TRILOGJIA E HESHTJES
VALLJA E BREZAVE
i kendueshem vaji i Alpeve rrenjosur
ne mishrat e nje trupi emotiv.
Dridhen shpatat ne tehe fatesh,
tejshkohet erresirave shpirti im.
I kaloj veshtrimet ne rrudha,
ne brez shtrengoj fort te kaluaren.
Qiejte mbeshtjellin akuj perzier
me hijet, zemren, shprese harruaren...
Xhandare kohesh digjen ne Valle Brezash...
Valltare rrotullohen neper vatra gjaku...
Vallja e Brezave perplas shpirtra...
Brez...Shpate...Brez...Shpate...
VALLJA E NATES
bredhin historite neper heshtje,
kembezemra fort ne toke troket.
Kerkojne syte te pershkojne vetveten,
me rremben hena ne shtratin e vet.
Ne valle humbasin ankthet e lodhura,
vijat e nje lidhjeje me nje shpirt.
Ku ujqerit kafshojne rende trendafilat,
brezat harrojne ere, shuajne dite.
Ler te kercejne nen lahuta kujtimet.
Lere nate te kridhet ne puthjet e saj.
Vallja e nates kendohet nga malet.
Yjet nurin shkundin mbi erresire.
VALLJA E HESHTJES
Trishtueshem bie ne dashuri me erresiren,
tingull i keputur deti ne vale te gjelberta,
une terheq mbrapa force e shpatulla,
belbezoj ne tjetersim;dua shtrengime te lehta.
Kalimthi e ndjeva boten neper gishterinje,
figurave homazhe u bera dhe me pas i lashe.
Oa traste e krah, kerkova vetveten...
nje thirrje nga larg, nje shurdhim i lashte.
Loti lag petkun e Valles se Heshtjes,
une mbeta guximtarja rruges ne mes.
Kudo qofshin hije perpjekjes u meken,
une guxova, une qava...
Heshtja eshte fundi im