Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 14-12-06, 17:48   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kontracepsioni?

Ē'ėshtė kontracepsioni?
Kontracepsioni ėshtė mėnyra si ta pengoni shtatzėninė dhe tė mbroheni nga sėmundjet tė transmetura seksualisht. Ekzistojnė mė shumė lloje tė kontracepsionit.

Pse duhet tė shfrytėzohet kontracepsion?
  • Qė tė mbroheni nga shtatzėnia e padėshiruar.
  • Tė mbroheni nga sėmundjet tė transmetura seksualisht.
Ajo mund tė ndodh edhe gjatė eksperiencės sė parė seksuale.
Ē'duhet paraprakisht tė qartėsoni?
  • A jeni tė pėrgatitur pėr marėdhėnje seksuale?
  • Cila metodė e kontracepsionit ėshtė mė e pėrshtatshme pėr ju? (Duke e pasur parasysh ēmimin, efikasitetin, mbrojtjen, efektet e padėshiruara etj).
  • Si tė mbroheni (vehten/partnerin) nga shtatzėnia e padėshiruar?
  • Si tė mbroheni nga sėmundjet tė transmetura seksualisht (STS)?
  • A jeni tė testuar ti/partneri yt nga sėmundjet qė transmetohen seksualisht?
  • Kush ėshtė pėrgjegjės pėr mbrojtjen?
  • Si mund tė planifikoni paraprakisht qė tė jeni tė pėrgatitur.
  • Ē'tė bėni nėse ju/partnerja juaj mbetet shtatzėnė?
Cilat lloje tė kontracepsionit ekzistojnė?
Ekzistojnė mė shumė lloje tė ndryshme. Me disa sigurohet mrojtje e pėrhershme nga shtatzėnia (siē ėshtė ndėrhyrja kirurgjike). Me metodat tjera qė janė pėrshkruar mė poshtė arrihet mbrojtje e pėrkohshme.
  • Abstinenca
  • Spermicidet
  • Prezervativi
  • Tabletat kontraceptive
  • Diafragma
  • Injeksionet
  • Implantet
  • Kontracepsioni urgjent
Ē'duhet tė dini pėr kėto metoda?
Disa nga kėto metoda do t'ju mbrojnė nga shtatzėnia dhe nga sėmundjet tė transmetura seksualisht , tė tjerat vetėm nga shtazėnia.
  • Abstinenca. Abstinenca do tė thotė qė tė mos keni kontakt seksual. Mbron nga shtatėzania rreth 100% dhe nga STS. Aktiviteti seksual ėshtė i mundshėm edhe pa kontakt. Shtatėzania pengohet ashtu qė partneri mashkull ejakulon (e derdh spermėn) jashtė nė afėrsi tė vaginės. Kjo ėshtė mėnyrė e pranuar e kontracepsionit te shumė religjione dhe kultura. Pėr disa ēifte paraqet vėshtirėsi gjatė tė abstinojnė nga kontakti seksual. Nuk ka efekte anėsore dhe nuk kushton. Mos haroni tė pėrdorni mbrojtje nėse vendosni tė keni kontakt seksual.
  • Spermicidet. Spermicidet gjenden nė formė tė pastave, kremave, xhelatin ės dhe supozitorėve (si kapsula). Ata ndikojnė ashtu qė e pengojnė spermėn tė lėviz e me atė qė tė mos mbėrrij deri te qeliza vezė. Mbrojnė nga shtatėzania. Pjesėrisht mbrojnė dhe nga STS, por nuk mbrojnė nga HIV-i. Pėrveē spermicidit qė tė mbroheni nga HIV-i shfrytzoni dhe prezervativ. Mund tė blihen nė shitore, pa recetė dhe nuk janė shumė tė shtrenjta. Para kontaktit, preparati futet nė vaginė. Mund tė jetė e pakėndshme.
  • Prezervativi. Prezervativi ėshtė gomė e bėrė nga lateksi ose nga material tjetėr. Mbron nga shtatėzania dhe nga STS. Mund tė blehet nė shitore pa recetė. Ka edhe pėr meshkuj edhe pėr femra. Qė mbrojtja tė jetė efikase duhet tė pėrdoret sipas udhėzimit. Lexoni instrukcionet. Kontrolloni a ka kaluar afati i pėrdorimit. Meshkujt duhet ta venė kondomin kur penisi ėshtė nė erekcion para se tė penetrojė nė vaginė. Gjatė nxjerrjes sė penisit jashtė e mbani prezervativ me dorė qė tė mos u dalė. Mė efikas ėshtė nė prevencėn e shtatėzanisė kur mashkulli e nxjerr penisin jashtė para se tė ejakullojė. E gabueshme ėshtė tė mendohet se dy kondome njė mbi njė mbrojnė mė mirė. Ekziston prezervativ pėr femra, qė vendoset nė vaginėn e femrės, para kontaktit. Nėse njėkohėsisht pėrdoret edhe spermicid mbrojtja ėshtė mė e mirė. Mos pėrdorni vaj e as vazelin nė prezervativ. Pėr lubrikim mund tė pėrdoret xhelatin ė speciale. Mund tė ndjeheni pakėndshėm. Ekziston mundėsia prezervativi tė kėputet. Mė sė miri ėshtė tė ruhet nė vend tė ftohtė dhe tė errėt. Nėse ruhet nė tė ngrohtė (p.sh. nė xhepin e pantalonave, mė gjatė kohė) mund tė jetė mė pak efikas. Nuk kushton shumė. Prezervativi pėr femra kushton diēka mė shumė.
  • Tabletat kontraceptive. Ato janė tableta hormonale, qė e pengojnė lirimin e qelizėsvezė te femra. Mbrojnė nga shtatėzania por jo dhe nga STS. Qė tė mbroheni nga STS, pėrveē tabletave shfrytėzoni dhe prezervativ. Tabletat nuk mund tė merren pa recetė nga mjeku. Duhet tė pihen ēdo ditė nė tė njejtėn kohė. Janė mė pak efikase nėse nuk merren ashtu si duhet. Te disa gra shfaqen efekte tė padėshiruara. Gratė qė pinė tableta duhet tė mos pinė duhan. Ēmimi ėshtė mė i lartė se sa i metodave tjera.
  • Diafragma. Diafragma ndikon si njė cipė e hollė mbuluese, qė konvenon nė brendėsinė e gruas. Ajo e pengon qė sperma tė vijė deri te qeliza vezė. Mbron nga shtatėzania por jo dhe nga STS. Pėrveē diafragmės si mbrojtje nga STS duhet tė pėrdoret prezervativ. Para se tė vendoset difragmė duhet t'ju kontrollojė mjeku. Diafragma duhet tė mbulohet me spermicid. Ka disa efekte tė padėshirueshme. Mund tė jetė e pakėndshme. Mund tė ketė afat disa vjeēar.
  • Injeksionet. Bėhet fjalė pėr injeksione hormonale me tė cilat pengohet lirimi i qelizės vezė. Mė sė shpeshti jepen Depo-Provera. Mbron nga shtatzėnia, nuk mbron nga STS. Pėrveē injeksionit pėr mbrojtje nga STS duhet tė pėrdoret edhe prezervativ. Ėshtė e papėrshtashme se duhet tė shkoni nė mjek nė 2-3 muaj qė ta pranoni injeksionin. Gruaja nuk e ka doemos qė ēdo ditė tė marrė tableta apo tė vendos diēka para kontaktit. Disa gra mund tė kenė efekte tė padėshirueshme.
  • Implantet. Mjeku vendos (implanton) 6 kapsula tė vogla nėn lėkurėn e pjesės sė sipėrme tė dorės sė gruas. Kapsulat lėshojnė hormone tė cilat e pengojnė lirimin e qelizės vezė. Mbrojnė nga shtatėzania. Nuk mbrojnė nga STS. Qė tė mbroheni nga STS duhet tė pėrdorni edhe prezervativ. Nga implantet shpesh pėrdoret i ashtuquajturi Norplant. Pėrparėsi ėshtė qė nuk ėshtė patjetėr qė gruaja ēdo ditė tė marrė tableta apo tė vendosė ēfarėdo qoftė para kontaktit. Ndikon 5 vjet. Disa gra mund tė kenė efekte tė padėshirueshme. Ėshtė e mundshme, te vendi ku vendosen kapsulat tė mbetet varrė. Kapsulat mund tė nxirren nėse ndėrkohė gruaja do ashtu.
  • Kontracepsioni urgjent. Shpesh quhet tableta pėr mėngjesin-pastaj. Shfrytėzohet nė formė tė tabletės apo barit qė vendoset nė vaginė. Disa gra e shfrytėzojnė nė rast kur supozojnė se kanė mbetur shtatzėnė (seks pa mbrojtje, kondom i kėputur, ose gruaja ka harruar ta marr tabletėn, pėrdhunim etj). Nėse llogaritni se ėshtė e nevojshme, kontaktoni gjinekologun tuaj tre ditėt e para pas ngjarjes. Te disa gra mund tė shfaqen efekte tė padėshirueshme. Nuk duhet tė pėrdoret si zėvendėsim pėr llojet tjera tė kontracepsionit. Ky lloji kontracepsioni shfrytėzohet vetėm si masė urgjente.
Kur tė paraqiteni te mjeku?
  • Paraqituni nėse keni pyetje nė lidhje me kontrollin e lindjes ose kontracepsionit.
  • Nėse keni pyetje rreth shtatėzanisė ose STS.
  • Nėse keni vendosur pėr ndonjė metodė tė kontracepsionit, pėr tė cilėn ėshtė e nevojshme ta japė mjeku.
  • Nėse keni efekte tė padėshirueshme nga metoda e kontracepsionit qė e keni zgjedhur.
  • Nėse mendoni se jeni shtatėzėnė.
  • Nėse mendoni se keni fituar STS.
  • Nėse jeni viktimė e pėrdhunimit.
  • Nėse mendoni se keni nevojė pėr kontracepsion urgjent (mėngjesin-pastaj).
  • Nėse keni ēfarėdo pyetje apo paqartėsi.
Ku tė drejtoheni pėr ndihmė?
  • Mjeku juaj
  • Gjinekologu juaj
  • Qendra pėr Planifikim tė Familjes


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:00.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.