej me to, dhe vdiq 3 muaj mbas Valerianit.

VEPRAT E Gustavo Adolfo Bécquer


Fama e madhe e Gustavo Adolfo Bécquer bazohet tek Rimat, qe filluan rrjedhen romantike te poezise intime dhe qe sherbyen si frymezim edhe per poetet me vone.Kritika e kohes nuk i priti mie poezite e tij, edhe pse fama e tij nuk do ndalonte se rrituri ne vitet qe do vinin.
Rimat, ashtu sic kane arritur deri tek ne, perbejne nje total prej 86 krijimesh.Nga ato,79 u publikuan per here te pare ne 1871 ne ngarkim te miqve te poetit, qe ben edhe disa korrigjime ne text (krijimet origjinale te tij ruhen sot ne Biblioteken Kombetare ne Madrid) Permbajtja e rimave eshte ndare ne 4 grupe: i pari (rimat I deri XI) eshte nje refleksion mbi poezine dhe krijimin letrar; i dyti (XII deri XXIX) ,trajton dashurine dhe efektet e saj ne shpirtin e poetit; i treti (XXX deri LI) kalon ne zhgenjimet dhe disfatat qe dashuria i ka shkaktuar; dhe i katerti (LII deri LXXXVI) tregon poetin duke perballur vdekjen, i zhgenjyer nga dashuria dhe nga bota. Rimat paraprihen nga “Brendia sinfonike” qe Bécqueri e pregatiti si prolog te gjithe vepres se tij.
Proza e tij karakterizohet, njesoj si dhe poezia, per muzikalitetin dhe ndjenjen e te shprehurit, duke ndjekur hapat e Hoffmanit dhe te Poe-se, Legjendat krijojne ambiente fantastike dhe kthime ne nje atmosfere mbinatyrore dhe misterioze. Keshtu , ne Suta e Bardhe ku personazhi kryesor transformohej naten ne nje kafshe, ose ne Malni e shpirtrave ku njesoj nje skene me nje peisazh dashurie kthehet ne nje fushe horrori fnatazmal; ose ne fund tek Syte jeshil dhe mbi te gjitha tek Rrezja e Henes , ku irrealja , duke u perballur me realen, i zgjedh personazhet nepermjet endrres, ne te cilet ata arrijne te jetojne ate qe ne realitet ju mohoet.

Perktheu Meri Lika


Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 19-10-07, 14:41   #2
Era1
Moderatore
 
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Perkthime te poezive te Gustavo Adolfo Bécquer

Prologu i krijimtarise se Becquerit eshte nje mrekulli me vete. Majfton te lexosh ate dhe kupton se per cfare do flasi vargu dhe proza e tij.
Ai vdes 34 vjec dhe ne kaq pak vite ka mundur te shkruaj pothuajse gjithcka. Mendoj se eshte nder te rrallet qe kaq shpejt ka mundur te bej kaq shume.
Mua me ka rrembyer kjo krijimtari dhe shpresoj e uroj te mund te percoj te njejten ndjesi tek te gjithe qe do ta lexojne te perkthyer nga une.




BRENDIA SIMFONIKE

Neper kende te frikshme te trurit tim, te kruspullosur dhe te zhveshur, flene femijet ekstravagant te fantazise sime, flene neper te turbulluarit cepa te trurit, te kruspullosur dhe te zhveshur, duke pritur ne heshtje qe Arti tu japi shikimin e fjaleve, dhe te mund ti paraqes me dhjetevjecar ne skenen e botes.
Fekondohet , si qumshti i dashurise se Mizeries, dhe ju ngjan atyre prinderve qe krijojne me shume femije nga cmund te ushqejne, Muza ime percepton dhe shfaqet ne faltoren misterioze te kokes, populluar nga krijime pa numra, per te cilat as aktiviteti im dhe as gjithe vitet qe me ngelen per te jetuar nuk mjaftojne per tu dhene forme.
Dhe ketu, brenda, te zhveshur dhe te deformuar, te kthyer dhe te perzier ne nje konfuzion te pa pershkrueshem, i ndiej ndonje here te acarohen dhe te jetojne me nje jete te erret dhe te huaj,shembelltyra te atyre shikimeve qe vlojne dhe tendosen ne nje ankth te perjetshem, brenda vragave te tokes sime, pa takuar forza te mjaftueshme per te dal ne siperfaqe dhe per tu shnderuar, ne puthjen e diellit, ne lule dhe fruta.
Me mua ikin, te destinuar te vdesin me mua, pa mundur qe prej tyre te mbetet fytyre tjeter pervec asaj qe le nje enderr ne mesnate, qe ne mengjez nuk mund te kujtohet.Ne disa raste, dhe para kesaj ideje te tmershme, zgjohet tek ta instikti i jetes, dhe duke u shqetsuar per te tmerrshmen , edhe pse te qete dhe te lengesht, kerkojne nje shteg nga ku mund te dalin ne drite nga erresirat ku jetojne.Por ,AJ,qe mes botes se ideve dhe formes ekziston nje gremine, dhe prej saj vetem fjala mund te shpetoje, dhe fjale, e turpshme dhe dembele , qe nuk deshiron te perdori forcen e saj per ti shpetuar . Memec, te erret dhe te pafuqishem, pas luftes se kote kthehen dhe bien ne brazden e udhes qe kishin, ashtu si bien gjethet e verdha mbasi pushon era.
Keto veprime te femijeve rebel te imagjinates shpjegojne disa nga ethet e mia; ato jane shkaku, te panjohura nga shkenca, i shperthimeve dhe i pakurajos sime. Dhe keshtu, edhe pse keq, vij duke jetuar deri ketu, duke kaluar neper indiferencen e kesaj furtune te heshtur ne koken time. Keshtu jetoj; por te gjitha gjerat kane nje fund, dhe ne fund jam une qe vendos pikat mbi i.
Ne Pagjumesi dhe ne Fantazi vazhdojne te krijojne mostra. Krijimet e tyre, ju ngjajne bimeve rakitike, godasin per te shfaqur ekzistencen e tyre fantastike, duke shtyre atomet e kujteses si ne nje loje me token sterile.E nevojshme eshte tju hapesh rruge ujrave me te thella , qe shkaterruan digen, duke rritur prurjen e tyre te gjalle perdite.
Ikni tani; ikni dhe jetoni te vetmen jete qe mund tju jap! Inteligjenca ime do tju ushqej mjatueshem qe te mund te jeni konkret. Do tju vesh edhe pse me zhele, mjaftueshem do jete qe te mos turperohet lakuriqesia juaj. Une do doja te shtroja per cdo njerin nga ju nje strof te mrekullueshme mbushur me shprehje te embla, ne te cilen te mund tju rrethoja me krenari, si ne nje veshje te purpurte. Une do doja te mund te gdhendja strofen qe ju duhet te keni, njesoj si te gdhend nje kupe prej ari ne te cilen do ruhet nje parfum i shtrenjte. Me shume eshte e pamundur!
Mjaft me, kam nevoje te pushoj; kam nevoje, ne te njejten menyre sic trupi per gjakun qe kalon neper vena duke shtyre fort, te shplodh trupin, nga mbajtja e kaq shume absurdeve.
Jeni, te dorzuar ketu, si ylli i mjegulluar qe shenon kalimin e nje komete te panjohur; si atomet e humbura ne nje bote ne embrion qe shperndan ne ajer vdekjen perpara se Krijuesi te kete mundur te shqiptoje Fiat Lux (Le te behet Drita) qe ndan qartesine nga hijet.
Nuk dua qe ne netet e mia pa endrra te ktheheni duke me kaluar perpara syve, ne nje zhvillim ekstravagant, duke me kerkuar me gjeste dhe perdredhje pse ju nxorra ne jeten reale, nga skuta ku jetonit te ngjajshem me fantazmat pa lidhje.Nuk dua qe me prishjen e kesaj harpe te vjeter te humbasin edhe notat e mohuara qe kishte.Dua te merrem pak me boten qe me rrethon, nese mundem, te ndaj syte e kesaj bote qe kam brenda ne koke. Me kushton pune te di cfare gjerash kam enderruar dhe cilat me kane ndodhur; dhembshurite e mia ndahen mes fantazmash te imagjinates dhe personazheve real; kujtesa me sjell emra femrash dhe data e dite qe nuk kane ekzituar pervecse ne mendjen time. Me e sakte eshte te mbyll nje here e pergjithmone peshtjellimet qe kam ne koke.
Nese te vdesesh eshte te flesh, dua te fle ne paqe ne netet e Vdekjes, pa ardhur ju, qe te jeni makthi im , duke me mallkuar qe ju kam denuar me asgje perpara se te lindni. Ju duhet te ikni, me pas, nga bota, ne te cilen kontakt i saj ishit dhe te rrini ne nje komo ku te tregoni per qenien qe takuat ne nje shpirt qe kaloi ne toke me gezimet dhe dhimbjet e tij, shpresat dhe luftrat qe beri.
Njehere, shume shpejt do jete, duhet te bej gati canten per udhetimin e madh; nga njera ore ne tjetren mund te ndaj shpirtin nga materia ime per ta vendosur ne vende me te pastra. Nuk dua, kur kjo te ndodhi, tju marr me vete, si ekuipazh shumengjyresh te nje shitesi endacak ne nje anije, apo si thesarin e fshehur dhe apo si zhelet qe ka mbledhur fantazia ime ne trurin e bute.


Perktheu Meri Lika


Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-10-07, 14:42   #3
Era1
Moderatore
 
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Perkthime te poezive te Gustavo Adolfo Bécquer

Monument i Becquerit ne Sevije





Shtepia e lindjes

Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-10-07, 14:42   #4
Era1
Moderatore
 
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Perkthime te poezive te Gustavo Adolfo Bécquer

DASHURI E PERJETSHME

Mund tė errėsohet pėrjetėsisht dielli;
Mundet dhe deti nė tė thatė tė dal ;
Mund tė thyhet deri dhe boshti i tokės
Si njė i brishtė kristal.

Gjithēka mund tė ndodhi. Mundet vdekja
Tė mė mbulojė dhe tė mė bėj tė mbyll sy;
Por kurrė tek unė nuk mund tė fiket
Flaka e dashurisė pėr ty.


Perktheu Meri Lika
Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-10-07, 14:43   #5
Era1
Moderatore
 
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Perkthime te poezive te Gustavo Adolfo Bécquer

RIMA I

Unė di njė himn gjigant dhe tė ēuditshėm
qė netėve tė shpirtit lajmėron njė agim,
dhe kėto faqe tė kėtij himni janė
pranga qė ajri i sorollat si hije pa ēlirim.

Do doja tė shkruaja, pėr mua njeriun
Pėr tė butin rebel, me gjuhėt meskine tė kota,
Me fjalė qė ishin njė herė e njė kohė
Frymėmarrje dhe qeshje, ngjyra dhe nota.

Por e kotė ėshtė lufta; qė nuk mund
O e ėmbla ime,tutje tė burgos trishtimin tėnd
E unė me duart e tua nė tė mijat
Nė vesh me ngadalė tė tė kėndoja njė kėngė.


Perktheu Meri Lika
Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-10-07, 17:10   #6
Era1
Moderatore
 
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Perkthime te poezive te Gustavo Adolfo Bécquer

RIMA II

Ti shigjetė fluturuese
kryq,e hedhur kuturu,
qė vrapon duke u dridhur
pėr tu ngulur s’di se ku;

gjethe e thatė qė nga pema
ty furtuna tė rrėmbeu
pa i rėnė askujt nė sy
rėnia, nė pluhur tė kthehu;

valė gjigante qė ty era
tė pėrdredh tė shtyn nė det,
tė rrethon , kalon, s’tė sheh
qė pėr bregun veten vret;

dritė qė rrathėt e errėsirės
i ndrit, qė ti ndezėsh shpejt,
dhe qė nuk e di prej tyre
kush i fundit do tė jete;

ky jam unė, qė rastėsisht
pa menduar botės shkoj,
qė nga vi e as se ku
hapat s’di se ku me ēojnė.

Pėrktheu Meri Lika

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Era1 : 19-10-07 nė 17:11
Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-10-07, 10:46   #7
Era1
Moderatore
 
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Perkthime te poezive te Gustavo Adolfo Bécquer

RIMA XXXIX



Pėrse po ma thua? E di: ėshtė memece,
ėshtė arrogante , kapriēoze dhe e kotė;
pėrpara se ndjenja e shpirtit te saj,
ujin nga shkėmbi steril ta burojė.

E di qė nė zemrėn e saj, fole nepėrkash,
nuk ka njė fibėr qė dashurisė i pėrgjigjet;
ėshtė njė statujė e paanimuar..., por...
.............ėshtė kaq e bukur!





Pėrktheu Meri Lika



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Era1 : 23-10-07 nė 10:47
Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:59.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.