Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 22-05-06, 19:18   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Infeksionet e sistemit urinar

Botuar: 17.10.2005



Ēfarė janė infeksionet e sistemit urinar?
Fėmija juaj ka infeksion tė traktit urinar (ose shkurtimisht ITU), atėherė nė urinė (e marrur nė mėnyrė korrekte) do tė pėrdėftohet rritje sinjifikante e baktereve. Pėrveē kėsaj janė prezent simptoma dhe shenja tė caktuara qė sugjerojnė nė infeksion urinar.

Cili ėshtė shkaku?
Infeksionet e sistemit urinar janė tė shkaktuara nga bakteret. Bakteret hyjnė sė pari nė fshikėzėn e urinės, duke u ngjitur nėpėr uretėr. Nė pėrgjithėsi, uretra ėshtė e mbrojtur, por nėse vrima e uretrės (ose te vajzat vulva) ėshtė e inflamuar, bakteret shumėzohen lehtė. Te njė pjesė e fėmijėve gjer tek infeksioni vjen pėr shkak tė prezencės sė anomalive tė cilat e pengojnė rrjedhjen normale tė urinės: anomali obstruktive ose refluks. Fėmijėt qė vuajnė nga i a.q. urinim disfunksional (e fillojnė por e ndėrpresin currilin e urinės, shpesh urinojnė pa vullnetin e tyre) mė shpesh fitojnė infeksion urinar.

Pse janė tė rėndėsishme egzaminimet urinare?
Tek fėmija juaj, infeksioni mund tė shkaktojė sėmundje dhe tregon tendencė pėr tu pėrsėritur. Tek njė pjesė e fėmijėve me ITU, tek tė cilėt janė prezente anomali, ata duhet tė trajtohen nė mėnyrė adekuate, qė tė pengohet dėmtimi i veshkave. Qė tė shihet a ekzistojnė anomali te fėmija juaj, ėshtė e nevojshme qė tė bėhet ekzaminim me tė cilin do tė shihen veshkat dhe trakti urinar siē ėshtė ultra zėri ose ndoshta edhe inēizime tjera.

Cilat janė simptomat / shenjat pėr ITU?
Shumica e fėmijėve qė kanė infeksion tė fshikėzės sė urinės (cistit) ankohen nė simptomat qė vijojnė:
Parehatshmėri ose djegie gjatė urinimit, kjo quhet dizuri, saqė fėmija mund tė refuzojė tė shkojė nė nevojtore pėr shkak tė kėtyre mundimeve. Urinim i shpeshtė, shkon nė nevojtore mė shpesh se sa zakonisht. Fillon tė urinojė nė brekė gjatė ditės dhe natės. Urina ėshtė e turbullt dhe ka njė erė tė keqe (erė tė fortė). Nė urinė ka gjak-kjo quhet hematuri Fėmija mund tė ankohet pėr dhembje barku.
  • Disa fėmijė kanė infeksion mė tė rėndė qė i ka kapur edhe veshkat, dhe pėr kėtė infeksioni dyshohet kur ka temperaturė tė lartė, dhembje barku ose tė ijeve, vjellje dhe njė intoksikim tė pėrgjithshėm (pamje tė keqe).
Si pėrcaktohet diagnoza?
Diagnoza pėrcaktohet nė bazė tė rezultateve tė ekzaminimit me mikroskop dhe ekzaminimin bakteriologjik tė urinės, tė cilat do t'i bėjė mjeku juaj.

Si shėrohet ITU?
Menjėherė pas marrjes sė urinės pėr ekzaminime duhet tė fillohet me terapi antibiotike, e cila ka qėllim t'i zhduk bakteret. Mjeku do tė vendosė se cili antibiotik do tė jepet, nė varėsi nga serioziteti i shfaqjes klinike tė sėmundjes dhe nga rezultati i urinokulturės. Te infeksionet mė tė lehta barėrat jepen nėpėrmjet gojės dhe me kohėzgjatje mė tė shkurtė. Nė rastet mė tė rėnda fėmija shtrohet nė spital, ku barėrat jepen nė mėnyrė venoze, nė qoftė se ėshtė e nevojshme.

Kur fėmija im duhet tė shėrohet nė spital?
Atėherė kur ka shenja se infeksioni e ka pėrfshirė edhe veshkėn dhe ekziston rreziku nga dėmtimi i pėrhershėm. Nė spital, fėmija vendoset nė infusion, pėrmes tė cilit jepen mjaftueshėm lėngje dhe antibiotikėt e duhur.

Sa gjatė do tė mbetet nė spital?
Zakonisht, temperatura te fėmija juaj do tė ulet dhe simptomat do tė pėrmirėsohen pėr 48 orė pas fillimit tė tretmanit me antibiotikė. Ėshtė e mundshme mjeku tė vendos qė terapinė qė vijon tė jepet pėrmes gojės, nė kushte shtėpiake. Zakonisht terapia zgjat krejtėsisht nga 10-14 ditė. Gjatė disa ditėve tė para/javėve do tė bėhet inēizim me ultrazė. Ky ekzaminim nuk kėrkon asnjė injeksion ose rrezatim. Me kėtė ekzaminim paraqitet pamja e veshkave dhe fshikėzės. Mė nė fund, mjeku do tė duhet tė bėjė ekzaminime kontrolluese tė urinės dhe gjakut, qė tė dėftohet a ėshtė shėruar infeksioni.

Ndoshta do tė duhet tė vini sėrish nė Klinikė, pėr ekzaminime plotėsuese?
Nė situatat qė vijojnė :
  • Nėse me ultrazė zbulohet anomali e cila duhet tė ekzaminohet mė detalisht. Nėse ekzaminimi me ultrazė ėshtė normal, por fėmija juaj ėshtė i vogėl (nėn 5 vjet).
  • Nėse ka probleme tjera, p.sh. gjithmonė urinon pa dashje ose ka infeksione pėrsėritėse.
A mund tė parandalohet infeksion i ri?
Qė tė pengohet pėrsėritja e infeksionit duhet tė ndėrmerren masat qė vijojnė:
  • Fėmija nuk guxon tė jetė kaps-fėmijėt qė janė kaps mund tė mos e zbrazin mirė fshikėzėn e urinės. Qė tė pėrmirėsohet pasazha e zorrėve, ėshtė e nevojshe tė konsumohet ushqim i pasur me ushqime me fije- ushqim integral, zarzavate, pemė. Ndonjėherė duhet tė jepen laksativė (Portalak).
  • Duhet tė zmadhohet konsumimi i lėngjeve – fėmija duhet tė inkurajohet qė tė pijė mė shumė lėngje dhe rregullisht dhe kompletisht ta zbraz fshikėzėn e urinės. Ndonjėherė fėmijėt harrojnė tė shkojnė nė nevojtore, duhet t'i rikujtoni pėr kėtė; nė shkollė gjithashtu duhet tė urinojnė rregullisht gjatė pushimeve, ēdo 2-3 orė. Te vajzat e vogla ėshtė e rėndėsishme tė largohet gjithēka qė e iriton regjionin e vaginės. Disa sapunė dhe shamponė mund tė iritojnė dhe kėshilla e pėrgjithshme ėshtė tė menjanohen te fėmijėt e vegjėl qė vujanė nga problemet rekurente. Vajzat e vogla duhet tė mėsohen qė tė fshihen nė mėnyrė korrekte pas bėrjes sė nevojės (duke filluar nga para kah prapa). Veshja e brendshme duhet tė jetė prej pambuku, e jo sintetike. Te fėmijėt meshkuj lafsha qė e mbulon kokėn e penisit mund tė jetė burrim i infeksionit, duhet tė keni kujdes pėr higjienėn e kėtij regjioni.
  • Infeksionet urinare janė mė tė shpeshta tek vajzat e mėdha qė janė seksualisht aktive. Duhet ta kontaktoni mjekun pėr kėshillė.
A do tė dėmtohen veshkat si rezultat i infeksionit urinar?
Infeksionet urinare tek fėmijėt janė relativisht tė shpeshta, por pėr fat pjesa mė e madhe e fėmijėve nuk kanė dėmtim tė pėrhershėm tė veshkave, sidomos nėse infeksioni ėshtė i lokalizuar nė fshikėzėn e urinės. Vetėm tek njė numėr i vogėl vjen deri te dėmtimi i pėrhershėm i parenhimit. Ėshtė e rėndėsishme fėmija tė kontrollohet sėrish nėse ka infeksion rekurent ose nėse nė ekon iniciale ka diēka abnormale.

Ē'duhet bėrė nėse dyshoni pėr ITU tė ri?
Nėse fėmija juaj ka simptoma duhet tė paraqiteni te mjeku juaj, dhe tė kapni ekzemplar tė urinės pėr ekzaminim, i marrė nė mėnyrėn e pėrshkruar, para se tė filloni me ēfardo tretmani me antibiotikė. Edhe nėse ėshtė fundjavė, urina mund tė ruhet nė frigorifer dhe tė dėrgohet nė Klinikė tė hėnėn nė mėngjez. Keni kujdes pėr shfaqjen e infeksioneve rekurente dhe pėr antibiotikėt tė cilėt ia japin fėmijės tuaj. Nėse fėmija juaj ka infeksione pėrsėritėse atėherė duhet tė vini sėrish nė Klinikė.

Ku tė drejtoheni pėr ndihmė ?
  • Mjeku juaj Nefrolog pėr fėmijė/urolog
  • Klinika e Pediatrisė, Ambulance e Nefrologjisė


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:56.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.