Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 07-04-08, 13:31   #1
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim [ Sami FRASHĖRI pėr qytetėt Shqiptare ]

Sami Frashėri pėr qytetet shqiptare



Nė veprėn e tij "Viset shqiptare nė Kamus Al Alam" Sami Frashėri shkruan gjendjen e qyteteve shqiptare nė shekullin XIX.

Ja disa pjesė tė shkėputura nga vepra "Viset shqiptare nė Kamus Al Alam" tė Sami Frashėrit.


Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 07-04-08, 13:33   #2
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: [ Sami FRASHĖRI pėr qytetėt Shqiptare ]

Berati



Qytet, qendėr sanxhaku nė mes tė Shqipėrisė e varur nga vilajeti i Janinės, 145 km nė veriperėndim tė saj, 185 km nė jug tė Shkodrės dhe 50 km nė lindje tė bregdetit tė Adriatikut, buzė njė lumi, me tė njėjtin emėr, qė derdhet nė Devoll, rrėzė malit, nė gjerėsinė veriore 40 4′30″ dhe nė gjatėsinė lindore 17 36′27″. Ka 10 000 frymė, pjesa mė e madhe e tė cilėve ėshtė myslimane. Ka 10 xhami tė vogla pa minare, 1 medrese me 15 dhoma pėrreth, 1 shkollė plotore, disa fillore, shuam teqe, 600 dyqane, 1hamma dhe 1 bezistan. Nė majė tė kodrės qė ngrihet nė anėn e sipėrm tė qytetit ėshtė njė kala e vjetėr shumė e rėndėsishme. Megjithėse klima ėshtė pak e rėndė, vreshtat dhe kopshtet janė tė shumta. Ėshtė njė vend me tregti tė zhvilluar dhe tregu ka shumė lėvizje. Nė lindje tė qytetit shtrihet njė mal i lartė, i veēuar dhe me formė tė ēuditshme, i emėruar Tomori, nga brendia e tė cilit herė pas here ndihet njė ushtimė e ngjashme me gjėmimin e topit, e cila nga populli njihet si shenjė pėr njė ngjarje tė jashtėzakonshme.
Qyteti i Beratit gjatė sundimit bullgar u quajt Beligrad. Bejlerėt e Beratit janė pasardhės tė fisit tė vezir Omer Pashė Tepelenės. Xhamia mė e madhe ajo e ndėrtuar nga sulltani Bajaziti II. Edhe me emrin e Omer Pashė Vrionit ėshtė njė xhami.
Kazaja e Beratit ėshtė e madhe, pėrbėhet nga katėr nahije dhe 347 fshatra, pėrfshin edhe pjesėn mė tė madhe tė fushės sė gjerė tė quajtur Myzeqe. Megjithėse toka ėshtė prodhuese, dimrit shumicėn e fushės e mbulon uji, ndėrsa nė verė ujėrat e ndenjura e prishin klimėn. Meqė nuk janė bėrė punimet e duhura pėr tė rregulluar shtratin dhe grykėn e lumit, toka nuk shfrytėzohet si duhet. Megjithatė, jep prodhime tė mira si misėr, grurė elb, tėrshėrė dhe drithėra tė tjera, si dhe rrush e lloje tė tjera pemėsh e duhan. Edhe drurėt u ullirit janė tė shumtė . Teprica e prodhimeve tė kazasė eksportohet nga porti i Semanit nė Trieste dhe Itali. Ka me shumicė bagėti, dhen dhi. Nė fushėn e Myzeqesė rritet njė lloj kali i vogėl, por shumė i fortė . Popullsia e kazasė ėshtė 40 000 frymė, mė shumė se dy e treta e saj janė mysliman dhe shqiptar. Megjithėse shumica e tė krishterėve janė vlleh, edhe kėta janė shqiptarizuar dhe flasin gjuhėn shqipe. Nė tėrė kazanė ka 22 xhami, 25 shkolla fillore, 2 punishte lėkure, 88 mullinj dhe 8 ura. Nė kazanė e Beratit punohen artikuj prej leshi, si qilima tė trashė , culla ēorape etj Sanxhaku i Beratit. Ėshtė njė nga katėr sanxhakėt qė pėrbėjnė vilajetin ė Janinės, shtrihet nė pjesėn veriore tė tij. Pėrbėhet nga njė pjesė e Shqipėrisė sė Mesme dhe nga pjesa veriperėndimore e Toskėrisė. Nė jug kufizohet me sanxhakun e Gjirokastrės, nga Perėndimi me detin Adriatik, nga veriu me sanxhakun e Durrėsit tė vilajetit tė Shkodrės dhe me sanxhakun e Elbasanit tė vilajetit tė Manastirit, ndėrsa nga Lindja kufizohet me sanxhakun e Korēės nė vilajetit tė Manastirit...
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-04-08, 13:37   #3
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: [ Sami FRASHĖRI pėr qytetėt Shqiptare ]

Elbasani





Qytet nė Shqipėri, nė pjesėn e saj tė mesme, i cili ndan Gegėrinė nga Toskėria. Shtrihet nė anėn e djathtė tė lumit Shkumbin, domethėnė nė veri, nė njė luginė dhe fushė tė bukur dhe pjellore. Ka 20 000 frymė, nga tė cilėt rreth 35000 janė tė krishterė dhe tė tjerėt musliamn. Mbi lumin Shkumbin ka njė urė tė bukur dhe tė fortė. Kėtu prodhohen tyta pushkėsh shumė tė pėlqyera nga shqiptarėt. Ėshtė njė qytet me tregti tė zhvilluar, sidomos pėr artikuj e leshit, tė lėkurės dhe tė dyllit. Nė kohėn e romakėve andej kalonte rruga Ignatius, me lėvizje tė madhe, midis Durrėsit dhe Selanikut. Meqė andej do tė kaloj edhe njė hekurudhe, qė mendohet tė ndėrtohet, kjo do tė ja riste rėndėsinė nė tregti.
Nuk dihet se kur dhe kush e ndėrtoi kėtė qytet por mendohet tė jetė vet Albanopolisi, i pėrmendur nga Plotemeu dhe nė veprat e gjeografėve tė tjerė tė vjetėr. I pėrket vilajetit tė Manastiri dhe deri vonė ka qenė qendėr kazaje e pėrfshirė nė sanxhakun e Dibrės, por kohėt e fundit, pėr nga rėndėsia e pozicionit, ėshtė bėrė qendėr e sanxhakut.
Sanxhaku i Elbasanit pėrbėhet nga vet Elbasani dhe dy kazatė: tė Gramshit dhe tė Peqinit, dhe ka gjithsej 312 fshatra. Toka ėshtė malore, por lugina e Shkunbinit ėshtė shumė pjellore. Prodhohen ullinj, rrush, drithėra tė ndryshme, kurse orizi prodhohet shumė nė kazanė e Peqinit. Nė maje ka pyje mė drurė lisi e tė tjerė
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-04-08, 13:39   #4
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: [ Sami FRASHĖRI pėr qytetėt Shqiptare ]

Gjakova



Qytet, qendėr kazaje nė sanxhakun e Pejės tė vilajetit tė Kosovės. Gjendet 35 km nė juglindje tė Pejės dhe 30 km nė veriperėndim tė Prizrenit, nė fund tė njė fushe tė rrethuar me male, pranė lumit tė Rekės, qė derdhet nė Drinin e Bardhė. Ka popullsi me 17 000 frymė plotore dhe disa shkolla fillore, 1 bibliotekė rreth 1.000 dyqane dhe godina, si hane, hamame. Banorėt janė tė dėgjuar pėr natyrėn e ashpėr tė tyre dhe pėr fanatizmin nė ruajtjen e zakoneve tė vjetra e, krahas kėsaj, kanė prirje pėr tregti dhe zeje. Punojnė rroba kombėtare, gajtanė, ibėrshim, saftjan, kėpucė etj
Kazaja e Gjakovės pėrfshin 149 fshatra, shumicė e cilave nė Malėsi; populli ėshtė trim dhe i armatosur. Megjithėse numri i popullsisė ende nuk dihet saktė, mendohet tė jenė 25 000 frymė. Po tė mbahet parasysh se brenda nė njė kulm nuk ėshtė rrallė qė tė gjenden edhe 40 -50 veta tė afėrt pėr tė mbrojtur pushkė, sasia e popullsisė sė kazasė duhet tė jetė mė e madhe. Vetėm 1/5 ose1/6 e popullsisė janė tė krishterė, katolik ose ortodoks, kurset tjerėt janė musliamn. Nga ky qytet kanė dalė nė ēdo periudhė dijetar dhe myderrizė tė shquar. Shumė nga ata vijnė nė Stamboll pėr plotėsimin e mėsimeve.
Kėtu ka fusha dhe lugina pjellore, ku prodhohet grurė, elb, tėrshėrė, thekėr, misėr, fasule, si dhe lloje ndryshme pemėsh, perimesh. Nė malet e saj ka shumė kullota, ku mbahen mjaft dhen, dhi dhe bagėti tė tjera

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Preshevar : 07-04-08 nė 13:40
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-04-08, 13:42   #5
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: [ Sami FRASHĖRI pėr qytetėt Shqiptare ]

Mitrovica



Qendėr kazaje na sanxhakun e Prishtinės, tė vilajetit tė Kosovės, 38 km nė veriperėndim tė Prishtinės, sė anėn e djathtė tė lumit Ibar, mbi lumin e vogėl Sitnica, qė derdhet nė tė. Ka rreth 5 000 frymė, 3 xhami, 1 tjetėr mė e vogėl, shkollė plotore dhe shkollė fillore. Mbi qytetin gjendet rrėnoja e njė kėshtjelle tė shkatėrruar. Sot hekurudhat qė zgjatet nga Selaniku nė drejtim tė Bosnjės, mbaron nė kėtė qytet. Kazaja e Mitrovicės gjendet nė skajin perėndimor tė sanxhakut tė Prishtinės. Kufizohet nga jugu me kazanė e Vushtrrisė, nė anėn veriperėndimore mė sanxhakun e Novipazarit nga boshnjakėt dhe shqiptarėt, shumica e tė cilėve mysliman. Toka, nė pėrgjithėsi, ėshtė malore, por ka edhe lugina e fusha pjellore. Ka shumė pyje dhe nga drurėt e lisit e tė pishės priten shtylla dhe lėndė druri. Prodhime bujqėsore janė drithėrat e ndryshme dhe shumė lloje perimesh e pemėsh. Nxirren edhe gurė shumė tė mirė pėr mullinj, madje eksportohen edhe nė vende tė afėrta. Ka edhe shumė bagėti. Tri orė larg qendrės sė kazasė gjenden llixhat, me emrin Banjska, tė dobishme kundėr disa sėmundjeve
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-04-08, 13:44   #6
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: [ Sami FRASHĖRI pėr qytetėt Shqiptare ]

Prishtina




Qytet nė anėn verilindore tė Shqipėrisė, qendėr e nja sanxhaku tė vilajetit tė Kosovės. Gjendet 80 km nė veriperėndim tė Shkupit dhe 10 km nė lindje tė hekurudhės sė Selanikut. Ngritet nė rrėze tė disa maleve dhe nė skajin lindor tė fushės sė Kosovės, nė njė vend me pamje tė bukur. Ka 10 638 frymė nga tė cilėt 8165 janė mysliman, kurse tė tjerėt tė kombeve tė ndryshme. Megjithėse nė pėrgjithėsi popullsia ėshtė shqiptare, nė qytet mė tė shumtėn flitet turqisht. Prishtina ka 13 xhami, 5 tė tjera mė tė vogla, 2 medrese, 1 shkollė plotore, 2 shkolla fillore, nja pėr meshkuj enjė pėr femra, disa shkolla fillore turanike, 3 hamame, njė spital ushtarak dhe njė depo (municion)jashtė qytetit, rreth 500 magazina dhe dyqane, 10 hane dhe 2 bujtina. Nga xhamitė, 3 janė tė mėdha, prej tė cilėve njėra ėshtė filluar nga sulltan Murati II dhe u mbarua nga sulltan Mehmeti i II, tjetra u ndėrtua nga sulltan Mehmeti II, ndėrsa tė tjetrėn e ndėrtoi Jashar Pasha nga parėsia vendėse. Nė Prishtinė punonte njė lloj sapuni shumė i pėlqyer. Ky qytet, duke qenė qendėr e kazasė, mė vonė u bė qendėr e vilajetit tė Kosovės dhe, pas transferimit qė qendrės sė vilajetit nė Shkup, ka mbetur qendėr sanxhaku. Gjysėm ore larg Prishtinė gjendet vendi ku u vra Sulltan Mehmeti II dhe ka njė tyrbe tė pėrsosur dhe tė bukur. Kazaja e Prishtinės ėshtė njė nga gjashtė sanxhakėt qė formojnė vilajetin e Kosovės. Kufizohet nga jugu me sanxhakun e Shkupit, nga lindja dhe verilindja me Serbinė, nga veriperėndimi me Novipazarin dhe nga jugperėndimi me sanxhakun e Prizrenit, qė varet nga vilajeti i Manastir. Gjatėsia e sanxhakut nga juglindja nė drejtim tė veriperėndimit ėshtė 120 km dhe gjerėsia mesatare 65 km. Toka nėpėr gjithėsi ėshtė lartė dhe sikundėr ashtu se nė lindje dhe verilindje shtrihet rrėzat e maleve, qė ndajnė kufirin me Serbinė nė lindje dhe verilindje, edhe nė anėn jugperėndimore zgjatet vargmali i Sharit. Midis kėtyre dy palė maleve, formohet gryka e Kaēanikut, qė hap rrugė lumit Lepenka. Edhe nė anėn veriperėndimore gjenden disa male. Midis tyre Fusha e Kosovės, qė pėrbėn pjesėn mė tė madhe tė tokave tė sanxhakut,shtrihet nė njė rrafshnaltė, me disa kodra tė vogla e tė valėzuar dhe,megjithėse fuqia e saj prodhuese ėshtė e pashembullt, pak toka punohet...
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-04-08, 13:46   #7
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: [ Sami FRASHĖRI pėr qytetėt Shqiptare ]

Prizreni




Njė nga qytetet mė tė mėdha tė Shqipėrisė, qendėr e njė sanxhaku qė bėn pjesė nė vilajetin e Kosovės. Gjendet nė rrėzėn veriperėndimore tė malit Sharr dhe buzė njė lumi tė vogėl, tė quajtur Bistrica, 55 km veriperėndim tė Shkupit, qė ėshtė qendra e vilajetit, 140 km nė veriperėndim tė Manastirit dhe 125 km nė lindje tė Shkodrės. Ėshtė njė qytet i bukur me 38 000 frymė, me disa medrese, me Pazar tė madh, 24 xhami, njė shkollė plotore. Pėrmbi qytet gjendet njė kala e fortė, njė pallat i vjetėr pėr tė banuar nėpunėsit e qeverisė. Ka shumė ujė rrjedhėse, disa ura 1000 dyqane, shumė punishte pėr pėrpunimin e armėve,gėrshėrėve, thikave dhe veglave tė tjera prej ēeliku, si edhe punishte pėr pėrpunimin e argjendit. Ka, gjithashtu disa punishte lėkure dhe tregti tė madhe. Krejt popullsia ėshtė shqiptar dhe shumica mysliman, pjesa tjetėr janė ortodoks dhe katolikė. Ka edhe pak vlleh dhe sllavė.
Banorėt merren me tregti dhe zejtari, ata janė shumė tė paduruar dhe pashtruar. Para turqve, Prizreni ka qenė pushtuar nga serbėt, tė cilėt pėr disa kohė e kishin kryeqytet. U pushtua nga sulltan Mehmeti i II. Meqenėse ėshtė qendėr e pjesės lindore tė Greqisė, prej kohėsh disa herė ka qenė qendėr vilajeti dhe kohėt e fundit i ėshtė bashkuar vilajetit tė Kosovės
Sanxhaku i Prizrenit ėshtė njė nga gjashtė sanxhakėt qė formojnė vilajetin Kosovės dhe gjendet nė anėn perėndimore tė saj. Ky sanxhak mė parė pėrfshinte edhe Gjakovėn e Pejėn dhe shtrihej deri nė kufirin me Malin e Zi. Sot ėshtė njė sanxhak i vogėl, i pėrbėrė nga vetė Prizreni dhe nga kazatė e Lumės dhe Tetovės. Pėrfshin 400 fshatra dhe ka 260 000 frymė. Pėrveē pak tė krishterėve, qė jetojnė nė qytetin e Prizrenit, krejt popullsia e sanxhakut janė musliaman dhe shqiptarė. Banorėt e qytetit tė Prizrenit flasin shqip e turqisht. Sanxhaku gjendet nė dy anėt e malit tė Sharit. Toka e anės perėndimore, megjithėse punohet shumė, nuk ėshtė aq prodhuese, kurse ana lindore dhe nė veri tė Sharit ėshtė shumė pjellore. Prodhohen shumė drithėrat e ndryshme, rrushi dhe pemė tė tjera shumė tė mira. Sidomos janė tė dėgjuar mollėt, dardhat, kumbullat, pjeshkėt, et. Nė Stamboll shiten mollė tė quajtura me emrin "mollė shqiptare" qė sillen kėtu nga Prizreni dhe Tetova. Prodhohet edhe verė e mirė. Ka shumė pyje dhe kullota, prandaj popullsia rrit shumė dhen e dhi, si dhe bagėti tė tjera. Kėtu ka shumė drurė mani dhe prodhohen me shumicė fshikėza mėndafshi, nga tė cilat bėhet mėndafshi nė Prizren. Kazaja e Prizrenit pėrbėhet nga qyteti dhe 190 fshatrat, qė gjenden nė toka tė sheshta nė anėn veriperėndimore, duke pėrfshirė edhe krahinėn e Rahovecit. Toka ėshtė prodhuese dhe janė tė dėgjuara sidomos mollėt e saj.



burimi : www.mesazhi.com



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Preshevar : 07-04-08 nė 13:46
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:19.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.