Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 05-09-12, 13:52   #1
Bajlozi i Zi
 
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
Bajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kronikat e Tursun Beut

Ekzaltimi fetar i njė lufte qė perceptohej si luftė e
shenjtė kundėr tė pafeve, kur Perandoria Osmane
ngriti male me kufoma shqiptarėsh, qė shėrbenin si
legjitimim e pėrligjje e pushtimeve.

Nė librin “Kronikat e Tursun Beut”, vijnė dėshmi tė panjohura nga kronikani i Sulltan Mehmetit II, pushtuesit tė Kostandinopojės, Ballkanit dhe Shqipėrisė.


Kėtu mė poshtė janė tė plotė kapitujt
pėr Shqipėrinė, si shfaqet areali shqiptar nė sytė e shkrimtarit turk, shėrbėtorit dhe udhėpėrshkruesit besnik tė Sulltanit, Tursun Beu, ku pėrveē luftės, erotika dhe simbolizmi seksual ėshtė
nėnteksti pas ēdo pushtimi dhe nėnshtrimi tė
vendeve, popujve, mbretėrve, kėshtjellave dhe
qyteteve.


Fushata e sundimtarit Baba i Pushtimit nė rojet etnike tė Shqipėrisė, nėnshtrimi i rebelėve vendės dhe
ndėrtimi i fortesės sė Elbasanit


Nė pranverėn e vitit tetėqind e shtatėdhjetė (1466),
kur nė mes tė kuvendit tė lėndinės lauresha psalte
me zė melodioz vargun: "E vėshtro nė gjurmėt e
mėshirės sė Zotit, si Ai i jep jetė tokės sė vdekur
(Kurani 30:50)", pas shpalljes sė nisjes sė luftės
kundėr Shqipėrisė, ēdo gazi ngjeshi me dėshirė
shpatėn.

Flamujt-emblema tė pushtimit - u vunė nė
lėvizje nga Edreneja. Kur tendat e fushimit tė
Sulltanit shtrinė hijen e tyre mbi fushėn e qytetit tė
Manastirit, aty rendėn nga tė gjitha anėt luftėtarėt -
tė prirė prej fitores - pėr t'iu bashkuar ushtrisė
perandorake, si ca lumenj tė mėdhenj qė lėshohen
nė det dhe, si dallgėt e detit qė venė e pėrplasen, u
derdhėn mbi Shqipėri.


Aradhe tė tilla secila me njė mijė luftėtarė.
Ku secili nga kėta guximtarė, sa njė mijė heronj
vlen.
Kasneci i gjendjes bėri tė mbėrrijė nė veshėt e
mėkatarėve tė pafe jehona e kėrcėnimit: "O
milingona! Futuni nėpėr shtėpi qė tė mos ju shkelė
Solomoni me trupat e tij! (Kurani 27:18)".



Tė pafetė
e mallkuar mbetėn tė hutuar e tė ēoroditur nga
njoftimi i llahtarshėm i kėtij sulmi tė afėrt dhe vajtėn
u strehuan nėpėr malet e rrėpira e luginat e thella,
duke bllokuar shtigjet. Bėnė gjithė ē'mundėn pėr t'u
mbrojtur dhe kėshtu dėshmuan tėrė kryeneēėsinė e
tyre pėr tė rezistuar, duke kėmbėngulur nė
prapėsinė e tyre mė tė skajshme.

Por luftėtarėt e
Sulltanit, tė nxitur prej mendimit tė shpėrblesės
hyjnore tė luftės sė shenjtė, si dhe tė shpresės pėr
tė bėrė plaēkė tė madhe, pėrparuan nė tė atillė
mėnyrė sa qė ēdo mal i pakapėrcyeshėm dhe ēdo
luginė e thellė u dukej rrafshinė e lehtė "ku nuk do tė
mund tė shihje as ultėsirė, as lartėsi (Kurani
20:107)".


Me ndihmėn e Zotit, mė tė Lartit pushtuan
ēdo strehė qė mėsynė dhe grabitėn e plaēkitėn kaq
shumė pasuri tė frymore e jofrymore, saqė
djelmosha me tipare engjėllore dhe vasha me pamje
hyrish, qė vlenin tre a katėr mijė aspra, krijesa tė
kėndshme me tipare tė tilla qė mjaft qė t’i shihje nė
fytyrė qė tė tė ikte mendja, shiteshin veē pėr vetėm
tre apo katėrqind aspra.


Tė tilla hyri qė kushdo qė i sheh nė tendė
kujton se ėshtė pėrnjėmend nė Parajsė.
T'i shihje kur mbi gjoksin tim dergjej,
do besoje se nė njė trup dy shpirtra qenė.
Te tillė djelmosha qė, pėr atė Zot, nė thonė
Se ka dhe mė tė bukur, gėnjeshtra thonė.



Veē kėsaj, buaj me lėkurė "nė ngjyrė tė verdhė tė
ndezur qė kėnaq shikimin (Kurani 2:69)" mund t'i
blije pėr tri a katėr aspra, ndėrsa edhe pėr mė pak se
dy aspra shitej njė dash pėrēor i kopesė qė ėshtė
bėrė gati pėr t'iu flijuar Zotit. Ēdo ēadėr ishte e
mbushur pėrplot me plaēkė tė rrėmbyer.


Atėherė u dha urdhri tė shtroheshin nė bindje ata
harbutė tė pafe.
Pėr kėtė arsye, nė ēdo vendqėndrim
sillnin para Sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me
zinxhirė qė luftėtarėt guximtarė e tė shkathėt tė
islamit me njė tė rėnė tė shpatės, - fap-fap - i
ekzekutonin. I bėnė kėshtu ata njerėz qė aq tė etur e
tė dėshiruar qenė pas vdekjes, tė shijonin verėn e
rrėnimit qė derdhej prej shpatės sė shndritshme.


Pati ndalesa ku u shkuan nė shpatė deri nė tre mijė,
katėr mijė, shtatė mijė nga tė pafetė. Prej kufomave
tė shumta, lugina tė thella tanimė ngjasoni si tė ishin
kodra. Prej gjakut tė derdhur, rrafshina tė gjera tani
ngjasonin si Amudarja (Xhejhun: Oksusi i lashtė, qė
bashkė me Sirdarjen formonin Transoksianėn,
territor qė sot pėrkon pjesėrisht me Uzebkistanin .
Aludohet pėr ujėrat e bollshme tė kėtij lumi) qė
rridhte.


Pas tėrė kėtij shkatėrrimi, u mor vendimi i
mėposhtėm: nė fushėn e Jundit qė ėshtė kėrthiza e
atij vendi, do tė ndėrtohej njė fortesė e pathyeshme.


Sakaq mėkėmbėsit fisnikė, hodhėn themelet e njė
fortese tė qėndrueshme katėrkėndėshe, siē qenė
urdhėruar, dhe brenda njė kohe tė shkurtėr e kryen
ndėrtimin.


Katėrkėndėshi nė ėshtė thėnė tė jetė me ogurzeza
formė,
s'ka dyshim se do tė ketė qene e tillė pėr tė pafetė.
Nė pastė diēka qė tė pėrqaset me yllin e Shahut te
gjithėsisė,
s' ka dyshim se kjo ėshtė mė e mbara e formave.
Njė kėshtjellė qė s'mund te dallohet prej reve,
kullė e saj ėshtė mur a re e zezė?



Ai vend ishte i rrethuar nga tė gjitha anėt me male tė
pakalueshme e gryka, por tė pafetė qė jetonin nė ato
lartėsi s'bėnin dot pa fushėn ku rrjedh uji i bollshėm
dhe ku tokat e bukės janė pjellore e tė pasura. Meqė
mes njerėzve u pėrhap fjala dhe zuri vend bindja se
ishte njė tokė pjellore, aty u dynd nga tė katėr anėt
ku ndodhej popullsia islame. Emrin ia vunė Elbasan,
qė i pėrshtatej natyrės sė tij (Ėshtė fjala pėr njė lojė
tė mundshme fjalėsh mes emrit tė fortesės dhe
shprehjes “el basan”, qė mund tė pėrkthehet me
shprehjen “tė vėsh dorėn nė zjarr”.

Ende sot ai vendi ėshtė kaq i lulėzuar saqė tė kujton gjurmė e
njė udhėtimi nė Shtėpinė e Parajsės dhe vazhdon
akoma tė rritet. U dyfishoftė rritja e tij!


Pasi u krye ndėrtimi i fortesės, Sulltani emėroi njė
komandant me nam dhe la aty roja tė pėrkushtuar
gjer nė vdekje. Ajo iu bashkėngjit sanxhakut tė
Ohrit dhe iu besua sanxhakbeut tė tij. Atėherė
sulltan Mehmeti u kthye fitimtar e triumfues nė
Edrene, kryeqytet i Sulltanatit.

...


Bajlozi i Zi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 05-09-12, 14:00   #2
Bajlozi i Zi
 
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
Bajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Kronikat e Tursun Beut

Fushata e dytė e Madhėrisė sė tij Sundimtarit tė
Gjithėsishėm nė vendin e Shqipėrisė


I thashė tė dashurės: "Pse kjo tirania tėnde?"
Mė tha: "Me gjithė kėtė, mos vallė tė kam
braktisur?"
I thashė: "Nė fund tė fundit, ē 'mund tė bėsh ti?"
Mė tha: "Shpirtin tė ta marr dhe s'do jesh veē njė
trup i zbrazėt."



E kam thėnė mė herėt se cili ėshtė synimi i renditjes
sė kėtyre perlave tė hijshme tė vargjeve. Kushdo qė
e ka vėzhguar krahinėn e Shqipėrisė me aftėsitė e
veta perceptuese, e ka tė qartė natyrėn e saj
kryeneēe; pėr kė s’e ka parė, mjaftojnė dija dhe
njohja. Nė tė vėrtetė, ashpėrsia e rrėpirave dhe
vėshtirėsitė e rrugėve tė hyrjes nė atė vend tė
mbushur plot me njerėz tė ligj, janė tė tilla qė - me
ē'thonė - as Aleksandri nuk ia doli dot tė depėrtonte.


Sulltani Pushtues - shpirti i tij u prehtė nė paqe -
herėn e parė e kishte nėnshtruar atė me njė goditje
tė vetme dhe, siē e treguam, e kishte asgjėsuar
armikun, duke ndėrtuar aty njė fortesė tė fuqishme
me qėllim qė tė pėrforconte pushtimin. Kurse
arsyeja e kėsaj fushate tė dytė nė Shqipėri qe se
raca shqiptare ėshtė bėrė e tillė qė nė karakterin e
saj kanė hedhur rrėnjė mosbindja, kėmbėngulja,
rebelimi e arroganca.

Dhe ajo ēka e ke pėr natyrė,
nuk zhduket dot nga peripecitė e jetės! Ata derra
qenė nėnshtruar dhe kishin pranuar zinxhirin vetėm
nga tmerri prej kordhės gjakderdhėse tė Sovranit.



Skėnderbe Tradhtari qysh nė fėmijėrinė e hershme
ishte ushqyer me pluhurin e Fronit, por mė pas
kishte parapėlqyer rebelimin. Kėshtu, kishte
mbėshtjellė qafėn me rrobėn e mohimit tė fesė, qė
ėshtė mė e keqja e veshjeve, pėr t'u bėrė komandant
i njė bande mėkatarėsh tė pafe. U arratis prej Fronit
fatlum duke u vėnė nė krye tė atyre tė cilėve iu
tha:"Unė jam biri i beut tuaj".


Me t'iu larguar sysh
shkėlqimi i shpatės sė Sulltanit, njerėzit e prapė tė
kėsaj province ngritėn krye nė vende tė ndryshme tė
nxitur nga ky djall tundues dhe, me tė nė krye, me
qėllim qė tė hidheshin kundėr fortesės si; Elbasanit,
nuse e qiellit. Kurrėn e kurrės mos ndodhte qė
shqiponja me kthetrat e mprehta tė bjerė pre e
ēifteve dhe e hutave!


Ndonėse ajo fortesė s'kishte rrezik tė pėsonte as
gėrvishtjen mė tė vogėl prej armiqve tė tillė, sepse
dhe ndėrhyrja e njė sanxhakbeu do tė kishte
mjaftuar pėr t'i zmbrapsur, prej bindjes ndaj zellit
sulltanor, Sundimtari vendosi tė mos i linte as t'i
qaseshin fortesės. Kupa e zareve tė planit tė tij u vu
nė lėvizje: Sulltani do tė kthehej nė ato anė dhe do
tė dimėronte nė qytetin e Plovdivit.


Rasti e deshi qė ai dimėr tė ishte tejet i ashpėr, por
prapė se prapė pati ditė kėndelljeje e dėfrimesh. Atė
dimėr, duke pasur parasysh atė ēka do tė sillte e
ardhmja, duke pėrfytyruar tė ėmblat krijesa
shqiptare, ēdo burrė e kaloi kohėn duke u argėtuar
nė shoqėri, me tė ngrėna e tė pira.


Afrohu! O zemėr, le ta pėrballojmė ketė gjendje tė
dy bashkė
Sa s'e kemi takuar tė dashurėn, tė kėnaqemi me
pėrfytyrimin e saj.




Nė kohėn kur pranvera e vitit tetėqind e
shtatėdhjetė e njė (1467) zuri tė shfaqte shenjat e
Parajsės sė madhėrishme, bajraku - pėrhapės i
fitores - u vu nė lėvizje, duke pėrparuar bashkė me
pushtimin dhe triumfin.


Pėr ta pastruar rrugėn pėr atė Shah,
Reja u bė shtėpiake e zefiri fshesar.
Kėsaj radhe u gjykua me vend tė kalohet nga ana e
Beratit.
Kalorės te shumtė nė numėr si milingonat e me
kėrcim luani,
Armata nė trazim e vlim tė plotė.



Mbėrritėm nga tė gjitha anėt dhe iu bashkuan
ushtrisė perandorake. Ushtria u lėshua mbi krahinėn
e Shqipėrisė si vėrshimi i njė armate tė stėrmadhe.
Njė vėrshim qė mbuloi majat e maleve, luginat e
kodrat dhe hapėsirat me pluhur, si tė bėhej fjalė pėr
pėrmbytjen e pėrbotshme, duke mbuluar krejtėsisht
atė vend tė mbushur plot me njerėz tė ligj.



Ēdo vend ku kėta mėkatarė rebelė ngujoheshin
duke e kujtuar se do qe e pamundur tė merreshin,
falė ndihmės sė Zotit - lėvduar qoftė s’i bėri dot ballė
mėsymjes sė luftėtarėve osmanė. Lugina e
Buzursekut, ku kėmba e gaziut deri atėherė s'ishte
shkelur kurrė ėshtė si njė lug qė nga tė dyja anėt ka
male majat e tė cilėve ngrihen deri lart nė qiell.



Lugaja e saj prek fundin e tokės dhe ėshtė e
mbushur plot me njerėz tė ligj tė pafe. Mė tė
mbėrritur aty, punė e parė qe grabitja e ēdo gjėje qė
gjendej nė tė dyja anėt e saj. Sidoqoftė, pėr t’i
dhėnė tė pafeve qė gjendeshin aty mundėsinė e
nėnshtrimit me dėshirė. Sulltani i ndali luftėtarėt
pėrpara se tė hynin nė atė luginė. Por meqė ata
vazhduan tė kėmbėngulnin me kryeneēėsi pėr tė
rezistuar, u desh qė ata tė ndėshkoheshin. Kėshtu,
nga njėra anė marshoi ushtria e Anadollit, nga tjetra
kalorėsia e Rumelisė, tė cilat u lėshuan nė mėsymje.



Kur panė sė s’kishte mė asnjė mundėsi as pėr
armėpushim e as pėr tė rezistuar, tė pafetė, duke
pėrfituar nga nata, u sulėn kundėr ushtrisė sė
Anadollit. Me ta u morėn gazinjtė tė cilėt vranė aq
shumė sa qe e pamundur tė numėroheshin.
Djelmoshat, vajzat dhe gratė e tyre u zunė robėr.
Kalorėsia - strehė e fitores - shtiu nė dorė edhe plot
lugina e skuta tė tjera si kjo, aq sa po tė zė t’i rrėfej
me hollėsi. Kjo pėrmbledhje do tė dilte mjaft e
zgjatur. Nė kėtė mėnyrė. Sulltani e pushtoi tė gjithė
vendin e Shqipėrisė.



Nė pėrputhje me traditėn qė ekzistonte qė mė parė -
"nė traditėn e Zotit nuk do tė gjesh kurrė ndryshim
(Kurani 33:62)" - tė gjithė djemtė e vashat e tyre u
kapėn dhe u bėnė robėr, ndėrsa meshkujt e rritur u
mblodhėn dhe i lidhėn me zinxhirė. Nė ēdo
vendqėndrim, nė prani tė Sundimtarit, u ekzekutuan
me njė tė rėnė shpate aq shumė tė pafe sa qe e
pamundur tė llogariteshin. Tė shtyrė nga kjo frikė tė
pafetė qė kishin mbijetuar pranuan tė bėheshin
shtetas tė shtruar osmanė dhe tė paguanin xhizjen e
pėrcaktuar nga Sheriati, si dhe taksat e zakonshme.


Pasi Sundimtari i Gjithėsisė dha shah mat nė lojėn e
shahut tė pabesisė sė armikut, ai kaloi lumin Mat, me
qėllim qė tė niste rrugėn e kthimit. Mahmut Pashain
e dėrgoi qė tė bėnte pretime kundėr fortesės sė
Shkodrės, qė ishte e lidhur mė frėngjtė. Ai mbėrriti,
mėsyu fortesėn, e mori qytetin, e plaēkiti dhe i vuri
zjarrin. Pas kėsaj, gazinjtė kaluan me not lumin
Buna, ku s'kalohej dot me vah, dhe u hodhėn nė njė
pretim. Kur u kthye i ngarkuar me plaēkė tė pasur,
Mahmut Pashai u nderua duke e lejuar tė puthte
Fronin.



Rebeli Skėnderbe, duke ia mbathur porsi bretkosė
prej goditjes gjėmėmadhe tė ushtrisė osmane, shkoi
nė bregdet. Edhe atij kordha e zellit tė Sundimtarit i
dha lejen qė tė shkonte nė Mbretėrinė e tė
Vdekurve. Atė kohė kur ky ndėshkim pllakosi mbi
shqiptarėt dhe Shejtani i tyre shkoi drejt e nė ferr,
njėrėzit qė jetonin nė malet e ashpra qė rrethojnė
fortesėn e Elbasanit, u dhanė lamtumirėn atyre
vendeve dhe zbritėn nė rrafshinėn e fortesės. Ajo
tokė u mbulua me fshatra e toka tė mbjella dhe u bė
truall i populluar e i sigurt osman.

Pasi u mor nė
zotėrim i gjithė vendi i Shqipėrisė, ai iu besua njė
sanxhakbeu, ndėrsa vetė Sulltani u kthye lumturisht
nė kryeqytetin Stamboll.
Bajlozi i Zi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-09-12, 14:50   #3
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kronikat e Tursun Beut

...

Po ndoj kronik nga ndoj perandor Romak psh???....pos Rozafes me gjirin jasht?

...Ndonje perandori Bizant ???!!!

Apo ndoshta rrota nuk po sillet me tutje se te Othomanet?


.
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-09-12, 15:12   #4
Bajlozi i Zi
 
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
Bajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Titulli: Kronikat e Tursun Beut

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Alima Shiko postimin
...

Po ndoj kronik nga ndoj perandor Romak psh???....pos Rozafes me gjirin jasht?

...Ndonje perandori Bizant ???!!!

Apo ndoshta rrota nuk po sillet me tutje se te Othomanet?


.
Nuk ka.

Nuk ka, asnje kishė ne trojet shqiptaret qe mban emrin e ndonje gjakpiresi te shqiptareve.

Xhamia kryesore ne Prishtine, sot, "xhamia sulltan mehmet fatih", mban emrin e sulltanit qe "ngriti male me kufoma shqiptarėsh". (kjo, sipas shenimeve te vet shėrbėtorėve te sulltanit).
Bajlozi i Zi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-09-12, 15:43   #5
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kronikat e Tursun Beut

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Bajlozi i Zi Shiko postimin
Nuk ka.



Nuk ka, asnje kishė ne trojet shqiptaret qe mban emrin e ndonje gjakpiresi te shqiptareve.



Xhamia kryesore ne Prishtine, sot, "xhamia sulltan mehmet fatih", mban emrin e sulltanit qe "ngriti male me kufoma shqiptarėsh". (kjo, sipas shenimeve te vet shėrbėtorėve te sulltanit).


...



Ndoshta edhe nuk ka,pas parasysh se ishin te paret qe te sunduan ,e pas tyra pasuan tjeret!





Tani sa i perket kronikes se sjellur ,nje koment i shkurter :





Tursun Beu nė pazarin e interesave (I)



Nė realitetin e sotėm shqiptar situata e historiografisė paraqitet e ēorbėzuar nga plogėshtia e dy aktorėve tė tjerė: Bėhet fjalė pėr pėrkthimin dhe interpretimin
Thuqididi, i njohur pėr rigorozitetin e tij, e pranon qė shpesh herė dialogėt dhe fjalimet janė transmetuar «duke i qėndruar besnik domethėnies sė pėrgjithshme tė asaj ēfarė realisht ėshtė thėnė, ashtu siē [i] dukej qė secili mund tė kishte thėnė», saktėson ai, duke na paralajmėruar mbi kompleksitetin me tė cilin pėrballet njė vėzhgues objektiv dhe pamundėsinė e shmangies sė intepretimeve, pse jo edhe analitike, gjitmonė nėn gjykimin e ekuilibrit tė peshores, njė virtyt i rrallė ky i kronikanėve, aq sa historiani i shquar Walter Goffart ėshtė kritik deri nė indiferencėn ndaj kronikave themelore (Goffart 2006; Poma 2008).

Ndryshe nga ambienti i Goffart, ku problematika kryesore e historiografisė ngelet objektivizmi i kronistit, nė realitetin e sotėm shqiptar situata paraqitet e ēorbėzuar nga plogėshtia e dy aktorėve tė tjerė, qė, nėse kronika ėshtė e pakorigjueshme, ato mund dhe duhet tė jenė nė nivelin, tė paktėn, tė prezantueshmėrisė serioze. Bėhet fjalė pėr pėrkthimin dhe interpretimin ( “leximin” ) e burimeve ose studimeve nė pėrgjithėsi: mbase situata ėshtė mė e koklavitur pėr sa i takon pėrkthimit, ngaqė shpesh herė konsiderohet si transportim i thjeshtė fjalėsh nga njė gjuhė nė tjetrėn, veprim i kritikuar pėrpara dymijė vitesh nė sintezėn «nec verbum verbo curabis reddere fidus interpres» tė Horacit.

Nganjėherė kjo pengesė kapėrcehet suksesshem siē ėshtė rasti i shqipėrimit tė librit Kronikat e Tursun Beut nga Edvin Cami, qė vjen nga pėrkthimi italian i Tarih-i Ebu’l Feth nga Luca Berardi, nėn kujdesjen e profesorit tė gjuhės dhe letėrsisė iraniane dhe turke, Michele Bernardini, dhe osmanologut Jean-Louis Bacqué-Grammont.

Prometeu i vonuar

Pothuajse gjithmonė nyja gordiane mblidhet tek interpretimi, pasi rreth burimeve historike, nga ajo qė medievisti Giuseppe Sergi cilėson si “traditė jo e specializuar”, ekziston iluzioni i mjaftueshmėrisė sė citimeve, pėr mė tepėr tė dekontekstualizuara, shpesh herė nė shėrbim tė racionalizmit funksional – thėnė ndryshe: interesave – qė adreson individin e impenjuar nė aktivitete tė tilla drejt thjeshtimeve, anashkalimeve, inkoherencės, tifozerisė emocionale, pse jo edhe drejt skenografive groteske.

Noton nė kėto ujėra edhe botuesi i Kronikat e Tursun Beut, Piro Misha, me bindjen absolute tė vėrtetėsisė historiografike tė Kronikės nė fjalė. Duke dashur tė pėrforcojė realizmin e Tursun Beut pohon se «janė tė shumtė studiuesit qė gjykojnė se, nėse lėmė mėnjanė tonin moralizues qė i pėrshkon [...] mund tė thuhet se nė to pėrgjithėsisht mbizotėron objektiviteti dhe realizmi», por kjo fjali vjen nga parathėnia e La conquista di Costantinopoli e Bernardinit, i cili i referohet Alessio Bombacit, pra, pėr korrektėsi, shumėsia e studiuesve reduktohet tek dy (nė fakt njė) specialistė tė letėrsise turko-persiane.

E pra, me gjithė kėtė nėnvizim Misha, nė tė parėn nga tre faqet e parathėnies sė librit, i ka pėrzgjedhur Tursun Beut pikėrisht ato stilizime letrare: «Prej kufomave tė shumta, lugina tė thella tanimė ngjasonin si tė ishin kodra. Prej gjakut tė derdhur, rrafshina tė gjera tani ngjasonin si Amudarja qė rridhte»; «tė gjithė djemtė e vashat e tyre u kapėn dhe u bėnė robėr»; e pėr kursim hapėsire nuk po citoj hiperbolat dhe metaforat e kėtyre tre fragmenteve, qė ndryshe nga sa ē’mendon botuesi, moralizuese nuk kanė asgjė.

Nga njėra anė pranohet ekzistenca e sajesės e nga ana tjetėr prezantohet libri me “sajesa tė vėrteta” dhe kriteri i filtrimit ėshtė misterioz, nė njė kohė qė botuesi ka pretendimin prometeian tė sqarimit tė lexuesit, veēanėrisht nė kėtė fazė polemikash rreth pėrmbajtjes sė historisė shqiptare, qė sipas tij «s’kanė asnjė lidhje me interesa tė mirėfillta akademike». Teksa lexon parathėnien dhe disa shkrime rreth librit tė qarkulluara nėpėr media, tė krijohet pėrshtypja qė Tursun Beu i vjen historiografisė shqiptare si risi, «pėr tė kontribuar pėr tė plotėsuar informacionin qė kemi pėr kėtė pjesė tė trashėgimisė sonė historike» – shkruan Misha – por e njohim qė nga botimi i Selami Pulahės, pėrpara dyzet viteve, nė kuadrin e Lufta Shqiptaro-Turke nė shekullin XV: burime osmane(Pulaha 1968), madje edhe mė herėt.

Pėrpara shtjellimit tė problematikave kryesore nė leximin e Tursun Beut nga Misha, nevojitet njė parantezė e Kronikės, ashtu siē duhej ta pėrfshinte ky botim, edhe pėr arsyen e thjeshtė tė imitimit tė “origjinalit” italian. Tė jetė rastėsi apo kursim fondesh qė botimi shqip serviret i cunguar nė sqarime paraprake profesionale dhe, madje, nė disa rrėfime tė kronistit?

Shkurtimisht rreth Kronikės

Botuesit e Mondadorit ia kanė nėnshtruar Kronikėn njė autopsie relaitivisht tė detajuar nė elemente pėrbėrėse ose karakteristika themelore, qė nisin me aspektin fizik, nėse mund ta emėrtojmė nė kėtė mėnyrė, pra autori dhe vepra. Bashkėkohės i Mehmetit II dhe oborrtar i tij, Tursun Beu do ta botojė Tarih-i ebu’l-feth pas vdekjes sė personazhit kryesor, aty nga fundi i shek. XV, rreth 20-50 vite pas ngjarjeve tė rrefyera, ku supozohet qė autori pjesėrisht i pėrjetoi: biografi mė i mirė (modern) i Mehmetit II, Franz Babinger, i konsideruar si jodashamirės i sulltanit, shprehet se Tursun Beu nuk shkoi pėrtej njė panegjeriku tė vonuar dhe jo pa qėllim ai i ka pėrjashtuar skenografitė emocionale (Babinger 1953). Them pjesėrisht pasi kohėt e fundit, sipas analizės sė Bernardinit, si rezultat i mospėrputhjes tė disa detajeve, ėshtė vėnė nė dyshim vetė prania e Tursun Beut nė rrethimin e Kostandinopojės, njė fakt qė duhet tė nxisė reflektime tė thella rreth veprės.

Akoma mė skeptik ėshtė Steven Runciman. Autor i njė libri mbi rėnien e Kostandinopojės, Runciman nuk e fsheh dot zhgėnjimin e veēantė nga kronistėt osmanė, pėrfshi edhe Tursun Beun e fokusuar rreth kėshtjellės sė Rūmeli Hisārit dhe mė shumė mbi intrigat e oborrit se sa mbi rrethimin (Runciman 1965). E kur kryevepra ushtarako-politike e Mehmetit II pasqyrohet me anomali tė tilla, mund tė imagjinojmė vazhdimin: ėshtė kurioze, pėr shembull, qė Misha nuk ka vėnė re se si kronisti e vendos Lezhėn nė pikėn e bashkimit tė Drinit dhe Bunės, duke e ngatėrruar me kėshtjellėn e Shkodrės, njė konfuzion i pakuptimtė pėr njė dėshmitar ngjarjesh, pėr mė tepėr rreth dy qyteteve, dy detajeve tė dukshme nė ato pak faqe kushtuar Arbėrisė; apo kur rėnien e Krujės e vulos me vėnien nė pah tė begatisė sė Shkodrės; apo nė paqartėsinė e vdekjes se Skėnderbeut.

Faza e dytė e autopsisė i pėrket stilit, qė i ka krijuar botuesit Misha pengesėn kryesore nė kuptimin e retorikės sė kronistit. Kėtu nuk mjafton percaktimi i vetėtimshėm se vepra strukturohet nga njė stil i «spėrdredhur barok», pasi kjo do tė thotė shumė dhe asgjė: shtjellimi i mėtejshėm i Mishės, edhe pse sintetik nė formė hapash, i tradhėton njohuritė e botuesit nė kėtė element qenėsor. Vepra e Tursun Beut ėshtė mbi tė gjitha pėrshkrim i letrarizuar ngjarjesh, qė Bernardini e konsideron si pjesė e letėrsisė arkaike osmane, me artificializėm tė lartė, sa qė jo vetėm Bernardini, por edhe Bombaci, kritiku mė i shquar italian i letėrsise osmane, Mario Grignaschi, pėrkthyesi i Tursun Beut nė rėnien e Kostandinopojės tė Agostino Pertusit, dhe Selami Pulaha, e kanė nėnvizuar kalvarin e pėrkthimit: historiani Pertusi e quan veprėn fantazioze, imagjinare, metaforike, retorike dhe oborrtare (Pertusi 1976).



...


.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Alima : 05-09-12 nė 15:45
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-09-12, 15:44   #6
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kronikat e Tursun Beut

...

Ndonėse ndryshon nga disa kronika pararendėse ajo projektohet tek zinxhiri i veprave me frymėzim tė theksuar nga letėrsia persiane, e kombinuar me tė ashtuquajturėn “letėrsi timuride” – e inauguruar nga stili i kronikave tė periudhės mongole, si pėr shembull autorėt Juvajnī dhe Rashīd al Dīni (Lewis, Holt 1962) – dhe fazat e ndryshme tė misticizmit sufi. Nga Juvajnī vjen vepraTarīkhi Jāhangushā (Historia e ngadhėnjimtarit tė botės), me zinxhirin e gjatė tė epiteteve qė shoqėrojnė sovranin. Tek Tursun Beu do tė gjejmė personazhe legjendare dhe mitologjike tė rezervuarit persian: Büzürkmirin, Turanikėt, Rüstemin, Turanin, Ferīdūnin, apo mbretėr tė shquar, qė burojnė nga krijimtaria e Firdousit tek Shāhnāme.

Nga tradita persiane vjen edhe ndėrthurja e prozės me poezinė, e quajturtazmīn, mjaft e pranishme tek Tursun Beu. Kanė njė rol tė veēantė Sa’dī Shiraz, Nizām al Mülk, e pa dyshim edhe mistika e Rūmit dhe Attārit, ashtu siē kanė ndikuar Oğuznamet e themeluesve legjendar tė dinastive. I pėrkasin sufizmit metaforat, krahasimet dhe manipulimi i fenomeneve natyrore nė funksion tė harmonisė nė dukje sensuale: rukh (fytyra, faqja) ėshtė shfaqja e Bukurisė hyjonre; zulf (kaēurreli) ėshtė shfaqja e Gjithėpushtetit hyjnor ose, siē e pėrshkruan Shabestarī, «shumėsia e botės empirike qė mbulon fytyrėn e unitetit hyjnor»; lab (buza) mishėron aftėsinė hyjnore tė dhurimit tė jetės; sharāb (vera) simbolizon ekstazėn; «tek ēifti bukuri/dashuri, dashuria ndaj njeriut ngatėrrohet me atė ndaj Zotit», por bukuria njerėzore ėshtė vetem njė refleks hyjnor (Bombaci 1956; Bausani, Pagliaro 1960). Ky lloj sinkretizmi i shumanshėm, pėrpos vėshtirėsive nė pėrkthim, e damkos Kronikėn me karakteristika tė theksuara artificializmi, qė njėkohėsisht pėrbėn ēelėsin e pashmangshėm kuptimor tė veprės.

Elementi i tretė i rėndėsishėm i Kronikės ėshtė objektivi i saj, qė konsiston tek madhėrimi i sovranit, me stilin e Firdusit, tė konsoliduar nga periudha e Timur Lengut. Mehmeti II piedestalizohet si i pagabueshėm, i pamposhtur, njė lloj Princi makiavelian me virtyte hyjnore – pjesėrisht nga sulltani frymezohet edhe Machiavelli. Nė valėvitjen mes filozofisė dhe etikės Tursun Beu gėrsheton pushtetin absolut tė sovranit, i cili shprehet nė veēanti pėrmes nėnshtrimit, qė, nga ana e tij, mundėsohet nga fuqia usharake, e nė kėtė kontekst ushtritė sulltanore angazhojnė autorin nė tablo epike.

Dhuna nė vetvete, njė nga metaforat e kudondodhura tė rrėfimit, i shėrben Tursun Beut nė gdhendjen e sovranit pėrherė triumfues ndaj turmave anonime. E thėnė ndryshe, inflacioni i dhunės pėrgjatė Kronikės ka misionin e ndriēimit tė triumfit tė Mehmetit II dhe jo ndonjė realizėm tė mundshėm, ashtu siē nuk ka objektivitet tek emfaza e sulltanit, e ushrisė, e fitoreve, e mėnyrave tė dėshtim/nėnshtrimit tė kundėrshtarėve, etj.

Lexim i pilotuar

Publiku i thjeshtė, tė cilit botuesi Misha i drejtohet pėr ta kthjelluar mbi epokėn aq tė njohur osmane sipas modelit nacional-romantik, i ndodhur thuajse pa asnjė koordinatė rreth Kronikės dhe autorit, adresohet drejt leximit tė “kėshilluar”, qė, si i vetmi i propozuar, tė kujton menjėherė integralizmin e regjimit tė shkuar, pushtetin e tij nė kanalizimin e opinionit dhe mėnjanimin e polifonisė sė interpretimeve. Njė monodi e tillė, pėrtej nėnvlerėsimit tė lexuesit dhe keqtrajtimit tė kronistit, duket sikur ushqen inkoherencėn e bartėsit tė kostumit kozmopolit, qė, pėr mė tepėr, kėmbėngul nė «rishqyrtimin kritik e serioz tė kėsaj periudhe [...] duke iu shmangur skematizimit me frymėzim romantik e nacionalist qė ka karakterizuar pėrgjithėsisht deri mė sot, si nė gjithė historiografinė ballkanike, trajtimin e raporteve tona me Perandorinė Osmane».

Po cilat janė kalimet e kėsaj autostrade tė re? Nė vija tė pėrgjitshme janė tre:dhuna, lufta e shenjtė dhe perversiteti seksual. Ky triumvirat, i lexueshėm – sipas Mishės – tek realizmi i Tursun Beut, do t’i shėrbejė shqiptarėve pėr ta njohur mė thellė tė kaluarėn, ose raportin me osmanėt, pse jo edhe me turqit e sotėm, qė botuesi ka aq pėrzemėr. Faktikisht, jo vetėm qė nuk ėshtė interpretim i shmangur nga rrugėtimi nacional-romantik dhe qė nuk pėrputhet me debatin akademik, por, duke u nisur nga pretendimi se kėto elemente janė tė reja dhe se historiografia «i ka minimizuar, ose madje dhe mėnjanuar apo censuruar», siēshprehet Misha, mund tė themi se ngjasojnė me “zbulimin e ujit tė ngrohtė”.

Hiperbola e dhunės

Historiografia ballkanike ėshtė e tejngopur me elementin e dhunės osmane nė forma, nė momente dhe pėr arsye tė ndryshme. Tursun Beu, si pjesė e historiografisė shqiptare tė Akademisė sė Shkencave – gjendet me emrin Dursun, sė bashku me pėrshkrimet letare: «u vra cili do qė u zu gjallė, vendi u plaēkit tmerrėsisht, gratė dhe fėmijėt u morėn robėr» (Islami, Frashėri 1959) – qė nė fėmijėrinė e saj, i ka shėrbyer interesave tė nacionalizimit sistematik tė shqiptarėve dhe imazhi i sotėm kolektiv ndaj osmanėve, qė vėrtitet pėrreth dhunės shkatėrruese tė Edenit arbėror, nuk ėshtė prodhuar nga impakti me meteorin e dy dekadave tė fundit: vazhdojnė tė qarkullojnė shifrat katastrofike tė ushrive osmane, nga 150 nė 400 mijė ushtarė, ato tė deflacionit demografik, nė pėrmasa qė e bėjnė tė ēuditshme praninė e sotme tė shqiptarėve nė Ballkan, e plot idhuj tė tjerė me ndonjė makiazh postkomunist.

Dukuria e re qėndron tek kritika ndaj historiografisė zyrtare qė e paska nėnvlerėsuar Tursun Beun, duke mos ngulmuar siē duhet nė prodhimtarinė nacional-romantike, por atėherė duhet kritikuar edhe historiografia perėndimore. Nėse kjo e fundit nuk i lexon kronikat nė stilin e propozuar nga Misha ka shumė arsye, ku njė ndėr mė tė rėndėsishmet ėshtė paradigma qė e pėrkufizon dhunėn si fenomen universal nė kohė dhe hapėsirė.

Mehmeti II sipas Mishės ėshtė po ai Pushtuesi i historiografisė zyrtare – njė pėrputhje e re me frymėzimin e vjetėr – dhe, akoma mė ironike, kundėrshton idenė e Ngadhėnjimtarit tė Tursun Beut, ai qė nė parathėnie konsiderohet si realist i vyer. Mjafton emėrtimi Pushtuesi pėr ta shndėrruar nė demagogji kėmbėnguljen e spastrimeve historiografike. Nė atė prezantim sintetik dhe dekontekstualizues, ku metaforat dhe hiperbolizimet e kronistit besohen si objektive, veprimtaria e Mehmeti II, pikėrisht me vullnetin e botuesit pėr ta intepretuar si sadist pervers, krijon njė zinxhirė paradoksesh tė pazgjidhshme: e thėnė ndryshe, artificializmi letrar i Tursun Beut, nėse sforcohet me realizėm e nxjerr Mehmetin II nga binarėt historikė.

Pėr shembull: njė Mehmet II qė hap librin si shfarosės arbėrish, e pėr rrjedhojė edhe tė popujve tė tjerė, pasi kronisti ndjek tė njėjtin stil pėrshkrimi, do tė thotė se ka planifikuar diēka tė tillė ose, sė paku, ka njė rezervuar demografik nė gjendje tė zėvendėsojė turmat e zhdukura – vrasje, skllavėrim, emigrim – me logjikėn e thjeshtė qė njė territor i boshatisur ėshtė i pavlefshėm pėr njė sulltan me programe perandorake.

Nė kėtė rast Misha ka dy zgjidhje tė paradoksit tė vetėkrijuar: sė pari, fenomeni i kolonizimit dhe sė dyti, pėr tė respektuar koherencėn me vetveten, mund tė justifikohet me “thartėsinė e frutit”, intepretuar nga Jon Elster. Historiografia perėndimore ėshtė e njėzėshme nė mohimin e mundėsisė sė osmanėve tė shek. XV pėr ta kolonizuar Ballkanin, pasi Anadolli kishte mė pak se 5 milion banorė, ndėrsa Ballkani osman kishte akoma mė tepėr, pra janė mundėsi mjaft tė kufizuara. Duke u fokusuar tek trevat arbėrore, ideja e kolonizimit zhvlerėsohet plotėsisht nga defterėt osman tė shek. XV-XVI, qė vėrtetojnė se numri i muslimanėve ishte reth 3% (1520), mė i ulti nė Ballkan – sė bashku me shifrat e territoreve serbe (Islami, Frashėri 1959; Vryonis 1981; Pulaha 1984; Firpo, Tranfaglia 1986; Minkov 2004).

Kėshtu, historizimi i letėrsisė sė kronikave konflikton me shifrat mjaft tė sakta tė defterėve, tė cilėt nuk vėrtetojnė kolonizim tė territoreve arbėrore, me pėrjashtim tė administratės fillestare nėpėr qytete – qė nuk mund tė konsiderohet si kolonizim – ose tė ndonjė rasti endemik. Kjo do tė thotė se Tursun Beu i rreshtėve qė ka preferuar Misha bymen dhunėn nė funksion tė madhėrimit tė sovranit. Ndonėse Misha ēimentohet tek nėnshtrimi i pėrgjakshėm, Tursun Beu, natyrisht jashtė meandreve letrare, shpjegon edhe njė mėnyrė nėnshtrimi gati (para)konsensuale teksa rrėfen betejėn e Buzurshekut (1467), apo kur sqaron se si banorėt vendas zbresin nga malet pėr tė popolluar rrethinat e Elbasanit pas ndėrtimit tė kėshtjellės osmane: pėr botuesin e paanshėm nuk kuptohet padukshmėria e kėtyre detajeve nė ato pak faqe arbėrore.











.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Alima : 05-09-12 nė 15:46
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-09-12, 16:01   #7
Sulltan-Alim
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Re: Titulli: Kronikat e Tursun Beut

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Alima Shiko postimin
...

Po ndoj kronik nga ndoj perandor Romak psh???....pos Rozafes me gjirin jasht?

...Ndonje perandori Bizant ???!!!

Apo ndoshta rrota nuk po sillet me tutje se te Othomanet?


.

Sulltaneshe,

Mos u lesho ne nivele qe nuk i perkasin Namit, gjegjesisht Diapazonit tend.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-09-12, 16:05   #8
Bajlozi i Zi
 
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
Bajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Kronikat e Tursun Beut

...Tursun Beu, natyrisht jashtė meandreve letrare, shpjegon edhe njė mėnyrė nėnshtrimi gati (para)konsensuale teksa rrėfen betejėn e Buzurshekut (1467), apo kur sqaron se si banorėt vendas zbresin nga malet pėr tė popolluar rrethinat e Elbasanit pas ndėrtimit tė kėshtjellės osmane: pėr botuesin e paanshėm nuk kuptohet padukshmėria e kėtyre detajeve nė ato pak faqe arbėrore.

...

mirė,
Shqiptarėt zbresin nga malet dhe e pranojne me deshire ("ne menyre konsensuale") nenshtrimin.

Dhe,
Doan Dani e merr si te mireqene e te vertete kete fakt te Tursun Beut.

Po faktet tjera?

Ato me perdhunime, roberime, shitje te femrave, malet e kodrat me kufoma shqiptaresh, lumenjte e gjakut... Qe i pershkruan, ne te njejten kronike Tursuni.

Ēka e shtyne njė sherbetor besnik te sulltanit, qe lavderon me pietet luftat e pushtimet e sulltanit e te Kuranit, te genjeje?
Cfare qellimi kishte?

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bajlozi i Zi : 05-09-12 nė 16:13
Bajlozi i Zi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-09-12, 16:24   #9
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Re: Kronikat e Tursun Beut

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Bajlozi i Zi Shiko postimin
...Tursun Beu, natyrisht jashtė meandreve letrare, shpjegon edhe njė mėnyrė nėnshtrimi gati (para)konsensuale teksa rrėfen betejėn e Buzurshekut (1467), apo kur sqaron se si banorėt vendas zbresin nga malet pėr tė popolluar rrethinat e Elbasanit pas ndėrtimit tė kėshtjellės osmane: pėr botuesin e paanshėm nuk kuptohet padukshmėria e kėtyre detajeve nė ato pak faqe arbėrore.

...

mirė,
Shqiptarėt zbresin nga malet dhe e pranojne me deshire ("ne menyre konsensuale") nenshtrimin.

Dhe,
Doan Dani e merr si te mireqene e te vertete kete fakt te Tursun Beut.

Po faktet tjera?

Ato me perdhunime, roberime, shitje te femrave, malet e kodrat me kufoma shqiptaresh, lumenjte e gjakut... Qe i pershkruan, ne te njejten kronike Tursuni.

Ēka e shtyne njė sherbetor besnik te sulltanit, qe lavderon me pietet luftat e pushtimet e sulltanit e te Kuranit, te genjeje?
Cfare qellimi kishte?

...

Ti sikur te jeshe harap, kur lexuake fillon gjithemon nga fundi?... lexoje tere shkresen ,pastaj vazhdojme eventualisht ,edhe perkry keshilles se Sulltanit,drejtuar mua Sulltaneshes :D !


Konsesualisht... sot nuk ka perandori dhe as "dhune! Kush i dhunon dhe detyron te konvertohen masovikisht ,individualisht ne gjithe boten muslimanet e rinje ?


...pasi kishe fjalen tek dhuna!



ps.hulumto fosilet e Romakeve,sa nuk kame filluar une!


.
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-09-12, 16:32   #10
Bajlozi i Zi
 
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
Bajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Kronikat e Tursun Beut

Pėr ty, edhe pėr Sulltan-Alim,

Ėshtė "tradite" neper diskutimet e forumeve, qe, kur tema ka karakter historiko-politiko-fetar, se paku ne 30 komentet e para, komentuesit provojne me argumente e fakte te replikojne. Pas te tridhjetit fillojne sharjet deri ne gjene te familjes.

Pse filluat kaq shpejt?

Anyway,

Kjo teme sillet ketu me qellim qe te pershkruaje krime e masakra e plaqkitje ne emer te Kuranit e te islamit.

Theksoj:

Krime e masakra e pushtime e dhunime e plaqkitje, ne emer te islamit e te Kuranit.

Kjo, sa i perket islamit fe te paqes e te tolerances.
Bajlozi i Zi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-09-12, 16:38   #11
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kronikat e Tursun Beut

...

Kjo teme nuk eshte gje tjeter pos shtremberim historis , fakteve , kronikave, personaliteteve , Kuranit , dhe te gjitha tjerave si zakonisht nga urrejtesit dhe injorantet !


Po deshe vazhdojme deri ne ate shkresen pas te 30-tes ! No problem anyway we are used too!


.
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-09-12, 16:48   #12
Bajlozi i Zi
 
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
Bajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Titulli: Kronikat e Tursun Beut

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Alima Shiko postimin
...

Kjo teme nuk eshte gje tjeter pos shtremberim historis , fakteve , kronikave, personaliteteve , Kuranit , dhe te gjitha tjerave si zakonisht nga urrejtesit dhe injorantet !


Po deshe vazhdojme deri ne ate shkresen pas te 30-tes ! No problem anyway we are used too!


.
Kur thua ėshtė shtremberim i historise e i fakteve; a je ne gjendje te tregosh ketu se si ėshtė e verteta, e pashtremberuar, pra?
Bajlozi i Zi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-09-12, 16:51   #13
Sulltan-Alim
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Re: Kronikat e Tursun Beut

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Bajlozi i Zi Shiko postimin
Pėr ty, edhe pėr Sulltan-Alim,

Ėshtė "tradite" neper diskutimet e forumeve, qe, kur tema ka karakter historiko-politiko-fetar, se paku ne 30 komentet e para, komentuesit provojne me argumente e fakte te replikojne. Pas te tridhjetit fillojne sharjet deri ne gjene te familjes.

Pse filluat kaq shpejt?

Anyway,

Kjo teme sillet ketu me qellim qe te pershkruaje krime e masakra e plaqkitje ne emer te Kuranit e te islamit.

Theksoj:

Krime e masakra e pushtime e dhunime e plaqkitje, ne emer te islamit e te Kuranit.

Kjo, sa i perket islamit fe te paqes e te tolerances.
Une do te kursej ty meqe konsideroj se nuk ke ndonje kaqik per ti hyre ketij debati provokativ me vete faktin se inicon tema tendencioze qe parimisht nuk do duhej. Pra, ti ke hapur nje teme nen cdo norme, gjegjesisht me mize pas veshi dhe akoma ke kurajo te shtrosh pyetje Pse filluat kaq shpejte? Gjurmo neper arkiva e mos hedh pluhur kot. E nese ushqehesh me keso tema besoj se tjeret do t`a japin pergjegjen e merituar por pa te kursyer as une.

Kalo bukur!
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-09-12, 16:56   #14
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Re: Titulli: Kronikat e Tursun Beut

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Bajlozi i Zi Shiko postimin
Kur thua ėshtė shtremberim i historise e i fakteve; a je ne gjendje te tregosh ketu se si ėshtė e verteta, e pashtremberuar, pra?

...

A ja vlene te lodhem se koti... kur ti prap ne fund do tentosh te me bindesh se jane demagogji?!

.
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-09-12, 16:59   #15
Bajlozi i Zi
 
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
Bajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Kronikat e Tursun Beut

Kronikat e Tursun Beut, ėshtė njė liber i botuar ne Turqi, dhe autenticiteti i autorit nuk ėshtė vene ne dyshim as nga akademket turq. (Tejetergje permbajtja). Tursun Beu ėshtė njė personazh i vertete historik neper te gjitha arkivat osmane etj.

Tjetra,

Sa i perket mizes,

Nėse ju sot therrisni me krenari "ku je baba sulltan"; pas 20 vjetesh, disa shqiptare si ju do te tharrasin "ku je baba arkan"; dhe kur njė bashkeluftetar i arkanit do te botoje njė liber me kronika pėr masakrat e arkanit me plaqkitje e perdhunime ndaj kroateve shqiptareve e boshnjakeve... Tipas si ju, do te dalin e te na thone se "keto jane shtremberime te historise dhe te fakteve" e do te mbrojne madheshtine, sikur ju te babes sulltan, ata te "babes arkan".

A jeni ne toke te Zotit?


Bajlozi i Zi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:44.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.