Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 11-04-09, 17:15   #1
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Goditet nė kokė nė '97-ėn, mjekėt i heqin plumbin pas 12 vjetėsh...

Mrika Rrucaj ka jetuar me njė plumb nė kokė 12 vjet pa e ditur. Mjekėt mė thanė se e kam kokrrėn e plumbit, pas 12 vjetėsh


E pabesueshme, por e vėrtetė! Ka bashkėjetuar me plumbin nė kokė prej 12 vjetėsh, pa e ditur se e ka. Madje, ajo ka marrė mjekim pėr dhimbje koke dhe dhimbje dhėmballe, por problemi paska qenė diku gjetkė. Nė vitin 1997, kur ishte 28 vjeēe, nė orėn 5 tė mėngjesit, tek po flinte, njė plumb i ka prekur njėrėn faqe, por askush nuk e ka ditur se plumbi ishte ngulur thellė nė nofull. Mrika Rrucaj nga Tropoja, por me banim nė Bathore, nė njė intervistė pėr "Shekulli"-n, tregon ngjarjen e rrallė qė i ka ndodhur.

Kur jeni goditur me plumb dhe si ka ndodhur?

Nė vitin '97 po flija gjumė nė shtėpinė time. Nė orėn 5 tė mėngjesit, ndjeva se diēka e rėndė mė goditi nė faqe. E kuptova menjėherė qė ishte plumb, sepse u mbulova me gjak. I thashė burrit qė mė vranė. Tė gjithė u alarmuan dhe fėmijėt filluan tė qanin me tė madhe. Pastaj mė sollėn direkt nė Urgjencėn e Spitalit Ushtarak.

Po mė pas ēfarė ndodhi?

Mjeku mė pastroi plagėn qė ishte e mbuluar me gjak dhe mė bėri qepjen e plagės, kėtu, te kjo shenja qė kam nė faqe. Mė pas u ktheva nė shtėpi dhe nuk ndjeva ndonjė shqetėsim.

Mjeku qė ju mjekoi plagėn, nuk e verifikoi plumbin qė kishit nė kokė?

Jo, nuk e verifikoi dhe nuk mė kėrkoi tė bėja ndonjė grafi. Sipas tij, plumbi kishte pėrshkuar faqen tej mė tej, duke dalė jashtė. Qė nga ajo ditė kam jetuar me plumbin nė kokė, prej 12 vjetėsh.

Si u zbulua plumbi, pikėrisht tani?Para njė viti mė filloi njė dhimbje koke. U thashė kunatave qė po dal nė Kamėz dhe po bėj njė grafi pėr sinozit. Nė fakt kisha problem edhe me njė dhėmballė. Mjeku qė mė bėri grafinė, mė pyeti nėse kam punuar me ushtrinė apo nėse kisha patur ndonjė ndeshje me ndonjė plumb.

M'u kujtua ngjarja e '97-ės dhe iu pėrgjigja se kisha bėrė njė pėrleshje me plumb, para 12 vjetėsh. Mjeku mė tha se nuk kam sinozit dhe as dhėmballė tė prishur, por qė kam kokrrėn e plumbit nė kokė, tė cilėn e mbaj prej 12 vjetėsh nė nofull.

U shqetėsuat?

Sigurisht qė pas kėsaj u mėrzita shumė. U fiksova se si do tė shkonte halli im. Tė kesh njė plumb nė kokė prej 12 vjetėsh dhe tė mos dish asgjė, sigurisht qė ishte diēka e rėndė. Mjeku i Kamzės mė tha tė vij menjėherė nė Spitalin Ushtarak dhe tė takoj doktor Fatos Olldashin, pasi ai merrej me kėto probleme.

Doktori, pasi mė tha tė bėj nja 2 grafi, e pėrcaktoi saktėsisht vendndodhjen e plumbit dhe mė tha se duhet ta bėja operacion. Sigurisht qė mjekėt mė qetėsuan, duke mė thėnė se nuk ėshtė ndonjė problem dhe se operacioni nuk ėshtė i vėshtirė. Nė fakt kėshtu rezultoi, pasi operacioni doli me sukses dhe unė jam mirė.

Plumbin qė e keni mbajtur pėr 12 vjet nė nofull, e keni parė?
Po, po, ma treguan mjekėt. Madje jo vetėm qė e kam parė, por e kam dhe do ta mbaj si relike.

Fundja, ai plumb nuk mė dėnoi rėndė, pasi tani gėzoj jetėn dhe shėndetin. Por kjo edhe falė mjekėve, tė cilėt korrigjuan gabimin e kolegut tė tyre, qė nuk ma zbuloi plumbin para 12 vjetėsh.

Olldashi: Rasti ėshtė i rrallė, plumbi nuk e ka cenuar

Me raste tė tilla ndeshemi shpesh, por rasti nė fjalė ėshtė i habitshėm, pasi pacientja ka 12 vjet qė e kishte plumbin nė kokė dhe nuk e dinte. Kėshtu u shpreh drejtori i Qendrės Kombėtare tė Traumės pranė Spitalit Ushtarak, Fatos Olldashi, duke shpjeguar se pacientes Mrika Rrucaj, tashmė i ėshtė hequr plumbi dhe gėzon shėndet tė plotė. "Heqja e plumbave nė kokė dhe pjesė tė tjera, ėshtė puna jonė rutinė.

Megjithatė, pėr rastin e Mrikės, u operua nė rrugė sa mė pak tė dhimbshme dhe pa i shkaktuar shenja nė fytyrė, siē do e shikoni vetė",- pohon Olldashi. Faktin qė nuk ka shkaktuar efekte anėsore, ndonėse plumbi ndodhej prej disa vitesh nė kokė, Olldashi e shpjegon me atė qė, ai ndodhej nė njė pozicion jo tė rrezikshėm.


OBSH apelon pėr mė shumė siguri nė Ditėn e Shėndetit


Dita Botėrore e Shėndetit, 7 Prilli, apelon pėr sensibilizimin e tė gjithėve: shtete, organizata, individė nė tė gjithė botėn, pėr ēėshtje qė lidhen me shėndetin.

Kjo datė pėrkon me themelimin e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė (OBSH), ndėrsa konsiderohet si njė forum pėr informim dhe diskutim rreth shėndetit nė botė.
Dita Botėrore e Shėndetit festohet ēdo vit mė 7 Prill, nė rreth 193 vende tė botės, anėtare tė OBSH-sė.

Tema e pėrzgjedhur pėr kėtė vit nga OBSH-ja, ėshtė siguria fizike e institucioneve shėndetėsore pėr pėrballimin e emergjencave.

OBSH-ja rekomandon veprimet qė qeveritė, autoritetet shėndetėsore publike dhe menaxherėt e spitaleve mund tė ndėrmarrin pėr tė bėrė tė sigurta institucionet shėndetėsore, si trajnimin e profesionistėve shėndetėsorė, projektimin dhe ndėrtimin e spitaleve tė sigurta, ripėrshtatjen e institucioneve shėndetėsore ekzistuese, pėr t'i bėrė ato mė tė qėndrueshme dhe pėr t'u siguruar qė personeli dhe pajisjet janė tė sigurta gjatė fatkeqėsive natyrore, konflikteve, epidemive dhe emergjencave tė tjera.

Tė sėmurėt nė dializė, kostoja e shėrbimit, 12 euro nė vit

Kostoja e njė tė sėmuri qė trajtohet me hemodializė nė vendin tonė, arrin nė 10-12 mijė euro nė vit, ndėrkohė qė janė rreth 350 pacientė qė e marrin kėtė shėrbim pranė repartit tė Nefrologjisė, nė Qendrėn Spitalore Universitare "Nėnė Tereza", nė Tiranė. Shėrbimi i hemodializės mundėsohet falas nga shteti pėr tė gjithė tė sėmurėt.

"Ndėrkohė, numri i tė sėmurėve me insuficiencė renale, apo mosfunksionimin e veshkave, ka njohur rritje kohėt e fundit, kjo dhe pėr shkak tė kulturės mjekėsore nė rritje dhe diagnostikimit nė kohė tė sėmundjes", - thotė koordinatori i programit INTERREG III, pėr palėn shqiptare, Bardh Spahia.

Sipas tij, janė rreth 100 raste tė reja ēdo vit, qė kėrkojnė tė marrin kėtė shėrbim dhe qė janė potencialisht kandidatė pėr transplantim tė veshkės.

Prof. Nestor Thereska, shefi i Nefrologjisė nė Qendrėn Spitalore Universitare "Nėnė Tereza" nė Tiranė, thotė se aktualisht nė vend funksionojnė 4 qendra dialize.

E para dhe mė e madhja ėshtė nė Tiranė, ku trajtohen rreth 200 tė sėmurė; qendra private e Spitalit Amerikan, e cila funksionon prej tre muajsh dhe ku trajtohen 85 tė sėmurė, (tė financuar nga shteti); qendra e Elbasanit, me rreth 46 tė sėmurė; e Shkodrės, me 26 tė sėmurė, ndėrsa me mė pak Gjirokastra, me rreth 8-10 tė sėmurė. "Duhet thėnė se ėshtė bėrė njė hap i madh nė drejtim tė trajtimit me dializė tė tė sėmurėve",- thotė Prof.

Thereska, sipas tė cilit, nė vitin 2006, shėrbimi i nefrologjisė ka patur 44-46 tė sėmurė qė trajtoheshin me dializė, ndėrsa nė tre vjet janė bėrė investime tė mėdha dhe sot kemi kapacitete pėr tė plotėsuar nevojat sapo paraqiten, gjė qė ishte e pamundur disa vite mė parė.


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:39.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.