Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 27-01-08, 04:49   #1
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Lidhja SHqiptare e Pejės

Nė vitet e fundit tė shek. XIX u shtuan lakmitė e shteteve fqinje ndaj Shqipėrisė dhe ndėrhyrjet e fuqive tė mėdha nė Ballkan. Fillimisht u acarua e ashtuquajtura ēėshtje maqedonase, e cila, pėr nga emėrtimi, dukej se kishte tė bėnte vetėm me Maqedoninė, por nė tė vėrtetė ajo lidhej drejtėpėrsėdrejti edhe me Shqipėrinė dhe tėrėsinė e saj territoriale, mė konkretisht me vilajetet e Manastirit e tė Kosovės, qė shpesh i konsideronin Maqedoni, ndonėse shumica dėrmuese e popullsisė nė to ishte shqiptare. Meqenėse Maqedonia nė atė kohė nuk pėrbėnte njė njėsi administrative - territoriale mė vete, por ishte e ndarė nė vilajete e sanxhaqe tė ndryshme, monarkitė ballkanike (Serbia, Greqia dhe Bullgaria) pėrpiqeshin, secila pėr vete, tė pėrfshinin sa mė shumė toka shqiptare e maqedonase, qė nuk u takonin atyre, duke pėrdorur mjete nga mė tė ndryshmet, qė nga ,,argumentet historike’’ e tė dhėnat e falsifikuara etnike, e deri te bandat e armatosura. Njė qėndrim i tillė jo vetėm qė i kundėrvuri ato me popullin shqiptar e maqedonas, por shkaktoi edhe fėrkime e grindje ndėrmjet vetė kėtyre shteteve. Pėr tė qetėsuar lėvizjen antiosmane tė popullit maqedonas dhe pėr tė shmangur ndėrhyrjet e shteteve tė huaja nė Maqedoni, sulltani shpalli, nė prill 1896, dekretin ,,Mbi reformat nė vilajetet e Rumelisė’’. Kėto ,,reforma’’ do tė zbatoheshin nė vilajetet e Manastirit, tė Kosovės dhe tė Selanikut, tė cilat edhe sulltani i pėrfshinte nėn emėrtimin Maqedoni. Masat e parashikuara nuk e ndryshuan gjendjen, sepse ato nuk plotėsonin kėrkesat e popullit maqedonas. Mirėpo pėrfshirja e vilajeteve tė Manastirit e tė Kosovės nė zonėn e reformave do tė thoshte se ato zyrtarisht njiheshin si toka maqedonase. Nė kėtė mėnyrė po shfaqej pėrsėri rreziku i copėtimit tė trojeve shqiptare.

Kėrkesat pėr autonominė e Shqipėrisė (1896 - 1898)

Rreziku i ri i copėtimit tė trojeve shqiptare i dha njė nxitje tė re luftės sė popullit shqiptar pėr mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore tė atdheut dhe pėr tė drejtat kombėtare. Shqiptarėt kundėrshtuan me vendosmėri si pretendimet territoriale tė shteteve fqinje, ashtu edhe ,,reformat maqedonase’’ tė shpallura nga sulltani. Nė tė vėrtetė ata nuk ishin kundėr reformave nė vetvete dhe as kundėr zbatimit tė tyre pėr popullin maqedonas, por nuk mund tė pranonin nė asnjė mėnyrė pėrfshirjen e tokave shqiptare nė zonėn e reformave maqedonase. Patriotėt rilindas, ashtu si nė kohėn e Lidhjes sė Prizrenit, shtruan pėrsėri programin pėr autonomi dhe filluan pėrpjekjet pėr tė formuar njė lidhje tė re shqiptare, qė tė vihej nė krye tė luftės pėr t’u mbrojtur nga copėtimi dhe pėr tė realizuar autonominė.


__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 27-01-08, 04:51   #2
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lidhja SHqiptare e Pejės

Nė memorandumet qė iu parashtruan Portės sė Lartė dhe fuqive tė mėdha nga shqiptarėt brenda dhe jashtė vendit, nė vija tė pėrgjithshme kėrkohej njohja e kombėsisė shqiptare dhe bashkimi i katėr vilajeteve: i Shkodrės, i Kosovės, i Manastirit dhe i Janinės nė njė vilajet tė vetėm, nė tė cilin gjuha shqipe do tė pėrdorej nė administratė dhe nė shkolla. Parashikoheshin gjithashtu disa reforma nė fushėn politike, arsimore e administrative. Kėrkesat pėr reforma ndryshonin ndėrmjet tyre. Disa ishin mė tė kufizuara dhe disa mė tė plota. Kėrkesat mė tė pėrparuara u paraqitėn nga shoqėria ,,Dėshira’’ e Sofjes, nga shoqėria ,,Dituria’’ e Bukureshtit dhe nga Komiteti Shqiptar i Stambollit. Kėto kėrkesa pėrshkoheshin nga idetė kombėtare e demokratike tė Rilindjes dhe shprehnin aspiratat e popullit shqipt Nė memorandumet qė iu parashtruan Portės sė Lartė dhe fuqive tė mėdha nga shqiptarėt brenda dhe jashtė vendit, nė vija tė pėrgjithshme kėrkohej njohja e kombėsisė shqiptare dhe bashkimi i katėr vilajeteve: i Shkodrės, i Kosovės, i Manastirit dhe i Janinės nė njė vilajet tė vetėm, nė tė cilin gjuha shqipe do tė pėrdorej nė administratė dhe nė shkolla. Parashikoheshin gjithashtu disa reforma nė fushėn politike, arsimore e administrative. Kėrkesat pėr reforma ndryshonin ndėrmjet tyre. Disa ishin mė tė kufizuara dhe disa mė tė plota. Kėrkesat mė tė pėrparuara u paraqitėn nga shoqėria ,,Dėshira’’ e Sofjes, nga shoqėria ,,Dituria’’ e Bukureshtit dhe nga Komiteti Shqiptar i Stambollit. Kėto kėrkesa pėrshkoheshin nga idetė kombėtare e demokratike tė Rilindjes dhe shprehnin aspiratat e popullit shqiptar pėr liri e pėrparim. Madje manifesti ,,Ē’duan shqiptarėt’’, i lėshuar nė pranverėn e vitit 1897 nga Komiteti i Stambollit, i parashtronte Europės dy variante tė mundshme pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare: sigurimin e autonomisė, nė qoftė se ruhej ende status quo-ja dhe formimin e njė shteti tė pavarur shqiptar nė rast se ,,Europa do tė dojė t’i japė fund kėsaj Perandorie qė po heq shpirt’’. Por kėrkesat e viteve 1896 - 1898 pėr njohjen e kombit shqiptar dhe tė tė drejtave tė tij tė ligjshme nuk u morėn parasysh as nga qeveria e Stambollit, as nga fuqitė e mėdha.ar pėr liri e pėrparim. Madje manifesti ,,Ē’duan shqiptarėt’’, i lėshuar nė pranverėn e vitit 1897 nga Komiteti i Stambollit, i parashtronte Europės dy variante tė mundshme pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare: sigurimin e autonomisė, nė qoftė se ruhej ende status quo-ja dhe formimin e njė shteti tė pavarur shqiptar nė rast se ,,Europa do tė dojė t’i japė fund kėsaj Perandorie qė po heq shpirt’’. Por kėrkesat e viteve 1896 - 1898 pėr njohjen e kombit shqiptar dhe tė tė drejtave tė tij tė ligjshme nuk u morėn parasysh as nga qeveria e Stambollit, as nga fuqitė e mėdha.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-01-08, 04:53   #3
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lidhja SHqiptare e Pejės

__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-01-08, 04:55   #4
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lidhja SHqiptare e Pejės

Duke qenė se rreziku i copėtimit tė tokave shqiptare po rritej dhe kėrkesat pėr autonomi nuk po merreshin parasysh, rrethet patriotike shqiptare shtruan si detyrė krijimin e njė organizate tė re, si ajo e Lidhjes sė Prizrenit, qė tė pėrfshinte tė gjithė vendin dhe tė vihej nė krye tė Lėvizjes Kombėtare. Pėrpjekjet e para filluan qė nė vjeshtėn e vitit 1896. Nė krye tė kėsaj tė kėsaj nisme u vu Haxhi Zeka, njė nga udhėheqėsit mė tė shquar tė Lėvizjes Kombėtare nė vilajetin e Kosovės dhe nė mbarė Shqipėrinė. Atdhetarėt shqiptarė, tė udhėhequr nga Haxhi Zeka, arritėn qė nė shkurt - mars 1897 tė hidhnin themelet e njė lidhjeje tė re ose, siē quhej nė dokumentet e asaj kohe, Besėlidhjes Shqiptare (nė njė Duke qenė se rreziku i copėtimit tė tokave shqiptare po rritej dhe kėrkesat pėr autonomi nuk po merreshin parasysh, rrethet patriotike shqiptare shtruan si detyrė krijimin e njė organizate tė re, si ajo e Lidhjes sė Prizrenit, qė tė pėrfshinte tė gjithė vendin dhe tė vihej nė krye tė Lėvizjes Kombėtare. Pėrpjekjet e para filluan qė nė vjeshtėn e vitit 1896. Nė krye tė kėsaj tė kėsaj nisme u vu Haxhi Zeka, njė nga udhėheqėsit mė tė shquar tė Lėvizjes Kombėtare nė vilajetin e Kosovės dhe nė mbarė Shqipėrinė. Atdhetarėt shqiptarė, tė udhėhequr nga Haxhi Zeka, arritėn qė nė shkurt - mars 1897 tė hidhnin themelet e njė lidhjeje tė re ose, siē quhej nė dokumentet e asaj kohe, Besėlidhjes Shqiptare (nė njė mbledhje qė u organizua nė Gjakovė). Nė nėntor 1897 u organizua njė mbledhje tjetėr nė Pejė, ku morėn pjesė 500 pėrfaqėsues tė popullsisė sė Kosovės. Mirėpo Porta e Lartė, e cila e kuptoi rrezikun qė mund t’i vinte nga njė lėvizje e organizuar shqiptare (e cila edhe kishte program kombėtar), mori masa tė rrepta pėr shpėrndarjen e Besėlidhjes. mbledhje qė u organizua nė Gjakovė). Nė nėntor 1897 u organizua njė mbledhje tjetėr nė Pejė, ku morėn pjesė 500 pėrfaqėsues tė popullsisė sė Kosovės. Mirėpo Porta e Lartė, e cila e kuptoi rrezikun qė mund t’i vinte nga njė lėvizje e organizuar shqiptare (e cila edhe kishte program kombėtar), mori masa tė rrepta pėr shpėrndarjen e Besėlidhjes.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-01-08, 05:02   #5
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lidhja SHqiptare e Pejės




Nė fund tė vitit 1898 dhe nė fillim tė vitit 1899, acarimi i ri i ,,ēėshtjes maqedonase’’ dhe ndėrhyrja e shteteve fqinje nė vilajetet shqiptare, i nxitėn pėrpjekjet pėr krijimin e njė lidhjeje shqiptare. Mė 23 janar 1899 nė Pejė u mblodh njė kuvend i madh, ku morėn pjesė rreth 500 veta tė ardhur kryesisht nga vilajeti i Kosovės, si dhe disa pėrfaqėsues tė vilajeteve tė Manastirit e tė Janinės. Nė kėtė kuvend, qė vazhdoi 6 ditė, u formua lidhja e re shqiptare qė u quajt Lidhja e Pejės ose Besa-Besė. Kryetar i saj u zgjodh Haxhi Zeka, i cili edhe i drejtoi punimet e kuvendit. Nė vendimet e Kuvendit tė Pejės (Kararnameja prej 11 pikash), si detyrė kryesore shtrohej lufta kundėr ēdo orvatjeje tė Serbisė, tė Bullgarisė, tė Greqisė dhe tė Malit tė Zi pėr copėtimin e tokave shqiptare. Rryma patriotike e kryesuar nga Haxhi Zeka shtroi edhe ēėshtjen e autonomisė, por, pėr shkak tė rrezikut tė copėtimit dhe qėndrimit tė elementėve konservatorė e turkomanė, ajo nuk u pėrfshi nė vendimet e para. Nė vendime kėrkohej qė Lidhja tė formonte degėt e saj dhe tė shtrinte veprimtarinė nė gjithė Shqipėrinė. Kuvendi shpalli gjithashtu Besėn pėr njė vit, me qėllim qė tė ndėrpriteshin hakmarrjet, grindjet etj.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-01-08, 05:03   #6
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lidhja SHqiptare e Pejės

11 pikash), si detyrė kryesore shtrohej lufta kundėr ēdo orvatjeje tė Serbisė, tė Bullgarisė, tė Greqisė dhe tė Malit tė Zi pėr copėtimin e tokave shqiptare. Rryma patriotike e kryesuar nga Haxhi Zeka shtroi edhe ēėshtjen e autonomisė, por, pėr shkak tė rrezikut tė copėtimit dhe qėndrimit tė elementėve konservatorė e turkomanė, ajo nuk u pėrfshi nė vendimet e para. Nė vendime kėrkohej qė Lidhja tė formonte degėt e saj dhe tė shtrinte veprimtarinė nė gjithė Shqipėrinė. Kuvendi shpalli gjithashtu Besėn pėr njė vit, me qėllim qė tė ndėrpriteshin hakmarrjet, grindjet etj.
Shtrirja e Lidhjes sė Pejės dhe lufta e saj me forcat osmane

Pas formimit tė Lidhjes, Haxhi Zeka dhe patriotėt e tjerė, brenda dhe jashtė atdheut, bėnė pėrpjekje pėr ta shtrirė atė edhe nė krahinat e tjera. Si rrjedhojė, Lidhja e Pejės u shtri nė Shqipėrinė e veriut, nė Shqipėrinė e Mesme dhe pjesėrisht nė Shqipėrinė e Jugut. Njėkohėsisht u bėnė pėrpjekje pėr tė organizuar njė kuvend tė pėrgjithshėm shqiptar, ku do tė miratohej programi kombėtar i Lidhjes. Me anė tė shtypit shqiptar dhe tė thirrjeve drejtuar popullit kėrkohej bashkimi rreth Lidhjes sė Pejės dhe programit pėr autonomi. Pikėrisht nė kėtė kohė (mars 1899) Sami Frashėri botoi veprėn ,,Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ēdo tė bėhetė ?’’ Nė tė Samiu jo vetėm qė pėrshkruante gjendjen e vėshtirė tė Shqipėrisė dhe rreziqet qė i kanoseshin nga armiqtė e jashtėm, por tregonte edhe rrugėn qė duhej tė ndiqte populli shqiptar dhe lėvizja e tij kombėtare. Samiu shtronte nevojėn e sigurimit, nė fillim tė autonomisė, e pastaj tė pavarėsisė sė plotė. Shqiptarėt duhej ta arrinin atė me hir ose me pahir. Samiu e vlerėsonte shumė Lidhjen Shqiptare tė Pejės dhe kėrkonte qė ajo tė shndėrrohej nė njė organ tė pėrhershėm qeveritar. E shqetėsuar nga formimi i Lidhjes sė Pejės dhe nga zgjerimi i veprimtarisė sė saj, qeveria e Stambollit nxori njė numėr urdhėrash pėr tė ēarmatosur shqiptarėt dhe pėr tė shtypur Lidhjen. Pėr kėtė qėllim sulltani pėrdori edhe disa bejlerė reaksionarė, me nė krye Riza bej Kryeziun, tė cilėt qysh nė fillim i ishin kundėrvėnė Lidhjes sė Pejės. Qeveria osmane ndaloi mbledhjen e kuvendit tė pėrgjithshėm, qė do tė mbahej nė Prizren nė maj 1899.
Nė fillim Lidhja e Pejės u qėndroi presioneve tė Portės sė Lartė, madje nė vjeshtė 1899 ajo filloi luftėn e armatosur kundėr administratės osmane dhe pėr ta zėvendėsuar atė me administratė shqiptare. Lėvizja antiosmane pėrfshiu kryesisht Kosovėn e Dibrėn, por nuk u shtri nė gjithė Shqipėrinė.
Veprimet e armatosura kundėr autoriteteve osmane vazhduan deri nė maj tė vitit 1900. Atėherė Porta e Lartė dėrgoi forca tė mėdha ushtarake kundėr Lidhjes sė Pejės dhe e shtypi atė. Megjithatė ajo shėnoi njė ngritje tė re nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare.


LĖVIZJA KOMBĖTARE NĖ VITET 1901 - 1908

Forcimi i reaksionit osman dhe i qėndresės shqiptare

Pas shtypjes sė Lidhjes sė Pejės, Porta e Lartė i vazhdoi ndjekjet dhe burgimet nė Shqipėri. Ajo e forcoi mė tej regjimin e terrorit policor dhe politikėn e mohimit tė tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve. Autoritetet osmane i dhanė njė goditje tė fortė edhe lėvizjes arsimore e kulturore shqiptare. Ndoqėn e arrestuan mėsuesit e gjuhės shqipe, ndaluan pėrhapjen e librave shqipe dhe mbyllėn, pėrveē tė tjerave edhe Mėsonjėtoren Shqipe tė Korēės (1902). Kėsaj shtypjeje tė egėr politike iu shtua edhe ndėrhyrja e fuqive tė mėdha nė punėt e brendshme tė Perandorisė Osmane. Nė fillim tė shekullit XX u rrit mė shumė rivaliteti i kėtyre fuqive pėr tė zgjeruar ndikimin e tyre politik dhe ekonomik.
Shtypja politike dhe ekonomike osmane dhe ndėrhyrje e shteteve tė huaja u bėnė shkak pėr rritjen e qėndresės shqiptare. Nė verėn dhe nė vjeshtėn e vitit 1901 pakėnaqėsia u shtri nė tė gjitha vilajetet shqiptare. Popullsia e krahinave tė ndryshme nuk pranonte tė paguante taksat dhe tė jepte ushtarė. Situatėn e acaruan mė tepėr vrasja e udhėheqėsit tė Lėvizjes Kombėtare, Haxhi Zeka nė Pejė, nė shkurt 1902, nga njė agjent i qarqeve shoviniste serbe dhe shpallja e ,,reformave’’ pėr ,,vilajetet maqedonase’’ nė dhjetor 1902. Nė rrethana tė tilla, gjatė viteve tė para tė shek. XX, lėvizja e armatosur mori pėrpjesėtime mjaft tė gjėra. Dhjetėra pėrleshje tė armatosura u bėnė nė rrethet e Shkodrės, Pejės, Mitrovicės, Prishtinės, Prizrenit, Gjakovės, Lumės, Dibrės, Mirditės, Pukės, Vlorės, Tepelenės etj. Patriotėt shqiptarė pėrkrahėn edhe luftėn ēlirimtare tė popullit maqedonas kundėr zgjedhės osmane dhe morėn pjesė nė kryengritjen e Ilindenit (dita e Shėn Ilisė), qė shpėrtheu mė 2 gusht 1903 nė Maqedoni. Ata mbajtėn qėndrim kritik ndaj reformave demagogjike tė sulltanit qė sillnin mė vete edhe rrezikun e copėtimit tė Shqipėrisė.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-01-08, 05:04   #7
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lidhja SHqiptare e Pejės

Komitetet e fshehta shqiptare dhe ēetat e armatosura (1905 - 1908)

Rritja e lėvizjes kryengritėse nė Shqipėri e nė Maqedoni ishte nė kundėrshtim me politikėn e status quo-sė nė Ballkan, prandaj fuqitė e mėdha u aktivizuan pėrsėri nė kėtė zonė. Po kėshtu, qarqet shoviniste ballkanike (serbe, greke dhe bullgare) u pėrpoqėn qė, me mjete tė ndryshme propagandistike dhe me anė tė bandave tė armatosura, tė ndryshonin karakterin etnik tė ,,vilajeteve maqedonase’’. Kėto veprime u shtrinė edhe nė krahinat me popullsi shqiptare. Viktimė e terrorit shovinist u bė edhe shkrimtari patriot Papa Kristo Negovani, i cili, bashkė me disa bashkėfshatarė tė tij, u vra nė fshatin Negovan nė shkurt tė vitit 1905 nga njė bandė greke.
Nė rrethanat e reja qė u krijuan dhe me zgjerimin e lėvizjes sė armatosur popullore shtrohej pėrsėri nevoja e organizimit mė tė mirė tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Kėshtu, me nismėn e patriotit Bajo Topulli (nė atė kohė nėndrejtor i gjimnazit turk tė Manastirit), nė nėntor tė vitit 1905 u formua nė Manastir njė komitet i fshehtė shqiptar. Ai mori emrin ,,Pėr lirinė e Shqipėrisė’’. Nė tė bėnin pjesė Halil Bėrzeshta, Gjergj Qiriazi, Fehim Zhavalani, Nuēi(?) Naēi etj. Brenda pak kohėsh, nė shumė krahina tė Shqipėrisė u formuan komitete tė fshehta, tė cilėt kishin lidhje me njėri-tjetrin dhe vepronin nėn drejtimin e Komitetit tė Manastirit. Nė kėto komitete mund tė merrnin pjesė burra dhe gra. Qėllimi i komiteteve tė fshehta ishte organizimi i lėvizjes ēlirimtare dhe i luftės kundėr ndėrhyrjeve tė huaja. Pėr arritjen e qėllimeve kombėtare ata i vinin rėndėsi tė veēantė bashkimit tė shqiptarėve, pavarėsisht nga feja dhe krahina, pėrhapjes sė diturisė, agjitacionit patriotik si dhe organizimit tė ēetave tė armatosura.
Nė pranverėn e vitit 1906 nė krahinėn e Korēės u formua ēeta e parė nėn drejtimin e vetė Bajo Topullit. Pas saj u formuan edhe ēeta tė tjera patriotike si nė Kolonjė, Devoll, Berat, Leskovik etj. Pėrpjekjet e para tė ēetave shqiptare me forcat osmane filluan qė nė maj 1906. Njė aksion i rėndėsishėm i ēetave ishte edhe vrasja e mitropolitit grek tė Korēės - Fotit, klerik reaksionar i vėnė nė shėrbim tė shovinizmit, nė shtator 1906. Nė vitet 1907 - 1908 ēetat patriotike e shtuan veprimtarinė e tyre. Nė pranverėn e vitit 1907 u formua njė ēetė e re nė krye tė sė cilės u vu Ēerēiz Topulli (vėllai i Bajo Topullit), sė bashku me shkrimtarin patriotik Mihal Grameno.
Nė fillim tė marsit tė vitit 1908 pjesėtarė tė ēetės sė Ēerēiz Topullit vranė nė Gjirokastėr komandantin e xhandarmėrisė qė kishte ndjekur patriotėt shqiptarė dhe kishte terrorizuar popullsinė. Pas disa ditėsh, forcat osmane e rrethuan ēetėn nė fshatin Mashkullorė tė Gjirokastrės. Aty u zhvillua njė luftė e ashpėr. Ndonėse me forca tė pabarabarta, ēeta u mbrojt trimėrisht dhe arriti tė ēante rrethimin, duke lėnė vetėm njė tė vrarė, Hajredin Tremishtin.
Krahas ēetave patriotike qė vepruan kryesisht nė Shqipėrinė e Jugut, vazhduan lėvizjet e armatosura popullore nė qytete e fshatra tė ndryshme tė vendit e sidomos nė krahinėn e Kosovės.


Shoqėritė e mėrgimit dhe shtypi shqiptar

Njė rol tė rėndėsishėm vazhdonin tė luanin shoqėritė e mėrgimit e pėrgjithėsisht diaspora shqiptare. Nė fillim tė shek. XX u shtua mjaft numri i tė mėrguarve pėr arsye ekonomike dhe politike. Pėrveē vendeve tė afėrta, si nė Rumani, Bullgari, Egjipt etj., shqiptarėt tani filluan tė mėrgonin edhe nė vende mė tė largėta, deri nė Rusi e nė SHBA, dhe krijuan shoqėri tė reja.
Nė vitin 1906 nė Bukuresht u formua shoqėria ,,Bashkimi’’, nė tė cilėn u shkrinė shoqėritė e mėparshme ,,Dituria’’, ,,Shpresa’’ dhe njė pjesė e ,,Dritės’’. Po nė kėtė kohė, nė SHBA u formuan disa shoqėri shqiptare, si shoqėria ,,Malli i Mėmėdheut’’ nė Bufalo mė 1906 dhe shoqėria ,,Koha e lirisė’’ nė New York. Mė 1907 nė Boston u formua shoqėria ,,Besa - besėn’’ me kryetar Fan Nolin dhe me degė nė shumė qytete tė SHBA. Po nė vitin 1907, nė Buenos Aires (Argjentinė) u formua shoqėria ,,Lidhja Shqiptare’’ kurse nė vitin 1908 nė Odese u formua shoqėria ,,Pėrlindja’’.
Nė kushtet e vėshtira politike nė tė cilat ndodhej Shqipėria nė atė kohė, shoqėritė e mėrgimit, qė vepronin nė rrethana mė tė favorshme, bėnė njė punė tė madhe nė dobi tė Lėvizjes Kombėtare. Ato mbanin lidhje me njėra-tjetrėn dhe me komitetet e patriotėt nė atdhe. Shoqėritė shqiptare tė mėrgimit, e sidomos ato nė SHBA, u pėrpoqėn edhe pėr tė krijuar njė kishė kombėtare shqiptare jashtė ndikimit tė Patrikanės sė Stambollit, qė i shėrbente shovinizmit grek. Pas shumė pėrpjekjesh, nė shkurt 1908, Fan Noli u dorėzua prift nė njė nga kishat e New York-ut dhe filloi meshimin nė gjuhėn shqipe. Kėshtu u hodhėn themelet e kishės autoqefale shqiptare.
Meqenėse regjimi i sulltanit nuk lejonte asgjė tė botohej nė gjuhėn amtare nė Shqipėri, nė shoqėritė e mėrgimit u botuan mjaft libra e gazeta shqipe, si: ,,Shqiptari’’ (nė Bukuresht, 1888 - 1903), ,,Shqipėria’’ (poashtu nė Bukuresht, 1897 - 1899), ,,Albania’’ (nė Bruxelles e pastaj nė Londėr 1897 - 1909), ,,Drita’’ (nė Sofje, 1901 - 1908), ,,Kombi’’ (nė Boston, 1906 - 1909) etj. Edhe pse nuk botoheshin nė Shqipėri, ato pėrhapeshin nėpėrmjet rrugėve tė ndryshme nė atdhe dhe ndihmuan nė ngritjen e ndėrgjegjes kombėtare, nė pėrhapjen e kulturės dhe nė mbrojtjen e tė drejtave tė kombit shqiptar nė arenėn ndėrkombėtare.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-01-08, 05:07   #8
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lidhja SHqiptare e Pejės

Haxhi Zeka

Ka qenė udhėheqės i shquar i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, luftėtar dhe organizator i kryengritjeve popullore antiosmane nė Kosovė. Lindi mė 20 dhjetor 1832 nė fshatin Shoshan tė Malėsisė sė Gjakovės prej nga u shpėrngul me familje nė Pejė. Ishte njė nga organizatorėt e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe njė nga luftėtarėt mė tė vendosur pėr autonominė e Shqipėrisė dhe pėr mbrojtjen e tėrėsisė sė saj territoriale. Nė Kuvendin e parė tė Lidhjes, mė 10 qershor 1878, u zgjodh anėtar i Komitetit Qendror tė saj. Mori pjesė si komandant ushtarak nė krye tė forcave tė Lidhjes nė ngjarjet e Gjakovės, nė shtator 1878, kundėr Mehmet Ali Pashės. Krahas udhėheqėsve tė tjerė politikė e ushtarakė tė Lidhjes ai luftoi pėr mbrojtjen e Plavės dhe tė Gucisė kundėr forcave tė Malit tė Zi. Nė pranverėn e vitit 1881 mori pjesė nė betejat kundėr ushtrisė sė Dervish Pashės. Mė 1893, H. Zeka me Bajram Currin organizuan kryengritjen qė pėrfshiu Pejėn, Gjakovėn e vise tė tjera tė Kosovės kundėr shtypjes ekonomike e politike tė sunduesve osmanė. Pėr veprimtarinė e tij atdhetare, mė 1893 u thirr nė Stamboll ku u mbajt i arrestuar deri nė vitin 1896.
Mė 1896 - 1900 u vu nė krye tė luftės sė popullit shqiptar pėr autonominė e Shqipėrisė dhe mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė vendit. Udhėhoqi qėndresėn e armatosur popullore nė Kosovė nė vitin 1897 dhe po atė vit themeloi ,,Besėlidhjen shqiptare’’.
Mė 23-29 janar 1899 Haxhi Zeka organizoi Kuvendin e Pejės, qė themeloi Lidhjen Shqiptare tė Pejės, dhe u zgjodh kryetar i saj. Nė prill - maj 1899 mori masa pėr thirrjen e njė kuvendi tjetėr tė pėrgjithshėm tė Lidhjes Shqiptare, mbajtja e tė cilit u pengua nga Porta e Lartė. Ai, pa marrė parasysh kundėrshtimet e Stambollit dhe pengesat e fuqive tė mėdha e tė qarqeve shoviniste fqinje, i vazhdoi pėrpjekjet pėr forcimin e Lidhjes gjatė vitit 1900 derisa ushtria osmane e shtypi atė.
Haxhi Zeka u vra pabesisht nė Pejė mė 1902 nga njė agjent i qarqeve shoviniste serbe, qė patėn edhe pėrkrahjen e autoriteteve osmane.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-01-08, 05:11   #9
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Lidhja SHqiptare e Pejės

NGA VEPRA E SAMI FRASHĖRIT »SHQIPĖRIA Ē’KA QENĖ, Ē’ĖSHTĖ E Ē’DO TĖ BĖHETĖ ?«

,,XIII - Dituria
Nė ka njė gjė, pėr tė cilėnė Shqipėtarėtė duhetė tė kudesenė mė tepėrė, ajo pa ndryshim ėshtė Dituria. Gjithė katundetė e gjithė pshatratė a dy tre pshatra t’afėrta bashkė duhetė tė kenė shkolla tė para fillore dhe qytetet tė kenė nga mė shumė se njė, pas madhėrisė sė tyre. Gjithė djemt’ e vashatė qė mė 7 vjeē e gjer mė 13 do tė jenė tė shtrėnguarė tė venė domosdo nė shkollė edhe ata prindėrė, qė tė mos dėrgojnė fėmijėnė nė shkollė, do tė qėrtohen’ e tė shtrėngohenė t’i dėrgojnė. Mėsimi do tė jetė pa nonjė pagesė, edhe tė varfėret do t’u epenė edhe fletoretė e karta etj. pa pagesė. Nė mes tė ēdo nėnėgastre (rrethi, qendre administrative) do tė jetė njė shkoll’ e dytė qytetėse pėr djemt edhe njė pėr vajzat. Nė mest tė ēdo Gastre (qarku, krahine) do tė jenė veē shkollavet tė dyta (ryshdije, skolin) edhe tė treta (i ‘dadije, gjimnasion) [tė mesme] pėr djem e pėr vajza veēan edhe shkolla pėr mjeshtėri pas vėndit a pėr bujqėsi etj.
Nė kryeqytett tė Shqipėrisė, pėrveē shkollavet tė dyta e tė treta do tė jenė njė gjithėmėsime (daryl fynun, panepistimion [universitet], njė shkollė ushtrije, njė pėr metaletė e pėr pyjetė, njė pėr bujqėsinė edhe shumė tė tjera pėr dituri e pėr mjeshtėri tė veēanta. Mė pas edhe dy gjthmėsime (universitete) duhetė tė hapenė: njė nė Shqipėrinė e Sipėrme e njė nė tė Poshtėrmet. Shkoll’ e aniėrisė duhet tė jetė mb’anė detit, tek tė jen’ edhe aniat’ e luftėse, nė Durrės a nė Ujėt-tė-Ftohtė (afrė Vlorėsė).
Njė kėshillė diturje (akademi) duhet tė jetė nė kryeqytet, e cila tė kujdesetė pėr gjuhėt’ e pėr livratė, qė duhenė etj. Njė shtypėtore e qeverisė do tė meretė me tė shtypurė livratė, qė duhenė pėr shkollat edhe tė nxjerrė fletore diturijė, tė pėrkohshme e ēdo gjė, qė duhetė pėr tė zgjuarė shqiptarėtė. Disa shoqėrira do tė bėhenė me ndihmėt e ministrisė sė diturisė pėr tė shpėnė pėrpara dhe shkronjėnė (gjeografinė), istorinė, dhekėkonjėnė (gjeologjia), metalet’ e tė tjera punėra tė Shqipėrisė, edhe cilado nga kėto do tė nxjerrėnjė herė nė muajt e mė pak njė fletore tė porkohēime, nė tė cilėt tė rrėfėhetė gjithė ē’ka gjetur’ e ēpikurė shoqėrija.
Nė kryeqytett tė Shqipėrisė do tė jenė dy shkolla tė mbėdha pėr gjuhėrat; nė njėrėt nga kėto do tė mėsohenė gjuhėrat’ e ra t’Evropėsė, francishtja, gjermanishtja, italishtja, inglishtja, slavishtja, greqisht’ e re etj; nė tjatėrėt gjuhėrat’ e vjetėra: Greqisht’ e vjetėrė, latinishtja, arabishtja, persishtja, sankrishtja etj. Cilado nga kėto shkolla do tė ketė njė kėshillė, e cila do tė jetė e mbledhurė prej njerėz qė dinė kėto
gjuhėra, edhe do tė pėrpiqenė tė shkruajn’ e tė shtypinė livra mėsimietj. nė kėto gjuhė, edhe shtypėtore e qeverisė do tė ketė shkronjat e gjithėve kėtyre gjuhe pėr tė shtypurė ato.
Njė musiė (muze) e pėrgjithēme do tė jetė nė kryeqytett pėr gjithė sa gjerėra tė vjetėra, shtatutėra, fytyrėra, gurė tė shkruarė etj., qė do tė gjendenė nė Shqipėri e gjetkė edhe qeveri’ e kėsaj musie do tė mihnj’ e tė rėmojė gjithė vendet e qytetevet tė vjeterė pėr tė kėrkuarė antikėra. Njė tjatrė musiė do tė jetė pėr istori tė naturtė edhe kėshill’ e kėsaj do tė bėnjė kėrkime nėpėr tė tėrė Shqipėrit pėr barėrat, drurėtė, metaletė, gjėrėrat’ e gjalla etj. tė Shqipėrisė, si dhe gjėrėrat’ e vjetra tė dhetregonjėse e tė njeritregonjėse. Cilado nga kėto tė dy kėshilla tė musiėvet do tė nxjerrė njė fletore njė herė nė muajt, nė tė cilat tė shkruajnė kėrkimetė e gjendjet’ e tyre edhe shumė diturirėra prej ē’bėhenė n’Evropė e gjetkė pėr kėto punėra. Njė bibliothek’ e madhe do tė bėhetė e tė ketė brenda livra etj. tė shkruara tė nevojta e tė vyera nė gjithė gjuhėt, qė munt tė merenė vesh nė Shqipėri’’.


Ēerēiz Topulli
Ka qenė veprimtar i shquar i Rilindjes, udhėheqės i ēetave patriotike kundėr sunduesve osmanė pėr ēlirimin kombėtar. Me vendim tė Komitetit tė fshehtė tė Gjirokastrės, anėtarė tė ēetės sė tij vranė nė fillim tė marsit 1908 nė Gjirokastėr komandantin turk tė xhandarmėrisė. Drejtoi Luftėn e Mashkullorės mė 18 mars 1908. Nė thirrjen ,,Nga malet e Shqipėrisė’’ drejtuar bashkatdhetarėve tė tij dhe botuar nė janar 1907 nė gazetėn ,,Shpnesa e Shqypnisė’’ Ē. Topulli, pasi dėnonte grabitjet e administratės osmane, kėrkonte qė Shqipėria tė shkėputej nga Perandoria Osmane dhe tė bėhej e lirė dhe e pavarur.
Pas fitores sė revolucionit xhonturk tė vitit 1908, Ē. Topulli punoi pėr formimin e klubeve shqiptare dhe pėr ēeljen e shkollave shqipe nė viset e ndryshme tė vendit. Pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, mė
28 Nėntor 1912, ai u vu nė shėrbim tė qeverisė sė Ismail Qemalit dhe luftoi pėr mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė atdheut. U vra mė 15 korrik 1915 nė Fushėn e Shtoit (Shkodėr) nga forcat e pushtuesve malazezė.


__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 30-01-08 nė 16:38
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:04.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.