Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-01-08, 02:42   #1
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Ilirėt Nė Mesdhe

Ilirėt

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė



Shko te: navigacion, kėrko

Iliria


Problemi i prejardhjes dhe i rrugės sė formimit tė trungut etnik ilir me veēoritė e tij gjuhėsore e kulturore, ka pėrbėrė njė nga synimet mė kryesore tė ilirologjisė. Rreth kėtij problemi janė shfaqur pikėpamje tė ndryshme, tė cilat ndriēojnė nė mėnyrė tė mjaftueshme gjithė kėtė proces tė ndėrlikuar etnogjenetik. Kėrkimet komplekse arkeologjike, gjuhėsore dhe historike tė kohėve tė fundit e kanė vendosur atė mbi njė bazė mė tė shėndoshė dhe e kanė futur nė njė rrugė mė tė drejtė zgjidhjeje. Sado tė ndryshme qė mund tė paraqiten nga forma, teoritė mbi prejardhjen e ilirėve shprehin nė pėrmbajtje vetėm dy pikėpamje, e para i konsideron ilirėt si tė ardhur nė Gadishullin Ballkanik, ndėrsa pikėpamja e dytė i konsideron si popullsi autoktone e formuar nė truallin historik tė Ilirisė.
Midis teorive qė i quajnė ilirėt tė ardhur nė Gadishullin Ballkanik, ka mospėrputhje si pėrsa i takon vendit nga vijnė, ashtu edhe kohės sė ardhjes sė tyre. Disa e lidhin pėrhapjen e tyre me kulturėn e Halshtatit, tė tjerė me kulturėn e Fushave me Urna, apo me kulturėn Luzhice. Sipas tyre, nė kapėrcyell tė mijėvjeēarit tė dytė p.e.s. ilirėt morėn pjesė nė lėvizjet e popujve qė njihen me emrin dyndja dorike, egjeane ose panono-ballkanike dhe duke zbritur nga Evropa Qendrore, nė fillim tė epokės sė hekurit, u ngulėn nė Gadishullin Ballkanik nė trojet e tyre historike.
Pikėpamje mė e re ėshtė ajo qė e konsideron kulturėn ilire si njė dukuri tė formuar historikisht nė vetė truallin ilir nė bazė tė njė procesi tė gjatė dhe tė pandėrprerė tė saj gjatė gjithė epokės sė bronzit dhe fillimit e epokės sė hekurit.
Kjo tezė e zhvillimit tė pandėrprerė tė kulturės, qė jep mundėsi tė flitet edhe pėr njė zhvillim tė pandėrprerė etnik, gjen prova tė shumta nė territorin historik tė ilirėve, sidomos me zbulimet e bėra nė truallin e Shqipėrisė nė vendbanimin e Maliqit dhe nė varrezat tumulare tė Pazhokut, tė Vajzės, tė Matit etj, kurse jashtė Shqipėrisė, nė varrezat tumulare tė pllajės sė Glasinacit Bosnjė e gjetkė. Pėrballė kėtyre zbulimeve bėhet fare e paqėndrueshme teza qė e lidh etnogjenezėn e ilirėve me kulturėn e Halshtatit ose me bartėsit e kulturės sė fushave me urna. Trualli i kėsaj kulture tė fundit nuk mund tė lidhet nė asnjė mėnyrė etnikisht me ilirėt. Duke krahasuar truallin e kulturės sė fushave me urna me atė tė kulturės sė mirėfilltė ilire Mat-Glasinac nė rajonin qendror tė Ilirisė, vihen re ndryshime thelbėsore si nė kulturėn materiale, qeramikė, objekte metalike etj, ashtu edhe nė kulturėn shpirtėrore, qė ka njė rėndėsi tė veēantė nė pėrcaktimin etnik tė njė popullsie. Trualli i Panonisė ndjek mėnyrėn e varrimit me djegie duke vendosur mbeturinat e saj nė vazo tė veēanta urna, ndėrsa ai i Matit dhe i Glasinacit, varrimin nė tuma kryesisht me vendosje kufome. Kėto ndryshime nė kulturė i veēojnė panonėt si njė grup etnik mė vete qė dallohet nga ai i ilirėve. Pėrveē kėsaj tė dhėnat arkeologjike kanė treguar se dyndjet panono-ballkanike, dorike dhe egjeane nuk e pėrfshinė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik dhe si pasojė nuk shkaktuan ndryshime dhe zhvendosje tė theksuara tė ilirėve. Kjo shihet qartė sidomos nė territorin e Shqipėrisė, ku materialet arkeologjike tė kėsaj kohe, flasin jo pėr ndėrprerje nė zhvillimin autokton tė kulturės, por pėr njė vazhdimėsi tė saj qė nga epoka e hershme e bronzit, pavarėsisht se disa shfaqje tė reja nė prodhimin metalurgjik, tė shek. XI-IX p.e.sonė, mund tė lidhen me ndikimet kulturore tė ardhura pėrmes dyndjeve nga veriu. Ky zhvillim i pandėrprerė kulturor nė territorin shqiptar shfaqet akoma mė mirė nė qeramikė, e cila ėshtė njė tregues i rėndėsishėm nė pėrcaktimin etnik dhe kulturor tė pėrdoruesve tė saj. Qeramika e kėsaj kohe zhvillohet nė tėrė truallin ilir mbi bazėn e poēerisė mė tė hershme tė epokės sė bronzit, pa pasur ndonjė ndryshim nė kohėn e kalimit nga epoka e bronzit nė atė tė hekurit, dhe duke e ruajtur kėtė traditė autoktone tė paktėn deri nė shek. VI p.e.s., kur historikisht dihet se kėto krahina banoheshin nga bashkėsi tė qėndrueshme fisnore ilire.
Tė gjitha kėto tė dhėna arkeologjike, tė grumbulluara nė pesėdhjetė vjetėt e fundit nė territorin e Shqipėrisė, sė bashku tregojnė se etnogjeneza ilire nuk duhet parė nė asnjė mėnyrė nė lidhje me ardhjen e njė popullsie nga veriu i Ballkanit, por si njė proēes historik shumė i gjatė dhe i ndėrlikuar autokton. Ky proēes fillon shumė kohė pėrpara kėtyre dyndjeve (dorike, egjeane dhe panono-ballkanike) dhe konkretisht me dyndjen e madhe tė periudhės kalimtare nga neoliti nė epokėn e bronzit, qė pėrfshin treva tė gjera tė Evropės dhe tė Azisė, duke sjellė me vete ndryshime tė dukshme etnike nė Evropėn neolitike.
Kjo dyndje e cilėsuar indo-europiane, qė ndodhi nė kapėrcyell tė mijėvjeēarit tė tretė, u krye nga grupe tė ndryshme popullsish baritore tė ardhura nga stepat e Lindjes. Ėshtė provuar arkeologjikisht se ajo nuk u bė menjėherė, por valė-valė dhe se krahinat perėndimore tė Ballkanit, midis tyre dhe territori i Shqipėrisė u prekėn prej saj mė vonė se sa ato lindore.
Gjatė kėsaj dyndjeje grupe tė ndryshme kulturore tė Evropės u zhdukėn pa lėnė gjurmė, tė tjera u pėrzien me popullsitė migratore, tė cilat u imponuan me kėtė rast vendasve gjuhėn, kulturėn, dhe nė njė farė mase edhe zakonet e veta. Kėshtu ndodhi, p.sh. me kulturat neolitike tė Vinēes, tė Butmirit, tė Lisiēi-Hvarit nė territorin e Jugosllavisė, tė cilat u zėvendėsuan me kulturat e reja Kostalace, Vuēedole etj; e njėjta gjė ndodhi edhe me kulturėn neolitike tė Maliqit, e cila u zėvendėsua nga njė kulturė mė e ulėt e karakterizuar me qeramikėn e saj trashanike, qė i atribuohet pikėrisht kėsaj dyndjeje.
Nė proēesin e shtjellimit tė kėtyre ngjarjeve dhe tė pėrzierjeve etnike dhe kulturore tė popullsive neolitike vendase, para-indoeuropiane, ose sipas disa studiuesve, indoeuropiane tė hershme, me ardhėsit e rinj indoeuropianė tė stepave u formua edhe baza mbi tė cilėn nisėn tė zhvillohen nė kushte tė veēanta edhe proēeset etnogjenetike tė popullsive tė vjetra historike tė Ballkanit Perėndimor, rrjedhimisht dhe procesi i formimit historik tė trungut etnik ilir me tipare tė pėrbashkėta kulturore, tė dallueshme prej bashkėsive tė tjera fqinje jo ilire. Nė kėtė proēes, i cili u zhvillua gjatė gjithė mijėvjeēarit tė dytė p.e.s., diferencimi dhe asimilimi i popullsive, ashtu sikurse dhe lidhjet ekonomike e kulturore, luajtėn njė rol tė rėndėsishėm. Nė qoftė se nė periudhėn e hershme tė epokės sė bronzit, kultura e territoreve perėndimore tė Ballkanit, ishte shumė larg pėr t’i dhėnė asaj karakter tė pėrcaktuar ilir, tė dallueshėm prej atyre tė territoreve tė tjera, ky diferencim i tipareve kulturore vjen e bėhet gjithnjė mė i theksuar nė periudhėn e mesme tė bronzit dhe veēanėrisht nė periudhėn e fundit tė epokės sė bronzit. Nė rrugėn e kėtij zhvillimi tė brendshėm, territoret jugore tė kėsaj treve ishin tė kthyera mė tepėr me fytyrė drejt jugut, nga bota e pėrparuar e Egjeut, me tė cilėn qenė nė marrėdhėnie tė ngushta ekonomike e kulturore. Veriu, pėrkundrazi, shfaq prirje drejt Evropės Qėndrore, por me lidhje mė tė dobėta me tė. Kėto lidhje ndikuan sadopak nė formimin dhe nė diferencimin nė fund tė epokės sė bronzit dhe nė fillim tė epokės sė hekurit tė dy grupeve tė mėdha kulturore ilire, grupit jugor dhe verior.
Kėshtu duke zėnė fill nė kapėrcyell tė epokės sė bronzit, proēesi i formimit tė etnosit ilir pėrshkon nė mijėvjeēarin e dytė rrugėn e gjatė tė diferencimit nga masa e pasigurt etnike qė u formua pas shkatėrrimit tė botės neolitike dhe pėrfundon nga fundi i kėtij mijėvjeēari. Si e tillė, kjo epokė krijon nė pjesėn perėndimore tė Ballkanit atė substrat etno-kulturor, mbi bazėn e tė cilit formohet mė vonė etnosi dhe kultura ilire. Bartėsit e kėtij substrati mund tė identifikohen me atė popullsi parailire, qė nė burimet historike njihet si pellazge.
Pavarėsisht nga kjo hipotezė pėr parailirėt, thelbėsor ėshtė fakti se nė fund tė epokės sė bronzit, nė pjesėn perėndimore tė Ballkanit ishte formuar njė bashkėsi e gjerė kulturore dhe etnike, e cila nė epokėn e hekurit nė bazė tė zhvillimit tė brendshėm ekonomiko-shoqėror, do tė vazhdonte tė zhvillonte mė tej kulturėn e vet duke i dhėnė asaj njė fytyrė gjithnjė mė tė pėrcaktuar etnike. Kjo ėshtė dhe periudha e formimit tė plotė tė bashkėsisė sė madhe ilire dhe tė grupeve tė veēanta etnokulturore, tė cilėt pėrmenden nga autorėt mė tė hershėm antikė


__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 18-01-08, 02:45   #2
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

Tabela e pėrmbajtjeve

[fshih]//
[redaktoni] Koha e hekurit
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-01-08, 02:46   #3
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

[redaktoni] Trualli i ilirėve

Artikulli kryesor : Trualli i ilirėve nė kohėn e hekurit Sipas burimeve historike, nocioni ilir - Iliri, ka pasur gjatė historisė sė vet njė kuptim disi tė ndryshėm gjeografiko-historik.
Me emrin ilir nė fillim njiheshin vetėm krahinat jugore tė ilirėve. Kėtu banonin sipas burimeve mė tė vona letrare edhe ilirėt e mirėfilltė, siē i quan ata historiani romak, Plini Plak. Ky emėr u shtri gradualisht prej grekėve edhe nė vise tė tjera tė njohura mė vonė prej tyre, popullsitė e tė cilave, pavarėsisht nga veēoritė e zhvillimit tė tyre lokal, paraqitnin elemente tė njė trungu tė pėrbashkėt etno-kulturor.
Nė kohėn e historianit grek Herodotit (shek. V p.e.sonė), emri ilir shtrihej mbi njė territor mjaft tė gjerė, i cili arrinte nė lindje deri tek rrjedhja e lumit Moravė. Njė shekull mė vonė, sipas Pseudo-Skylaksit, ky emėrtim do tė pėrfshinte territore akoma mė tė gjera nė veriperėndim tė Ballkanit. Sipas tij ilirėt shtriheshin pėrgjatė Adriatikut duke filluar qė nga liburnėt nė veri e deri tek kufijtė e Kaonisė nė jug. Pėrhapjen mė tė madhe dhe pėrfundimtare tė emrit dhe tė territorit ilir, na e jep Apiani i Aleksandrisė, i cili duke pėrmbledhur gjithė sa ishte thėnė pėrpara tij mbi topografinė e ilirėve, shkruante: “grekėrit quanin ilirė ata qė banonin mbi Maqedoninė dhe Trakinė, qė nga kaonėt dhe thesprotėt deri tek lumi Istėr. Dhe kjo ėshtė gjatėsia e vendit, ndėrsa gjerėsia prej maqedonėve dhe thrakėve malorė tek paionėt deri nė Jon dhe nė rrėzė tė Alpeve”.
Nga studimet mė tė reja tė mbėshtetura jo vetėm nė burimet e shkruara historike, por edhe nė tė dhėnat arkeologjike si dhe nė ato gjuhėsore, rezulton se trualli historik i ilirėve pėrfshinte tėrė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik, qė nga rrjedhja e lumenjve Morava e Vardari nė lindje, e deri nė brigjet e Adriatikut e detit Jon nė perėndim, qė nga lumi Sava nė veri, e deri tek gjiri i Ambrakisė nė jug, pra deri nė kufijtė e Helladės sė vjetėr. Burimet historike dhe ato arkeologjike e gjuhėsore dėshmojnė pėr praninė e ilirėve edhe jashtė trevės historike tė tyre. Grupe tė tėra ilirėsh, midis tyre mesapėt dhe japigėt u vendosėn nė Itali pėrgjatė bregdetit tė Adriatikut dhe nė krahinat jugore tė Italisė.
Azinė e Vogėl u shpėrngulėn grupe popullsish dardane, paionė, tė cilėt do tė pėrmenden edhe nė eposin homerik si pjesėmarrės, pėrkrah trojanėve nė luftėn e tyre kundėr grekėve. Prania e elementit etnik ilir ėshtė vėrtetuar arkeologjikisht nga burimet e shkruara edhe nė rajonet veriore tė Maqedonisė e tė Greqisė, si nė Akarnani e nė Etoli. Tė gjitha kėto lėvizje grupesh etnike ilire pėrtej trevės historike tė tyre ndodhėn, siē mund tė provohet dhe arkeologjikisht, kryesisht gjatė dyndjes sė madhe panono-ballkanike, e cila siē dihet fillon tė vėrshojė nė drejtim tė jugut qė nė fund tė shek. XIII-XII p.e.sonė. Meqėnėse fatet e tyre historike, nė trojet e reja ku ato u vendosėn, janė thuajse krejt tė ndara nga bota e mirėfilltė ilire-ballkanike, kėto grupe tė emigruara nuk do tė pėrfshihen nė shqyrtimin e mėtejshėm tė historisė ilire.

[redaktoni] Fiset me te rendesishme
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-01-08, 02:46   #4
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

Artikulli kryesor : Fiset Ilire Nė shekujt e parė tė mijėvjeēarit tė fundit para erės sonė ishin formuar tanimė bashkėsitė fisnore ilire dhe nė pėrgjithėsi ata kishin zėnė vend nė trojet e tyre historike. Ndėr fiset mė tė hershme ilire qė luajtėn dhe njė rol ku mė shumė e ku mė pak tė rėndėsishėm nė ngjarjet historike tė mėvonshme, pėr t’u pėrmendur janė: thesprotėt, tė cilėt zinin ultėsirėn bregdetare qė nga gjiri i Ambrakisė e deri tek lumi i Thiamit Kalama, nė veri tė tyre vinin kaonėt, vendbanimet e tė cilėve arrinin deri tek malet e Llogorasė dhe gryka e lumit Drinos. Molosėt banonin nė pllajėn pjellore tė Janinės. Gjatė luginės sė Vjosės nė tė majtė banonin amantėt, ndėrsa nė tė djathtė bylinėt, kurse nė rrjedhjen e sipėrme tė Vjosės banonin parauejtė. Nė lindje tė bylinėve shtrihej territori i atintanėve. Taulantėt shtriheshin nė zonėn bregdetare nga Vjosa e deri tek lumi i Matit dhe nė veri tė tij, pėrgjatė brigjeve tė Adriatikut tė Mesėm, fisi i ardianėve. Nė viset e Ballkanit Qendror dy ishin fiset mė tė mėdha dhe mė tė rėndėsishme ilire: paionėt nė luginėn e mesme tė Vardarit, dhe dardanėt qė banonin nė rrafshin e Kosovės, tė cilėt shtriheshin nė veri nė tokat midis degėve jugore e perėndimore tė Moravės deri aty ku kėto bashkohen pėr tė formuar Moravėn e Madhe. Midis fiseve tė hershme tė Ballkanit Veriperėndimor ndėr mė tė fuqishmit ishin liburnėt, tė cilėt banonin nė bregdet dhe nė ishujt deri tek lumi Kėrka, nė jug tė tyre vinin dalmatėt, kurse nė viset e Bosnjės sė brendshme, autariatėt. Pėrveē kėtyre fiseve, nė territorin e gjerė tė Ilirisė do tė shfaqen mė vonė, nė rrethana krejt tė reja historike e politike, edhe njė numėr i madh bashkėsish tė tjera ilire, midis tė cilave edhe bashkėsi tė tilla qė do tė kenė njė peshė tė madhe nė zhvillimin e ngjarjeve politike tė shtetit ilir, si enkelejtė, dasaretėt etj. Pėrhapja e fiseve mė tė rėndėsishme e tė hershme ilire dėshmohet nė burimet e autorėve antikė, tė cilat nė mjaft raste janė, megjithatė, tė fragmentuara, madje dhe kontradiktore. Rrjedhimisht nė pėrcaktimin e topografisė sė fiseve ilire ka edhe raste tė diskutueshme.
[redaktoni] Vendbanimet

Artikulli kryesor : Vendbanimet ilire nė kohėn e hekurit Ilirėt e kohės sė hekurit jetonin nė fshatra dhe nė vendbanime tė fortifikuara. Fshatrat ilire nuk njihen dhe aq mirė pėr arsye se nuk janė gjurmuar nė mėnyrė tė mjaftueshme. Nė burimet e shkruara ato dokumentohen nga fundi i kėsaj periudhe, nė fiset mė jugore ilire, nėpėrmjet Pseudo-Skylaksit, i cili thotė se kaonėt, thesprotėt dhe molosėt banonin nė fshatra. Ky njoftim i shkurtėr, qė me sa duket i referohet njė burimi mė tė hershėm, nuk ndihmon shumė pėr tė krijuar njė ide tė qartė mbi karakterin e kėtyre vendbanimeve.
Me sa mund tė gjykohet nga tė dhėnat arkeologjike, vendbanimet fshatare ilire tė kėsaj kohe formoheshin nga grupe shtėpish tė grumbulluara sipas njėsive shoqėrore qė pėrfaqėsonin, d.m.th. mbi bazėn e njė familjeje tė madhe patriarkale ose tė njė grupi familjesh tė tilla, qė i pėrkisnin njė vėllazėrie. Njė mendim tė tillė e sugjerojnė, tė paktėn pėr vendbanimet respektive tė tyre, varrezat tumulare tė Matit, tė cilat pėrbėhen nga grupe tė vogla tumash, tė vendosura nė tarraca, nė luadhe e nė toka buke gjatė luginės sė lumit. Po kjo gjė pėrsėritet edhe nė tumat e Kukėsit, ato tė pellgut tė Korēės, tė luginės sė lumit Drinos e gjetkė. Edhe vendbanimet fshatare tė gjurmuara nė luginėn e Vjosės japin tė njėjtėn tablo. Nė tė gjitha rastet ato paraqiten si vendbanime tė vogla e tė shpėrndara pranė tokave bujqėsore.

[redaktoni] Bujqesia e blegtoria

Artikulli krysor : Bujqėsia e blegtoria ilire nė kohėn e hekurit Burimet e shkruara dhe ato arkeologjike dėshmojnė se, gjatė kėsaj periudhe, ilirėt merreshin si edhe mė parė kryesisht me bujqėsi dhe me blegtori. Bujqėsia u zhvillua sidomos nė zonat fushore dhe nė pėrgjithėsi nė krahinat pjellore tė vendit. Ilirėt kultivonin nė kėtė kohė tė gjitha llojet e drithėrave. Jo rastėsisht, krahina tė veēanta ilire, si Paionia dhe Thesprotia, pėrmenden qė nė eposin homerik si vende frytdhėnėse dhe pjellore, d.m.th. tė pėrshtatshme pėr kulturat bujqėsore. Hesiodi, shkrimtar grek i shek. VIII-VII p.e.sonė, do ta cilėsojė gjithashtu si shumė pjellore fushėn e Helopisė, ndėrsa sipas historianit grek Hekateut (fundi i shek. VI-V p.e.sonė), nė Iliri kishte krahina qė prodhonin deri dy herė nė vit. Mė vonė Skymni, duke pėrsėritur nė vargjet e tij Hekateun, shton se popullsia ilire qė banonte nė viset e brendshme merrej me lėrimin e tokės.

[redaktoni] Prona private
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-01-08, 02:48   #5
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

Artikulli krysor : Prona private nė ilirinė e kohės sė hekurit Pėrparimet qė u bėnė nė degėt e ndryshme tė ekonomisė gjatė epokės sė hekurit sollėn ndryshime edhe nė vetė strukturėn e shoqėrisė ilire. Baza e kėtyre ndryshimeve u bė prona private, e cila filloi tė shfaqet tek fiset ekonomikisht mė tė zhvilluara, nė fillim nė blegtori e zejtari e mė pas edhe mbi tokėn. Hesiodi, duke folur pėr kopetė e mėdha nė Helopi, shėnon se ato ishin pronė e njerėzve tė veēantė. Karakteri dhe shkalla e zhvillimit tė zejtarisė dėshmon gjithashtu pėr praninė nė kėtė fushė tė pronėsisė private. Dukurinė e pronėsisė pėr tokėn e kemi tė dėshmuar mė vonė dhe duket se ajo ndjek njė rrugė mė tė ngadaltė. Zakoni i ndarjes sė tokės ēdo tetė vjet, qė na kumtohet nga Straboni pėr dalmatėt, ėshtė njė dėshmi qė tregon se zotėrimi periodik i saj ishte njė hallkė e ndėrmjetme nė procesin e formimit tė pronės private. Forcat kryesore tė prodhimit tė shoqėrisė ilire nė kėtė kohė ishin bujqit dhe blegtorėt e lirė, anėtarė tė thjeshtė tė fisit. Kėtyre u shtohet edhe njė shtresė e re, mė e kufizuar, ajo e zejtarėve. Nga ana tjetėr, nga masa e gjerė e popullsisė, fillon tė veēohet si njė shtresė mė vete aristokracia fisnore, e cila, duke u shkėputur nga prodhimi dhe nėpėrmjet pėrvetėsimit tė pasurisė sė pėrbashkėt, vihet nė njė pozitė tė privilegjuar derisa bėhet dalėngadalė zotėruese e pronave tė mėdha tokėsore dhe blegtorale. Ajo gradualisht mėnjanon organet demokratike tė fisit dhe uzurpon pushtetin. Nga burimet e shkruara mė tė hershme, siē ėshtė eposi homerik, shihet se nė disa nga fiset ilire ekzistonte, tanimė, diferencimi shoqėror, tė paktėn nė shekujt VIII-VII p.e.re kur u krijuan “Iliada” e “Odisea”. Duke folur pėr pjesėmarrjen e ilirėve paionė nė luftėn e Trojės kundėr ahejve, Homeri i barazon prijėsit e tyre ushtarakė, qė vinin nga “Paionia pjellore” me prijėsit e ahejve dhe tė trojanėve. Kjo pa dyshim flet pėr njė gjendje sociale pak a shumė tė ngjashme me atė tė fiseve fqinje tė Greqisė. Nė njė vend tė poemės “Odisea” flitet pėr Feidonin, prijėsin me origjinė fisnike tė thesprotėve, i cili pasi strehoi dhe mirėpriti nė pallatin e vet Odisenė, gjatė kthimit pėr nė atdhe, pėrgatiti njė nga anijet e tij tė shpejta pėr ta dėrguar atė nė Itakė. Sipas kėtij tregimi mitik, Feidoni pėrfaqėson kėtu njėrin nga krerėt qė jetonte nė njė nga pallatet mė tė pasura tė thesprotėve. Kėta kishin anijet e veta e njerėz qė u shėrbenin. Shumė kuptimplotė nė kėtė drejtim ėshtė dhe njė tregim i Herodotit, sipas tė cilit, Klistheni, kur ftoi nė Sikione (rreth vitit 570 p.e.sonė) tė gjithė burrat qė do ta ndienin veten tė denjė pėr tė pasur pėr grua tė bijėn e tij Agaristėn, midis atyre qė u paraqitėn tek tirani qe edhe njė farė Alkoni nga Molosia. Sipas kėtij tregimi, ky molosas duhet tė ketė qenė nga njė familje princore ose shumė e pasur, qė tė pretendonte pėr tė lidhur krushqi me njė skllavopronar tė madh tė Greqisė sė asaj kohe, siē ishte Klistheni. Tė dhėnat arkeologjike nga varrezat tumulare tė luginės sė Drinos, pellgut tė Korēės dhe Ohrit (Trebenisht), zonės qendrore ilire tė Glasinacit etj., dėshmojnė gjithashtu se nė shek. VIII-V p.e.sonė, diferencimi shoqėror nė gjirin e shoqėrisė ilire ishte bėrė mjaft i theksuar dhe kishte prekur edhe krahinat e thella tė Ilirisė Qendrore e Veriore. Nė kėto varreza ndeshen, krahas varreve me inventar tė varfėr, edhe varre ku tė vdekurin e shoqėronin armė tė kushtueshme, sende luksi prej ari e argjendi dhe objekte tė tjera tė importuara nga viset pėrreth, qė i takonin shtresės sė pasur tė aristokracisė fisnore.
[redaktoni] Federatat fisnore
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-01-08, 02:49   #6
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

Artikulli kryesor Federatat fisnore ilire nė kohėn e hekurit Zhvillimi i pronės private, qė ēoi nė thellimin e diferencimit social, u bė burim konfliktesh nė shoqėrinė ilire tė shek. VIII-V p.e.sonė. Nė kėtė kohė morėn pėrpjesėtime tė mėdha luftėrat ndėrfisnore dhe inkursionet plaēkitėse pėr det e tokė, qė arrinin deri nė Greqi dhe nė brigjet e pėrtejme tė Adriatikut. Tė tillė kanė qenė inkursioni i enkelejve pėr plaēkitjen e thesarit tė Delfit ose ato tė detarėve liburnė, tė cilėt me anijet e tyre tė lehta dhe tė shpejta zotėruan pėr njė kohė brigjet e Adriatikut, qė nga Korfuzi deri nė brigjet italike.
Gjendja e krijuar nga kėto luftėra dhe inkursione, qė i sillnin aristokracisė fisnore ilire tė ardhura tė mėdha, gjen shprehjen e vet nė veprimtarinė e gjerė tė ndėrtimit tė vendbanimeve tė fortifikuara dhe nė zhvillimin e armatimeve, sidomos tė armėve tė reja, siē ishin shpatat, hanxharėt dhe heshtat prej hekuri qė janė gjetje tė rėndomta nė varret e luftėtarėve ilirė dhe tė mburojave tė paionėve, tė pėrkrenareve e frerėve tė kuajve qė pėrbėnin pajisjet e veēanta tė aristokracisė luftarake.
Nė procesin e kėtyre konflikteve, fiset e vogla ilire filluan tė lidhen dhe tė formojnė gjatė veprimeve tė tyre tė pėrbashkėta nė luftėrat agresive ose mbrojtėse, aty nga fundi i shek.VII p.e.sonė, federatat e para. Njė federatė e tillė ishte ajo e taulantėve, qė nėn mbretin Galaur dhe mė pas, gjatė shek. VII-VI p.e.sonė invadoi disa herė Maqedoninė duke i shkaktuar asaj dėme tė rėnda dhe sakrifica tė mėdha nė njerėz. Gjatė shek. VI-V p.e.sonė federata tė tilla formuan edhe disa fise tė tjera, si molosėt, thesprotėt, kaonėt, parauejtė, orestėt, lynkestėt, paionėt, dardanėt etj.
Nė krye tė federatės qėndronte mbreti, i cili nė burimet quhet basileus. Nė disa raste si tek kaonėt e thesprotėt vendin e tij e zinte njė njeri i zgjedhur ēdo vit nga gjiri i fisit sundues tė federatės. Nė burimet e fundit tė shek.V vihet re se funksioni i basileut nuk i takonte mė prijėsit mė tė aftė ushtarak, por ishte bėrė i trashėgueshėm dhe pushteti e autoriteti i tij ishte rritur mjaft si brenda fisit e lidhjes fisnore, ashtu dhe jashtė tij. Nė bazė tė kėtij fuqizimi tė prijėsve ushtarakė dhe tė basilejve qėndronte gjithnjė pasuria qė vinte duke u shtuar pėrherė e mė shumė nė sajė tė luftėrave. Ata vinin nga shtresa e pasuruar e shoqėrisė fisnore ilire, e cila dallohej nga pjesa tjetėr e popullsisė sė thjeshtė. Ajo e konsideronte si njė gjė tė turpshme tė merrej me punimin e tokės, me mbarėshtimin e bagėtisė, me prodhimin zejtar etj. Nė kėto punė ishin tė angazhuar vetėm prodhuesit e vegjėl, masa e gjerė e fshatarėve tė lirė ose gjysmė tė lirė. Zanati mė i nderuar pėr ta ishin lufta, gjuetia, garat sportive etj., skenat e tė cilave na janė transmetuar pėrmes gjuhės sė gjallė artistike nė objektet e bronzta tė zbuluara nė krahinat veriore ilire apo nė kallcat e Glasinacit.

[redaktoni] Kultura

Artikulli kryesor : Kultura ilire nė kohėn e hekurit Kultura ilire u formua me tiparet e saj karakteristike qė e dallojnė nga kulturat e popujve fqinjė nė periudhėn e zhvilluar tė epokės sė hekurit. Ajo ishte njė kulturė autoktone qė u krijua nė truallin historik tė ilirėve, nė procesin e formimit tė vetė etnosit ilir, mbi bazėn e zhvillimit tė brendshėm social-ekonomik tė shoqėrisė ilire dhe pa dyshim edhe tė marrėdhėnieve me popujt fqinjė. Tiparet themelore tė saj janė shprehur nė arritjet mė tė rėndėsishme tė ilirėve nė fushėn e zhvillimit tė tyre ekonomik e shoqėror, nė mėnyrėn e tė jetuarit dhe tė kuptuarit tė botės qė i rrethonte, nė mėnyrėn e tė pasqyruarit tė kėsaj bote nė artin e botėkuptimin e tyre.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:24.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.