Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Tė ndryshme > Moda & Estetika
Emri
Fjalėkalimi
Moda & Estetika Bukuria dhe estetika, veshjet, modelet mė tė reja shqiptare e botėrore.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-03-08, 14:39   #1
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Edhe flokėt plaken!

Edhe flokėt plaken ...

Me kalimin e moshės, flokėve nuk iu ndryshon vetėm ngjyra. Bėhen mė tė hollė, humbasin butėsinė dhe elasticitetin, prandaj lind nevoja tė kurohen. Ja disa kura sipas problemeve qė shfaqen





Hollohen sepse u mungojnė hormonet
Pas tė dyzetave, para menopauzės, trupi prodhon mė pak estrogjen, hormonin qė ka njė efekt pozitiv mbi ciklin jetėsor tė flokėve. Kur zvogėlohet sasia e estrogjenit, rritet niveli i njė enzime qė ėshtė pėrgjegjėse pėr rrallimin e sasisė sė fijeve tė flokėve, si edhe pėr rėnien e tyre. Ende nuk ėshtė zbuluar ndonjė metodė e pėrshtatshme pėr tė kompensuar rėnien fizike tė flokėve. Atėherė janė shumė tė nevojshėm flakonėt riforcues, qė janė me pėrbėrje amineksili. Ky ėshtė njė pėrbėrės mjaft aktiv, qė pėrmirėson ndjeshėm fiksimin e rrėnjės sė flokut nė skalpin e kokės. Gjithashtu, duhen pėrdorur ushqyes, si: metiotina, cistina dhe tirozina, enzima tė cilat e luftojnė veprimin e enzimės “armike”. Madje, kėto substanca ndihmojnė sidomos qė tė mos dobėsohen fibrat e flokėve.
Nėse rėnia ėshtė nė pėrmasa tė mėdha, qė bėn tė duken tė zbrazėta pjesė tė ndryshme tė kokės, atėherė ėshtė e nevojshme tė kėrkohet ndihma e njė dermatologu, si dhe tė ndiqen kura mė tė specializuara.

Zhvillohen pore kur humbet Keratina
Problemi i rėnies sė flokėve ėshtė i njėjtė me atė tė plakjes sė lėkurės. Me kalimin e kohės, reduktohen substancat e organizmit, qė shėrbejnė si izolues pėr qelizat epidermike. Si rezultat, poret e tyre bėhen mė tė dukshme. Nė rastin e flokut, ajo qė reduktohet ėshtė sasia e keratinės dhe kolagjenit. Shtresat qė i veshin kėto qeliza epidermike humbasin kompaktėsinė. Pėr kėtė arsye, qelizat epidermike janė tė pambrojtura nga veprimi i agjentėve tė jashtėm dhe i rrezeve ultravjollcė. Pėr tė mbrojtur flokėt ėshtė e nevojshme qė shampot normale tė zėvendėsohen me produkte tė pasura me filtra UV dhe njė herė nė dy javė duhet tė pėrdoret njė maskė me vajra, sigurisht me bazė bimore. Meqė nė kėtė fazė poret e flokėve janė mė tė hapura, nuk do jetė aspak e vėshtirė qė ta absorbojnė mė mirė vajin, duke shtuar nė kėtė mėnyrė hidratimin dhe kompaktėsinė e tyre.

Humbasin shkėlqimin kur nuk reflektojnė mirė dritėn
Guanina qė i mbėshtjell flokėt pėrbėhet nga shumė shkallėzime tė mbivendosura. Kur niveli i ujit nė brendėsi tė indeve fibrorė nuk ėshtė i mjaftueshėm, atėherė drita qė bie mbi to nuk reflektohet mirė. Pėr tė shpėtuar flokėt pa shkėlqim nuk mjafton vetėm tė ndryshohet lyerja apo t’i nėnshtrohesh goditjeve me rreze diellore. Duhen zgjedhur produkte qė pėrmbajnė vitamina apo edhe aminoacide, qė forcojnė rrėnjėn e flokėve. Ndėrsa, pėr tė ruajtur shkėlqimin e flokėve, duhen zgjedhur produkte me bazė silikoni.

Bėhen shpejt pis, sepse thithin smogun
Kur poret e flokėve janė tė mėdha, ato rėndohen, sepse smogu dhe pisllėku, nė vend qė tė largohen, penetrojnė deri nė rrėnjė. Nė kėtė rast ėshtė e domosdoshme tė pėrdoret njė shampo delikate, e cila pėrbėhet nga sasi minimale agjentėsh pėrgjegjės pėr prodhimin e shkumės. Kėshtu, do tė jetė e mundur qė t’i lani ēdo ditė flokėt tuaj. Sugjerohen shampot, formulat e tė cilave janė tė pasuruara me alga tė kuqe, pasi ato pastrojnė nė brendėsi, por me delikatesė.

Kėputen shpejt kur pėrmbajnė pak ujė
Merrni njė fije floku qė ju ka rėnė nė jastėk apo dhe nė kėmishė dhe shikoni me kujdes nėse ajo ėshtė me nyjė. Nėse jo, atėherė fija e flokut ėshtė kėputur. Edhe nė kėtė rast, shkaku ėshtė mungesa e dehidratimit. Flokėt jo vetėm qė dobėsohen, por duken mė tė ashpėr dhe tė pakrehur. Gjėja e parė qė duhet bėrė ėshtė pėrdorimi i njė shampoje zbutėse, qė pėrmban vitaminėn B5.
Njė herė nė javė duhet bėrė njė masazh i flokėve tė lagura me vajra me pėrmbajtje misri ose ulliri, qė duhet mbajtur pėr rreth 15 minuta. Kjo lloj maske shėrben pėr t’u rikthyer flokėve butėsinė dhe elasticitetin.

Nuk e mbajnė gjatė krehjen, sepse janė tė elektrizuar
Ėshtė normale nėse, pas tė pesėdhjetave, edhe flokėt tė bėhen mė tė pabindur. Struktura e tyre kimike ka ndryshuar. Pėr kėtė arsye, shpesh, flokėt janė tė elektrizuar dhe tė shpupurisur. Ka vetėm njė mėnyrė qė t’i bindim flokėt rebelė: ato duhet tė krihen gjatė tharjes; kėshtu do tė fiksohen mė mirė. Do tė ishte e kėshillueshme qė tė pėrdoret edhe llaku nė momentin kur kriheni. Gjithashtu, kėshillohet qė njė herė nė muaj t’i kėrkonit parukieres tuaj t’ju bėjė njė maskė me kolagjen, sepse kjo substancė i rikthen elasticitetin flokut. Nėse doni tė dilni, por flokėt nuk i keni tė larė, atėherė pėrfitoni nga njė banjė nė vaskė. Mbėshtillini flokėt me bigudi gjigande, futuni nė vaskė dhe relaksohuni. Do tė jenė avujt e ngrohtė ata qė do tė kujdesen pėr tė fiksuar krehjen.

Revista “JETA” kėshillon:
Nėse dėshiron tė kesh flokė tė derdhur dhe tė bukur, kėrkojini parukierit tuaj t’ju bėjė njė krehje tė ērregullt dhe asimetrike. Pėr lyerjen do ishte e kėshillueshme tė pėrdornit njė ngjyrė tė theksuar dhe me shumė shkėlqim. Evitoni lyerjet me ngjyra tė zbehta, pasi reduktojnė shumė volumin e krehjes suaj.


__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga rilinda : 02-03-08 nė 14:53 Arsyeja: shkronjat
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:47.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.