Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 10-02-09, 20:43   #16
Orfe@
 
Avatari i Orfe@
 
Anėtarėsuar: 28-11-08
Vendndodhja: Te zemra e N.
Postime: 65
Orfe@ i vlerėsuar mirė
Gabim Titulli: Nezir Myrta SHQIPTARI I RI

Shqiptari i ri, nuk ndjehet i foenduar edhe nėse
ofendohet, kur e din dhe kupton se vetėdija e tij ėshtė e ngritur, e
pastėr - siē thonė: pa hangėr hudėr, nuk tė vie era, duhma e nėse ke
hangėr, nuk mund ta fshehesh! Ndoshta kėto janė fjalėtėtepėrta
pėrdikend, por duke parėe lexuar mediat tona edhe ato elėektronike -
iritohet, e mund tė injoron edhe ajo pjesa vitale, plot energji
atdhetare, e tė rinjve tanė, dėmtohet rinia jonė edne e papjekur, ende
pa e njohur realitetin shqiptar dhe universal botėror, ende pa e njohur
mentalitetin e degraduar, tė anėve tėerrta e negative tė kohės, ende pa
u stėrvitur shkurrave djerrina tė mendjes sė varfėr, e degjeneruese,
ende pa mėsuar dinakritė dhelparake, dredhimet nga nėntoka e dėmshme e
mendjeve e shpirtėrave tė prishur, e tė sėmurė pas vlerave kapitale,
materiale e ēvlerėsimeve tė njeriut me shumė fytyra, ende pa e zbuluar
nėntokėn e urithėve tė vėrbėr ezopian! Shqiptari i ri, ta formojė
besimin nė vetvete, ta pėrsosi e stėrviti, ushtrojė shpirtin luftarak,
me menēuri, drejtėsi e guxim, tė veprojė ashtu sikur njė luftėtar i
paepur, qė luftoi deri nė ditėn e fundit tė luftės - ballė armiqve!

Shqiptari i ri - rrėfen, e sprovon edhe kryen synime tė reja!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 11-02-09 nė 10:09
Orfe@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 10-02-09, 20:44   #17
Orfe@
 
Avatari i Orfe@
 
Anėtarėsuar: 28-11-08
Vendndodhja: Te zemra e N.
Postime: 65
Orfe@ i vlerėsuar mirė
Gabim Titulli: Nezir Myrta SHQIPTARI I RI

Nezir Myrta / SHQIPTARI I RI DHE VETĖDIJA KOMBĖTARE


E Merkurė, 05. 11. 2008.



Shqiptari i ri, pikėsynimin kryesor, ta ketė nė formimin e forcimin, pėrsosjen e vetėdijes kombėtare, e cila ėshtė arma numėr njė, pėr njė personalitet sa ma komplet. Shqiptari i ri dhe vetėdija kombėtare, janė njė thelb i veprimit, ku pa prezencėn e vetėdijes kombėtare, nuk ka as shqiptar tė ri as shqiptar tė vėrtetė! Le ta zbėrthejmė pak konceptin - vetėdija kombėtare. Ēka kuptojmė me konceptin - vetėdije kombėtare dhe ēka duhet tė kuptojmė dhe veprojmė nė realitet?

Vetėdija, ėshtė dija, dituria e formuar nė personalitetin e njeriut, e krijuar pėrmes studimit, gjykimit, hulumtimit, gjurmimit, thithjes, absorbimit tė njohurive tė reja, thithjes sė tė bukures nga e njohura duke i mishėruar me njohuritė universale tė njeriut - duke krijuar njė unitet tė fortė tė mendimit tė shprehur, tė mirėfilltė, origjinal tė pakontestueshėm - ku origjinaliteti vepron duke krijuar personalitetin sa ma komplet! Pra, vetėdija ėshtė dija jote brėnda personalitetit tėnd, unit tėnd, egos sate, qė mos tė mashtrohesh,e tėbėhesh njė alter ego, njė un tjetėr, i tjetėrsuar, i pėrshtatur sipas erės, frymės sė jashtme, jasht unit tėnd. Ka shumė njerėz, qė janė tė ditur, me dije, por edhe pa vetėdije, aty nė psikėn e njeriut, mungon promotori i mendimit personal, i mendimit luftarak pozitiv, pėr tu ballafaquar direkt me mendimin negativ tė shoqėrisė - ku ai thotė e flet edhe tregon, rrėfen dituri ndėr ma lartat, si imitatorė, apo edhe si origjinalitet vetiak - por qė nuk e bėn fjalėn shpatė, pėr ndarjen e drejtėsisė nė moment tė caktuar, delikat, tė vėshtirė e flijues e vetflijues - duke kurorėzuar veprimin me sukses e fitore tė plotė! Shpesh, kur vie pika kritike e vetvendosjes, thonė: hoxha thot: bėj ēka them unė, e mos bėj ēka bėj unė - duke ia lėnė kėmbėt e harushės nė dorė publikut, turmės sė popullit. Nė secilin moment kritik tė veprimit: oratorik, strategjik, filosofik, psikologjik, patriotik etj., duhet tė vihet pėrfundimi, ndarja e tė drejtės, sepse ka veē njė tė vėrtetė, e kurrė dy dhe poqėse nuk bihet njė rezolutė, vendim koherent i plotfuqishėm nga gjykatėsi - popull, nė ēdo turmė, a tubim deri edhe tek tubimi kombėtar - vetkuptohet se mungon vetėdija kombėtare - ku nuk i vėhet kapak vorbės nė zjarr, e kur nuk e lejon avullimin e tepėrt tė dali jasht - sepse vorba derdhet nė prush. Vėri kapak fjalės, e mendimit tė fortė
qė jep pėrfundim tė pakontestueshėm!

Vetėdija, nuk formohet vetėm duke lexuar e shkruar, e folur e mbajtur oratori fallse, por ajo formohet atėherė kur ti e ke nėn kontroll shumė tė rrebtė vetveten tėnde, din e udhėheqė me vetveten, bėhesh zot i fjalės e mendimit tėnd - bėhesh zot i vetvetes edhe bėhesh i zoti i botės! Vetėdija ėshtė aftėsia profesionale universale, me njohuritė nga tė gjitha shkencat, si personalitet sa ma komplet, duke dhėnė fakte e argumente tė rralla, e deri tek ato tė panjohurat pėr opinionin - risi novatorizėm ekzekutiv tė fuqisė sė fjalės e mendimit. Shpesh thonė: x njeriu, tė pret e tė dieg me mendime, tė shkrumon, tė bėn shkrumb e hi, apo ai e ka fjalėn nė majegjuhe, reagon shpejt e me vend edhe shpėton edhe turma tė tėra, jo veē njė person, nė raste delikate nė jetė - ai e ka fjalėn shpatė, e ka fjalėn pushkė! Po fjala thuhet sot, e krisma i ndihet nesėr, e shumė e tepėr vonė, nėse nuk hetohet e kuptohet dhe aprovohet, aplikohet nė praktikė jetėsore! Pėr atė shumė popuj vuajnė n[ terr shfrytėzimi e robėrie - mu nga mungesa e zbatimit praktik tė fuqisėsė fjalės (lexojmė me andje poetėt, filozofėt, shkrimtarėt, historianėt - po ajo ėshtėvetėm njė dituri, njė dije e fituar - e jo vetėdije, qėtė arrinė shkallėn kombėtare! Mjeti qė nuk hyn nė punė, veprim, sado i mirė e i vlefshėm tė jetė - ai mjet sikur mjet diturie, nuk vlen as ndihmon, as lehtėson veprimit jetėsor, shoqėror, atdhetar e politik! Pėratė thonė: ti din tė numėrosh deri nė nėndė, po kurrė nė dhjetė, nė numėr dyshifror!

Kemi raste, kur mu njerėzit e ditur, intelektualėt e atdhetarėt injorohen mu nga bashkėkombasit e tyre, ēvlerėsohen, intrigohen, degradohen, rrahen e edhe vriten, mu nga dora e bashkėkombasit tė paguar, a tė ēmendur, i yti mercenar i huaj, me e pa vetėdije, ku kemi qindra raste, ku as armiqtė ma tėegjėrnuk munden tė fitojnė mbi intelektualėt e atdhetarėt shqiptarė edhe mu dora vrastare jona - i zhduku, sipas planifikimeve armike! Motoja armike ėshtė: herrja kopshtin e intelektualve e atdhetarėve njė popullit - tevona luan me tė si macja me miun! Kur nuk shungullon zėri e duhama e burrit nė shtėpi e kullė - aty ulurojnė zėrat kobėzeza tė ēakajve, duke kafshuar bishtat e njeritjetrit - bjeritjetrit! Ashtu ėshtė me atdheun edhe me vet luftėn ēlirimtare, ku duhet ta nxierr njė pėrfundim final, me njė kryesi finaliste, e jo tė degėzohet nė konceptimet politike, si njė gjallesė me shumė koka - eēka i thohet asaj veē kuēedėr, qė han klyshtė e vet!

Ai shqiptar, qė nxierri, apo nxierr zėrin nėnēmues, iritues, xhelozues, ofendues ndaj intelektualit shqiptar (qė sot lirisht mund tė thomė se asnjė intelektual e atdhetar nuk mbeti pa njollosje, me fjalorėt ma primitiv) - ai zė nėnēmues, kushdoqoftė ai shpejt eshpejt ta bėjė DNA, se nuk ėshtė gjak shqiptari, por veē njė shqipfolės shkatrrues i kombit e atdheut!
Mund tė thotė dkush: po ka disa, apo shumė - atėherė gjegjja ėshtė rri e pajtohu me regjimin e qeveritė edhe me pushtuesit, derisa tė formohet nė nivel tė duhur vetėdija kombėtare! Njė popull i ngritur me vetėdije kombėtare - nuk e shikon si lopa viēin duke pallur - e duke ia kafshuar ujku, ashtu si ngjau e ngjet nė shumė raste, tė flijimeve atdhetare tė patriotėve shqiptarė - ku policia nxinte e nxirrte nga masa, nga rruga, sheshi atdhetarėt dhe nė sy tė popullit i rrihte, i prangoste, i burgoste me dekada nėpėr ēelia tė hekurta armike - prej mijėra rasteve ndėrma tėthjeshtat e deri tek rastet e marrjes, e zhdukjes sė intelektualėve nga maja e kombit, sikurse ėshtė Ukshin Hoti, Bardhyl Ēaushi e mijėra intelektual tjerė, tė ndjekur e vrarė, mu nė sy tė popullit, e anėmbanė botės!

Vetėdija kombėtare ėshtė fuqia vepruese dhe pėrfunduese e kombit!

E kush ėshtė shqiptari i ri?!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 11-02-09 nė 10:09
Orfe@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-02-09, 20:44   #18
Orfe@
 
Avatari i Orfe@
 
Anėtarėsuar: 28-11-08
Vendndodhja: Te zemra e N.
Postime: 65
Orfe@ i vlerėsuar mirė
Gabim Titulli: Nezir Myrta SHQIPTARI I RI

Nezir Myrta / SHQIPTARI I RI


E Ėnjte, 06. 11. 2008.


Shqiptari i ri, koncept i cili duhet tė tingllojė fuqishėm nė ēdo mement nė veshin e trurin, memorjen shqiptare, derisa tė zgjohet, tė kthjellet, e tė veprojė aty ku e meriton se e ka vendin, aty ku jep kontributin efektiv nė mekanizmin kombėtar - e fundmja ndėrgjegje jona, e cila ėshtė e mjegulluar, e zhgėnjyer e dridhet, tronditet, pezmatohet nė vetveti - kudo trojeve tona, si harrna nė hartėn gjeopolitike ballkanike - e vizatuar nga pushtuesit me maje shpate, e maje plumbi - shpirti ėshtė prore lumė i rrėmbyer, desh del shtratit tė vet nga dashuria pėr atdheun e copėtuar - derisa tė ēlirohet edhe bashkohet e fundmja pjesė e trojeve tona tė pushtuara barbarisht! Derisa tė dihen hapur shqiptarėt e barbarėt!

Shqiptari i ri, nuk mund tė ndihet i qetė, me liri lajkash e mashtrimesh shekullore historikisht pasosur, pafund deri nė infinit - por ndjehet sikur njė det i trazuar i shqetėsuar me batica tė ashpra rrokabrigjesh, kur shihen trojet tona aq sa tė humbura e tė harruara nėpėr gėrmadhat e lashtėsisė sė njė bote illiriane, qė dikujt e brezave sot i duket si njė hijallė historike pėr brezat e rinj - po aq rilindje duken duke shpėrthyer si bimė kopshti dashurie pėr atdhe, po aq bimė zemre, qė kėrkojnė bashkim, po qė as ende nuk mund ta shprehin hapur e lirshėm, zyrtarisht para botės!

Sot pjesa ma e madhe e tokave shqiptare mbeten ende nėn pushtime tė huaja - '' para kongresit tė Berlinit (1878), nga shekulli XVII Shqipėria Etnike, kishte njė sipėrfaqe 110 mijė km2 - u shkėputen mbi 5.000 km2, ku Greqia u zgjėrua dhe pushtoi 9.275 km2 me toka e popull shqiptar - Servia u zgjėrua dhe pushtoi 10.500 km2, territor e popull shqiptar - Mali i Zi u zgjėrua dhe pushtoi 4.683 km2 territor e popull shqiptar.

Konferenca e fshehtė londineze (1913 e 1915), Shqipėrinė Etnike e copėtoi edhe ma tmerrshėm: Servia u zgjėrua e pushtoi 39 mijė (39.000) km2, prej ku pushtoi 34. 000 km2, territor e popull shqiptar me rreth 1.090.000 banorė shqiptar - Mali i Zi u zgjėrua e pushtoi rreth 7.000 km2 territor shqiptar me 260.000 shqiptar - Greqia u zgjėrua e pushtoi edhe 51.000 km2, prej ku edhe 10.794 km2 me 425.000 banorė shqiptar! Ashtu qė nga tėrėsia territoriale shqiptare, prej 110.000 km2, territore shqiptare, nga shek. XVII e deri nė vitet '20 tė shek. XX kur Europa sanksionoi Shqipėrinė londineze, duke e lėnė me vetėm 28.748 km2, nga trungu shqiptar, u shkėputen dhunshėm mbi 81.000 km2 territore shqiptare'' (Enciklopedia, Zagreb, 1973).

Tash shtrohet pyetja: kush janė shqiptarėt, e kush janė barbarėt? Derikurė tė mbeten territoret shqiptare nėn pushtimet barbare? Vendosja e popullėsive tė huaja mbi trevat tona, ka zvogėluar dukshėm numrin e popullėsisė shqiptare, nė qytetet kryesore Shkup, Manastir, Ohėr e Prespė, Janinė e deri nė Athinė (Ethanė), pėrveē Abllanikut e Toplikut si treva dardhane, e qytete tjera shqiptare, qė duken sot sikur duke dhėnė shpirt nga asimilimet,e ripopullzimet me pushtues tė huaj!

Derikurė, duhet tė shikohen seri, duke bėrė sehirė - nė trevat shqiptare tė pushtuara?

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 11-02-09 nė 10:09
Orfe@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-02-09, 20:45   #19
Orfe@
 
Avatari i Orfe@
 
Anėtarėsuar: 28-11-08
Vendndodhja: Te zemra e N.
Postime: 65
Orfe@ i vlerėsuar mirė
Gabim Titulli: Nezir Myrta SHQIPTARI I RI

Nezir Myrta / SHQIPTARI I RI


E Diell, 09.11.2008.


11.

Shqiptari i ri, duhet ta dij e tė jetė i gatitur me energji tė reja e pregatitur prore nė ēdo moment, se ka shumė sfida para vetes, ndėr ma tė ndryshmet, ndėr ma provokueset, ndėr ma tė shenjestruarat nga tė gjitha anėt qė s'i pret as kujton, ndėr ma tė befasishmet, qė mund t'i kthehet bumerang nė ēdo kohė e moment, ndėrma lajkataret, ndėr ma servilet edhe ndėr sfidat ma atakuese si nė stil e methoda tė thjesta apo tė egra, e ndėr ma tė sofistikuarat, na pėrvojat e tjerėve, qė paten me shekuj pėrpara (aty ku iu shkon kungulli mbi ujė kundėrshtarėve), e ndėr ma tė padukshmet nė forma moderne diplomatike - nga ma tė rrezikshmet... Po, mbi tė gjitha nuk ka vend pėrdyshim, as mos thuani tash, se duhet drojė, frigė a pendim, pse i ke hyrė njėudhe tė tillė plot rreziqe, tė brėndshme e tė jashtme! Jo, jo, kjo nuk ėshtė njė frigė, a ftigim, tė zbrapsesh, por ėshtė njė kurajo, njė sy kritik nė ekstrem, njė vizion, largpamėsi jotja, njė syēeltėsi shqiponje, ashtu sikur shqiponja qė vėren e heton secilen lėvizje edhe nga kilometrat nė lartėsi! Gjithmonė, para sfidave duhet ta dijsh krejt ēfarė mund tė tė ndodhi, nė ēdo reflektim eventual tė sakrificės! Tė armatosesh deri nė dhėmb me armė diturie e guximi, qė tė iu prejsh orėn, parase tė ofrohen, kundėrshtimet eventuale dhe kur ndeshen - le tė ndeshen nė shkėmb tė pathyeshem, sikur tallaze deti dhe tė mbesin tė shkumbėzuara, e tė shuara!

- Shqiptari i ri, duhet ta dij se secila sfidė ėshtė e pafuqishme, kundėr dashurisė ndaj atdheut e kombit. Duhet ta kuptojė funksionalisht, se ēdo sfidė ndėr ma tė egrat, e ndėr ma tė tmerrshmet - ėshtė njė asgjė, asgjasoje me themel edhe mos tė kalojė askush pėr tė gjallė mbi idealin tėnd tė gjallė - jo as mbi trupin tėnd tė vdekur - sepse fuqia e dashurisė pėr atdhe, ėshtė fuqi Perėndie, qė kundėrshtarėt e armiqtė i tmerron fjala jote, fuqia shprehėse, duhama e idealit tėnd, e mu nė momente kritike, do tė dali njė hero yti, qė do tė personifikon edhe nė formėn ma sfiduese, qė as nuk e kujton ti as armiqtė tuaj dhe do ta vijojė udhėn tėnde, duke ia pėrciellur tjetrit e tjetrit ideator, pėr ta ēuar amanetin deri nė fund!

Shqiptari i ri, ėshtė ushtar i paepur i atdheut, ai ėshtė ushtari i plumbtė, tė gjindet psiko-fizikisht nė ēdo kėnd atdheu e nė botė, kudo mes turmave edhe tė molisura nė vaje edhe tė zhgrehura naivisht nė gaz - kudo merr nė thumb skenat e frustruara tė shantazheve politike, e mashtrimet, skenat mashtruese qė i bėhen popullit, nė emėr tė rendit e paqjes, qė i bėhen popullit, pėr tu sakrifikuar pėr interesa tė errta tė tjerėve shfrytėzues, mbi interesat vitale tė popullit, kudo turmave tė hutuara, e politikave ēorre dublere, kudo labirintheve tė mizantropisė sado hermetike, tė vizioneve armike, qė coptuan e coptojnė pėrditė trojet tona - ku nė vend se tė jemi tė lirė, na duhen pasaporta tė reja, pėr tu parė mesveti vllazėrisht edhe ma strikt e dhunshėm, se sa nė sistemet e shkuara! Sot, preshevarit i duhet pasaportė tė vij nė Prishtinė, e prishtinasit i duhet pasaportė, tė shkojė nė Shkup, e nė Ulkin, Hot e Grudė, Pllavė e Guci, e Tiranė... Kufinj tė rinj ndėrshqiptarė, mu pėr mbrojtjen e rendit ballkanik - shqiptarėt vetsakrifikohen, vetndahen e ricoptohen edhe ma tmerrshėm se nė sistemet feudaliste e komuniste! Shqiptarit i cungohet e drejta edhe qoftė pėr njė thirrje bashkimi kombėtar, me methoda prefide mashtruese, se nuk bėn - nuk guxon - nuk tė lėnė tjerėt, fuqitė... Po cila fuqi mund tė ma ndalojė thirrjen time pėr bashkimin e kombit? Cila fuqi mund tė ma ndalojė bashkimin e gjakut shqiptar, bashkimin e kėngės shqipe, bashkimin e gjuhės e kulturės, e vlerave kombėtare, bashkimin e territoreve shqiptare tė coptuara e ricoptuara pėrditė, e pėr ēdo koncert politik tė ri, duke nėnshkruar miopėt politik, e duke referuar e deklaruar botėrisht se 'nuk bėhet as fjalė pėr bashkim shqiptarėsht'! Kush mund tė ia ndalojė bashmikin - popullit tė njė gjuhe e gjaku, kulture e historiografie - popullit shqiptar, qė i vetmi mbeti me ēėshtje tė pazgjidhur politike e kombėtare nė Ballkan!
A vetėm shqiptarėt po u dashka tė vetsakrifikohen, pėr liritė e tjerėve pėrrreth, kur vet shtetet pėrrreth u formuan edhe u riformuan edhe po riformohen pėrditė me troje e popullėsi shqiptare, pėr tu bėrė ura kurrizore pikėrisht mes poatyre barbarėve, qė derisot dogjėn e poēen troje e djepa shqiptar!?

Pse kjo drojė e ndrydhje e vullnetit tė popullit shqiptar, nė mėnyrė sistematike, gjoja pėrnjė modalitet politik ndėrkombėtar, gjoja me rrena e mashtrime, se as duhen kufinj shtetėror pėr nė BE,gjoja se Ballkani po me kėto copėra trojesh shqiptare, po shkojka nė bashkimin europian!? Krejt kjo amulli politiko-diplomatike, bėhet pėr tu pėrulur shqiptari, pėrtu bėrė gjoja i mirė e paqėdashės, pėr tambyllur gojėn me grusht e sytėnė ballė -se nuk bėn as tė flitet pėr ndopnjė ribashkim shqiptar eventual!?


Shqiptari i ri - ushtari i plumbėt i atdheut, duhet tė gjindet kudo edhe valeve elektronike edhe valeve tė detrave edhe stepave tė trojeve - edhe sfidave kibernetike edhe laboratorėve eksperimental politik e diplomatik, qė hutohen para realizimeve, tė vullnetit tė popullit ndėr ma tė lashtit ballkanik e europian - popullit shqiptar! Mund tė thotė dikush: pse unė kaq gjatė, e kaq rrėmbyeshėm - ē'ėshtė kjo ngritje a kryengritje e panevojshme sot? E unė i gjegjem: mė fal, qė po ua prishi komoditetin e jetės suaj, nostalgjinė pėr korrupcion e tradhėti kolltuqesh turpi, pėr modernitetin e civilizimin tuaj nė re tė zeza - e populli im ende po vuan, nė pėrmasa katastrofike robėrie e kolonizimi, copėtimi e ricopėtime tė reja tė trojeve tona - mė fal pėr injorancėn tėnde miope, po sot nė fill tė mijvjeēarit tė Tretė, gjoja nė shekullin kibernetik, pse ndodh krimi mbi shqiptar, si krim i organizuar diplomatik, pėr ta shtruar shpirtin shqiptar pėrtoke, pėrdhee -as pa tėdrejtat themelore pėr jetė tė lirė edhe nė emėr tė pavarėsive bile!
Katėr luftėra u bėnė nė ish-jugosllavinė fallse, duke iu dhėnė nėnshtetėsi jugosllave edhe shqiptarėve tė coptuar e ricoptuar nė katėr ish-republika ish-rsfj edhe shqiptarėt si kombi i Tretė pėrkah madhėsia nėn ish-rsfj edhe tre lufta shqiptare: UĒK, UĒPMB, UĒKombėtare edhe demilitarizime me methoda prefide mashtruese edhe formime tėshteteve multietnike, duke shuar me penicilin asimilues shqiptarin mu nė trojet e veta,e ku mu nė Djepine Dardhanisė antike - njė krahinė politike titiste - njė shtet multietnik - duke i rruar e kruar fallangat nė emėr theoligjishė e sintagmave barbare - mu atyre qė dje bėnė krime kundėr njerėzimit, mu atyre qė duart i kanėme gjak - mu atyre qė nuk njohin shtet as zot! Decentralizim e eksterritorialitet pordha politike nėarrėveshtje tė fshehta - mu me ata qė kallėn flakė luftėrash ballkanin! Edhe duke u munduar tė justifikohen: krime, e krime nė masė, e masakra masive, e katastrofa humanitare mbi popullin shqiptar me lak nė fyt kotareve politike nė trojet tona - dke justifikuar makabritetin barbar servo-rus - vetėm me disa ekzekutime tė njė a dy liderve barbarė! Kujtoni ju se justifikoni krimet nė Kosovė e Shqiptari - me vetėm njė burgosje nė Hagė, tė disa personave: Millosheviq, Mlladiq, Karaxhiq etj., kur u kryen vrasje shtetterroriste e masakra masive, mbi afro gjysėm njėmilioni: shqiptarė, boshnjak, kroat etj., tė viktimizuar nė rrethanat ma barbare qė ka njohur historia botėrore? Kujtoni, se do ta asimiloni pjesėn ma vitale tė kombit shqiptar, me pezhishka ēorre diplomatike - duka na lėnė kėmbėt e harushės nė dorė edhe tevona tė bindemi, se nuk jemi shqiptar?

Kjoėshtė veē nisma, pse duhet shqiptari i ri - ushtari i plumbtė i atdheut! A nuk po dktohen mashtrimet politike symėsy, deri tek sinjalet e fundit tė politikės europiane mbi shqiptarėt, qė duan tė jetojnėtė lirė e tė bashkuar, qėduan tė jenė zotėr tė atdheut shqiptar? A nuk po vėrehen, dyshimet e gabimet e vet nėnshkruesve tė marrėveshtjeve tė fshehta e tė hapta, tė grupeve inisiatore, e konservatore - vegla e mjete pune, shytėr e krampa miope, qė sapo po iu del duēi!A nuk po diktohen trikat diplomatik europian, herė me planin ahtisaarian, e tash kundėr tij, mu nga eprorėt europian e ballkanik? A nuk po shihet konfuzion, kaos negociatash...?

Ku je shqiptari i ri, ushtari i plumbtė i atdheut, qė dukesh anėve rretheqark mashtrimeve tė reja, e shtin vesht nė lesh - apo je dhunuar nga mashtrimet, nga interesat personale, partiake, grupive, apo je lidhur nė kurtha politike, si Muēa pas Dahinjve edhe nuk guxon ta ngritish as zėrin, sepse je njė vegėle atyre, qė tė mbajnė pėrlaku e pėrveshi, apo je lodhur e molisur nga urdhėrat e padronėve tuaj: qe dollari - eja pas meje - i mvarur deri nė shpirt e ideal kombėtar, apo ēfarė tjetėr?

Shqiptari i ri, ushtari i plumbtė i atdheut, duhet tė jetė sēpari vetvetiu i pavarur, e ta ketė pavarėsinė nė shpirtin e mendjen e tij, tė jetė i pavarur, kur don pavarėsi, sepse ti i mvarur e atdheu gjoja i pavarur - ėshtė vetmashtrim edhe ma keq se sa rob, qė askush nuk ta din dertin - sepse bile rob - dikur mendon se bėhesh zotėri - ah zotėrinjt e mij, me plotgojėn zot e zotėri e demokraci - e plot shpindėn pesha tė hidhura qė ta thejnė kurrizin pėrditė me forma tė reja moderne! - prek dy pulla - e dy thasė gur mbi shpindė edhe mendon se ke xhepin plot?

Shqiptari i ri - pavarėsohu personalisht, kur don pavarėsi e bashkim kombėtar!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 11-02-09 nė 10:08
Orfe@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-02-09, 23:06   #20
krijuesiii
 
Avatari i krijuesiii
 
Anėtarėsuar: 20-11-05
Vendndodhja: ne bote gjitheandej
Postime: 1,005
krijuesiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Nezir Myrta SHQIPTARI I RI

...ktynehere do dojshine me e krijue njeriun e ri ky trimi ja paska nise me e krijue Shqipetarin e Ri e ati te vjetrite qa me i bo??? hajde per hajre na kofte...



tungiii
__________________
I kam mbytur zhgenjimet.
I kam harruar vuatjet, mjerimet, dhimbjet.
SHQIPETARE dua tju shoh te bashkuar...
SHQIPERI A ALBANI emer qe me knaqe shpirtin
krijuesiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-02-09, 03:11   #21
Orfe@
 
Avatari i Orfe@
 
Anėtarėsuar: 28-11-08
Vendndodhja: Te zemra e N.
Postime: 65
Orfe@ i vlerėsuar mirė
Gabim Titulli: Nezir Myrta SHQIPTARI I RI

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga krijuesiii
...ktynehere do dojshine me e krijue njeriun e ri ky trimi ja paska nise me e krijue Shqipetarin e Ri e ati te vjetrite qa me i bo??? hajde per hajre na kofte...



tungiii

ai i vjetri rrin me te vjetrit
edhe i vdekuri me te vdekurit!
Orfe@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-02-09, 03:13   #22
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Nezir Myrta SHQIPTARI I RI

nezeir myrtaj apo ODISEN e pershendes nese neziri ka ndryshue me kalimin e kohes
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-02-09, 01:39   #23
Orfe@
 
Avatari i Orfe@
 
Anėtarėsuar: 28-11-08
Vendndodhja: Te zemra e N.
Postime: 65
Orfe@ i vlerėsuar mirė
Gabim Titulli: Nezir Myrta SHQIPTARI I RI

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh
nezeir myrtaj apo ODISEN e pershendes nese neziri ka ndryshue me kalimin e kohes

Shihe lartė ja ku ėshtė Nezir Myrta, pa dogma tė cofta politike!

Edhe unė ju pėrshėndes Guri i madh. Do ish mirė tė analizohen shkrimet sipėr, e tė ndryshojnė disa tė pandryshuarit, deritash. Si do tė dukej shqiptari i ri?
Orfe@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-02-09, 18:02   #24
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nezir Myrta SHQIPTARI I RI

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Orfe@
Shihe lartė ja ku ėshtė Nezir Myrta, pa dogma tė cofta politike!

Edhe unė ju pėrshėndes Guri i madh. Do ish mirė tė analizohen shkrimet sipėr, e tė ndryshojnė disa tė pandryshuarit, deritash. Si do tė dukej shqiptari i ri?
Si do t'dukej ?


Si nje jo-shqiptar !


Po ne fakt, ti nuk po kerkon Shqiptar te ri, por Rinovimin e Shqiptarit t'origjines.


Ndryshe then : S'je ka din as vet se qfar po don ?
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-02-09, 21:25   #25
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nezir Myrta SHQIPTARI I RI

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Makresh
Si do t'dukej ?


Si nje jo-shqiptar !


Po ne fakt, ti nuk po kerkon Shqiptar te ri, por Rinovimin e Shqiptarit t'origjines.


Ndryshe then : S'je ka din as vet se qfar po don ?
Si duket ju jo qe nuk e keni kuptu qellimin dhe porosine e shkrimit me lart por perkundrazi nuk e keni lexu fare! Ky eshte nje reagim i nje niveli per note jo kaluse!
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-02-09, 15:46   #26
>>{SpOnGeBoB}<<
Banned
 
Avatari i >>{SpOnGeBoB}<<
 
Anėtarėsuar: 08-06-07
Vendndodhja: In the battle of Love...
Postime: 2,082
>>{SpOnGeBoB}<< i njohur pėr tė gjithė>>{SpOnGeBoB}<< i njohur pėr tė gjithė>>{SpOnGeBoB}<< i njohur pėr tė gjithė>>{SpOnGeBoB}<< i njohur pėr tė gjithė>>{SpOnGeBoB}<< i njohur pėr tė gjithė>>{SpOnGeBoB}<< i njohur pėr tė gjithė>>{SpOnGeBoB}<< i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Nezir Myrta SHQIPTARI I RI

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga GURI SYLAJ
Si duket ju jo qe nuk e keni kuptu qellimin dhe porosine e shkrimit me lart por perkundrazi nuk e keni lexu fare! Ky eshte nje reagim i nje niveli per note jo kaluse!
jo vetum note jo kaluese po qetina shoq vnoja 1 edhe pa u bo shqiptar i ri nuk ka me mujten me dalen ne tjetren klase.
>>{SpOnGeBoB}<< Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-02-09, 18:04   #27
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nezir Myrta SHQIPTARI I RI

qekjo klas boll e mir.
edhe un pata qef myrta mu perzi pak e jo me kqyr si telespektator qka pu bohet tash.
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-03-09, 21:24   #28
Orfe@
 
Avatari i Orfe@
 
Anėtarėsuar: 28-11-08
Vendndodhja: Te zemra e N.
Postime: 65
Orfe@ i vlerėsuar mirė
Gabim Titulli: Nezir Myrta SHQIPTARI I RI

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Makresh
qekjo klas boll e mir.
edhe un pata qef myrta mu perzi pak e jo me kqyr si telespektator qka pu bohet tash.
ēka po don mu pėrzie? Bėhu shqiptar i ri, kalo klasėn e eja me ne! Lexo sipėr shkrimet, fol pėr to, plotėso, e tė shohim a je i denjė si shqiptar i ri.
__________________
ஜ★☆♥ Te Odise@ ♥☆★ஜ
Orfe@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-03-09, 21:31   #29
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Nezir Myrta SHQIPTARI I RI

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Orfe@
Shihe lartė ja ku ėshtė Nezir Myrta, pa dogma tė cofta politike!

Edhe unė ju pėrshėndes Guri i madh. Do ish mirė tė analizohen shkrimet sipėr, e tė ndryshojnė disa tė pandryshuarit, deritash. Si do tė dukej shqiptari i ri?



PO THOJN ky neziri i nrron ftyrat si shpesh


i ka do shkrime te bukra po disi shpesh po i nrron ftyrat e po lindin dyshime
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-03-09, 17:54   #30
Orfe@
 
Avatari i Orfe@
 
Anėtarėsuar: 28-11-08
Vendndodhja: Te zemra e N.
Postime: 65
Orfe@ i vlerėsuar mirė
Gabim Titulli: Nezir Myrta SHQIPTARI I RI

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh
PO THOJN ky neziri i nrron ftyrat si shpesh


i ka do shkrime te bukra po disi shpesh po i nrron ftyrat e po lindin dyshime

e ke gabim miko, neziri as ka ndrruar, as nuk ndrron fytyra, as nėkohėzjarri - po ti bėhu guri i madh vėrtet nėse je, sepse tėjeshė guri i madh, e tė mos jeshė shqiptar i ri, i kohės, ky ėshtė ndrrim fytyre e identiteti kombėtar! Mate veten guri i madh! Rilexoje themen e fol pėr tė!


__________________
ஜ★☆♥ Te Odise@ ♥☆★ஜ
Orfe@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:41.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.