Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Poezia
Emri
Fjalėkalimi
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 20-05-08, 19:24   #1
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim Antihumor.

Letra e papostuar!

1.
Biri im per ty po vuaj
Ndaj nje leter po te shkruaj
Ke aq kohe ke ikur larg
Me ke lene mbytur ne vaj.

2.
Diellin shoh kur perendon
Ty te pres lart ne ballkon
Ah them, shkoi dhe nje dite
Nuk po mundem dot me prite

3.
Nje dite shkoi perplot dhimbje
Me nje pjese te jetes sime
Tashme nga jeta fshihet nje dite
Ne koken e bardhe shtohet nje thinje.

4.
Nje thinje ne dite ma shton pleqeria
E dy te tjera semundja, vetmia…
Nje brenge te madhe ne dite ma shton malli
Qe kaq larg me ike, u ndame per se gjalli.

5.
Lart permbi ballkon mesnata me gjen
Nje kotje e shkurter nenen e genjen
Me thote u lodhe,ndaj shtrihu pak ne shtrat
Ketu eshte ballkoni, neser do gdhije prap.

6.
Kur shtrihem ne shtrat tere trupi me dhemb
Ndjehem aq e lodhur si ndjej duar, kembe…
Ndoshta trupi nenes eshte kredhur ne shtrat
Por mendja e zemra, tek ti me rrine,larg…

7.
Gezimi e gjumi larg jane arratisur
Qe diten kur djali prej shtepise ka ikur
Mundohem te fle por gjumi s'me merr
Ne krevat vervitem, ty te pres ne dere.

8.
Qe kur je larguar te zeza kam veshur
Syri vec ka qare, buza kurre s'ka qeshur
Ah te drejte ka buza e si te qeshe valle?
Kur gjak pikon zemra, s'di ku ta derdhe malle.

9.
Ah gjumi s'me merr, vertitem ne shtrat
Yjeve ju flas dhe henes se bardhe
Eshte therrmuar zemra,ndare njeqind cope
E vetme kam mbetur, s'kam te tjere shoke.

10.
Ah nuk kam gjume jo, e ne shtrat perdridhem
Henen bej te qaje, kur ne trishtim kridhem
Tere naten me yjet e henen derdh lot
Hallin ju a tregoj, por s'me ndihmojne dot.

11.
O yll i shenderitshem, o ti hene e bardhe
Birin tim te vetem mos e shihni valle?
Ju lutem tregomeni tani e ku ndodhet
Shtrat a ka ku fle, ka me cfare mbulohet?

12.
Nese nuk e shihni dilni e kerkoni
Kur ta keni gjetur te fala mi coni
Thoni te do nena, malli e ka marre
Me ty do te rrije e nuk do dollare.

13.
Thoni te do shume, ti je me i miri
Sa ti s'vlen dollari madje as floriri
Te kthehet i thoni plot mall po e pres
Drejt ne sy ta shoh e me pas te vdes.

14.
I thoni se nenes tek ti i rri mendja
Dhe kur e merr gjumi, ti i del ne endrra.
Por ajo eshte enderr me sy s'te ka pare
Te gezon nje cast, por nuk ta heq malle.

15.
Kjo enderr e shkurter qe zgjat nje sekond
Ne vend te heqe malle me shume ta shton
Ah te ben te digjesh, ndoshta s'me ze bese
Por do ta provosh, kur te kesh djale vete.

16.
Tere naten e gjate keshtu e kaloj
Me henen e bardhe qaj e bisedoj
Por kur vjen agimi hena dot s'duron
E perfshin trishtimi iken, perendon…



17.
Une serish e vetme, lotet si ndaloj
Shfletoj tere albumet ty te te shikoj
Nje foto kartoni shrengoj si e marre
Me ka djegur malli dot se shuaj zjarre.

18.
Serish behet dite, mbi ballkon te pres
Shikimin nga rruga shpesh here e tres
Por ne rruge shikohen vetem pleqte, te ngahtit…
Kane mbetur vetmuar, ne meshire te fatit.

19.
Enderroi nena te te shohe me nuse
Per nje nip,nje mbese, per tu bere gjyshe
Me niper e mbesa te isha rrethuar
E jo keshtu qyqe, qe qan e vetmuar.

20.
Vajza per te cilen, ndjeve dashuri
Tashme eshte martuar, ka edhe femije
Asaj si ve faj, priti kohe te gjate
Por ti nuk u ktheve su bere i gjalle.

21.
Ah o bir i nenes c'te te them me pare
Me keputi malli, syte me digjen zjarr
E si te mos digjen, jam vetem, si qyqe
Nuk kam nip, as mbese as, djale as nuse.

22.
E vetme kam mbetur ndaj dergjem ne lot
Te gjithe me braktisen vec te madhit Zot
Ai eshte I Vetmi qe ma kupton hallin
Me duart lart lutem, nenes ti ktheje djalin.

23.
Kthehu biri im, ne beson nje Zot
Dhe dije se nena pa ty nuk rri dot
Te ka porositur Zot I Madheruar
Nenes ti sherbesh,mos ta lesh vetmuar.

24.
Te ka thene perjete te qendrosh ne nenen
Ta lumturosh duhet, jo t'ja thyesh zemren
Dije kush ja thyen zemren nenes, babes
Nuk ka per tja ndjere as eren parajses.



25.
Ah,sa here ka thene Zot I Madheruar
Kush e gezon nenen me te jam gezuar
Kush e le pasdore, a zemren ja lendon
Nuk merzit vec nenen,Mua me zemeron.

26.
Gezimi i Zotit eshte ne gezim te nenes
Kur ja ndrit fytyren,si fytyre e henes
Kur nenen nderon ashtu sic i ka hije
Zoti ta shtron rrugen me kurore lavdie

27.
Zemerim I Zotit eshte ne lot te prindit
Kur ja nxin fytyren si ngjyre e ullirit
Kur e ben te prese, ja mohon sherbimin
Vete me doren tende e kerkon mallkimin.

28.
Oh, ti je im bir, prandaj nuk te nem
Zemra s'te mallkon prandaj mos u tremb
Cfaredo qe te besh prape je biri im
Ke qene e do mbetesh zjarr i shpirtit tim.

29.
Shkroi nena letren, ne poste e dergoi
Punonjesi i saj, zarfin, s'ja postoi
Skam pare si ky zarf, shih sa shume rendon!
Ska avjon ta marre, ne toke e rrezon.

30.
Nena shkroi letren plot mall e plot lot
Beri ta postoje por s'arriti dot
Prape e mori letren, thelle nje gji e vuri
Per te pritur vjeshten,t'ja jape ndonje pellumbi.


__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 15-06-08, 12:15   #2
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Antihumor.

Pershendetje vella Indrit.

Pas nje kohe te gjate prap erdhe te na freskosh me Poezite e Juaja te mira dhe plotekuptim.

Shpresoj se do postosh edhe me Poezi nga burimi i mrekullueshem i juaji.

I juaji,
Hasani.


__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:44.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.