Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Informatika
Emri
Fjalėkalimi
Informatika Gjithēka mbi informatikėn dhe internetin...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 29-03-13, 17:19   #31
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Teknologjite qe do te ndryshojne boten

Gorilla Glass






Pėr tė gjithė ata qė pėrdorin telefoninė mobile gjithsesi janė tė njohur me termin – Gorilla Glass.

Gorilla Glass, pėrkatėsisht qelqi Gorilla ėshtė produkt i kompanisė Corning, i cili kryesisht shėrben pėr mbrojtjen e ekraneve tė pajisjeve portative nga gėrvishtja dhe plasaritja. Qelqi Gorilla ėshtė shumė i hollė dhe pėr kėtė arsye nuk e zvogėlon ndjeshmėrinė e ekraneve me prekje, e duke pasur parasysh qė ėshtė po ashtu edhe shumė i lehtė nuk ndikon nė peshėn e pajisjeve.

Cilat janė tė veēantat rreth qelqit Gorilla dhe cilat janė dallimet mes prodhimit tė kompanisė Corning dhe qelqit tė thjeshtė – mėsoni nė vazhdim tė tekstit.

Historia

Corning ėshtė kompani e themeluar nė mes tė shekullit 19. Me qelq tė pėrforcuar filluan tė merren ne vitet 60-tė tė shekullit tė kaluar, ndėrsa prodhimi i parė i kėtij lloji u quajt muscled glass (xham muskuloz).

Nė kėtė drejtim ata u zhvilluam veēanėrisht nga fillimi i vitit 2005 kur Motorola e prezantoi modelin e vet tė parė RAZR. Duke parė se si nė kėtė model ekrani ėshtė bėrė nga qelqi, e cila ishte nė interes tė kompanisė, filluan tė investojnė nė zhvillimin e teknologjisė sė tyre nė mėnyrė qė prodhimeve tė ardhshme t’u ofronin qelq edhe mė tė mirė. Corning formoi grupin e ekspertėve dhe filluan tė zhvillonin qelqin me emrin kodues – Gorilla Glass.

Pas njė viti Apple zbuloi se prototipi i tyre i iPhone-it gėrvishtet nė rast se gjendet nė xhep sė bashku me psh ēelėsat. Drejtori i atėhershėm i Apple-it Steve Jobs kontaktoi kompaninė Corning pėr tė pyetur nė lidhje me muscled glass-in.

Pasi i thanė se janė duke punuar nė teknologjinė e re (atėherė me emrin Gorilla Glass), Jobs-it i pėlqeu ideja kėshtu qė qelqi i tyre u pėrdor nė gjeneratėn e parė tė iPhone-ve tė cilėt u paraqitėn njė vit mė pas.

Pas kėsaj, Corning filloi tė shpėrndante prodhimin e vet edhe shumė kompanive tjera.

Prodhimi

Ėshtė pak e njohur se qelqi nuk ėshtė vetėm prodhim industrial, por ai gjendet edhe nė natyrė. Shkėmbinj tė caktuar dhe minerale shėndrrohen nė xham pas kontaktit me temperatura shumė tė larta. Kjo zakonisht ndodh nė zonat ku vullkanet nxjerrin llavėn apo nė vendet ku rrufetė godasin nė tokė.

Pėrveē fenomeneve natyrore, njerėzit me shekuj kanė prodhuar qelqin edhe vetė. Mėnyra e prodhimit ėshtė e bazuar nė tė njėjtin parim tė cilin pėrdor edhe natyra – me shkrirjen e shėmbinjėve tė caktuar nė temperatura tė larta. Pėrsa kohė ėshtė ashtu e shkrirė dhe nė formė tė lėngshme ėshtė e mundur ti jepet forma e dėshiruar.



Bėrja e qelqit – hedhja nė kallup



Prodhimin i Corning pėrbėhet nga tri komponente kryesore: rėra, karbonat natriumi dhe gėlqere. Pėrveē tyre shtohen edhe disa kimikate para procesit tė shkrirjes, pėr shkak tė cilave rezulton qė prodhimi i qelqit pėrmban alumin, oksigjen dhe silicium.



Tri komponentet kryesore prej tė cilave pėrbėhet qelqi



Pas shkrirjes sė qelqit nė formėn e saj tė lėngshme derdhet nė kallepe dhe me lazer prihet nė format e dėshiruara. Rezultati ėshtė qelq i hollė vetėm gjysmė milimetri. Ky lloj qelqi ėshtė shumė i ndjeshėm nė thyerje, e ajo se ēfarė e bėn nė tė vėrtetė Gorilla Glass shumė tė fortė ndodh nė hapin tjetėr.

Ashtu i prerė qelqi zhytet nė kalium bikromat i cili nė kombinim me elementet e hapit tė parė qė pėrmendėm mė lartė shkakton reaksion shumė tė fortė nė qelq pėrmes tė cilit i jep fuqinė tė cilėn qelqi i thjeshtė nuk e ka. Gjithashtu, ėshtė me rėndėsi tė pėrmendet se qelqi Gorilla ėshtė plotėsisht i pranuar pėr mjedisin ekologjik, sepse mund tė reciklohet nė tėrėsi.

Gorilla ėshtė nė qelq

Corning nuk ėshtė e vetmja kompani e cila prodhon qelq tė forcuar kimikisht, megjithatė ėshtė mė e njohura nė treg. Pse?

Qelqi Gorilla nuk mund tė blihet nė ndonjė dyqan, por Corning ka lidhur kontrata ekzkluzive me prodhuesit e celularėve, televizorėve dhe pajisjeve tjera pėr tė cilat Corning e bėn qelqin sipas specifikimeve duke hequr markėn e vet dhe duke vendosur markėn e prodhuesit.

Pėr kėtė arsye Corning nuk guxon tė zbulojė se nė cilat prodhime gjendet qelqi i tyre, pėrveēse kur prodhuesi i pajisjes nuk e lejon mos deklarimin.






Testimi nė Gorilla Glass



Pėrveē versionit tė parė tė qelqit Gorilla, Corning ka prezantuar edhe Gorilla Glass 2 nė fillim tė vitit 2012. Atėherė ata pretenduan se qelqi ėshtė 20% mė i hollė se paraardhėsi i tij duke ruajtur tė njėjtat karakteristikat, me pėrmirėsim tė shtuar tė precizionit ne ekranėt me prekje.

Jo shumė kohė mė parė nė panairin CES u prezantua edhe produkti i fundit nga Corning – Gorilla Glass 3. Nga kjo kompani premtojnė se ky prodhim i ri ėshtė edhe mė i fortė dhe se ėshtė madje tri herė mė rezistent ndaj gėrvishtjeve se sa paraardhėsi i tij.

Pėrdorimi

Kėshtu sipas informacioneve nė dispozicion nga faqja zyrtare e kompanisė Corning celularėt me qelq Gorilla tė integruar janė Lumia 920, 900, 800 dhe 710, shumica e modeleve tė Motorola-s, celularėt e fundit dhe tabletėt e HTC-sė, Samsung Galaxy S3, modelet e reja nga LG, smartfonėt dhe tabletėt e Asus, televizorėt nga Sony dhe notebookėt e Dell-it.

Ardhmėria

Corning ka disa kohė qė po punon nė versionin fleksibėl tė produktit tė vet, kėshtu qė me paraqitjen e ekranėve fleksibėl ata do tė jenė tė mbrojtur nga gėrvishtja dhe plasaritja.



Eksperimentėt me qelq fleksibėl



Mirėpo, pėr produktet e para me ekran fleksibėl do tė duhet tė presim edhe pak kohė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 26-04-13, 15:28   #32
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Teknologjite qe do te ndryshojne boten

Samsung tė krijojė tablet qė e lexon trurin tonė!


Inovacioni i ri i Samsung mund tė jetė njė zbulim i jashtėzakonshėm, nė rast se inxhinierėt e saj arrijnė tė krijojnė njė tablet i cili do tė mund tė kontrollohet nga truri i njeriut.


Sipas Technology Review thuhet se laboratori i kompanisė i njohur si Samsung Emerging Technology Lab ėshtė nė partneritet me Universitetin e Teksasit, me tė cilėt janė duke studiuar mundėsinė e sjelljes sė “kontrollit tė trurit nė pajisjet mobile”, ndėrsa qėllimi ėshtė qė njerėzve tė palėvizshėm tu mundėsohet lidhja me botėn.

Samsung dhe profesorėt e Universitetit tė Teksasit ende nuk janė gati nė nxjerrjen e njė prototipi tė pajisjes, mirėpo media raporton se planet aktuale pėrfshijnė mundėsinė e krijimit tė tabletit qė lexohet nga mendja.

Kjo do tė bėhet e mundur pėrmes vėrejtjes sė sjelljeve tė pėrsėritshme vizuale, tė cilat do t’i japing sinjal pajisjes mobile pėr tė lėshuar njė komandė. Pėr shembull, njerėzit mund tė hapin njė aplikacion nė tabletin e tyre vetėm duke u koncentruar nė njė ikonė, pėrmes lėvizjes sė syve me njė shpejtėsi tė dallueshme nga pajisja kompjuterike.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-05-13, 15:38   #33
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Teknologjitė qė do tė ndryshojnė botėn

Shkencėtarėt amerikanė krijojnė letėr inteligjente







03.05.2013

Shkencėtarėt amerikanė kanė krijuar njė mėnyrė pėr vendosjen e qarqeve me frekuenca radioje tė identifikimit nė letėr, qė ata thonė se ėshtė mė e shpejtė, mė e lirė dhe ofron mė shumė pėrdorime se metodat e tanishme.

Teknika mund tė pėrdoret pėr tė parandaluar mashtrimet dhe tė sigurojė njė kuptim tė ri tė ‘gjurmėve tė letrės’.

Procesi pėrdor laser pėr tė transferuar dhe montuar qarqet nė letėr, raporton blogu i teknologjise Krokodili.

Letėr e tillė inteligjente mund tė pėrdoret pėr kartėmonedha, dokumente ligjore dhe bileta, tha ekipi.

Gjetjet do tė paraqiten nė konferencėn e Institutit Elektrik dhe Elektronik nė Orlando, Florida.

Procesi ėshtė krijuar nga njė ekip nė Universitetin e North Dakota dhe ėshtė i njohur si Paketim i Avancuar i Mundėsuar nga Laseri (Leap).
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-05-13, 18:06   #34
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Teknologjitė qė do tė ndryshojnė botėn

Kompania Terrafugia po punon pėr makinėn tuaj personale fluturuese






Ndoshta nė vitin 2013 shumė njerėz kishin parashikuar se secili prej nesh do tė kishte njė makinė fluturuese personale. Por sa larg jemi vėrtet nga ky parashikim? Do tė duhen pak a shumė edhe 8 vjet.

Terrafugia, njė kompani nga Massachusetts, po punon pėr njė makinė tė sė ardhmes. Ajo quhet TF-X dhe pritet tė fillojė tė shitet nė fillimet e viteve 2020. Ėshtė njė miks mes Google Self-Driving Car (makina qė ecėn vetė), mes njė helikopteri dhe njė avioni. Makina ngrihet nė ajėr vertikalisht duke pėrdorur helikat qė furnizohen me energji tė cilat ndodhen nė secilėn anė tė saj.

Kur ndodhet nė ajėr, helikat bien dhe fillon tė punojė motori i pasėm me gaz. Nė mot tė mirė, ajo ulet vetė edhe pse parashuta ėshtė gjithmonė e pranishme pėr ēdo rast. Mund tė pėrshkruajė rreth 800 km.

Koncepti i TF-X ėshtė integrimi sa mė i madh i njė autopiloti. Sipas kompanisė, tė mėsosh si t’i japėsh kėsaj makine duhen vetėm pesė orė pėr njė shofer tė zakonshėm.

Po kostoja? Deri tani Terrafugia nuk ka lajmėruar pėr ndonjė ēmim tė mundshėm, tė paktėn derisa tė fillojė prodhimin. Megjithatė, sipas parashikimeve tė saj, ēmimi mund tė jetė i pėrafėrt me makinat luksoze qė gjenden sot nė treg.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-05-13, 19:55   #35
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Exclamation Titulli: Teknologjitė qė do tė ndryshojnė botėn

Implantimi digjital




Vizionet, qė dikur qarkullonin, pėr njė rrjet global mes qenieve njerėzore, sot janė realitet. Zhvillimi i hovshėm i teknologjisė digjitale ka ndikuar edhe nė proceset e shkencės moderne, duke avancuar disa disiplina tė saj, qė sot kanė bėrė ndryshime radikale nė shumė sferat relevante tė jetės sė pėrditshme. Se sa do tė jenė nė shėrbim tė njerėzimit apo dėm tė tij kėto tė arritura shkencore, mbetėt tė presim rezultatin e faktorit kohė!

Shumė disiplina shkencore, qė nė njė periudhe kanė luajtur rolė tė rėndėsishėm nė proceset e zhvillimin global, sot pothuajse janė margjinalizuar plotėsisht, ose mė mirė tė themi, kanė mbetur vetėm si dekor nė mozaikun e pėrgjithshėm tė shkencės moderne. Gjithnjė e mė shumė, po avancojnė disa disiplina shkencore e mes tyre: informatika dhe mikrobiologjia, qė viteve tė fundit e kanė pėrshpejtuar dhe ndryshuar pothuajse tėrėsisht rrjedhėn e deritanishme tė hulumtimeve.

As zbulimet mė tė fundit tė deshifrimit, pothuajse tė pėrgjithshėm, tė gjeneve nga shkencėtari Carig Venter, tė cilat mendohet se do tė hapin njė epokė tė re pėr njerėzimin, nuk do tė mund tė realizoheshin pa ndihėn e mikroprocesorėve, pra kompjuterėve, qė sot janė pjesė e pashmangshme e ēdo lloj procesi aplikativ, e pa ndihmėn e tė cilėve bota nuk do ta kishte kėtė trend tė shpejtė tė zhvillimeve qė e ka sot.

Kjo pėrparėsi po shfrytėzohet edhe nga mjekėsia kirurgjike pėr transplantimin dhe implantimin e organeve ose objekteve tjera pėr qėllime shėndetėsore, estetike, eksperimentale etj., si dhe kohėve tė fundit atyre komunikative.

„Unė do ta kisha pranuar me kėnaqėsi qė fėmijut tim t'i implantohet njė ēip kompjuterik, pėr tė pasur informata tė sakta nė ēdo kohė rreth vendndodhjes sė tij" - u tha gazetarėve nė Las Vegas nė Consumer Electronics Show, pronari i organizatės sė njohur pėr prodhimin e softuerit SUN (ėshtė i njohur programi pėr byro Star Office, qė ėshtė konkurrent i programit shumė tė njohur dhe te shtrenjtė Office tė Microsoftit, por pėr dallim nga ai, ky ofrohet falas) Scott McNealy.

Menjėherė pasuan reagimet nga mė tė ndryshmet! Derisa disa e pėrmbanin kėtė ide si proces produktiv nė shėrbim tė njerėzimit, tė tjerėt paraqisnin tezat e tyre rreth mundėsisė sė keqpėrdorimit, jo vetėm nga organet pėrkatėse, por edhe nga vetė individi ose prindėrit, duke cenuar tė drejtėn elementare tė njeriut pėr veprime tė lira dhe tė pavarura.

Organizata SUN, pasi nuk pati sukses tė konsiderueshme nė projektin „Connectd Family", e zvogėloi edhe interesimin e mėtejmė. Mirėpo, nė skenė doli organizata amerikane Aplied Digital Solution, e cila parasheh qė deri nė fund tė kėtij viti ta krijoj njė prototip tė kėtij ēip kompjuterik qė implantohet nė trupin e njeriut dhe u quajt „Digital hinge"- grep digjital.

Interesimi i shkencėtarėve pėr komunikime tė tilla daton shumė herėt, qė nga zbulimi i aparateve tė para elektronike e sidomos pas atyre me sistem digjital. Baza e sistemit digjital ėshtė procesi binar qė pėrbėhet nga dy shifra 1 ose 0, e qė u zbulua nga gjeniu gjerman Gottfried Leibniz qė nė vitin 1666. Por ėshtė interesant tė cekim se si erdhe deri te ky zbulim, qė disa shekuj mė vonė, ndryshoi rrjedhat e pėrgjithshme tė shkencės nė drejtim produktiv.

Leibniz, sistemin binar e zbuloi duke u bazuar nė librin e vjetėr 3000 vjeēar kinez qė quhet I-Ging ose nė pėrkthim „Libri i shndėrrimeve" (ky libėr edhe sot gjen pėrdorim tė gjerė nė sferėn spirituale) nė tė cilin Universi me tė gjitha fenomenet e veta, paraqitet si njė dualitet - ose/ose, si: bardhė-zi, dritė-hije, lartė-poshtė, mashkull-femėr etj. Sipas I-Ging-ut, e gjithė materia, qoftė e gjallė apo e vdekur, ėshtė e pėrbėrė dhe e pėrshkuar nga njė energji me dy pole: poli pozitiv qė quhet „Yang" dhe poli negativ qė quhet „Yin". Leibniz-i energjisė pozitive i dha shifrėn „1" dhe qė reprezantonte pėr tė „Zotin", ndėrsa energjisė negative i dha shifrėn „0" qė simbolizonte „Universin".

Pra, sipas tij, nė bazė tė „1" dhe „0" u krijua gjithēka. Kėtė sistem, mė vonė, e pėrpunoi matematikani britanik, G. Boole qė edhe quhet Algjebra e Boole-s, dhe tek disa shekuj mė vonė, shkencėtarėt bėnė kombinimin e formulave tė Boole-s me sistemin binar dhe kėshtu mundėsuan krijimin e kompjuterėve digjital tė cilėt sot ne i kemi nė pėrdorim...

Ēip-i kompjuterik „Digital hinge", njėsit dėrguese dhe pranuese i furnizon me energji elektromekanike. Kėshtu qė mundėsohet furnizimi i tij me energji pėrmes lėvizjeve tė muskujve tė trupit tė personit qė e bartė atė. Gjithashtu, duke ju falėnderuar sistemit satelitor - Global Positioning System (GPS) , bartėsit e kėtij ēipi janė nė ēdo kohė tė lokalizuar ose edhe tė dirigjuar!
Udhėheqėsi i grupit, Peter Y. Zhou parasheh zbatime tė shumanshme tė kėtij dėrguesi tė implantuar nė jetėn e pėrditshme e sidomos nė kriminalistik dhe nė mjekėsi.

Para sė gjithash, ky ēip do tė shėrbej pėr interesa mjekėsore, thonė krijuesit e tij. Pėr shkak tė ndjeshmėrisė sė madhe dhe mundėsisė sė shkėlqyer pėr kapacitetin bartės tė njėsive, ky ēip do tė mund tė implantohet tek pacientėt me kurime intensive, pėr tė pasur nėn mbikėqyrje funksionimin e organeve tė tyre vitale e nė raste tė posaēme edhe ndikimin mbi to.

Gjithashtu, interes tė posaēėm ky ēip ka zgjuar edhe nė qarqet e sigurimeve shtetėrore. Ata, pėrmes kėtij ēipi tė implantuar tek kriminelėt qė kanė kryer vepra tė rėnda, do tė mund ta kenė nė kontroll ēdo lėvizje tė tyre, e sidomos nė raste arratisjeje. Po ashtu, me kėtė ēip do tė pajisen edhe funksionarėt e lartė, tė cilėt nė raste kidnapimi, duke ju falėnderuar kėtij mikrosistemi, do tė zbulohen shumė shpjet si dhe do tė lokalizohet vendqėndrimi i tyre, e kėshtu do tė mundėsohet edhe eliminimi i kriminelėve.

Edhe milionerėt i gėzohen kėtij ēipi, pasi ai u mundėson mbikėqyrje dhe siguri mė tė madhe se deri mė tani. Gjithashtu, interes tė posaēėm kanė shfaqur edhe prindėrit, tė cilėt shpresojnė se pėrmes kėtij ēipi do tė mund t'i kontrollojnė lėvizjet e fėmijėve tė tyre, e kėshtu do tė kenė mundėsi t'i evitojnė ose dhe eliminojnė sjelljet dhe veprimet e tyre negative etj. Pra, pėrmes kėtij sistemi mundėsohet krijimi i njė rrjeti global mes qenieve njerėzore, qė sot mund t'i pėrngjaj sistemit telefonik mobil, mirėpo me karakteristika tjera!

Por, siē dihet, medaljoni i ka dy anė, mu ashtu sikurse sqaron edhe I-Ging-u me sistemin Yang-Yin, pra energjinė pozitive dhe atė negative. Derisa, admiruesit propagandojnė vlerat pozitive dhe tė dobishme tė kėtij mikrosistemi pėr mbarė njerėzimin, kundėrshtarėt i mohojnė ato, duke e cilėsuar kėtė mikrosistem si njė kreatur nė shėrbim tė diktatorėve, autokratėve, monopolistėve etj. Me kėtė sistem - thonė ata, faktikisht, njeriu bėhet qenie e lokalizuar dhe e kontrolluar sipas nevojės sė dikujt tjetėr, pa pasur mundėsi qė tė kundėrshtoj ose rezistoj.

Ky ėshtė vetėm hapi i parė nė kėtė drejtim, kur dihet se sot ekzistojnė mikrosisteme qė mundėsojnė miliona e miliarda operacione nė sekondė, prandaj shumė lehtė mund tė implantohen njė sistem i tillė edhe nė tru dhe kėshtu individi tė kthehet nė njė robot, por i pėrbėrė nga mishi e gjaku, e i dirigjuar nga dikush tjetėr pėr nevoja ose shėrbime tė planifikuara - pėrfundojnė ata. Pra, pasojat nuk dojnė koment!

Megjithatė, shkenca vazhdon tė lėviz rrugės sė vetė, drejt procesit tė pandalshėm, drejt zbulimeve tė reja, pavarėsisht nga mendimet, gjykimet apo spekulimet qė drejtohen nė adresė tė saj. Ajo ėshtė edhe detyra e saj. Ēdo zbulim i ri, normalisht qė ka edhe defektet e veta. Prandaj, se sa janė produktive apo destruktive tė arriturat dhe zbulimet qė bėnė ajo, do tė na paraqesin rezultate e mėvonshme, tė cilat faktori kohė do t'i vlerėsoj. Por, shkencėtarėt duhet tė mundohen, qė sė paku, mos t'u ndodhin puēe nėpėr labore, sepse ato nuk i referohen vetėm njė „partie" ose njė „shteti", por pasojat e atij puēi mund t'i bartė gjithė njerėzimi!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-06-13, 17:17   #36
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Titulli: Teknologjitė qė do tė ndryshojnė botėn

Njė shqiptare krijon kompjuterin qė lexon mendjen







Krijohet kompjuteri qė lexon mendjen

Kompjuteri qė lexon mendjen mund tė komunikojė me pacientėt nė koma: sistemi novator mund tė kuptojė pėrgjigjet pėr pyetjet e thjeshta pėrmes skanimit tė trurit. Kėrkuesja shqiptare, Lorina Naci, udhėhoqi grupin kanadez qė bėn komunikim me njerėzit nė koma.





MARK PRIGG, Daily Mail

Kėrkuesit nė Kanada, nėn udhėheqjen e shqiptares Lorina Naci, arritėn tė krijojnė njė kompjuter qė lexon mendjen dhe qė mund tė ndihmojė nė komunikimin me njerėzit nė koma.

Kėrkuesit nė Universitetin e Ontarios Perėndimore pėrdorėn neuroimazhet pėr tė lexuar mendimet e njeriut pėrmes aktivitetit tė trurit nė rastet kur ata kėrkojnė pėrgjigje specifike “po” ose “jo”.

Skuadra thotė se kėrkimi i tyre mund tė sjellė mėnyra tė reja shumė tė rėndėsishme nė pėrpjekjen pėr tė komunikuar me pacientėt qė janė nė gjendje vegjetative.

Gjetjet e tyre u publikuan nė “Journal of Neuroscience” nė njė studim tė titulluar “Mesazhet e heshtura tė trurit: Pėrdorimi i vėmendjes selektive pėr tė dekoduar mendimin e njeriut pėr komunikim me bazė trurin”.

Sipas kėrkueses kryesore, Lorina Naci, interpretimi i mendimit njerėzor pėrmes analizimit tė aktivitetit tė trurit – pa u bazuar te tė folurit apo veprimet – ėshtė njė nga kufijtė mė provokativė dhe sfidues tė neuroshkencės moderne.

Nė mėnyrė specifike, pacientėt qė janė tėrėsisht tė vetėdijshėm dhe tė zgjuar, por gjithsesi, pėr shkak tė dėmtimeve nė tru, tė paaftė pėr tė treguar reagim nė sjellje, ekspozojnė limitet e sistemit neuromuskular si dhe nevojėn pėr forma alternative komunikimi.

Nė studim, pjesėmarrėsve iu kėrkua tė pėrqendrohen te njė pėrgjigje e pastėr “po” ose “jo” pėr pyetje tė tilla si “A jeni i martuar?” apo “A keni vėllezėr dhe motra?” dhe vetėm duhej ta mendonin pėrgjigjen, pa e thėnė atė.

“Kjo metodė novatore u lejoi individėve tė shėndetshėm t’i japin pėrgjigje pyetjeve nėn skaner, thjesht duke i kushtuar vėmendje fjalės qė ata donin tė thoshin. Duke parė nė aktivitetin e tyre tė trurit, ne ishim nė gjendje tė dekodojmė me korrektėsi pėrgjigjet pėr secilin individ”, tha Naci, njė studente postdoktorante nė Institutin Perėndimor pėr Trurin dhe Mendjen.

“Shumica e vullnetarėve i pėrmblodhėn pėrgjigjet e tyre brenda tri minutave skanim, njė dritare kohe qė ėshtė shumė mirė e pėrshtatshme pėr komunikimin me ndėrfaqen e kompjuterit tė trurit”.

Naci dhe kolegėt e saj Rhodri Cusack, Vivian Z. Jia dhe Adrian Owen tashmė po pėrdorin kėtė metodė pėr tė komunikuar me pacientėt pa pėrgjigje nė sjellje, tė cilėt mund tė jenė diagnostikuar gabim si njerėz nė gjendje vegjetative.

“Avantazhi i kėsaj teknike, veēanėrisht lehtėsia e pėrdorimit, fuqia dhe detektimi i shpejtė, mund tė maksimizojė shanset qė ēdo pacient i tillė tė jetė nė gjendje tė arrijė komunikim me bazė trurin”, tha Naci.

Si e bėn?

Nė studim, pjesėmarrėsve iu kėrkua tė pėrqendrohen nė pėrgjigje tė thjeshta “po” apo “jo” pėr pyetje tė tilla si “A jeni i martuar?” apo “A keni vėllezėr dhe motra?” dhe vetėm ta mendonin pėrgjigjen e tyre, jo ta thoshin me fjalė.

Duke analizuar aktivitetin e trurit tė tyre, skuadra ishte e aftė tė lexojė saktė pėrgjigjet e tyre pėr njė seri pyetjesh.

Diēitura 1

Skanimet e trurit qė mund tė zbulojnė se ēfarė po mendojmė: Skuadra zbuloi se aktiviteti i trurit mund tė nxjerrė pėrgjigje pėr pyetje tė thjeshta dhe se mund tė pėrdoret pėr tė komunikuar me pacientėt nė koma.

Diēitura 2

Skuadra shpreson se ky kėrkim mund tė udhėheqė rrugėn qė njė ditė tė arrihet komunikimi i drejtpėrdrejtė me pacientėt nė gjendje vegjetative.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-06-13, 17:24   #37
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Teknologjitė qė do tė ndryshojnė botėn

Nė vitin 2045 arrihet pavdekėsia digjitale





Brenda 30 vjetėsh njerėzit do tė jenė nė gjendje tė ruajnė tė gjithė mendimet nė kompjuter dhe tė bėhen digjitalisht tė pavdekshėm. Ky ėshtė pėrfundimi qė u arrit nė 'Global Futurs 2045 International Congress'.

Ray Kurzweil, drejtor i inxhinierisė nė Google, gjatė konferencės sqaroi se pjesėt biologjike tė trupit tonė do tė zėvendėsohen me pjesė mekanike dhe kjo pritet tė ndodhė brenda vitit 2100, transmeton BW.

Konferenca “Global Futurs 2045 International Congress” u organizua nga multimilioneri rus, Dmitry Itskov, ku ekspertėt kanė diskutuar pėr perspektivat e botės deri nė vitin 2045.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-06-13, 09:42   #38
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Teknologjitė qė do tė ndryshojnė botėn

Volvo prodhon veturėn qė parkohet vetė









Makthi mė i madh i shoferėve, sidomos atyre tė rinj nė timon, ėshtė parkimi. Shpesh nė kryeqendra urbane ėshtė e vėshtirė tė gjesh vend, por edhe kur e gjen atė, ndonjėherė hapėsira duket aq e vogėl sa duhet tė jesh i pėrpiktė pėr tė mos dėmtuar mjetet e tjera. Por kompania suedez e prodhimit tė automjeteve, Volvo ka menduar gjithēka. Ajo ka kryer me sukses testimin e njė veture qė parkohet vet. Mjafton tė shtypėss njė buton nė telefonin tėnd. I gjithė sistemi ėshtė ngritur mbi njė aplikacion qė instalohet nė telefonat inteligjentė.

Sapo jep komandėn pėr t’u parkuar, automjeti lėviz nė mėnyrė tė pavarur nė kėrkim tė vendit tė parkimit. Automjeti ėshtė i pajisur nga sensorė qė paralajmėrojnė kur distanca nga njė objekt tjetėr i lėvizshėm ose jo, ėshtė e rrezikshme.

Kur kjo distancė shkelet, aplikacioni ndėrhyn duke ndaluar ose ndryshuar drejtimin e automjetit. Testimet e para, thonė inxhinierėt e kompanisė suedeze, kanė qenė tė suksesshme, por sėrish duhet shumė punė, sigurisht edhe certifikimi nga autoritetet, pėr ta nxjerrė nė treg kėtė risi…dhe pėr t’i dhėnė fund vuajtjeve rreth parkimit.




__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-10-13, 15:00   #39
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Teknologjitė qė do tė ndryshojnė botėn

Shkencėtarėt mbushin baterinė e telefonit me vetėtimė








Nė kė artikull do tė njiheni me arritjen e shkencėtarėve tė Universitetit tė Southamptonit, tė cilėt kanė arritur tė mbushin baterinė e smartfonit Nokia 925 me anė tė vetėtimės.

Nokia e ka rekrutuar njė skuadėr tė udhėhequr nga Neil Palmer, qė ėshtė menaxher i Laboratorit tė Tensionit tė Lartė Tony Davies pėr ndėrmarrjen. Duke pėrdorur pajisjen e laboratorit, skuadra ka krijuar shishe shkėndija vetėtimash, qė janė kapur, zbutur dhe janė kanalizuar nė baterinė e smartfonit.

“Duke pėrdorur njė rrymė alternative, tė udhėhequr nga njė transformues, mbi 200,000 voltė janė dėrguar pėrgjatė njė boshllėku prej 30mm, duke dhėnė nxehtėsi dhe ndriēim tė ngjashėm me njė shkėndijė tė vetėtimės,” shpjegoi Palmer. “Sinjali mė pas ishte larguar nė njė transformues tė dytė kontrollues, duke na e mundėsuar qė ta mbushim telefonin.”

Ajo qė ndodhi mė pas ishte njė befasi, tha shkencėtari. “Ne ishim tė mahnitur me tė parė qė qarku i Nokia-s disi stabilizoi sinjalin e zhurmės, duke i mundėsuar baterisė qė tė mbushet nė vetėm pak sekonda.”

Sipas Palmer, ky eksperiment dėshmon qė njė pajisje mund tė mbushet me njė rrymė tė transportuar me rrugė ajrore. Sidoqoftė, ne nuk rekomandojmė qė tė rrimė nė njė stuhi me vetėtima dhe qė ka mundėsi tė na mbysė teksa e mbajnė njė sinjalizues tė semaforit tė ēmendur.

Nė fakt – vetėtima, mė saktė, vetėtima atmosferike ėshtė ende mjaft e rrezikshme dhe e paparashikueshme pėr pėrdorim nė eksperimente, pa marrė parasysh aplikimet praktike. Mė poshtė mund tė shihni eksperimentin.



__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-01-14, 16:31   #40
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Teknologjitė qė do tė ndryshojnė botėn

Nė maj tė 2014-ės tė gjitha bebet me mikroēip







Bruksel, 24.01.2014


Tė gjitha bebet qė do tė lindin nga muaji maj i vitit 2014, do t’u vendoset nga njė ēip nėn lėkurė, dhe kjo do tė jetė e detyruar. Ky lajm do tu njoftohet tė gjithė klinikave publike nė Evropė.

Ky lloj ēipi do tė kontribuojė pėr tė ditur numrin e saktė tė lindjeve si dhe pėr ndonjė hetim tė mundshėm. Ēipi do tė pajiset me njė bateri, e cila vendoset vetėm nė klinikė, njė herė nė dy vjet, dhe do tė lidhet me njė satelit, qė do t’i monitorojė.

Vėnia e ēipeve tė tillė do tė bėhet nė maj tė 2014-ės, por me njė datė tė konfirmuar mė parė, qė do tė jetė deri nė dhjetor tė 2016-ės, raporton portali “The Truth”.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:01.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.