Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 20-12-08, 12:55   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Shqipėria gjatė regjimit tė princit Vilhelm Vid

Shqipėria gjatė regjimit tė princit Vilhelm Vid
Dihet mirėfilli se Lufta e parė Ballkanike e vitit 1912 solli ndryshime tė mėdha politike nė hapsirat e Gadishullit Ballkanik. Dhe pėr t“i shqyrtuar ndryshimet e bėra nga lufta, e cila ende s“kishte pėrfunduar si dhe pėr tė vendosur njė "rend tė ri drejtėsie dhe paqeje nė kėtė rajon" gjashtė Fuqitė e Mėdha:Anglia, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia, mė 17 dhjetor 1912 nė Londėr organizuan njė Konferencė, nė nivel ambasadorėsh.

Dihet mirėfilli se Lufta e parė Ballkanike e vitit 1912 solli ndryshime tė mėdha politike nė hapsirat e Gadishullit Ballkanik. Dhe pėr t“i shqyrtuar ndryshimet e bėra nga lufta, e cila ende s“kishte pėrfunduar si dhe pėr tė vendosur njė ”rend tė ri drejtėsie dhe paqeje nė kėtė rajon” gjashtė Fuqitė e Mėdha:Anglia, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia, mė 17 dhjetor 1912 nė Londėr organizuan njė Konferencė, nė nivel ambasadorėsh. Lidhur me tė ardhmen e Shqipėrisė Konferenca vendosi qė tė krijohet njė Shqipėri Autonome nėn sovranitetin e Turqisė, pa pėrfillur kėshtu, pėvarėsinė e saj tė shpallur mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė.

Kėsisoj, konferenca nisi shqyrtimin e kufijve tė Shqipėrisė, mė tepėr si pjesė e Turqisė sė mundur nė luftė. Konferenca qė nė seancėn e parė vendosi nė parim, qė Shqipėria autonome tė kufizohej nė veri me Maline Zi e nė jug me Greqinė, ndėrsa mė 25 mars 1913 ajo vendosi kufijtė verilindorė, duke lėnė jashtė, Kosovėn dhe viset tjera, tė cilat kaluan nga pushtimi osman, nė robėrinė serbo-malazeze. Derisa i zhvillonte punimet konferenca, shtetet e “Aleancės Ballkanike”kishin pushtuar me forcė pjesėn mė tė madhe tė tokave shqiptare.

Pas marrjes sė Janinės nga forcat greke dhe tė Shkodrės(22 prill 1913) nga forcat malazeze, Austro-Hungaria dhe Italia duke e parė se sundimi osman nuk mund tė mbahej mė nė Shqipėri, para konferencės paraqitėn njė projekt tė ri pėr pavarėsinė e plotė tė Shqipėrisė. Duke u mbėshtetur nė kėtė projekt, pas njė lufte tė ashpėr diplomatike, konferenca mė 29 korrik 1913 pėrfundimisht vendosi, qė Shqipėria tė bėhej shtet i pavarur, asnjanės dhe tė vihet nėn kontrollin e Fuqive tė Mėdha. Pėr kėtė qėllim do tė krijohej njė Komision Ndėrkomėtar i Kontrollit i cili nė tetor tė atij viti do tė dėrgohet nė Shqipėri. Gjithashtu nė mbledhjen e 29 korrikut u vendos qė nė krye tė shtetit shqiptar tė vihej njė princ, qė do tė caktohej brenda 6 muajve nga vet Fuqitė e Mėdha.

Pėr fronin mbretėror nė Shqipėri asokohe ishin propozuar disa kandidat nga oborret mbretėrore evropiane. Pėrpjekja e parė pėr tė sjellur nė Shqipėri ishte Duka i Montpesierit Ferdinanti i Burbonė-Orleanėve, i cili ishte me lidhje tė ngushta gjaku me Kurorėn Franceze dhe Spanjolle. Kandidatura e tij ishte pėrkrahur edhe nga njė numėr aristokratėsh shqiptar. Nė vitin 1913 Duka i Montpesierit nė Londėr vazhdimisht ishte i shoqėruar nga Isa Boletini, nė pėrpjekjet e tij pėr tė siguruar mbėshtetjen e kancelarive evropiane, pėr ēėshtjen shqiptare.

Pretendentė tė tjerė, pėr fronin mbretėror nė Shqipėri, ishin edhe gjermanėt:Mauricio i Schonbourg-Lipe, duka Karl von Urach, princi Karl Von Hohenzllern dhe princi Vilhelm Von Vid;anglezi Arthur of Connaught;suedezėt-duka Vilhelm Soedermanland dhe duka Karls Westgothland;Princi Albert Gjika i Rumanisė me origjinė tė largėt shqiptare;italianėt:Duka i Abrukos dhe Markezi i Auletas;princi danez Aksel;Aladro Kastrioti i vetėquajtur”pasardhės i Skėnderbeut”qė jetonte nė Spanjė. . .

Komunitetet shqiptare tė shpėrndara nėpėr Evropė, si dhe njė pjesė e klasės politike nė Shqipėri, i kishin mbėshtetur kėto kandidatura, por mė i pranuar pėr ta ishte Ferdinanti Burbon-Orleanėve. Ndėrkaq, duke pasur parasysh konfesionin fetar mysliman tė njė pjese tė madhe tė popullsisė sė Shqipėrisė, si dhe lidhjet e vjetra tė feudalėve shqiptarė me elitėn e ish-perandorisė osmane, Porta e Lartė , pėr fronin mbretėror shqiptar, propozoi Princin Burhan Meddin dhe princin Abdyl Mexhid, qė tė dy pasardhės tė derės sė Osmanėve, Izet Pasha-me prejardhje shqiptare nga Manastiri dhe Jusuf Izedini.

Asokohe edhe kolonia shqiptare nė Egjipt, pėr mbret tė Shqipėrisė propozuan Princin Ahmet Fuad Pasha, nga dera e Shqiptarit tė famshėm, e themeluesit tė Egjiptit modern, Mehmet Ali Pasha. Mirėpo kandidaturat e ardhura nga ish-Perandoria Osmane u refuzuan kategorikisht nga fuqitė e mėdha, tė cilat nuk dėshironin qė pėr princ nė fronin shqiptar tė jetė njė mysliman. Pėrfundimisht nė nėntor 1913 me propozimin e Austro-Hungarisė dhe tė Italisė, tė miratuar edhe nga shtetet tjera, u pranua qė pėr princ tė Shqipėrisė tė sillet gjermani Vilhelm fon Vid, njė kapiten i ushtrisė gjermane dhe nip i mbretėreshės sė Rumanisė.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 20-12-08, 12:56   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqipėria gjatė regjimit tė princit Vilhelm Vid

Nė fund tė vitit 1913 dhe nė fillim tė vitit 1914, Shqipėria nė pikpamje politike ishte nė njė pozitė tė mjeruar, sepse nuk kishte njė qeverisje unike nė gjithė vendin. Nė tė vėrtet asokohe nė Shqipėri sundonin shumė qeveri lokale si:Qeveria e Vlorės e kryesuar nga Ismail Qemali;nė Durrės nga 12 tetori 1913 vepronte”pleqėsia e Durrėsit”e Esat Pashė Toptanit;nė Orosh tė Mirditės qeveriste Prenk Bib Doda;nė Fier e Myzeqe sundonte qeveria e Aziz Pashė Vrionit;nė Lezhė e Shėngjin Dedė Coku e Vat Marashi;nė Shkodėr qeveriste njė detashment i ushtrive ndėrkombėtare nėn kryesinė e kolonelit anglez Filips;nė Himarė qeveriste agjenti grek Spiro Milo;nė Gjirokastėr qeveria e Jorgji Zografos;nė Mat Ahmet Zogu dhe shumė grupe mercenarėsh qė vepronin pėrgjatė kufijve veri-lindorė si:Arif Hiqmeti, Jusuf Beu etj.

Meqenėse Fuqitė e Mėdha caktuan princ Vidin pėr tė qeverisur nė Shqipėri, Qeveria e Vlorės nė krye me Ismail Qemailin, dhanė pėlqimin pėr ardhjen e tij nė vend. Dhe pėr t“i hapur rrugė njė zhvillimi tė ri politik tė Shqipėrisė si dhe sigurisė sė saj, mė 22 janar 1914, Ismail Qemali dha dorėheqje dhe pushtetin ia dorėzoi Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit/KNK/. Pas dorėheqjes, I. Qemaili u largua nga shqipėria(nė Zvicėr), por nuk hoqi dorė kurrė nga pėrpjekjet nė interes tė vendit. Ato ditė KNK administratėn qendrore tė Vlorės e shndėrroi nė njė administratė lokale tė varur prej tij dhe nė vend tė 8 ministrive u krijua njė drejtori e pėrgjithshme dhe pesė degė me kompetenca tė kufizuara.

Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit (KNK) i kėrkoi edhe Esat Pashė Toptanit, qė ta shpėrndante « Pleqėsinė e Durrėsit”, dhe ai kėtė e bėri mė 12 shkurt 1914, pasi mori premtimin nga KNK-ja se mė 21 shkurt do ta kryesonte delegacionin shqiptar nė Gjermani, pėr t'ia dhėnė kurorėn Princ Vidit nė emėr tė shqiptarėve. Po kėshtu edhe qeveritė tjera lokale nė shqipėri(pėrveē nė jug tė Shqipėrisė), u shpėrbėnė njėra pas tjetrės dhe u detyruan ta njohin princ Vidin si tė vetmin sundimtar tė Shqipėrisė.

Me pėrqėndrimin e administratės shtetėrore shqiptare nė duart e KNK, gjendja e brendshme e Shqipėrisė nuk u pėrmirėsua dot, pėrkundrazi ajo u keqėsua edhe mė tepėr nga lėvizjet qė po pėrgaditeshin brenda e jashtė vendit kundėr sovranitetit dhe tėrėsisė tokėsore tė Shqipėrisė, tė cilat po minonin nga themelet ekzistencėn e shtetit shqiptar. Ajo qė minonte shtetin shqiptarė nė fund tė vitit 1913 dhe nė fillim tė vitit 1914, ishte lėvizja pėr autonominė e”Vorio-Epirit”nė Jug tė Shqipėrisė. Pas caktimit tė kufirit shqiptaro-grek, me protokollin e Firencės mė 17 dhjetor 1913, fuqitė e mėdha i kėrkuan Greqisė t“i tėrhiqte trupat e saj nga jugu i Shqipėrisė.

Kryeministri grek Elefter Venizellos nė fund tė dhjetorit, e kushtėzoi tėrheqjen e ushtrisė me zgjidhjen e ishujve tė Egjeut nė favor tė Greqisė. Dhe pėr t“i kėnaqur kėrkesat e palės greke, mė 13 shkurt 1914 fuqitė e mėdha i deklaruan qeverisė greke me njė not kolektive, se ēėshtja e ishujve tė Egjeut do tė zgjidhet pozitivisht pasi tė jenė larguar trupat e saj nga tokat shqiptare qė pėrfshiheshin brenda kufijve tė caktuar me protokollin e Firencės. Qeveria greke, formalisht, i pranoi kėto kėrkesa dhe nuk pushoi sė bėri deklarata mashtruese se po merrte masa pėr tė qetėsuar”Vorio-Epirin”. Mė 1 mars 1914 pasi u largua ushtria greke nga Korēa, aty u futėn repartet e xhandarmėrisė shqiptare dhe menjėherė u ngritė njė administratė shqiptarė nėn varėsinė e KNK. Ndėrsa Korēa u bashkua me atėdheun, nė krahinat tjera tė jugut(nė Gjirokastėr, Sarandė, Delvinė dhe nė Pėrmetė) autoritetet greke, duke e shfrytėzuar mungesėn e njė qeverie tė plotėfuqishme shqiptare me qėllim qė t“i jepnin njė bazė”tė ligjshme” lėvizjes”vorio-epirote”, mė 2 mars nė Gjirokastėr organizuan njė”kongres epirot”, ku u shpallė”autonomia e Vorio-Epirit”me njė”qeveri tė pėrkohshme”tė kryesuar nga Jorgji Zografos, ndėrsa nėn shembullin e Zografit, ndėrkohė majori i ushtrisė greke himarioti Spiro Milo shpalli gjithashtu”autonominė e Himarės”nė njė zonė qė pėrfshinte 7 fshatra tė bregdetit tė banuar me shqiptarė.

Nė kėto rrethana qeveria greke mendonte t“i pėrdorte kėto krahina si njė bazė pėr pushtimin, nė kushte mė tė favorshme, tė pjesės tjetėr tė Shqipėrisė sė Jugut.
Ardhja e Princ Vilhelm Vidit nė Shqipėri

Princi Vilhelm Vidi arriti nė Durrės mė 7 mars 1914 nė orėn 3 pasdite. Rrethet patriotike si dhe pėrkrahėsit e tjerė tė Vidit nga radhėt e ēifligarėve e pritėn me entuziazėm ardhjen e tij nė Shqipėri, me bindjen se ai do tė realizonte aspiratat e tyre nacionale e shoqėrore.

Pėr kryeqytet tė Shqipėrisė Princ Vidi zgjodhi pikėrisht Durrėsin, ku edhe kishte ndikim tė fortė Esat Pashė Toptani. Esat Pasha me qėllim qė tė siguronte njė pozitė me rėndėsi nė kabinetin qeverisės tė princ Vidit, zyrtarisht deklaroi se e mirėpret caktimin e tij pėr princ tė Shqipėrisė, por fshehurazi vazhdoi tėrė kohėn, tė nxiste lėvizjen pėr njė princ mysliman nė vend. Mė 17 mars Vidi formoi qeverinė e re shqiptare, nė krye me Turhan Pashė Pėrmetin, njė diplomat i vjetėr qė kishte qenė ambasador i perandorisė Osmane pėr 25 vjet rresht nė Peterburg tė Rusisė. Kabinetin e tij qeveritarė e pėrbėnin: 1. Esat Pashė Toptani-Ministėr i Luftės dhe i Punėve tė Brendshme;2. Aziz Pashė Vrioni-Ministėr i Bujqėsisė dhe i Tregtisė;3. Myfit bej Libohova-Ministėr i Drejtėsisė dhe i Kultit;4. Dr. Mehdi bej Frashėri-Ministėr i Financave;5. Hasan Bej Prishtina-Ministėr i Postė-Telegrafikeve; 6. Dr. Mihal Turtulli-Ministėr i Arsimit;7. Prenk Bib Doda-Ministėr pėr Punėt Botore.

Regjimi i Vidit u sanksionua nga Statuti Organik i Shqipėrisė, (ligji i parė themelor i shtetit shqiptar), i cili u pėrgadit nga KNK dhe bazohej kryesisht nė vendimet themelore tė marra nga Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr mė 29 korrik 1913. Sipas nenit 1 tė kėtij Statuti, shqipėria shpallej:”Principatė kushtetuese e pavarur dhe e trashėgueshme”, nėn garancinė e Fuqive tė Mėdha. Me nenin 2, Fuqitė e Mėdha garantonin gjithashtu tėrėsinė dhe paprekshmėrinė e tokave tė Shqipėrisė nė kufijtė qė kishin caktuar ato. Me nenin 3 shteti shqiptar do tė ishte asnjanės dhe kjo asnjanėsi garantohej po nga Fuqitė e Mėdha. . .

Sipas nenit 7 nė fronin e Shqipėrisė njihej me tė drejta sovrane princi Vilhelm Vid, i cili ishte kryetar i administratės civile e ushtarake dhe kishte tė drejtė tė emronte Kėshillin e Ministrave. Organi legjislativ i Shqipėrisė ishte Asambleja kombėtare. Gjuhė zyrtare dhe e detyruar nė shkolla ishte shqipja. Nga ana administrative, Shqipėria ndahej nė 7 sanxhaqe(prefektura), tė cilat ndaheshin nė kaza(nėnprefektura)dhe kazatė nė nahije(komuna). Statuti Organik i Shqipėrisė caktoi institucionet e larta tė shtetit, pėrbėrjen e forcave tė armatosura, tė administratės, tė financave, tė drejtėsisė, tė arsimit. . . dhe garantonte ushtrimin e lirė tė veprimtarisė ekonomike, shoqėrore e politike.

Me tu vendosur nė fronin e Shqipėrisė, princ Vidi u pėrpoq tė zgjidhte problemin mė urgjent dhe mė tė ndėrlikuar tė vendit, atė tė largimit tė trupave greke nga Shqipėria e jugut dhe tė vendosjes sė administratės shqiptare nė kėto vise . Por qysh nė fillim ai tregoi se nuk ishte i vendosur tė mbronte deri nė fund, pa kompromis interesat e shtetit shqiptar. Pėr tė zgjidhur kėtė ēėshtje ai hyri nė bisedime me qeverinė”vorio-epirote” tė shpallur nė Gjirokastėr. Dhe pėr kėtė qėllim Vidi caktoi si komisar tė jashtėzakonshėm pėr shqipėrinė e Jugut oficerin holandez Tomson, i cili kishte ardhur nė Shqipėri pėr tė ristrukturuar xhandarmėrinė shqiptare. Ky shkoi nė Korfuz dhe mė 10 mars zhvilloi bisedime me pėrfaqėsuesin e”vorio-epirotėve”, Karapanon. Tomsoni, duke ditur se Fuqitė e Mėdha, KNK dhe vet princ Vidi nuk donin tė kishin shumė kokėēarje, u premtoi grekėve disa tė”drejta tė veēanta”pėr popullsinė e”Epirit tė Veriut”. Kompromisi i Tomsonit ngjalli protesta tė ashpra nė rrethet patriotike shqiptare. Edhe qeveria e Durrėsit/e Turhan Pashės/poashtu nuk e pranoi kėtė kompromis, prandaj e shkarkoi Tomsonin nga detyra e komisarit dhe u shpreh kundėr ēdo lloj autonomie pėr krahinat e jugut.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-12-08, 12:57   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqipėria gjatė regjimit tė princit Vilhelm Vid

Nė kėto rrethana trupat greke pėr t“i realizuar planet e veta(pasi ishin tėrhequr nga Korēa mė 1 mars)natėn, duke gdhirė 2 prilli 1914 bėnė njė puē-komplot tė armatosur mė qėllim tė pushtimit tė Korēės. Mirėpo xhandarmėria shqiptare nėn komandėn e majorit holandez G. Sneller dhe korpusi i vullnetarėve me qindra fshatarė nėn udhėheqjen e Themistokli Gėrmenjit, intervenuan shpejt dhe brenda njė kohe tė shkurtėr e shtypėn puēin e komplotistėve grek. Repartet e xhandarmėrisė shqiptare pastaj vazhduan marshimin e tyre pėr tė marrė nė dorėzim Kolonjėn, Leskovikun, Ersekun etj.

Dėshtimi i puēit tė Korēės, vendosmėria e forcave shqiptare pėr tė kundėrshtuar ēdo veprim shovinist e antishqiptar si dhe qėndrimi i ftohtė i Fuqive tė Mėdha ndaj planeve aneksioniste greke qė shkelnin edhe vendimet e Londrės, e bindėn mė nė fund qeverinė greke dhe Jorgji Zografin, se nuk ishte e lehtė tė sigurohej”autonomia”e plotė e krahinave jugore. Prandaj ata fuqive tė mėdha u paraqitėn kėrkesa mė tė zbutura, duke pranuar tani autonominė e Korēės dhe tė Gjirokastrės pa i shkėputur ato nga Shqipėria, por me kusht qė tė administrohen nga njė guvernator me origjinė tė huaj, xhandarmėria tė formohej nga popullsia vendase nėn komandėn e oficerėve grekė me origjinė”epirote”. . . etj. Nė tė vėrtet qeveria greke e bėri kėtė pėr tė fituar kohė nė pėrpjekjet e tija pėr pushtimin e Shqipėrisė jugore.

Qeveria shqiptare e Durrėsit i hodhi poshtė kėto kėrkesa dhe pėr mė tepėr ajo mori vendim qė tė organizoheshin sa mė parė reparte tė reja tė armatosura pėr tė dėbuar nga krahinat e jugut pushtuesit grekė dhe pėr tė vendosur atje administratėn shqiptare. Ndonėse pėrballė aleancave politike ushtarake evropiane(Antantės dhe Bllokut Qėndror)Greqia mbante ende njė qėndrim tė papėrcaktuar, ajo pėrkdhelej nga tė dya palėt, sepse ato lakmonin pozitėn e saj strategjike. Mė 24 prill 1914 fuqitė e mėdha, e njoftuan Venizellosin se ishin tė gatshme t“u bėnin lėshime”vorio-epirotėve”dhe se mund tė pranonin rishikimin e kufirit greko-shqiptar nė favor tė Greqisė. E ndodhur nėn njė presion tė gjithanshėm, qeveria shqiptare u detyrua mė nė fund, mė 5 maj, t“ia besonte KNK zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-grek. Bisedimet ndėrmjet KNK dhe pėrfaqėsuesve”vorio-epirot” u mbajtėn nė Korfuz.

Ato filluan mė 10 maj dhe pėrfunduan mė 17 maj me nėnshkrimin e njė protokolli, e qė u quajt”protokoli i Korfuzit”. Nė kėtė protokoll parashikohej qė dy prefekturat nė jug tė Shqipėrisė, ajo e Korēės dhe e Gjirokastrės, ndonėse formalisht do tė bėnin pjesė nė shtetin shqiptar, do tė kishin njė administratė mė vete, pothuajse autonome, organizimi i sė cilės i lihej nė dorė Kėshillit Ndėrkombėtar tė Kontrollit. KNK pranoi gjithashtu edhe kėrkesėn e Spiromilos pėr t“i njohur krahinės sė Himarės, nė njė zonė qė shtrihej tani nė 14 fshatra tė bregdetit tė Jonit.

Meqenėse Italia luftoi energjikisht pėr arritjen e marrėveshjes sė Korfuzit, pėr shkak tė interesave tė veta nė Vlorė, Venizellua e kėnaqi kėrkesėn e saj, duke i paraqitur parlamentit grek mė 18 maj, projektligjin mbi lėshimin e Sazanit shtetit shqiptar dhe ky projektligj u miratua mė 27 maj. Protokolli i Korfuzit do tė fuqizohej pasi tė ratifikohej nga qeveria shqiptare(mė 23 qershor 1914) dhe nga qeveria”vorio-epirote” si dhe pasi tė miratohej formalisht nga gjashtė fuqitė e mėdha. Njoftimi mbi nėnshkrimin e marrėveshjes sė Korfuzit e cila ishte plotėsisht nė kundėrshtim me Statutin Organik tė Shqipėrisė dhe shkelte hapur sovranitetin e shtetit shqiptar, shkaktoi njė indinjatė tė thellė nė tėrė Shqipėrinė.

Shpėrthimi i kryengritjes nė Shqipėrinė e Mesme
Nė kėto rrethana gjendja e brendshme e Shqipėrisė u ndėrlikua shumė edhe nga shpėrthimi i kryengritjes sė armatosur nė Shqipėrinė e Mesme, kundėr regjimit tė Vidit. Nė tė vėrtet kreu i kryengritėsve ishte i larmishėm. Nė tė u rreshtuan ithtarė tė ndryshėm si:partizanėt e njė princi mysliman, antividistėt, xhonturqit, panturkistėt apo panislamistėt siē u quajtėn ndryshe, antifeudalėt. . . dhe pas kėtij koalicioni laraman qėndronin qarqe tė huaja serbe, franceze, ruse, greke, turke, italiane. . . , tė cilat ishin tė interesuar pėr njė gjendje sa mė kaotike nė Shqipėri. Pra bartėsit kryesor tė sė keqes nė Shqipėri nė atėkohė qenė reaksioni feudal proserb, pro italian. . . i udhėhequr nga Esat Pashė Toptani, reaksioni grekoman i udhėhequr nga peshkopėt grek(Jakovi e Germanos), J. Zografos, Spiromilo etj, reaksioni turkoman i kryesuar nga myftiu i Tiranės Musa Qazimi etj.

Kryengritja e Shqipėrisė sė Mesme ose e rebelėve, siē u quajt ndryshe, filloi nė rrethin e Tiranės. Mė 17 maj 1914 u sulmua te ura e Limuthit afėr Tiranės batalioni i vullnetarėve tiranas qė ishte nisur nė drejtim tė Durrėsit pėr tė shkuar nė jug, nė frontin kundėr shovinistėve grek. Pasi shpartalluan batalionin e vullnetarėve kryengritėsit hynė nė Tiranė. Tė nesėrmen grumbuj fshatarėsh tė armatosur zunė Shijakun dhe iu drejtuan Durrėsit, mirėpo nė hyrje tė qytetit hasėn nė rezistencė tė forcave qeveritare tė Vidit. Drejtuesit e kryengritjes me kėtė rast dolėn hapur kundėr princ Vidit dhe kėrkuan njė princ turk.

Pėr vendosjen e njė princi mysliman prej kohėsh angazhohej edhe Esat Pashė Toptani. Esat Pasha edhe pse kishte dy ministri mė tė rėndėsishme nė qeverinė e Durrėsit, me kohė u shpėrndau armė mercenarėve tė vet”kinse pėr t“iu bėrė ballė fqinjėve”ndėrsa fshehtas propagandonte nėpėrmjet njerėzve tė vet kundėr V. Vidit, duke i kėshilluar”me kėrkue njė mbret prej Stambollit, me qėllim qė kėto pshtjellime e trazime t“i sillnin fitim pėr ta shtie nė dorė pushtetin”

Qeveritarėt nė oborrin e princit nė kohėn kur po pėrballeshin me sulmet e kryengritėsve, duke menduar se prapa kėrkesave tė kryengritėsve qėndronte Esat Pasha, mė 19 maj 1914 organizuan xhandarmėrinė e Durrėsit dhe e arrestuan atė nė shtėpinė e tij. Goditja kundėr Esat Toptanit u konsiderua nga Italia si njė grusht qė i jepej ndikimit tė Romės nė Shqipėri. Brenda qeverisė dominonte mendimi qė E. Toptani duhej tė gjykohej, mirėpo princi atė as nuk e denoi as nuk e nxori tė pafajshėm, gjė qė u indinjuan shumė besnikėt e tij. Pas ndėrhyrjes energjike tė ministrit italian nė Durrės, baronit Alioti, Vidi ia dorėzoi E. Toptanin legatės italiane e cila e mori me njė luftanije dhe e dėrgoi nė Itali. Para se tė largohej nga Shqipėria, Esati do tė firmos njė premtim se ai nuk do tė kthehej mė nė shqipėri dhe se nuk do tė pėrzihej mė nė politikėn shqiptare ose nė intrigat kundėr fronit, mirėpo ai nuk do ta mbaj premtimin e dhėnė. *Pas largimit tė Esatit pasuan ndryshime nė qeverin e Vidit. Turhan Pasha mbeti kryeministėr;Preng Bib Doda-ministėr i punėve tė jashtme;Aqif Pashė Elbasani-ministėr i brendshėm dhe i luftės;Filip Noga-ministėr i financave;Dr. Mihal Turtulli-ministėr i arsimit, Mithat Frashėri –ministėr i punėve botore dhe i Postė-telegrafave dhe Abdi Toptani-ministėr i bujqėsisė. Largimi i Esat Pashės edhe pse u konsiderua si njė fitore e madhe, kryengritja e nisur nuk u ndėrpre dot. Zjarri i kryengritjes u pėrhap edhe nė krahinat tjer.

Duke shfrytėzuar sukseset e kryengritjes, krerėt e saj me 3 qershor 1914 nė Shijak organizuan njė mbledhje, ku u zgjodh” Kėshilli i Parė i Pėrgjithshėm” me kėtė pėrbėrje:Mustafa Ndroqi-kryetar;Xhenabi Adili. -nėnkryetar, Musa Qazimi-anėtarė etj, dhe Qamil Haxhi Feza-u emrua komandant i pėrgjithshėm i kryengritėsve. Nė kėtė mbledhje u miratua edhe njė program politik thellėsisht antikombėtar, qė iu paraqit pėrfaqėsuesve tė Fuqive tė Mėdha nė KNK. Programi pėrmbante kėrkesa pėr largimin e princ Vidit;pėr kthimin e Shqipėrisė nėn administrimin Turk, ose sjelljen e njė princi turk tė varur nga Sulltani;pėr ngritjen e flamurit tė Turqisė;pėr pėrdorimin e alfabetit turko-arab nė gjuhėn shqipe;zgjedhjen e kryemyftiut tė Shqipėrisė nga Sheih-ul-Islami i Stambollit etj.

Kryengritėsit edhe pas disa pėrpjekjeve pėr ta shtirė nė dorė Durrėsin nuk patėn sukses, andaj iu drejtuan qyteteve tjera dhe gjatė muajit qershor shtinė nė dorė Kavajėn, Krujėn, Peqinin dhe Elbasanin. Mbas pushtimit tė Elbasanit, - Qermenika, Quksi dhe Mokra, njėra pas tjetrės bashkohen me kryengritėsit, kurse nė veri ata u shtrinė deri nė Milot, buzė lumit Mat. Nė fillim tė korrikut kryengritėsit marshuan drejt jugut dhe brenda pakė ditėve morėn Lushnjėn, Fierin, Beratin dhe nga lindja arritėn deri nė Pogradec, ku aty mė 11 korrik nėnshkruan edhe njė marrėveshje tė pėrkohshme me “vorio-epirotėt”tė cilėt ato ditė kishin pushtuar Kolonjėn, Korēėn, Tepelenėn dhe kishin arritur deri nė Berat.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-12-08, 12:58   #4
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqipėria gjatė regjimit tė princit Vilhelm Vid

Duke e ndjerė rrezikun nga sukseset e kryengritėsve, princ Vidi bėri thirrje pėr ndihma nga tė gjitha anėt, por vetėm nga veriu mundėn tė vinin disa forca tė pakta, ndėrsa Shqipėria e jugut duke qenė pėrballė ndjekjeve, mizorive e shpėrnguljeve nga forcat greke, nuk mundi tė jepte ndihmė. Pėr rrjedhojė, nė fund tė korrikut 1914 dhe nė pragun e shpėrthimit tė luftės sė parė botėrore, Shqipėria ishte nė gjendje tė rėndė politike. Pushteti i qeverisė Shqiptare tashmė ishte kufizuar vetėm nė Durrės e nė Vlorė-(deri mė 1 shtator kur ajo ra nė duarė tė kryengritėsve);nė Shqipėrinė e Mesme shtrihej pushteti i kryengritėsve;viset e jugut ndodheshin nėn shtypjen e forcave greke, krahinat e verilindjes nėn presionin e vazhdueshėm tė serbėve, ndėrsa Shkodra ndodhej nėn administrimin e forcave ndėrkombėtare.

Princ V. Vidi bėri pėrpjekjen e fundit pėr tė shpėtuar qeverisjen e tij. Ai iu drejtua edhe Fuqive tė Mėdha me kėrkesėn pėr tė zbatuar zotimin qė kishin marrė nė Konferencėn e Londrės pėr tė garantuar bashkarisht pavaresinė dhe sovranitetin e Shqipėrisė dhe pėr kėtė qėllim kėrkoi formimin prej tyre tė njė force ndėrkombėtare prej 3 mijė vetėsh, pėr tė shtypur kryengritjen. Por fuqitė e mėdha duke qenė nė konflikt me njėra-tjetrėn, premtuan se do tė ndihmonin pėr tė shpėtuar vetėm jetėn e princit dhe tė familjes sė tij, por jo edhe intervenimin ushtarak atje.

Nė kėto rrethana, kur edhe kishte filluar lufta e parė botėrore, princ Vidi u detyrua tė largohej nga Shqipėria, mė 3 shtator 1914 pas gjashtė muaj qėndrimi. Me Vidin u larguan edhe anėtarėt e qeverisė sė bashku me shumė udhėheqės tė lėvizjes patriotike shqiptare, tė cilėt u vendosėn pjesėrisht nė Shkodėr dhe njė pjesė kaloi nė vende tė ndryshme tė Evropės.

Aktet ndėrkombėtare tė viteve 1913-14 edhepse kishin definuar pozitėn neutrale tė Shqipėrisė dhe garancinė e Fuqive tė Mėdha pėr kėtė statut tė saj, megjithatė Shqipėria u pėrfshi nė planet ushtarako-strategjike tė fuqive ndėrluftuese, veēanėrisht tė Austro-Hungarisė e Italisė dhe tė shteteve fqinje, Serbisė, Malit tė Zi, Bullgarisė dhe Greqisė, tė cilat qė nga tetori 1912 nuk rreshtnin pėr ta coptuar atė.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:56.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.