Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 03-01-08, 05:34   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Shqiptarėt nė Syrmien

LUDVIG FON TALOCI
(1854-1916)

Taloci pėr nga origjina ishte hungarez i lindur nė Ofen (Hungari) mė 8 dhjetor 1854. Ishte themeluesi i kėrkimeve dhe hulumtimeve hungareze mbi Balkanin. Studimet i kreu nė Universitetin e Budapestit. Mė vonė punoi nė Arkivin Shtetėror tė Hungarisė. Viti 1877 e gjen si docent nė Universitetin e Budapestit. Punoi edhe si drejtor i Arkivit tė Financave tė Vjenės. Taloci ka qenė president i Shoqatės sė Historianėve Hungarezė dhe gjithashtu bashkėthemelues i Akademisė sė Shkencave Hungareze. Fatkeqėsisht gjatė kthimit nga varrimi i perandorit tė Austro-Hungarisė, Franc Jozefit I, gjen vdekjen nė njė aksident me tren mė 1 dhjetor 1916, nė Herceghalom(1).

Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia

Pėrmbledhja dokumentare e shkruar nė latinisht (Vjenė, 1913-1918) ka njė rėndėsi tė madhe, pasi ajo pėrfshin dokumenta nga arkivat e Venedikut, Raguzės, Romės etj, shumė prej tė cilave deri nė atė kohė ishin tė pabotuara.(2) “ Acta... „ ėshtė e ndarė nė dy vėllime, ku vėllimi i parė pėrmban 834 dokumenta tė viteve 344-1344, kurse vėllimi i dytė pėrmban 812 dokumenta tė viteve 1344-1406.(3)
Si vėllimi i parė ashtu edhe i dyti pėrmbajne dokumente interesante, mbi emra tė ndryshėm vendesh, emra personash dhe regjistra terminologjikė. Dokumentat na japin edhe tė dhėna mbi marrėdhėniet ekonomike, shoqėrore tė shqiptarėve, kulturėn e popullit tonė, tė dhėna mbi qytetet shqiptare. Gjithashtu dokumentat na furnizojnė me informacione mbi marrėdhėniet dhe lidhjet e familjeve te mėdha shqiptare me njėra-tjetren, por edhe marrėdhėniet me popujt fqinjė.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 03-01-08, 05:35   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqiptarėt nė Syrmien

Illyrisch-albanischen Forschungen

Botuar nė Mynih-Lajpcig (1916) ėshtė vepra e dytė, ku Taloci ka dhėnė kontributin e tij. Edhe kjo vepėr pėrbėhet nga dy vėllime dhe pėr nga rėndėsia e saj mund tė konsiderohet primare dhe shumėanėshe. Dhe ky punim ėshtė produkt i punės sė disa historianėve tė shquar dhe ballkanologė me famė, si Jireēek, Shuflai, Taloci etj,.
Vėllimi i parė ėshtė i ndarė nė dy pjesė: njė pjesė i korrespondojnė shkrime me tematikė historike, pjesės tjetėr shkrime me tematikė nga etnografia. Pjesės sė parė i ėshtė bashkangjitur edhe njė hartė nė tė cilėn paraqitet Shqipėria me kufijtė e saj mesjetare, gjithnjė sipas konceptit tė albanologėve bashkėautor tė veprės nė fjalė.
Artikujt kryesorė nė vėllimin e parė dhe kryesisht tė pjeses qė pėrfshin tematika nga fusha e historisė, kanė si autorė tė tyre Talocin, Shuflain dhe Jireēekun. Por ka edhe shkrime qė cekin edhe etnografine dhe kryesisht tė drejtėn zakonore shqiptare.
Vėllimi i dytė i kėtij libri pėrmbledh shkrime tė Talocit, Béla Péch, Karl Thopia-s, Ernst C. Sedlmayr-it, tė cilėt analizojnė me artikujt e tyre zhvillimin ekonomik tė trevave shqiptare, ngjarjet historike tė ndodhura gjatė kohės sė re nė territorin shqiptar.
Duhet thėnė se kėto shkrime janė pėrzgjedhje tė artikujve, referateve tė marra apo tė pėrkthyera nga gazeta tė ndryshme tė kohės, nė serbisht dhe hungarisht, por edhe nga referate tė mbajtura nė koferenca tė ndryshme historiko-shkencore. (4)
Taloci nė Kėrkimet iliro-shqiptare, shkruan mbi diasporėn shqiptare, mbi historinė e ngulimeve nė Gadishullin Ballkanik, mbi historinė e sė drejtės zakonore shqiptare.
Shkrimi “Diaspora Shqiptare” (Die albanische Diaspora), pėrbėhet nė vetvete nga tre kapituj dhe pėrkatėsisht:
1. Shqiptarėt nė Syrmien (Albaner in Syrmien)
2. Borgo Erico nė Zarė (Borgo Erizzo bei Zara)
3. Italo-shqiptarėt (Italo-Albaner)
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-01-08, 05:36   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqiptarėt nė Syrmien

Nė kapitullin e parė, “Shqiptarėt nė Syrmien”, Taloci flet mbi legjendėn e prejardhjes sė fisit hungarez tė Klementinėve tė Petervaradit, nė Syrmien tė Hungarisė, tė cilėt sipas autorit janė etnikisht shqiptarė dhe rrjedhin nga fisi shqiptar i Kelmendit, qė sipas Talocit u ngulitėn nė zonėn hungareze pas humbjes qė Perandoria Austro-Hungareze pėsoi me osmanet gjatė luftrave austro-turke tė viteve 1737-1739, ku kelmendasit si tė krishterė, ishin pjesė pėrbėrėse e ushtrisė perandorake austro-hungareze sė bashku me fise tė tjera tė krishtera ballkanike kundra osmanėve. Pas rifutjes nė zotėrim tė Perandorisė Osmanėve tė tokave tė tyre, njė pjesė e kelmendasve katolikė, nėn presionin e frikės ndaj shpagimeve tė ashpra tė osmanėve ndaj tyre, marrin rrugėn e emigrimit, dhe njė pjesė e tyre vendoset si dhe shumė fise tė tjera sllave nė zonat e Hungarisė, nė Syrmien.(5) Taloci jep nė pėrshkrimin e tij edhe tė dhėna pėr organizimin fisnor dhe ushtarak tė kėtij fisi, mosmarrėveshjet dhe konfliktet e tyre me administratėn perandorake nė zonėn e re tė ngulimit nė Hrtkovci, Nikinci, Jarak. Nė fund ai paraqet edhe njė tabelė tė banorėve tė kėtyre fshatrave, prej sė cilės tė tėrheq vėmendjen kroatizimi i madh i gjuhės sė kėtij fisi.(6)
Ne kapitullin e dytė “Borgo Erico nė Zarė„ Taloci pėrshkruan krijimin e komunės sė Ericos nė Zarė tė Dalmacisė. Sipas Talocit gjatė Shek. XVIII pėr shkak tė konflikteve me osmanėt, shqiptarė tė krishterė emigruan pėr nė Dalmaci dhe u ngulitėn nė fshatrat e Zemenicos. Shqiptarė atje patėn pėrzierje edhe me elemente kroate, por megjithatė nė Borgo Erico karakteri shqiptar i kėsaj popullsie u ruajt, veēanėrisht nė gjuhė.(7) Taloci paraqet edhe detaje etnografike dhe regjistra tė familjeve tė kėtyre fshatrave, tė cilat i pėrkasin viteve 1726, 1733 dhe 1756.
Kapitulli i tretė “Italo-Shqiptarėt„ na jep arsyet e emigrimit tė shqiptarėve nė drejtim tė Italisė nė Shek. XV-XVI. Sipas tij kėto shkaqe gjenden nė luftrat e vazhdueshme dhe nė ndėrrimet e sundimit tė huaj nė territoret shqiptare, territore tė cilat tanimė ranė nėn sundimin otoman. Po sipas Talocit shqiptarėt kanė kryer disa vale emigrimi, tė cilat ai i paraqet nė shkrimin e tij, dhe kėto valė emigrimi tė shqiptarėve nė Itali janė si mė poshtė vijon:

- Pėr nė Ankona dhe Kalabri, nė Shek. XV.
- Nė provincėn e Katanzaros, nė vitin 1443.
- Nė Monte San Angelo dhe S.Giovanni Rotondo, nė vitet 1467-1471 dhe nė Kalabri nė vitet 1476-1478.
- Emigrimi i disa shkodranėve gjatė viteve 1477-1478 nė Rionero dhe Barille, mė pas themelojnė dhe vendbanime tė reja si, Ginestra dhe Maschite.
- Emigrimi i toskėve nė kapercyell tė Shek. XV.
- Emigrimi disa shqiptarėve pėr shkak tė pushtimit osman tė Vllahise nė fund tė shek. XV.
- Emigrimi i disa barinjve shqiptarė nga Morea e Jugut (Peloponez) nė vitin 1534.
- Emigrimi i maniotėve (Morea e Jugut), nė Barille, nė vitin 1675.
- Emigrimi i shqiptarėve nga zonat e Himarės nė vitin 1774.(8)
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-01-08, 05:36   #4
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqiptarėt nė Syrmien

Taloci pėrmend se ndėr shqiptarėt qė emigruan nė Shek. XV-XVI mbizotėron dialekti i toskėrishtes, nė gjuhėn e tyre, por edhe nė raportin e pėrqindjes sė prejardhjes sė popullsisė sundon karakteri tosk, megjithėse shqiptarėt u pėrzien me popullsinė e vendeve pėrkatėse, ku kėta emigrantė u vendosėn. Autori pėrshkruan edhe zonat e vendosjes sė shqiptarėve dhe marrėdhėniet e tyre me italianėt.
Po nė kėtė kapitull tė tretė, Taloci paraqet tabela ku janė regjistruar italo-shqiptarė nė vitet 1881 dhe 1894. Po ashtu bėn edhe njė listė tė emrave tė vendbanimeve dhe paraqet tė dhėna mbi raportet fetare tė popullsise.
Shkrimi “Shkrime mbi historinė e zonave tė ngulimit nė Gadishullin Ballkanik„ (Beiträge zur Siedlungsgeschichte der Balkanshalbinsel) pėrbėhet prej dy artikujsh:

1. Teoria mbi ēėshtjen vllahe ose rumune (Die Theorie der wlachischen oder rumänischen Frage)
2. Historia e motshme e ilirėve nė zonat e Bosnjės (Die Urgeschichte des Illyrertums auf dem Gebiete Bosniens)

Ne shkrimin e parė Taloci jep qėndrimin e tij duke u bazuar mbi dėshmi filologjike, sipas tė cilave barinjtė rumunė apo vllahė kanė qenė nė kontakte tė gjata me elemente ilire apo trake. Si rrjedhim, Taloci pohon se Trako-Ilirėt kanė formuar njė shtresė tė rumunėve dhe gjatė kontakteve qė kanė patur me to, ka ndodhur dhe njė pėrzierje gjaku, por sipas Talocit nuk ėshtė pėrcaktuar ende shkalla e kėsaj pėrzierje, kjo pėr shkak tė mungesės sė studimeve hulumtuese deri nė atė kohė.(9)
Nė shkrimin e dytė, ai jep njė paraqitje tė shtegtimit dhe zonave tė ngulimit tė helenėve nė bregdetin lindor tė Detit Adriatik dhe pėrkatėsisht nga vendi i origjines sė tyre helenėt shtegtojnė nė drejtim tė veriperėndimit tė Gadishullit Ballkanik dhe themelojnė kolonitė e tyre, si qytetet, Epidamnos (Dyrrhachion, Durrazo, Durrės sot nė vitin 627 p.K.); Apollonia (Avlona, Pojan tė Fierit sot, nė vitin 588 p.K.); ishulli Pharos (Lesina, Hvare); Issa (Lissa, Isa, Vishi sot).
Taloci tregon se kėto ngulime ishin qėndra tė forta dhe banorėt vendas nė interland dėshironin t’i pushtonin kėto koloni, “bashkinat greke qi u sheshuen pėrgjate bregut qenė qendra aq tė forta sa fiset e popullit qi prej brenda vendit dojshin me u sule ka deti nuk mujtn me ēue nė vend dishirin e tyne. Barbarėt e alpevet Dinare mujshin me greqizue lehtėsisht, por helenėt nuk u bajshin kurrė barbarė.(10)
Gjithashtu Taloci pėrmend po nė kėtė shkrim shtegtimet dhe ngulimet e fiseve trako-ilire, fise qė sipas autorit jetonin nė zemėr tė Ballkanit, ilirėt nė krahinat perėndimore tė Gadishullit dhe trakėt nė krahinat lindore, kurse nė jug tė Gadishullit jetonin fiset maqedono-epirote qė sipas Talocit qenė tė afėrm apo “kushėrinj„ me tė parėt.(11)
Sipas Talocit tė treja kėto fise qė autori i konsideron tė afėrm me njėri-tjetrin e kanė prejardhjen e tyre nė familjen e popujve indo-evropianė. Dhe po sipas tij, ato u dynden nė Gadishullin Ballkanik pėrpara helenėve. Emigrimi i tyre filloi nga veriu, mė parė erdhėn ilirėt dhe mė vonė zbritėn prej Karpateve trakėt. Taloci ėshtė mbėshtetės i tezės Trako-Ilire dhe sipas tij kėtė e dėshmojnė edhe paralelizmat gjuhesore.(12)
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-01-08, 05:37   #5
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqiptarėt nė Syrmien

Ai pėrmend se trakėt, tė cilėt ndėr emigrimet e tyre tė mėdha u shpėrndanė, me kohė u shuan si nga gjuha ashtu edhe nga kombėsia. Tepricat e tyre qenė themeli i popullit rumun. Kurse fiset ilire qė jetonin nė perėndim tė Gadishullit Ballkanik mundėn t’i qėndronin shuarjes duke qėndruar ndėr krahinat e vėshtira malore, e ruajtėn gjuhėn dhe gjakun e tyre, por me kohė edhe kėto u latinizuan dhe u sllavizuan. Vetėm njė pjesė e tyre mundi tė mbijetonte midis fuqisė sė gjuhės sė atyre popujve me tė cilėt pėr njėmije vjet ishte nė marrėdhėnie dhe kjo pjesė ėshtė ajo qė sot pėrbėn kombin shqiptar. Shqiptarėt e sotėm nuk janė veēse njė pjesė e vogėl e Ilirėve tė vjetėr, por ilirė tė pėrzier me elemente trake.(13)
Taloci flet edhe mbi organizimin e fiseve ilire, pėrmend emrat dhe zonėn e vendodhjes sė tyre si p.sh. Liburnėt, Japudėt, shtriheshin nga kufiri verior i Adriatikut, prej Istrės deri tek lumi Kėrka. Fiset ilire tė Nestėve e Manirėve shtriheshin nė krahinat mes lumenjve Kėrka dhe Neretna. Ne jug tė lumit Neretna shtrihej fisi i Ardianėve, nė jug tė tyre Desaretėt. Rreth Liqenit tė Shkodrės jetonin Labeatėt, rreth Liqenit tė Ohrit jetonin Enkelejtėt, nė prapatokėn e Dyrrahut jetonin Taulantėt; Albanėt rreth zonės sė Krujės sot. Dardanėt shtriheshin nė Ballkanin Qėndror. Nė brigjet e Adriatikut jetonin Dalmatėt, kurse Penestėt nė luginėn e Drinit tė Zi dhe Molosėt, Kaonėt e Thesprotėt shtriheshin nė Epir. Por fiset lire shtegtuan edhe pėrtej Gadishullit tė Ballkanit, si nė Itali, Venetėt nė luginėn e lumit Po, Japigėt nė Italinė Jugore, disa fise tė tjera nė Umbri dhe nė Latium, Picemum. Por ilirėt shtegtuan edhe nė fushat e Hungarisė, nė Kroaci, Slloveni, Serbi, Bosnjė-Hercegovinė, Dalmaci, Mal te Zi.
Fiset ilire emėrtoheshin ose sipas tė parit tė fisit, ose duke marrė emrin prej natyrės, p.sh. bregu i detit ilir Dalmaci = vend kodrinash ose sipas etimologjisė semite = vend bri bregut. Dardanėt = bujq, ata qė merreshin me tė mbjellurit e dardhėve, Labeatėt = me lyp, tė vobektit, Mendtarėt = te mendshėm, Taulantėt = dallėndyshe.
Studiuesit mendojnė se shumė fise ilire apo mė vonė shqiptare e kishin origjinėn e tyre nė njė paraardhės tė pėrbashkėt. Gjithashtu ato qenė shumė tė lidhur mes tyre, dhe ndanin karakteristika te pėrbashkėta, siē ishin ekzogamia, patrilinealiteti, patrilokaliteti, monogamia, adhurimi i paraardhėsve tė fisit, qė lidhet me kultin e tė parėve, kult ky tepėr i respektuar ndėr fiset shqiptare dhe sot e kėsaj dite.(14)
Nė kohė rreziku tė gjitha familjet bashkoheshin pėr tė pėrballuar armikun dhe nė krye tė fisit dilte mė i zoti. Disa fise ilire sundoheshin nga njė i parė, disa tė tjerė kishin nė krye njė pleqėsi. Fiset ilire njihnin autoritetin e mbretit dhe i bindeshin urdhėrave tė tij, por ndodhte qė lidhja midis fuqisė sė mbretit dhe krerėve tė fisit nuk ishte e plotė. Krerėt e fiseve ishin pak a shumė vasalė tė pavarur, tė cilėt mbreti kur kishte nevojė i thėrriste pėr kėshillim. Nė rastin kur krerėt e fisit bashkoheshin me armikun ndodhte qė mbretėria binte dhe si rrjedhim kishim njė pushtet paralel, dy sundime.
Ilirėt tregonin njė kujdes tė madh pėr tė ruajtur zakonet e vjetra tė tyre. Gojėdhana ishte e njė rėndesie tė veēante pėr ta. Ēdo gjė e dėgjuar prej gojės sė tė parėve ishte pėr ta e shenjtė, kjo vlente sidomos pėr fiset e veriut.
Taloci i pėrmend fiset ilire si fise luftarake, armėt e tyre ishin heshta-hedhėse e shkurter, shpata, heshta, njihnin taganin, pėrdornin topuzin.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-01-08, 05:38   #6
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqiptarėt nė Syrmien

“Luftėtarit ilir i pėlqente lufta nė male, mėsymja prej pritės e me shpatė shngjeshur sikurse edhe shqiptari i sotėm kur hedh valle shkreh pushkėn ose vringėllon hanxharin.(15)
Po tė shihnin ndonjė rrezik o hetonin afrimin e armikut, me njė shpejtėsi jepej kushtrimi prej njė maje mali nė tjetrėn, natėn e kishin zakon tė ndiznin zjarre roje. Tė plagosurit nuk i lejshin me mbet kurrė ndėr duer tė armikut. Shtėpia ishte ndėr ta sikurse edhe sot ndėr shqiptarėt e sotėm, e Zotit dhe e miqve. Puna mė e nevojshme ishte mikut me i shtrue para pije dhe ushqim, mish dhensh, djathė, bukė e qepė”.(16)
“Besimi i tyne ishte njė pėrzierje e ēuditshme e tė trupnuemit tė sendeve tė natyrės me gojėdhanat e vendit. Ata kishin tempuj tė rrumbullakėt tė ndertuem maje kodrash e aty adhurojshin idhujt qė ishin guri, druri, sermi tė veshuna me petka tė gjata, ndėr tė dyja duert mbanin nji shpatė, madje ilirėt dhe trakėt u kanė dhėnė lėndėn grekėrve pėr tė krijuar mitologjinė e tyne.”(17)
Taloci pėrshkruan po kėtu dyndjen apo sulmin e fiseve kelte nė fillim tė shek. IV p.K. prej Renit, sulmit tė tė cilėve nuk mundėn t’i rezistojnė fiset e paorganizuara ilire. Nė luftėn me keltėt u shquan ardianėt dhe autariatėt, fise tė cilat nė kėtė luftė dolėn tė mundur dhe rrudhėn kufijtė e tyre. Kėto luftime pėrfunduan kur nė Ballkan u shfaq Aleksandri i Madh i Maqedonisė, “zaptuesi i botes”, i cili nė tė gjallė tė tij arriti tė bashkojė tėrė Gadishullin e Ballkanit. Ai para se tė ndėrmerrte fushatat nė Azi nėnshtroi Ilirėt e Trakeė, shumė prej tė cilėve u inkuadruan nė ushtrinė e tij.(18)
Taloci pėrmend me rradhė mė pas edhe mbretėritė ilire si ajo e enkelejdėve, taulantėve, ardianėve, pėrmend edhe mundjet e ilirėve nė luftė me romakėt e pushtimin e tokave ilire prej Romės. “Nė vjet 167 p.Kr. morri fund mbretnija ilire. Mbretnija e Gentit qe e ndame prej Romės ndėr tri pjesė: Labeata (qendėr Shkodėr), krahina rreth Grykės sė Kotorrit (me qendėr Rrizonin) e njė pjesė e vogėl mė vehte nėn njė kryetar ilir, i cili siē duket ishte i afėrm i Gentit dhe mbante titullin e njė mbreti; kėtė gjė na e bėjnė me besue tė hollat e mbretit Ballaeos qė sundonte nė vjet 107 p.Kr.„(19)
“Kanuni i Lekės„ pėrbėn edhe kontributin e Talocit mbi tė drejtėn zakonore shqiptare. Ky artikull pėrbėhet nga dy pjesė, titulluar pėrkatėsisht: “E drejta penale” dhe pjesa e dytė “E drejta private/civile”.
Tė dyja kėto pjesė janė tė nėnndara nė nėnkapituj.
Kapitulli i parė i sė drejtės penale pėrmban paragrafėt, “Goditja”, “Gjymtimi” dhe “Vrasja”. Kurse kapitulli i dyte pėrmban, “Ēnderimi i gruas”, “Vjedhja me armė”, “Shkelja e sė drejtės sė mbrojtjes” dhe “Mbi benė”. Kapitulli i parė i sė drejtės private titullohet, “Kontratat” dhe pėrmban paragrafėt, “Dhurimi”, “Premtimi “dhe “Kontrata e depozitimit”.
Kapitulli i dytė i titulluar “Mbi sendet dhe tė drejtėn trashėguese dhe tė familjes” pėrbėhet nga paragrafėt “Mbi realizimin e fejesės”, “Mbi zotimin” dhe “Zgjidhja”. Shtojca ka edhe njė ligj provizor pėr rastin e hakmarrjes.(20)
Nė kėtė shkrim, Taloci jep zonėn dhe origjinėn e Kanunit. Sipas tij, “Shtrirja gjeografike e maleve shqiptare, e cila siguron gjithashtu, vėshtirėsi pėr tė depėrtuar nė Alpet shqiptare, u ka siguruar fiseve veriore shqiptare nė periudha tė caktuara historike, njėfarė autonomie. Bazat e kėsaj autonomie i formon e drejta zakonore, e cila trashėgohet prej kohėrash nga i ati tek i biri. Nė bazė tė kėsaj tė drejte rregullohet jeta nė malsinė shqiptare.(21)
Mendohet se emėrtimi i Kanunit tė Lek Dukagjinit rrjedh nga “Codex Alexandri”, ku me Aleksandėr, nėnkuptohen ose Aleksandri i Madh i Maqedonisė, ose njėfarė Aleksandri i fisit tė Dukagjinėve. Ky i fundit ka qenė gjithashtu, dhe bashkėkohes i Gjergj Kastriotit, me tė cilin krijoi dhe njė lidhje kundra osmanėve. Aleksandri i Dukagjinit kishte ne zotėrim tė tijin, zonėn e Mirditės. Mendimi i pergjithshem ne trevat shqiptare e lidh kodin ligjor te sipėrpėrmendur me emrin e kėtij tė fundit, nga i cili doli dhe emėrtimi Kanuni i Lekės.(22)
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-01-08, 05:39   #7
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqiptarėt nė Syrmien

Por disa studiues shqiptarė, vazhdon Taloci, mendojnė se kanuni mund ta ketė origjinėn e vet qė nė kohėn e Aleksandrit tė Madh, mėma e tė cilit vinte nga trevat ilire. Gjithashtu kėta studiues, nuk besojnė se Kanuni nuk ka ruajtur deri nė ditėt tona formėn origjinale tė tijėn, por ka pėsuar modifikime. Pohimet e tyre mbi origjinėn e Kanunit qė nė kohėn e Aleksandrit kėta studiues i bazojnė nė kėto arsyetime:

- Kjo e drejtė zakonore nuk ka veprim vetėm mbi trevat malore shqiptare, por dhe nė qytete, sidomos e drejta penale, e cila zėvendėson atė shtetėrore tė osmanėve.
- Kjo e drejtė gjithashtu, nė disa raste pėrdoret dhe nga vetė turqit. Po ashtu, kėta tė fundit nuk do tė lejonin pėrdorimin e njė tė drejte tė njė princi tė krishterė, si rrjedhim, nuk do tė toleronin hartimin e ligjeve kanunore me baza tė krishtera tė vepronte nė territorin osman.
- Kjo e drejtė pėrmban dhe elemente pagane, tė cilat nuk mund tė futeshin nė tė nga njė princ katolik si Lek Dukagjini, por janė rrjedhojė e kohėrave pagane ndėr trojet shqiptare.

E vėrtetė qė ky kanun ka njė pėrdorim tepėr aktiv nė zonėn e Mirditės, e cila ishte nėn sundimin e Lek Dukagjinin, dhe qė njihet si njė zonė me qeverisje tė pavarur, por kjo e drejtė qė nė kohėn e romakeve ishte lejuar tė pėrdorej nga popullsia vendase e pushtuar prej tyre, nė tre kuvende ilire.”(23)
Gjithėsesi sipas Talocit, Kanuni duhet tė ketė origjinėn nė njė tė drejtė zakonore tė motshme tė popujve blegtorė tė Ballkanit, i cili vazhdoi tė ekzistojė si nė kohėn e pushtimit sllav, atij bizantin apo mė vone atij osman.(24)
Kontribut tjetėr mbi tė drejten zakonore shfaqet dhe nė shkrimin “Projektligje turke” (Türkischer Gesetzesentėurf), qė i kushtohet kodifikimit tė sė drejtės zakonore shqiptare. Shtojca pėrmban edhe njoftime mbi tė drejtėn zakonore tė malsisė sė Shqipėrisė sė Veriut, tė ashtuquajturėn “Dschibalkomission„ (Komisioni xhibal/komisioni i maleve).(25) Nė kėtė Komision tė Maleve bėnin pjesė fiset malsore tė,

- Hotit (2 bajraqe)
- Grudės (2 bajraqe)
- Kelmendit (4 bajraqe – Selcė, Nikshi, Vukli dhe Boga)
- Kastratit (1 bajrak)
- Shkrelit (1 bajrak)
- Rancas (4 bajraqe – a)Buza Ujit, b)Kopliku, c)Grisha, d)Riolli me Grue-mir, Linai, e)Leporosh dhe Rapist
- Postribės (3 bajraqe – a)Drishti dhe Vilza, b)Bokshi me Dragoc, Vorf dhe Rashi, c)Shjaketa, Suma, Domni, Myselim, Mesi, Ura-Shtreint
- Shllakut (1 bajrak)
- Temalit (1 bajrak)
- Shalės
- Shoshit
- Pultit
- Recit (1 bajrak)
- Lohes (1 bajrak)

Po ashtu bėnin pjesė dhe si bylykbashi,

- Anamali
- Kraina
- Brugu i Bunės
- Bregu i Drinit
- Göl-kenari
- Dag-kenari
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-01-08, 05:40   #8
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqiptarėt nė Syrmien

Fiset Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati dhe Shkreli nė gjuhėn shqipe thirren zakonisht si “pesė malet e mėdha” dhe si rrjedhojė shquhen mė shumė se fiset apo malsitė e tjera shqiptare. Ndėrsa autoritetet osmane i thėrrasin tė gjitha si “Xhibale” qė arabisht nėnkupton fjalėn male, dhe u njeh kėtyre fiseve malore tė drejtėn e lashtė tė tyre (adet).(26)

Sipas Kurt Gostentschnigg historiografia shqiptare e kritikon veprėn “Acta ...„ nė faktin se ajo nuk ka pėrfshirė dokumenta mbi zonėn jugore tė linjes Vlore-Ohėr dhe se disa fakte mbi ēėshtjet ekonomike dhe sociale janė pėrfshirė sėbashku ose janė shkurtuar, por nė pėrgjithesi, pohon Gostentschnigg, kjo historiografi e ēmon veprėn “Acta ...„ si pėrmbledhjen mė tė besueshme, tė paktėn deri mė sot, tė dokumenave apo burimeve historike mbi Shqiperinė mesjetare.(27) Kurse Robert Schwanke e konsideron veprėn “Kėrkime iliro-shqiptare„ si punėn e parė shkencore kolektive mbi historinė shqiptare. Vetė njė ndėr hartuesit e vepreės, Milan Shuflai e vlerėson bashkėkolegun e tij pėr metodėn kritike, njohuritė bazė dhe objektivitetin e tij gjatė veprimtarisė sė tij shkencore.(28)
Historiografia shqiptare e vlerėson kėtė vepėr si njė kontribut shkencor, i vlefshėm pėr njohjen e Shqipėrisė dhe thekson pėrveē qėllimeve politike, rolin e Austro-Hungarisė si njė faktor thelbėsor edhe nė fushėn e albanologjisė.
Nje kritikė ndaj Talocit mendoj se mund t’i behet nė tezėn e tij trako-shqiptare, mbi afrimet midis ilirėve dhe trakėve, kryesisht nė elemente gjuhėsore. Sipas tij gjuha e ilirėve dhe trakasve ishte e pėrafėrt. Kėtė tezė e kanė mbėshtetur dhe studiues tė tjerė si gjermanėt, J. Ritter von Xylander, Karl Paul, Gustav Weigand, Tomaschek.(29) Ky i fundit madje, nė studimin e tij, “Trakėt e Vjetėr“, botuar nė Vjenė, e pėrkthyer nė shqip nga Hil Mosi, ka nxjerrė disa fjalė trake, me tė cilat ka konstatuar afrime me fjalet ilire, si p.sh. (trak.)aizi = dhi(ilir.); (trak.) pori = buri (ilir.) = vrasės/luftėtar (shqip.); (trak.) melg = me miel/me mjel (ilir., shqip); (trak.) tem = tym (ilir. shqip); (trak.) ketri = katėr (shqip.) etj,.(30)
Nė pėrgjithėsi, studimet e kryera si nga tė huajt ashtu edhe nga studiuesit shqiptarė kanė treguar se shqipja ėshtė trashigimtarja e ilirishtes sė vjetėr, se shqiptarėt janė pasardhėsit e ilirėve dhe jo tė trakasve dhe nuk kanė ndonjė element trak ndėr vena. Hahni p.sh. e pa shqipen si bijėn e ilirishtes. Gjithashtu edhe Gustav Mayer ėshtė pėrkrahės i tezės sė prejardhjes direkte tė shqipes nga ilirishtja. Sipas tij, shqipja ėshtė forma mė madhore e ilirishtes sė vjetėr, veēanėrisht e formės mė tė re tė ilirishtes. Tezėn e prejardhjes sė shqipes nga ilirishtja direkt e mbėshtesin edhe studiues tė tjerė si Thumb, Karstien, Diefenbach.(31) Kjo ėshtė edhe teza bazė e historiografisė shqiptare qė konkludon mbi bazėn e studimeve dhe hulumtimeve tė kryera se shqipja ėshte pasardhėsja direkte e ilirishtes dhe nuk ka afrime me trakishten.
Megjithatė, Taloci ka njė vlerė tė konsiderueshme si studiues, dhe shkrimet e tij janė interesante pėr tė dhėnat qė paraqesin. Sipas Milan Shuflai-t “vdekja e Talocit ishte njė humbje e madhe pėr Balkanistikėn, vdekje sė cilės mund t’ia kalonte vetėm ajo e Jireēekut".
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-01-08, 05:40   #9
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqiptarėt nė Syrmien

( 1)Barnath/Nehring (1981). 294-296.
( 2)Gostentschnigg (1996). 183.
( 3)Po aty., 183.
( 4)Po aty.
( 5)Thallóczy (1916). 316.
( 6)Gostentschnigg (1990). 239.
( 7)Gostentschnigg (1996). 184
( 8)Thallóczy (1916). 334-337.
( 9)Gostentschnigg (1996). 185.
(10)Thallóczy (1919). 22.
(11)Po aty.
(12)Po aty.
(13)Po aty., 23
(14)Shiko Baxhaku/Kaser (1992).
(15)Po aty., 51.
(16)Po aty., 52.
(17)Po aty., 53.
(18)Po aty., 73.
(19)Po aty., 76.
(20)Gostentschnigg (1996). 185.
(21)Thallóczy (1916). 409.
(22)Po aty., 410.
(23)Po aty., 410-411.
(24)Po aty., 411.
(25)Gostentschnigg (1996). 185.
(26)Thallóczy (1916). 482.
(27)Gostentschnigg (1996). 185.
(28)Po aty., 186.
(29)Dhrimo (1989). 164.
(30)Thallóczy (1916). 7.
(31)Dhrimo (1989). 163-164.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-01-08, 05:41   #10
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqiptarėt nė Syrmien

Bibliografia

Barnath, Mathias/Nehring, Karl. 1981. Biographisches Lexikon zur Geschichte Südosteuropas München.
Baxhaku, Fatos/Kaser, Karl. (1996). Die Stammesgesellschaften Nordalbaniens. Berichte und Forschungen österreichischer Konsuln und Gelehrter (1861-1917). Wien, Köln, Weimar.
Dhrimo, Ali. 1989. Der Beitrag deutscher Forscher auf dem Gebiet des Albanischen. Tek, Albanien in Vergangenheit und Gegenwart. Internationales Symposion der Südosteuropa-Gesellschaft in Zusammenarbeit mit der Albanischen Akademie der Wissenschaften. Bonn.
Gostentschnigg, Kurt. 1990. Der Anteil der österreichisch-ungarischen Historiker an der Erforschung Albaniens. Graz.
Gostentschnigg, Kurt. 1996. Zėischen Wissenschaft und Politik (1867-1918). Graz.
Thallóczy, Ludwig von. 1916. Illyrisch-Albanische Forschungen. München-Leipzig.
Thallóczy, Ludwig von. 1916. Beitrage zur Siedlungsgeschichte der Balkanhalbinsel. Tek, Illyrisch-Albanische Forschungen. München-Leipzig.
Thallóczy, Ludwig von. 1916. Kanuni i Lekės. Ein Beitrag zum albanischen Gewohnheitsrecht. Tek, Illyrisch-Albanische Forschungen. München-Leipzig.
Thallóczy, Ludwig von. 1916. Türkischer Gesetzentwurf, betreffend Kodifizierung des albanischen Gewohnheitsrechtes. Tek, Illyrisch-Albanische Forschungen. München-Leipzig.
Thallóczy, Ludwig von. 1916. Die albanische Diaspora. Tek, Illyrisch-Albanische Forschungen. München-Leipzig.
Thallóczy, Ludwig von. 1919. “Historia e motshme e ilirevet ndėr vende tė Boznisė. Tek Agimi (1-2).


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:15.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.