www.mekuli.com
~Letėr e hapur drejtuar z. Adem Demaēi~
shkrue nga Mona Agrigoroaiei dhe shokė tė tjerė
PSE, Z. DEMAĒI?!
Z. Adem Demaēi!
Keni qenė dhe medoemos duhet tė mbeteni veprimtari mė i denjė, si dhe simboli i rezistencės e i Bashkimit Kombėtar... Ne, shokė dhe besnikėt e rrugės tėnde tė lutemi, dhe tė pyesim... PSE?
Pėrse Z. Demaēi, nė intervistėn tende tė dhėnė nė TV Klan, u fute nė labirint, aty ku nuk dilet pa pyetur njėri? Ē’tė gjeti zotėri, tė flasėsh kėshtu kundėr Enver Hoxhės, kur dihet se ai s’ka kursyer as shėndetin, as pasurinė, as jetėn pėr Bashkim Kombėtar?! Kush ka qene ENVER HOXHA na tregon historia e kanė treguar dhe veprat e Tij madhėshtore gjate sundimit dyzetvjeēare. Atė e mbrojnė Veprat e Tij, domethėnė nuk ka nevojė ta mbrojmė ne. Megjithatė pėr hir tė sė vėrtetės, do te ndalemi te disa fakte qė dėshmojnė njė kontradiktė midis deklaratave tuaj dhe realitetit.
Enver Hoxha kishte pėrgatitur edhe planin ushtarak tė quajtur “Shpėrthimi” pėrmes tė cilit parashikoi qė edhe me forcė ta realizojė bashkimin kombėtar.
Ai tėrė potenciali fizik e mendor e shkriu mu pėr kėtė bashkim, gjė qė e kupton edhe historiani anglez John Halliday kur nė librin “Shqiptari dinak” thotė se: “Nė radhė tė parė, Enver Hoxha ishte njė nacionalist shqiptar”
Heronjtė kombėtarė, Jusuf Gėrvalla e Ukshin Hoti e kanė quajtur Enverin, PISHTAR TĖ NJEREZIMIN, sepse ai ishte VIGAN, Simbol i ēlirimit dhe bashkimit tė atdheut, qė njerėzimi dhe popujt e shtypur kanė marrė e marrin mėsime se si duhet tė luftohet pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar.
Enver Hoxha ishte para jush nė Evropė si student nė Francė dhe dihet nga tė gjithė sa bukurosh qe. Po ta ishte njė ndėr kapitalistėt mė tė mėdhenj, po ta kishte pėrdorur talentin e tij nė shėrbim tė interesave personale. JO, Enver Hoxha nuk ra nė grackat e kapitalit e as tė interesave personale!
Natyrisht, u kthye nė atdhe dhe shkoi te varri i heroit tė madh Bajo Topulli dhe u betua se do tė luftonte deri nė ēlirimin e plotė tė vendit, betimin e bėri si program luftė pėr bashkim kombėtar.
Pėr njė kohė shumė tė shkurtėr e organizoi, e mobilizoi, ngriti popullin nė kryengritje popullore mbarėkombėtare dhe luftoi kundėr pushtuesve nazifashistė.
Pas ēlirimit, Enver Hoxha u pėrballoi edhe me dhjetėra e qindra banda, grupe, duke u nisur nga CIA, UDB, nga shovinistėt grekė e italianė (Sipas njė oficeri tė CIA-sė, nė Shqipėri u futėn 360 grupe) vetėm e vetėm qė ta pėrmbysin popullin me nė krye Enver Hoxhėn. Por jo, planet e tyre nuk u realizuan sepse Enver Hoxha, duke pėrdorur gjithė aftėsitė mendore e fizike, pėrmbysi kėto banda kriminale bashkė me masėn popullore. Kėtė e dėshmon edhe deklarata e kryeministrit britanik Toni Blear, i cili thotė: “Vetėm nė Shqipėrinė e Enver Hoxhės kanė dėshtuar agjenturat dhe ndėrhyrjet anglo-amerikane”.
As serbomėdhenjtė qė shtrinė fijet nė Shqipėri me qėllim e jugosllavizimit tė saj (dihet se Tito dėshiroi tė kthejė shtetin shqiptar nė republikėn e shtatė jugosllave) nuk u lėshuan tė futin hundėn pėr realizimin e projekteve tė tyre antishqiptare. Po tė ndikonte Enver Hoxhėn interesin personal, ai do tė bėhej vasal tė Titos, ashtu siē sot shumė e shumė pushtetarė puthin kėmbėt e gishtėrinjtė tė huajve vetėm e vetėm pėr tė pasur njė kolltuk tė ėmbėl!
Pas shpartallimit tė bandave, Shqipėria e Enver Hoxhės filloj tė LULĖZONTE, filloi industria tė zhvillohej, ekonomia, kultura, arsimimi, ushtria morėn zhvillim qė nuk ėshtė pėr tė mohuar (u hapėn 18 universitete, nė ēdo 5 vite u hapte nga njė kombinat, Shqipėria kishte 1300 pilotė, mbi 900 tanke, pra ushtri mė moderne me armė tė sofistikuara pėr 10.000 milionė njerėz armatim, 10 vjet ushqim, veshmbathje, etj.)
Dhe mė e rėndėsishmja ėshtė se nė kohėn e Enverit shteti funksionoi me plotė kuptimin e fjalės “shtet” e jo si sot kur vetėm figuron si shtet e 70% tė vendit e kontrollojnė shovinistėt sllavo-grekė, pra kompanitė e huaja, ju mund tė thoni se nė periudhėn e demokracisė, Berisha, Nano nė rendin e parė e kanė interesin personal.
Ju, z. Demaēi, tė gjitha kėto tė dhėnat e lartpėrmendura i dini e i kuptoni! JORASTĖSISHT, nė deklaratat e fundit dhėnė TV Klanit dhe gazetės “FAKTI” ndodhi e papritura qė nga goja e Adem Demaēi tė deklarohet ashtu siē po deklarojnė zyrtarėt e Beogradit (pra, deklarata antikombėtare, antienveriste). PSE?
Me ēfarė tė drejtė morale, kombėtare, atdhetare, thoni se nė rend tė parė Enver Hoxha ka pasur interesin personal?
O Zot, po a di ti more zotėri se familja e Enver Hoxhės pėrpėlitet pėr kafshatė tė gojės dhe jeton nė njė banesė tė vjetėr pa rryme, me njė pension minimal dhe kur familjet e gjithė liderėve e asaj periudhe kanė pasuri edhe pėr stėrnipat e vetė?
E ē’bėrė ti qė e sulmove Enverin kundėr bashkimit? Hiē mė shumė se pas dy javė, nė intervistėn tende dhėnė gazetės “Fakti” u ngrite me forcė marramendėse kundėr bashkimit kombėtar. Kėtė nuk do ta lejojmė, edhe pse doli nga Adem Demaēi!
Ne ndiejmė detyrėn morale t’ju tėrheqim vėrejtjen se keni folur me ide te retorikes reaksionare pacifist-titisto-rugovist me shume ne kuadrin e dėshirave te qarqeve serbofile ndėrkombėtare siē ėshtė pėr shembull GNK qe ka kėrkuar nga politikanet shqiptar te nėnshkruajnė se nuk janė dakord me bashkimin kombėtar.
Prononcimet tua te fundit janė tepėr kundėr produktive. Ne qe ju shkruajmė dhe besojmė fortėsisht edhe pjesa me e madhe e popullit shqiptar nuk kanė hequr dhe kurrė nuk do te heqin dorė nga ideali i shenjtė i Dėshmoreve i paraardhėsve tanė pėr Bashkimin e te gjitha Trojeve Shqiptare. Atėherė ne emėr te kujt po flisni, zoti Demaēi?
Krijimi i njė “shteti” kosovar ėshtė njė rrezik i madh pėr unitetin e kombit shqiptar. Ish titistet, “demokratet” e rinj brenda “institucioneve vendore”, tentojnė tė krijojnė njė komb kosovar me himn e flamur tė ndryshėm. Ky ėshtė njė hap paraprak drejt zhdukjes sė qenies etnike shqiptare nė trojet e Kosovės e me gjerė. A jeni dakord me kėtė proces???!!!
Tėrė strategjia e tanishme tė administratave shoviniste serbo-sllave e qarqeve ndėrkombėtare tė lidhura ngushtė dhe nė bashkėpunim me shqipfolėsit e instaluar nėpėr kolltukėt ėshtė tė mbytin ēdo dėshirė ēdo veprimtari nė drejtim tė krijimit tė shtetit tė vetėm dhe unik shqiptar. Kurajoja nuk mund tė pėrcaktohet nga mungesa e frikės, por nga guximi tė thuash se dy plus dy bėjnė katėr e jo pesė. Kombi shqiptar ka te drejtėn e vetėvendosjes dhe dekolonizimit ndėrsa ēdo imponim e njė statusi “nga lartė”, pa pranimin e vullnetit tė popullit ėshtė njė akt tė rrezikshėm krejtėsisht antishqiptar.
Fati i njė populli nuk ėshtė njė lojė fėmijėsh dhe nga vendimet e tanishme vendimtarisht varet nėse shqiptarėt si komb do tė mund tė mbijetojnė pa u asimiluar, duke hyre ne “Evropėn e Bashkuar”. Njėkohėsisht vetėm njė shtet tė fuqishėm shqiptar, me te gjitha trojet e saja do te mund te tejkaloje moszhvillimin, varėsinė nga jashtė, pushtimin ekonomiko-politik, servilizmin politik, korrupsionin, kriminalitetin e organizuar, vėllavrasjen, tradhtinė e shumė e shumė dukuri tjera negative tė shfaqura pėr shkak tė cungimit tė trojeve tona. Domethėnė pa mundur tė ecim pėrpara drejt zhvillimit dhe pėrparimit.
Nė intervistėn juaj dhėnė gazetės “Fakti” keni folur me stereotipi qė nuk pėrputhen assesi me faktin se vete Adem Demaēi kishte krijuar nė vitet e terrorit jugosllav Platformėn pėr bashkim kombėtar.
Kurse tani deklaratat juaja po tregojnė se tėrėsisht e keni ndėrruar qenien shpirtėrore se e keni humbur busullėn politike, nė dėm tė kombit shqiptar dhe ēėshtjes kombėtare.
Ne kėrkojmė nga ju qe ta ktheni ndėrgjegjen dhe arsyen e humbur sa me shpejt, sepse ju e dini fort mire cila ėshtė situata reale nė trevat shqiptare dhe se ata kurrė nuk mund te jene te lire pa u njėsuar ne njė shtet te vetėm KOMBĖTAR. Kėtij procesi i duheni ju shume, Zoti ADEM DEMAĒI, prandaj mos u tjetėrso si tė tjerėt sepse ty nuk tė ka hije.
Mona Agrigoroaiei dhe shokė tė tjerė
Europė, 6 Janar 2006