Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 29-01-06, 17:56   #1
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Ismail Kadare mbushi 70 vjec.

Me 28 janar 2006, shkrimtari yne i shquar Ismail Kadare mbushi 70 vjec.

Me kete rast i uroj me gjithe zemer nje jete te gjate!

Shpresoj dhe besoj se penda e Tij nuk do te pushojne se shkruari.




__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 29-01-06, 19:42   #2
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Studjuesit: Vepra e Kadaresė njė univers qė tė trondit me galerinė e personazheve tė saj.

Intervistoi: Laura Konda
28-01-2006



Sot ėshtė 70-vjetori i lindjes sė shkrimtarit Ismail Kadare. Me kėtė rast nė Shqipėri viti 2006 ėshtė cilėsuar si viti i Kadaresė dhe i librit nė pėrgjithėsi. Ismail Kadareja ėshtė shkrimtari mė i njohur shqiptar pėrtej kufijve tė banuara nga shqiptarėt, fitues i Ēmimit Botėror pėr Letėrsinė “Man Booker International”, disa herė kandidat per ēmimin Nobel nė Letėrsi, njė autor i pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės, qė shpeshherė e kanė krahasuar me autorė tė pėrmasave tė tilla tė mėdha si Dante, Balzak, apo Kafka. Pėr tė diskutuar mbi karrierėn e shkrimtarit, e cila shtrihet nė 5 dekada, Zėri i Amerikės ftoi pėr njė bisedė telefonike dy studjues tė fushės sė letėrsisė: nga Shqipėria, profesor Ymer Ēirakun shef i katedrės sė Letėrsisė Shqipe nė Universitetin e Tiranės dhe nga Kosova, Doktor Agim Vincėn, studjues dhe profesor nė Universitetin e Prishtinės.

Zėri i Amerikės: Zoti Ēiraku, qė nga fillimi i krijimtarisė tė Kadaresė, me vėllimin e parė poetik “Frymėzimet djaloshare” e deri tek romani i tij mė i fundit, si do ta vlerėsonit evolimin e krijimtarisė sė Kadaresė, ēfarė tipare, apo veēori tė stilit janė ruajtur, dhe ēfarė elemente tė reja ka fituar ajo?


Ymer Ēiraku: Natyrisht, do tė duhet njė kohė e gjatė pėr tė folur pėr kėto specifika qė pėrmendėt konkretisht, por rėndėsi ka tė thuhet se Kadareja ėshtė bėrė njė emblemė e letrėsisė shqiptare dhe tek ai fjala shqipe ka gjetur njė mjeshtėr tė madh tė pėrpunimit tė saj artistik, madje mbarė kultura, do tė thoja dhe mendimi intelektual shqiptar pėrmblodhi tek ai fjala shqipe ka gjetur njė mjeshtėr tė madh tė pėrpunimit tė saj artistik, madje mbarė kultura dhe me pėrmasat e njė fenomeni qė tek ai vjen rrallė, por qė fiksohen dhe qėndrojnė gjatė. Mendoj se e parė nė tėrėsi, vepra e Kadaresė shfaqet si njė univers qė tė trondit me galerinė e pafund tė personazheve, me groteskun dhe tragjizmin njerėzor, me lirizimin dhe gjėmimet epike, do tė thoja me apokalipset, tiranitė dhe rilindjen e popujve. Pra, ėshtrė njė vepėr komplekse, shumėplanėshe, polifonike; do tė thosha se ėshtė dhe njė vepėr qė ka njė vazhdimėsi, qė ka njė koherencė, nė planin estetik, nė planin stilistik. Natyrisht, nė aspekte tė pėrmabjtjes sė saj, ajo sigurisht qė ka evoluar, sigurisht qė ėshtė pėrsosur mė tej.



Zėri i Amerikės: Zoti Vinca, Kadareja ėshtė njė shkrimtar i tė gjithė shqiptarėve, brenda dhe jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Atė e ka intriguar tema e Kosovės dhe e fatit tė kombit shqiptar nė pėrgjithėsi. Sa popullore ėshtė vepra e tij nė Kosovė?



Agim Vinca: Ismail Kadareja, siē kam theksuar edhe nė fjalėn qė kam mbajtur me rastin e shpalljes sė tij doktor nderi, i Universitetit tė Prishtinės, dhe siē theksoi edhe kolegu ynė Ēiraku nga Tirana, ėshtė pa dyshim njėri nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė letėrsisė shqipe, nė mos mė i madhi i tė gjitha kohėve dhe ai ėshtė bėrė tashmė njė emblemė e kulturės shqiptare nė botė. Vepra letrare e Ismail Kadaresė ėshtė njė vepėr e gjerė, e madhe, si sasi dhe e madhe me vlerat e saj, ėshtė njė vepėr qė i takon mbarė kombit shqiptar dhe madje ka hyrė edhe nė fondin kulturor tė njerėzimit. Vepra letrare e Kadaresė ka qenė e pranishme nė Kosovė, duke filluar nga gjysma e dytė e viteve ’60, sidomos nga viti ’68 e kėndej; ajo ėshtė botuar dhe ribotuar vazhdimisht, ajo ėshtė lexuar dhe rilexohet, pėr tė ėshtė shkruar dhe do tė shkruhet e do tė flitet edhe nė tė ardhmen; pėr tė janė bėrė vepra dhe studime monografike, nga aspekte tė ndryshme, janė pėrgatitur edhe tema pėr dizertacione, tė doktoratės, e kėshtu me radhė. Vepra letrare e Kadaresė ėshtė bėrė e tillė ngaqė ajo kap nyjet kyēe tė historisė shqiptare. Nuk ka ngjarje tė historisė sė popullit shqiptar, qė nuk e trajton nė njė mėnyrė, apo nė njė tjetėr ky shkrimtar, duke filluar nga antikiteti, e deri tek periudha post-komuniste, tek periudha e tranzicionit. Nė kėtė kompleks, Ismail Kadareja si shkrimtar ka trajtuar edhe temėn e Kosovės, tė cilėn ai e sheh si pjesė tė etnisė shqiptare, edhe nė poezi, edhe nė prozė. Veēanėrisht tek novela “Krushqit janė tė ngrirė”, tek “Tri kėngė zie pėr Kosovėn” tek “Ra ky mort e u pamė”, e tė tjera, Kadareja ka shqiptuar pikėpamjet e tij si pėr ēėshtjen e Kosovės, pėrkitazinė pėr ēėshtjen e Kosovės, pėrkitazinė me historinė e shqiptarėve, pėrkitazinė nė historinė e Ballkanit nė pėrgjithėsi.



Zėri i Amerikės: Cila mendoni se ėshtė arsyeja qė Kadareja vlerėsohet nga publiku botėror, a ka tė bėjė ky popullaritet thjesht me stilin e tij tė veēantė, pėr shembull duke pėrdorur shpeshherė gjuhėn e Ezopit, apo ka tė bėjė me temat qė ai lėvron, si pėr epokėn e komunizmit, apo atė tė mitologjisė?


Ymer Ēiraku: Natyrisht, qė Kadareja vlerėsohet pėr tė gjitha ato vlera humane, pėr tė gjitha ato vlera universale qė transmeton vepra e tij, natyrisht me njė pikėnisje nga njė realitet konkret, nga njė realitet shqiptar, madje do tė thoja edhe nga realiteti ballkanik. Sigurisht, atij nuk i mjaftoi vetėm oborri i vendit tė vet, oborri i Shqipėrisė, oborri i Ballkanit; ai nė veprėn e tij ka transformuar, ka realizuar njė mori mesazhesh, njė mori kumtesh universale. Prandaj, kjo e bėn veprėn e tij mjaft tė mirė. Nuk ma do mendja qė janė disa kuriozitete tė realitetit shqiptar ato qė e bėjnė tė vlerėsuar veprėn e Kadaresė nė botė. Pėrkundrazi, edhe krahasimet, siē e tha edhe kolegu mė pėrpara, krahsimet me tė mėdhenjtė e letrave shqipe, me tė mėdhenj tė tillė, si Kafka, apo Shekspir, apo Dante, apo tė tjera krahasime, tė bėrė nga kritikė, nga studjues shumė tė autoritetshėm, natyrisht qė ja bėjnė kėtė vlerėsim, ngaqė ai ka vlera shumė tė mėdha.


Zėri i Amerikės: Zoti Vinca, universi Kadare shtrihet edhe nė fusha si ajo e folklorit apo e historisė ballkanike tė cilat i ka pasqyruar nė shkrimet e tij. Ēfarė tė reje sjell Kadareja nė kėto lėmi?



Agim Vinca: Para se tė flisja pėr kėtė, unė do tė thoja dy fjalė lidhur me kėtė universalitet tė veprės sė Kadaresė. Vepra letrare e Kadaresė u krijua nė pjesėn dėrrmuese tė saj nė kushtet e letėrsisė sė realizimit socialist, dmth nė mungesėn e lirisė sė plotė krijuese. Por, Kadareja, me talentin e tij, arriti qė tė kalonte kufizimet qė impononte koha dhe madje, t’ja rrėnojė themelet sistemit totalitar. Vepret e tij “Pashallėqet e mėdha”, “Ura me tri harqe”, e tė tjera, janė njė metaforė e madhe e antitotalitarizmit. Ndėrkaq, do tė thosha se Kadareja u bė shkrimtar botėror, i vetmi shkrimtar shqiptar, madje qė ka fituar nė mėnyrė tė plotė statusin e shkrimtarit botėror, duke qenė shkrimtar thellėsisht shqiptar, duke bėrė sintezėn e asaj qė quhet kombėtare, lokale, me atė qė ėshtė universale, e pėrgjithshme, gjithėnjerėzore. Ndėrkaq, korpusi letrar Kadare ėshtė i rėndėsishėm edhe nė planin e stilistikės. Kadareja ėshtė i rėndėsishėm, nė radhė tė parė, me prozėn e tij, me romanet e tij, ndonėse edhe si poet ka vlerat e tij. Por Kadareja ėshtė i rėndėsishėm pėr kulturėn shqiptare, madje mė gjerė, edhe nė eseistikėn e tij. Duke filluar nga vepra “Autobiografi e popullit nė vargje”, “Ardhja e Migjenit nė letėrsinė shqipe”, “Eskili ky humbės i madh”, “Ftesė nė studio”, “Pesha e Kryqit, “Dialog me Alen Boskenė”, e gjer tek mė e fundit, “Dantja i pashmangshėm”, Kadareja ka treguar se ai jeton me problemet, qofshin letrare, kulturore, qofshin edhe politike, shoqėrore. Nga ky aspekt, Kadareja mund tė thuhet se ėshtė njė zė i kohės, ėshtė njė ndėrgjegje e saj, ėshtė njė ndėrgjegje para sė gjithash e botės shqiptare, e cila artikulohet nė mėnyrė tė mrekullueshme nė hapėsirėn shqiptare dhe nė hapėsirėn e pėrgjithshme botėrore.



Zėri i Amerikės: Zoti Vinca ju faleminderit pėr intervistėn, kalojmė nė njė pyetje tė fundit pėr zoti Ēiraku, pėr njė ēėshtje qė zoti Vinca sapo e pėrmendi. Kadareja bashkėjetoi gjatė me diktaturėn komuniste. Pėr kėtė arsye, ka patur polemika: disa e kanė kritikuar, duke thėnė se ai i ka shėrbyer pushtetit tė asaj kohe, tė tjerė thonė se ai u bė ushqim shpirtėror pėr tė gjithė shqiptarėt, njė njeri qė arrriti ta ēajė izolimin. Cili ėshtė vlerėsimi juaj?



Ymer Ēiraku: Sigurisht, qė ėshtė kjo e dyta, qė ai u bė njė ushqim shpirtėror pėr elitėn intelektuale, pėr tė gjithė letėrsinė shqiptare, pėr tė gjithė kulturėn shqiptare. Ėshtė thėnė ndonjėherė, ėshtė e natyrshme qė tė diskutohet nė kuadrin e lirisė qė ka sot pėr diskutime, opinione e tė tjera, se ai shkroi nė kohėn e oborrit, nė kohėn e komunizmit, e tė tjera, dmth-nė brenda oborrit. Ai shkroi nė kohėn e oborrit, por vetėm kaq. Atė nuk e lidh ndonjė gjė kushedi se sa e madhe. Natyrisht, ndonjė haraē, ose ndonjė taksė e natyrshme qė ai do t’ja paguante asaj kohe, por nuk ka tė bėjė absolutisht fare me tėrėsinė e vlerave tė veprės sė tij. Ai nuk e sakrifikoi absolutisht tėrėsinė e veprave tė tij, qė mbetet njė thesar i kulturės shqiptare. Dhe qė vazhdon tė vlerėsohet. Le tė mos harrojmė, qė vepra e Kadaresė nė disa dekada tė gjithė krijuesit bashkėkohės tė tij, e kanė parasysh, sepse ai ka qenė njė pikė referimi, natyrisht, nė sensin pozitiv tė njė arti shumė bashkėkohor, tė njė arti modern, dhe kanė parė tek ai vėrtet modelin se ku duhet tė shkojė letėrsia. Nė kėtė kuptim, do tė thoja qė vepra e Kadaresė mbetet njė thesar i vyer i letėrsisė shqiptare.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-02-06, 12:36   #3
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Sa herė qė Kadare i afrohet Ēmimit Nobel, njė fushatė e orkestruar shqiptaro-ndėrkombėtare bėhet e zhurmshme nė mohimin e tij.



Mehmet Kraja



Nė njėrėn nga gazetat e Shqipėrisė, nė internet, ditėve tė fundit lexova njė shkrim mohues dhe negativ pėr Kadarenė, me autor Stephen Schwartz. Ky Schwartz-i mė ngjante si emėr i njohur, sikur e kisha dėgjuar diku dhe pastaj m’u kujtua se, para njė kohe, nė Prishtinė, ai kishte promovuar njė libėr pėr Kosovėn. M’u kujtua, gjithashtu, se foton e tij e kisha gjetur nė internet. Iu futa pėrsėri njė kėrkimi tė shpejtė dhe befasisht gjeta njė foto tė kėtij Schwartz-it para varrit tė Alija Izetbegoviēit nė Sarajevė, me duar tė shtrira pėrpara, ashtu siē bėjnė myslimanėt gjatė lutjeve fetare. Pastaj m’u kujtua se njė mik i imi mė kishte thėnė, se ky Schwartz-i ishte ēifut dhe se para njė kohe ai e kishte akuzuar Kadarenė pėr antisemitizėm. Nga ana tjetėr, vėrej se shkrimi i tij nė gazetėn e Tiranės ėshtė pėrkthyer nė gegėrisht, qė doemos mė kujton njė lidhje disi tė largėt me akuzat qė Kadaresė njė herė e njė kohė ia bėnte Arshi Pipa. Dhe, ajo qė tė mbush vrer, ėshtė se ky farė Schwartz-i hiqet edhe si mik i shqiptarėve, dhe bėn sikur i mbron ata nga Kadareja, nga shkrimtari i tyre emblematik.

E mora nė shqyrtim kėtė shkrim, sepse tashmė mė ėshtė ngulitur nė mendje se, sa herė qė Kadare gjendet mė afėr Ēmimit Nobel, se si ndodh qė tė orkestrohet njė fushatė shqiptaro-ndėrkombėtare, e cila, pėr shkaqe qė unė nuk i di dhe nuk mund t’i marr me mend, insiston me ngulm tė madh qė ky ēmim tė mos pėrfundojė nė duart e Kadaresė. Kjo fushatė, te shqiptarėt, ka njė veēori sadomazohiste, sepse ėshtė nė gjendje tė sakrifikojė reputacionin e kulturės sė vet nė botė, pėr shkak tė marrėzive tė tyre provinciale. Kurse bota ėshtė e madhe dhe nuk ėshtė e lehtė ta marrėsh vesh se kujt i pengon mė shumė, qė njė shkrimtar shqiptar tė marrė ēmimin letrar mė prestigjioz tė planetit. Mirėpo, kėsaj radhe trajektorja e lidhjeve ndėrmjet shqiptarėve dhe botės kalon pėrmes njė mohimi tė dyshimtė qė i bėhet Kadaresė, sė pari nga vetė shqiptarėt. Tė ashtuquajturit qark kulturor tė Shkodrės, i cili vazhdon tė mohojė Kadarenė nė stilin e njohur tė Arshi Pipės, tani i shtohet edhe njė komplot i fshehtė ose i hapur i disa qarqeve shqiptaro-myslimane, tė cilėt, kėtu nė Kosovė, e kanė marrė mėri Kadarenė pėr njė arsye shumė cinike: se ai na e paraqitka me ngjyra tė shėmtuara Perandorinė Osmane, e cila na paska qenė shpėtimtarja e vetme e shqiptarėve kundrejt asimilimit sllav. Pėr tė qarė dhe pėr tė qeshur njėkohėsisht.

Por mė shumė se kaq, do vėrejtur se Kadare qė prej kohėsh nuk mohohet me argumentin letrar, por mė shumė me atė spekulativ politik. Nė kėtė pikė, Kadareja do tė stigmatizohet si shkrimtar qė ka mbėshtetur diktaturėn. Akuzat, zakonisht, nuk vijnė nga shkrimtarėt ose pėrgjithėsisht nga njerėzit qė e kanė pėsuar nga diktatura nė Shqipėri, por nga disa mediokėr recidivistė, tė cilėt vuajtjet e njerėzve tė asaj kohe i kanė mėsuar duke lexuar ndonjė libėr me ēmim tė lirė, ose nga rrėfimet e pėrgjumura tė gjysheve.

Ėshtė interesant se nė punė tė mohimit tė Kadaresė, as Kosova nuk ka mbetur me njė anė, madje mund tė thuhet se ambienti ynė kulturor dhe letrar shfaqet shumė i integruar nė kėtė pikė. Edhe kontestimet e kėsaj ane, sado qė janė pėrpjekur tė kamuflohen, kanė marrė pėr bazė kryesisht argumentin politik, duke e pėrzier pastaj me atė letrar. Kadareja, ndryshe nga tė tjerėt, pothuajse rregullisht ėshtė pritur “nė pusi”, qė tė zihet nė ndonjė “gabim” rreth Kosovės dhe pastaj tė merren me tė radhazi, shkrimtarė e gazetarė, madje degėt dhe nėndegėt e partive politike. Kjo, natyrisht, e ka shpjegimin e vet. Por qė sulmet ndaj Kadaresė, nga Kosova (ku ai ka adhuruesit mė tė shumtė), tė marrin ngjyrimin e fundamentalizmit islamik, siē po ndodhė tani, kjo vėrtet ėshtė marrėzi dhe shkuar marrėzisė.

Urojmė qė bota, kėsaj radhe, mos tė na vėrė veshin!
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-08, 21:14   #4
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kadare ,- Kandidati per ēmimin Nobel ne letersi

Kadare, shkrimtari epoke i shqiptareve

Kandidati per ēmimin Nobel ne letersi, ne 72-vjetorin e lindjes. Gjithcka per penen e vyer shqiptare qe perkthehet ne dhjetera vende te botes Ismail Kadare, nje nder shkrimtaret me te medhenj te letrave shqipe, kandidat i cmimit Nobel ne letersi, lindi me 28 janar te vitit 1936 ne Gjirokaster. Ai eshte autor i romaneve "Gjenerali i ushtrise se vdekur", i perkthyer te pakten ne tete gjuhe te botes, "Muzgu i perendive te stepes", "Koncert ne fund te dimrit", dhe i nje serie vjershash, permbledhjesh, novelash dhe poezish. Kadare eshte nderuar me titullin e larte "Nderi i Kombit", ndersa ben pjese ne Akademine Franceze nder 12 anetare-shok te huaj te kesaj Akademie, apo edhe i Akademise se Berlinit.

* * *
Kadare kaloi femijerine ne qytetin e gurte te Gjirokastres dhe jeta mitike qe ofron ky qytet duket se la gjurme te thella ne gjithe jeten dhe krijimtarine e tij. Shkollen e mesme e kreu ne gjimnazin "Asim Zeneli". Me pas kreu studimet e larta ne Fakultetin e Historise e te Filologjise ne Universitetin e Tiranes, pastaj ne Institutin "Gorki" te Letersise Boterore ne Moske. Kadareja ka punuar ne gazeten "Drita", e me pas drejtoi revisten "Les letres albanaises".


Pergjithesisht vepra e Kadarese eshte e sunduar prej mitit te se shkuares, evokimit te lavdise se dikurshme. Kadare synon ta cliroje njeriun shqiptar prej akuzash qe e kane ndjekur nder shekuj, duke perfshire akuzen si popull i lindur me instinktin e luftes dhe te mercenarizmit, binjak me armen dhe peng i saj. Raporti midis jetes dhe vdekjes, midis te gjalleve dhe varreve, midis brezit qe shkoi dhe atij qe vjen, nje nga raportet me thelbesore te qenies njerezore, perben nje rregullator te mbifuqishem te gjithe yllesise se veprave te Kadarese. Synimi paresor i cdo letersie serioze qe te qendroje mbi kohen dhe hapesiren zuri vend kryesor qe te romani "Gjenerali i ushtrise se vdekur".

Sa shume i perkthyer

Vepra e Ismail Kadarese eshte perkthyer ne 32 gjuhe te huaja, duke arritur keshtu nje rekord te perhapjes ne tere boten e qyteteruar. Ne fushen e prozes, Ismail Kadare ka levruar tregimin, novelen dhe romanin. Prozen e tij e karakterizojne pergjithesimet e gjera historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thelle i shprehur shpesh me ane te paraboles, mbi bazen e asociacionit apo te analogjive historike. Ideja e romanit "Gjenerali i ushtrise se vdekur" (1964) eshte shpirti liridashes i popullit shqiptar. Temen e shpirtit te pamposhtur te shqiptareve neper shekuj autori e trajtoi edhe ne romanin Keshtjella (1975). Ne romanin "Kronike ne gur" (1970) Kadare kritikoi psikologjine provinciale , nderkohe qe probleme te rendesishme te historise jane trajtuar edhe ne permbledhjet me tregime e novela "Emblema e dikurshme" (1977), "Ura me tri harqe" (1978) dhe Gjakftohtesia (1980).

E vecanta e tij, kendveshtrimi

E vecanta e Ismail Kadarese shfaqet sidomos ne trajtimin, nga nje kendveshtrim i ri, i temes historike dhe ne tingellimin e mprehte aktual qe eshte i afte t'i jape asaj. Nje nga krijimet me te shquara te Ismail Kadarese dhe te te gjithe letersise se re shqiptare eshte romani "Dimri i madh" (1977). Veprat me te mira te Ismail Kadarese jane perkthyer ne shume gjuhe te botes dhe jane pritur shume mire nga publiku lexues. Por edhe poezia e Ismail Kadarese eshte nje prej zhvillimeve me novatore ne vjersherimin shqip gjate nje gjysme shekulli. Ajo shprehu vendosmerine e shkrimtareve te brezit te viteve '60 per te realizuar qellime estetike te ndryshme prej paraardhesve.

Fillesat epiko-lirike

"Frymezime djaloshare" (1954), "Enderrimet" (1957), "Enderr industriale" (1960), "Shekulli im" (1961), "Poeme e blinduar" (1962), "Perse mendohen keto male" (1964), "Shqiponjat fluturojne lart" (1966), "Motive me diell" (1968), "Koha" (1976), "Shqiperia dhe tri Romat", perbejne titujt kryesore te vepres poetike te Kadarese. Ismail Kadare, ne periudhen e pare te krijimtarise se tij, u terhoq pas poemes epiko-lirike. Ne prirjen e pergjithshme ai nuk u shkeput prej frymes monumentalizuese te poezise se meparshme, por e kushtezoi kete me tipin e njeriut shqiptar, te historise se tij kombetare, te fatit te tij neper shekuj. Thuajse ne te gjitha poemat e shkruara ne vitet '60 -'70 ka nje gershetim te mjeteve te reja te te shprehurit me menyren tradicionale te te veshtruarit te jetes dhe te historise.

Poezi e qarte, pa ekuivoke

Poezia e Kadarese, ndryshe prej prozes se tij, eshte pergjithesisht e qarte, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse perhere optimiste. Ajo, ne kritiken zyrtare, eshte pritur si pasurim problematik i poezise shqipe, vecanerisht me temen e qendreses shumeshekullore te popullit shqiptar ne rrugen e tij te gjate te historise. Poezia e tij eshte poezi e sfidave te medha shqiptare. Ajo eshte e pershkuar nga qendrimi hyjnizues ndaj historise kombetare, ndaj lavdise se tyre, ndaj tokes se te pareve, ndaj gjuhes shqipe.

Qendresa hyn ne poezine e Kadarese qysh prej koherave antike, deri ne periudhat me te aferta te historise. Vecmas ajo lidhet me "motin e madh", te epokes se Gjergj Kastriotit. Por Kadare hyjnizoi nje periudhe me te hershme se kjo, qe ishte mitizuar me heret prej Rilindjes Kombetare: periudhen e humanizmit evropian (sic mendon shkenca e historise, kjo periudhe e gjeti Shqiperine ne te njejten shkalle zhvillimi me anen tjeter te Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe ne njeriun dhe qyteterimin shqiptar. Poema epiko-lirike shqipe arriti nje nivel te larte afirmimi me vepra te tilla te I. Kadarese, si "Perse mendohen keto male" dhe "Shqiponjat fluturojne lart", pastaj me "Shekulli i 20-te", "Poeme e blinduar", "Shqiperia dhe tri Romat" e vepra te tjera.

Edhe abstraksion

Poezia e Kadarese eshte e prirur drejt sintetizmit dhe bstraksionit. Ne kete cilesi poezia e Kadarese te sjell ndermend vjersherimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet ne mungesen e cfaredo subjekti apo elementi te subjektit. Poemat e Kadarese, pergjithesisht poezia e tij, jane art mendimi, pa elemente te rrefimit (narracionit). Si te tilla, si poema mendimi, ato ofrojne shumesi leximesh, ne kohe dhe ne mjedise te ndryshme. Gjithashtu poezia intime e Kadarese pershkruhet nga malli per qytetin e lindjes, per njerezit qe lane gjurme ne femijerine e tij, per atdheun kur ndodhet larg tij, per kohen studentore, vajzat dhe rruget e Moskes kur eshte ne atdhč dhe mbi te gjitha, per vajzen qe le gjurme ne shpirtin e tij, por qe pergjithesisht ndodhet
larg.

Protagonist dhe ne jeten politike

Eshte fakt qe Kadare ka qene dhe eshte protagonist i jetes politike dhe i mendimit te vendit qysh prej viteve '60. Edhe pse ne fund te vitit 1990, Kadare u largua se bashku me familjen ne Paris, ai mbajti lidhje me Shqiperine. Ai eshte nje nga personalitetet me te shquara te kultures shqiptare, ambasador i saj ne bote, eshte shkrimtari qe i ktheu mitet legjendare ne realitet, shkrimtari qe beri histori prej prehistorise; pa rene ne kunderthenie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht ne menyre te perkore dhe per kohen absolute. Ne Shqiperine e ndodhur ne udhekryq vepra e Kadarese ka qene dhe mbetet nje shprese apo nje ogur i bardhe per te. Ismail Kadare eshte autor i shume veprave ne poezi e proze, laureat i shume cmimeve kombetare, kandidat i cmimit Nobel per shume vite me radhe, anetar i Akademise se Shkencave te Shqiperise dhe Anetar i Akademise Franceze te Shkencave Morale.

Vepra te Kadarese:

Frymezime djaloshare - 1954
Shekulli im - (1961)
Gjenerali i ushtrise se vdekur - roman- 1963
Perse mendohen keto male - 1964
Dasma - 1968
Motive me diell - (1968)
Keshtjella - roman - 1970
Kronike ne gur - roman - 1971
Koha (1976)
Dimri i madh - roman - 1977
Ura me tri harqe - 1978
Prilli i thyer - 1980
Gjakftohtesia - permbledhje novelash - 1980
Koha e shkrimeve - 1986
Koncert ne fund te dimrit - 1988
Vepra Letrare - 1981-1989
Dosja H - 1990
Piramida - 1992
Shqiperi - 1995
Pallati i endrrave - 1996
Dialog me Alain Bosquet - 1996
Spiritus - roman- 1996
Kusheriri i engjejve - ese- 1997
Poezi - 1997
Kombi shqiptar ne prag te mijevjecarit te trete - ese- 1998
Tri kenge zie per Kosoven - triptik - 1998
Ikja e shtergut - tregim - 1999
Qorrfermani - roman - 1999
Vjedhja e gjumit mbreteror - tregime - 1999
Ra ky mort e u pame - ditar per Kosoven, artikuj, letra - 2000
Kohe barbare (Nga Shqiperia ne Kosove) - biseda - 2000
Breznite e Hankonateve - 2000
Bisede permes hekurash - 2000
Elegji per Kosoven - 2000
Lulet e ftohta te marsit - roman - 2000
Unaza ne kthetra - 2001
Eskili, ky humbes i madh - 2001 (ribotim)
Qyteti pa reklama - roman - 2001
Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002
Pasardhesi - roman - 2004
Identiteti evropian i shqiptareve - 2006
Hamleti, princi i veshtire - Sprove – 2006

Koha Jone
29 Janar 2008
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-08, 00:01   #5
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kadare ,- Kandidati per ēmimin Nobel ne letersi

Kadare, kandidat pėr ēmimin "Independent Foreign Fiction Prize"

"Vajza e Agamemnonit" me autor Ismail Kadare ėshtė paraqitur nė mesin e 19 veprave tjera tė shkruara nė gjuhė tė ndryshme tė botės, qė po konkurojnė pėr "Independent Foreign Fiction Prize"

Ismail Kadare tėrheq sėrish vėmendjen botėrore dhe kėsaj radhe ka "qėlluar" vetėm 24 orė pas ditėlindjes sė tij. Emri i shkrimtarit shqiptar ėshtė shėnuar nė listėn e tė nominuarve pėr ēmimin "Independent Foreign Fiction Prize".
Ky titull ėshtė pėr tė mbėshtetur botuesit anglezė pėr tė pėrkthyer dhe botuar sa mė shumė letėrsi tė re artistike, sigurisht duke pėrzgjedhur mė tė mirėt. Lajmi ėshtė dhėnė dje nga mediat angleze, ku thuhet se "Vajza e Agamemnonit" me autor Ismail Kadare ėshtė paraqitur nė mesin e 19 veprave tjera tė shkruara nė gjuhė tė ndryshme tė
botės. Tė gjitha kėto vepra janė tė pėrkthyera nė gjuhėn angleze.


Kadare, kandidati mė i mundshėm pėr tė fituar.

Ismail Kadare jo vetėm qė ėshtė kandidat pėr "Independent Foreign Fiction Prize", por edhe po pėrflitet si njė prej fituesve tė mundshėm tė kėtij ēmimi, i cili sponsorizohet nga Arts Council England.
Gazeta "The Guardian", ka theksuar se:”Fituesi i parė i "Man Booker International Prize", Ismail Kadare, ėshtė paraqitur pėr herė tė dytė me radhė me nominimin pėr pėrkthimin e pėrmbledhjes sė tij me tregime "Vajza e Agamemnonit", e cila ishte "kontrabanduar" jashtė Shqipėrisė nė vitet e tetėdhjetė, para se tė botohej nė frėngjisht; pasi Kadare e mori dorėshkrimin e tij nė Paris. Pėrmbledhja ėshtė pėrzgjedhur pėr ēmimin e kėtij viti, pasi shtėpia botuese 'Canongate' e botoi vitin e kaluar nė versionin anglez tė pėrkthyer nga David Bellos”.
Tė tjera kandidatura midis nominimeve tjera tė rėndėsishme nė listėn e dominuar nga shtėpitė e vogla botuese pėrfshihen edhe bestselleri arab "The Yacoubian Building", i shkrimtares Alaa al Aswany, pastaj tregimi brutal mbi xhelozinė "The Moon Opera" i autorit Bi Feiyu dhe libri i pėrkthyer nga holandishtja nga vetė autori, "Omega Minor" i Paul Verhaeghen. Vendimi i Verhaeghen pėr tė pėrkthyer veprėn e tij, nė rast se fiton, do t'i paguhet mirė, pasi dhjetė mijė funtat e ēmimit zakonisht ndahen pėrgjysmė midis autorit dhe pėrkthyesit, ndonėse juria duhet tė mendojė dy here para se t'ia ndajė ēmimin. Autori, i cili tani jeton nė SHBA, e kishte refuzuar nė vitin 2006 shpėrblimin "Flemish Culture Award" pas llogaritjeve se pesė mijė dollarė do tė derdhen nė thesarin amerikan dhe do tė pėrdoren pėr tė mbėshtetur luftėn nė Irak.

Fituesi, mė 8 maj nė Londėr

Drejtoresha e 'Arts Council England' qė sponsorizon konkursin, 'Antonia Byatt' thotė se: "Lista e gjerė e kėtij viti ėshtė njė demonstrim fantastic i njė renditjeje tė pasur dhe cilėsisė sė fiksionit tė pėrkthyer qė botohet sot nė Britani. Ėshtė e mrekullueshme tė shohėsh kaq shumė gjuhė qė pėrfaqėsojnė vende tė ndryshme tė botės: njė festė pėr lexuesit dhe sfidė pėr jurinė".
Paneli i jurisė pėrbėhet nga redaktori letrar I gazetės Independent, Boyd Tonkin, shkrimtarja dhe mėsuesja Abdulrazak Gurnah, redaktorja letrare e gazetės Le Monde, Florence Noiville dhe zyrtarja pėr letėrsi nė Arts Council, Kate Griffin.
Fituesi do tė bėhet i ditur me tetė maj nė njė ceremoni nė Londėr.

Londra, kryeqyteti me fat i Kadaresė

Ismail Kadare ėshtė vlerėsuar 3 vjet mė parė me ēmimin prestigjoz "Man Booker International Prize 2005". Mes 18 shkrimtarėve mė nė zė tė botės, si Gabriel Garcia Marquez, Milan Kundera, Gunter Grass, etj, ai u zgjodh nga si mė I miri i kėsaj gare letrare tė pėrvitshme.
Jurisė sė konkursit, ndėr shumė vepra tė autorit I kanė bėrė pėrshtypje novelat "Prilli i thyer" dhe kryevepra e tij "Gjenerali i Ushtrisė sė vdekur". "Man Booker International Prize", ėshtė njė ēmim i themeluar nė botėn anglofone nga shoqata e shkrimtareve britanikė, irlandezė dhe e vendeve tė Kommonwealthit qė prej vitit 1969. Por nė vitin 2002 nga "Booker Prize", ai mori emėrtimin "Man Booker International Prize" dhe i ndahet njė elite tė zgjedhur shkrimtarėsh nga e gjithė bota, vepra e tė cilėve ėshtė e shkruar ose e pėrkthyer nė gjuhen angleze.


__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:04.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.