Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 04-12-07, 02:19   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kongresi i Manastirit

Tomor OSMANIRrethanat e krijuara pėr thirrjen e Kongresit tė Manastirit
Gjatė dy dhjetėvjeēarėve tė fundit tė shekullit XIX dhe dhjetėvjeēarit tė parė tė shekullit XX pėrpjekjet e atdhetarėve shqiptarė pėr tė zgjidhur ēėshtjen e njė alfabeti tė vetėm u dendėsuan shumė. Mundėsitė u krijuan nė korrikun e vitit 1908, kur turqit e rinj, si rrjedhojė e luftės sė pandėrprerė qė bėnė popujt e shtypur, e rrėzuan Sulltan Abdvl Hamitin dhe shpallėn kushtetutėn. Ata ndoqėn njė politikė demagogjike qė premtonte ,,Liri politike dhe tė drejta tė barabarta pėr popujt e shtypur". Atdhetarėt shqiptarė e shfrytėzuan me zgjuarsi dhe guxim kėtė situatė tė pėrkohshme, duke kapėrcyer tė gjitha pengesat qė i dolėn pėrpara nga regjimi i turqve tė rinj. Ata hapėn klube nė ēdo kėnd tė trojeve shqiptare, si nė Korēė, Elbasan, Shkodėr, Gjirokastėr, Fier, Vlorė, Selanik, Tetovė, Ohėr, Dibėr, Strugė etj. Edhe shtypi do tė loste rolin e vet. Qarkulluan nė prag tė Kongresit tė Manastirit edhe disa gazeta dhe revista tė reja, si „Dashamiri" (Trieste), „Korēa" (Korēė), etj.
Nė kėto rrethana, kur lėvizja jonė pėr ēlirim kombėtar ishte nė rritje, kur lindte nevoja e botimeve tė librave nė gjuhėn shqipe, kur reaksioni shtonte pėrpjekjet pėr tė penguar ēdo nismė pėrparimtare nė tė mirė tė kombit shqiptar, njė pengesė serioze ishte mungesa e njė alfabeti tė vetėm pėr shqipen. Kėshtu gjuha nuk mund tė lėvrohej nė nivelet e kėrkuara, shkolla shqipe nuk mund tė ecte pėrpara, librat nuk do ta kishin vlerėn e tyre, pa njė alfabet tė vetėm. Zgjidhja e kėtij problemi mund tė konsiderohet si hapi i parė vendimtar drejt pavarėsisė kombėtare tė popullit tonė. [...]
Fletorja e Selanikut „ Liria" hapi njė fushatė „pėr tė organizuar njė kongres ku tė merrnin pjesė shoqėritė e ndryshme letrare, klubet dhe pėrfaqėsuesit e letrave shqipe. Dhe kėtė e realizoi klubi „Bashkimi" i Manastirit, i posakrijuar. Ai vendosi qė nė mbledhjen e parė tė datės 27 gusht 1908 tė bėhej njė kongres nė Manastir, me njė tė vjeshtės sė tretė qė t'i jepnin „mbarim kėsaj sė madheje nevojė pėr bashkimin e gjithė shqiptarėve nė njė abe. Filloi menjėherė shpėrndarja e ftesave shoqėrive, klubeve dhe individėve, tė cilat nuk ishin tė njė tipi. Dalloheshin vetėm nga formulimi, ndėrsa pėrmbajtja ishte gati e njėjtė. [...]


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 04-12-07, 02:20   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kongresi i Manastirit

Programi i parashikuar i Kongresit
Klubi i Manastirit hartoi edhe programin e punimeve tė Kongresit. Nė Arkivin Qendror tė RSH ruhen disa ekzemplarė tė kėtij programi. Ėshtė botuar edhe nė ndonjė revistė. Gjithashtu ekziston edhe njė variant tjetėr i kėtij programi qė e jep konsullata austrohungareze, me disa shtesa. Programi pėrmblidhte jo vetėm veprimtaritė pėr zgjidhje pėrfundimtare tė alfabetit tė njėsuar tė gjuhės shqipe, por shtronte pėr diskutim edhe kėrkesa tė tjera me karakter kulturor dhe politik. Gjithashtu kėrkohej tė sigurohej nji udhėheqje organizative e pėrbashkėt pėr gjithė lėvizjen tonė kombėtare. Kėto detyra qė parashikoheshin tė realizoheshin, kishin rėndėsi tė veēantė, se nuk e kufizonin veprimtarinė e Kongresi vetėm nė hartimin e alfabetit, por shtronin edhe kėrkesa tė tilla qė ēonin nė shkėputjen nga Perandoria Osmane dhe sė fundi nė shpalljen e pavarėsisė. Kjo ishte e domosdoshme, veēanėrisht nė atė kohė, kur lėvizja jonė kombėtare po rritej nga dita nė ditė dhe po organizohej e drejtohej drejt qėllimit tė fundit. [...]
Punimet e kongresit tė Manastirit
Kongresi i Manastirit i filloi punimet, mė 14 nėntor 1908 dhe vazhdoi deri mė 22 nėntor. Delegatėt qė morėn pjesė, ishin kryesisht personalitete tė njohura, me njė pėrgatitje tė mirė filologjike, tė aftė pėr tė zgjidhur kėtė problem delikat dhe tė vėshtirė, me njė histori tė gjatė dhe tė mundimshme. Kishte edhe delegatė tė tjerė qė ishin ftuar si patriot dhe aktivistė tė lėvizjes sonė kombėtare.
Nė Kongresin e Manastirit morėn pjesė 32 delegatė me tė drejtė vote, qė pėrfaqėsonin 23 qytete, shoqėri dhe klube, si Korēėn, Shkodrėn, Elbasanin, Beratin, Durrėsin, Tiranėn, Gjirokastėrn,
24
Kolonjėn, Starovėn, Vlorėn, Manastirin, Janinėn, Selanikun, si dhe Bukureshtin dhe Sofjen. [...]
Nė Kongresin e Manastirit morėn pjesė edhe 18 delegatė tė tjerė, pa tė drejtė vote. Ndonjėri prej tyre, nė informacione tė ndryshme, jepet edhe nė listėn e parė. Kongresi i Manastirit u hap nė njė atmosferė festive nė prani jo vetėm tė delegatėve, por edhe tė ftuarve. E ēeli kėtė tubim me rėndėsi pėr kulturėn shqiptare, kryetari i klubit "Bashkimi" tė Manastirit, Fehim Zavalani. Nė kėtė mbledhje u zgjodhėn edhe drejtuesit e Kongresit:
Mithat Frashėri
Kryetar i Kongresit tė Manastirit
Luigj Gurakuqi, Gjergj Qiriazi
Nėnkryetar
Hilė Mosi, Thoma Avrami
Sekretar pėr shqipen
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-12-07, 02:22   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kongresi i Manastirit

Nyzhet Vrioni - Sekretar pėr turqishten [...] Nė Kongresin e Manastirit ata qė kishin fituar tė drejtėn e qytetarisė ishin tri alfabete:
  1. Alfabeti i Stambollit, i cili qė nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX kishte njė pėrdorim tė kufizuar. [...]
  2. Alfabeti i shoqėrisė „Agimi" kishte bazė latine dhe afrohej nė parim me atė tė Stambollit:
  3. Alfabeti shoqėrisė „Bashkimi" kishte fituar pėrkrahjen e disa organeve dhe shkrimtarėve, tė cilėt ndėr veprat e tyre e pėrdorėn atė. Parimisht nga delegatėt u pėlqye dhe u miratua si bazė pėr alfabetin e gjuhės shqipe ai latin. Ky ishte njė problem, i cili praktikisht qe zgjidhur me kohė, mbasi tė tri alfabetet, qė vinin nė Kongres dhe qė kishin mė shumė simpatizantė, kėtu mbėshteteshin.
Problemi mė delikat pėr tė cilin pati mė shumė diskutime dhe mosmarrėveshje, ishte caktimi i parimeve dhe zgjedhja e shkronjave. Kėta ishin tė lidhura me argumentimin shkencor, kritik dhe teknik dhe ndonjėherė edhe vetjak. [...]
Nė ditėn e tretė tė Kongresit, pasdreke, u zgjodh njė komision prej 11 vetėsh, fuqiplotė, me vota tė fshehta [...]
Rezultatet e votimeve pėr komisionin e hartimit tė alfabetit ishin kėto:
Gjergj Fishta (Kryetar i komisionit)
Mithat Frashėri (nėnkryetar)
Luigj Gurakuqi (sekretar)
Ndre Mjeda, Bajo Topulli, Sotir Peci, Gjergj Qiriazi, Shahin Kolonja (anėtarė)[...]
Ai filloi punėn, me dyer tė mbyllura, mė 17 nėntor 1908 pėr tri ditė rresht. Disa tė dhėna informuese pėr kėto punime na i jep anėtari i komisionit dhe nėnkryetar i kongresit, Gjergj Qiriazi nė raportin e tij tė datės 20 janar 1909.
Nė tryezėn e punės sė komisionit u diskutua pėr kėto tri mundėsi:
- tė pėrshtatej njėri nga alfabetet kryesore qė pėrdoreshin nė atė kohė: alfabeti i Stambollit, i shoqėrisė „Bashkimi" dhe i shoqėrisė „Agimi“;
- tė bėhej njė kombinim i kėtyre tri alfabeteve;
- tė krijohej njė alfabet i ri, duke lėnė mėnjanė alfabetet ekzistuese.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-12-07, 02:23   #4
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kongresi i Manastirit

Pas diskutimesh u zgjodh varianti i tretė pėr tė hartuar njė alfabet tė ri pėr shqipen. Parimisht u pranua nga tė gjithė se alfabeti i shqipes duhet tė mbėshtetej nė alfabetin latin. [...] Lindėn dy probleme: I pari, a duhet tė ruanin shkronjat e alfabetit latin atė vlerė fonetike pėr gjuhėn shqipe dhe e dyta, si duhet tė plotėsoheshin 11 shkronjat qė i mungonin kėtij alfabeti.
Pėr ēėshtjen e parė pėrgjigjja ishte mė e thjeshtė. Duke pasur parasysh edhe alfabetet ekzistuese, u ruajt ai shqiptim dhe ajo vlerė fonetike e shkronjave tė alfabetit latin, edhe nė alfabetin tonė, por me ndonjė pėrjashtim. Pėr ēėshtjen e dytė problemi ishte mė i vėshtirė se nė kongres ishin dy rryma sunduese; M. Frashėri, Sh. Kolonja, N. Vrioni e B. Topulli pėrkrahnin alfabetin e Stambollit, Ndre Mjeda ishte nė njė krah me to nė mbėshtetje tė parimit: njė tingull-njė shkronjė. Gj. Fishta, Dh. Buda, L. Gurakugi dhe Gj. Qiriazi pėrkrahnin alfabetin e shoqėrisė „Bashkimi". Por pati ėdhe delegatė qė u tėrhoqėn mė shumė nga gatishmėria pėr tė zgjidhur kėtė ēėshtje dhe jo pėr ta vonuar, duke pranuar njėrėn apo tjetrėn rrugė zgjidhjeje.
Komisioni nuk u bazua nė alfabetet ekzistuese, por, mbasi kishte vendosur qė nė fillim tė punės se alfabeti i shqipes duhet tė mbėshtetet nė atė latin, u mor me analizėn e ēdo tingulli tė gjuhės shqipe, duke i caktuar shkronjėn pėrkatėse. Fillimisht u pa se si paraqitej raporti i shkronjave tė ngjashme nė mes tri alfabeteve. Gjendja ishte e tillė: 36/21 Alfabeti i Stambollit dhe i „Agimit", 36/20 i Stambollit dhe i „Bashkimit", gjithashtu
36/20 i „Agimit" dhe i „Bashkimit". Shkronjat e pėrbashkėta pėr tė tri alfabetet ishin 19. Duke e krahasuar alfabetin e Stambollit me tė sotmin del se u morėn nga ai shkronjat c, ē, q, x, z. Gjithashtu nė alfabetin e Stambollit u ndryshuan edhe 5 shkronja. Nga kjo llogaritje del se diskutimi ėshtė zhvilluar pėr 9 shkronja e konkretisht pėr dh, ė, gj, ll, nj, sh, th, xh, zh. [...]
Sipas njė dorėshkrimi nė formė procesverbali, qė ndodhet nė Arkivin e Shtetit dhe mban datėn 20 nėntor 1908 thuhej se alfabeti ishte gati nė paraditėn e kėsaj dite, por u bė i njohur pasdreke. Dhe M. Frashėri nė cilėsinė e kryetarit tė Kongresit tė Manastirit, deklaroi: „Ēėshtja e alfabetit mori fund nė njė mėnyrė qė do tė mbesin jo veē tė gjithė tė kėnaqur, e pėr kėtė shkak u zgjodhėn dy abetė e tė dy do tė pėrdoren prej shqiptarėve: njėri ėshtė ai i Stambollit e tjetri njė abe thjesht latine qė i afrohet atij tė Stambollit.[...]
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-12-07, 02:25   #5
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kongresi i Manastirit

Dy ēėshtje kanė sjellė diskutime: Pse u miratuan dy alfabete nga Kongresi i Manastirit dhe i kujt ėshtė alfabeti qė kemi sot. Gjergj Qiriazi nė informacionin qė jep, shpjegon pranimin e dy alfabeteve me anė tė letrave dhe telegrameve qė i vinin Kongresit tė Manastirit pėr tė miratuar alfabetin e Stambollit ose alfabetin e „Bashkimit". Duke mos mundur tė mohonin njėrėn ose tjetrėn anė dhe pėr tė mos shkaktuar ndonjė pengesė nė pėrparimin e kombit, komisioni i miratoi tė dy alfabetet. Gjithashtu u pa edhe pėrhapja e tyrė nė shkolla njėri nė Gegėri e tjetri nė Toskėri. Njė argument tjetėr qė ndikoi nė miratimin edhe tė njė alfabeti latin, ishte ana praktike e tij Gjergj Fishta shpjegoi pse u miratuan dy alfabetet. „ ... abece e Stambollit, - tha ai, - ėsht' e mjaftė pėr nevojat e kombit, po me qenė se shumė herė pėr tė shtypur libra lark Shqipėrisė dhe pėr tė hequr telegraf kemi nevojė pėr njė abece thjesht latine ...“. [...]
Nėse u miratuan dy alfabete, delegatėt nuk u dėshpėruan, pėrkuandrazi ata zgjidhjen qė i dha Kondresi i Manastirit, njėsimin e alfabetit tė shqipes, ekonsideronin njė fitore tė mėdha qė arriti qė t’i bashkoj shqiptarėt dhe kėshtu t’u japė njė shtysė tė fuqishme gjuhės dhe shkollės. [...]
Komisioni kishte bėrė njė punė tė madhe, duke arritur t’i zbutė ndryshimet nė mes tė alfabetit tė Stambollit dhe alfabetit me bazė latine. Megjithėatė, pėrsėri kishte ndryshime, ndonėse 27 shkronja ishin tė njėjta. [...]
Kongresi i Manastirit nuk e pėrqėndroi vėmendjen vetėm nė problemin e zgjidhjes sė alfabetit tė njėsuar tė gjuhės, por edhe nė ēėshtje tė rėndėsishme politike.
Gjithashtu u vendos qė tė shpallej si klub qendror klubi “Bashkimi“ i Manastirit, ngase luajti njė rol tė rėndėsishėm pėr shkrimin dhe shkollėn shqipe, i shėrbeu ngritjes sė ndėrgjegjes kombėtare tė popullit shqiptar dhe unitetit tė tij.

Tomor Osmani: Udha e shkronjave shqipe: Histori e alfabetit. Shkodėr 1999, fq. 461-496.
Kjo ėshtė monografia mė e mirė dhe mė e kompletuar deri tani mbi historinė e alfabetit shqip. Libri ka 576 faqe.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:27.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.