Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 11-07-05, 16:39   #1
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Epika Popullore e treves se Kercoves

Kenget e kacakeve

Ne keto kenge ndeshim edhe shume vargje liriko-epike,ngandonjehere edhe krejtesisht lirike,Nje lirizem i dukshem ekziston edhe ne pershkrimet e personifikuara si "Mali i kacakut","Kroj i kacakut","Shpelle e kacakut" etj.

Momementet specifike nga jeta familjare jan motive me te rendesishme ne keto kenge popullore.Kenga e Sulltanes se Qafes eshte nje kenge mjaft simpatike,per shkak te pjesemarjes se vajzes se re gjate nje konflikti me komitat e Brodit,per te i ndihmuar babait dhe bashkefshatareve.
Eshte kjo bija Sulltana,e cila po keshtu i ndihmon babait si burrat.
Nje nate,ne vitin 1913,hordhite serbe e bullgare,te udhehequra nag krimineli Mikajl i Brodit,qe ne popull njihet si Vojvoda i Brodit,hyne ne fshatin shqiptare Qafe te Gostivarit dhe bisha te egra vrane e masakruan popullsine e pafajshme.
Fshataret te paarmatatosur,te zene ne gjume,nuk mund t`u perballonin sulmeve barbare te ketyre cetave mizore,Ndermjet tymit e zjarrit,keta gjakpires,gostiteshin me gjakun e shqiptarit,duke shfry merine sidomos mbi shtepin e Mazllam Qafa,qe ishte nje nga luftetaret me te denje per realizimin e idealeve kombetare ne keto ane.
Mazllami,qe kishte luftuar trimerisht ne rradhet e para,prej dritarev te shtepise se tij e vijonte zjarrin dhe qendroje burrerisht deri sa pati fisheke.Nderkohe,i mashtruar,ra ne duart e armikut dhe ne oborrin e shtepise se tij u vra mizorisht,ne pranine e se bijes pesembedhjetevjeqare,te cilen armiqte e detyruan te shikonte se si i masakrohej i ati.
Sulltan,pasi arriti disi te shpetoje prej duarve mizore,iku ne shtepi,mori nje pale gershere per qethjen e dhenve dhe me te ne doreiu sul armiqve,Dy i vrau,ndersa nje tjeter e plagosi rende.Dhe te tjeret do te i kishte shtrireper toke,po te mos e kishin rrezuar me plumba revolveri.

Sulltana ishte nje nga vashat me te bukura te kesaj ane,prandaj cubat kishin vendosur t`ia jipnin njerit prej shokeve te tyre per te bere me te nje nane serbe.
E hodhen ne nje grope bashke me te vraret e tjere,por me pare i hoqen prej qafe nje varg me xhevahire,duke ia lene ne dore gersheret gjakmarese.
Mbe kete ngjarje te tmerrshme,vjeshetari i popullit ka qendisur nje eligji qe nuk ka shoqen dhe qe ne zemrat tona tingellon me ze hyjnor.

Kenga e Qafes(Sulltanes) Variant i Zajazit

Keto komita,jalla,c`jan termou
Njer ne Cafe derrat dun me shku
Burrat e Cafes, jalla i kan termou
Ne shpi t`Mazlamit,jalla,dun me i cou,vaj 5
Na duel Sulltana besa n`at dollap
Na ju ra durve,cycja,me t`perflake
-Cycja bre nen,ene ,ne te bohet nji xhak
N`bohet nje xhak mori nane,nje xhak i zi
Ne vriten burra,ne priten grani, vaj 10
Cł kthy Sulltana,heyni ne shpei
Naj mori gershenet cycja,i shtiu ne ne xhi
Na dul Sulltana besa,moun mor ne shkalle
-Gajret bre date mos u lidh i gjalle-e
Ty be Sulltana s`ta le xhakun pa mare,vaj 20
-Gajret Sulltane he Zoti mo t`frykt
Se bashke me daten ne shkojme shehit!
Kecei Sulltana bes,dul more ne leme
Ja guli komitit besa ne xhabadan
Ja citi derrit,besa,tej more m`at ane,vaj
Hiken komitat,besa,tu qellu mrapa
Hikni bre shoke se na faroj Cafa
Na faroj,jimi te marrou
Sa nje tre vete mor naj ka vramun nji gru,vaj
Gajrét Sulltane,moj e bije xhalit
sa meir ja bone,moj,xhalit Mikajlit
Oj,bre,erdh haberi,mor ne karakolle
Ne karakolle besa n`ate Gostivare
Caj Mazllam Cafa bon treimnei-o me gra,vaj.

Shkruar nga
Dr.Hamit Xhaferi

Per Dardania,de
Kercovari.


__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 11-07-05, 18:36   #2
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim

Kenga e Kalosh Danit

Kenga per Kalosh Danin ka nje rendesi te madhe per historine e levizjes sone kombetare,sidomos per treven e Kercoves.
Kjo kenge i ka kaluar kufijte kercovare dhe ka marre permasa me te gjera,spese dhe veprimtaria e vete Kaloshit nuk ka qen e kufizuar vetem ne treven e Kercoves:
Pi ne Diber, more,ne Tirane
Na ka dale,more,nji kapida!
Kapidani,more, Kalosh Dani
Pret ke Gara,mor,permy Bukujqan
Pos ne Kercove edhe ne Diber,ceta e Kaloshit qysh nga viti 1919 vepronte ne nje teritore te gjere ne Maqedoni,saqe ne veri arrinet deri ne Shkup.
Pervec se ne Maqedonin Perendimore,kjo cete vepronte edhe ne territorin e shtetit shqiptare,si per shembul ne Lure,ne Tirane e tjere.
Kaloshi ka pasur lidhje edhe me Prizrenin,me njefar Sali Aga te cilin e ka pasur mik te ngushte dhe shume here ka qene ne konak tek ai.
Ceta e Kaloshit kishte idhtare dhe perkrahje ne me shume treva,si per shembull ne Diber te Eperme,ne Gollberde,ne rrethien e Galicnikut.

Kenga e Kalosh Danit

Pine Diber,oh more ne Tirane
Na ka dale,hej more,nje kapida!
Kapidani,oh more,Kalosh Dani,
Pret ke Gara,permy Bukojcane;
Abidinit,or bomni Selam
Pret Kaloshi,mor,prmy Bukojcan.
Mun ke Gara,oh more,n`ate perru
Pret vojvoden,hej ore,me liftou
Ky Kaloshi,mor,nji burre i unjet
Male e fushe,mor,na shkon si flutur
Shkon si flutur,more shkon hava
N`male te Brodit,oh ,more na ka ra
N`male te Brodit,mor,na u boka nami
Ke liftonte,mor,kalosh Ramadani
Shum imnat,mor na i ep Latami.
-Jalla c`u bone,Lazam,bre vella
Se dibranet,mor,jan`tuj na vra
Tu na vra,mor dun me na zene.

Nga kenget popullore,por edhe nga rrefimet ne terren,del s evrasesit ishin disa persona nga Dibra,te ndihmuar nga vojvoda i Brodit,po ai i njejti qe masakroje Qafen e Sulltanes Kreshnike.

Prapa kesaj vrasjeje nuk qendronte vetem dora e pushtetit te atehershem serb,por ne kete vrasje duket se me se shumti i kishte perzier duart pushteti i Afmet Zogut,i cili ne ate kohe u angazhua mjafte per shkaterrimin e Levizjes Kacake,me kete rast shpeshhere thirrte Kaloshin qe te dorezoje armet,por ky kurre nuk e beri nje gje te tille,sepse ishte i vetedishem se Zogu ka per qellim te perforcoje absolutizmin e tij.
Dy vargje e fundit deshmojne me se miri,dhe besoj se ka vend ta mbeshtesim se Kalosh Dani me te Vellan Lazamin jan vra nga dora e Dibraneve mbeshtetes te Zogut.

Shkruar nga

Dr.Hamit Xhaferi

Per dardania,de
Kercovari.


__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:12.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.