Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Tė ndryshme > Moda & Estetika
Emri
Fjalėkalimi
Moda & Estetika Bukuria dhe estetika, veshjet, modelet mė tė reja shqiptare e botėrore.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-11-07, 22:48   #1
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Qė dimri tė tė gjejė tė bukur!

Nuk ėshtė aspak e thjeshtė t’i rezistosh ritmit tė vjeshtės, stresit, lodhjes dhe rritjes sė peshės, qė duket gati e pakontrollueshme... Mos e lėr veten tė ndihesh e mundur qė pa filluar mirė dimri. Duke organizuar dhe duke respektuar me korrektėsi rregullat kryesore tė formės dhe dietetikės, mund tė arrishtė ruash njė gjendje tė mirė trupore dhe shpirtėrore



Forma nė pjatėn tėnde

Tė gjithė e ndiejnė: vjeshta tė ndryshon jo vetėm humorin, por edhe trupin. Ėshtė muaji kur flitet mė shumė pėr dieta, palestra, kura dobėsimi... Dhe jo vetėm se ushqimi i pakujdesshėm gjatė verės tė shėndosh. Pikėrisht stresi ėshtė njė nga faktorėt thelbėsorė tė rritjes sė peshės. Pėr shkak tė gjendjes qė shkakton ai, shpesh tentojmė tė konsumojmė mė shumė produkte tė yndyrshme dhe tė sheqerosur, qė na bėjnė tė ndihemi mirė, por qė e lėvizin dukshėm gjilpėrėn e peshores. Pėrveē kėsaj, njė stil jetese shumė “speed” shpesh na pengon tė hamė rregullisht: vakte tė kapėrcyera ose shumė tė shpejta, ēukitje, konsum nė masė i ushqimeve tė gatshme. Me njė fjalė, pėr tė pasur njė peshė ideale nevojitet njė “higjienė” e mirė e jetės globale. Zbulo kėshillat tona pėr tė qėndruar nė formė.


Organizmi jonė ėshtė i mirėprogramuar dhe e di shumė mirė se pėr cilat ushqime kemi nevojė pėr tė pėrballuar vjeshtėn dhe dimrin nė pėrshtatje me ndryshimet klimatike.
Nuk ka nevojė pėr pilula qė bėjnė mrekullia. Mjafton tė mėsoheni tė shtoni nė menynė tuaj –shpesh tė stinės- produkte tė pasur sidomos me:
-Vitaminė C: ky antioksidant i fuqishėm stimulon mbrojtjen e organizmit kundėr infeksioneve dhe lehtėson pėrthithjen e hekurit dhe tė kalciumit qė ndodhen tek ushqimet. Vitamina C ėshtė e pranishme tek frutat dhe perimet, sidomos tek agrumet, tek frutat e pyllit, tek borziloku, tek lakra.
-Magnezium: ky mineral, ndaj tė cilit shumė shpejt jemi tė mangėt, rregullon ritmin kardiak dhe kontraktimet muskulore, rregullon stresin, pėrmirėson ekuilibrin psikik dhe emocional dhe favorizon gjumin. Gjendet nė disa ujėra mineralė, nė frutat e thata (bajame, arra), tek ēokollata, nė perimet e thata dhe nė drithėrat.
-Omega 3: janė acide yndyrore qė, pėrveēse mbrojnė organizmin e nga sėmundjet kardiovaskulare, ruajnė elasticitetin e lėkurės, ndėrhyjnė nė disa funksione tė ndryshme tė organizmit (qarkullimi i gjakut, tretje, imunitet …) dhe na mbajnė lart moralin. Gjenden nė peshqit me yndyrė dhe nė disa lloje vajesh.

AJĖR DHE DRITĖ
Nė vjeshtė dhe nė dimėr ditėt shkurtohen, bėn kohė e keqe dhe si rrjedhojė ka mė pak dritė. Ky fenomen ndikon nė fizikun dhe nė mendjen tonė dhe ka lidhje me tė ashtuquajturin depresion sezonal, qė stimulon melankolinė, mungesėn e energjisė dhe dėshirėn dhe ushqime tė ėmbla.
Pėr tė luftuar kėtė efekt, edhe nėse nuk keni shumė mundėsi, mundohuni tė qėndroni sa mė shumė nė ajėr tė pastėr.

-Ecni ēdo ditė. Pėr tė shkuar nė punė ose pėr tė bėrė pazarin. Lėreni mėnjanė makinėn. Do tė merrni pak ajėr, do tė digjni kalori dhe do tė qetėsoheni.

-Piknik tė improvizuar. Disa ditė tė vjeshtės janė mė tė bukura se tė verės! Pėrfitoni pėr tė bėrė njė piknik nė ajėr tė pastėr dhe shijoni rrezet e diellit. Nuk ka nevojė tė keni orė tė tėra nė dispozicion. Mund edhe tė shijoni nė park kohėn e pushimit tė drekės.

-Lojėra nė jar tė pastėr. Bėn ftohtė? Nuk ka rėndėsi! Vishu mirė dhe shkoni nė det ose nė mal nė shoqėri tė mirė. Nė kėmbė, me biēikletė, nuk ka rėndėsi.

Hapėsira tė rehatshme. Kur bėn freskėt dhe bie shi, ke mė shumė dėshirė tė qėndrosh brenda nė shtėpi. Qė tė mos mėrziteni duhet tė krijoni njė hapėsirė tė rehatshme, ku tė keni dėshirė tė kaloni kohėn.

-Jastėkėt: pėrveē kėnaqėsisė estetike, tė motiveve dhe tė ngjyrave, ėmbėlsojnė linjat e divaneve dhe poltronave dhe tė ftojnė tė ēlodhesh.
-Qirinjtė: tė aromatizuar sipas shijeve tuaja, krijojnė njė atmosferė tė ngrohtė dhe qetėsuese.
-Fotografitė: vendos nėpėr mure fotot e momenteve mė tė bukura dhe tė njerėzve nė tė dashur. Duke i parė si tė ndiheni mė e qetė.
-Njė mbulesė: mbani gjithmonė pranė njė mbulesė, me tė cilėn tė mund tė mbuloheni ndėrsa lexoni ose shihni TV.
-Ndriēimi: zgjidhni njė ndriēim intim, qė ėmbėlson qoshet e dhomės dhe krijon atmosferė tė ngrohtė.
-Bimėt: prania e tyre e bėn dhomėn menjėherė mė tė kėndshme dhe i jep dritė.

NJĖ GJUMĖ I REHATSHĖM
Tė flesh mirė dhe mjaftueshėm ėshtė njė mėnyrė efikase pėr tė pėrballuar mė mirė ditėn. Por ndonjėherė nuk arrin tė flesh pikėrisht atėherė kur ke mė shumė nevojė. Ja disa kėshilla qė ju ndihmojnė pėr tė bėrė njė gjumė tė mirė:

-Respektoni ciklet. Sasia e gjumit ideal ėshtė ajo qė te lejon tė ndihesh nė formė qė nė momentin e zgjimit dhe ėshtė e ndryshme nga njė person tek tjetri. Nė mbrėmje, kur filloni tė dremisni, shkoni menjėherė tė flini, pėrndryshe duhet tė prisni nė cikėl tė ri, atė tė orės 01.30, pėr tė rigjetur sėrish dėshirėn pėr tė fjetur. Nė mėngjes, kur tė ndjeni se keni fjetur mjaftueshėm, ēohuni.

-Dhomė gjumi qetėsuese. Dhoma e gjumit duhet tė jetė sinonim i ēlodhjes dhe qetėsisė. Pėr tė bėrė njė gjumė tė rehatshėm, dhoma duhet tė jetė e rregullt, pak e ndriēuar, TV nuk duhet mbajtur ndezur dhe temperatura nuk duhet tė jetė mė shumė se 16°C.

-Darkė e programuar. Kini parasysh se disa lloje ushqimesh e ērregullojė gjumin (proteinat, yndyrnat, pijet alkoolike, kafe, ēaj), ndėrsa disa tė tjera e favorizojnė (mielli, qumėshti, barishtet…). Kėshtu qė mendohuni mirė para se tė hani!

- Jo sforcime para gjumit pėrpara se tė shkoni pėr tė fjetur, shmangni sforcimet tė ēfarėdo lloji qofshin: fizike, tė tilla qė rrisin temperaturėn trupore, intelektuale. Pėrpara se tė shtriheni ēlodhni trupin dhe mendjen duke lexuar apo duke dėgjuar muzikė.


Revista Jeta


__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:02.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.