Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 03-11-06, 14:40   #1
evro_albi
 
Anėtarėsuar: 02-03-06
Postime: 10
evro_albi i vlerėsuar jo keq
Gabim Hoxhė Jakup ef. Asipi

Jakup ef. Asipi u lind nė Sllupēan mė 02.02.1951, ku e kreu edhe shkollėn fillore, ate tė mesmen e kreu nė Damask tė Sirisė ndėrsa studimet i pėrfundoi nė Al-azharin e famshėn tė Egjiptit. Studimet posuniversitare i vazhdoi nė Bejrut tė Libanit. Gjatė karierės sė tij ushtroi punoi si ligjerues nė leverkusen tė Gjermanisė e mė pas nė vendlindjen e tij, kohėve tė fundit ushtroi postin e Muftiut nė Muftinin e Kumanovės, ishte i njohur dhe i dashur ne te gjitha trojet shqpitare dhe diaspore. Cdo kund ligjeratat e tija ishin te ndjekura nga mijera te rinje, lokalet ishin te permbushura edhe ato xhami, shtepi te kultures, bile edhe halla te sportit.
Gjate karieres se tij disa vjecare si hoxhe dhe ligjerues, ka mbajtur mbi 5000 ligjerata te cilat jane te ruajtura dhe sot kerkohen me interesim te madh. Me oratorine e tij dhe eruditismin e tij njihet si hoxha me i shquar nder shqiptaret. ishte hoxha qe beri revolucion ne shpirtin e shqiptareve musliman duke qene prijetar i levizjes per te miren e popullit, te kete qene ajo kombtare apo fetare.
Hoxha ishte pjesamrres aktiv edhe ne luften e UCK-se (Kombtare) ne 2001, duke qene nje nder komandantet lokal duke kontribuar ne frymezimin dhe pergatitjen shpirterore te ushtareve te rinj qe nje numer mjaft i madh i tyre kapen pushken si rezultat i prezences se tij dhe thirrjes se tij per lufte.
me 7 janar 2006 pas nje aksidenti te komunikacionit e humbi jeten tragjikisht. po e publikojm nje shkrim nga:
presheva.com

Nė njė aksident kumanikacioni u dha lajmi se u nda nga kjo jetė, teologu, patrioti i njohur nga Sllupēani i Kumanovės, magjistėr Jakup Hasipi. Me tė patėm realizuar njė intervistė para njė kohe dhe ja se ēfarė patė deklaruar special pėr faqen tonė: "Para se tė mė thuhet se jam i nderuar dua tė them se unė i kam vėnė detyrė vetės qė ta dua dhe nderoj popullin tim si dhe tė angazhohem maksimalisht pėr tė mirėn e tij. I dua tė gjithė njerėzit njėsoi, edhe tė kėqijt nė mesin e popullit tim, sepse ajo ėshtė ara ime dhe unė duhet tė investoj nė tė sa mė shumė qė dheu i saj tė jetė sa mė kualitativ.Nė fshatin Sllupēan kanė rėnė 23 viktima gjatė luftės, prej tė cilėve 7 nė familjen Zymberi. Prej rreth 600 shtepive, vetėm 8 kanė mbetur tė padėmtuara, kurse mbi 100 tėrėsisht janė tė shkatėrruara. Mbi Sllupēan kanė rėnė mbi 60.000 predha! Banorėt e kėtij fshati nė numėr tė madh gjatė gjithė luftės qėndruan pranė pragjeve tė tė parėve tė tyre dhe pamarrė parasysh moshėn, iu bashkėkangjitėn rradhėve tė UĒK-sė. Edhe pse janė duke i ndier pasojat nga lufta, ata megjithate mburrėn me ate qė e kanė bėrė. Krenaria kombėtare tek ata vėrėhet edhe sot, nė kohėn kur po zhvillohen aktivitete tė ngjeshura pėr rivitalizimin e shtėpive dhe objekteve tjera tė dėmtuara. Nė hyrje tė fshatit dhe gjithkund nė pullazet e shtepive nė Sllupēan sot valon flamuri kombėtar shqiptar. Nė hyrje tė fshatit me kėdo qė tė takohesh tė pret me fjalėt “mirė se erdhe nė kalanė e quajtur Sllupēan”. Historia krijohet kėshtu, me gjakun e bijėve dhe bijave tona, thotė imami i Sllupēanit, myftiu i Kumanovės hoxhė Jakup Asipi, i cili kontribuojė shumė pėr tė mirėn e atdheut duke mos kursyer asgjė.
Nė lidhje me bashkėpunimin tim me B.I. nė Maqedoni, Kosovė, Shqipėri, jam i vendosur tė bashkėpunoj vetėm me ata qė janė sa mė afėr tė vertetės dhe sa mė afėr popullit si dhe sa mė afėr kauzės sonė tė pėrgjithshme kombėtare. Festat nė Islam janė vetėm dy dhe nuk guxojnė tė shumėzohėn, sepse Islami ėshtė fe e punės e jo e festave. Ato janė festa e Fitėr Bajramit dhe festa e Kurban Bajramit. Vlenė tė theksohet se ēdo festė qė feston muslimani duhet tė jetė ngushtė e lidhur me njė nga veprat e tij tė cilat i ka kryer gjatė jetės. Po, ėshtė e vertetė qė shumė kohė ka kaluar kur Isalmi shpjegohet si fe e “prapambeturisė”, e “dhunės”, e “fundamentalizmit”, e nė fund edhe e “terrorizmit”, etj. E them me pėrgjegjėsi se Kur’ani ėshtė libėr i shejtė qė nuk pranon kurfarė ndryshimesh dhe nga askush, qė kur i ka zbritur njerėzimit pėrmes profetit Muhamed a.s. e deri nė ditėt e sotme. Ky libėr i shejtė ende nuk ėshtė studjuar sa duhet nė mėnyrė qė tė kuptohen vlerat e tij shkencore nė tregun e madh tė mendjeve njerėzore. Askush nuk duhet tė ketė frikė nga Isalmi, dhe kjo i gjason atij i cili frikėsohet nga deti dhe valėt e tij pa u futur fare nė ujėrat e tij. Pra, unė jam besimtar musliman brenda Islamit, dmth. brenda valėve tė detit dhe nuk kam fare frikė prej tij (“Angst vom Islam”). E pėrse tė kenė frikė nga ai ata qė qėndrojnė jashtė Isalmit (jashtė detit)?! Mė lejoni tė them; ne qė jemi nė brendi tė detit (Isalmit) e kuptojmė vlerėn dhe rolin e tij qė ka ai pėr njeriun, e ndjejmė qetėsinė dhe madhėshtinė e tij, ndėrsa ata qė e venerojnė Isalmin nga “kodra” nuk kanė tė drejtė ta sulmojnė ate nė mėnyrė paushalle. Nėsė nė ndonjė detė diku nė botė ėshtė fundosur njė anije, nuk mund t’i akuzosh pėr kėtė tė gjitha detrat, pėrveē atij i cili e ka marrė me valėt e tij.Muslimani i vertetė ua dėshiron tė tjerėve ate qė e dėshiron pėr vete.
Shqiptarėt nė Maqedoni do tė kenė nė tė ardhmėn aq sa kanė dhėnė nė tė kaluarėn, sepse nė politikė ėshtė sikur nė treg, sa tė japish merrė. Mendoj se shqiptarėt janė vonuar pėr bashkimin e tyre shpirtėror pėr aq kohė sa ka kaluar qėkur ata janė ndarė".Kjo intervistė ishte e shumė pritur pėr lexuesit tanė, sepse i ndjeri Jakup Hasipi ishte shumė modest, nuk dėshironte tė dilte nėpėr media, pėr tė folur dhe pėrfolur, ishte i punės dhe i vullnhetit tė madh qė tė rinjtė tanė, intelektualėt, pleqtė dhe tė gjithė qė e duan veten dhe familjen, e qė janė tė moralshėm, tė jenė unik mes veti. Shumė bashkatdhetarė nga Zvicra, dje shkuan pėr nė Kumanovė, enkas pėr tė marrur pjesė nė vorrim, dhe tė gjithė ishin tė mėrzitur qė e humbėm njė dijetar tė madh e veprimtar tė ēėshtjes kombėtare. Ishte Jakup Hasipi, i cili nuk pėrtonte tė vinte atje ku kėrkohej, atje ku duhejt tė flitej pėr bashkim, pėr punė e solidarizim, ishte ai qė me fjalėt e tija tė ėmbla tė mbėshtjellura me njė dituri tė madhe, i tregonte masės se ne duhet tė jemi edhe mė tė pėrgatitur drejt kohės qė po e kalojmė tė rėndė.Ishte ky Molla Jakupi, qė do tė pėrkujtohet pėrgjithmonė nga tė gjithė, sepse edhe gjatė luftės nė Kosovė, Kosovė Lindore dhe tė fundit nė Maqedoni, veshi uniformėn e ēlirimtarit dhe duke i bėrė dije tė gjithėve, se duhet tė mobilizohemi dhe tė mbrojmė vendin tonė. Ishte kundėr pėrgėnjeshtrimeve, ishte kundėr pėrēarjeve, ishte me ata qė punojnė dhe nuk flasin. Nuk pajtohej me tė padrejtėn dhe nuk frigohej.Ne u takuam me disa nga ata bashkatdhetarė nga tė gjitha trevat shqiptare, ku dominonin nga Kumanova, Shkupi dhe Presheva, ku nga Aeroporti i Zürichut u nisėn drejt Sllupēanit pėr tė marrur pjesė nė ceremoninė e varrimit dhe ja se ēfarė na thanė ndėr tė tjera: " Kur morėm lajmin pėr humbjen e mikut tonė, tė njė dijetari tė madh, tė njė patrioti tė pashoq, na u duk se bota u rrokollis. Ėshtė njė humbje e madhe, e pazėvendėsueshme.Molla Jakupi ishte edhe nė Zvicėr shpesh, i njihte mirė hallet e mėrgatės sonė, mundohej tė zbuste zemrat e besimtarėve dhe na jepte edhe mė shumė energji pėr tė pėrballuar mallin ndaj atdheut me ligjėratat e tija tė forta dhe shumė profesionale. Ishte ky Molla Jakupi, i cili i bėri thirrje popullit nė kohėt mė tė rėnda tė luftės, qė tė bashkohen me ēlirimtarėt. Tėrė kohėn e kaloi nė aspektin patriotik, duke thithur si nektarin dituri pėr islamin. Nė shtėpinė e tij shumė kush ka qenė, shumė kush pėr ditėn e xhuma ka hėngėr drekė dhe ka pastruar shpirtin me dituri islame dhe kur ka dalė nga shtėpia shumė ēka ka pėrfituar. Shumė ka lexuar, tėrė kohėn e ka kaluar me namaz dhe me pėrgatitje tė mėdha pėr tė kaluar jetėn. Vdekja e tij vėrtetė ėshtė e madhe pėr tė gjithė ne, ishte njė atak i madh.Na ka tronditur tė gjithėve dhe do tė pajtohemi me humbjen e tij, sepse edhe feja jonė islame e shpjegon shumė mirė pėr njė vdekje kur tė ndodhė. Por njė gjė e dimė, se Molla Jakupi, nuk do tė harrohej pėr jetė, ka kontribuar shumė, tė ishte gjallė do tė ishim edhe mė tė fortė, por Allahu deshti dhe e mori. Lavdi i qoftė. Ne do ta pėrkujtojmė pėr jetė e mot.Zoti e shpėrbleftė me xhenet dhe nuk ka dyshim se do ta fitoj me notėn mė tė madhe. Ne do tė jemi tė pėrmalluar dhe e kemi tė vėshtirė tė pajtohemi me kėtė humbje. Kėsaj here Kurban Bajrami do tė festohej pa veprimtarin e dalluar, kėsaj here do tė jenė tė mallėzuar tė gjithė ata qė e njohėn dhe qė kanė dėgjuar njė ligjėratė tė paktėn nga ai, do tė jenė tė mallėzuar edhe mėrgimtarėt, qė nuk mundėn tė jenė nė varrim..." Pėr kėtė dijetarė tė dalluar, ėshtė e vėshtirė tė pėrshkruhet malli qė kemi, do na duhej me ditė tė tėra pėr tė pėrshkuar aktivitete e tija nė tė gjitha drejtimet, me kėtė rast nga kurbeti, i dėrgojmė ngushėllime familjes Jakupi, miqėve tė ngushtė dhe farefisit si dhe tė gjithė atyre bashkėkombasve me vullnet tė mirė, tė bėhen tė fortė dhe tė vazhdojmė rrugėn e tij tė ēmuar drejt sė mirės e tė luftojmė tė keqen pa u frikėsuar. Njė gjė ėshtė e sigurt, se humbja ėshtė e madhe pa Molla Jakupin. Ky Kurban Bajram do tė jetė me lutje tė shumta pėr dijetarin e dalluar, do tė kėndohet Kuran nga tė gjitha, xhamitė kudo qė janė, shtėpitė e besimtarėve dhe kjo ėshtė njė shėrim dhimbjeje pėr njė humbje tė madhe.Zoti e shpėrbleftė Molla Jakupin pėr tė gjitha kontributet e arta qė ka dhėnė.


evro_albi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 06-11-06, 20:56   #2
FUKAJAMA
 
Anėtarėsuar: 13-09-06
Vendndodhja: gostivar
Postime: 37
FUKAJAMA i vlerėsuar mirė
Gabim

KUR VEPRAT FLASIN-kushtuar JAKUP EF.ASIPIT



Cdo solucion i kčsaj bote pčrvec atij Islam čshtč njč venitje dhe shkčputje nga qenia njeri dhe deformim i identitetit tč kčsaj qenie.Qartčsimi i vepres me jetčn realizohet nč atč moment kur qenia arrinč qč ta kuptoj thelbin e krijimit tč tij dhe vazhdimčsinč e atij krijimi nčn ombrellčn e tejdukshme tč imanit.Kur veprat flasin imani ndčrron formčn , nga tejdukja nč dukje, nga mosekzistenca nč vokabular , nč pčrditshmčrinč e shprehjes , nga tregčtia me dynjanč nč tregčtinč me ahiretin.Milion pyetje qč janč pa pčrgjigje , vetčm nč njč rast kanč shprehje sintetike te njeriu, se ai čshtč i papčrgjithčsuar nč aspektin e njohjes sč tč fshehtčs sč All-llahut xh.sh.
Cdo brengč e kalitur nč peshoren e ndjenjave identifikohet me veprčn , e vepra nuk mund tč shpčrblehet jashta qčllimit...Unč nuk tč njoh ty , se nuk ma ke mundčsuar letčrnjoftimin tčnd.Rruga e vetme qč ma mundčson njohjen me ty čshtč vepra jote, realiteti jotč.Atčherč veprat flasin dhe ndodhin cudirat nčpčr botč.Dikush nč 21 vite tč ekzistences se tij themelon njč perandori, e dikush tjetčr nč 18 vite shpallet si mjeku mč i dalluar nč botč.Ato njerčz, ato qenie qč lanč gjurmč nč histori , nuk folčn asnjčherč, nuk kanč njohur gjuhč tč komunikimit mč jetčn...Vetmja gjuhč qč ka ekzistuar pčr to nč botč ka qenč gjuha e veprave..Ah , sa čshtč e včshtirč depčrtimi nč atč gjuhč tč ndčrlikuar dhe sa madhčshtor čshtč ai qč posedon njohjen e kčsaj gjuhe.T’i mund tč mč akuzosh mua ,se unč flas pčr gjuhčn e veprave ndčrsa nuk e kuptojč atč gjuhč kur punoj nč tč kundčrtčn , e All-llahu urren tč thuhet ajo qč nuk veprohet.Nuk flas unč , por zemra ime e cila tč drejtohet ty o i dashuri im.Tč ndjenč nč errčsirčn e mbrčmjes dhe nč vogčlsinč e njeriut.Nč castet mč tč včshtira tč kčrkon qč ta ledhatosh , se ajo me ty jeton, se dora e Zotit gjendet me grupin(xhematin).Jo , jo nuk mund tč jetojč jashta teje, ditčn e gjykimit vepra ime do tč flas pčr ty, pčr jetčn tčnde, pčr realitetin tčnd.A mban mend kur ishim tč rinjvč dhe vraponin rrugčve tč qytetit pas realitetit , me tč vetmin qčllim qč tč mos fshehemi nga ai realitet i faktorizuar nč cdo kohč?Tash je vjetčruar dhe tu kanč verbčruar sytč.Mč nuk tč punojnč kčmbčt, e as memoria nuk funksionon si duhet...T’i qan pčr tč mirčn dhe tč keqen qč ka ekzistuar dhe nuk mund tč flasčsh , por vepra jote flet , flet me zčrin rčnčsit tč burisč ditčn e llogarisč...Ah , gjurmčt e tua sa tč lashta qč janč nč kčtč rreth pčrplot lule e mbjellur nga ty.Tash , dheu tč ka mbuluar , ndčrsa t’i ishe i vetmi qč kisha besim nč fjalčn tčnde.Tč, tč them se tč dua , nuk mjafton kjo fjalč, se asnjčherč nuk ta thash nč kčtč dynja.T’i je larg , e unč kčtu vrapoj pas veprave tua si njč nevojtar i posalindur nč histori.All-llahu mč takoft me ty nč xhennet imami i im i dashur...
FUKAJAMA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-11-06, 01:34   #3
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Paqja dhe meshira e All-llahut qofte mbi Muhammedin alejhi selam dhe Pasuesit e Tij


Klikoni Mbi Foton e Hoxhes te shikoni foto galerine e Hoxhes se Nderuar!

Ndersa un do te mundohem qe ketu te vazhdoj te sjell disa foto te hoxhes.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-11-06, 12:25   #4
FUKAJAMA
 
Anėtarėsuar: 13-09-06
Vendndodhja: gostivar
Postime: 37
FUKAJAMA i vlerėsuar mirė
Gabim

KUJTIME MBI TY O MUALIM...

Kjo jetė ėshtė vetėm njė cast nė mesin e casteve tė shumta tė cilat All-llahu na mundėsoi qė t`i frymojmė.Ėshtė njė fjalė nė mes fjalėsh dhe njė besė ende e pacuar nė vendin e duhur.Njeriu ėshtė ai qė mbi supet e tij mori kėtė qėndrim tė lartė dhe tė lashtė sa vet jeta, mori mbi supe njė amanet qė shumė vėshtirė krijesat tjera do ta conin nė vendin atje ku edhe e kėrkon Krijuesi qė tė cohet.Cdo gjė nė kėtė botė ėshtė e programuar nga njė Programues i Plotfuqishėm i cili deri nė detaje i dinė edhe imtėsitė e krijesave tė tij.Prandaj cdo vepėr dhe cdo rrezullim nė kėtė jetė ėshtė vetėm njė pėrcaktim nga ana e All-llahut tė Plotėfuqishėm dhe tė Pafund. Tė renditi disa fjalė dhe rreshta mbi mualimin tim ėshtė nder por edhe mėshirė qė u dhurohet vetėm atyre qė gjėrat i vėshtrojnė nga objektivizmi i pastėrt islam mendoj vetėm nė raste tė kėtilla nderi.Ai ėshtė Jakup ef.Asipi i cili lindi nė njė fshat tė quajtur Sllupcan.Toka e kėtij fshati llogaritet si njėra ndėr tokat mė pjellore nė komunėn e Likovės.Mualimi ishte nga njė familjė mesatare qė mirreshin me bujqėsi dhe blegtori.Ai lindi me 02 shkurt tė vitit 1951.Lindi njė rreze e re, njė dritė qė me shekuj do tė shėndėrrisė mbi mijėra koka tė besimtarėve.Ai fshat me atė tokė pjellore nuk ishte vetėm vatėr e bujqėsisė, por kishte edhe koka pjellore nga tė cilėt dulėn filizat e parė tė lėvizjes islame nė kėto troje pas Periudhės Osmane.Mualimi shkollimin fillor e mori mu nė atė votėr nga e cila pėr 10 vite depėrtuan fjalėt e tij si shigjeta nėpėr mijėra zemrat e njerėzve dhe tronditėn kokat e shumė gjakatarėve qė nuk ia donin tė mirėn vetė popullit tonė.Ėshtė bėrė tė themi zakon se njerėzit e mėdhenjė nuk janė edhe tė pasur matrialisht, kjo ndodhi edhe me mualimin tonė tė madh i cili pėr shkaqe financiare u detyrua qė shkollimin e tij tė mėtutjeshėm ta vazhdojė me vonės .Ai shkollimin e mesėm e vazhdon nė Damask tė Sirisė nė shkollėn e famshme islame Furkan.Aty edhe fillon imami i madh qė tė formojė njė botėkuptim tė ri mbi jetėn edhe filloi qė tė mėndoj seriozisht mbi ringjalljen e Ummetit Islam nga njė periudhė e gjatė e stagnimit.Botėkuptimi i tij islam ishte i pasqyruar edhe me njohuri tė pėrgjithshme tė shkencave tė pėrgjithshme.Si njė nxėnės i suksėshėm nė shkollėn e tij ai vazhdon edhe studimet nė Univerzitetin e parė nė rruzullin tokė , studion Bazat e Dinit Islam, ne Egjipt .Atje mualimi i madh ende mė shumė thellohet nė detin e quajtur dituri , ndėrsa nė anėn tjetėr sa mė shumė thellohet nė dituri aq mė shumė edhe merakoset pėr gjendjen e muslimanėve nė rruzullin tokė nė pėrgjithėsi , ndėrsa nė vecanti pėr gjendjen e muslimanėve nė vendin e tij.Ai nė atė univerzitet mori baza te forta ideologjike tė cilin e cuan drejtė arritjeve tė reja nė lėminė e ideologjisė dhe thirrjes islame.Pas pėrfundimit tė studimeve si rezultat i kėrkesave tė shumta ai transferohet nė Leverkuzen tė Gjermanisė si imam nė tė cilėn xhami arrinė njė kontribut tė jashtėzakonshėm islam.Periudhė e shkurt prej vitit 1985 e deri me vitin 1990, mirėpo mjaft e frytshme pėr imamin e madh i cili jep edhe atomet e fundit tė jetės sė tij me tė vetmin qėllim qė fjala e vetme islame tė jetė mbi tė gjitha fjalėt tjera.Ai ligjėroi nė katėr gjuhė nė atė xhami ku ishte edhe mostėr e shumicės sė gjermaneve.Fjala e tij e ėmbėl depėrtoi nga zemra nė zemėr edhe pėr atė kishte njė pranim tė mbarshėm nė popull edhe nė tė gjitha vendet ku ka qenė ai edhe ku nuk ka qenė por fjala e tij ka depėrtu pėrmes incizimeve tė ndryshme.Hoxha i madh la gjurmė tė thella nė atė vend gjerman me kultur Perėndimore, pas takimeve tė tij tė palodhshme nė atė vend me funksionar tė lartė politik ai edhe arriti qė tė realizoj shumė synime dhe mirėsi pėr komunitetin shqiptar dhe musliman tė atij vendi.Nga ai vend dulėn shumė nxėnės tė tij edhe pse pėr njė periudhė tė shkurtėr kohore por me njė jehonė tė gjithmbarshme ideologjike.Janė mu talebet e Jakup ef.Asipit ato qė janė koka dhe qendra e aktivitetit islam nė qytetin e Leverkuzenit.Ende me mall pėrcjellet mesazhi i tij nėpėr tė gjitha trojet ku mundi i kėtyre talebeve edhe ėshtė duke u shpenzuar nė rrugėn e dinit islam.Pas njė eksperience tė bukur aty nė Gjermani edhe duke u takuar me realitetin e atyre viteve , ai vendos qė mė nė fund aktiviteti i tij t`i drejtojė koordinatat drejtė vendit tė lindjes sepse ishte mė e arsyeshme mu nė atė kohė qė alimat e dinit tonė tė kthehen nėpėr vendet e tyre me qėllim qė shejtani mos ta sundoj edhe atė pak truall besimi qė patė mbetur nė rrėnjėt e kėsaj peme.Kthehet si njė uragan qė rruga e tij zgjat me shekuj, por edhe me sekonda, kthehet me tė vetmin qėllim qė dinit tė tij ti rrijė deri nė vdekje besnik , qėllim ky qė edhe u realizua me veprėn e tij.Politika e kohės sė viteve 90 e bėri tė veten.Shqiptarėt nė pėrgjithėsi dhe komuniteti islam nė vecanti tė diskriminuar deri nė skajshmėri.Ato arritėn synimet e tyre ne asimilimin e popullit tonė me ndihmėn e tė ashtuquajturve intelektual shqiptar tė cilėt bėnin amin nė urdhėrat e krerėve tė lartė tė shtetit.Nė atė kohė tė ngresh krye ka qenė trimėri , por edhe burrėri tė cilėn burrėri ke pasur mundėsi ta paguash edhe me kokėn tėnde.Si rezultat i kėtyre rrethanave shumica e rinisė sonė morri rrugėn e mėrgimit duke i lėnur nėnloket e tyre me vajin duke i pritur nė pragun e derės.Ndėrsa njė pjesė dėrmuese e tė rinjvė qė kishin mbetur u banėn pre e kurthave tė hordhive sllave.Dalngadal filluan qė ti harrojnė ato pak vlera fetare tė cilat me shekuj i ka bartur populli ynė.Mu nė kėtė dallgė kthehet hoxha i madh Jakup ef. Asipi duke qenė plotėsisht i bindur se rruga me tė cilėn jetoi ai ėshtė rruga e vetme e cila mund ta mbrojė popullin tonė nga asimilimi, ideologjia qė pasoi hoxha ishte ideologji e pasqyruar me tolerancė, mirėkuptim dhe dinjitet ...Ai kthehet pėr tė mos shkuar kurrė mė nė botėn e Pafund...Fillon veprimtaria e madhe islame.Fillon njė jetė e re pėr masėn ndėrsa e vjetėr sa vet jeta.Hoxha i madh vazhdon aktivitetin e tij me njė grup tė vogėl tė rinjshė entuziastė pėr veprimtari islame.Fillojnė reformat e mėdha nė shoqėrinė tonė.Oh Zot mėshira jote arriti pėrmes kėtij njeriu tė madh i cili deri nė vdekje vazhdoi thirrjen nė rrugėn e vetmė tė pranuar pėr nė xhennet.Hapat e parė tė hoxhės sė madh ishin ligjėratat nė xhaminė e Sllupcanit.Nga mėnyra e spjegimit tė fesė u mahnitėn shumė koka.Ditėve tė xhuma filloi tė bubulloj Sllupcani nga qindra tė rinjė , ndėrsa dikur mund ti numėrosh edhe me gishta.Filluan edhe tribunat e para pėr dinin tonė.Por edhe sinjalet e para nga ana e shtetit pėr kėtė njeri tė rrezikshėm sipas tyre trokitėn nė dyert e Sllupcanit.Ndėrsa hoxha i palėkundėr me qėndrimin e tij ai edhe kėtyre kurthave iu pėrgjigj me njė vepėr madhore qė e ka shumė tė vėshtirė koka e njeriut tė asaj kohe ta perceptoj.Mund ta ndalesh hoxhėn , nga hutbeja, por kėrkesėn e qindra tė rinjve besimtar pėr hoxhėn s`ka kush qė mund ta ndal.Ai ishte njė strateg i lėvizjes islame edhe nga strategjitė e tij pėrfituan shumė thirrėsa tė mėvonshėm tė cilėt edhe sot e kėsaj dite vazhdojnė kėtė rrugė tė nisur nga hoxha i madh.Nė njėrėn prej ligjėratave tė tij hoxha i madh na tregon se gjatė jetės sė tij ka pasur mbi 2000 ligjėrata islame, qė ėshtė njė bucetė e vlefshme edhe shumė e cmueshme islame nė kėto troje tona.Imami i madh studimet posdiplomike i vazhdon nė Bejrut tė Libanit.Nga reformat qė ndodhėn nė Myftininė e Bashkėsisė Islame tė Kumanovės me shumicė votash imami i madh edhe zgjedhet Myfti tė cilin post do ta ushtroj deri nė fund tė jetės sė tij.Ai pati bashkėpunim tė ngusht me shumė shoqata islame tė cilat shoqata kishin njė dert, e ai ishte kthimi i rinisė nė islam dhe vazhdimi i kėsaj rruge deri nė pėrfundim tė jetės.Tragjikisht me 7 janar tė vitit 2006 humbi Kumanova njeriun e madh, humbi bota njė pėrkujtues tė vlerave, humbi jeta njė udhėtar tė denjė.Bie shehid Imami i madh Jakup ef.Asipi, All-llahu na takoft me tė nė xhennet inshalla.Amin.




FUKAJAMA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:17.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.