Qeveria gjermane shtyn qytetarėt tė mos pėrdorin Internet Explorer
19.09.2012
Sipas Reuters, qeveria gjermane ka shtyer publikun e saj tė martėn qė pėrkohėsisht tė ndalojnė pėrdorimin e shfletuesit Internet Explorer, pas zbulimit se njė virus nė softuer i rrezikon kompjuterėt ndaj sulmeve tė hakerėve.
Microsoft ka thėnė tė hėnėn se sulmuesit munden tė mbjellin virusin nė program tek kompjuterėt e pėrdoruesve qė hyjnė nė ueb faqe tė predispozuara ndaj rreziqeve, dhe pastaj ata marrin kontrollin mbi pajisjen e viktimės.
Shpėrndarja e shpejtė e virusit duhet tė parandalohet-kanė thėnė zyrtarėt e qeverisė nė deklaratėn e tyre. Ndėrsa, zyrtarėt e Microsoft nuk janė pėrgjigjur ndaj kėrkesės sė qeverisė gjermane. Megjithatė, kompania ka treguar pėr rrezikun ndaj virusit nė njė deklaratė tė shkruar.
Sipas kėsaj deklarate nga Microsoft, thuhet se virusi ka sulmuar njė numėr shumė tė vogėl tė pėrdoruesve dhe se kompania ka ndėrrmarur hapa drejt krijimit tė njė softueri nė ditėt e ardhshme, pėr ti mbrojtur kompjuterėt nga virusi.
Edhepse, kompania nuk ka caktuar afat tė daljes sė anti-virusit, softueri pritet tė dal gjatė javės sė ardhshme, dhe shtohet automatikisht nė Internet Explorer.