Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 31-05-10, 22:04   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Njė film pėr intervenimin ‘amerikano-britanik’ nė Kosovė

http://www.botasot.info/def.php?gjuh...ry=15&id=63661

Nė film jepen bisedat autentike qė bėhen pas masakrės sė Recakut,
kur tė tmerruar nga skenat e vrasjes sė dhjetėra shqiptarėve tė pafajshėm, zonja e parė, Hillary Clinton i thotė Presidentit amerikan se duhej tė veprohej.Clinton i telefonon Kryeministrit Blair dhe tė dy, Blair nė Londėr dhe Clinton nė Washington shikojnė skenat nga masakra, ndėrsa Presidenti amerikan paralajmron se do tė t’i thotė NATO-sė tė bėhet gati pėr sulm.
Menjėherė, Blair i telefon Ministrit tė Mbrojtjes dhe tabloja tjetėr filmike paraqet fluturimet dhe fillimet e bomradimeve nga NATO-ja.


Nė film, kemi dy etapa zhvillimesh tek kėta liderė, qė me vendimet dhe veprimet e tyre, gjithsesi, shėnuan fillimin e lirisė sė Kosovės.

Ndėrsa, nė fazėn e parė tė luftės, nga fundi i vitit 98-tė Clinton ishte ai qė fliste pėr nevojėn e ndėrhyrjes ushtarake dhe rreshtimin e vendeve evropiane prapa njė sulmi eventual, Blair mė vonė qe ai qė mbajti moralin e vazhdimit tė bombardimeve si dhe ngriti opcionin e ndėrhyrjes me trupa tokėsore po qė se do tė dėshtonin bombardimet nga ajri.
Blair vjen nė Shtėpinė e Bardhė dhe kėrkon nga Clinton tė zgjedhė midis dy opcionesh, ndėrhyrjen me 80 mijė trupa tokėsore nė Kosovė
qė tė dėbohen forcat serbe, apo invadimin e Serbisė me 200 mijė ushtarė dhe pėrmbysjen e regjimit tė Millosheviqit.
“Ne nuk do tė lejojmė gjenocidin. Kjo ėshtė njė betejė midis tė mirės dhe tė keqes, midis civilizimit dhe barbarizmit. Kjo ėshtė njė pėrgjegjėsi e jona e krishter pėr mbrojtje tė njerėzimit”, i thotė Blair Clintonit gjatė vizitės nė Shtėpinė e Bardhė.
“NATO nuk do tė pranojė dėrgimin e trupave tokėsore. Edhe unė jam kundėr trupave tokėsore,” i pėrgjigjet Clinton. “Suksesi ėshtė opcioni ynė i vetėm dhe Millosheviēi duhet tė mundet.
Ne po hyjmė nė njė epokė tė re tė pėrgjegjėsisė ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut,” tha Tony Blair nė njė fjalim para amerikanėve nė Chicago qė ėshtė vendimtare nė analet e bombardimeve tė NATO-sė dhe tė luftės sė Kosovės nė ruajtjen e moralit tė tė gjithė atyre qė dyshonin nė fitoren e Aleancės perėndimore.
Gazetat amerikane e komentuan kėtė fjalim si njė diēka, nga e cila Clinton mund tė mėsonte lidhur me vendosmėrinė. Sondazhet e nxirrnin pas kėtij fjalimi Tony Blair-in si burrėshshtetasin mė tė popullarizuar nė botė.
Clinton nuk ishte i lumtur me kėtė fjalim, sepse, ndjenjte sikur nė oborrin e tij po e mėsonte se ēfarė duhej tė bėnte njė i huaj. Vetėm pas kėtij fjalimi, Clinton doli me deklaratėn se SHBA po i shqyrtonin tė gjitha mundėsitė e sulmeve tė mėtejme ushtarake, pėrfshirė edhe trupart tokėsore.
Rolet nė kėtė film i luajnė Denis Quaid si Bill Clinton dhe Michael Sheen si Tony Blair, njė film qė u vlerėsua si ‘provokativ’ dhe qė nė mėnyrė mjeshtėrore rikrijon historinė e fundit tė nėntėdhejtave tė shekullit tė kaluar dhe ndikimin qė mund tė kenė ‘lidhjet e veēanta’.


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 01-06-10, 03:57   #2
Marco
Banned
 
Avatari i Marco
 
Anėtarėsuar: 26-06-06
Postime: 995
Marco i dashurMarco i dashurMarco i dashurMarco i dashur
Gabim Titulli: Njė film pėr intervenimin ‘amerikano-britanik’ nė Kosovė

Se ka pa ARB edhe MURRIZI ket tem qe Amerika ne perkrahje te shqiptarve se ven shkojne i dhezin edhe ata 2-3 nickat tjer qe i kjan edhe vin me 1 batalion shki e na shajn me amerik me shqiptar e me ka krejt.. Muslimanve me ju ndihmu Amerika paaaaaaa


Marco Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:35.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.