Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 19-11-06, 15:05   #1
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ngacmimi Seksual

Duke pas parasysh kete dukuri, sfide - qe eshte prezente ne tere jeten sociale qe na rrethon, vendosa qe te publikoj nje punim te punuar, duke ju referuar (cituar) edhe literaturave qe kam shfrytezuar gjate punimit te keti punimi seminarik ...(ne kete rast pse t'mos jet nje shkas per te ngritur debatin lidhur me vetedijen e ekzistencen-mos ekzistencen/nivelin e kesaj dukurie edhe ne realitetin e virtualitetit te Dardanise).

Konsideroj qe kjo teme eshte e patejkalueshme (njera nga shtyllat) e kesaj rubrike (Mbi Gruan dhe Familjen)...dhe qe nevojitet te punohet, propagandohet me shume , qe shoqeria te informohet dhe vetedijesohet mbi kete dukuri dhe prezencen e saj.

Hyrje


Asha (26 vjeēe), sekretare – banon ne Kariaku.

“Bosi im, njė emigrant italian, gjithmonė me prek me dorė. Njė here me tha qė tė rrija pas orarit tė punės kur tė gjithė ishin larguar dhe u perpoq tė mė sulmonte …

Mua Mua (16 vjeēe), nxėnse – banon nė Temeke .

“Kur mami nuk ėshtė nė shtėpi , thjeshtri mė kap. Mami punon infermiere, nga njė herė edhe nė turnin e natės . Ai mė blen dhurata dhe mė jep tė holla, tė cilat unė gjithmon i’a kthej . Mė thotė tė mos kem frikė se do tė mbetem me barrė , sepse ai di se si tė mbrohet…

Maumba , pėrdhosėsi i nxėnėsve tė shkollės
“
Atumani Ali Maumba, njė rrobaqepės , nė Dar es Salam , u dėnua se prishte vajzat e shkollės, posht moshės 14 vjeē, pasi qė i joshte vajzat e vogla nė dyqanin e tij dhe u jepte te holla pėr tė kryer mardhėnie mė te …

Maria (27) vjeēe banon nė Kipava

“Shkova nė njė intervist pėr t’u future nė punė si llogaritare. Menagjeri mė peshoj mirė, mė dukej sikur po mė zhvishte me sy . Pas intervistes , ai mė mori me njė anė dhe mė tha qė tė dilmin pėr tė pirė njė gotė bashkė pas orarit tė punės . Kur shpreha ngurrimin tim , ai mė tha haptazi se nuk do tė merrja vendin e punės , nėse nuk do tė dilja me te .

Tė gjithė kėta shembuj , janė pėrvoja tė vėrteta tė kėtyre femrave, dhe janė tė marrur nga libri : “Gratė dhe Dhuna” – harutar nga Miranda Deivis.


Paramendoni , qė nė njė nga kėta individ, tė takohet nėna , bashkėshortja, motra jonė ?!
Ngacmimi seksual, ėshtė njė nga format mė tė vjetra tė ushtrimit tė pushtetit, midis burrit dhe gruas, qė e ka vėnė gruan nė rolin e viktimės , ndėrsa burrin nė rolin e kėrcėnuesit .


Sipas Giddens 7 – nė mesin e 10 grave ngacmohen , nė mėnyrė active gjatė orarit tė punės nė Britani tė Madhe. Ky trend mund tė na tregoj se sa problematik ėshtė dukuria nė fjalė . Prandaj , nė vazhdim do tė pėrpiqemi tė spjegojmė se ēka ėshtė ngacmimi seksual, mė konkretisht tė gjejm njė definicion tė pranueshėm pėr te, sa ėshtė i pėrhapur ai, cilat janė format e tij , nė cilat ambiente e hasim , si mund t’a parandalojm atė .

Pėrkufizimi
Siē duket, nevoja e ekzistimit tė njė definicioni mbi ēdo dukuri , shpeshherė paraqitet si njė problem nė vete , pėrshkak tė mungesės tė pėrkufizimit tė ēartė , po kėshtu ėshtė edhe pėrkufizimi mbi atė se ēka ėshtė ngacmimi seksual .
Ja se ēfarė thotė Jennifer Mather Saul pėr kėtė : “Sipas meje pėrgjegjja qėndron nė atė se ende nuk e kemi tė ēartė se ēfarė lloj sjellje duhet trajtuar , si ngacmim seksual . Dhe nė fakt kjo ėshtė ajo qė edhe pritet me njė koncept aq tė ri ; para se feministet tė nisnin punėn qė ngacmimi seksual tė njihet si koncept ligjor , tė njejtat lloj sjelljesh ekzistonin edhe mė parė por nuk kishte emėrtim pėr to”[1]
Ėshtė e vėshtirė tė jipet njė definicion mbi ngacmimin seksual , sepse nė vete pėrfshin forma tė ndryshme duke filluar prej “komplimenteve”, fjalėt qė u hidhen nė rrugė dhe ambiente tė tjera , e qė kanė tė bėjnė me pėrshkrimin e fizikumit tė tyre, pastaj prekjet e padėshirueshme etj .
Se sa e rėndė duhet te jetė njė sjellje qė tė konsiderohet ngacmim seksual , kjo ėshtė njė dilem tjetėr . Ja se si Miranda Deivis nė librin e saj , e pėrshkruan me pėrkufizimin mė tė thjesht ngacmimin seksual : “Ngacmim seksual do tė thotė , tė tė kushtojnė vėmendje kundėr dėshirės tande”[2].
Ngacmimi seksual nė vendin e punės , ėshtė pothuajse problem nė veti , me gjithėse ėshtė i monitoruar dhe i mbrojtur me ligj .
Mari – Vitori Lui ( presidente e shoqatės kundėr dhunės ndaj gruas- AVFT) e definon kėshtu ngacmimin seksual nė vendin e punės : “Ne duam tė vėmė nė dukje , tė denoncojm , tė analizojmė dhe tė denojmė ekzistencėn e pa pranueshme dhe deri tani tė panjohur tė dhunės kundėr gruas nė qendrėn e punės dhe t’i vėmė kėsaj dhune njė emėr , diēka tė tillė si termi qė kan nxjerr anglo-saksonėt “ngacmim seksual”[3].
Ndėrsa , Anthony Giddens , jep kėtė pėrkufizim: “Ngacmimi seksual , nė vendin e punės mund tė pėrcaktohet , si shfrytėzim i autoritetit , ose i pushtetit tė punės, pėr tė imponuar kėrkesa seksuale”[4].
Nė vazhdim , do tė jep njė shembull, se si duken kėshillat tė bazuara nė ligj , e njė byroje kunder ngacmimit seksual dhe vetėdijėsimin e gruas pėr tė drejtat e tyre :
“ėshtė joligjore qė punėdhėnsi juaj tė ju trajtoj keq nėse ju jeni ngacmuar apo jeni munduar ta ndaloni dikend tė ju ngacmoj. Pėr shembull, nėse ju refuzoheni pėr pozitė mė tė lartė nė organizatė pėrshkak se ju jeni ankuar pėr dikend qė ju ka ngacmuar apo pėr komentet pėr pamjen tuaj, kjo ėshtė joligjore.
Nėse dikush ju ngacmon dhe nuk ndalen pasi qė ju tėrhjekni vėrejtjen (apo nėse frigoheni tė ju tėrhjekni vrejtjen) ju duhet tė bisedoni me punėdhėnsin tuaj – pėrveq nėse punėdhėnsi ėshtė personi qė ju ngacmon.
Ligji thotė qė punėdhėnsit janė pėrgjegjės pėr diskriminim nga punėtorėt e tyre. Shumica e punėdhėnsve i trajtojnė ngacmimet seksuale nga punėtorėt e tyre si veprim joligjor diciplinor, dhe ata duhen ta diciplinojnė personin qė ju ngacmon. Nėse punėdhėsi juaj nuk bėnė asgjė pėr situatėn ju mund ta vazhdoni ankesėn nė tribunaalin pėr punėsim. Nė shumė raste personin qė ju ngacmon dhe punėdhėnsin tuaj, mund ta dėrgoni nė gjyq.
Nėse ju jeni tė ngacmuar seksualisht nga dikush qė nuk ka lidhje me vendin tuaj tė punės ju poashtu mund ta dėrgoni nė gjyq. Por nė disa raste mund tė jetė procedur speciale qė duhet ta vijoni posaqėrisht nėse ai person ėshtė p.sh. mjeku juaj”[5].
Njė pėrkufizim diēka mė tė gjėrė, mbi ngacmimin seksual, ku ka pėrfshirė po thuaj tė gjitha format e ngacmimit , jep Lėvizja Sindikale e cila ka botuar njė broshur me titullin “Udhėzime tė sindikatave pėr ngacmimin seksual” : “ Tė gjitha llojet e pėrpjekjeve tė pa dėshirueshme seksuale, me gjeste , me gojė, apo fizike; Fjalėt dhe thėnjet e hapura fyese , apo tė shprehurit diskriminues nga dikush, tė cilat pėrbėjnė fyerje pėr tė , prej tė cilave ajo ndjehet e turpruar , poshtėruar, e nėnshtruar, apo e ngacmuar . Ose ngacmime tė cilat kanė ndikim negativ nė rendimentin e punės sė saj, kėrcėnojnė sigurinė e punės , ose krijojnė njė mjedis kėrcėnues dhe tė pa sigurt nė qendrėn e punės”[6]
… Ėshtė e ēartė qė nuk ėshtė e lehtė tė bėsh njė dallim midis ngacmimit seksual dhe asaj qė mund tė shihet tėrheqje legjitime tė njė burri dhe njė gruaje ( Giddens) .
Pėr kėtė ndodhė , qė kolegu tė thėrras kolegen nė ndonjė darkė , por edhe njė dėshmitarė gjithėashtu , i cili do tė vėrtetojė qė nė atė takim nuk ka pas asgjė , qė do tė mund ta dėrgonte atė nė gjykatė.


__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:18.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.