Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 27-12-08, 07:13   #1
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Dhimbja e zemrės sė gruas: e fshehtė dhe e heshtur

Dhimbja e zemrės sė gruas: e fshehtė dhe e heshtur

Femrat goditen nga infarkti mė herėt nė moshė, krahasuar me meshkujt. Dhe kur ndodh kjo, simptomat shpesh nėnvlerėsohen dhe terapitė nuk janė tė vazhdueshme e intensive. Vetėm tani studiuesit kanė filluar tė kuptojnė ndryshimet fiziologjike mes mashkullit e femrės.

Nėse i merret femrės fryma edhe pas njė sforcimi tė vogėl, tė lodhet shumė shpejt apo mė keq, tė ndjejė njė shtrėngim tė fortė nė kraharor, njė dhimbje e fortė qė i pėrfshin edhe krahun, do tė jetė e vėshtirė qė simptomat e saj tė merren seriozisht nga tė afėrmit, qė do tė hidhen menjėherė pėr ta qetėsuar, apo do tė jetė edhe mė e vėshtirė qė mjekut t’i shkojė mendja te problemet e zemrės. Infarkti ėshtė mė shumė fatal pėr femrėn se pėr mashkullin pėr shumė arsye: terapi mė pak agresive, veēanėrisht kur ndėrhyhet mė pak me anė tė bajpaseve; mjekime mė pak intensive me ilaēe trombolitike; simptoma tė padiagnostikuara menjėherė ose tė nėnvlerėsuara (dhimbjet nė kraharori eliminohen dhe quhen si psikofizike). Pa llogaritur kėtu edhe faktorin e moshės. Edhe kur shtrohen nė spital, nė kushte klinike ndoshta mė tė rėnda se meshkujt, ekzaminimet diagnostikuese dhe ndėrhyrjet terapeutike janė shumė tė pakta.

Dhimbja e zemrės te gruaja shfaqet ndryshe: ėshtė mė e fshehtė dhe e heshtur. Vizitat rutinė, siē ėshtė edhe elektrokardiogrami, shpesh japin rezultate tė dyshimta: nuk tregojnė anomali para simptomave tė tilla. Kėshtu qė kalohet nė analiza tė tjera, si ekokardiograma dhe, nėse diagnoza mbetet ende e pasigurt, bėhet koronarografia.

Koronarografitė qė u janė bėrė meshkujve, nė bazė tė simptomave dhe analizave, rrallė japin rezultate pozitive. Ndėrsa te femrat, pas njė pėrzgjedhjeje, kėto janė mė tė larta. Dyshimet nuk bėjnė gjė tjetėr veēse vonojnė ndėrhyrjet e nevojshme me ilaēe. Raporti burrė-grua pėr infarkte ėshtė sot njė nė tre. Godet ama, meshkujt nė moshė mė tė re: pėr femrėn infarkti vjen mė parė, ndėrsa rreziku rritet pas tė 60-ave, ndėrsa te meshkujt mosha kritike fillon dhjetė vjet mė herėt. Rreth tė 70-ave ka njė afrim progresiv tė rrezikut kardiovaskular. Megjithė efektin e terapive nė rast infarkti (streptokinazė dhe Tpa) dhe periudhės sė gjatė tė shmangies sė infarktit tė dytė (aspirinė, betabllokues etj.), gratė qė sėmuren, nė rastin mė tė madh vdesin. Ndryshimi relativ te vdekshmėria, duke pasur parasysh tė gjithė faktorėt, ėshtė 14%. Gruaja ka mundėsi mė tė vogla mbijetese pas ndėrhyrjeve me bajpas koronar pėr tė pėrmirėsuar fluksin e gjakut nė zemėr.

Pse ndodh kjo?

Strukturalisht, zemra dhe arteriet janė tė njėjta te tė dy sekset: arteriet te femra janė mė tė vogla nė kalibėr, por po kėshtu ėshtė edhe zemra, nė pėrpjesėtim me trupin. Ndryshime jo tė gjinisė? E megjithatė, studimet e kohėve tė fundit tregojnė se sistemi kardiovaskular te femra i pėrgjigjet nė mėnyrė tė ndryshme stresit, hormoneve, yndyrave tė ngopura, toksinave tė duhanit. A mjafton kjo pėr tė shpjeguar prognozėn e ndryshme? Simptomat janė tė njėjta dhe faktorėt kryesorė tė rrezikut janė tė njėjtė te tė dy gjinitė: duhani, diabeti, hipertensioni, kolesteroli i lartė, peshė e madhe dhe veprimtari shumė e ulėt fizike. Dhe natyrisht, duhet pasur parasysh edhe prirja gjenetike.

Ēfarė mund tė bėhet

Mund tė pakėsohet rreziku i sėmundjes dhe iktusit duke vepruar nė disa aspekte:

Duhani

Trefishon goditjen e infarktit te njė femėr. Me lėnien e duhanit, rreziku pėrgjysmohet brenda dy vjetėsh, ndėrsa pas 10 vjetėsh gjasat kthehen thuajse nė normė.

Pesha


Pesha e tepėrt rrit rrezikun e infarktit apo tė iktusit. Obeziteti pėrveē tė tjerash, mund tė shkaktojė edhe diabetin, njė tjetėr faktor i rėndėsishėm rreziku kardiak. Kėshillohet nė kėtė rast njė dietė hipokalorike me perime, si dhe tė paktėn 30 minuta nė ditė ushtrime fizike tė moderuara.

Kolesteroli

Edhe pse mjekėt kanė mbajtur nėn vėzhgim pėrherė nivelet e Ldl-sė (kolesteroli i keq), Hdl-ja (ai i miri) mund tė jetė, pėr femrat, njė tregues mė i mirė pėr sėmundjet e zemrės: duhet tė jetė nė nivele sa mė tė larta.

Tensioni


Hipertensioni i shkakton zemrės njė lodhje mė tė madhe: mė shumė se gjysma e grave sipėr moshės 45 vjeē vuan nga kjo sėmundje. Nėse ju merret fryma edhe kur nuk sforcoheni tepėr, duhet tė shkoni te mjeku. Tensioni i lartė mund tė shėrohet me njė dietė tė rregullt e tė shėndetshme, ushtrime fizike dhe, nėse nevojitet, edhe ilaēe (mjafton njė diuretik).

Hormonet

Mbrojnė mė tė rejat nga sėmundjet e zemrės por, ashtu siē ėshtė vėrtetuar, terapia zėvendėsuese hormonale nė menopauzė nuk mbron. Pėrkundrazi, mund tė rrisė rrezikun e atyre qė kanė pasur probleme zemre. Kontraceptivėt janė tė sigurt me kusht qė femra tė mos pijė duhan, tė mos ketė tensionin e lartė dhe tė jenė sipėr moshės 35 vjeē.

Stresi


Stresi kronik rrit rrezikun e sėmundjeve tė zemrės dhe tė ēon nė zakone tė kėqija si duhani, abuzimi me alkoolin dhe ushqimin. Ushtrimet fizike, joga dhe meditimi e pakėsojnė stresin, po kėshtu edhe njė numėr i caktuar orėsh gjumi ēdo natė.



__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:48.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.